ESEARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencëntë qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepnimendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.


Shpeshherë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta duarartë është edhe F. Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa kthim.
Këtë e shohim thuajse në çdo vepër të tij, duke e nisur me “Ne të tre!” e duke përfunduar me “Bolero në vilën e pleqve!”, e cila është dhe vepra e fundit e studiuar në këtë vit shkollor. Nëse i veçojmë të gjitha veprat nga njëra-tjetra do të mund të shihet më qartë çdo element përbërës i jetës, i veçuar nga përgjithësimet apo fjalët të cilat dashur pa dashur i humbasin kuptimin e saj të plotë. Tek vepra “Ne të tre!” dallohen qartë notat optimiste të jetës të cilat bëjnë të mundur vazhdimin e saj sa më gjatë të jetë e mundur. Në këtë vepër i shohim personazhet të veshur me një petk të dendur që mbart në vetvete të gjithë elementët e m&euml ;sipërm. Në të gjenden forca, dashuria, madje deri diku dhe ekzistenca njerëzore. Kjo për shkak se vihet re mjaft qartë si nëpërmjet ngjarjeve ashtu edhe nëpërmjet karakterit të personazheve, ku dallohet dëshira e tyre për të jetuar dhe për të qenë ekzistent ndaj një bote thuajse inekzistente. Ata nuk përpiqen të mbijetojnë, ata thjesht përpiqen të jenë pjesë e kësaj jete, ashtu si dhe shumë të tjerë, ndaj dhe Kongoli njihet apo përmendet për këto veçori “të pazbuluara” të jetës.
Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të cilët bëjnë të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë ndaj një dashurie të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund të sigurojë një jetesë normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve shohim qartë dëshirën e tij për ta patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është diçka e mirë si për lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili dashur pa dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment. Madje pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli di të bëjë goditjet e duhura .
Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të kishte më kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe përjashtojmë ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa jetë. Sepse pa ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu. Dhe ndjenja e dashurisë do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë dhe e pakuptimtë, thjesht inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet autorit, dashuria e mposht atë mungesën e ekzistencës, mposht gravitetin duke kryer një udhëtim në drejtim të kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e tij dhe dashur pa dashur nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë që po e pengon të ngrejë krye. Ni s të errësohet krejt papritur dhe nis e perëndon në një kohë kur ti pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte absurd. Ajo urren atë që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë transformim.
Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të vetmen arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej ekzistenca e njeriut? Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu bëje qejfin egoistëve, të cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për të vrarë jetë të pafajshme me intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj nevojitet dashuria, që të mund të ndrijë në errësirën e urrejtjes, të mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të tjerëve me të gjithë forcën e mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta sërish, ja tek jam, mbi ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje. Ja se çfarë jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë kushdo dhe kurdo…”. Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të mundë ta zhdukin dot urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga triumfet që do të kenë ndaj saj.
Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i të mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund të ketë kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund tu shkojë dëm.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME