Qasjet etnosociologjike ndaj komunikimit - Etnografia e komunikimit



http://esseshkolle.blogspot.com/Qasjet etnosociologjike ndaj komunikimit
Etnografia e komunikimit
1.Lidhjet ndërmjet komunikimit, njeriut dhe shoqërisë përbëjnë objektin e qasjeve të ndryshme etnosociologjike, të dala drejtpërdrejt prej antropologjisë gjuhësore anglosaksone, konkretisht prej punimeve të etnologëve, që interesoheshin per ligjërimin si sistem të të menduarit ose të veprimit (Sapir 1949).
Kështu Hajmzit (Hymes 1974) i lindi ideja për etnografinë e të folurit, një tipi i ri kërkimesh, që do ti kushtohej tërësisht studimit të të folurit si dukuri kulturore. Nga kjo qasje, përdorimi i gjuhës del edhe më i rëndësishëm sesa struktura e saj: kuptimi i një mesazhi kudoherë vendoset në kontekstin e tij natyror. Si pikënisje e analizës nuk është një kod (gjuhë ose dialekt), por një hashkësi gjuhësore, që zotërojnë së bashku mjetet fjalësore dhe rregullat e komunikimit). Prej këtej rrjedhin një varg idesh-forca: të studiohen funksionet e komunikimit, duke vëzhguar mënyren me të cilën anëtarët e një bashkësie i përdorin burimet e tyre fjalësore dhe jofjalësore sipas kontekstit; të shqyrtohet të folurit si veprimtari shoqërore; të mbahet pa-rasysh përdorimi i gjuhës po aq sa edhe struktura e saj dhe, rrjedhimisht, të bëhet një shqynim i situatës së ligjëratës.
2.Nga belbëzimet paraprake të etnografise së të folurit shumë shpejt u përftua një fushë mjaft e përcaktuar, etnografia e komunikimit, që lindi nga bashkëpunimi ndërmjet kërkuesve të ndritshëm, ndër të cilët Gumperzi dhe Goftnani, të bashkuar rreth Hajmzit, të gjithë të interesuar për komunikimin. Ka shumë rëndësi të vëmë në dukje se në traditën amerikane, ky nocion i fundit është mjaft i afërt me atë që antropologët e quajnë me emrin kulturë dhe skematikisht do të kishim komunikim = kulturë.
"Ajo ka për qëllim të ndënojë një Teori komunikimi si sistem kulturor. Kjo teori është njëkohësisht sinkronike dhe diakronike: përshkrimi i praktikave ligjërimore të grupeve të ndritshme shoqërore-kulturore duhet të paraqesë një tablo krahasuese, në kohë e në hapësirë, për funksionimin e të folurit në jetën shoqërore" (Bachmann. Lindenfeld& Simonin 1981: 53).
Rrjedhimisht, kjo disipline e re do të përqëndrohej te funksionet e ligjërimi te veprimtaria ligjërimore; ajo do të përpunonte konceptin e kompetencës së komunikimit, i cili shkon krahas me nocionin e "kompetencës gjuhësore", të përpunuar prej Çomskit, dhe i vëzhgon faktet e ligjërimit në kontekstin e tyre natyror. Shumë shpejt ajo ndërtoi modele (prej këtej edhe modeli SPEAKiNG i Hajmzit) dhe metoda për një analizë funksionale të komunikimit qe iu kushtua kryesisht në thelb studimit krahasues të rolit të të folurit në shoqeritë e ndryshme, të kompetencës së komunikimit dhe përvetësimit tësaj. Objektivi i saj është të përshkruajë përdorimin e ligjërimit në jetën shoqërore dhe, më me përpikëri, të nxjerrë terësinë e normave, që janë mbështetese për funksionimin e ndërveprimeve në një shoqëri të dhenë.
3.Pak nga pak orientimet u bënë të larmishme nën ndikimin e disa rrymave kërkimore: qëllimi i etnografise së të folurit mbetet po ai edhe për përshkrimin e situatave të komunikimit në grupet e ndryshme shoqërore-kulturore. Porse i ka zgjeruar punimet e përshkrimit për bashkësi të tëra, ka hequr dorë nga përcaktimi i një tabloje krahasuese të praktikave ligjërimore në të gjitha shoqëritë e njohura. Në të vërtetë ajo ka kërkuar burime të reja frymëzimi në fusha të ndryshme dhe kështu e ka zgjeruai' lëmin e hulumtimit. Ështe përqendruar te dinamika e shkëmbimeve fjalësore, te "prodhimi fjalësor" dhe te "aktet e të folurit"; ka kërkuar studimin pragmatik të ligjërimit, kërkimin e kuptimit kontekstual të shprehjeve fjalësore; interesohet për "sociolinguistikën e marrëdhënieve ndërpersonale'", për logjikën e sistemeve simbolike dhe për shpjegimin e riteve shoqërore. Duke pasur mbështetjen e fortë të përvojës në shqyrtimin e formave të komunikimit të ritualizuara shprehur, si përshëndetjet ose magjitë, etnogratet e komunikimtt bëjnë përpjekje të zbulojnë karakterin ritual të ligjëratës së përditshme dhe simbolizmin shoqëror që mbulon. Duke bërë këtë, etnografia e komunikimit bëhet pjesërishl mikrosociologji e ligjerimit të zakonshëm: ajo përpiqet të rrokë atë që fshehin nënkuptimet, aluzionet, gjërat e pathëna të komunikimeve shoqërore; përpiqet të nxjerrë në dukje natyrën e marrëdhënieve ndërpersonale. Hap pas hapi është kthyer në pjesë përbërëse të sociolinguistikës ndërvepruese, interesimi në rritje i së cilës ështe studimi i kuptimit shoqëror të riteve të jetës së zakonshme dhe jo aq kuptimi i brendshëm i sistemeve simbolike.
Evoluimi i kësaj disipline ka qenë i shpejtë; është shoqëruar me modifi-kime dhe me ripunime të rëndësishme të objektit të vet. të koncepteve meto dologjike e persbkruese. Prej këtej del se paraqitja që do të bëjmë më poshtë. për elementët e përbashkët të fazave te ndryshme të këtij evoluimi. detyri-misht do të ketë karakter pak skematik.
.
Modeli “speaking”
1. Si të veçohen dhe të përshkruhen njësitë e komunikimit? Si të bëhet analiza sintagmatike e gjithë mesazhit? Që të kryhet studimi i komunikimit, sipas Hajmzit, para së gjithash duhet përcaktuar një inventar burimesh fjalësore të komunikimit dhe mundësish për ndryshimin e regjistrit, me qëllim që të caktohet "një taksonomi sistemesh sociolinguistike'. Duhen mbledhur të dhënat, që bëjnë të mundur të dalë në dukje loja e ndikimeve të dyanshme ndërmjet gjuhës dhe kontekstit shoqëror. Po si mund të mblidhen këto të dhëna dhe të paraqiten në mënyrë të shprehur? Pasi të përcaktohet një bashkësi gjuhësore një grup njerëzish që kanë të përbashkëta praktikat e komunikimit), studiuesi do të duhet të zbulojë cilat janë situatat e komunikimit, që i shquajnë anëtarët e kësaj bashkësie: ceremonitë, ndeshjet, hajet etj. Brenda këtyre situatave kërkuesi duhet të bëjë një prerje analitike, që të përqendrohet te dukuria e komunikimit: pikërisht kështu një bisedë përbën një ngjarje të të folurit {speech event) brenda një situate komunikimi {communication si(uation). Së fundi, ai duhet të vejë te niveli i njësisë më të vogël, domethënë te akti i të folurit (speech acr), siç është një shaka brenda një bisede, me qëllim që ta shqiptojë me imtësi. Meqë objektivi ka qenë analiza funksionale e vepriraeve të ligjërimit të posaçme për një kulturë, kërkuesi duhet të mbështetet te termat autoktonë, te cilët shërbejnë për t'i shënuar. Porse gjithashtu i duhet një arsenal kategorish të përcaktuara që më parë, të cilat do t'i shërbejnë si pikënisje, si rrjet paraprak, për vëzhgimin dhe përshkrimin e një situate komunikimi.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME