DETYRË KURSI
Tema: Kontrolli i zbatimit të të drejtave të punonjësve dhe të sindikatave
Fakulteti Drejtesise Dega:Juridik
Lenda: E drejta punes
Cilësia e të drejtave të punës dhe standardeve varet së pari nga dispozitat ligjore të kodifikuara dhe së dyti nga mënyra sesi dialogu social funksionon në praktikë. Një faktor tjetër i rëndësishëm gjithsesi mbetet çështja sesi marrëveshjet e bëra brenda dialogut social ose sipas legjislacionit në fuqi zbatohen në bazë. Monitorimi i sa më sipër kërkon që lojtarët dhe autoritetet të jenë të fortë dhe të pajisur me pushtet të 30 Dialogu social, të drejtat e punëtorëve dhe liria e shoqatave në Ballkanin Perëndimor mjaftueshëm për zbatim. Sërish mund të themi se ka diferenca të qarta në këtë drejtim në Ballkanin Perëndimor. Aty ku ka ekzistuar mundësia për të arritur një sërë marrëveshjesh dhe një nivel të madh rregulloresh, standardet përkatëse janë më të larta sesa në zonat ku nuk ndodh kështu. Mangësitë vihen re veçanërisht në monitorimin statusor dhe në kontrollet të cilat nuk mund të imponojnë sanksione korrigjuese apo akte parandaluese. Ne vrojtuam më parë në seksionet e tjera që diferencat e qarta janë të dukshme midis standardeve të punës të zbatuara në vendet kandidate për në BE, si Kroacia dhe atyre të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor. Përpos çështjes së bazës së tyre ligjore në ligje dhe rregullore specifike, standardet e punës të krahasuara këtu kryesisht stimulojnë pesë fushat si më poshtë: • Sa më shumë që të jetë e mundur, të ketë sisteme të përfaqësuesve, të punonjësve me pushtet të garantuar për të gjitha madhësitë e kompanive. • Kushte pune të krahasueshme dhe shpërblim për punë të krahasueshme, e garantuar nga marrëveshjet efektive kolektive. • Ndërhyrja nëpërmjet organeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mbi çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e punës kolektive (veçanërisht politikat e negocimit dhe ushtrimi i të drejtës për grevë). • Një inspektoriat që të punojë efektivisht. • Monitorim gjyqësor dhe mbrojtje për të drejtat kolektive dhe individuale të punës për rastet e shkeljeve të dukshme, përpos hendekut në legjislacion dhe në rregulloret zbatuese ku fokusi në këtë pikë përqendrohet veçanërisht në zbatimin, promovimin dhe monitorimin e legjislacionit ekzistues. Në vendet e studiuara, disa organe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre për të përshirë, përpos arbitrazhit, edhe ndërmjetësimin vullnetar (këshillimin) dhe shërbimet pajtuese (ndërmjetësimi dhe ndihma për të arritur një zgjidhje kompromisi) para se një mosmarrëveshje të përshkallëzohet në një veprim ligjor apo veprim të mundshëm në lidhje me punën. Gjithsesi, këto lloj zgjidhjeje konfliktesh janë ende në embrionin e tyre, pasi këto lloj shërbimesh Heribert Kohl 31 ende po përdoren rrallë. Në përgjithësi roli i këtyre organeve të reja është të zbatojnë arbitrazhin e detyrueshëm gjatë konflikteve për pagën. Në Serbi, në vitin 2005, u ngrit specifikisht për këtë qëllim “Agjencia për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Punës”. Në Mal të Zi po kështu ka një dispozitë për ndërmjetësimin e detyrueshëm dhe arbitrazhin në mosmarrëveshjet në sektorët ‘e interesit publik’, megjithëse jo për sektorin privat. Edhe në Shqipëri, ka agjenci të ndërmjetësimit dhe të zgjidhjes së konflikteve, të cilat duhen thirrur para se të ndërmerret një veprim në fushën e punës. Një situatë e ngjashme ekziston në Maqedoni dhe në Kroaci. Gjithsesi mbetet si çështje e hapur, niveli në të cilin këto organe mund të thirren ose aktualisht thirren për të ndihmuar në interpretimin e aspekteve të debatuara të marrëveshjeve kolektive, dhe nëse ato mund të operojnë në mënyrë efektive në raste të tilla. Në këtë rajon, arbitrazhi është një funksion i cili kryhet në mënyrë tradicionale nga inspektoriati i punës, nëse ai ka pushtetin e duhur monitorues dhe vendimmarrës. I tillë është rasti i Serbisë ku ky organ raportohet të ketë të drejta gjithëpërfshirëse, duke përfshirë pushtetin për të zgjidhur shkeljet e të drejtave (duke përfshirë largimin jo ligjor nga puna). Në këto raste, gjithsesi, efektiviteti i këtyre sanksioneve të mundshme është gjithmonë në pikëpyetje. Inspektoriati i Punës në Mal të Zi posedon pushtet të ngjashëm të madh për të monitoruar ligjin e punës, si edhe shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës. Për më tepër ai është i pajisur me burim të mjaftueshëm stafi për të qenë në gjendje të zbatojnë monitorimin e rregullt të kompanive në intervale relativisht të shkurtra. Çështja e burimeve të stafit është problematike në Kroaci, meqenëse sipas Konfederatës së Sindikatave, SSSH, 50% e vendeve të punës në Inspektoriatin e Punës janë aktualisht vakante. Në Maqedoni, sipas Raportit të Progresit të vitit 2008, personeli është rritur deri në 30%, (nga 96 në 129 vende pune). Gjithsesi, sindikatat konsiderojnë se inspektoriati ka relativisht pak pushtet për të imponuar këto gjoba. Edhe në Bosnjë-Hercegovinë Inspektoriati i Punës ka pushtet të larmishëm për të monitoruar zbatimin e legjislacionit dhe marrëveshjet kolektive. Një projektligj i ri ofron madje edhe mundësinë e ndalimit të prodhimit në rastet e shkeljeve serioze të shëndetit dhe të rregulloreve të sigurisë. Inspektoriati ka gjithashtu pushtetin të monitorojë zbatimin 32 Dialogu social, të drejtat e punëtorëve dhe liria e shoqatave në Ballkanin Perëndimor e rregulloreve për mbrojtje nga largimet nga puna: për veprimtari të tilla inspektoriati ofron trajnim intensiv për personelin e vet si edhe për një sërë përfaqësuesish të punonjësve. Autoriteti i Inspektoriatit të Punës u prezantua në Kosovë në vitin 2002, por pavarësisht zbatimit të masave ligjore në vitin 2008 nuk mund të ekzekutohen sanksione efektive për sa kohë mungon një kod pune funksionues. Çështja e masave ligjore në lidhje me shkeljen e të drejtave të punës, qofshin këto individuale apo kolektive, ka një rëndësi të veçantë. Gjykatat e Punës, të cilat ekzistonin në ish Jugosllavi nuk gjenden në asnjë nga shtetet vijuese, as edhe në Shqipëri, megjithëse ato kërkohen qartazi, duke u nisur nga fakti se çështjet gjyqësore zgjasin shumë dhe se gjykatat civile nuk kanë kompetencën për t’u marrë me debatet mbi punën. Kjo është arsyeja pse edhe sindikatat këmbëngulin për funksionimin e tyre. Në Shqipëri, prezantimi i gjykatave të punës u bë pak kohë më parë, në Kodin e Punës të 2003, por kjo ende nuk është zbatuar në praktikë. Megjithatë, ky rajon ka ende departamente specifike, ose dhoma të punës, sikurse është vendosur për shembull në sistemin e gjykatave të zakonshme brenda sistemit në Maqedoni dhe në Serbi. Gjithsesi, kjo nuk ka sjellë ndonjë ulje të konsiderueshme në kohëzgjatjen e procedurave në gjykatë, të cilat zgjasin pothuajse dy ose tre vjet. Së fundi, zbatimi i vendimeve të gjykatave përbën një problem të veçantë. Ka pasur ankesa të përsëritura për largime nga puna, për shembull të aktivistëve të sindikatave, të cilat janë deklaruar të paligjshme, por që nuk janë anuluar më pas nga kompania përgjegjëse dhe nuk ka rikthim të tyre në punë. Raportet nga Kroacia flasin për faktin që afërsisht një e treta e vendimeve gjyqësore nuk zbatohen, meqenëse kompanitë ose nuk ekzistojnë më ligjërisht ose ato preferojnë të paguajnë një gjobë korresponduese si alternativë. Kjo sërish ngre çështjen themelore të një sistemi efektiv të ndëshkimeve për shkelje të ligjit, i cili mund të kishte forcën për t’i ndaluar këto shkelje.Heribert Kohl 33 Domosdoshmëria e dialogut social dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve Në vijim të kësaj analize të tipareve më të rëndësishme të marrëdhënieve industriale në vendet e Ballkanit Perëndimor, vlerësimi paraprak na çon drejt konkluzioneve si më poshtë: • në lidhje me treguesit, situata në Kroaci është më afër situatës në vendet më të zhvilluara anëtare të BE-së. Kjo do të thotë që sikurse edhe Sllovenia, ajo është vendi i vetëm në vendet e ish Jugosllavisë ku tradita e mëparshme e vetadministrimit, ende funksionon. Kjo tregohet nga vendimi për të prezantuar këshillat e punëtorëve (qysh në vitin 1995), si edhe nga prezenca e përfaqësuesve të punonjësve te bordet mbikëqyrëse të kompanive me 200 punonjës e më tepër. • Megjithatë përsa u takon strukturave të tyre, vendet e tjera të Evropës Juglindore nuk kanë mbetur mbrapa vendeve të BE-së në një shkallë të konsiderueshme - në fakt në lidhje me treguesit thelbësorë, si mbulimi me marrëveshje kolektive dhe dendësisë së unionit, përgjithësisht ndodh e kundërta. Performanca e tyre ekonomike dhe nivelet e të ardhurave, janë në një nivel me ato të dy vendeve anëtare të Ballkanit Lindor, Bullgaria dhe Rumania, të cilat u pranuan në BE në vitin 2007. Rezultati i vonesës së fillimit gjatë ndërmarrjes së procesit të transformimit, dikton nevojën për kohën që nevojitet për të vazhduar më tej zhvillimin e dialogut social. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, të porsapranuara apo që do të pranohen në BE, projektet e financuara nga Fondi Social Evropian (ESF), për të promovuar dialogun social duhet kësisoj të fokusohen tek veprimtaritë e sindikatave. Këto kërkojnë nisma konkrete në bashkëpunim me partnerët socialë kombëtarë dhe me qeveritë përkatëse. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për projektet e para-aderimit të financuara nga programet IPA të Bashkimit Evropian (Instrumentet e Asistencës së Para-aderimit), Për më tepër informacion në lidhje me mekanizmat e IPA, shih EC (2009) Një fokus i ri i asistencës së BE-së për zgjerim http:/europa.eu/enlargement/pdf/publication/ipa_ brochure_2009_en.pdf dhe projekte konkrete në rajonin e Evropës Juglindore: http:// ec.europa.eu/regional_policy/funds/ipa/index_en.htm.34 Dialogu social, të drejtat e punëtorëve dhe liria e shoqatave në Ballkanin Perëndimor Në përpjekjet e tyre për të mbrojtur vetveten për të çrrënjosur humbjen e anëtarëve dhe për të përballuar sfidat e krizës globale, organizatat e sindikatave të Evropës Juglindore nuk janë në pozitën që ta arrijnë një gjë të tillë me forcat e tyre. Dimensioni social në një Bashkim Evropian në zgjerim, ka shansin të jetë i suksesshëm vetëm kur shoqërohet me një bashkëpunim të intensifikuar transkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe transferimin e dijeve të të gjitha organizatave, të sindikatave dhe aktorëve të përfshirë në dialogun social.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...