Katedralja e Parisit- Viktor Hygo - ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE.
Autori :       Viktor Hygo (Victor Hugo)
Titulli :        Katedralja e Parisit.
Lloji :           Roman.
Viti i botimit :   1831
Koha historike : Periudha e romantizmit.
Hapesira(mjedisi) : Katedralja e Parisit shfaqet tek lexuesi si vend piktoresk,magjepses,i frikshem dhe fantastik i ngjarjeve qe te cojne ne nje mesjete po kaq fantastike.Kisheza te krijuara sipas shijes se holle te asaj arkitekture terheqese, plot me skulptura madheshtore dhe me punime te skalitura. Parizienet zgjohen nga zhurma e kambanave te cilat bien fuqishem per te lajmeruar ndonje te kremte madheshtore.
Personazhet.
KRYESORE : Don Klod Frolo, Kuazimodo, Esmeralda, Pier Grenguari, Febys de Shtoper, Gudula(E vetmuara).
DYTESORE : Zhean Frolo,Tristan Heremiti, Zhak Sharmolyu, Klopen Truilfui, Zhisketa Lazhansieni etj.
FIGURANTE : parizienet qe ecnin furishem drejt Qendres se vjeter ,Universitetit te qytetit dhe Katedrales.Turma te medha njerezish te cilet ndiqnin torturat ne Shtyllen e turpit dhe brohorisnin.
Dallimi i historise nga subjekti : Ngjarjet ne kete veper rrefehen ne rrjedhje logjike kohore,ashtu sic kane ndodhur.
Dallimi i paragrafeve : Kemi perdorimin e disa lloje paragrafesh te cilet nevojiten per t’u thelluar ne kuptimin e vepres.
Paragrafe rrefyes : ‘’ Ate dite do te ndizeshin dritat gazmore ne sheshin Grev, do te  zhvillohej ceremonia e mbjelljes se pemes se majit ne kishezen e Brakut dhe do te jepej nje mister ne Pallatin e Drejtesise.’’
Paragrafe pershkrues : ‘’Duke qene shtathedhur, e brishte, me supe te zbuluara dhe me kembe te holla, qe dukeshin here-here qe poshte fundit te saj, flokezeze, e shpejte si ndonje grereze, me nje jelek ari qe iputhitej mire pas trupit, me nje fustan lara-lara, me sy vezullues, ajo dukej me te vertete sin je qenie e mbinatyrshme.’’
Paragrafe meditues : ‘’Zor se mund te shpetoj nga kjo bela e madhe qe po ma merrfrymen -mendoi murgu fatezi.’’
Paragrafe dialogues : Bisedat midis personazheve qe e bejne me interesante pjesen.
‘’Kush eshte ? – thirri me tonin e sjellshem te nje qeni te uritur.
Jam miku juaj, Zhak Kuaktieri,- u pergjigj nje ze nga jashte.’’
Berthamat rrefyese :
Salla e madhe e cila mirepriste ne mesin e saj shume pariziene, dhe shfaqjet madheshtore ne hyrje te pallatit paraqet fillimin e ngjarje.
Kuazimondoja gjysme njeri dhe gjysme perbindesh cili banonte ne katedralen e Shen Merise, zbatues i pavetedijshem i vullnetit te Frolos, por me nje shpirt te madh dhe  ndermjetesi qe realizon lidhjen mes turmes dhe katedrales.
Esmeralda, nje vajze e re dhe e bukur e cila mahnit cdo mashkull, dashurohet me komandantin Febys dhe behet pjese e urrejtjes se percmueshme te murgut misterioz peson fatekeqesisht nje fund tragjik ekzekutimi duke u denuar si nje cigane magjistare.
Klod Frolo eshte personazh misterioz dhe i cuditshem dhe zeri i padukshem qe komandon, hija qe sheh e ben gjithcka e qe askush nuk e sheh, nje njeri ne dukje i mire por ne shpirt shume i ngrusur.
Mjetet stilistikore : Ne kete veper madheshtore letrare kemi nje perdorim te pasur ketyre mjeteve si ; personifikime, perdorimi i fjaleve te rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, mardhenie te larmishme midis fjalive bashkerenditese dhe nenrenditese etj.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME