Tema : Të dalat publike




Kuptimi dhe esenca e të dalave publike
Të dalat publike janë shpenzimet në para që bënë shteti dhe subjektet e tjera publike për plotësimin e nevojave të shoqërisë dhe për interesin publik.
Dy karakteristikat e të mirave publike janë:
-            Shërbejnë për plotësimin e nevojave publike
-            Janë dalje në para

Kush janë më të rëndësishme të dalat publike apo të hyrat publike? Për një vend janë të rëndësishme se nga vijnë të ardhurat për një vend, por më të rëndësishme janë të dalat, pra shpenzimet publike. Nëse një vend ka mjaftueshëm të ardhura por i keqpërdorur kjo do të thotë që përsëri niveli i të ardhurave nuk do të mjaftojë.
Nevojat që plotësojnë të dalat publike:
       Nevojat e përgjithshme shoqërore (dhënia e subvecioneve, mbajtja e ambasadës në botën e jashtme, nevoja e administratës shtetërore)
       Nevojat e përbashkëta (nevoja e arsimit, kulturës, shkencës, shëndetësisë, pensioneve etj)
       Nevoja e natyrës ekonomike të shtetit(investimi i shtetit në ekonomi, investimi në infrastrukturë etj)
Vëllimi i të dalave publike
Të dalat publike duhet të jenë sa më të vogla dhe të sillen në intervalin 15%-25% të të ardhurave kombëtare.
Cfarë mendojnë teoricienët modernë financiar?
Nuk ka rëndësi limiti i të dalave publike por ka rëndësi produktiviteti i përdorimit të tyre.
Shkaqet e rritjes të të dalave publike
Shkaqet formale:
-            Zvogëlimi i fuqisë blerëse të parasë, kjo sjell rritjen e çmimeve si pasoj rritjen e pagave dhe rrjedhimisht rritjen e të dalave publike
Ekziston një lidhje e zhdrejtë ndërmjet vlerës së parasë dhe të dalave publike
Një rënie e vlerës së parasë sjell rritjen e të dalave publike
Shkaqet e rritjes të të dalave publike:
       Ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit janë, buxheti neto dhe buxheti bruto... Nëse kalojmë nga njëra metodë tek tjetra kjo do të sjellë rritjen e të dalave
       Ndryshimi i madhësisë së shtetit, rritja e territorit të shtetit dhe popullsisë sjell rritjen e së të dalave publike
Shkaqet e rritjes të dalave publike
Shkaqet reale:
-            Shkaqet e natyrës ekonomike, këto shkaqe lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik pasi ky krijon nevoja të reja publike të cilat shteti duhet ti plotësoj me buxhetin e vetë (ngritja e shkollave, spitaleve, teatro etj)
-            Shkaqet e natyrës politike: nëse bëhet fjalë për shkaqe të jashtme politike përfshihen shpenzimet në ushtri, për rritjen e sigurisë. Nëse kemi shkaqe të brenshme kemi ndryshimet politike në vend
Shkaqet e natyrës financiare
-            Shkaqet e natyrës financiare, pagimin e borxheve publike që ka aktualisht ose të akumuluar nga vitet e mëparshme

Parimet e të dalave
-            Kursimi dhe Ekonomizimi, S duhet të zbatohet tek të dalat joproduktive. Ndërsa Ekonomizimi duhet të zbatohet tek të dalat produktive, pra me mjete sa më të vogla të arrihen rezultate sa më të larta
-            Radhitja e drejt periodike e të dalave publike, të dalat publike duhet të radhiten në përputhje kohore me të hyrat
-            Plotësimi i nevojave sipas urgjencës dhe proporcionalitetit, dmth në fillim realizohen ato të dala që janë më të nevojshme. Nëse buxheti nuk mjafton për të gjitha atëhere zbatohet parimi i proporcianilitetit pra realizohen në mënyrë të pjesshme.
-            Parimi i produktivitetit të të dalave, financohen ato shpenzime që  sjellin rritjen e të ardhurave
- Parim i interesit të përgjithshëm, të dalat publike duhet të shërbejnë vetëm për realizimin e të mirave publike.
- Të dalat publike të jenë të arsyeshme, të dalat publike nuk duhet të kalojnë të hyrat publike

Klasifikimi i të dalave publike
Kriteri periodik:
-            Të dala të rregullta, paraqiten periodikisht çdo vit dhe janë të nevojshme
-            Të dala të jashtëzakonshme, nuk paraqiten për çdo vit por vetëm në situata të jashtëzakonshme
Kriteri i produktivitetit:
-            Të dala produktive, sjellin rritjen e të ardhurave publike
-            Të dala joproduktive, nuk ndikojnë në rritjen e të ardhurave (shpenzimet në ushtri)

Kriteret e rentabilitetit:
-            Të dalat rentabile, janë ato të dala që i sjellin aq të ardhura shtetit sa vlera e shpenzimit që është bërë për ato.
-            Të dala jorentabile, vlera e shpenzimit që bëhet për këto të dala është më e madhe sesa vlera e të ardhurave që sjellin.


Sipas objektit të shpenzimit:
-            Të dala personale, përfshijnë ato të dala që kanë të bëjnë me pagesën e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera
-            Të dala materiale, ato të dala që shkojnë për furnizimin e administratës me materiale ë nevojshme

Video ilustruese:

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME