Ndertimi dhe funksionet e organeve bimore

Qeliza bimore dhe formimi i saj.
Historiku i zhvillimit te bimeve 
 ATMOSFERA E LASHTË E TOKËS KA QENË ANAEROBE 
 Nëse kthehemi në kohë rreth 4 500 000 000 vjet më parë, planeti ynë ka qenë i përbërë nga minerale, ujëra sipërfaqësore (oqeane) dhe një atmosferë e gaztë me kushte të caktuara të klimës. Rreth 4.5 bilionë vjetë më par ë në Tokë nuk kishte jetë. Atmosfera e saj ishte e ndryshme nga ajo që ajo ka tani. Atmosfera e lashtë e Tokës kishte në përbërje: ujë, azot, amoniak, dyoksid karboni, oksid karboni, metan, hidrogjen dhe sulfur hidrogjeni. Sikurse vihet re, atmosfera e lashtë e Tokës ka qenë anaerobe (pa oksigjen të gaztë) dhe me më shumë përbërës që për mjaftë forma të sotme me jetë do të ishin toksike. 

 BIMËT SIGUROJNË OKSIGJENIN QË NA NEVOJITET PËR FRYMËMARRJE 
Format më të hershme të procesit të fotosintezës u shfaqën në organizmat e përbërë nga qeliza prokariote (qelizat ku mungon bërthama), të cilat sot klasifikohen si cianobaktere ( ose edhe algat blu-të gjelbra). Në mënyrë të përmbledhur, reaksionet e fotosintezës që kryhen te bimët e sotme fotosintetike mund të shprehen në këtë mënyrë: Dritë CO2 + H2O------>CH2O + O2 Klorofilë Nga ky reaksion kimik përmbledhës vihet re se përmes fotosintezës përbërja e atmosferës ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Dyoksidi i karbonit i atmosferës është kombinuar me ujin që rrethonte të gjitha qelizat që jetonin në oqeanin e lashtë duke shfrytëzuar energjinë e dritës për të prodhuar karbohidrate dhe oksigjen të gaztë. Kështu, nëse fotosinteza është kryer në një shkallë mjaft të madhe dhe për një kohë të gjatë, përqendrimi i dyoksidit të karbonit të gaztë duhet të ketë ardhur duke u pakësuar dhe atmosfera filloi të kishte në përbërjen e saj edhe oksigjen. Mendohet se qelizat e lashta prokariote që popullonin oqeanet e madha të asaj kohe vazhduan të kryenin fotosintezë për rreth 1 500 000 000 vite, para se në Tokë të jetë shfaqur ndonjë lloj gjallese me qeliza eukariote (me qeliza me bërthamë). Gjatë kësaj periudhe kohore të gjatë, atmosfera e Tokës u shndërrua në atë atmosferë që na rrethon edhe tani, të përbërë nga azoti më shumë se 70%, nga rreth 20% oksigjen, dhe nga disa gaze të tjera në sasi më të vogël. Në këtë mënyrë atmosfera u transformua në atmosferë aerobe (me oksigjen të lirë). Prania e oksigjenit të lirë në përbërje të atmosferës së re e përshtati ekzistencën e qenieve të gjalla duke e bazuar te frymëkëmbimi. Këto shndërrime të atmosferës mundësuan zhvillimin e madh të organizmave eukariote. Ozoni i shtresave të larta të atmosferës që na mbron nga rrezatimi ultraviolet formohet nga oksigjeni i prodhuar prej bimëve. Pas formimit të oksigjenit të gaztë të atmosferës filloi edhe shndërrimi tij natyror në ozon:  O2 ---> O3 Ky ozon në përbërjen e atmosferës së sotme absorbon rrezet ultravjollcë që vijnë nga dielli. Në atmosferën e lashtë anaerobe, kur oksigjeni i gaztë në atmosferë mungonte, ekspozimi i sipërfaqes së tokës dhe i shtresave të sipërme të oqeanit ndaj rrezeve ultravjollcë duhet të ketë qenë me pasoja të rënda. Këto rreze që shkaktojnë mutacionin e materialit gjenetik duhet të kenë nxitur ritme të shpejta të ndryshimeve gjenetike. Pasi fotosinteza mundësoi nxjerrjen e oksigjenit të lirë në atmosferë, ozoni i prodhuar prej tij siguroi një mburojë mbrojtëse për ekzistencën e formave me jetë dhe pakësim të mutacioneve. Në këtë mënyrë jeta e gjallesave u bë e qëndrueshme. Qeliza eukariote te këto qeliza bërthama rrethohet me dy membrana, po ashtu shume organele të qelizës rrethohen me membrana. Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kërpudhave janë të rrethuara nga muri qelizor, gjë që i dallon nga qelizat shtazore. Protoplasti është pjesa relativisht e gjallë e qelizës eukariote, përbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmën. bimet jene te rendesishme per jeten e njeriut.greta. Citoplazma është mjedis ujor ku ndodhen :rrjeti endoplazmatik aparati i golxhit mikrotubthat sferozomet (oleozomet) citoskeleti ribozomet mitokondritë plastidet bërthama dhe vakuola. Indet bimore 
 INDET MERISTEMATIKE 
 Një mënyre për të klasifikuar këto inde është grupimi i tyre në bazë të vendndodhjes së tyre në bime ; kështu dallojmë meristemat e majës që ndodhen në maje të kërcellit dhe rrënjës, meristemat anësore që ndodhen paralel me sipërfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndërmjetme. Por ekziston dhe një klasifikim që i ndan në meristema paresore, ato që e kanë prejardhjen të drejtpërdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe në meristema dytësore, ato qe vijnë nga qelizat tashme të rritura por që përvetësojnë veti meristematike.Kemi edhe indet krijuese ose (meristematike),qelizat e te cilëve, duke u ndarë e diferencuar, japin meterial për krijimin e indeve të tjera.Po ashtu kemi edhe indet e rrituraose përfundimtare,qelizat e te cilave e kanë humbur aftësinë ndarëse dhe e marrin formën përfundimtare në varësi të funksionit që kryejnë.Indet e rrituraE kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kanë qeliza goxha më të mëdha se ato të indeve meristematike. Kjo sjell që citoplazme përqendrohet afër murit si një shtrese e holle. Muri, pak a shumë i shpështë, varet nga indi në ind, shfaq gjithmonë përvec murit parësor edhe një dytësor. 
 SISTEMI THELBËSOR INDI PARENKIMATIK 
 Është indi më i përhapur në bimë dhe nga ana morfologjike me pak i diferencuari. Ky ind kryen të gjitha aktivitetet metabolike : që nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymëmarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithë molekulave te tjera të nevojshme për jetën e bimës. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbështetës për kërcej apo gjethe të përmasave të vogla apo organeve të reja. Hapësirat qelizore të këtij indi lejojnë ajrosjen, pra shkëmbimet e gazrave ne bime. Gjethet janë të ndërtuara kryesisht nga parenkima ; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrënjët etj përbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta ketë prejardhjen si nga meristemat e majës ashtu nga ato anësore. Qelizat parenkimatike kanë mur celulozo-pektik zakonisht jo shumë të shpështë, një vakuol te madh qendror që zë rreth 90 % te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe përgjegjëse për aktivitetin metabolik të qelizes. Morfologjia e Dikotiledoneve Kërcelli është pjesë mbitokësore e bimës që vazhdon nga rrënja. Në pjesët e kërcellit janë të vendosura gjethet, lulet dhe frutat. Uji dhe materiet ushqyese që i merr bima përmes rrënjës përcillen nëpër kërcell, deri te gjethet dhe pjesë e tjera te saj. 
GJETHET
 Gjethet futen tek kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt : të alternuara, te kundërta, qerthullake, të përqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen nga baza e gjethes, bishti dhe fletëza. 
RRËNJA :Rrënja rrjedh nga rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës ; tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesire nga e cila përhapen disa rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimët trëndafilte : gjethet janë të mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili ; duket sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyejt shumë afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën. Ai është ndër organet vegjetative të bimëve. Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të tretura nga rrënja. gjethet kane dhe kutikulen shtrese mbrojtese vajore. Rrenja merr poashtu dhe nga toka, dhe parandalon erozione te ndryshme. Perdoret si edhe per sherim, si mullaga e bardhe, rrenja e karrotes, valeriana etj. Merr dhe rezervime te ushqimit si rrenja e karrotes. 
 MORFOLOGJIA E PEMËVE, SHKURREVE DHE BIMËVE KACAVJERRËSE 
Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë : barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në makroblaste dhe brakiblaste. Pemët duke qenë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjerë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. 
 STRUKTURA ANATOMIKE E BIMËS RRËNJA 
Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke. Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore. Të gjethe shqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta. Këto rrënje qe lindin nga kërcelli ose hjethet quhen rrënje mitake. Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrënjor te saj. Kur rrënja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anësore, atëherë sistemi rrënjor quhet boshtor. Kur rrënja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anësore, atëherë siastemi rrënjor quhet xhufkor. Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona. 1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike 2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes. 3 - zona e qimeve thithese 4 - zona percjellese. Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore 
NDËRTIMI ANATOMIK I KËRCELLIT. 
 5. Cilindri qendror ose stela (nga greq. “stele”= shtyllë, kolonë) përbëhet nga pericikli, tufat përçuese dhe palca. Pericikli është i përbërë nga qeliza të sklerenkimës, të cilat janë qeliza fibrore të vdekura. Këto qeliza kanë mure të trasha, të drunjëzuara me funde të tapëzuara. Funksionet e periciklit: 1. Pericikli forcon kërcellin. 2. Pericikli siguron mbrojtje për tufat përçuese 6.
 EPIDERMA NË KËRCELLIN E BIMËVE DIKOTILEDONE BARISHTORE 
7. Floema është e vendosur nga ana e jashtme e tufës përçuese, në drejtim të sipërfaqes së kërcellit. Ksilema është e vendosur nga ana e brendshme e tufës përçuese, në drejtim të qendrës së kërcellit. Kambiumi enëzor ndan floemën nga ksilema. Nga ndarja e qelizave të kambiumit formohet floemë dytësore dhe ksilemë dytësoreTufat përçuese të përbëra nga ksilema dhe nga floema përfaqësojnë indin enëzor ose indin përçues të kërcellit. Çdo tufë përçuese përbëhet nga: 1. floema parësore, 2. kambiumi enëzor dhe 3. ksilema parësore. 
 8. RRATHËT VJETORË TË KSILEMËS 
Si pasojë e ndarjes së vrullshme të qelizave të kambiumit në pranverë, enët e ksilemës së formuar në këtë stinë janë të gjera. E kundërta ngjet gjatë ndarjes së ngadalësuar të qelizave të kambiumit në vjeshtë ku enët e ksilemës së formuar në këtë stinë janë më të ngushta sesa ato të pranverës. Me qenë se kambiumi nga vjeshta, deri në pranverën e vitit të ardhshëm bie në qetësi dhe për shkak se druri i formuar në vjeshNdërtimi i dytë i kërcellit është karakteristik për shumicën e bimëve barishtore, për bimët halore dhe për shumë bimë dythelbore drunore. Te shumica e bimëve drunore, si p.sh. te bliri (Tilia cordata) unaza e pandërprerë e kambiumit formohet që në fillim të formimit të kërcellit. NDËRTIMI I KËRCELLIT TE BIMËT DRUNORE
 të është i përbërë nga enë më të ngushta sesa ai pranverori, në prerjen tërthore të këtyre kërcejve dallohen rrathët vjetorë të ksilemës. Enët e ksilemës të formuara në pranverë janë të mëdha sepse duhet të përballojnë qarkullimin e vrullshëm të lëngjeve ngjitëse e zbritëse në këtë stinë. 14. Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve dythelbore. Te bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne forme rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Per kete arsye keto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura. te bimet dythelbore gjate gjithe jetes kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje. Ne nje kohe te dyte ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon nje unaze te plote. Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa te reja percuese qe formojne e trashin kercellin. 
NDERTIMI I KERCELLIT BARISHTOR. 15. Kercelli i bimeve njethelbore (psh misri) ka nje numer tufash percuese te shperndara pa rregull ne gjithe zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga nje shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si nje kellef te gjithe pjesen e kercellit. 
METAMORFOZAT E KËRCEJVE kërcelli (bashkë me të edhe gjethet) të ndryshojë strukturën e tij të brendshme e të jashtme. Kërcelli pëson ndryshime në pamje, në strukturë dhe në funksion. Ndryshimet që pëson kërcelli në pamje, në strukturë dhe në funksion quhen modifikime ose metamorfoza. Këto modifikime ose shndërrime janë dy llojesh: 1. shndërrime nëntokësore dhe 2. shndërrime mbitokësore. Ndër kërcejtë me shndërrime nëntokësore bëjnë pjesë: rizoma, qepa dhe tuberet. Rizomat janë kërcej nëntokësorë me gjethe në formë luspash. Emri “rizomë” lidhet me faktin se këto forma të metamorfizuara të kërcellit janë të ngjashëm me rrënjët (rizoide). Duke u zhvilluar nën tokë, këta bisqe humbasin ngjyrën e gjelbër, ndërsa gjethet e tyre shndërrohen në luspa pa ngjyrë. Nga nyjet e rizomave kohë mbas kohe mbijnë bisqe mbitokësorë. Rizomë kanë: krisja, talla, grami, fieret etj. Çdo copë e prerë rizome ka aftësi të zhvillohet në një bimë të re prandaj edhe luftimi i bimëve që kanë rizomë në parcelat e mbjella është i vështirë. Qepa është një kërcell shumë i shkurtër që quhet bulb, nga i cili dalin luspa mishtore, p. sh. te qepa, te hurdhëra etj. Në këta kërcej të metamorfizuar bima depoziton lëndën e rezervës që përdoret në periudhën e vegjetacianit, të lulëzimit e të frutifikimit. Tuberet ose zhardhokët, në dallim nga rrënjët e fryra, kanë luspa e sytha në sqetullat e tyre. Si shembull tipik përmendim tuberet e patates. Tuberet formohen në fund të kërcejve të gjatë nëntokësorë. Rizomat janë kërcej nëntokësorë me gjethe në formë luspash 18. 
 GJEMBAT SI SHNDËRRIME MBITOKËSORE TË KËRCEJVE 
Gjembat janë formacione të forta me majë të hollë të formuara nga metamorfoza e kërcellit. Kjo metamorfozë e biskut siguron për bimët një mbrojtje të mirë nga kafshët bimëngrënëse. Në dallim nga gjembat me origjinë epidermike, gjembat me origjinë kërcellore këputen me vështirësi nga bima duke marë me vetë copa druri. Kërcejtë e shndërruar në gjemba gjenden në bimë të tilla si: driza (Paliurus aculeatus), kulumbria (Prunus spinosa), kumbulla e egër (Prunus cocomila), murrizi njëbërthamësh (Crataegus monogyna), ushinthi (Pyrocantha coccinea) Në shndërrimet mbitokësore të kërcellit bëjnë pjesë: lozet, gjëmbat, stolonet dhe filokladet. Lozet janë forma të shndërruara të kërcellit që dalin nga sqetullat e gjetheve. Lozet u shërbejnë bimëve për t’u kapur.Lozet janë karakteristike për bimët e familjes kungullore (Cucurbitaceae): si p.sh. për bimën e kungullit (Cucurbita pepo), për kastravecin e kultivuar (Cucumis sativus), si dhe për hardhinë (Vitis vinifera NDERTIMI I GJETHES 
Gjethja tipike perbehet nga llapa. nervurat dhe bishti. Nervurat qe pershojne gjethen vendosen ne mënyra të ndryshme. p.sh ne gjethen e gjershise nga nervura kryesore dalin nervura te tjera anesore. te tilla nervura quhen nervura pendore. Nervura te tjera janë nervurat pellembore (gjethja e rrapit). Nervura paralele kanë gruri.misri etj. . Gjethja qe ka vetëm një llape quhet e thjeshtë. Kur është e ndare ne gjetheza quhet e perbere. Parenkina pervetesuese e gjethes qe është e perbere nga qeliza fotosintetike, është e ndertuar nga parenkima gardhore, ku zhvillohet pjesa me e madhe e fotosintezes, dhe parenkima sfungjerore me qeliza te crregullta e me hapësira te mëdha nderqelizore. Këto hapësira janë te mbushura me gaze, avuj uji oksigjen, dioksid karboni. Të dy parenkimat formojne mezofilin. Mezofili është i rrethuar nga një shtrese qelizash epidermike te ngjeshura mirë njera - tjetrën. Këto qeliza formojne një shtrese te holle kutikule ose dylli mbi qelizat e epidermes. Qelizat e epidermes dhe kutikules janë te tejdukshme Lendet hyjne e dalin ne gjethe përmes dy rrugëve, nga tufa enezore dhe nga gojezat Neper tufat enezore uji dhe kriperat minerale qe vijnë nga rrenjet e kercelli hyjne ne gjethe. Të gjethet këto tufa enezore janë nervurat.. ne perberje te çdo nervure marin pjesë ksilema qe transportojne ujin e kriperat minerale dhe floema qe transportojne lenden organike.. Shnerrimet e gjethes. Sipas kushteve te mjedisit rrethues, trajta dhe ndërtimi i gjethes te disa bime ka pësuar shnderrime (metamorfaza), te cilat janë te tilla sa është vështirë të besosh se gjethet e kaktusit, lozet e bizeleve, luspat e qepes janë forma te shnerruara te gjethes, pra metamorfaza e saj Bimet me gjethe mishtore quhen sekulente. 
 PËRSHTATJET E BIMEVE 
Rrënjët, kërcenjtë dhe gjethet mund të pësojnë ndryshime aq të mëdha sa të bëhen të padallueshme. Një shembull mund të jetë ai i rrushkullit që mban mbi vete një kërcell me disa shtrirje fletezore që duken si gjethe, por që në të vërtetë janë kërcenj të shtypur që kanë funksionin e gjetheve. Kërcelli mund të transformohet në gjemba me funksion mbrojtës, ose në loze që shërbejnë për tu kacavjerrë. Të gjitha këto organe të sipërpërmendura janë organe homologe, sepse megjithëse kanë pamje të ndryshme, janë modifikime të të njëjtit organ. Përshtatje të tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrënjët, të cilat mund të bëhen gjemba e loze. Në këtë rast flasim për organe analoge sepse megjithëse kanë morfologji të ngjashme kanë origjina të ndryshme, duke u formuar disa nga kërcenjtë e disa nga gjethet. Ndonjëherë në ekzemplare qe i përkasin specieve të ndryshme, nga ana sistematike larg njëra tjetrës, ndodhin përshtatje të të njëjtit lloj, që përcaktohen nga rrethana ekologjike të ngjashme. ZHARDHOKËT 
Një shembull modifikimi është zhardhoku, i cili është modifikimi me qëllim rezerimin e një organi e si rrjedhojë formimin e një sasie të madhe parenkime rezerve. Zhardhoku për antonomazi është patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndërnyje të kërcellit nëntokësor. Tek nyejt janë të pranishme disa katafile, gjethe rudimentare që bien herët dhe që i lëne të zbuluar sythet sqetullore, të quajtur sy.
 RIZOMAT
 Janë kërcinj teresisht nëntokësore te zhardhokuar që zhvillohen horizontalisht në territor duke ndenjur gjithnjë goxha thelle nëntoke. Gjethet janë të shndërruar në katafila të vogla të futura tek nyejt. Në sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga të cilat mund të zhvillohen filizat. Po tek nyejt por në anën e poshtme gjenden rrënjët. Zakonisht në fillim të sezonit bimor, sythi i majës zhvillon një fidan të drejtë që del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon të rritet nëntoke nëpërmjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majës nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore që çelin gjethe e lule. 
BULBET 
Modifikim ku ndodh një zhardhokim i gjetheve dhe kërcellit. Kjo strukture tipike për Monokotiledonët përbehet nga një kërcell i shkurtuar, për shkak të mungesës së zhvillimit të ndernyjeve, quhet zemër, çon lart sythin e majës dhe ne baze disa rrënje. Tek nyejt futen katafilat. GJEMBAT
 Gjethet dhe kërcenjte mund të transformohen në gjemba si pasoje e klimës se ashpër dhe thatësisë. Gjembezimi i rrënjës është i veçante dhe vihen re në disa palma.
 LOZET
 Lozet janë tipike për ato bime kërcelli i te cilave nuk është aq i fuqishëm sa te mund ti mbaje ne këmbe, duke qenë se zhvillohet shumë në gjatësi e pak në diametër. Në disa bime transformohet në loze pjesa fundore e kërcellit, ne disa të tjera i gjithë kërcelli. Lozet rrënjore shërben për te fiksuar bimën shumë fort pas mbështetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund të transformohen në loze. HETEROMORFIZMI 
Shfaqet kur kërcelli dhe gjethet kane forma të ndryshme ne të njëjtin individ. Një rast heteromorfizmi janë stolonët : kërcell i shkurtuar nga ku nisin disa kërcenj te gjate e te holle. Kane si funksion përhapjen e species. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrënjës quhet heterorizi. 
 RIPRODHIMI I BIMËVE 
 Për bimët është karakteristikë mënyra e riprodhimit në dy mënyra: 1. Mënyra e riprodhimit joseksual, dhe 2. Mënyra e riprodhimit seksual. Mënyra e riprodhimit joseksual….. Kur një pjesë bime zhvillohet duke prodhuar një bimë të re, thuhet se kryhet shumimi ose riprodhimi joseksual i bimës. Shumimi joseksual quhet edhe shumim vegjetativ (nga “vegjetae”= bimë), pasi është karakteristik për bimët. Duke qenë se rritja e bimëve është e papërcaktuar, atëherë nga secili meristem i saj potencialisht mund të zhvillohet një bimë të plotë. Kjo do të thotë se shumimi vegjetativ i bimës kryhet shumë lehtë me grupe qelizash me veti embrionale, pra me klone. Për këtë arsye në shumë lloje bimore, një bimë e re mund të zhvillohet nga copa apo pjesët bimore. Mënyra e riprodhimit seksual Për riprodhimin seksual te bimët janë specializuar struktura të veçanta riprodhuese sikurse është lulja. 
 KURIOZITETE
 A e dinit se aloe vera ndihmon në pastrimin e akneve? Apo shpërdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak tek pacientët diabetik? Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant. Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj. Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide. Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima “magjike” e aloe verës. 1.Parandalimi i sëmundjeve Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është. 2. Ndihmon në tretje Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje. 3. Përmban aminoacide thelbësore A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit. 4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në make-up, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.

Ese Ndertimi dhe funksioni I organeve bimore. 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME