Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare siguroi pavarësinë e vendit
Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të
saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it. Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).

Politika e ministrisë së Jashtme mohonte interesat e Shqipërisë, herë në dobi të Jugosllavisë e sidomos në dobi të Greqisë. Edhe vetë çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, kjo ministri e shikonte të lidhur ngushtë me interesat dhe pretendimet greke ndaj territorit shqiptar. Diplomacia angleze arrinte deri aty sa të vejë në dyshim “…nëse do të ketë vend për një shtet shqiptar pas luftës”. Tashti, pohohet në një dokument të Foren Ofisit më 9 tetor 1941 “është krejt e pamundur të vendoset në se do të ishte e rëndësishme për të rindërtuar një Shqipëri të pavarur ose jo. Në qoftë se vendimi është negativ, sigurisht do të ishte mjaft më lehtë t’u jepen pjesë të territorit të Shqipërisë grekëve dhe jugosllavëve”. Nisur nga kjo politikë, Ministria e Jashtme e kundërshtonte idenë për të nxitur qëndresën kombëtare ndaj pushtimit Italian. Ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme, SOE mbante një qëndrim më të moderuar, më miqësor e më realist ndaj çështjes shqiptare. Duke e parë problemin në planin ushtarak e duke e vënë re se lufta e armatosur në Shqipëri, edhe pse me formacione të vogla, po merrte hov, SOE ishte për të nxitur kryengritjen e armatosur shqiptare e për të ndihmuar pavarësinë e shtetit shqiptar pas luftës. Përballë zgjerimit të luftës së armatosur, edhe Ministria e Jashtme e pa të udhës të shkonte drejt zbutjes së politikës angleze ndaj Shqipërisë. Një funksionar i lartë i kësaj ministrie shënonte në një dokument: “Duket se në një kohë apo në një tjetër do të detyrohemi nga presioni në vend të bëjmë ndonjë lloj deklarate rreth Shqipërisë”, deklaratë e cila u bë në dhjetor të vitit 1942, krahas deklaratave të bëra nga SHBA dhe BS. Ishte kjo një deklaratë e kujdesshme në favor të pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që çështja e kufijve lihej e hapur duke mundësuar kështu rregullime territoriale pas luftës në favor të Greqisë e të Jugosllavisë. Për më tepër, si diplomacia angleze dhe ajo amerikane, mundësinë e një shteti shqiptar e lidhnin me krijimin e një federate apo konfederate ballkanike, për të cilën, siç thuhet në një dokument të dhjetorit 1942, Greqinë dhe Jugosllavinë e parashikonin në planet e tyre.
Gjatë vitit 1943 ndodhën zhvillime të rëndësishme. Në 10 korrik krijohet Shtabi i Përgjithshëm dhe fillon organizimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH). Rreth një muaj më vonë, më 15 gusht krijohet Brigada e I-rë Sulmuese (Br. I S), e para njësi e madhe e kësaj ushtrie, proces që vijon duke rritur e përsosur ndjeshëm si strukturat e UNÇSH, ashtu edhe efektivat e saj. Më 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Vendin e saj në Shqipëri e zënë trupat naziste të ushtrisë gjermane. Dy muaj më vonë, më 4 nëntor, kryeministri britanik Çurçill bën në dhomën e komunave një deklaratë tjetër vlerësuese për partizanët shqiptarë: “Mijra guerilas shqiptarë janë duke luftuar tani në malet e tyre për lirinë dhe indipendencën e vendit të tyre… Oficerët ndërlidhës britanikë që janë me guerilasit kanë vlerësuar lart cilësitë e tyre luftarake. Në jemi të interesuar që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta luftarake në zhvillimet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut”.
Po në krahun tjetër çfarë ndodhte? Balli Kombëtar krijoi disa formacione, çeta apo batalione. Po ç’bënin ato? Në rastin më të mirë ishin inaktiv, në rastin më të keq luftonin në bashkëpunim me pushtuesit kundër formacioneve të UNÇSH. Janë përsëri dokumentat angleze që vërtetojnë plotësisht pikëpamjen e Frontin Nacionalçlirimtar (FNÇ) se Balli Kombëtar ishte futur në rrugën e tradhëtisë dhe të bashkëpunimit me armikun. Në nëntor 1943 misionari anglez Maklin raportonte “Balli Kombëtar është gati të bashkëpunojë me gjermanët. Nga pikëpamja ushtarake të ndihmosh ata nuk do të sillte ndonjë rezultat praktik”. Gjenerali Dejvis, kryetar i misionit anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm, pas përpjekjeve të shumta të bindte Ballin Kombëtar për t’u hedhur në luftë kundër gjermanëve dhe premtimeve që mori prej tyre, për këtë qëllim, më 17 nëntor 1943, i nervozuar raportonte se Balli Kombëtar bashkëpunon me gjermanët, të cilët i kanë armatosur dhe i përdorin formacionet e tyre për ruajtjen e rrugëve kryesore, për udhëheqje patrullash, etj., dhe rekomandonte të ndryshohej qëndrimi, të demaskoheshin publikisht dhe të bëhej një deklaratë e haur për FNÇ”.
Mjaft oficerë britanik të ndërlidhjes (BLO) qysh në shtator 1943 kanë dërguar raporte për bashkëpunimin e Ballit fillimisht me italianët e pastaj me gjermanët, ndërsa në një raport të nëntorit 1943 theksohet: “Udhëheqësit politikë të Ballit Kombëtar janë duke bashkëpunuar në mënyrë të dukshme me gjermanët”.
Megjithatë diplomacia angleze, duke mbajtur parasysh se FNÇ udhëhiqej nga Partia Komuniste, ishte mjaft më e prirur për të ndihmuar Ballin Kombëtar, bashkëpunimi me të cilin mund të siguronte që regjimi në Shqipëri pas lufte të ishte nën ndikimin e Anglisë. Nisur nga kjo politikë, nëpërmjet dokumentave tregohet se Foren Ofisi u përpoq të mos e ekspozojë karakterin kolaboracionist të Ballit, përkundrazi ta paraqesë atë në publik si një organizatë të vërtetë kombëtare që lufton aktivisht kundër forcave gjermane. Një politikë e tillë shkaktoi protesta të misionarëve anglezë në Shqipëri të cilët ankoheshin se BBC përhap lajme të pabazuara e të pavërteta për veprimtarinë e Ballit Kombëtar. Ishte përsëri lufta e armatosur e formacioneve partizane që ndikoi në vlerësimin real të gjendjes në Shqipëri. Më 14 korrik 1944 BBC mori direktivën të demaskojë Ballin si një organizatë që bashkëpunonte me pushtuesin.
Të ndodhur përballë gatishmërisë dhe përpjekjeve të mëdha të anglo-amerikanëve në mbështetje të Ballit Kombëtar, seriozisht shtrohet pyetja, pse Balli nuk u hodh në luftë të armatosur kundër pushtuesit. Por ndërkohë, të shohim çka ndodhur me partinë e Legalitetit. Disi ndryshe është ecuria e saj. Kryetari i kësaj partie, Abaz Kupi njihet si organizatori i qëndresës në portin e Durrësit kundër agresionit Italian të 7 prillit 1939. Pas pushtimit detyrohet të emigrojë në Turqi, por shpejt kthehet në atdhe. Bëhet përkrahës i luftës së armatosur kundër pushtuesve, pranon platformën e Konferencës së Pezës, zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më pas anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në krye të efektivave të komanduara prej tij me rreth 300-400 luftëtarë, deri në shtator 1943, kryen në bashkëpunim me formacione të tjera të UNÇSH-së disa luftime të suksesshme. Mandej largohet nga FNÇ dhe nga Shtabi i Përgjithshëm. Edhe pse në dukje mban një qëndrim asnjanës, në forma të ndryshme bashkëpunon me pushtuesit.
Sidoqoftë, diplomacia angleze nisur nga e kaluara e Abaz Kupit, synon ta bëjë Legalitetin pikën kryesore të strategjisë së saj në Shqipëri, edhe pse e pranon se “Lëvizja e Legalitetit është e papjekur dhe nuk ka mbështetje në vend”. Për këtë qëllim ajo bëri përpjekje të shumta që ta hedhë këtë organizatë në veprime luftarake kundër pushtuesve gjermanë, duke bashkëpunuar me FNÇ. Në një raport të Maklinit në dhjetor 1943 këshillohet: “Duket në interesin tonë që të këtë në FNÇ sa më tepër jo komunistë që të jetë e mundur… Abaz Kupi… mundësisht mund të bindet të rikthehet në FNÇ dhe kështu ta bëjë veten një pikë mbështetëse për të gjithë ata nacionalistë që janë të përgatitur të luftojnë kundër gjermanëve”. Në mbështetje të kësaj ideje, diplomacia angleze dërgon pranë Abaz Kupit edhe një mision të kryesuar nga Maklini që synonte të krijonte një bllok nacionalist i cili “…pasi të luftonte me sukses armikun dhe të gëzonte ndihmën angleze të tërhiqte të moderuarit nga FNÇ dhe të dilte si qeveri e ardhshme e Shqipërisë”. Por Abaz Kupi si kusht për t’u hedhur në veprime luftarake vinte njohjen e mbretit Zog. “Major Kupi, - theksohet në një nga dokumentet, - ka kërkuar që aleatët së pari të njohin mbretin Zog, para se ai të luftojë gjermanët”.
Siç shihet, Abaz Kupi nuk mundi të orientohej drejt në labirinthin e ngjarjeve të LANÇ-it. Ai u lidh shumë pas mbretit Zog, ra tërësisht nën tutelën e tij. Duke hequr dorë nga lufta e armatosur kundër pushtuesve, nuk u tregua i aftë për një politikë të pavarur edhe në ato situata të vështira që kalonte vendi.
T’i kthehemi sërish çështjes pse Balli Kombëtar nuk u hodh në luftë kundër pushtuesve. Kjo pyetje bëhet më e mprehtë po të bënim një analizë të rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore. Në se në fillimet e saj mund të ishte e vështirë të bëheshin vlerësime reale për zhvillimet gjeopolitike e strategjike, në vjeshtën e vitit 1943, kur vendi tonë u pushtua nga nazistët, këto vlerësime ishin shumë të qarta.
Po ndalemi në disa vlerësime për dy teatro të rëndësishme të luftës: të Afrikës së Veriut dhe të Evropës. Fitorja në El Alamein në nëntor 1942 hapi perspektivën e fitoreve në brigjet e Afrikës së Veriut të cilat përfunduan në maj të vitit 1943. Forcat anglo-amerikane zotëronin tani zonën e Mesdheut, çka siguroi suksesin në operacionin desant detar të Siçilisë në korrik të vitit 1943 dhe kapitullimin e Italisë në shtator të këtij viti.Në frontin lindor që përbën edhe frontin kryesor të luftës, me fitoren që arritën trupat sovjetike në betejën e Stalingradit, ushtria naziste e humbi nismën strategjike, ndërkohë që ushtria sovjetike u hodh në një varg operacionesh mësymëse në drejtim të kufijve perëndimorë të vendit. Nëse beteja e El Alameinit pati vlera të veçanta politike e strategjike për teatrin e luftës të Afrikës së Veriut, beteja e Stalingradit i pati këto vlera për teatrin evropian të luftës. Të dyja së bashku shënuan pikën e kthesës së Luftës së Dytë Botërore.
Si rrjedhojë e fitoreve të arritura në të dy teatrot e luftës, ushtrisë gjermane, po i zvogëlohej hapësira e veprimeve, po krijoheshin kushtet për hapjen e Frontit të Dytë në brigjet e Francës, dhe po i ngushtohej gradualisht dara e rrethimit. Njëherazi këto fitore frymëzuan e nxitën më tej luftën nacionalçlirimtare të popujve të tjerë kundër robërisë fashiste, duke bllokuar në vendet e tyre me dhjetra divizione gjermane. Ushtria naziste po shkonte drejt katastrofës, disfata e saj tashmë ishte e sigurtë.
Edhe studiuesi dhe gazetari i mirënjohur amerikan Petor Lucas në librin e tij “Misioni amerikan në Shqipëri”, botuar muajt e fundit në shqip, mban ndaj Ballit Kombëtar një qëndrim tejet demaskues e të ashpër. Po sjell një citim: “…Balli Kombëtar bashkëpunoi me gjermanët pushtues në një qeveri kuislinge dhe, së toku me gjermanët luftoi kundër partizanëve”. Na mbetet tani të analizojmë pse Balli Kombëtar nuk u hodh në luftë të armatosur. Mund të thuhet se gaboi në vlerësimet gjeopolitike e strategjike në shkallë globale. Argument që nuk i qëndron logjikës. Njerëzit ishin jo vetëm kureshtar, por tepër të interesuar të njiheshin me zhvillimin e veprimeve luftarake në fronte të ndryshme. Informacionin e duhur e kishin të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Balli Kombëtar kishte intelektualë të nivelit që mund të bënin vlerësime të sakta. Vetë Mit’hat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, ishte ndër diplomatët e shquar të vendit.Një arsye e fortë është mesa duket tërheqja nga vështirësitë, nga sakrificat. Po, kjo është e vërtetë. Peter Lucas duke krahasuar FNÇ (të cilët i quan radikalë të rinj) me Ballin Kombëtar na thotë: “Radikalët e rinj fituan sepse ata ishin trima dhe të guximshëm, sepse ata kishin aftësi të mira organizative, sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t’i vinin në praktikë. Ballit Kombëtar i mungonte një udhëheqje e krahasueshme, i mungonin parimet themelore, i mungonte kurajoja për të sakrifikuar”.
Si mund të fitohet liria duke qëndruar në hije apo më keq, duke bashkëpunuar me pushtuesit, të lësh të tjerët të luftojnë dhe në një moment të përshtatshëm të kërkosh pushtetin. Cila politikë mund të justifikojë mungesën e sakrificave, kur flitet për pavarësinë e vendit?!
Por ka edhe një arsye tjetër të fortë, ndoshta më e rëndësishmja përse Balli Kombëtar, si edhe organizatat e forcat e tjera që bashkëpunuan me pushtuesit, nuk ndoqën orientimet e diplomacisë anglo-amerikane për t’u afruar e bashkëpunuar me FNÇ. Pjesa kryesore e drejtuesve të tyre, si edhe e pjesëmarrësve në qeveritë kuislinge, ishin me botëkuptim mesjetar, feudal, u mungonte kultura perëndimore. Të frikësuar e të ndodhur përballë disfatës së sigurtë, në shtator 1944 këto forca bënë një përpjekje të fundit, duke krijuar një farë qeverie të quajtur “qeveri e bashkuar nacionaliste” apo “qeveri e malit”. Portretin e forcave shoqërore pjesëmarrëse në krijimin e kësaj qeverie, na e jep Hanry Fults në një analizë paraqitur në Uashington në shtator 1944. Ja si shprehet Fults-i, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, i cili kryesonte seksionin shqiptar të Zyrës së Shërbimeve Strategjike për Shqipërinë (OSS) me seli Bari: “Një përqindje e madhe e anëtarëve të këtij grupimi janë në thelb feudal në pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet shoqërore, politike dhe ekonomike. Këta anëtarë kuptojnë fare pak nga principet dhe teknikat e demokracisë perëndimore. Ata kujdesen akoma më pak për një qeveri përfaqësuese, e cila ta marrë pushtetin dhe autoritetin e saj nga populli … Duke qenë tepër feudal në pikëpamjet e tyre, në të kaluarën, ata e kanë gjetur të përshtatshme dhe të dëshirueshme të përziejnë në një shkallë të madhe fashizmin me nazizmin modern me metodat feudale”.
Pas kësaj analize, konkluzioni është fare i qartë. Ndërkohë që FNÇ dhe UNÇSH të udhëhequra nga komunistët me luftën e tyre konsolidonin pavarësinë e Shqipërisë, nëse do të zbatohej politika e ndjekur nga Balli Kombëtar, Shqipëria do të ecte drejt humbjes së pavarësisë. Por përgjegjësia e Ballit Kombëtar shkon edhe më tej: Me politikën e vet antikombëtare Balli i dha mundësi Partisë Komuniste të udhëheqë e vetme luftën e armatosur kundër pushtuesve. Pas çlirimit me autoritetin që kishte fituar ajo nuk e pati të vështirë që në pajtim me ideologjinë e saj, të vendosë diktaturën e proletariatit. Vendosja e këtij sistemi në asnjë mënyrë nuk mund të zbeh vlerat e LANÇ-it, luftë e cila u fitua me gjakun e mijra dëshmorëve dhe siguroi pavarësinë e vendit, në një nga periudhat më të mprehta të historisë së tij. Kanë kaluar 70 vjet nga dita e çlirimit të vendit. Ka ardhur më në fund koha ta pranojmë historinë ashtu siç ka rrjedhur me vlerat dhe mangësitë e saj, por edhe të nxjerrim mësime. Vendi ndodhet përballë problemeve serioze, por edhe perspektivave të rëndësishme. Në këto situata kërkohet sjellje korrekte dhe e përgjegjshme si nga mazhoranca edhe nga opozita. Por kjo s’vihet re. Nuk zgjidhen problemet me qëndrime diametrialisht të kundërta. Konsensusi, gjithëpërfshirja, janë bërë deklarata të përditshme të shqiptuara nga të gjitha palët, me shumicë edhe nga faktori ndërkombëtar, por me sa duket e kanë humbur vlerën. Mjaft me konflikte ekstreme, duhet të shikojmë përpara. Veçanërisht politika duhet t’i shërbejë shpejtimit të ritmeve të zhvillimit të vendit e jo interesave të ngushta partiake. Të vihen në përdorim në mënyrë të organizuar epërsitë që siguron shteti ligjor dhe ekonomia e tregut.
Bibliografi
B: FO 371/29711/111/R87687.
2 B: FO 371/29715/534/R8768.
3 B: FO 371/29714/182/R989.
4 B: FO 371/33108/184/28604.
5 Raport zyrtar: Dhoma e Komunave, Seria e 5-të, volume 389, f. 857-8.
6 B: FO 371/43549/R1787.
7 B: FO 371/37145/1067/R13833.
8 A: 165/63/3020.
9 B: FO 371/43551/39/89175.
10 B: FO 371/43549/39/R1787.
11 A: M 1211/16/87501/11-1344.
12 B: FO 371/43550/39/E2051.
13 Petor Lucas, “Misioni amerikan në Shqipëri”, f. 33.
14 Petor Lucas, “Misioni amerikan në Shqipëri”, f. 229-230.
15 Cituar nga Uiliam Brand dhe Yan Prejs, në librin “Një rrjetë e ngatruar”.
tudimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it. Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).

- See more at: http://www.sot.com.al/opinione/lufta-antifashiste-nacional%C3%A7lirimtare-siguroi-pavar%C3%ABsin%C3%AB-e-vendit#sthash.x080m0dI.dpuftudimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it. Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).

- See more at: http://www.sot.com.al/opinione/lufta-antifashiste-nacional%C3%A7lirimtare-siguroi-pavar%C3%ABsin%C3%AB-e-vendit#sthash.x080m0dI.dpufLufta Antifashiste Nacionalçlirimtare siguroi pavarësinë e vendit
Nga Prof. Dr. Shahin LEKA Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it. Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).