Çfare jane sistemet elektorale?
Zgjedhje vs Zgjidhje
Perfaqesimi dhe teorite mbi te
Zgjedhjet jane baza e çdo sistemi te qeverisjes demokratike. Sa me te lira dhe te drejta te jene ato, aq me shume rritet mundesia e zgjedhesve per te ushtruar presion te perfaqesuesit e tyre, pra rritet niveli i qeverisjes se mire. Nje rol jo pak te vogel ne kete drejtim luan dhe sistemi zgjedhor qe aplikohet ne nje vend.
Nje sistem zgjedhor mund ta beje, por edhe ta zhbeje nje shtet!
Çfare jane sistemet elektorale?
Nder perkufizimet e shumta, ndoshta me i thjeshti dhe me i perdoruri eshte se sistemi zgjedhor eshte nje teresi e metodave qe percaktojne “perkthimin” (shnderrimin) e votave ne vende perfaqesuese. Duke qene se “sistemet zakonisht jane shume te qendrueshme dhe u rezistojne ndryshimeve”, per te qene i suksesshem, hartimi i sistemit zgjedhor duhet te jete nje proces tejet analitik.
Sipas Arend Lijphart, sistemi zgjedhor perfaqeson “nje teresi te rregullave thelbesisht te pandryshueshme, ne baze te te cilave nje ose me shume zgjedhje te njepasnjeshme zhvillohen ne nje vend demokratik”.
Vitet ‘90 sollen ne Ballkan ndryshime relativisht te shpeshta te sistemeve zgjedhore, me nje trend te pergjithshem te levizjes nga sistemet mazhoritare drejt atyre proporcionale.
Sipas Roth “rendesia e procesit zgjedhor qendron ne faktin se i ndihmon qytetaret te realizojne te drejten e tyre per pjesemarrje ne qeverisje, duke siguruar nje proces zgjedhor qe eshte me i lire dhe me efikas, dhe si i tille, te beje te mundur nje pasqyrim me te drejte te deshirave te trupit zgjedhor, dhe rrjedhimisht te permiresoje pretendimin e autoriteteve per legjitimitet”
Pra sistemi zgjedhor :
Ështe nje sistem ligjor qe mundeson ‘zgjedhje’ demokratike nga ana e qytetareve.
Sistemi zgjedhor i lejon votuesve te zgjedhin mes alternativave te ndryshme, ne konkurimin mes subjekteve per funksione publike te ndryshme (per pushtet qendror apo vendor).
Ligji Elektoral (Kodi Zgjedhor) rregullon ne menyre me te hollesishme dhe te plote menyren se si zgjidhen ne organet perfaqesuese kandidatet/perfaqesuesit e subjekteve elektorale.
Nder komponentet me kryesore te ketij sistemi jane: formula elektorale, struktura zgjedhore dhe ndarja/magnituda zonale-territoriale.
Tre jane sistemet kryesore: sistemi proporcional, sistemi mazhoritar dhe i perzier.
Zgjedhje vs Zgjidhje
Edhe pse themi vazhdimisht qe zgjedhjet jane nje praktike demokratike,
historia na tregon qe zgjedhje kane kryer dhe kryejne edhe vende,
regjimet e te cileve nuk kane asnje lidhje me demokracine. Keshtu ka
ndodhur ne Shqiperine e periudhes komuniste:
Ne kushtetuten e vitit 1976, qe njihet si Kushtetuta e Republikes Popullore te Shqiperise, neni 3 shprehet: “Partia e Punes e Shqiperise, pararoja e klases punetore, eshte forca e vetme politike udheheqese e shtetit dhe e shoqerise”.
Nderkohe ne nenin 8 te po se njejtes Kushtetute thuhet: “Organet perfaqesuese zgjidhen nga populli me votim te pergjithshem, te barabarte, te drejtperdrejte dhe te fshehte”.
A nuk eshte paradoksale te flitet per zgjedhje ne nje sistem uni-partiak? Ne nje rast te tille zgjedhjet nuk kane me kuptimin e tyre klasik, pra te zgjedhesh mes disa alternativave, por nje kuptim tejet te reduktuar dhe autoritarist, te pohosh per te vetmen zgjidhje.
Perfaqesimi dhe teorite mbi te
Zgjedhjet konsiderohen si zemra e procesit politik. Zgjedhjet shihen si demokracia ne praktike dhe asnje pyetje nuk eshte me e rendesishme ne shkence politike sesa “a i zgjedhim politikanet qe na qeverisin dhe sipas cilave rregulla behen keto zgjedhje”?
Kush duhet te perfaqesohet?
Deri vone, ne praktike, te drejten per tu perfaqesuar e kishin vetem meshkuj me pronesi dhe nivel edukimi te caktuar.
Ështe e drejte kjo apo perfaqesimi duhet te jete i drejte dhe i barazvlefshem per te gjithe qytetaret pa asnje dallim?
Pergjigja e kesaj erdhi me pranimin universal te barazise politike, te pakten ne formen e zbatimit te se drejtes se votes universale dhe parimit “nje person nje vote”.
- Teorite e perfaqesimit
Modeli i te besuarve –
I besuari eshte nje person te cilit i eshte dhene pergjegjesia zyrtare e perfaqesimit te prones apo biznesit te dikujt.
Edmund Bruke eshte nje nga teoricienet qe mbeshtesin teorine e perfaqesimit si besim. Sipas Bruke-s, esenca e perfaqesimit eshte t’i sherbej elektoratit duke ushtruar “gjykimin e pjekur” dhe “ndergjegjen e ndriçuar”. Pra, sipas Bruke-s, perfaqesimi eshte detyre morale: ata qe kane fatin te jene te shkolluar dhe me aftesi te nevojshme per te vepruar, duhet te bejne te mundur mbrojtjen dhe perfaqesimin e atyre qe nuk jane me aq fat sa ata.
Ky kuptim i perfaqesimit ka nota te theksuara elitiste, pasi e ve theksin te ideja se kur zgjidhen, politikanet duhet te veprojne sic gjykojne me mire dhe me drejte, pasi, masa qe i ka votuar, sipas kesaj teorie, eshte e paafte te mbroj interesat e veta.
Nje teori e ngjashme u themelua dhe nga Xhon Stuart Mill, i cili hodhi bazat e teorise liberale te perfaqesimit. Sipas Mill, edhe pse te gjithe individet kane te drejte te perfaqesohen, jo te gjitha opinionet politike kane vlere te barabarte.
Per kete arsye, Mill propozoi votimin me shumice, sipas te cili ata me diploma universitare kishin te drejten e kater apo pese votave, ata qe zoterojne pozicione profesionale kishin dy apo tre vota, dhe punetoret e thjeshte vetem nje vote.
Gjithashtu, Mill-i i qendronte mendimit sipas te cilit zgjedhesit duhet te zgjidhnin nje njeri mjaft te zotin per te punuar ne emer te tyre dhe jo nje perfaqesues qe reflektonte kendveshtrimet dhe qendrimet e tyre.
Modeli i te besuarve kerkon politikane profesionist si perfaqesues, te cilet vijne nga elita e shkolluar.
Kritika:
Ka nota te theksuara anti-demokratike.
Nese politikanet duhet te veprojne sipas mendjes se tyre sepse publiku eshte injorant, i pashkolluar dhe i çoroditur, atehere eshte gabim qe lejohet publiku te votoj, sepse kjo injorance nenkupton paaftesi per te votuar drejte.
Ështe e dyshimte lidhja mes shkollimit dhe perfaqesimit, edhe pse arsimimi eshte nje vlere e shtuar, e cila ndihmon te kuptuarit e problemeve komplekse, nuk mund te pranohet apriori qe edukimi i ndihmon politikanet te marrin vendime te drejta dhe ne mbrojtje te popullit. Nuk ka asnje prove qe edukimi i pajis politikanet me ndjenja altruiste, dhe u stimulon atyre ndjenjen e pergjegjesise shoqerore.
Thomas Paine (radikal-demokrat) i qendron mendimit se nese politikaneve u lejohet te veprojne sipas gjykimeve te tyre personale, ata thjeshte do ta perdorin poziten e fituar per t’i sherbyer interesave te ngushta vetjake.
Modeli i delegimit
Delegati eshte ai person qe zgjidhet per te vepruar ne vend te nje personi tjeter nen udheheqjen, mbikqyrjen dhe duke zbatuar udhezimet e ketij te fundit.
Pra, delegati transmeton qendrimet e te tjereve qe e kane deleguar, duke patur shume pak ose aspak hapesire per te vepruar sipas gjykimeve dhe preferencave te veta. Shembulli me i mire eshte ai i ambasadorit, i cili asnjehere nuk mund te flas dhe veproje sipas gjykimit te tij personal.
Mbrojtesit e kesaj teorie perfaqesimi, mendojne se ne kete menyre, perfaqesuesi do te jete sa me afer te jete e mundur me zgjedhesit. Kjo do te realizohej nepermjet shkembimeve te shpeshta midis zgjedhesve dhe te zgjedhurve, te cilet zgjidhen me mandate te shkurtra.
I deleguari jep llogari para zgjedhesve dhe ka mandat detyrues, c’ka do te thote qe mandati i hiqet lehtesisht.
Kritika:
Duke qene se perfaqesuesit jane te kushtezuar nga vullneti dhe interesi i zgjedhesve te tyre, kjo çon ne ngushtesi mendimi dhe veprimi, c’ka mund te derivoj konflikte mes dy paleve.
Politikaneve delegat u kufizohet roli udheheqes dhe kompetencat drejtuese, ata shnderrohen ne vegla te zgjedhesve.
Duke qene se politikanet delegat, jane te detyruar te zbatojne vullnetin e zgjedhesve, ata nuk jane ne gjendje te mobilizojne njerez pertej ketij elektorati, me vizionet e tyre per te ardhmen e shoqerise ne pergjithesi.
Modeli i mandatit
Doktrina e mandatit nenkupton se nje parti duke fituar zgjedhjet fiton nje mandat popullor, i cili e autorizon te zbatoj programin qe u prezantua gjate fushates elektorale.
Modeli i mandatit si forme perfaqesimi kerkon unitet dhe disipline partiake. Ne kete menyre politikanet u sherbejne njerezve jo sipas “botekuptimit personal” dhe as duke zbatuar kerkesat e drejteperdrejta te zgjedhesve, por duke treguar besnikeri ndaj partise ku bejne pjese dhe programit te saj.
Fuqia e mandatit qendron ne faktin se shpjegon pse duhen zgjedhjet dhe i detyron politikanet te zbatojne ate platforme qe propozuan gjate fushates dhe per te cilen u perzgjodhen.
Kritika:
Dyshohet nese njerezit votojne per politiken dhe programin e nje partie dhe jo per arsye te tjera me te cekta. Votuesit nuk jane gjithnje te mire-informuar dhe fushatat popmpoze elektorale mund t’i bindin te votojne per nje parti, programi i te ciles ne fakt nuk u sherben interesave te tyre.
Edhe nese njerezit votojne duke patur parasysh programin e partise, ata ka shume mundesi te terhiqen nga disa pjese te axhendes se propozuar, por te mos kene interes per pjeset e tjera. Ne kete rast dilema shtohet dhe sido qe te zgjedh votuesi, partia per te cilen ai voton nuk e ploteson plotesisht vullnetin e tij/saj.
Votuesi jo gjithmon njihet me gjithe kursin politik te nje partie politike gjate fushates zgjedhore, por vetem me ato dy-tre çeshtje qe perbejne orientimin paresor te saj.
Modeli i ngjashmerise
Nje qeveri perfaqesuese duhet te jete nje mikro-kozmos i gjithe shoqerise, duke qene e perbere nga anetare prej te gjithe grupeve dhe ndarjeve shoqerore (klasa, gjini, besime, etni, grupmosha etj).
Raporti i perfaqesimit politik me perberesit e shoqerise duhet te jete nje raport i drejte.
Ky model perfaqesimi qe prodhon kete lloj qeverie, apo klase politike perfaqesuese, mbeshtetet nga socialistet dhe radikalet, te cilet besojne se perfaqesimi i punetoreve, grave, minoriteteve etj, pra grupeve te disavantazhuara dhe marxhinalizuara, eshte i nevojshem, pasi interesat e ketyre grupeve gjithmone lihen pas dore nga perfaqesuesit e tjere.
Ky model shpjegon se vetem nje pjesetar i nje grupi i cili ka perjetuar vete eksperiencat dhe problemet e grupit eshte ne gjendje te perfaqesoj si duhet interesat e ketij grupi.
Kritika:
Nese çdo perfaqesim behet sipas parimit qe perfaqesuesi duhet te jete pjese e grupit qe perfaqeson, pra vetem nje grua te perfaqesoj grate, apo vetem nje njeri me ngjyre te perfaqesoj njerezit me ngjyre, kjo do te sillte perçarje sociale dhe konflikt mes grupeve, te cilet do ta shihnin kauzen e tyre me nje sens te larte emocionaliteti.
Nje qeveri mikro-kozmike, e perbere nga perfaqesues te te gjitha shtresave/grupeve te shoqerise do te shfaqte dobesi te thella, ç’qeveri do te kishim nese shumica e shoqerise shfaq shenja te thella injorance, mungese arsimimi etj.?
Kjo lloj perfaqesie mund te arrihet vetem nepermjet zbatimit te kushtezimeve te medha. Partite politike do te duhej te percaktonin kuota per gjithcka, po
keshtu dhe elektoratit do te duhej te ndahej jo ne zona zgjedhore por ne
klasa, gjini, raca etj
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...