Ese argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në art


" Të gjitha shkrimet e tanishme kanë një karakter mbylles te cilat gjinden jashtë gjuhes së folur . Shkrim nuk është aspak një mjet komunikimi , ai nuk është një kanal i hapur përmes të cilit kalojnë vetëm qellime gjuhësore . Tërë nje çrregullim rrjedhë përmes fjalës , dhe i jep lëvizje gllabëritese që mban gjendjen e pezullimit të përjetshëm. Në të kundërt , të shkruarit është një gjuhë e materializuar që jeton në veten e tij dhe nuk ka aspak detyren t'ia besojë kohëzgjatjen e vet një vazhdimësie të lëvizëshme të përafersishme, por përkundrazi për të imponuar, nga njësia dhe hija e shenjave të tij , imazhi i një fjalë të ndërtuar para se të jetë shpikur . " Roland Barthes

Që nga ditët e parahistorisë gjuha ka kaluar një rrugë të gjatë parlelisht me njerëzimin . Ngjarjet që ne i njohim ( falë historisë ) janë ruajtur me anë të gjuhës . Por për të folur për gjuhën unë së pari duhet të flasë për shenjat e para që shërbyen si mjet për t’a shkruar atë . Gjuha është shkruar për herë të parë me anë të imazheve tani shtatë mijë vjet midis lumit Tiger dhe Eufrat me shkrim/shenja sumeriane - Akadiane . Qytetërimet e lashta kanë lënë gjurmë të historive të tyre me anë të ilustrimeve të thjeshta “mnemotechnique”, më vonë, te ashtequajtura në formë pyke . Fenikasët ( Phoenicians) ishin të parët qe zbuluan shenjat alfabetik që përbënin njëzet e dy bashkëtingëllore .
" Në qoftë se sistemet e ndryshme të shkruarit janë lindur veç e veç në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme ( Mesopotami, Egjipt , Kinë , para- kolumbian Amerikë ) , duket se të gjitha shkrimet alfabetik kanë një origjinë të vetme. Krahasimi i alfabeteve të para , duke përfshirë i proto - Sinaitic shenja me alfabetin fenikas , është shumë e dobishme . Konvergjencat në forma , emrin dhe vlerës fonetik të shkronjave i krijojë atyre një lidhje familiare te pamohueshëme. Sa i perket alfabeteve aziatike ( nuk njohim me pak se dyqind ),mendohet së datojnë gjithë qysh ne kohen e shkrimit Brahmi . Të gjitha alfabetet e botës rrjedhin nga i njëjti burim : Lindjes së Afërme . " - Autor i panjohur.

Në mesjetë alfabeti u thjeshtësua. Më parë alfabeti shkruhej në të mëdha, pas kësaj periudhe, posaqerisht ne shekullin e IX, shkronjat mund te shkruheshin ne te vogla par shkak te shpejtesisë në të shkruar si ne te lexuar.
Pesë shekuj me vonë, Johannes Gutenberg, i lindur rreth vitit 1400, shpiku shtypsen e pare në vitin 1450. Ky zbulim privilegjoi artin e te shkruarit. Që nga këtu, shkrimi në materialet e ngurta si guri, mermeri, druri, si dhe shkrimi i realisuar me dorë manuskrit po praktikohet pak e më pak.
Gjatë rilindjes italiane, atëherë kur arti po mirrte përsipër shëndrrimin e tij nga një dije e thjeshtë si rrjedhojë talenti, në atë të saktë, si shkencë e cila ka baza në të cilat mund të mbështetej për të krijuar vepra siç mund të quheshin shkencore/ përpikta. Rilindasit italian lanë pas tyre artin e shkrirë në shkencë, që atëherë e deri më sot ato njohuri mendjendritëse mbizotrojnë dhe praktikohen me përpikshmëri për të arritur në një përsosshmëri artistike. Të gjitha këto të dhëna teorike mbi artin si shkencë e cila mund të praktikohet si shkencat e tjera, janë të ruajtura nga ana e shkrimit që shijojnë ditën edhe sot. Ky historan që morri përsipër teorifikimin e artit, dhe memorizoi atë njhet m e emrin Leon Batitsta Alberti.
Një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes, shkrimtar madhështor edhe filosof, në latinishtë e toskanë, teoricient i perspektivës matematike dhe më përgjithsisht atë të arteve.
Teorite e tij mbajnë mbi ligjet e perspektivës, që u muarrën nga artistët bashkëkohor të tij për tu përgjigjur prosive dhe nevojave në pikturë.
Me kalimin e kohës, njerzimi grumbulloi libra të panumërta që shërbyen si një mjet për të transmetuar njohuritë. Për t'a shqyrtuar temën e tekstit është e domosdoshme te flasësh në lidhje me mjetin si actor/ faktor i rëndësishëm në punën e shkrimit. Tjetër ngjarje pas shtypëshkronjes se Gutenberg, ishte paraqitja e makines se parë të shkrimit në vitin 1714 nga Henry Mill. Makina e shkrimit njeh suksesin e saj më të madhë gjatë shekullit të XIX. Roli i saj thjesht administrativ kaloi shpejt në fushat e artit që ende në ditët tona nënkupton nje nxitje te madhe.
Artisti nuk është mbyllur në një mjet të vetëm për të krijuar art me shkronja. Makina e shkrimit është një nga mjetet në mesin e shumë të tjerave. "Orgu në ujë " është një poemë figurative që është punuar në shekullin e IX-të,e cila përbën një praktikë të këtij lloj poeme edhe para kaligramit të Apollinerit. Mallarme në " Një hudhje zare nuk e çbënë kurre rastësine " krijon nje lojë mes tipografisë dhe sipërfaqes se fletës ... Dadaistët të cilët e kritikuan me anë të shkrim dhe të gjitha format e artit , luftën dhe shoqërinë borgjeze , dhe deri tek shpikja e kompjuterit , shkronja dhe fjala në art është shumë e përhapur.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME