Don Kiahoti i Mances Analize dhe komenti i vepres


Roman I shkruar nga Servantes per te vene ne loje prirjen e kalorsise se Spanjes si dukuri shoqerore dhe historike. Hodhi Idene e daljes nga erresira.
Don Kishotizmi eshte nje dukuri shterpe e panevojshme ku njeriu nuk arrin te vendose ekuilibrin midis te shkuares dhe te tashmes dhe nuk njeh ligjesite e jetes. Aventurizem qesharak dhe terheqje patologjike per leximin e nje libri te caktuar.


Format e komikes jane : komizmi I gjestit, karakterit dhe situates.
Menyrat e shrehjes se komikes jane :
Manierizmi- menyre artificial e te folurit sidomos ne fjalimet kalorsiake te Don Kishotit
Anakronizmi qe ka te beje me perdorimn e shprehjeve te vjetra.
Gjinia eshte parodi . Forma kryesore e parodise eshte kontrasti, gershetimi I elementeve grotekse me ato reale dhe fantastike.Personazhet jane tragjikomike. Ndiehet ne stil fryma popullore.

Subjekti :
Don Kishoti eshte nje zoteri nga Spanja qendrore, qe pasi kishte lexuar shume libra mesjetare kalorsiake vendos te behet dhe ai nje kalores. Keshtu merr shpaten dhe mburojen dhe del ne kerkim te aventurave, bashke me mikun e tij fshatar Sanco Panco, te cilit I premton zoterime pa fund pas fitoreve te tyre.  Ai le cdo gje nga jeta e tij ne emer te te dashures, Dulcinese se Tobozos. Bashke me Sancon kerkojne aventura por shume here ato I shkojne per ters. Ne  fund te romanit, Don Kishoti vdes si pasoje e temperatures, dhe rrefyesi te cilit Servantrsi thote se I ka degjuar historine, del dhe thote se pas vdekjes se Don Kishotit, nuk pati me asnje kalores.

Personazhet :
Don Kishoti – heroi tragji-komik. Tragjik sepse ai  priret nga deshira per te kryer heroizma, deshiron te luftoje per drejtesine dhe ka ndjenja humane dhe deshiron te ndihmoje te tjeter. Komik eshte sepse ka mosbalancim te fjaleve dhe veprimeve,  jeton me endrra dhe iluzione dhe sepse do te ktheje prapa rroten e historise. Megjithate ai eshte besnik, I ndershem, idealist dhe madje dhe I mencur. Ai di shume rreth letersise se mesjetes, dyluftimeve etj. Pra nga ana tjeter ai mund te perfaqesoje idene se edhe njerezit e mencur mund te bijne pre e budalallekut te tyre. Don Kishoti shpesh flet me manierzima.

Sanco Panco – shtojce e Don Kishotit, ka iluzione si I zoti, eshte perfaqesues I mentalitetit te ngushte fshatar,  I shkon mrapa Don Kishotit per interesat dhe lakmite e tij dhe ka nuhatje instiktive. Ai eshte personazhi I vetem qe jeton renda dhe jashte marrezise se Don Kishotit , here duke e besuar ate e here duke u treguar skeptik. Ai misheron anet negative dhe positive te asaj epoke. Edhe pse ai eshte I paditur,ai nuk e shfaq veten si injorant, por ka virtyte si besnikeria, humanizmi etj. Shpesh ai I referohet dhe zotit.

Dylqineja e Tobozes- karakter, personazh I papare, I paekspoluar fizikisht ne veper. Disa truke e mbajne ate jashte skenes se romanit.Edhe pse ajo nuk duket, ajo ka nje rol kryesor sepse I jep fuqi dhe frymezim Don Kishotit per veprat e tij. Pra ajo eshte e rendesishme per gjendjen qe I shkakton heroit.

Marredheniet midis Don Kishotit dhe Sanco Panco  : Jane plotesime te njeri tjetri, njeri nje here komik ,tjetri  tragji,  enderrojne te dy me sy hapur dhe ndryshojne nen ndikim e njeri tjetrit dhe te realitetit.

Temat :
Sistemi I moralit
Klasa shoqerore dhe vlera e tyre – Servantesi goditi idene se medoemos shtresat fisnike perbeheshin nga njerez te tille

Motivet :
Nderi
Romanca
Literatura

Simbolet :
Librat dhe literatura- tregojne per rendesine dhe influencen e libravr ne jeten e .perditshme,marredhenia patologjike e njerezve me librat.
Kuajt-simbolizojne klasen se cilen I perkasin personazhet, simbolizojne levizjen dhe jane miq te mire.
Hanet- jane vende ku takohen njerez nga te gjithe klasat.Ato simbolizojne strehen dhe ushqimin por dhe korrupsionin. Sanco Panco shpesh deshiron te kalojne naten ne hane, ndersa Don Kishoti poshte yjeve.Kjo tregoj lidhjen e Sanco Pancos me shume me realitetin.

Koment fragmenti : “Don Kishoti dhe mullinjte e eres”
Lufta me mullinjte e eres eshte simbol I luftes absurde, ndaj nje armiku abstrakt,  shume here me te fuqishem qe as nuk shfaqet, as nuk ka emer. Eshte sit e luftosh kunder asgjese, te sajosh situata per t’u dukur interesant dhe hero para ate tjereve.
Nderkohe qe Sanco eshte realist dhe me kembe ne toke, Don Kishoti  deformon realitetitn. Ai eshte komik sepse jeton me iluzione, dhe tragjik sepse lufton me synimin se ai po  lufton per rrrugen e Perendise.
Fjala anakronike xhiblet- fare e keqe  perdoret me nje ngjyrim emocional. Ketu permblidhet thelbi I deshires donkishoteske, pastrimi I perhershem I botes nga mbeturinat, veset dhe padrejtesite dhe lulezimi I virtytit dhe te vertetes, qe ne te vertete s’mund te realizohet ne realitet.
Don Kishotin e perplas ne toke realiteti, enderrat e tij behen cope cope  nga realiteti. Ne nje kontekst me te gjere, mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien ne krahet e fantazise me teper sec duhet dhe ne nje moment te caktuar realiteti I zbret me kembe ne toke, dhe e gjitha kjo eshte ne perpjestim te zhdrejte.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME