Mjedisi
Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore, natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Në lidhje me njeriun dallojmë këto mjedise:
mjedisi shoqëror,
mjedisi kulturor dhe
mjedisi natyror.
Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit është një përparësi politike dhe sociale urgjente. - Mjedisi ose biosfera është vendi i burimeve të nevojshme për të siguruar jetën të gjitha gjallesat e thjeshta ose komplekse që jetojnë në planetin Tokë. Shkatërrimi i mjedisit për shkak të aktiviteteve të njeriut, sidomos nga ndotja dhe keqmenaxhimi i burimeve krijon dëme të pakthyeshme në biodiversitetin e planetit me zhdukjen e shumë specieve, habitateve dhe rrezikun e një kolapsi të përgjithshëm që e bën planetin e pabanueshëm për specien njeri . - Brenda një mjedisi të dhënë, specie të ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyra të ndryshme sipas modeleve të ndryshme në simbiozë: kur të dy organizmat e përfitimit të ndërsjellë nga rrjedhin, dhe asnjëri prej individëve të të dy llojeve nuk është në gjendje të jetojnë në izolim. - Ideja themelore është që në planetin Tokë të ruhet ekuilibëri i vjetër dhe delikat që njeriu historikisht është përpjekur ta ruaj pa e prishur mes biosferës tokësore,dhe të gjitha gjallesave dhe ekosistemeve të ndryshme që burimet jetike të tyre janë të ndërlidhura . Shkatërrimi i çdo specie duke sjell dëme të habitatit të saj ndikon në ekosistemin , Humbja e habitateve sjell dëmtim të pariparueshëm të biosferës së planetit Tokë .
A mund ta mbrojmë mjedisin?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.Ne mund të zvogëlojmë ndotjen dhe të mbrojmë mjedisin!Çka është ndotja?Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.Ndikimi i ndotjes Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra
Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet:
Reduktimi i lirimit të gazrave
Shfrytëzimi i burimeve natyrore
Kursimi i energjisë
Efiçenca e energjisë
Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë
Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre
Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve
Kursimi i ujit
Pyllëzimi
Reduktimi i zhurmës
Familja juaj, në vend të përdorimit të veturës, mund të ecë!
Ju mund ta kurseni energjinë!Në vend të qeseve të plastikës mund të përdorni qese të letrës ose të tekstilit dhe të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit!
Si perfytyrohet ndotja e mjedisit neper bote
Ndotja vjen nga:
Industria
Transporti
Amvisëritë
Ujërat e zeza
Mbeturinat
Bujqësia
Pesticidet
Aktivitetet vullkanike