Variacioni shoqëror i komunikimit Gjuha dhe shoqëria



http://esseshkolle.blogspot.com/
Variacioni shoqëror i komunikimit
Gjuha dhe shoqëria
1.1Gjuhësia e përgjithshme nganjëherë i përngjet mitologjisë, kur zbaton idealizimin e të dhënave. Me idealizim kuptojmë një
procedurë, e cila përbën zëvendësimin e ndërlikimit të reales me të dhëna "të idealizuara", domethënë të thjeshtësuara. Meqë përdoren në shkencat të quajtura të përpikta, do të përligjej në një farë mase, nëse në gjuhësi teoritë do të mund të kontrolloheshin vazhdimisht me ndihmën e përvojave, mirëpo është shumë më e diskutueshme edhe sepse nuk është në gjendje ta zbatojë eksperimentimin e vërtetë dhe as që e kalon ndonjëherë planin e vëzhgimit, siç ndodh aktualisht. Duke e thjeshtuar realitetin atëherë ndodhemi përpara rrezikut të madh për ta shformuar. Në një numër teorish gjuhësore, që sot mbahen si më të rëndësishmet, objekti i parë është folësi-auditori ideal, që i përket një bashkësie gjuhësore homogjene. Ndërkohë, vëzhgimi më i drejtpërdrejtë na tregon se bashkëkzistojnë variante të ndryshme në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe shoqëritë asnjëherë nuk janë homogjene.
"Të flasësh gjuhën franceze, gjuhën gjermane etj., do të thotë të veprosh me një abstraksion dhe përgjithësim të madh (e shpesh të pavetëdijshëm). Sepse në realitet ka po aq të folme të ndryshme. sa ka edhe kolektiva të ndryshëm që përdorin një gjuhë, e madje po të jemi të rreptë, sa ka edhe individë që e përdorin (pa përjashtuar mundësinë që gjuhësisht ka disa individë në secilën shtëpi)" (Ducrot & Todorov 1972: 79).
Një individ ka mënyrën e tij të veçantë të të folurit, duke marrë parasysh që ka një pjesë të panënshtrueshme prej ndikimit të grupeve, të cilave ai u përket, pra, ka një idiolekt. Ai mund të përdorë dialektin krahinor brenda kombit, ku sundon zyrtarisht një të folur tjetër, ose dialektin shoqëror, sistemin e shenjave dhe të rregullave sintaksore të përdorura prej një grupi të dhënë shoqëror, ose duke iu referuar atij grupi, madje dhe gjuhën kombëtare, gjuhën zyrtare brenda një shteti. Si pjesëtar i një grupi shoqëror-profesional, ai mund të sjellë ndryshime në leksik dhe në shqiptimin e tij, kurse kjo mund të përfundojë me një zhargon.
Po në atë mënyrë si besohet, që një gjuhë është një tërësi e përcaktuar mirë, edhe homogjenitetin e një shoqërie fqinjë e vështrojnë si të dhënë të qartë. Flitet për shoqërinë spanjolle, për shoqërinë belge, sikur gjithë banorët e Spanjës ose të Belgjikës të zotëronin të njëjtat vlera dhe të njëjtat besime, e sikur të kishin zakonisht sjellje të njëjta. E megjithatë elementët përbërës të shoqërive nuk janë të së njëjtës natyrë. Është e vërtetë që ka disa vlera, disa besime, që na lejojnë ta përcaktojmë bashkësinë spanjolle dhe t'ua kundërvënë bashkësive të tjera belge, franceze etj., dhe që shërbejnë si bazë për opinionet e gatshme, për klishetë që shfaqen në librat vizatimorë ose në gazmoret (Barthes 1957: 121-125). Por është e qartë, se nuk janë të njëjtë që të gjithë spanjollët. Një andaluz pohon se vlerat e tij nuk kanë ndonjë gjë të madhe të përbashkët me ato të bashkatdhetarëve të tij të Veriut, me katallanët, tregimtarë të shkathët, të cilët edhe kur vallëzojnë, bëjnë hesape". Po këta katalanas vetë dallohen prej pjesës tjetër të njerëzimit: e vënë veten në qendër të asaj bote, e cila në jug përfshin ''morët" dhe në veri "gavaçët", që i vështrojnë si malokë. Por mes katalanëve një valencias vlerësohet në mënyra të ndryshme prej barcelonasve ose prej një majorkasi. Nocioni i homogjenitetit shoqëror, që eshtë aq i dobishëm kur vlen për përgjithësime, nuk është gjë tjetër veçse një mit.
1.2Heterogjeniteti shoqëror ka si rrjedhim heterogjenitetin gjuhësor. Ka pak vende, në të cilat ndeshet vetëm një sistem gjuhësor i përbashkët për të gjithë banorët; shumica kanë disa kode fjalësore të ndryshme. Në këto vende, që përbëjnë shumicën, secili prej kodeve kryen një funksion shoqëror të ndryshëm, është objekt i qëndrimeve individuale ose kolektive të ndryshme ndaj tij. Kështu, një bashkësi gjuhësore përfshin një tërësi variantesh gjuhësore të mbivëna; njeri prej këtyre varianteve njihet nga tërësia e folësve si gjuha e referimit. Ky variant i pranuar si model, si forma që mbahet "e drejtë" quhet gjuha standard. Në bashkësitë e vogla, kjo normë me prestigj" pranohet vetvetiu dhe nuk ka nevojë të kodifikohet ose të formalizohet. Në bashkësitë e mëdha, ku ka qindra mijëra ose me miliona folës, për ta ruajtur përputhjen me gjuhën standard, e cila mund të kryej funksione mjaft të ndryshme, del i nevojshëm kodifikimi, një normë e shprehur, përhapja e së cilës sigurohet nëpërmjet gramatikave, fjalorëve, mediave dhe institucioneve, siç janë shkollat.
Në cilëndo shoqëri njerëzit klasifikohen në kategori dhe organizohen në grupe. Individët që përbëjnë një grup, mbajnë lidhje të rregullta ndërmjet tyre, kanë të drejta dhe detyra lidhur me sjelljet e tyre, për shembull, një familje përbën një grup: anëtarët e saj takohen rregullisht, kanë kundrejt njëri-tjetrit një sjellje dhe nga bota tjetër e jashtme.
Larmia ligjërimore është e lidhur ngushtë me natyrën e grupeve dhe të kategorive, që ekzistojne në shoqërinë e dhënë (Argyle 1973). Pasi i kanë studiuar variacionin në hapësirë dhe dialektet gjeografike, gjuhëtarët kanë nisur të studiojnë variacionin shoqëror dhe dialektet shoqërore, që lindin nga pabarazitë në shoqëri. Individët përbërës të një shoqërie nuk janë të njëjtë: nuk janë të barabartë gjenerali dhe ushtari, drejtori i gjimnazit dhe mësuesi i jashtëm, fëmija i jashtëzakonshëm dhe handikapati, thatimi i gjatë dhe shkurtabiqi trashaluq, hidrauliku dhe zdrukthëtari. Këta shembuj na çojnë te tipa të ndryshëm pabarazie: dallime natyore ose të lindura (shtati. biologjia) dhe diferenca në pozitën shoqërore; disa pozita shoqërore mund të gëzojnë prestigj, ose status të njëjtë (hidrauliku me zdrukthëtarin), disa të tjera mund të përfshijnë dallime të rangut shoqëror (gjenerali dhe ushtari i thjeshtë). Sociolinguisti interesohet për pabarazitë shoqërore, që gjejnë pasqyrim në përdorimin e gjuhës (Hagëge 1986: kreu IV): ato që vijnë prej dallimeve në pasuri a në të ardhura, ato që vijnë prej dallimeve të prestigjit ose te statusi, dhe së fundi, ato që vijnë prej shpërndarjes së pabarabartë të pushtetit.
Dallimet në pasuri dhe në të ardhura nganjëherë lidhen me nocionin e klasës. Klasa shoqërore e një individi për disa është flinksion i kritereve rreptësisht ekonomike, për të tjerë i të dhënave psikosociologjike. Kështu dalin në kundërvënie teoria marksiste dhe modeli i shtresimit shoqëror i Labovit. Shpjegimi sipas luftës së klasave del qysh te Fransua Gizoi (François Guizot. 1787-1874). Këtij nocioni marksizmi i ka shtuar teorinë e funksionit ekonomik të klasave shoqërore e mbi të gjitha, faktin e konfliktit ndërmjet tyre, borgjezisë e proletariatit që është "motori i historisë'". Sipas Marksit, klasat formohen pavarësisht prej vullnetit të njerëzve dhe të shtetit. Në përputhje me nivelin e zhvillimit, në shoqëri shfaqet ndarja e punës dhe përcakton marrëdhëniet. Kjo dukuri shfaqet që në kohën kur një grup njerëzish është në gjendje të krijojë mbiprodhimin" (që e kapërcen prodhimin për konsum). Në bazë të ndarjes së klasave është pikërisht lufta për përvetësimin e këtij mbiprodhimi. Prej këtej rrjedhin gjithë marrëdhëniet e punës, të pronësise, të pushtetit, të prestigjit, që i shtresojnë shoqëritë historike. Kjo rrjetë dihotomike e bazës mund të duket e papërshtatshme në momentet e rishpërndarjes ekonomike dhe kulturore; ndërsa marksizmi, duke nxjerrë mësime nga historia bashkëkohore, është bërë më i përmbajtur sot. Modeli i shtresimit shoqëror i Labovit e quan ndarjen në klasa si tradhtim të realitetit shoqëror, i cili paraqitet si vazhdimësi pa pragje të rëndësishine. Secili individ zë një rang të caktuar në hierarkitë e ndryshme (mosha. pasuria. arsimimi. etj.): ndërthurja e këtyre përbën pozitën e tij shoqërore. Këto dy teori: njëra për konfliktin ndërmjet klasave shoqërore dhe tjetra për bashkësinë që e lidh tërësia e normave, është e vështirë të bashkëjetojnë: mirëpo një teori për gjuhën në kontekstin shoqëror duhet të mbështetet mbi një teori të shoqërisë, për të treguar cilët elememë të kontekstit shoqëror e prekin prodhimin dhe të kuptuarit e një gjuhe, në situatat konkrete. Për shembull, është dëshmuar se gjuha mund të përbëjë një pengesë për lëvizshmërinë e punësimit. Vështirësitë e përshtaties dhe të integrimit shoqëror-kulturor të fshatarit sicilian, që shpërngulet në Torino për të punuar në uzinë, i kanë rrënjët te gjuha.
Dallimet e prestigjit ose të statusit nuk janë të lidhura sistematikisht me dallimet klasore. Një shofer mund të fitojë shumë më tepër para se një nëpunës i ri i bankës; në sytë e shumicës se njerëzve mjeshtëria e tij gëzon prestigj me të ulët. Një 'pasanik i ri' mund të zërë vend mjaft më të lartë në hierarkinë ekonomike, sesa një anëtar i varteruar i borgjezisë vendore, porse nuk ia arrin të integrohet në këtë të fundit, nëse sjellja e tij nuk do të imitiojë me servilizëm atë të grupit të referimit". Në shkëmbimet gjuhësore statusi i bashkëbiseduesve, kur veprojnë sipas cilësive, ndikon mbi zgjedhjen e regjistrave (niveleve të gjuhës, tipave të ligjëratës). mbi natyrën dhe shtjellimin e ngjarjeve të të folurit.
Variacionet stilistike dhe Shoqërore
1.Heterogjenitet shoqëror, heterogjenitet gjuhësor: këto dy fakte nga vëzhgimi bën të lindë sociolinguistika, e cila në zanafillë kishte si detyre të përshkruante variantet e ndryshme, që bashkëjetojnë në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe e vënë në marrëdhënie me strukturat shoqërore. Vendosja e marrëdhënies mund të konceptohet në dy mënyra: ose studiuesi e quan se problemet gjuhësore nuk mund të zgjidhen veçse duke iu drejtuar ndryshoreve shoqërore ("shoqërorja në gjuhësi"), ose vetë gjuhësia duhet të rindërtohet, që të bëhet një teori e ligjërimit në kontekstin shoqëror ("përparësia i jepet shoqërores mbi gjuhësoren"). E para flet për variacionet gjuhësore e shoqërore të komunikimit; e dyta për komunikimin e pabarabartë, për dallimet klasore në ideologjinë e gjuhës ('Komunikimet shoqërore dhe didaktike të gjuhëve të gjalla të huaja'" 1980).
Shprehja "norma të përbashkëta'" do të thotë një tërësi e përbashkët gjykimesh vlerësuese, një dije në shkallën e bashkësise e asaj, që mbahet si e mirë ose si e keqe dhe që është e përshtatshme për atë tip situate të përcaktuar shoqërisht. Një norme gjuhësore është një tipar bashkues i një shoqërie: gjithë anëtarët e njohin dhe kjo njohje u mundëson të dallohen vendesh prej të huajve.
Gjuha nuk është një grumbullim laraman variantesh të dalluara, duke e pasur secilin variant të specializuar për një fushe të përdorimit të veçantë. Për më tepër, është pranuar se ajo pasqyron dhe i jep dorë diferencimit të shoqërisë në grupe e në kategori, anëtarët e të cilave përdorin të njëjtin variant të gjuhës. Antinomia që del është vetem në dukje; ajo zgjidhet duke përdorur nocionet e rolit dhe të grupit të referimit.
Statusi shoqëror i një njeriu nuk i përgjigjet detyrimisht statusit të tij shoqëror-ekonomik, siç mund të përcaktohej në funksion të faktorëve objektivë, siç janë të ardhurat ose niveli i arsimit. Kriteret e përdorura për vlerësimin e gjendjes së individit nuk varen vetëm prej grupit shoqëror, të cilit i përket realisht (grupi i përkatësisë), por mund ta kenë prejardhjen prej një grupi shoqëror, anëtar i të cilit nuk është dhe megjithatë atij i shërben si kornizë referimi: prej grupit të referimit. Është e mundshme të dallohen grupet e referimit pozitive, normat e të cilave respektohen, dhe grupet e referimit negative, vlerat e të cilave hidhen poshtë dhe zëvendësohen me kundërvlera. Kështu folësit e mikroborgjezisë, grupi i referimit i të cilëve është klasa e ngritur, i kapërcejnë ato të grupit më të lartë në shkallën shoqërore nëpërmjet prirjes së tyre për të përdorur forma që mbahen si të drejta dhe të përshtatshme për stilin e stërholluar, njëkohësisht kanë prirjen që të përvetësojnë shenjat e prestigjit të kohëve më të fundit, të përdorura prej anëtareve të rinj të klasës së lartë.

Klasat shoqërore nuk janë të lidhura thjesht e drejtpërdrejt me variacionet gjuhësore, standarde ose jo. Folësit në disa nga punët e tyre priren të përdorin më shumë variantin standard të gjuhës. sesa njerëz të tjerë, që kanë të njëjtin nivel të statusit, të të ardhurave dhe të arsimit. Profesionet në fjalë, për shembull, janë profesor, gazetar ose sportelist, duke nënkuptuar dy lloje veprimtarish: paraqitjen e një imazhi publik dhe shoqërizimin gjuhësor, shpalljen e normave. Labovi (1966: 63-89) ka treguar se nëpunësit që nuk janë në kontakt me publikun, që nuk janë përpara skenës, për shembull, magazinierët, përdorin më pak variante me prestigj, sesa punonjësit në kontakt me publikun, si përgjegjësit e reparteve ose shitësit. 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME