Ese Ndertimi dhe funksioni I organeve bimore


Gjithmone I kemi njohur bimet ose kemi menduar se i kemi njohur.I shikojme se jane te bukura na pelqen ngjyra  na duken te kendshme per syrin disa I perdorim per ushqim disa si zbukurim e disa te tjera per ti dhuruar.
Me vone me eksperiencen tone shkollore arritem te mesonim me shume mbi bimet dhe  flluam  te perdorim fjalet si: ato pasurojne atmosferen me oksigjen ,kryejne fotosintezen por gjithnje kemi ndeshur shume pikepyetje si :si transportohet uji deri ne gjethe ?si realizohet fiximi I CO2apo se si rriten bimet si riprodhohen e me qindra pyetje te tjera.Lenda e Biologjise  se Thelluar na ka dhene te njihemi e shume me nje organizem bimor me menyren se si ai funksionon dhe bashkerendimin e punes se organeve,Tashme dime se organi kryesor ku kryhet fotosinteza eshte gjethja qe kryen gjithashtu dhe funksione si transpirimi ,depozitimi I energise diellore dhe ne disa raste mund te sherbeje dhe si organ vegjetativ.Me pas kemi kercellin qe ne rastin e bimeve barishtore eshte I afte te kryeje fotosintezen pasi eshte I pajisur me kloroplaste.Kercelli sherben  per te mbajtur bimen ,per te mbajtur gjethet dhe per te kryer transportin e lendeve organike dhe ujit dhe kriperave minerale.Gjithashtu rrenja eshte ai organ qe ben te  mundur thithjen e ujit nga toka dhe ne disa raste sherben edhe per depozitimin e lendeve organike ,per fiksim e bimes ne toke.Disa nga proceset me te rendesishme qe kryhen ne bime jane fotosinteza ,frymemarja dhe riprodhimi si dhe proceset qe kryhen si procese dytesore.Tashme qe e njohim me shume bimen eshte magjepsese se si ajo shenderrohet per te mbijetuar .Psh mund te permendim shenderrimet gjethore si kaktusi apo lule gjembore per  te zvogeluar transpirimin apo dhe stolonet ,rizomet,bulbet dhe tuberet qe shenderrohen per te realizuar  funksione te ndryshme dhe per te realizuar pershtatshmeri me mjedisin. Disa rruge me anet te te cilave realizohet transport  i kriperave dhe te ujit eshte rruga asymlaste dhe simpoplaste si dhe adezioni dhe kohezioni ndersa difuzioni dhe presioni renjor jane disa forma te transportit te ujit ndersa lenda organike ben te mundur levizjen ne gjithe organet bimore.Te gjithe keto procese mahnitese realizohen nga bime te vogla e te medha te llojeve te ndryshme dhe ne kete menyre kemi rritjen me ane te riprodhimit seksual dhe jo seksual apo vegjetativ.Ne llojin e pare te riprodhimit behet me ane te frutit ,fares,dhe lules ndersa ai vegjetativ behet me ane te gjthes ,rrenjes dhe kercellit nga te cilet formohen pasardhes identike.Te gjithe keto gjera te reja qe kemi zbuluar per bimet na kane ndihmuar te njihemi me shume me boten bimore ne teresi dhe ne kete menyre me boten rreth ne .Shume pyetje i kemi dhene pergjigje ne lidhje me bimet por perseri kerkojme te dime gjera te reja dhe rrjedhimisht shpresojme ti mesojme ne kapitujt ne vazhdim.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME