KOCKAT NORMALE TE TRUPIT DHE STRUKTURA E KOCKAVE



http://eseshkolle.blogspot.com/
Kocka është një organ i specializuar me orgjine nga indi lidhor i cili organizuar  në mënyre stereotipike në tërësine e tij formon  skeletin e trupit të njeriut.
Kocka në ndërtimin e saj organizohet në dy forma:
Pjesa e jashtme e saj është dense që quhet kocka kompakte ndërsa e brëndshmja me ndërtim specifik quhet pjesa spongioze e kockes. Pjesa kompakte ose kortikale formon muret e jashtme të kockës , e cila shërben për  mbështetjen në të të strukturave të tjera dhe mbajtjen e peshës. Kjo pjese ka një qëndrueshmeri  të madhe të cilën e përforcon  më shumë forma e saj tubular.
Kocka spongiotike ndryshon së tepërmi  nga kocka kortikale. Ky ndryshim lidhet me organizimin e kësaj pjese kockore, i cili ne formen e trabekulave me orientim e vendosje special në zona të ndryshme përballon presionet që ushtrohen në kocke . Kocka spongiotike gjendet në zona të vecanta, në brendësi të kockës kortikale, është e organizuar në trabekula. Këto trabekula veç përballimit të presionit që ushtrohet në kocke, lehtësojne së tepërmi edhe peshën e kockës.
Struktura e kockës
Njësia bazë strukturale e kockës së maturuar është sistemi i Havers-it ose osteoni. Kanalet haversiane kanë drejtim longitudinal dhe nëpërmjet degëve lidhen me njëri-tjetrin. Në këtë sistem ka zona ose hapësira të vecanta në formë ovale. Këto përmbajnë osteocite,të cilat lidhen me osteocitet e tjera me fije protoplazmatike shumë të holla në formë spiralesh.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME