Uji Roli i tij në organizmin tonë



http://eseshkolle.blogspot.com/
Uji
Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe paerë.Pa te ne Toke nuk do te kishte jete.Ai eshte burimi kryesor I saj.
Roli i ujit në organizmin tonë Konsumimi i ujit është i vazhdueshëm. Kërkesat përcilësinë e ujit të pijshëm, janë të dukshme. Gjithashtu është element tepër irëndesishëm në reaksionet kimike trupore, si: tretja dhe metabolizmi. Pa ujë tëmjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Trupi i njënjeriu të zakonshem ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë.  Pasojat e dehidratimit  Nëse nuk pini sasinë e nevojshme të ujit për të I plotësuarnevojat tuaja trupore ju mund të këni këto pasoja: Probleme në tretjeje  Lëkurë tëthatë  Ngadalsim të organeve trupore  Probleme me mbajtjen e ujit Dhimbjemuskujsh Rritje të tokësinave (helmeve) në trup Metabolizëm të dobët
tëyndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt dhe Muskuj të dobët dhe formë të keqetrupore.
Vetitë kimike dhe fizike.Uji ka formulen H2O, që domethënë se një molekulë ujipërbehet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikishtsi HOH, me jonin hidorgjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ).
Uji ështënë ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhetrysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatëme ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidikarbonik që nuk është i mirë për shëndetinNë shkencë uji quhet ndryshe edhetretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne tetria gjendjet e lendes.
Burimet e ujit ¾ e sipërfaqes së botës është e mbuluarnga uji. Por, vetem 1% e tij është I një cilësie të duhur përt’u pirë. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse dhe joripërtëritëse. Ajo pjesë e ujit që sillet në ciklinhidrologjik: toka-uji-avulli, avulli-retë-shiu- toka ështëburim ujor ripërtëritëse. Por një pjesë eujërave, posaqerisht ujërat nëntokësore nuk janëripërtëritëse.
Ujërat nëntokësore dhe sipërfaqsore
Ujërat nëntokësore janë burim shumë irëndësishëm në të gjithë botën, pasi e përbëjnë një burim shumë të rëndesishëm përfurnizimin me ujë të popullsisë, agrokultures dhe insdustrisë.
 Për më tepër, ato kanënjë rol esencial në mbështetjen e rrjedhave të ujit në përrenj e lumenj.
Burimetkryesore të ndotjës së ujerave sipërfaqsore janë shkarkimet e ujërave urbane tëpapërpunuara i ujërave të patrajtuara të aktiviteteve të ndryshme tregtare dheindustriale si depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane.
Hidrologjia  Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke:hidro -ujë, logos –shkencë; shkenca mbi ujin) ështëshkenca që studion ujrat, vetitë fizike të tij dheparaqitjen e tij në natyrë. Pra hidrologjia studjon sëbashku ciklin hidrologjik dhe pasuritë ujore.• Hulumtimet hidrologjike janë të rëndësishme jovetëm se na ndihmojn që më mirë të njohim botënku jetojmë, por edhe dukshëm iu ndihmonshkencave të tjera të cilat merren me mjedisinjetësor.
• Vetitë tretëse - Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume llojesubstancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themijanë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund tëthemi se kanë frikë nga uji.
Anomalia e ujit - Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrëlineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjendhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen emëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualishtdhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C.Kjo dukuri quhet anomalia e ujit.
Trajtimi dhe ndotja e ujërave
Ujërat natyrorë përmbajnë shumë substanca të tretura, tëcilat marrin pjesë në përberjen biologjike të sistemeve ujore, llojeve të shtazëve, bimëve dhejanë faktorë në shumë procese, të cilat kryhen në organizmat e gjallë
Uji gjatë përdorimitnë amvisni ose industri, ndotët më materie të ndryshme inorganike, organike e ndotës tëtjerë dhe si ujë i ndotur kthehet në mjedisin tonë. Shfrytzimi i ujit të këtillë para se tëpastrohet, është rrezik për arsye se mund të përmbajë materie helmuese dhemikroorganizma që zhvillohen në ujërat e ndotura, që shkaktojnë shumë sëmundje tërënda siç janë : ethet, tifoja, kolera dhe virusi i hepatit.•Përveç ujërave të ndotura urbane nga industria, ujërat ndoten edhe nga përdorimi ipreparateve bujqësore (pesticidet) në tokat bujqësore dhe industriale. Këto ujëra të ndoturapara se të shkarkohen në ekosistem natyror nuk pastrohen dhe paraqesin rrezik për botënbimore dhe shtazore që jetojnë në ato ujëra. Përveç kësaj, veprimi toksik rrjedh edhe përshkak të ujërave, që përmbajnë përqendrime minimale të substancave, që vështirëeliminohen nga organizmi. Pra veprojnë si helme kumulative p.sh. As, Pb, Hg etj.
Shetitorja buze lumit Buna ka dy vite qe nuk frekuentohet me nga banoret e qytetit teShkodres. Shkak eshte bere era e rende e ujerave te lumit Buna, pasi aty derdhen ujerat ezeza te qytetit te Shkodres. Me perpara ujerat e zeza te qytetit derdheshin ne ujerat e lumitDrin, ne pjesen hyrese te qytetit, pas ures se Bahçallekut. Disa vite me pare derdhja e ketyreujerave u zhvendos pergjate molos se ures se Bunes. Kjo zhvendosje solli kthimin e ujit tepaster buze molos shetitore, ne nje vend grumbullimi ujerash te zeza te qytetit.Ka rreth 25 vite qe lumi Buna nuk ka ndjere asnjehere nderhyrjen per pastrimin apothellimin e shtratit, duke e renduar se tepermi situaten ne kete ligatine teper terendesishme per Shkodren, por ne te ardhmen dhe per rajonin. Perveç eres se rende dherrezikut qe sjellin papastertite pergjate molos, ujerat e zeza qe derdhen nelumin Buna, duke u shperndare dhe ne ujerat e Liqenit te Shkodres, jane duke ndoturndjeshem edhe kete liqen, ndotje kjo qe shkakton dhe largimin dhe demtimin e resursevepeshkore. Me situaten e krijuar, aktualisht nje siperfaqe e konsiderueshme qe laget ngaujerat e lumit Buna eshte kthyer ne nje moçal te vertete, ku gjen gjithçka ndotese. Ndotja elumit Buna ka sjelle per pasoje dhe ngushtimin e shtratit te ketij lumi, nderkohe qe pritenprojekte per ta kthyer zonen ne fjale ne nje port te Shkodres.
Ujërat e Lumit të Tiranës jane tejet të ndotura si pasojë e derdhjeve të ujrave të zezatë Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve tëngurta e të lengshme, si dhe nga gërryerja e zhavorrit nga shtrati i Lumit të Tiranës. Sipasnjë studimi të ndërmarrë nga Instituti i Politikave Mjedisore, në ujërat e Lumit tëTiranës, vlerat e nitriteve në të janë nga 4 deri në 32 herë më të larta sesa vlerat e direktivëssë BE-së për peshqit 44(2006), ndërsa vlerat e koliformeve të quajtura ndryshe fekale tëcilat kanë mbuluar ujërat e lumit të Tiranës janë 13 herë më të larta se sa standardet e BE-së.Shkaterrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet embetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin elumit, dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.[Brigjet e mbushuarme mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat kanë zënëgjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhen elumit. Si pasojë endotjes, shumëllojshmëria biologjike e lumit është ulur shumë, duke eliminuarpeshqit, jorruazorët, dhe gjallesat e tjera ujore. Të vetmet gjallesa që mbijetojnë tani nërrjedhen e poshtme të lumit të Tiranës janë algat dhe minjtë e kanaleve.
Derdhja e mbetjeve urbane, inerteve dhe plehrave në brigjet e lumit Zezë, në Fushë Krujë,vazhdon të rrisë nivelin e ndotjes së këtij lumi.Përtej Urës së Gjolës, pothuajse përgjatë të gjithë lumit Zezë, ka mbetje të shumta urbane, tëcilat derdhen e depozitohen aty prej vitesh, duke shkaktuar probleme jo vetëm për banorët ezonës. Ujërat e tij derdhen në det, duke rritur ndjeshëm nivelin e ndotjes.Autoritetet lokale shprehen të pafuqishme për të disiplinuar situatën, pasi shumica ederdhjeve kryhen në orët e vona të natës dhe kjo gjë vështirëson, sipas tyre, gjetjen esubjekteve, që në mënyrë abuzive dëmtojnë mjedisin, duke rrezikuar ndjeshëm shëndetin eqytetarëve.Këmbanat e alarmit vazhdojnë të bien, po marrja e masave në mënyrë të vazhdueshme, jothjesht me aksione sporadike, mungon. Kjo gjendje e mjerueshme vazhdon prej vitesh të tëradhe thellohet pothuajse çdo ditë. Pavarësisht shqetësimeve të banorëve, askush nuk ështëduke reaguar për të ndalur masakrën, që po ndodh me këtë lumë.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME