Tema : Zbatimi dhe moszbatimi ite drejtave te konsumatorit ne Shqiperi

Tema : Zbatimi dhe moszbatimi ite drejtave te konsumatorit ne Shqiperi 


Konsumator nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime që janë të lidhura me veprimtari tregtare, respektivisht për rishitjen e atyre mallrave.

Ligj për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg.
 Qëllimi : Eshtë mbrojtja e interesave të konsumatorëve në treg, si dhe përcaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve përkatëse për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve.                                                                                              -)Detyrimi i përgjithshëm i informimit
Tregtarët janë të detyruar, në kufijtë e veprimtarive përkatëse, t’u japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet e vendosura në treg ose të parashikuara për t’u vendosur në treg.
2. Të dhënat duhet të jenë të vërteta, të sakta dhe të qarta për të gjitha karakteristikat e mallrave dhe shërbimeve, si edhe për kushtet e tregtimit të tyre. Këto të dhëna duhet të përmbajnë karakteristikat e mëposhtme: a) natyrën, identitetin e prodhuesit, çmimin, cilësinë, sasinë, dobinë, origjinën, afatin e përdorimit, mënyrën e prodhimit dhe të përdorimit, mënyrën e mirëmbajtjes dhe garancinë e mallrave dhe të shërbimeve; b) rreziqet, që lidhen me mallrat dhe shërbimet, kur këto rreziqe nuk janë të kuptueshme pa paralajmërimin përkatës. c) kushtet e përgjithshme të kontratave që i ofrohen konsumatorit.
3.Etiketimi Shitësit janë të detyruar të sigurojnë që, në mallrat për shitje, të jenë të shënuara në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm: a) emërtimi i mallit, adresa e fabrikuesit dhe/ose importuesit, marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, pesha, sasia, përmasa ose dimensionet, si dhe çdo informacion tjetër që, në vartësi të natyrës së mallit, është i domosdoshëm për identifikimin ose përdorimin e tij; b) informacion për jetëgjatësinë minimale ose datën e skadimit, nëse ka.
 Detyrime të përgjithshme dhe të veçanta
Në një kohë të arsyeshme, përpara se konsumatori të pranojë ndonjë ofertë ose të lidhë një kontratë të përdorimit me afat të produktit të pushimit afatgjatë, të rishitjes apo të shkëmbimit, tregtari i siguron atij, në mënyrë të qartë e të kuptueshme, të gjithë informacionin e nevojshëm.
2. Tregtari i siguron konsumatorit kontratën e përdorimit me afat të produktit të pushimit afatgjatë, të rishitjes apo të shkëmbimit, me shkrim ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, në gjuhën shqipe.
3. Kur objekti i kontratës së përdorimit me afat të produktit të pushimit afatgjatë, të rishitjes apo të shkëmbimit, është i vendosur në një vend të huaj, tregtari i siguron konsumatorit një përkthim të noterizuar dhe të certifikuar të kontratës në gjuhën shqipe.
4. Konsumatori ka të drejtën e heqjes dorë nga kontratat e përdorimit me afat të produktit të pushimit afatgjatë, të rishitjes apo të shkëmbimit, pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda një afati prej 14 ditësh kalendarike, duke filluar nga data e lidhjes së kontratës ose nga data kur palët nënshkruajnë një kontratë paraprake detyruese apo nga data kur konsumatori merr kontratën a çdo kontratë paraprake detyruese, në qoftë se kjo ditë është më vonë se data e lidhjes së kontratës apo kontratës paraprake. 

1. Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në  mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.
2. Këshilli i Ministrave miraton karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, të sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike të deklarimeve financiare, të sistemit të komunikimit, procedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre, kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive, që ofrojnë pajisjet fiskale, si dhe kushtet e heqjes së autorizimit për këto shoqëri.
3. Ministri i Financave, me udhëzim, miraton procedurën dhe dokumentacionin për miratimin për përdorim të pajisjeve fiskale, elementet e kuponit tatimor, mënyrën e kontrollit dhe kontrollin e pajisjes fiskale, distancën e ruajtjes së kuponit tatimor dhe rregullat për mirëmbajtjen e tyre teknike e të shërbimit.
Kuponi tatimor lëshohet në çdo rast kur arkëtohen pagesa me para në dorë nga furnizimi i mallrave apo shërbimeve në njësi të hapura për publikun dhe pavarësisht se shoqëria e cila ka marrë autorizimin e përdorimit të faturës kompjuterike apo edhe ajo e cila përdor fatura tatimore të shpërndara nga organi tatimor, është e detytruar të përdore paisjen fiskale.

A duhet të përdorin pajisje fiskale subjektet tatimpaguese të cilat ushtrojnë aktivitetin e shitjeve të produkteve nëpërmjet shitjeve derë më derë ?

PO. Këto subjekte shesin për publikun e gjërë duke i ofruar shitjet e tyre derë më derë. Ato duhet të pajisen dhe të përdorin pajisje fiskale të lëvizshme dhe të presin kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar. Mallrat nga magazina dalin me një faturë tatimore shoqëruese me çmimet e magazinës, me shënimin për shitjet derë më derë , me sasi dhe çmim të mallrave në magazinë dhe pjesa e pashitur e tyre kthehet në magazinë për tu bërë hyrje po me çmimet e daljes (magazinë) të shoqëruar gjatë rrugës edhe me kopjet e kuponave të shitjeve të realizuara të cilat shërbejnë për efekt kontrolli gjatë rrugës nga organet e kontrollit.


Moszbatimi I te drejtave te konsumatorit :

Shitja e librave nëpër shkollat e Durrësit po bëhet pa u shoqëruar me faturë,gjë që privon nga rimbursim familjet me ndihme ekonomike, ato te komunitetit rom dhe te pakicave etnike. Prindërit tregojnë se nuk janë pajisur me fatura për librat e blerë ndonëse shitësi e ka detyrim ligjor pajisjen me kupon tatimor. Përfaqësuesja e librarisë qe ka ekskluzivitetin  për furnizimin e shkollave me tekstet mësimore është shprehur se pajisja me faturë është procedurë shtetërore. Pajisja me fatura për tekstet shkollore nuk bëhet as në  qytetin e Fierit. Prindërit thonë se nuk i jepet askujt fature dhe se, as ata vetë nuk e kanë kërkuar. Por prindërit në Fier ngrenë edhe shqetësimin e çmimit. Tekstet shkollore nuk shiten me çmimin e stampuar në fund te tyre, por me vlerën e pullave të dyfishta të vendosura mbi çmim. Përfaqësuesi i drejtorisë arsimore, Ilir Luga, sqaron se pulla e dyfishtë vihet nga shtëpitë botuese pas indeksimit të çmimeve për shkak të inflacionit. Ndërkohë qe Drejtoria Arsimore kërkon qe vete prindërit te ballafaqojnë çmimet e librave te blere me listat e afishuara neper shkolla, ne te vërtet ne Fier as këto lista nuk ekzistojnë.



 Blerjet ne “rruge “

1. Kontratat, në bazë të të cilave një tregtar furnizon një konsumator me mallra ose shërbime,
me një vlerë jo më pak se 7 000 lekë, janë të lidhura jashtë qendrave të tregtimit, kur ato kryhen:
a) gjatë një ekskursioni të organizuar nga tregtari jashtë qendrës së tregtimit; ose
b) gjatë një vizite të tregtarit në banesën e konsumatorit ose në vendin e punës të konsumatorit,
kur vizita nuk kryhet me kërkesën e shprehur të konsumatorit.
2. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij neni kontratat e mëposhtme:
a) kontratat për ndërtimin, shitjen ose dhënien me qira të pasurisë së paluajtshme;
b) kontratat për furnizimin me mallra ushqimore, pije ose mallra të tjera të paracaktuara për
konsum të zakonshëm shtëpiak dhe që furnizohen nga shërbime të rregullta shpërndarëse.

Ne bisnese te vogla por dhe supermarkete etj …
E pra, ai moment në të cilin  një dyqan i vogël, megjithëse i pajisur me një kasë fiskale, nuk lëshon një kupon tatimor, duke mos regjistruar kështu shitjen në paisjen fiskale, është momenti në të cilin lind një avantazh i tmerrshëm në treg për këtë operator dhe momenti vendimtar që ndryshon ligjësitë normale të konkurrencës në tregun shqiptar. Në peshore integrohet një element i ri me natyrë ekstra-ekonomike i cili rrjeshtohet mes të famshmeve pika force (S-Strengths) në analizën e pozicionimit strategjik SWOT të çdo biznesi për ata që mund ta përdorin, dhe ndër pikat e dobëta (W – Weaknesses) për operatorët që nuk mund ta shfrytëzojnë këtë avantazh. Emri i tij, shprehur me një eufemizëm, është “Avantazh fiskal” ose në mënyrë më pak diplomatike “Evazion”.
I pari është avantazhi që lind nga mospagesa e plotë ose e pjesshme e taksave pasi, në çdo rast që një produkt shitet pa u regjistruar në paisjen fiskale, lind një benefit për shitësin, i barabartë me 20% të TVSH-së mbi vlerën e atij produkti që nuk derdhet në arkën e shtetit dhe 10% të Tatimit të munguar mbi fitimin që gjeneron ai produkt. Të gjithë këto elementë bëjnë që rrjetet e supermarketeve, të detyruar të regjistrojnë shitjen e çdo produkti për shkak të madhësisë, pra monitorueshmërisë dhe përkatësisë në grupe ekonomike të huaja, të ndeshen në një disavantazh kostosh që çon në një ofertë tregtare më pak tërheqese se ajo e dyqaneve të vogla për konsumatorin. Ky rezultat ekonomik përcaktohet nga një eliminin i avantazheve të lidhura me përmasat nga barra fiskale që, në të kundërt, subjektet e vogla të tregut të pakicës arrijnë të evitojnë.
Konsumatori shqiptar për pasojë merr një ofertë më pak të garantuar duke mos pasur një përfitim të madh ne cmime sepse, operatorët më të mëdhenj të tregut do te mund te ofronin të njëjtat cmime, ndoshta edhe më kompetitive, nëse do të mund të arrinin volumet e shitjes që do lejonin një optimizim të strukturës së tyre të kostove. Për momentin, ato pak operatorë prezentë në treg janë akoma larg një sistemi kostosh efiçent për shkaqet e sipërpërmendura dhe kjo e ben tregun pak atraktiv për investime të mëtejshme dhe konsolidim të modeleve ekonomike të ngjashme me ato te vendeve më të zhvilluara.
Së fundi, duhet kuptuar që informaliteti i tregut të pakicës si pikë kontakti mes biznesit dhe konsumatorit,  shkakton një parregullsi në të gjithe zinxhirin e vlerës sepse është e natyrshme që nëse pikat e shitjes nuk zgjedhin të shesin në mënyrë të rregullt nga pikëpamja fiskale, nuk do të pranonin as të blinin në mënyrë të rregullt. Për pasojë problemi transferohet në hallkat e sipërme të shpërndarjes me shumicë, prodhimit apo importit duke shkaktuar një fragmentim tërësor të të gjithe rrjetit të krijimit të produkteve apo shërbimeve, mbytje të rritjes, pamundësi lindjeje të tregtarëve apo prodhuesve të mëdhenj por mbi të gjitha, pamundësi të tërheqjes së investimeve të huaja.

Moszbatimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve ka bërë që tregu  të jetë i furnizuar me produkte me afat të skaduar dhe me cilësi të dyshimtë , ende mungon vetëdijesimi i qytetarëve për të paraqitur ndonjë rast kur konsumatorit i shkelet e drejta.


Produkte te skaduara
Në dyqanet e qytetit të Fierit vijon tregtimi produkteve të skaduara. Ky fakt pranohet edhe nga kreu rajonal i autoritetit të ushqimit në këtë rreth, Frederik Çuko, i cili pohoi se në bashkëpunim me krimin ekonomik është sekuestruar një sasi e konsiderushme produktesh të skaduara. Çuko pohoi se aksionet për parandalimin e shitjes së produkteve të skaduara në dyqanet dhe tregjet e këtij qyteti do jenë intensive. Kreu rajonal i AKU u bëri apel qytetarëve të denoncojnë cdo rast ku konstatojnë se tregtohen produkte të skaduara.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME