ESE: Boten prapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente - Don Kishoti i Mances :


Boten mbrapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente! Don Kishoti, ky kalores me pazmore idealiste qe deshiron te ktheje kohen mbrapsh, eshte bere nje figure simbol pergjate koherave. Mund te duket paradoksale : Te kthesh kohen mbrapa? A eshte e mundur? A eshte gjeja e duhur? 
Keto pyetje Don Kishoti i kishte te zgjidhura ne mendjen e vet. Ai niset i vetem , i bindur, i verbuar nga vetebesimi dhe i zhytur ne boten fantastike te librave ne kerkim te te pamundures, por njekohesisht edhe endrres se tij. Nuk e dime si t’a percaktojme kete hero tragjikomik ;  te ndershem dhe te zgjuar, apo nje njeri i mberthyer nga kthetrat e cmendurise? 
Kete problem rrok dhe romani i madh i Servantesit.  Spanjollet e asaj kohe jetonin ne nje rreth te mbyllur ku korrupsioni, pandershmeria dhe injoranca po mbytnin cdo mendje te lire. Don Kishoti nuk pranon te bjere pre e kesaj fryme, por merr ushten duke besuar ne natyren e tij romantike  dhe naive se me te do te ktheje kohet e vjetra, kohet e lavdishme te Spanjes dhe te kaloresve legjendare per te cilet lexonte tere diten ne libra.
Ky veprim ne pamje te pare duket sa qesharak, dhe i thelle, por duhet te pranojme dhe qe ndryshimi dhe ecja perpara e kohes nuk duhet dhe nuk mund te ndalet. Revolucioni i Don Kishotit nuk do te sillte medoemos te mira, madje eshte qesharake te duash te kthesh kohen pas. Don Kishoti eshte sa qesharak me manierizmat e tij, sa edhe i mencur. Ai njeh mire literaturen dhe historine dhe ndoshta simbolizon njerezit e mencur qe mund te bien pre e budallallekut te tyre. 
Ne nje kontekst me te gjere, mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien ne krahet e fantazise me teper sec duhet dhe ne nje moment te caktuar realiteti I zbret me kembe ne toke, dhe e gjitha kjo eshte ne perpjestim te zhdrejte.  
A ka ende sot Don Kishote?  Sigurisht qe po ; artistet e vertete dhe bohemet kane qene dhe do te jene Don Kishote, fatkeqesisht per jeten e tyre qe shkon si nje iluzion, dhe fatmiresisht per boten qe  ende ushqen njerez japin tere jeten per pasionin e tyre dhe qe besojne tek endrrat aq shume saqe humbasin ne to.
Si perfundim mund te themi qe sado paradoksale mund te duket, sado jashte kohe apo “te cmendur” keta njerez mund te jene, botes i nevojiten Don Kishote, pasi jane ata njerez te cilet te vetem me endrrat e tyre, marrin guximin te ndryshojne boten, gje te cilen te tjeret jane te dobet dhe nuk e bejne. 


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME