HIGJIENA PERSONALE E TRUPIT DHE E LEKURES



http://eseshkolle.blogspot.com/
I përket degëve parandaluese te mjekësisë, ku qëllimi kryesore është ruajtja e pastërtisë trupore, veshmbathjes, ku me ketë pengojmë shfaqejen e sëmundjeve te ndryshme te cilat varen shume nga mirëmbajtja e higjienës se mire personale.
Higjiena e Lëkurës: Për mirëmbajtjen e higjienës se trupit ndikojnë në zvogëlimin e numrit te sëmundjeve infektive te ndryshme. Lëkura e pastër zvogëlon mundësinë për zhvillimin e dëmtimeve profesionale, ndërsa lëkura e papastër lëndohet lehte, sidomos te personat e moshuar tek te cilët është i zvogëluar elasticiteti fiziologjike i lëkurës, gjithashtu lëkura e papastër shkakton çrregullime në termorregullacion si dhe shume çrregullime te tjera në organizëm. Shume materie në forme pluhuri, avulli dhe lëngu e ndotin lëkuren, e dëmtojnë atë, e disa prej trye depërtojnë edhe në gjak e përmes gjakut shpërndahen në gjithë organizmin duke shkaktuar çrregullime te shumta, nëse nuk mirëmbahet higjiena e lëkurës gjatë punës si dhe pas përfundimit te punës. Gjithashtu me rendësi te madhe është edhe mirëmbajtja e higjienës personale te organeve gjenitale, ke me mirëmbajtje te mire mund te parandalojmë shume sëmundje infektive te organeve gjenitale, ku këtu me rendes! i është edhe preventiva (mbrojtja) nga sëmundja aq e rrezikshme sot siç është SIDA.
Higjiena e trupit: meqenëse disa pjesë te trupit i ekspozohen ndikimit të ndotje së ambientit të jashtëm, atëherë këto pjesë duhet te pastrohen me shpesh. Ku për larje përdoret uji i ftohet, uji i vaket dhe uji i nxehtë. Është e dëshirueshme që trupi ti ekspozohet ne mënyre alternative ujit te ngrohte (32-36 °C), ujit te ftohet (20-22 °C). Larje me ujë te ftohte shkakton shpërndarjen e gjakut drejt organeve te brendshme, ngadalësimin e punës se zemrës se dhe frymëmarrjen e shpjetuar. Nga rreziku i humbjes se madhe te nxehtësisë, larja me ujë ftohtë nuk preferohet me shumë se sa 15-20 minuta. Larja me ujë të vaket shkakton hiperemi te lëkurës, d.m.th. shkarkimi i organeve te mbrendshme, rritjen e ventilacionit te mushkërive dhe ka veprim qetësues në sistemin nervor si dhe për mënjanimin e ndotjes. Larja me ujë te nxehte (45-50 °C), sjell deri te djersitja e tepërt e trupi, e kjo paraqet ngarkes në sistemin kardiovaskular.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME