Elementet thelbesore te demokracise bashkekohore
Format e demokracise
Teorite e demokracise
1.Zgjedhjet dhe Demokracia
Demokracia eshte nje forme e qeverisjes me te cilen autoriteti shteteror rrjedh nga populli. Fjala “demokraci” vjen nga fjala e vjeter greke demos- qe do te thote njerez dhe kratos- qe do te thote fuqia/pushtet.
Pas vitit 1945 ka patur nje perhapje te demokracise perendimore ne Evrope dhe neper bote, e cila zevendesoi format autoritare te qeverisjes. Me rrezimin e qeverive fashiste, dukej se kriza te cilen perjetoi demokracia gjate shekullit 20 u tejkalua.
Megjithate, jo te gjitha vendet te cilat teorikisht perkrahin demokracine si nje forme te qeverisjes i respektojne parimet demokratike apo jeten e praktikes demokratike. Ky me teper si nje zhvillim paradoksal, demostron se mbajtja e debatit kritik mbi demokracine dhe demokratizimin eshte nje nevoje aktuale.
“Nocioni im i demokracise eshte qe me i dobeti duhet te kete shansin e njejte sikurse me i forti”
MAHATMA GANDI
2.Elementet thelbesore te demokracise bashkekohore
Barazia – parimi i barazise nenkupton se te gjitha qeniet njerezore jane te barabarte qe prej lindjes, duhet te gezojne mundesi te barabarta, pjesemarrje ne jeten politike te bashkesise si dhe se fundi, gezimi i te drejtes se trajtimit te barabarte perballe ligjit.
Pjesemarrja – demokracia eshte e pakuptimte pa pjesemarrje, pjesemarrja ne bashkesi dhe çeshtjet e politikave eshte nje parakusht i ndertimit te sistemit demokratik.
Sundimi i shumices dhe te drejtat e pakices -edhe pse demokracia perkufizohet si sundimi nga populli, ne fakt eshte sundimi i shumices. Kjo po ashtu nenkupton nje obligim te shumices te marre parasysh te drejtat dhe nevojat e ndryshme te grupeve te pakicave. Shkalla ne te cilen obligimet plotesohen jane nje indikator i shtimit te metejshem te vlerave demokratike ne shoqeri.
Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshem – demokracia nenkupton mbrojtje te nje personi apo grupi te vogel nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi perpara ligjit, kufizim te fuqise apo autoritetit publik.
Respekti per te drejtat e njeriut- Nje shtet demokratik ka obligim te garantoje, te respektoje, te mbroje dhe te permbush te gjitha te drejtat e njeriut ne menyre qe te siguroje se te gjithe qytetaret e tij mund te jetojne te lire nga frika. Nje fokus i veçant shtrihet ne ato te drejta te cilat jane kyçe per pjesemarrje civile, siç eshte e drejta per grumbullim, liria e te shprehurit, liria e te menduarit, ndergjegjes dhe besimit fetar. Nje ambient i favorshem per demokracine mund te krijohet vetem nese merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore.
Pluralizmi politik – trandicionalisht, eshte detyre e partive politike qe te konsolidojne diversitetin e ideve dhe opinioneve dhe t’i perfaqesojne ato ne debatin publik. Vetem pluralizmi politik mund te siguroje struktura fleksibile qe te pershtat nevojat e ndryshme, prandaj kjo ende mbetet baze per qeverisjen demokratike.
Zgjedhje te lira dhe te paanshme- zgjedhjet jane karakteristika me themelore e demokracise. Asnje forme tjeter regjimi nuk lejon vendimin e popullit mbi udheheqjen politike. Ështe element i domosdoshem te sigurohet qe e drejta e votes te jete universale, e lire, e barabarte, sekrete dhe direkte.
Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u paraqit si koncepti nga J. Locke (Dy traktate per qeverine-1690) dhe u perparua nga Monteskje (Fryma e ligjeve-1748). Ndarja e pushteteve eshte nje parim themelor per demokracite moderne, gjeresisht dallojme hallken ekzekutive, legjislative dhe gjyqesore, qe funksionojne te pavarura, por i japin pergjegjesi njera-tjetres dhe popullit.
Sistemi i kontrollit dhe balances ofron nje mekanizem adekuat te kontrollit dhe si i tille parandalon keqperdorimin e pushtetit shteteror.
3.Format e demokracise
Dy format e demokracise sot :
3.1 Demokracia direkte
Demokracia direkte eshte nje forme e qeverisjes, ne te cilen e drejta per te marre vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithe trupi qytetar, duke vepruar nen procedurat e sundimit te shumices. Kjo forme eshte e mundshme vetem per etnitete te vogla. Per kete arsye asnje sistem modern demokratik nuk eshte sistem i paster demokratik edhe pse te gjithe keto kane elemente te demokracise direkte
Kufizimet e Demokracise Direkte
Ne Athinen e lashte njerezit merrnin pjese ne menyre direkte ne vendimmarrje, por kjo nuk e kalonte kufirin e polis-it, ndersa sot kur shtetet jane se pari, me nje shtrirje te madhe gjeografike; se dyti, te super populluara dhe se treti, kur e drejta e votes eshte zgjeruar, demokracia direkte eshte pothuajse e pamundur te aplikohet, per me teper qe dhe niveli i shpenzimeve per aplikimin e kesaj forme demokracie eshte shume i larte.
Megjithate element te demokracise direkte gjejme te aplikuara ne veprimtarine e nje sere institucionesh siç jane asamblete popullore, iniciativat legjislative popullore, referendumi etj.
3.2 Demokracia perfaqesuese
Demokracia perfaqesuese eshte nje forme e qeverisjes ne te cilen qytetaret ushtrojne te njejten te drejte, jo personalisht, por nepermjet perfaqesuesit te zgjedhur nga ata dhe te pergjegjshem ndaj tyre.
Dy elementet kryesore te demokracise perfaqesuese jane:
(1) ndarja mes “sunduesit” dhe “te sunduarve”,
(2) zgjedhjet periodike si nje mjet kontrolli i “sunduesit” nga “te sunduarit”.
Demokracia perfaqesuese eshte e nderlidhur me dy forma themelore te qeverisjes: demokracine parlamentare dhe demokracine presidenciale.
Demokracia parlamentare
Ne kete forme qeverisje dallojme keto tipare:
Parlamenti ka rol qendror;
Ekzekutivi udhehiqet nga kryeministri apo lideri i kabinetit dhe eshte i varur nga besueshmeria e parlamentit;
Kryetari i shtetit zakonisht ka pak apo nuk ka fare fuqi ekzekutive, por vetem funksion si perfaqesues te unitetit kombetar dhe funksione honorifike ceremoniale.
Demokracia presidenciale
Ne kete forme qeverisje dallojme nje tipar dominat:
Ezekutivi udhehiqet nga kreu i shtetit i cili zgjidhet direkt nga populli dhe nuk varet nga besueshmeria e parlamentit
Krahasimi i dy modeleve…
Ne sistemin presidencial, behen zgjedhje te ndara per qeverine dhe per asamblene parlamentare, kurse ne demokracite parlamentare nje pale zgjedhje vendosin per te dyja.
Ne sistemin parlamentar, qeveria autorizohet nga parlamenti, i cili mund ta therrase te jape doreheqje. Ky opsion i refuzohet parlamentit ne sistemet presidenciale, perveç procedures se impiçmentit (SHBA).
Angazhimi ne parlament eshte parakusht per angazhimin ne qeveri ne shume sisteme parlamentare, ndersa eshte jokompatibil ne shume sisteme presidenciale.
Parlamenti dhe qeveria zakonisht jane me shume te nderlidhura me demokracite parlamentare, kurse ne sistemet presidenciale ka nje ndarje me te qarte te pushtetit. Sidoqofte, pushteti ekzekutiv eshte i ndare shpesh ndermjet kreut te shtetit ne njeren ane dhe kryeministrit, ne anen tjeter.
Per perfaqesimin demokratik
Perfaqesimi politik ne demokraci “qeverisje e popullit nepermjet perfaqesuesve, qeverisje ne emer te popullit dhe per popullin”
Por nese “kratia” e dime qe eshte pushtet/fuqi/qeverisje, me “demos” çfare kuptohet?
Goviani Sartori dallon:
Popull do te thote fjale per fjale gjithkush.
Popull do te thote nje madhesi e perafert, shume veta.
Popull si klase e ulet, proletariat.
Popull si nje entitet i pandare, nje e tere organike.
Popull si pjesa me e madhe e shprehur nga parimi i shumices absolute.
Popull si pjesa me e madhe e shprehur nga parimi i shumices se kufizuar
Konkluzion
Parimi i shumices se kufizuar del se eshte parimi ne baze te se cilit funksionon demokracia.Kjo eshte nje pike thelbesore qe do t’i kthehemi perseri per ta trajtuar me gjere.
4.Teorite e demokracise
Teoria e identitetit vs Teoria e konkurrences
Teoria e identitetit:
Niset nga koncepti i identitetit te qeverisesve dhe i te qeverisurve;
Bazohet ne postulatin e Zhan Zhak Rusose “jo vullneti i shumices, por vullneti i pergjithshem duhet te gjeje shprehje ne ligj”.
Vullnet i pergjithshem, eshte objektivisht i njohur dhe unik.
Uniteti i qeverisesve dhe i te qeverisurve nuk lejon ekzistencen e interesave te veçanta, e ne kete menyre as te grupeve te veçanta.
Synon realizimin e nje sistemi juridik te varur nga mandati imperativ.
Me mandatin imperativ, deputetet jane te varur drejtperdrejte nga udhezimet e votuesve, dhe ne kete menyre ne çdo kohe eshte e mundur heqja e votebesimit.
Teoria e konkurrences
“Metoda demokratike eshte ajo gjetje institucionale per te arritur ne vendime politike, ne te cilen disa persona e fitojne pushtetin per te vendosur permes nje lufte konkuruese per voten popullore”.
Schumpeter, J.A. “Capitalism, Socialism and Democracy”
Thelbi permbajtesor i teorise se konkurrences:
Pranohen kontradiktat ekzistuese te interesave ne shoqeri.
E mira e perbashket nuk mund te perkufizohet apriori.
E mira e perbashket eshte rezultat i kompromisit te arritur me pas (a posteriori) ne luften e konkurrences politike
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...