Po më shumë se në çdo vepër filozofia e të jetuarit të P.Markos ndjehet veçanërisht në librin monumental "Intervistë me vetveten", lënë dorëshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes së autorit. Në këtë vepër rrugën e tij jetësore, jetëshkrimin e tij Petro Marko i lë si dëshmi të drejtpërdrejta, pa u distancuar përmes personazheve letrarë, siç vepron në shumicën e romaneve.
Rrëfimi është i rreptë dhe total, ai ngrihet në shkallë të një metafore për rrugën e Shqipërisë gjatë 60 vjetëve, në metaforë të luftës së pandërprerë të njeriut mes së mirës dhe së keqes. Luftëtar dhe kryeluftëtar në Spanjë, në Francë dhe Itali, kryengritës burgjesh nëpër Evropë dhe në Mesdhe, P.Marko marshon fuqishëm drejt atdheut të vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatë rrëfimit të historisë së tij në "Intervistë me vetveten" si një kriiesë mitologie e lindur ta mbajë shpatën ngritur dhe të gatshme për të goditur të keqen kudo qoftë ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokës së vendlindjes. Me këtë besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash të pandërprera nëpër Evropë, më 1944 do të kthehet në Shqipëri. Në moshën 30 vjeçare, por me aq bëma mbi shpinë, sa në jetën e një njeriu të zakonshëm nuk mund të ngarkohen as për një shekull, P.Marko sa qe gjallë, do të përjetojë në atdhe zhgënjimin dhe dhembjen më të thekshme. Ditët e para në Tiranë, pasi e emërojnë përgjegjës shtypi, i caktojnë shtëpinë ku do të jetonte. Vonë në mbrëmje, që natën e parë, ai do jetë dëshmitar i një takimi trishtues me famlijen, pronarin e vilës: "Shoku Petro na kanë dhënë urdhër t'jua lëshojmë sbtëpinë me krejt çka ka në të, ku do të vendosemi dhe a mund të marrim me vete ndonjë gjë personale", e pret zonja e shtëpisë duke u dridhur. Petroja trishtohet, lë shtëpinë dhe kërkon sqarim nga shokët - mos është ndonjë gabim apo keqkuptim? Kështu e fillon rrëfimin e vet P.Marko në veprën voluminoze "Intervistë me vetveten", që është një nga dëshmitë më rrënqethëse për atë që do të vinte dhe do ta mbërthente Shqipërinë gjatë diktaturës Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnë Petro Markon që të futet nën tutelën e gazetës "Borba" të Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi më shumë traditë, jemi vazhduesit e gazetës "Bashkimi i Kombit" para lufte, le të mësojë "Borba" nga ne", dhe këtu do të zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve të një egërsie që nuk e kishte provuar më parë. Një bashkëluftëtar nga Italia pas afro 50 vjetësh, diku para vdekjes, do t'i thotë Petros "Shkruaje rrugën, historinë tënde se ajo vlen më shumë se 100 romane." Dhe vërtet, libri "Intervistë me vetveten" është historia për gjysmë shekulli e Shqipërisë, rrëfimi me fuqi rrezatimi i përmasave të një bibliotekë të tërë dokumentash. Përmes kësaj vepre njihet më mirë drama e kombit dhe e Shqipërisë dhe pas leximit të këtij libri duhet më shumë dhe më pastër atdheu e kombi.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Hasta la Vista - Petro Marko, Analiza dhe komenti i vepres
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe
nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore.Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre.
Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Qytetii Fundit- Petro Marko, Analize dhe koment
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë
Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë
italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane - Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente.Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë
Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.
Një Emër në Katër Rrugë- Petro Marko - Analize dhe koment
Romani i Petro Markos me titull "Një emër në katër rrugë" në faqen e fundit mban datën e vitit 1972. Ai mbeti dorëshkrim, nuk u lejua botimi i tij edhe pse duket të jetë më pretenduesi në veprën letrare të shkrimtarit. Ky roman u botua vetëm pas 29 vjetësh, më 2001. Pas leximit të romanit sikur bëhet më i qartë fati i tij. Në të autori rrëfen botën shqiptare të viteve '30 dhe pjesën e parë të '40-ve përmes katër perspektivave tëmundshme, katër realiteteve dhe alternativave që barten përmes katër Gjikëve. Që të katërt kanë lindur në Dhrimadh, buzë detit jon, prej nga marrin udhët e botës dhe si jehonë jetësore kthehen rishtas te kjo vatër e gjallë. Katër Gjikët mëtojnë ta përthithin tërë realitetin shqiptar të kohës si dhe të nesërmen shqiptare.
Nëpërmjet tyre fokusohen katër mundësi fati dhe të fatalizmit shqiptar në prag të luftës çlirimtare, pra në prag të kthesës së madhe shqiptare.
Për të qenë i hapur deri në fund dhe për t'u dhënë shanse të barabarta katër perspektivave shqiptare, ndjehet hapur abstenimi i autorit. Në këtë roman ka një galeri të tërë personazhesh të vërteta, me identitet historik, dhe të sajuar, duke filluar që nga mbreti Zog, kryeministra dhe ministra, parlamentarë dhe intelektualë të shquar të kohës, përfaqësues turmash, revolucionarë komunistë etj.
Ja si duket shkurtimisht profilizimi i katër personazheve të realitetit shqiptar. Njëri Gjikë, Gjikë Nina nuk lëviz nga vendlindja që simbolikisht është në funksion të mburojës etnike të truallit, të Dhrimadhit. Gjikë Mërtiri, i dyti, student në Francë dhe gjykatës në Shqipëri, shfaqet si intelektual liberal i tipit evropian. I treti, Gjikë Argjiri del sinonim i së keqes dhe i shëmtimit, ndërsa i katërti, Gjikë Bua, që në këtë roman voluminoz, përveç personazh i zgjedhur i autorit është njëkohësisht dhe narratori formohet dhe kultivohet brenda botës dhe atmosferës së grupeve komuniste shqiptare të kohës. Si i tillë ai do të bëhet dhe një nga krerët e luftës antifashiste.
Gjikë Mërtiri gjykatës është figura artistikisht më e realizuar e romanit; i veçantë dhe karakteristik është dhe qëndrimi i narratorit (autorit) ndaj tij. Ai kthehet në Shqipëri me bindjen dhe shpresën se do të mund ta ushtrojë detyrën e atij që ndan drejtësi, pa u lakuar dhe pa u thyer nga presionet dhe pesha e padrejtësisë. Ka iluzionin se para drejtësisë mund të nxirret cilido shkelës, qoftë ai dhe ministër. Kur do të bindet përfundimisht për pamundësinë e vet, kur do të bindet se nga salla e gjyqit del i pafajshëm ai që jep më shumë para dhe që ka mbështetjen e pushtetit, do të zhgënjehet rëndë. Pikërisht me këtë përcaktim të autorit ndaj këtij personazhi, lind një problem që nuk është i panjohur në praktikën narrative përgjithësisht.
Që Gjikë Mërtiri del më i artikuluar dhe më i fuqishëm, më mbresëlënës, edhe pa dashjen e autorit, nuk është rastësi. Nuk është vështirë të kapet simpatia e pashprehur, por e pranishme e autorit për të edhe pse deklarativisht autori ndjen nevojë të jashtme, ekstrakrijuese, që të distancohet nga pikëpamjet e këtij intelektuali liberal-perëndimor. Prandaj shtrohet pyetja: mos vallë shkrimtari ndjehej më pranë kësaj rruge dhe kësaj alternative shqiptare gjatë viteve '30?
Prandaj simpatia për Gjikë Mërtirin, qoftë dhe si realizim artistik e vë atë në pozita superiore përballë të tjerëve. Pikërisht për këto tipare dhe individualitet të formuar dhe të fuqishëm, fundi i tij, zgjedhja e rrugës për vetëvrasje vjen si një imponim i jashtëm dhe jo i natyrshëm.
Gjikë Argjiri është personazhi më i realizuar negativ i romanit. Është shprehje e koncentrimit të faqes më të shëmtuar të realitetit shqiptar të kohës. Me veti të kameleonit Gjikë Argjiri do t'i përshtatet çdo pushteti. Ai i nënshtrohet çdo eprori nga i cili varet, i gatshëm për çdo rast korrupsioni dhe, mizor deri në absurd ndaj të nënshtruarve. Është i të gjithëve dhe i çdo kohe. Petro Markoja me intuitën e intelektualit, e pati ndjerë se nga ky soj i qenies sonë nuk do ta marrë veten kollaj bota shqiptare.
Gjikë Bua që rrëfen dhe për rrugën e tij jetësore dhe për atë të të tjerëve, mëton të jetë zëri i autorit. Ai do të jetë bartës i ideve revolucionare, komuniste, në roman dhe rruga e tij mes katër të mundshmeve do të jetë zgjedhje e autorit dhe më e vërteta sipas kësaj perspektive. Gjikë Bua nuk vendoset në situata të mprehta, të paktën jo në atë shkallë siç ndodh me Gjikë Mërtirin, ku autori ka derdhur pjesën e vet më autentike apo atë më të ëndërruarën.
Karakteristikë e narracionit në këtë rrëfim romanor, është mbështetja në faktografinë, identitetin historik, të hapësirës dhe të njerëzve, është prirja për një rrëfim të dokumentuar.
Por ajo çka duket më e rëndësishme në lidhje me natyrën, me misionin dhe perspektivën e narratorit, është se Petro Markoja në këtë roman heq dorë nga narratori i gjithëdijshëm, karakteristikë për tërë epokën e romanit realist të shekullit XIX, me jehonë dhe gjatë shekullit që lamë pas. Narratori kësaj here është njëri nga personazhet dhe ai do të rrëfejë nga perspektiva e atij që mund të dijë aq sa mund të dijë çdo njeri dëshmitar i drejtpërdrejtë apo i tërthortë. Megjithatë, autori, përmes zërit të vet, nuk mund të përmbahet plotësisht pa përzgjedhur apo pa gërshetuar mes personazhit dhe narratorit zërin e vet autorial.
Por nëse çdo personazh është personalitet i veçantë, kryepersonazhi është i pajisur dhe me boshtin plus. Duke qëndruar dhe vrojtuar nga një perspektivë superiore ai i sheh më qartë lëvizjet e njerëzve dhe të dukurive në hapësirën e fokusuar. Zakonisht ai qëndron më pranë filozofisë jetësore të vetë autorit.Në fillim përmendëm shkurtimisht katër rrugët e Gjikëve: misionin e të parit nuk do ta marrë Gjikë Nina, simbol i rrënjës së lashtë dhe i mburojës jetike të truallit, as Gjikë Mërtiri që sjell diplomën e juristit dhe frymën e qytetërimit evropian të kohës, por Gjlkë Bua, shkollar i Vlorës dhe pjesëmarrës aktiv në grupet komuniste tiranase. Pikërisht ky, me dashjen e autorit, do të jetë më pranë zërit të tij. Romani kështu del me tezën se ideja revolucionare komuniste e mbjellë në fillim të shekullit në Evropë dhe që gjen truall dhe në tokën shqiptare, do të bartet përmes personazhit të Gjikë Buas. Dhe pikërisht me këtë përcaktim zë fill dhe ndodh mosmarrëveshja ose vetëmashtrimi mes Petro Markos shkrimtar dhe Petro Markos njeri. Ndërsa kryepersonazh i konvencioneve të kohës, pra i diktimeve nga jashtë do të bëhet Gjikë Bua, me Gjikë Mërtirin, shkrimtari Petro Marko do të shprehë vizionin e vet jetësor e filozofik si dhe pjesën më substanciale të shpirtit të vet.
Pavarësisht nga ky "disekuilibër" në sipërfaqe, narratori arrin të zhytet dhe të depërtojë në skutat më të errëta të personazheve dhe të ngjarjeve të kohës. Këto vlera, qoftë në shkallë të ideve apo të realizimeve artistike, bëjnë që romani "Një emër në katër rrugë" të jetë ndër më të realizuarit e veprës romanore të Petro Markos.
Pavarësisht nga ky "disekuilibër" në sipërfaqe, narratori arrin të zhytet dhe të depërtojë në skutat më të errëta të personazheve dhe të ngjarjeve të kohës. Këto vlera, qoftë në shkallë të ideve apo të realizimeve artistike, bëjnë që romani "Një emër në katër rrugë" të jetë ndër më të realizuarit e veprës romanore të Petro Markos.
"Nata e Ustikës" - Koment, Petro Marko
"Nata e Ustikës"
"Intervistë me vetveten", ku rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.
Romanet "Hasta la vista", "Një emër në katër rrugë" dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin. Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar
Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës". Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës. Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më tepër të mbijetëojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide këto tepër të guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi. Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat. Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare. "Intervistë me vetveten", ku rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.
Aplikimi I formave aerodinamike në natyrë.- FIZIK
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Shoqëria njerëzore është shoqëruar gjithmonë nga sfida që I ka bërë mjedisi rrethues nëpërmjet elementeve të përsosur të saj. Ndërtimi I kafshëve, mënyra e jetesës e veçanërisht lëvizja e tyre në tokë, ujë dhe ajër është shumë mbreslënëse dhe një model për tu imituar nga të gjithë shpikësit e mjeteve të ndryshme lëvizëse fluturuese.
GJithmonë shpikësit janë munduar të kuptojnë mekanizmin e fluturimit të zogjve, lëvizjen e shpejtë dhe të zhdërvjelltë të krijesave të ndryshme në uje. Kush më herët e kush më vonë e kuptuan se në lëvizjen dhe fluturimin e këtyre krijesave vendimtare është stuktura e ndërtimit të tyre. Shkencëtarët dhe shpikësit e kuptuan sekretin.
Krahu I zogut është ndërtuar për këtë qëllim, sipërfaqja e pjesës lart të krahut të zogut ka një shtrirje më të madhe se sipërfaqja poshtë. Rryma e ajrit që godet krahun ndahet në dy pjesë: një pjesë lëviz sipër krahut, pra përshkron një rrugë më të madhe se rryma tjetër që do të lëvizë poshtë. Si rrjedhojë për të arritur të dyja rrymat njëkohësisht, në fund të të dyja rrugëve, rryma lart duhet të lëvize me shpejtësi më të madhe se ajo poshtë. Trysnia e ajrit në pjesën e poshtme është më e madhe se në pjesën e sipërme, si pasojë rezultantja e forcave të trysnisë që veprojnë mbi të gjithë krahun është një forcë e drejtuar për nga lart.
Sigurisht, krahët e avionit tashmë janë bërë në imitim të krahëve të zogjve. Megjithatë, kohët e fundit, inxhinierët e kanë kopjuar edhe më mirë projektin e krahëve të zogjve. *- Studiuesit në universitetin e Floridës, thotë revista ‘New Scientist’, se kanë ndërtuar një prototip avioni me telekomandë, I cili ka aftësinë e pulëbardhës për të qëndruar pezull, për t’u zhytur e për t’u ngjitur me shpejtësi. *
Duke parë zhdërvjelltësine e një balene në ujë për shkak të ndërtimit aerodinamik, specialist I biomekanikës, Xhon Longu, mendon se ‘së shpejti ka shumë të ngjarë që cdo avion që do të na shohin sytë, të ketë gunga si ato të pendëve të balenës’. Shpendët fluturues janë shembull aerodinamik edhe në grup, mjafton të ndjekësh rrugëtimin e tyre gjatë shtegëtimeve nga një vend në një vend tjetër.
Gara “Formula 1”, është një sport shumë interesant dhe në fitimin e garës rolin kryesor e luan projektimi aerodinamik I makinave nga ana e inxhinjerëve. Siç e dimë, inxhinierët punojnë pa pushim në përmirësimin e strukturës së makinave për të ulur sa më shumë konstanten aerodinamike (C) pra rezistencën e ajrit.
Tani dihet sekreti I fluturimit dhe notimit të krijesave të ndryshme. Detyra e shkencëtarëve dhe shpikësve është tu përafrohen sa më shumë këtyre modeleve perfekte që janë një shembull I paarritshëm, Siç ka thënë dhe Froidi: “Përpjekja sjell evolim”, dhe ne jemi drejt rrugës së evolimit.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI
ESE- Zhvillimi historik I elektricitetit dhe figurat shkencore te tij - FIZIKE
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedhja e ngarkesës. Nëse një trup është i ngarkuar me një lloj ngarkesë ai konsiderohet trup i ngarkuar elektrikisht.
Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues. Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar. - Historia e energjisë elektrike fillon me William Gilbert , një mjek i cili i shërbeu Mbretëreshes Elizabeta eparë e Anglisë. Gilbert ngriti interesin per shkencën e re në masë të madhe . Ishte Gilbert i cili ka shpikurshprehjen " Electrica " në librin e tij të famshëm . E vërteta është se energjia elektrike ka qenëgjithmonë perreth për shkak se ajo natyrisht ekziston në botë . Rrufeja , për shembull , është thjesht njërrjedhë e elektroneve në mes tokës dhe reve . Kur ju prek diçka dhe merrë një goditje , e cila është me tëvërtetë të energji elektrike statike duke lëvizur drejt teje.Për këtë arsye , pajisjet elektrike si motore, llamba dhe bateri nuk janë të nevojshme për energjielektrike qe të ekzistojë . Ata janë vetëm shpikje kreative projektuar për të shfrytëzuar dhe të përdorurenergjinë elektrike .
Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues. Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar. - Historia e energjisë elektrike fillon me William Gilbert , një mjek i cili i shërbeu Mbretëreshes Elizabeta eparë e Anglisë. Gilbert ngriti interesin per shkencën e re në masë të madhe . Ishte Gilbert i cili ka shpikurshprehjen " Electrica " në librin e tij të famshëm . E vërteta është se energjia elektrike ka qenëgjithmonë perreth për shkak se ajo natyrisht ekziston në botë . Rrufeja , për shembull , është thjesht njërrjedhë e elektroneve në mes tokës dhe reve . Kur ju prek diçka dhe merrë një goditje , e cila është me tëvërtetë të energji elektrike statike duke lëvizur drejt teje.Për këtë arsye , pajisjet elektrike si motore, llamba dhe bateri nuk janë të nevojshme për energjielektrike qe të ekzistojë . Ata janë vetëm shpikje kreative projektuar për të shfrytëzuar dhe të përdorurenergjinë elektrike .
Zbulimet e para të energjisë elektrike janë bërë prapa në Greqinë e lashtë .Gjatë shekujve , ka pasur shumë Zbulimet e bëra në lidhje me energji elektrike . Ne e kemi dëgjuar tëgjithë njerëzit e famshëm si Benjamin Franklin dhe Thomas Edison , por ka pasur shumë Shpikës të tjeregjatë gjithë historisë që kishin secili një pjesë në zhvillimin e energjisë elektrike .Personalitete energjisë elektrikeBenjamin FranklinFranklin ishte një shkrimtar amerikan , botues , shkencëtar dhe diplomat , i cili ka ndihmuar për tëhartuar Deklaratën e famshme e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA . Në 1752 Franklin provuar se rrufedhe shkëndija nga qelibar ishin një dhe e njëjtagjë . Historia e këtij momenti të famshmem është enjohur , në të cilin Franklin ngului një gozhdë hekuri për një qift te mëndafshtë , të cilën ai fluturoi gjatënjë stuhie , duke mbajtur në fund të vargut qift nga një çelës hekuri . Kur shkrepi rrufeja , një shkëndijëe vogël u hodh nga çelësi ne doren e tij . Eksperimenti provoi teorinë Franklin, por ishte shumë errezikshme .Galvani dhe VoltaNë 1786 , Luigi Galvani , një profesor italian i mjekësisë , gjeti se kur këmba e një bretkocë te vdekurishte prekur nga një thikë metalike ,këmba leviz me dhunë . Galvani mendoi se muskujt e bretkocësduhet të përmbajnë energji elektrike . Nga 1792 një tjetër shkencëtar italian , Alessandro Volta , nuk upajtua : ai e kuptoi se faktorët kryesorë në zbulimin Galvanit ishin dy metale të ndryshme -thikë çelikudhe pjatë kallaj - toria e bretkocës ishte genjeshter . Volta tregoi se kur ka lagështi në mes të dymetaleve të ndryshme , energjaelektrike është krijuar . Kjo solli atë që të shpikin baterinë e parëelektrike, grumbull voltës , të cilën ai e bëri nga fleta të holla të bakrit dhe të zinkut të ndara me lagështiprej kartoni .Në këtë mënyrë , një lloj i ri i energjisë elektrike u zbulua , energjia elektrike që rrodhi nëmënyrë të vazhdueshme si një rrymë e ujit në vend të shkarkimit vetem në një shkëndijë të vetme osetronditje . Volta tregoi se energjia elektrike do të mund të bëhet për të udhëtuar nga një vend në tjetrinme tela , duke e bërë një kontribut të rëndësishëm në shkencën e energjisë elektrike . Njësia epotencialit elektrik ,volt , është emëruar pas Volt.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI
ENIGMA E PIRAMIDAVE TE EGJIPTIT
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Prej shekujsh njerëzimi ka admiruar një nga kryeveprat e lashtësisë: piramidat e Egjiptit. Por ashtu siç ndodh shpesh ajo që ne e marrim për të vërtetë historike shpesh fsheh pas saj një sekret befasues. Të tilla janë idetë që do të paraqiten këtu dhe që ju natyrisht nuk keni mundur ti mësoni nga librat tuaj të historisë. Tani do të futemi në fushën e
specialistëve të arkeologjisë botërore. Cilido nxënës normal i shkollës së mesme duhet ta dijë se piramidat e Egjiptit u ndërtuar 4.500 deri në 2.000 vjet para erës sonë nga faraonët, mbretërit e lashtë egjiptianë. Por studimet më të fundit i kanë vënë arkeologët përpara disa enigmave të mëdha.
specialistëve të arkeologjisë botërore. Cilido nxënës normal i shkollës së mesme duhet ta dijë se piramidat e Egjiptit u ndërtuar 4.500 deri në 2.000 vjet para erës sonë nga faraonët, mbretërit e lashtë egjiptianë. Por studimet më të fundit i kanë vënë arkeologët përpara disa enigmave të mëdha.
A KANË QENË VËRTET EGJIPTIANËT NDËRTUESIT E PIRAMIDAVE TË EGJIPTIT ?
Le ta fillojmë me përshkrimin e tri prej piramidave më të famshme : është fjala për tri piramidat e rrafshit të Gizës. Njëra prej tyre, piramida e Keopsit, është piramida më e madhe në botë dhe deri në shekullin e 20-të ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë. Arkeologët dhe egjiptologët janë të gjithë dakort në një pikë: piramida e Keopsit është vepra më e arritur nga të gjitha piramidat e tjera. Menjëherë pas saj vijnë dy piramidat e tjera të ndërtuara shumë pranë saj, por me përmasa më të vogla. Mirëpo studimi i piramidës së Keopsit nxjerr në pah disa cilësi të habitshme të saj. Së pari, kjo piramidë është vendosur saktësisht në qendrën e rëndesës së kontinenteve. Për më tepër nëse heqim dy vija pingule veri-jug dhe lindje-perëndim, këto vija i ndajnë kontinentet në katër pjesë plotësisht të barabarta për nga sipërfaqja. A janë këto thjesht rastësi ? Si është e mundur që egjiptianët ta kenë ndërtuar piramidën pikërisht në një vend të tillë ? Le të kthehemi te versioni zyrtar. Sipas historianëve dhe librave të historisë, piramida e Keopsit u ndërtua rreth viteve 2.580 para erës sonë dhe ndërtimi i saj zgjati 20 vjet. Për realizimin e saj janë përdorur 2 milionë e 300.000 mijë gurë disa prej të cilëve arrijnë peshën deri në 9 tonë. Pesha totale e gurëve të përdorur është 6.5 milionë tonë.
Dy arkeologë të njohur Xhon Uest dhe Robert Shosh ngritën për herë të parë një hipotezë që tronditi gjithë historinë e Egjiptit të lashtë. Ata kishin arritur në përfundimin se piramidat e Gizës, pra ajo e Keposit dhe dy të tjerat nuk ishin ndërtuar nga Keopsi dhe pasardhësit e tij, por kishi egzistuar që përpara ardhjes së tyre në pushtet. Dy arkeologët besonin se piramidat në të vërtetë ishin ndërtuar diku rreth 12.000 vjet para erës sonë, në njëkohë kur asnjë qytetërim nuk egzistonte në botë. Në fakt të dhënat historikë për ndërtimin e piramidave të Gizës janë të pakta. Për herë të parë ato i përmend historiani i vjetër grek Herodoti. Ai thotë se piramida e madhe e Keopsit u ndërtua prej vetë faraonit për të shërbyer si varr pas vdekjes së tij. Për këtë u deshën 20 vjet punë dhe 100.000 njerëz. Mirëpo këto të dhëna nuk janë shumë të besueshme. Që në kohën e tij Herodoti quhej nga bashkëkohasit si “babai i gënjeshtrave”. Duhet theksuar gjithashtu se Herodoti ishte shkolluar në Shkollën Egjiptiane të Mistereve ku ishte betuar të mos tregonte asgjë për të fshehtat e monumenteve të vjetra. Me sa duket në vend të historisë së vërtetë ai ka paraqitur thjesht një version popullor të viteve të tij. Sidoqoftë versionin e Herodotit e kundërshtojnë një numër i madh burimesh egjiptiane, çifute, greke, romake dhe arabe, sipas të cilave piramida e Keopsit nuk ishte ndërtuar gjatë jetës së vetë faraonit, por mijëra vjet përpara tij. Këto burime flasin për një epokë misterioze që quhet prej tyre “epoka e perëndive. Një nga provat që paraqitën historianët për të kundërshtuar këto argumente revolucionare ishin edhe mbishkrimet e gjetura në dhomën e mbretit. Është fjala për mbishkrime midis të cilave gjendet edhe emri i faraonit Keops. Mirëpo analizat e mëtejshme vërtetuan se këto mbishkrime ishin bërë nga arkeologu Riçard Hauard-Uajz në 1837 dhe nuk ishin mbishrkime origjinale egjiptiane. Pra duket qartë se diçka e fshehtë fshihet pas mureve të piramidës. Shumë kohë më pas arkeologët zbuluan një dokument me vlerë të jashtëzkonshme që e ndezi edhe njeherë misterin e moshës së piramidës. Në lindje të piramidës së madhe të Keopsit, arkeologët zbuluan testamentin e faraonit legjendar Keops. Deshifrimi i testamentit i la arkeologët pa frymë: vetë Keopsi shkruante se ai nuk e kishte ndërtuar piramidën, por vetëm e kishte restauruar në disa vende. Keopsi flet edhe për disa zbulime të bëra ndërkohë që pastronte rërën prej piramidës së tij dhe Sfinksit. Ai shkon akoma më larg kur e quan piramidën “shtëpia e perëndeshës Isis”.
JA NJË PJESË NGA TESTAMENTI I FARAONIT:
“Unë sakrifikova për Isisin një qingj dhe pastaj rindërtova tempullin e saj prej guri. Më pas, vizitova Sfinksin madhështor. Kur isha pranë Sfinsksit një rrufe e fuqishme goditi pemën e sikamorit dhe Sfinksin. Unë e riparova Sfinksin menjëherë.” Dhe vërtet në vitin 1930 arkeologu veteran egjiptian Selim Hasan duke pastruar rërën nga Sfinksi kishte gjetur shenjat e goditjes së një rrufeje dhe gjitahstu edhe shenjat e një riparimi të bërë në kohën e Keopsit. Në testamentin e tij Keopsi flet edhe sesi kishte ndërtuar tri piramida të vogla për vete, gruan dhe vajzat e tij. Këto piramida egzistojnë ende dhe gjenden në lindje të piramidës së madhe. Deri tani arkeologët kanë vërtetuar se njëra prej piramidave të vogla ishte përdorur vërtet si varr i njërës prej grave të faraonit. Historia zyrtare gjendet tani përpara vështirësive serioze. Nëse Keopsi është autori i piramidës, përse ai nuk e përdori vetë atë ? Arkeologët mendonin se tri piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar prej faraonëve për të shërbyer si varre për ata vetë. Mirëpo, përse asnjëri prej tyre nuk i kishte përdorur piramidat si strehën e tyre të fundit. Përse Keopsi thotë në testament se ai vetëm e ka restauruar piramidën dhe nuk është ndërtuesi i saj ? Nëse piramidën e madhe nuk e ka ndërtuar Keopsi, atëherë kush kishte mundur ta ndërtonte atë ? Ashtu siç thoshte edhe Albert Ajnshtajni “përfytyrimi është shumë më i rëndësishëm sesa dituria”. Pikërisht tani arkeologët gjendeshin përpara një misteri të madh. Kush mund të ishte në të vërtetë ndërtuesi i piramidës së madhe ? Me dhjetëra hipoteza nga më fantastiket vërshuan mjediset akademike. Në fakt sipas vetë burimeve egjiptiane piramida e madhe kurrë nuk konsiderohet si pronë e një faraoni të caktuar, por si një kryevepër e ndërtuar prej perëndive të vjetra. Krnistët e lashtë, Roman Marcelinus, Al Masudi dhe Ibn Alhokimi që kishin përmbledhur legjendat e lashtësisë, dëshmonin se piramida ishte ndërtuar për të ruajtur diturinë e një qytetërimi të mrekullueshëm nga përmbytjet e lumit Nil. Dhe me sa duket ishin pikërisht këto përmbytje që e shkatëruan këtë qytetërim. Këta kronistë e vendosin origjinën e piramidës së madhe të Keopsit diku rreth 10.000 vjet para erës sonë. Çuditërisht kjo datë përputhet pak a shumë me kohën kur sipas Platonit ishte shkatërruar kontinenti misterioz i Atlantidës. Dhe është pikërisht koha kur planeti Tokë u godit nga një varg ndryshimesh dramatike klimatike si pasojë e përfundimit të epokës së akullnajave dhe shkrirjes së tyre. Gjeologët e mbarë botës kanë vërtetuar se shkrirja e akullnajave u shoqërua me përmbytje me përmasa gjigande që kishin shkatërruar pjesë të tëra të planetit duke zhdukur plot zona të banuara dhe duke bërë kërdinë në florën dhe në faunën e tokës. Ndoshta njëra prej këtyre përmbytjeve ka qenë edhe ajo për të cilën flitet në Bibël dhe në Kuran. Ndoshta një përmbytje e tillë ksihte shkatërruar edhe qytetërimin misterioz që mund të kishte ndërtuar piramidën e madhe. Gjeologët vërtetuan se gjatë kohës së përmbytjeve të mëdha deti Mesdhe ishte fryrë nga akujt e shkrirë duke ndikuar edhe që lumi Nil të përmbyste pothuajse krejt Egjiptin duke arritur një masë rreth 1.000 herë më të madhe sesa ajo e zakonshmja. Kjo kishte ndodhur afërsisht 10.000 vjet më parë. Për më tepër gjeologët gjetën një shtresë 10 metërshe llumi në bazën e piramidës dhe jo vetëm kaq. Bashkë me llumin ata zbuluan edhe shumë fosile të guackave të detit që datonin afërsisht 10.000 vjet. Dukej qartë se në një kohë të caktuar uji i detit kishte arritur deri tek piramida e madhe. Madje, edhe brenda piramidës së madhe, gjeologët zbuluan një shtresë të trashë kripe detare. Por nëse përmbytja e madhe ka ndodhur 10.000 vjet para erës sonë, atëhere në mënyrë logjike mund të mendohet se piramida e Keopsit ishte ndërtuar shumë kohë përpara saj. Megjithë faktet e shumta, një pjesë e egjiptologëve e kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja e tyre se Keopsi ishte ndërtuesi i piramidës së madhe. Mirëpo fakte të reja mbështetën më shumë se kurrë hipotezën se dikush tjetër e kishte ndërtuar piramidën e madhe mijëra vjet para se Keopsi të mbretëronte Egjiptin. Në vitin 1983 prehistoriani Robert Uenke nga Universiteti i Uashingtonit mori leje nga qeveria egjiptiane për të analizuar mbetjet e gjallesave që ishin gjetur në brendësi të piramidës. “Fillimisht analizat treguan data nga më të ndryshmet, mirëpo pas një studimi më të thellë doli që mosha e fosileve të gjetura në bazën e piramidës, kryesisht insekte, i afrohej viteve 3.100 para erëë sonë. Deri këtu gjithçka përputhej. Mirëpo një zbulim i dytë do ti trondiste studiuesit. Fosilet e pjesës së sipërme të piramidës ishin rreth 1.000 vjet më të vjetra se fosilet e pjesës së poshtme. Kjo ishte e pabesueshme. Sipas analizave dukej sikur piramida e madhe ishte ndërtuar së prapthi, pra nga koka drejt sipërfaqes së tokës, gjë që natyrisht për ne nuk ka kuptim.” Fakti që fosilet e gjetura ishin përafërsisht të kohës së Keopsit, në fund të fundit mund të dëshmonin vetëm ato që ai kishte shkruar edhe vetë në testamentin e tij: që riparimet ishin bërë pikërisht në atë kohë. Mirëpo fosilet nuk mund të argumentonin se piramida ishte ndërtuar vërtet në kohën e Keopsit. Për të vërtetuar hipotezën se piramida e madhe nuk ishte ndërtuar nga Keopsi, arkeologët përdorën edhe një lloj tjetër argumenti. Ishte e qartë se piramida e quajtur e Keopsit dhe dy piramidat e tjera pranë saj ishin më të përsosurat nga të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Midis tyre kishte një ndryshim të mahnitshëm. Hipoteza ishte e thjeshtë. Nëse piramida e madhe e Keopsit ishte ndërtuar në të vërtetë para 10.000 vjetësh, atëherë ajo kishte shërbyer si model për të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Me fjalë të tjera faraonët e lashtë thjesht kishin imituar piramidën e madhe duke dashur ti afrohen madhështisë së saj. Kështu arkeologët iu vunë krahasimit të piramidave. Fakti i parë që të bie në sy është se ndërtimi kronologjik i piramidave nuk është linear. Piramidat e Gizës ku bën pjesë edhe piramida e madhe e Keopsit, u ndërtuan sipas historianëve gjatë periudhës së Dinastisë së Katërt nga Keopsi dhe dy pasrdhësit e tij Kefreni dhe Menkari. Mirëpo kronologjia e piramidave nuk i bindet logjikës historike. Nëse Keopsi ishte vërtet ndërtuesi i piramidës së madhe, atëherë logjikisht pasardhësi i tij duhet të kishte ndërtuar një piramidë akoma më të madhe dhe më të bukur. Ky ishte nja zakon i mbretërve të lashtësisë. Asnjë mbret nuk do të ksihte pranuar të kishte një piramidë më të vogël se ajo e parardhësit të tij. Mirëpo në vend që të ishte më e madhe dhe më e bukur, piramida e dytë e Gizës, ajo e Kefrenit është më e vogël dhe më pak madhështore se ajo e Keopsit. Ndërkohë piramida e tretë e Gizës, ajo që i atribohet faraonit Menkar, ishte akoma më e vogël dhe më pak e sofistikuar. Në vend që të përparojë me kalimin e kohës, ndërtimi i piramidave ka rënë çuditërisht. Duket qartë se ka një problem kronologjik me piramidat e Gizës. Por çfarë mund të thuhet nëse përdoret hipoteza e kundërt sipas së cilës Keopsi dhe faraonët e tjerë pas tij nuk i ndërtuan piramidat, por i gjetën të gatshme duke i pritur që prej mijëra vjetësh. Atëherë gjithçka bëhet e qartë. Keopsi, faraoni i parë i Dinastisë së Katërt mori për vete piramidën e madhe, Kefreni faraoni i dytë, piramidënmë të vogël, ndërsa për të tretin Menkarin mbetej vetëm piramida e tretë, ajo më e vogla. Të njëjtën gjë vërteton edhe linja e piramidave të tjera. Siç thamë më lart, piramidat e tjera më të vjetra ose më të reja janë shmë larg madhështisë së tri piramidave të Gizës. Nëqoftëse piramidat e tjera nga Dinastia e Tretë deri në Dinastinë e Trembëdhjetë janë ndërtuar të gjithë nga faraonët, atëherë logjikisht cilësia e tyre duhet të ishte në rritje të vazhdueshme. Mirëpo ajo që ne shohim është se piramidat e para janë shumë poshtë piramidave të Gizës. Pastaj vijnë piramidat e Gizës me madhështinë e tyre dhe më pas piramidat e tjera të cilat njësoj si piramidat e para janë të një cilësie shumë më të dobët. Duket sikur egjiptianët kanë krijuar një teknologji të pabesueshme për ndërtimin e piramidave vetëm gjatë kohës së Dinastisë së Katërt, pra kohës së Keopsit, dhe më pas ata harruan menjëhere sesi ndërtohen piramidat. Kjo natyrisht duket e pakuptimtë. Mirëpo gjithçka merr kuptim nëse pranojmë se piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar shumë kohë përpara të tjerave dhe jo gjatë Dinastisë së Katërt. Rrjedhimisht piramidat e Gizës kishin shërbyer si model për faraonët egjiptianë të cilët ishin përpjekur të imitonin piramidën e madhe, por pa mundur kurrë të arrinin madhështinë e saj. Një fakt tjetër interesant është ai se ndërsa faraonët e tjerë janë varrosur në piramidat që kanë ndërtuar vetë, as Keopsi dhe as dy pasardhësit e tij nuk janë varrosur në piramidat që mbajnë emrat e tyre. Është e qartë se Keopsi nuk e konsideronte piramidën e madhe si varr të ardhshëm për veten e tij. Sikurse tregon edhe ai vetë në testament, piramida e madhe nuk ishte varri i tij, por shtëpia e perëndeshës Isis. Edhe një hollësi tjetër e rëndësishme. Dhoma e sipërme e mbretit në piramidën e madhe të Keopsit është zbuluar shumë vonë. Me sa duket as vetë faraonët egjiptianë nuk ishin në dijeni të saj. Këtë e shpjegon fakti se në asnjë nga piramidat e tjera, përveç atyre të Gizës, nuk kishte dhoma të sipërme sekrete. Gjitahstu vetëm piramida e madhe ishte e drejtuar saktësisht nga veriu, kusht që asnjë piramidë tjetër nuk e përmbushte në nivel të kënaqshëm. Dhe jo vetëm, piramida e madhe ishtë ndërtuar mbi bazën e një dizajni të panjohur për faraonët e tjerë më të rinj ose më të vjetër egjiptianë. E njëjta gjë vlen për madhësinë e gurëve të përdorur dhe për teknikën e habitshme të lidhjes mes tyre. Dhe së fundi, ajo që është më e çuditshmja, ndryshe nga të gjitha piramidat e tjera, piramidat e Gizës nuk kanë asnjë vizatim fetar apo artistik në dhomat e tyre të sipërme. Ndërkohë dihet që të gjitha piramidat e tjera ishin të mbushura me vizatime karakteristike fetare dhe simbolike. Të gjitha karakteristikat e përmendura e bëjnë piramidën e madhe të Gizës të dallohet nga piramidat e tjera. Shumë arkeologë mendojnë aktualisht se ajo nuk ishte vepër e Keopsit, por e dikujt tjetër. Në fakt, ajo piramidë gjendej në truallin Egjiptian mijëra vjet përpara mbretërimit të Keopsit.
POR KUSH MUND TË KISHTE NDËRTUAR NJË PIRAMIDË TË TILLË ?
Një qytetërim i lashtë njerëzor që kishte arritur në një shkallë jashtëzakonisht të lartë teknologjie dhe njohjeje të botës dhe hapësirës. Apo ndoshta jashtëtokësorët ? Si shumë enigma të tjera edhe ajo e piramidës së madhe të Keopsit ka mbetur ende sot e kësaj dite e pazgjidhur. Askush nuk është i gatshëm për të dhënë përgjigjen përfundimtare.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI
LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT- LEARNING GAME, TE MESUARIT PERMES LOJES
LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT
Shumica e studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin periudhen më kritike në zhvillimin e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe aftësitë matematikore. Ne e dijmë që fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjuhën gjjatë kësaj kohe dhe i përvetësojnë fjalët shumë shpejt.
Gjatë kësaj kohe ne duhet të sigurohemi që fëmijët sa më tepër të jenë të ekspozuar gjuhës, librave dhe aktivitetev të tjera ndërvepruese gjatë kësaj kohe. Sot në vendet e zhvilluara dhe në shumë ambiente të edukimit parashkollorë janë hartuar kurrikula të vecanta të cilat kanë për qëllim promovimin e aftësive të fëmijëve parashkollorë për lexim dhe shkrim. Të gjitha këto programe inkorporojnë aktivitete të ndryshme, lojëra dhe përdorimin e materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin e këtyre aftësive. Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer et al., 2003). Ekspertët e fushës së zhvillimit të gjuhës kanë identifikuar 6 aftësi për shkrim dhe lexim tek fëmijët: FJALORI
Fjalori apo të njohurit e emrave dhe gjërave është një shkathtësi shumë e rendësishme për fëmijët gjatë kohës kur ata mësojnë shkrim dhe lexim. Shumica e fëmijëve e fillojnë shkollën duke njohur 3,000 deri në 5,000 fjalë. Fëmijët e e pasurojnë fjalorin e tyre kur atyre iu lexohen libra të ndryshëm, dhe duke emruar gjërat që gjeneden përreth tij.
MOTIVIMI NDAJ LIBRAVE
Paraqet interesin dhe kenaqesine e femijes ndaj librit. Nje femije me motivim te larte ndaj librit kenaqet kur atij i lexohet diqka, luan me libra, behet sikur shkruan dhe lexon , kerkon per t’ia lexuar librat si dhe I pelqen shkuarja ne librari. Femijet inkurajohen te kene motivim me te larte ndaj librave atehere kur ndajme kohë të lexojmë libra me ta, iu mundësojmë qasjen në libra, si dhe t’ia lejojmë fëmijës ta përjetorjë kënaqësinë tone duke lexuar libra. {shtë mire t’I spjegohet sis si shkruajmë dhe lexojmë në jetën tone të përditshme.
NJOHURITË PËR LIBRIN
Njohuritë për librin përfshin të mësuarin se të shkruarit bëhet sipas rregullave të caktuara p.sh. Fillohet prej së larti poshtë, nga e majta në të djathtë, pastaj ndjekja e rreshtave me gisht, ndërrimi i faqes etj.
AFTËSITË E TË TREGUARIT TË NGJARJEVE
Aftësitë e të treguarit apo aftësitë narrative i referohen aftësive për të kuptuar dhe treguar një ngjarje apo histori, përshkruaj gjëra, si dhe iu ndihmon fëmijëve të kuptojnë se cfarë janë duke lexuar. Një shembull i aftësive trguaese është kur fëmija është në gjendje të përshkruajë se ngjarjet e festës së ditëlindjes, ose të përsgkuar përjetimet e tij gjatë pushimeve verore. Inkurajimi i fëmijës për të treguar dhe përshkruar gjërat e ndryshme që i ka bërë sipas rendit të rregullt do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e kësaj aftësie.
NJOHJA E SHKRONJAVE
Njohja e shkronjave përfshin të mësuarin se shkronjat emërohen, ndryshojnë njëra prej tjetrës dhe se secila shkronjë ka tingullin e caktuar. Shembull i njohjes së shkronjave është atëherë kur fëmija është i aftë të emërojë shkronjë B dhe të na tregojë tingullin që kjo shkronjë ka. Njohja e shkronjave mund të zhvillohet duke përdorur e aktiviteteve të ndryshme argëtuese të të lexuarit dhe shkruarit, sikurse të piaksurit dhe emërimi I shkronjave në abetare, në librat e ndryshme me figura apo të shenjave të ndryshme.
TË NJOHURIT FONOLOGJIK
Të njohurit fonologjik paraqet aftësinë për të manipuluar tingujt në fjalë. Kjo përfshin aftësinë për të dëgjuar dhe krijuar ritëm, për t’i shqiptuar fjalët me tinguj ose aftësia për t’i bashkuar dy pjesëza të fjalës në një fjalë të vetme. Shumica e fëmijëev që kanë vështirësi në të lexuar paraqesin vështirësi edhe në të njohurit e tingujve.
Disa prej këshillave për zhvillimin e të nohurit fonologjik janë siq vijojnë:
• Krijo fjalë qesharake p.sh.. makina, pakina, takina , ratina etj .
• Fjalët të thuhen me një pause mes rrokjeve ( le…pu….ri…) duke ia mundësuar fëmijë t’ia qëllojë sfjalën të cilën ju dëshironi ta thuani .
• Të lexuarit e vjershave me ritëm ose tingujve të tjerë
LOJA DHE AFTËSITË E TË LEXUARIT DHE SHKRUARIT TEK FËMIJËT
Loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ “par excellence” gjatë viteve parashkollore. Rëndësia e të mësuarit përmes lojës për herë të parë është përmenduar nga edukatori i parë gjerman Fridrih Froebel (1782 – 1852). Shumë më vonë, Piazhe e ofron një arsyeshmëri nga aspekti psikologjik ndaj kësaj doktrine, duke argumentuar se eksplorimi aktiv i fëmijëve me shumëllojshmëri të gjerë të objekteve është një pararendës thelbësor e të kuptuarit të mëvonshëm verbal dhe kognitiv. Mohimi i mundësive të fëmijëve për lojë mohon edhe mundësitë e tyre për zhvillim dhe edukim. Loja përkrah në mënyrë të padiskutueshme qëllimet e të mësuarit duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive e të lexuarit, forcimin e shkathtësive të të shkruarit si dhe të aftësive vetë-rregulluese. Kur loja aplikohet në ambientet akademike fëmijët mund t’a pëlqejnë më tepër procesin e të mësuarit e cila gjë i ndihmon ata të behen vetë-drejtues dhe nxënës të vetë-motivuar. Në përgjithësi loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të kuptuarit e rolit të lojës gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe edukatorëve. Në literaturën e sotme loja e fantazuar përmendet nga ana e shumicës së studiuesve për rëndësinë e saj në procesin e të mësuarit sidomos tek fëmijët parashkollorë. Loja e fantazuar përfshin forma të ndryshme të aktivitetieve “bëje dhe beso” përfshirë sjelljet jashtë kontekstit (p.sh kur fëmijët bëjnë sikur hanë duke mos pasur ushqim), objektet zëvendësuaese (p.sh përdorimi i biberonit lodër për të ushqyer kukullën lodër). Loja e fantazuar përbën 17% të lojës gjatë viteve parashkollore dhe 33% gjatë lojës në kopsht. . Psikologu Lev Vigotski ka sugjeruar se loja e pretenduar është aktiviteti më spontan gjatë fëmijërisë gjatë të cilit fëmija funksionin në një nivel më të lartë intelektual dhe nivel më të lartë të kompetencës në krahasim me të gjitha aktivitetet e tjera të tij. Gjatë lojës së fantazuar zhvillohen këto aftësi: kujtesa e punës (prej kur fëmiu pretnedon të jetë dikush tjetër ai duhet ta mbajë mend rolin dhe të qëndrojë brenda këtij karakteri), të menduarin fleksibil( ata duhet t’iu përshtaten vendimeve që fëmijët e tjerë i sjellin gjatë lojës) dhe kreativitetin. Studiuesit e ndryshëm kanë identifikuar disa prej përfitimeve akademike të lojës së fantazuar. Një studim ka vërtetuar se kualiteti I lojës së fantazuar ka parashikuar aftësitë e hershme të të shkruarit - teoritikisht loja e fantazuar është një formë e mediave simbolike sikurse është edhe të shkruarit, dhe fëmijët të cilët arrijnë t’i bartin mendimet dhe ndjenjat në fantazi ata kanë shumë mundësi që në të ardhmën të jenë më të aftë të bartin këto mendime gjatë të shkruarit. Në mënyrë të njëjtë, fëmijët të cilët I kuptojnë historitë e ndryshme nga perspektiva e lojës së fantazuiar do të jenë më të aftë të kuptojnë përmbajtjet e historive që iu lexohen atyre. Duke e njohur rendësinë e thelbësore të lojës në zhvillimin e fëmijës ekspertët kanë dizajnuar kurrikula të cilat përdorin lojën për të nxitur dhe zhvilluar zhvillimin kognitiv të fëmijëve por edhe për t’iu mësuar atyre aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit( Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer me bashkëpuntorë., 2003). P.sh Bodrova and Leong’s (2001, 2003) kanë hartuar programin “Mjetet e Mendjes” një program që e dedikohet klasave parashkollore dhe fëmijëve që ndjekin kopshtin. Ky program I kushton një rëndësi të vecantë aplikimit të lojërave socio-dramatike në promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të tij Elkonit. Këta klasa përfshijnë hapësira ku zhvillohen lojërat dramatike dhe ku fëmijët kalojnë një pjesë të mire të kohës duke u përfshirë në mjaft aktivitete dramatike. Edukatorët mbështetin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situate imagjinare duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes së lojës. Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenaret e lojës në të shkruar ku përfshijnë temën, rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja. P.sh edukatori e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët atëherë kur ajo prezanton materialet e skenës p.sh: gjatë luuajtjesë së lojë “ordinance e mjekut” mësuaesi prezanton stetoskopin apo gjilpërën tek fëmijët). Aftësitë para të shkruarit pastaj zhvillohen kur fëmijët mundohen të përshkruajnë recetat . Poashtu edhe aftësitë numerike zhvillohen gjatë kësaj loje Aftësitë para-matematikore zhvillohen gjithashtu gjatë lojërave socio-dramatike (p.sh paraqitja e një tabele matëse për gjatësinë dhe peshën në zyrën e mjekut). Një mundësi tjetër e promovimit të aftësive të para për shkrim dhe lexim bëhet atëherë kur educatorët kërkojnë nga fëmijët të eksplorojnë ambientin jashtë klasave dhe të shënojnë në table se cialt bimë I kanë vëzhguar jashtë. Ndërsa më vonë ata mund ta përdorin edhe enciklopedinë me figura të bimëve për t’I indentifikuar ato me tej me fotografi. Ata poashtu mund të krijojnë lista dhe grafikone për t’I organizaur observimet e veta të cilat aktivitete njëkohësisht promovojnë shkathtësitë para matematikore. Gjuha orale – Lojërat socio-dramatike ndodhin atëherë kur një grup I fëmijëve përpiqen të ndajnë rolet dhe të performojnë ngjarje dhe situate të imagjinaura (Johnson me bashkëpuntorë., 2005). Hulumtesit kanë dokumentuar një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre lojërave dhe aftësive gjuhësore. Edhe lojëra e fantazuar edhe gjuha përmbajnë përfaqësime simbolike. Në gjuhë tingujt përfaqësojnë objektet, veprimet, qëndrimet dhe situatat. Në lojë fëmijët përdorin objektet dhe veprimet sikurse edhe gjuhën për të përfaqsur pamjet e tyre mentale. Prandaj ështp edhe mjaft e rpanueshme edhe ndërlidhja mes gjuhës dhe lojës. Bazuar në kët fakt rezultatet e shumë hulumtimeve flasin se fëmijët të cilët një pjesë të kohës gjatë qëndrimit n[ klasat parashkollore e kanë kaluar në aktivitetet sociodramatike kanë treguar aftësi më të larta gjuhësore në krahasim me fëmiët e tjerë (Garvey, 1974) Shumë studime kanë vërtetuar se fëmijët me aftësi më pak të zhvilluara për lexim dhe shkrim kanë qenë fëmijët të cilët kanëa rdhur prej familjeve të varfëra, fëmijët të racës o të bardhë, fëmijët për të cilët gjuha e institucionit parashkollorë nuk është gjuhë e tyre primare, fëmijët me dëmtime në shqisat e të dëgjuarit, dhe fëmijët prindërit e të cilëve nuk e kanë aplikuar të lexuarin së bashku
ROLI I EDUKATORËS NË PROMOVIMIN E AFTËSIVE PËR SHKRIM DHE LEXIM TEK FËMIJËT NË EDUKIMIN E HERSHËM FJALORI I PASUR I EDUKATORES
– Edukatorët duhet t’i përfshijnë fëmijët gjatë bisedave të pasura në grupe të mëdha, grupe të vogla dhe në diskutimet sy më sy.
Kur flisni me fëmijët :
• Përdorini fjalë jo shumë të njohura të cilat fëmijët jo ♪5do here mund t’I dëgjojnë gjatë përdithsmërisë
• Zgjatni komentet që fëmijët japin në komentë më përshkruese si dhe keni kujdes që fjalitë të shqiptohen me gramatikë të rregullt
• Diskutoni tema sfiduese për fëmijët – të cilat përmbajnë njohuritë për botën dhe të cilat inkurojojnë shprehjen verbale të fëmijëve
• Emëroni gjërat që gjenden përreth fëmijëve – përdorni sa më shumë përshkrime për objektet që gjenden përreth p.sh..sillma topin me ngjyrë të kuqe apo sillma librin e cili gjendet mbi tavolinën e verdhë në fund të klasës ne vend të : “sillma atë librin atje në fund” etj
• Dëgjoni fëmijën deri në fund dhe kthejani përgjigjen e duhur. .
Të lexuarit e librave me përralla. Librat me përralla i lexoni me zë një ose dy herë në ditë; prezentoni para fëmijëve histori dhe ngjarje argëtuese, vjersha dhe libra me informata. Ofroni një bisedë përkrahëse para, gjatë dhe pas të lexuarit. Aktivitetet e të njohurit fonologjik - ofroni aktivitete të cilat rsisin njohuritë e fëmijëve për tingujt dhe gjuhën. Këto aktivitete mund të përfshijnë: luajtja e lojërave dhe të dëgjuarit e historive, vjershave dhe këngëve që përmbajnë ritëm Aliteracioni – njohja e disa fjalëve të cilat fillojnë me tingull të njëjtë ( vijnë vajzat valle valle) Përputhja e tingujve – të vendosur se cilat fjalë nga një grup I fjalëve kanë tingullin e njëjtë ( ia tegojmë fëmijës një fotografi ku janë të vizator zogu, qeni, macja, dhe I pyesim se emir I cilës kafshë fillon me m). Pëpiquni që këto aktivitete të jenë sa më argëtuese dhe fëmijët të ndjenjë kënaqësi. Aktivitetet e Alfabetit - Angazhoni fëmijët në materialet që mundësojnë identifikimin e shkronjave të alfabetit përfshirë: Abetaret; letrat ngjitëse; blloqe me shkronja dhe puzzle; tabela me shkronjat e alfabetit. Përdorini shpesh udhëzime që përmbajnë një kuptim personal për fëmijët p.sh ( Ema dhe Eris shiqoni, emrat e juauj fillojne me të njëjtën shkronjë) 5. Përkrahni aktivitetet e të lexuarit tek fëmijët; Inkurajoni fëmijët të provojnë të lexojnë libra dhe materiale të tjera me shkrime duke u ofruar një kënd të librariesë Brenda ambientit të klasave; përsëritja e të lexuarit të librit të njëjtë dhe të preferuar të fëmijëve 6. Përkrahni të shkruarin e fëmijëve; të përkrahen fëmijët që të bëjnë shkarravina; shkruarjen e shkronjave që njohin, etj 7. Ndarja e përvojave të librit – lexoni libra të mëdhenjë fëmijëve dhe ndiqni rreshtat me gisht. Gjatë leximit kërkoni që fëmijët të bëjnë dallimin mes shkronjave dhe figurave; të lexuarit e rreshtave nga e majta në të djathtë, Fillimisht iu tregohet fotografia e Kopertinës dhe kërkohet nga fëmijët t’ia qëllojnë titullin, pastaj gjatë leximit të përrallës fëmijët të japin ide se si do të vazhdojë tregimi dhepara mbarimit të japin ide se cili do të jetë fundi I historiesë. SI dhe në fund pas përfundimit të leximit të kërkohet nga ta të japin ide për të ardhmen e personazheve në përrallë
AFTËSITË MATEMATIKORE DHE LOJA NË EDUKIMIN E HERSHËM
Edhe para se të fillojnë shkollën fëmijët përvetësojnë disa aftësi para matematikore të cilat shërbejnë si bazë për formimin e koncepteve matematikore në të ardhmen. Loja në të gjitha format e saj ofron mundësi të shumta për zhvillimin e këtyre aftësive. Shpesh here fëmijët arrijnë të bëjnë dallimin në sasi qysh në moshë të hershme: p.sh I dëgjojmë teksa flasin për lodrat e tyre si”unë kam një kukull, ti ked y etj
. KONCEPTET DHE AFTËSITË E HERSHME MATEMATIKORE PËRFSHIJNË:
Të kuptuarit e madhësisë, formës dhe modeleveUnderstanding size, shape, and patterns Aftësia për të numëruar verbalisht (Aftësia për të numruar para dhe mbrapsht) Njohja e numrave Identifikimi i një apo më shumë pjesëveIdentifying more and less of a quantity Të kuptuarit e ndërlidhjes një-nga një (p.sh përputhja e blloqeve; njohja se cili grup ka 4 elemente e cili 5 etj) Pothuajse të gjtiha format e lojërave japin mundësi për zhvillimin e aftësive matematikore tek fëmijët; p.sh ndërtimi me blloqe mundëson që fëmijët të perceprojnë hapësirën, të arrijnë të bëjnë dallimin mes lartësive gjatë ndërtimit të objekteve, mësojnë për gjerësinë etj. Përdorimi I vjershave dhe këngëve që përmbajnë numra do të ishte një mundësi e mire që fëmijët të njihen me numrat. Objektet me të cilat loz fëmija të numrohen me zë qoftë nga edukatorja apo fëmijët. Ekspozimi I flip chartave, tabelave dhe grafikonëve që përmbajnë numra të jenë të ekspozuar në ambientet e klasave nga na e edukatoreve. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Bulimia Shkaqet Nervore
Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 20,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.
Nëse keni një anëtarë të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.
Shkaqet
Gjer më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.
Komplikimet mjekësore nga bulimia
Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)
Statistikat
Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.
Bulimia nervore
Bulimia nervore perfshin episode te te ngrenurit ne menyre te pakontrollueshme dhe me pas menyra te ndryshme te nxjerrjes jashte te ushqimit ( me ane te laksativeve, duke provokuar te vjella).
Kjo patologji e te ushqyerjes eshte pershkruar per here te pare ne 1979 dhe eshte klasifikuar si crregullim psikiatrik ne vitin 1980. Eshte me e shprehur mes studenteve.
Njerezit qe vuajne nga bulimia nervore mund te kene faktore gjenetike apo stil jetese qe i ben te predispozuar te jene mbipeshe. Ashtu si dhe pacientet me anoreksi me te prekur nga kjo patologji jane femrat. Por ndryshe nga njerezit anoreksike, ato qe vuajne nga bulimia jane afer apo pak mbi peshen e tyre normale dhe jane ne pergjithesi me seksualisht aktive . Personat me bulimi nervore mendojne per ushqimin ne menyre te vazhdueshme. Ndryshe nga anoreksiket qe e refuzojne ushqiminin, ai qe eshte me bulimi i drejtohet ushqimit ne situata kritike apo stresi.
Gjithashtu ndryshe nga anoreksiket ato me bulimi e kuptojne qe sjellja e tyre eshte anormale. Jane persona qe ne pergjithesi kane vleresim te ulet per veten, me depresion. Pothuajse 50 % te rasteve me bulimi, vuajne nga depresioni. Gjtiashtu shume paciente me bulimi raportojne per nje femije te veshtire apo qe mund te kene qene seksualisht te abuzuar gjate femijerise.
Pacientet me bulimi, jane impulsive, abuzues me alkolin ose drogen, tentativa vetvrasje apo aktivitet te shtuar seksual. Psikologet e shpjegojne me paaftesine e tyre per te kontrolluar impulset dhe deshirat.
Sjellja tipike e nje pacienti me bulimi nervore
Shumica e pacienteve me bulimi nervore, ka mundesi mos te diagnostikohen kurre. Nje person thuhet se vuan nga bulimia nervore, ne rast se ha ne menyre te pakontrolluar dhe nxjerr jashte me purgative ose te vjella ushqimin te pakten 2 here ne jave per te pakten 3 muaj rresht.Keta paciente bejne nje jete sekrete, duke i fshehur keto lloj tendenca ushqyerje. Ngaqe bulimia eshte kryesisht e evidentuar nga rastet e vetraportimit, mendohet se ka me shume raste me bulimi se sa jane te raportuara.Ciklet e ngrenies se pakontrolluar- dhe nxjerrja jashte e ushqimit, mund te praktikohet perdite, cdo jave apo cdo muaj. Zgjat nga ½ ore deri ne 2 ore. Ne pergjthesi e bejne naten, qe jane me te qete per ta bere dhe me me pak mundesi ti nderprese dikush.Keta paciente konsumojne ne menyre te njehershme ushqime me sasi te larte kalorifike si cokollata, embelsira, pije me gaz dhe me pas behen pishman qe i kane ngrene dhe i nxjerrin menjehere jashte, kryesisht me ante te vjellave apo duke perdorur purgative te fuqishem.Pacientet me bulimi kane tendenca te bejne stervitje shume energjike ne menyre qe te harxhojne aq energji sa sasia e ushqimit qe kane konsumuar.Pacientet bulimike nuk ndihen krenar per sjellje e tyre. Pasi hane shume dhe ne menyre te pakontrollueshme ata ndihen fajtore dhe te depresuar. Me kalimin e kohes ata perjetojne nje vetvleresim shume te ulet dhe depresion te thelle. Ne rast se ata kapen duke e bere kete veprim, ata e mohojne dhe mund te kalojne ne agresivitet duke e nxjerre jashte familjarin qe e ka kapur ne akt. Ata me kalimin e kohes distancohen nga familja dhe shoqeria dhe kalojne me shume kohe ne procesin e ngrenies- nxjerrjes jashte te ushqimit.
Demtimet fizike te shkaktuara nga bulimia nervore
Procesi i te shkaktuarit vete te te vjellave eshte nje metode shkaterruese. Ekspozimi i shpeshte i dhembeve me acidin e stomakut gjate te vjellave con ne demtim te dhembeve duke shkaktuar demineralizim te tyre dhe i ben te ndjeshem ndaj te nxehtit, te ftohtit. Me kalimin e kohes dhembet demtohen shume rende duke cuar deri ne renien e tyre.
Nivelet e natriumit bien ne organizem qe mund te coje ne crregullime te pulsit te zemres. Gjendrat e peshtymes enjten si rezultat i infeksioneve dhe nga irritimi nga te vjellat e shpeshta. Shfaqet dhe problemi i konstipacionit si rezultat i perdorimi te shpeshte te laksativeve.
Trajtimi i bulimise nervore
Trajtimi i bulimise nervore ashtu si dhe ai i anoreksise eshte nje trajtim multidimensional. Ai konsiston ne terapine e ushqyerjes e kombinuar me trajtim psikologjik te pacienit.
Qellimi kryesor ne trajtimin e bulimise eshte te reduktohet ushqimi i marre nga pacienti ne rastet kur ha ne menyre te pakontrolluar dhe duhet punuar me pacientin qe ta ndihmoje te rrise vetvleresimin dhe te mundohet qe ti kaloje problemet dhe veshtiresite jo duke ju drejtuar ushqimit ne menyre te pakontrolluar.
Ata gjithashtu kane tendence ta hane ushqimin shume shpejt prandaj duhen ndihmuar qe te hane ne menyre te ngadalte e te shtruar dhe te hane shpesh edhe pak
Mjekët specialistë tërheqin vëmendjen që rastet dhe shenjat e para të trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur, për të bërë të mundur trajtimin e mirë të sëmundjes
Megjithëse mendimet shkencore ende nuk kanë arritur të shpjegojnë shkaqet e vërteta të kësaj patologjie, ka mendime të cilat anoreksinë nervore e kategorizojnë në grupin e neurozave histerike, ndërsa të tjera në gamën e gjerë të depresioneve të maskuara. Gjithsesi anoreksia, ose më mirë të shpreheshim ulja e oreksit, lidhet me shumë faktorë, të cilët nuk kanë lidhje me anoreksinë nervore. Një gjendje gripale e zakonshme, sëmundje të aparatit tretës, gjendje depresioni apo stresi, apo sëmundje të tjera të organizmit, mund të çojnë në shfaqjen e problemeve me oreksin.
Kohët e fundit janë shtuar rastet e anoreksisë nervore dhe bulimisë. Anoreksia nervore ndeshet më shpesh në vajzat e rritura dhe gratë e reja, dhe më rrallë në seksin mashkull.
Kur bëhet fjalë për këtë patologji, në kuadrin klinik të saj përfshihen tri shenja kryesore: Anoreksi, ose ulje apo mungesë oreksi. Shenjë tjetër është dobësi trupore ose rënie në peshë në shkallë të ndryshme. Por nuk mungon dhe amenorea te vajzat (çrregullim apo ndërprerje e menstruacioneve). Fillimisht (sidomos te vajzat) vihet re se nuk u pëlqejnë disa lloje ushqimesh, pretendojnë për dietë të zgjedhur, hanë pak ose nuk shtrohen fare në tavolinë, ndërsa më vonë gati heqin dorë nga të ngrënit. Ankohen se kanë rëndim në stomak sapo konsumojnë diçka, kanë ndjenjën e të vjellit ose pas ngrënies, qoftë edhe në sasi të vogla, provokojnë vetë të vjellat. Duke qenë se refuzojnë ushqimin apo vakte të tëra i kalojnë pa ngrënë, dobësohen jashtë mase, por për habi e ndjejnë veten mirë fizikisht, dhe suportojnë edhe lodhjet fizike. Rënia e peshës mund të arrijë deri në 1 e peshës trupore që kanë pasur, ndonjëherë edhe më tepër, por kjo për ato është e parëndësishme, çuditërisht janë aktive dhe nuk e ndjejnë lodhjen. Në këndvështrimin klinik, nuk paraqesin ankesa edhe pse i “tradhton” pamja, lëkura duket e fishkur dhe mund të kenë rënie të flokëve. Çrregullimet menstruale (dismenorea apo amenorea) nuk mund të konsiderohet shenjë domethënëse, sepse ata mund të ndodhin edhe jashtë kësaj patologjie, por në rastin e anoreksisë nervore ato nuk korrigjohen nga marrja e preparateve hormonale dhe menstruacionet rifillojnë kur e sëmura rimerr shëndetin e mëparshëm. Të sëmurat mund të vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) shenjë që do justifikohej nga mosushqyerja.
Ecuria e të sëmurëve me anoreksi nervore është e ndryshme nga një individ tek tjetri. Shumica e tyre shërohen plotësisht, një pjesë përmirësohen (pa përjashtuar përsëritjet në momente të veçanta). Gjithsesi ecuria varet shumë nga momenti i vendosjes së diagnozës, ndërgjegjësimi dhe trajtimi në kohën dhe mënyrën e duhur.
Parë në hollësi, anoreksia dhe bulimia, janë kahe të së njëjtit proces, megjithëse ekstreme të njëra-tjetrës. Bulimia është ngrënie e rastësishme (po e domosdoshme) e sasive të mëdha ushqimi në mënyrë të pakontrolluar. Rastet me bulimi janë shumë të rralla, eksepsionale. Sipas disa autorëve kalorazhi i marrë arrin deri në 50 mijë kalori, ndërkohë që në kushte normale ka nevojë për 3500 kalori. Në përgjithësi të sëmurët parapëlqejnë ëmbëlsirat, provokojnë vetë të vjellat ose ato mund të jenë reflektore nga mbingarkesa, pasi kanë ngrënë në mënyrë “të babëzitur”.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...