Teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv



Cilat janë llojet e ndryshme të zhvillimit?
Zhvillimi i njeriut munnd te ndahter në zhvillim fizik (dryshimet ne trup), zhviljm vetak ndryshimet në personalitetin e tij), zhvillim shoqëror (ndryshimet në mënyrën me të cilen njeriu lidhet me të tjerët) dhe zhvillim konjitiv (ndryshimet në mendim).


Cilat janë tri pyetjet rreth zhvillimit dhe tri parimet e përgjithshme?
Për dhetëvjecarë të tërë, psikologët dhe publiku i gjerë kanë diskutuar nëse zhvillimi formësohet nga natyra apo nga edukimi; nese ndryshimet janë rredhoje e nje procesi të vazhduar apo kapërcimeve të befasishme ne faza cilësore;
dhe nese ekziston nje kohe kritike per zhvillimin e aftesive te caktuara.
Përgjithësisht, Toricienët jane ne një mendje ne  lidhjeje me idene
se njerëzit zhvillohen me ritme të ndryshme, se zhvillimi është
nje process I rregullt dhe se ai ndodh nje nje menyre graduale.

Cila pjesë e trurit lidhet me funksionet e larta mendore?

Korteksi është një shtresë e rrudhosur neuronesh që shërbejnë për tri qëllime kryesore: marrjen e sinjaleve nga organet e shqisave (sinjale të tilla si ato te pamjes apo të dëgjimit); kontrollin e
lëvizjeve të vullnetshme; dhe krijimin e lidhjeve. Pjesa e korteksit: që kontrollon lëvizjet motore, zhvillohet apo maturohet e para, pastaj zhvillohen zonat që kontrollojnë shqisat kornplekse, si
shikimi dhe dëgjimi, dhe, më ne fund, zhvillohet lobi frontal, I cili kontrollon proceset mendore te niveleve të larta.

Zhvillimi Ndryshimet e përshtatjes që ndodhin në mënyrë sistematike, ndërsa njeriu kalon nga faza e ngjizjes deri në vdekje.

Zhvillimi zik Ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës në strukturën dhe funksionet trupore.

Zhvillimi personalNdryshimet që ndodhin në personalitet, ndërsa individi rritet.

Zhvillimi shoqërorNdryshimet që vërehen në mënyrat me të cilat bashkëveprojmë me te tjerët me kalimin e viteve.

Zhvillimi konjitivNdryshimet sistematike graduate nëpërmjet të cilave proceset mendore bëhen më komplekse dhe më të sofistikuara.

Pjekuria Ndryshimet gjenetikisht të programuara, të cilat ndodhin në mënyrë të natyrshme me kalimin e kohës.

Bashkëveprimet Veprimet e përbashkëta midis biologjisë njerëzore dhe mjedisit, të cilat formësojnë dhe ndikojnë njëra- tjetrën.

Periudhat sensitiv Koha gjatë së cilës një person është vecanërisht i gatshëm apo reagues ndaj përvojave të caktuara.

Neuronet Qelizat njerëzore që ruajnë dhe transferojnë informacionin.

Sinapset Hapësirat e vogla midis neuroneve. Përmes këtyre hapësirave kalojnë mesazhet kimike.

Myelinimi Procesi që vesh fibrat nervore me një këllëf të yndyrshëm që quhet myelinë dhe që e bën më të efektshëm transferimin e mesazheve.

Lateralizimi Specializimi i dy hemisferave (anëve) të korteksit të trurit.

Plasticiteti Aftësia e trurit për të mbetur eksibël apo I ndryshueshëm, në një shkallë të caktuar.

Teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv

Cilaët jane faktorët me ndikim kryesor në zhvillimin konjitiv?
Teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv bazohet në konceptin se njerëzit përpiqen të kuptojnë botën që i rrethon dhe të krijojnë dije në mënyrë aktive, nëpërmjet përvojave të drejtpërdrejta
me objektet, njerëzit dhe idetë. Pjekuria, gjallëria, transrnetimi shoqëror dhe nevoja për ekuilibër ndikojnë që të gjitha mbi proceset e mendimit dhe krijimit të njohurive. Ne përgjigje të
këtyre ndikimeve, përpunohet mendimi dhe krijohen njohuritë përmes ndryshimeve që ndodhin në mënyrën e organizimit të mendimit (krijimi i skemave) dhe përmes përshtatjes, ku përfshihen proceset komplementare te asimilimit (përthithja e informacionit të ri ne skemat ekzistuese) dhe akomodimit (ndryshimi i skemave ekzistuese).

Ckuptojmie me fialën skemë?Skemat janë blloqet kryesore të ndërtimit te mendimit. Ato janë sisteme të organizuara të veprimit dhe të mendimit, të cilat na lejojnë që të krijojmë në
mendje përfytyrimin apo të mendojmë për objektet dhe ngjarjet në botën që na rrethon. Skemat mund të jenë shumë të vogla dhe specifike (si në rastin e kapjes së dickaje apo njohjes së një
figure që i ngjan katrorit), ose ato mund të jenë më të mëdha e me të përgjithshme (si në rastin e përdorimit të hartës në një qytet të ri). Njerëzit përshtaten në mjedisin e tyre, falë shtimit të numrit dhe sistemimit të skemave të tyre.

Cilat janë ndryshimet kryesore që ndodhin kur fëmijët kalojnë nga mendimi shqisomotor tek ai operacional formal?
Piazheja mendonte se fëmijët e vegjël kalojnë nëpërmjet katër fazave të zhvillimit shqisomotor, paraoperacional, operacional konkret dhe operacional formal. Ne fazën
shqisomotore, fëmijët e eksplorojnë botën përmes shqisave dhe aktivitetit motor. Ndërsa rriten, ata përparojnë drejt zotërimit të dukurisë së përhershmërisë se objekteve dhe fitojnë aftësinë që lëvizjet t’i bëjnë në funksion të objektivave të caktuara. Mendimi simbolik dhe operacionet logjike fillojnë në fazën paraoperacionale.
Ne fazën e operacioneve konkrete, fëmijët janë në gjendje të logjikojnë rreth situatave të prekshme dhe shfaqin aftësinë e konservimit, kthimit mbrapsht, klasifikirnit dhe krijimit të serive. Aftësia për të realizuar arsyetime hipotetiko-deduktive, për të kordinuar një grup variablash ndryshoresh dhe për të imagjinuar botë të tjera, shënon fillimin e fazës së operacioneve formale.



Si shpjegohen ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës në mendimin e femijes, sipas pikëpamjeve neopiazhetiane dhe atyre të përpunimit të informacionit?
Teoritë e përpunimit të informacionit përqendrohen te vëmendja, kapaciteti i kujtesës, strategjitë e të nxënët dhe aftësitë e tjera përpunuese që shpjegojnë se si fëmijët hartojnë rregulla dhe strategji për të kuptuar botën që i rrethon dhe për të zgjidhur problemet. Edhe qasjet neopiazhetiane marrin në konsideratë vëmendjen, kujtesën dhe strategjitë, si edhe mënyrat se si zhvillohet mendimi në fusha të ndryshme, si p.sh., në atë të numrave apo hapësirës.

Cilat jane disa nga kuzimet e teoris së Piazhesë?
 Teoria e Piazhesë është kritikuar për shkak se fëmijët dhe të rriturit shpesh mendojnë në mënyra që nuk përputhen me konceptin e fazave të pandryshueshme. Gjithashtu, ajo kritikohet për faktin se I nënvlerëson aftësitë konjitive të fëmijëve. Piazheja këmbëngulte se fëmjëve nuk mund t’u mësohen operacionet e një faze më lart, por ata i zhvillojnë këto aftësi në mënyrë të pavarur kur arrijnë moshën e duhur. Shpjegimet alternative i kushtojnë me shumë vëmendje aftësive të nxënësve për përpunimin e informacionit dhe theksojnë se mësuesit mund të luajnë një rol të madh në përmirësimin e këtyre aftësive. Vepra e Piazhesë është bërë objekt kritikash edhe për faktin se nuk u kushton vëmendje faktorëve kulturorë në zhvillimin e fëmijës.

Organizimi Procesi i vazhdueshëm i sistemimit të informacionit dhe përvojave në sisteme apo kategori mendore.

Pershtatja Ndryshimi sipas karakteristikave të mjedisit.

Skemat Sistemet apo kategoritë mendore të perceptimit dhe përvojës.

Asimilimi Futja e informacionit të ri në skemat ekzistuese.

Akomodimi Ndryshimi i skemave ekzistuese apo krijimi I skemave të reja për të sistemuar informacionin e ri.

Ekuilibrimi Kërkimi i balancës mendore midis skemave konjitive dhe informacionit që vjen nga mjedisi.
Disekuilibrimi Sipas teorisë së Piazhesë, gjendja “jashtë balance" që krijohet kur një person e kupton se metodat e tij aktuale të të menduarit nuk funksionojnë për zgjidhjen e një problemi apo të kuptuarit e një situate.

Shqisomotore Që përshijnë shqisat dhe aktivitetin motor.

Përhershmiiria e objekteve Të kuptuarit e faktit që objektet
kanë një ekzistencë të përhershme dhe të pavarur.

Veprimet që udhëhiqen nga objektivatVeprimet e qëllimshme në drejtim te arritjes së nje objektivi të caktuar.

Operacionet Veprime qe një person i kryen me mendje, përpara se t’i bëjë realitet.

Paraoperacionale Faza që paraprin periudhën ne të cilën një fëmijë zotëron operacionet mendore dhe logjike.

Funksioni semiotik Aftësia per të përdorur simbolet - gjuhën, pikturat, shenjat apo gjestet - per të krijuar një përfytyrim mendor të veprimeve apo objekteve.
Te menduarit mbrapshtTe menduarit që niset nga fundi, për të dale në fiilim.
Konservimi Parimi se disa karakteristika të një objekti mbeten të pandryshuara, pavarësisht ndryshimeve në dukje.

Cqendërzimi Përqendrimi në më shume se një aspekt, në të njëjtën kohë.

Egocentrik Të supozosh se të tjerët e përjetojnë botën në mënyrën që e perjetoni ju.

Operacionet konkrete Detyrat mendore që lidhen me objekte dhe situate konkrete.

ldentiteti  Parimi sipas të cilit një person apo objekt mbeteti njejtë gjatë gjithë kohës.

Kompensimi Parimi sipas të cilit ndryshimet në nje dimension mund të balancohen nga ndryshimet në një dimension tjeter.

Klasifikimi Grupimi i objekteve sipas kategorive.

Kthimi mbrapshtKarakteristikë e operacioneve logjike piazhetiane që lidhet me aftësinë per të menduar sipas një serie hapash dhe kthimin mbrapsht të këtyre hapave per te ardhur në pikën fillestare, e quajtur ndryshe si të menduarit mbrapsht.

Krijimi i seriveSistemimi i objekteve në rend sekuencial, sipas një aspekti të caktuar, si për shembull, madhësisë, peshes apo vëllimit.

Operacionet formale Detyrat mendore që perfshijnë mendimin abstrakt dhe koordinimin e nië numri variabiash.

Arsyetimi hipotetiko-deduktivStrategji e operacioneve formale për zgjidhjen e problemeve, sipas së ciles individi e fillon punen nga identifikimi i faktorëve që mund të ndikojnë mbi një problem dhe me pas, nxjerr përfundime dhe vlerëson ne mënyrë
sistematike zgjidhjet e vecanta.

Egocentrizmi adoleshentSupozimi se të gjithë janë në nie mendje për sa u takon mendimeve, ndjenjave dhe shqetësimeve të adoleshentit.

Teoritë neopiazhetianeTeoritë me të vona që integrojnë zbulimet
rreth vëmendjes, kujtesës dhe perdorimit të strategjive me konceptet
e Piazhesë rreth mendimit të fëmijëve dhe ndërtimit të dijeve.



Kendvështrimi sociokulturor i Vigotskit

Sipas Vigotskit, cilët janië tre faktorët kryesorë që ndikojni ne zhvillimin konjitiv?
Vigotski mendonte se veprimtaria e njeriut duhet të kuptohet në kontekstin e mjedisit të tij kulturor.
Ai mbronte pikëpamjet se strukturat dhe proceser tona mendore kanë lidhje me ndërveprimin tone me të tjerët, se mjetet e kulturës, vecanërisht mjeti i gjuhës, janë faktorë kyc ne zhvillim dhe se zona e zhvillimit proksimal ështe ajo në të cilën bëhet e mundur qe  individi të mësojë dhe të zhvillohet.

Cjane mjetet psikologjike dhe pse jane të rëndësishme?
Mjetet psikologjike janë sistemet e shenjave dhe simboleve si, per shembull, numrat dhe sistemet matematikore, kodet dhe gjuhët qe mbështesin mësimin dhe zhvillimin konjitiv. Ato ndryshojnë proceset e të menduarit, duke mundësuar dhe formësuar
mënyrat e të menduarit. Shumë nga këto mjete përcillen nga të rriturit te fëmijët nëpërmjet ndërveprirneve dhe mësimeve formale dhe informale.

Shpjegoni si kthehet zhviilimi interpsikoiogjik në zhvillim intrapsikologjik?
Duke qene se ndërtohen gjate veprimtarive të përbashkëta, proceset e larta mendore shfaqen fillimisht midis njerëzve. Kur femijët marrin pjesë në veprimtari me të rritur apo me bashkëmoshatarë me të aftë, ata shkëmbejnë idetë dhe mënyrat e te menduarit rreth koncepteve te ndryshme apo shprehjes së tyre. Këto ide të bashkrëkrijuara përvetësohen nga femijët. Pra, njohuritë, idetë, qëndrimet dhe vletar zhvillohen
përmes përvetësimit apo “berjes te vetat” të mënyrave te mendimit dhe veprimit që gjenden në kulturën e një grupi njerëzish dhe që transmetohen nga pjesëtarët me te aftë te grupit.

Cilat jane dallimet midis këndvështrimeve të Piazhesë dhe Vigotskit rreth të folurit vetjak dhe rolit të tij në zhvillim?
Kendvështrimi sociokulturor i Vigotskit pranon se zhvillimi konjitiv eshtë i varur nga ndërveprimi shoqëror dhe zhvillimi i gjuhës. Si shembull Vigotski ofron të folurit me vete që fëmijët e përdorin per të drejtuar mendimin dhe veprimin e tyre në zgjidhjen e një problemi të caktuar. Ne dallim nga Vigotski, Piazheja mbron pikëpamjen se të folurit vetjak është një tregues i egocentrizmit të fëmijës. Per procesin e të nxënit të fëmijës, Vigotski, me shumë sesa Piazheja, e vinte theksin te roli i rëndesishëm i te rriturve dhe bashkëmoshatarëve me të aftë. Ndihma e të rriturve është vecanërisht e rëndësishme në fazat e para kur fërnija fillon të ndërtojë aftësitë e nevojshme për zgjidhjen e problemeve me të cilat do të përballet në fazat e mëvonshme të jetës se tij.

Ciështë zona e zhvillimit proksimal të nxënësit?
Ne cdo cast të zhvillimit, ka disa probleme të caktuara që fëmija është në pragun e të qenit i gatshëm per ti zgjidhur dhe disa te tjera të cilat janë përtej kapaciteteve të fëmijës. Zona e zhvillirnit proksimal është zona ku fëmija nuk është ne gjendje të zgjidhë një problem pa ndihrnë, por mund t’ia dale me sukses nën drejtimin e një te rrituri apo në bashkëpunim me një bashkëmoshatat me
të avancuar.

Cilat janfi dy kritikat apo kufizimet e teorisë sië Vigotskit‘?
Gjasat janë që Vigotski ta ketë theksuar përtej masës se duhur rolin e ndërveprimit shoqeror ne zhvillimin njerëzor.  Fëmijët janë në gjendje t’i zgjidhin disa gjëra në mënyrë te pavarur. Për më tepër, duke qenë se vdiq shume i ti, Vigotski nuk arriti
te zhvillonte dhe të përpunonte sa duhet teoritë e tij. Ato po përpunohen nga studentët dhe mbështerësit e ti.

Teoria sociokulturoreThekson rolin e dialogur midis fëmijës dhe pjesëtarëve më të ditur të shoqërisë në zhvillimin e fëmijës. Fëmijët e mësojnë kulturën e komunitetit te  tyre (mënyrat e tyre te të menduarit dhe të sjelljes) përmes këtyre ndërveprimeve.

Proceset e ndërtuara me bashkepjesëmarrjeJane proceset
në të cilat njerëzit ndërveprojnë dhe bien në marrëveshje
(zakonisht në mënyrë gojore), për të arritur një rezultat të
caktuar apo per te zgjidhur një problem. Produkti nal merr formën e kontributit te të gjithë pjesëmarrësve.

Mjetet kulturore Mjetet konkrete (kompjuterë, vizore etj.) dhe sistemet e simboleve (numrat, gjuha, grakët) që i lejojnë njerëzit në një shoqëri të komunikojne, të mendojnë, të zgjidhin probleme dhe të krijojnë njohuri.

Monologu kolektiv Formë e të folurit ne të cilën fëmijët asin
në grup, por pa arritur të ndërveprojnë apo të komunikojnë.

Të folurit vetjakTe folurit me vete i fëmijës i cili udheheq të menduarit dhe të vepruarit e tij. Në analizë te fundit, kjo mënyrë te foluri transformohet në të folurit e brendshëm pa zë.

Zona e zhvillimi proksimalFaze në të cilën një fëmijë mund të
realizojë një detyrë me ndihmën dhe mbëshretjen e duhur.

Rrjedhojat e teorive të Piazhesë dhe Vigotksit për punën e mësuesve

Cështë “problemi i përputhjes” që përshkruhet nga Hunti?
“Problemi i perputhjes” ka të bëj  me faktin që nxënësit nuk duhet të mërziten nga detyra shumë të thjeshta dhe as të mbeten pas per shkak të pamundësise per të kuptuar. Sipas Huntit,
disekuilibrimi duhet të balancohet me kujdes për të nxitur zhviliimin. Situatat që cojnë në gabime, mund të ndihmojnë per të krijuar nivelin e duhur të disekuilibrimit.

Cshte të nxënët aktiv? Pse teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv përputhet me të nxënët aktiv?
Koncepti themelor i Piazhesë ka të bëjë me faktin që individi ndërton dijet e tij dhe që të nxënit është një proces konstruktiv. Ne cdo nivel të zhviliimit konjitiv, nxënësit duhet të jenë në gjendje të fusin në skemat e tyre informacionin që marrin. Per ta bërë këtë, ata duhet ta përpunojnë informacionin në një farë mënyre. Kjo përvojë aktive/e gjallë, edhe në nivelet më të hershme shkollore, duhet të përfshijë si manipulimin fizik te objekteve, edhe manipulimin mendor të ideve. Si rregull i përgjithshëm, nxënësit duhet të veprojnë, të manipuiojnë, të vëzhgojnë dhe, me pas, të
flasin dhe/ose te shkruajnë rreth asaj që kanë përjetuar. Përvojat konkrete ofrojnë materialin e parë për proceset e te menduarit. Komunikimi me të tjerët i bën nxënësit të përdorin, të testojnë
dhe, ndonjëherë, të ndryshojnë aftësitë e tyre te te menduarit.

Ckuptojmë me të nxënët e asistuar dhe c’rol luajnë sistemet mbështetëse?
 Te nxënët e asistuar apo pjesëmarrja e drejtuar në klasë kërkon krijimin e sistemeve mbështetëse: kuptimin e nevojave të nxënësve, dhënien e informacionit, sinjaleve, shenjave dhe nxitjes në kohën dhe në masën e duhur, si dhe krijimin e mundësive që nxënësit të punojnë, gjithnjë e
më shumë, në mënyrë të pavarur. Mësuesit mund t’i ndihmojnë nxënësit të mësojnë duke i përshtatur materialet dhe problemet me nivelet aktuale të nxënësve, duke u bërë shembull per ta
me aftësitë dhe mendimet e tyre, duke i udhëhequr ata nëpër etapat e problemeve të ndërlikuara, duke zgjidhur vetë një pjesë të problemit, duke dhënë shpjegime dhe gjykime të detajuara,
duke lejuar nxënesit të bëjnë ata vete korrigjimin e problemit, si dhe duke drejtuar pyetje për të rifokusuar vëmendjen e nxënësve.

Sistemet mbështetëseSkemat për të nxënit dhe zgjidhjen e problemeve. Mbështetja mund të jetë në formën e fjalëve kyce, shenjave, sinjaleve nxitëse, copëzimin e problemit në hapa,
dhënien e një shembulli, si dhe cdo gjë tjetër që i lejon nxënësit të forcojnë pavarësinë në të mësuar.

Te nxënët e asistuarDhënia e ndihmës strategjike në hapat fillestare të të nxënit, duke zvogëluar në mënyrë graduale mbështetjen në kohën që nxënësit fitojnë më shumë pavarësi.

Fondet e dijeveNjohuritë që familjet dhe anëtarët e komunitetit kanë fituar në shumë aspekte të punës, menaxhimit të shtëpisë dhe jetës fetare, të cilat mund të kthehen në baza të procesit mësimor.

Zhvillimi i gjuhës

Si e zhvillojnië njerëzit gjuhën? Cili ështië roli i kulturës dhe mësimit?
Kulturat krijojnë fjalë per konceptet që janë të rëndësishme per to. Fëmijët e zhvillojnë gjuhën gjatë kohës që ndërtojnë aftësitë e reja konjitive, duke bërë përpjekje per te kuptuar ate që dëgjojnë, per të gjetur strukturat dhe konceptuar rregullat. Ne këtë proces, paragjykimet dhe rregullat që mbart cdo kulturë mund të kufizojnë kërkimin dhe orientimin në identifikimin e strukturave. Shpërblimi dhe korrigjimi luan rol të rëndësishëm në ndihmën që u jepet fëmijëve per të rregulluar
përdorimin e gjuhës. Megjithatë, rëndësia me e madhe i takon proceseve te te menduarit të vetë fëmijës.

Cilat janë njësitë përbërëse ti gjuhes? Kur bëhen 5 vjec, shumica e fëmijëve arrijnë të zotërojnë të gjitha tingujt e gjuhës se tyre amtare. Kur është fjala për fjalorin, njerëzit kuptojnë
me shumë fjalë nga sa përdorin. Kur mbushin 6 vjec, fëmijët kuptojnë deri ne 20 000 fjalë dhe përdorin rreth 2 600 fjalë. Aftësia per të kuptuar fjalë që shprehin ide abstrakte dhe situata
hipotetike, zhvillohet më vonë, krahas zhvillimit të aftësive konjitive. Ne kohën që Femijët arrijnë të kuptojnë gramatikën, ata jane në gjendje të zbatojnë rregullat dhe, madje, edhe ta teprojnëme përdorimin e tyre si, per shembull, në rastin e një kale shumë kala. Kuptimi i mënyrës pësore të foljeve vjen pas kuptimit të mënyrës veprore.

Cfarë kuptojm me pragmatizmin dhe vetedijesimin metagjuhësor?
Pragmatizmi ka të bëjë me shprehitë që lidhen me përdorimin e gjuhës kur, ku, si dhe me kë duhet folur.Vetëdijesimi metagjuhësor fillon rreth moshës 5 apo 6 vjec; dhe zgjerohet gjatë gjithë jetes.

Cilat janië përparësitë e mësimit të dy gjuhëve? Fëmijët anë në gjendje të mësojnë dy gjuhë njëherazi, nëse kanë mundësitë e duhura në të dyja gjuhët. Njohja e me shumë se një gjuhe ka perparësi konjitive, prandaj është e rëndësishme që fëmijët ta
ruajne gjuhën amtare në kohën që mësojnë gjuhën tjetër. Kohame e mire per të mësuar shqiptimin e saktë është fëmijëria e hershme, por në cdo moshë njerëzit janë të aftë të mësojnë një gjuhë të re. Fakti që në fëmijëri mund të kemi dëgjuar njerëz
që flasin një gjuhë tjetër, ndihmon në mësimin e asaj gjuhe në moshë të rritur.

Cilat janfi aftësitë më te rëndësishme që ndihmojnë në mësimin e shkrimit dhe leximit?
Studimet kanë treguar se ekzistojnë dy kategori të gjera aftësish që janë të rëndësishme per mësimin e shkrimit dhe leximit: (1) të kuptuarit e tingujve
dhe kodeve dhe vetëdija se shkronjat kanë emra, se tingujt shoqërohen me shkronja dhe se fjalët përbëhen nga tingujt dhe (2) aftësitë që mundësojnë përdorimen e mjeteve dhe njohurive që ndihmojnë për të përftuar të folurin, si fjalori shprehës dhe
receptiv, njohuritë sintaksore dhe aftësia për të kuptuar dhe treguar ngjarje. Prindërit dhe mësuesit mund të nxisin shprehitë
e shkrimit dhe leximit duke lexuar së bashku me fëmijët, duke
u ritreguar historitë që lexojnë, duke folur për to dhe duke kufizuar kohën që  kalojnë përpara televizorit.

Leksiku shprehës fjalët që një individ mund të thotë.

Leksiku receptiv Fjalët që një person mund të kuptojë në formën e folur dhe të shkruar.

Dygjuhesh individ që ka aftësinë të flasë dy gjuhë dhe të orientohet me të njëjtën lehtësi në të dyja kulturat.
Teprimi me rregullatZbatimi i një rregulli gramatikor apo sintaksor, edhe në rastet kur rregulli nuk është i vlefshëm, si p.sh., një lumë — shumë luma.
Sintaksa Rendi i fjalëve në një frazë apo fjali.

Pragmatizmi Rregullat që përcaktojnë kur dhe si duhet përdorur gjuha për të komunikuar me efektivitet në një culture te caktuar
Vefëdijesimi metagjuhësor Ndërgjegjësimi për menyren vetjake të përdorimit të gjuhës.

Njegjuhësh Që flet vetëm një gjuhë.
Gjuha e trashëguarGjuha që flitet në shtëpinë e nxënësit apo nga anëtarët e familjes së tij.

Dygjuhësia e drejtpeshuarKrijimi i shprehive në një gjuhë të dytë, pa humbur shprehitë në gjuhën e trashëguar.
Lindja e prirjes për të shkruar e lexuarDijet dhe aftësitë që zhvillonen
zakonisht në vitet e moshës parashkollore dhe që përbëjnë themelin
për zhvillimin e aftësive të shkrimit dhe leximit në vitet e mëvonshme.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME