Te drejtat e konsumatorit ne Shqiperi

Konsumator nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime që janë të lidhura me veprimtari tregtare, respektivisht për rishitjen e atyre mallrave.
Ligj për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg, të cilat janë:  lexo me shume
e drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve,
e drejta për mbrojtjen nga rreziku për jetë, shëndet dhe pasuri,
e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit,
e drejta për informim dhe riedukim të konsumatorëve,
e drejta në bashkim të konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesit të tyre,
e drejta në përfaqësim dhe pjesëmarrje të përfaqësuesit të konsumatorëve në punën e organeve të cilat zgjidhin çështjet nga interesi për konsumator.
Të drejtat e konsumatorëve munden të kufizohen në raste të jashtëzakonshme, me qëllim të mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë së Kosovës, natyrës, rrethinës njerëzore dhe shëndetit të njerëzve, por jo në mënyrë që konsumatorët t’i sjellë në pozitë të pabarabartë.

Për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorit është themeluar Shoqata e Konsumatorëve. Shoqata e Konsumatorëve është organizatë e shoqërisë civile e pavarur nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit e shërbimeve. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve prezantohet në emër të anëtarëve të saj dhe vepron në interes të të gjithë konsumatorëve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ajo jep mendime për aktet ligjore të propozuara që mund të kenë ndikim tek konsumatorët, merr pjesë në mbledhje që janë në interes për konsumatorin, ndërmjetëson në mes të organeve qendrore dhe konsumatorëve si dhe në mes të tregtarëve dhe konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesave të këtyre të fundit.
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit i informon konsumatorët për të drejtat e tyre si dhe paraqet listën e tregtarëve të cilët gjatë viteve të shkuara kanë dëmtuar konsumatorët, ose qëllimisht kanë shitur mallra të rrezikshme për shëndet dhe siguri të konsumatorit.
Për çdo të drejtë që shkelet, konsumatori ose shoqata për mbrojtjen e konsumatorit mund të ankohet pranë organeve administrative kompetente, të ngarkuara me ligj për mbrojtjen e konsumatorit.
Prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të nxjerrin-plasojnë në treg mallra dhe shërbime të sigurta. Mallra dhe shërbime të sigurta konsiderohen ato mallra dhe shërbime, të cilat i përmbushin:
Standardet vendore,
Standardet Evropiane të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare,
Kërkesat legjitime të konsumatorit në lidhje me sigurinë.
Rregullat dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me standardet dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit, të cilat malli apo shërbimi duhet t’i përmbush para se të dali në treg, do të themelohen me ligje të posaçme që trajtojnë këtë lëmi.
Detyrat lidhur me përcaktimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht përcjelljen dhe evidentimin e punëve të kryera nga Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit e udhëheq Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit veçanërisht përcakton:
parimet dhe qëllimet e politikave të mbrojtjes së konsumatorit,
detyrat që kanë prioritet me rastin e hartimit të politikave për mbrojtjen e konsumatorit,
programin për shfrytëzimin e mjeteve financiare për realizimin e detyrave nga programi nacional,
madhësia e kornizës së programit për shfrytëzimin e mjeteve financiare për nxitjen e zhvillimit dhe aktivitetin e shoqatave të konsumatorëve.

Ligj per konsumatorin
Neni 1 Qellimi I ketij ligjie shte mbrojtja e interesave te konsumatoreve ne treg,si dhe percaktimi I rregullave dhe ngritja e institucioneve perkatese per te mbrojtur te drejtat e konsumatorit. Neni 2 Ky ligj perfshin te gjitha llojet e mardhenieve ndermjet tregetareve dhe konsumatoreve , qe kane te bejne me mallrat e kosumatoreve apo sherbimeve.Neni 3 Te drejtat e kosumatoreve : Te drejtat baze te konsumatoreve E drejta e mbrojtjes se sherbimeve e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;c) e drejta e ankimit; ç) e drejta për dëmshpërblim; d) e drejta e edukimit; dh) e drejta e marrjes së informacionit; e) e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;ë) e drejta e mbrojtjes ligjore;
Neni 4 Kërkesat e sigurisë së përgjithshme Neni 5 Përgjegjësia e prodhuesit Neni 6 Detyrimi i përgjithshëm i informimit Neni 7 Etiketimi Neni 8 Treguesi i çmimit Neni 9 Ndalimi i praktikave të padrejta tregtare 1. Një praktikë tregtare është e padrejtë kur: a) është në kundërshtim me kërkesat që një tregtar pritet, në mënyrë të arsyeshme, të zbatojë ndaj konsumatorëve, në përputhje me praktikën e tregtimit të ndershëm dhe/ose me parimin e përgjithshëm të mirëbesimit në fushën respektive të veprimtarisë tregtare; b) dobëson ndjeshëm aftësinë e konsumatorit për marrjen e një vendimi, si pasojë e informacionit të dhënë, duke shkaktuar kështu marrjen e vendimit, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte marrë.
“LIGJ Nr.9902, datë 17.4.2008
PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE" (i ndryshuar me Ligjin Nr.10 444, datë 14.7.2011), përcakton të drejtat e konsumatorëve, marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve, shitësve, furnizuesve, ofruesve të shërbimeve si dhe organeve të kontrollit të tregut dhe të standartizimit.
Mbrojtja e te drejtave themelore te konsumatoreve, e vecanerisht e interesit ekonomik,
 • Respektimi i marëdhënieve me te mira dhe më korrekte tregtare, 
• Edukimi i konsumatoreve per realizimin e te drejtes se ankimit dhe demshperblimit,
 • Promovimi i organizatave joqeveritare te konsumatoreve, dhe 
• Realizimi efikas i te drejtave te konsumatoreve mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve,
 • kushtet dhe mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve,
 • kushtet për për një marëdhënie sa më korrekte midis konsumatorëve dhe tregtuesit e mallrave dhe shërbimeve, • sanksionet ndaj rasteve të abuzimit në dëm të të drejtave, por në radhë të parë në dëm të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit të konsumatorit, • të drejtat dhe detyrimet e organizatave të konsumatorëve (sic është edhe ZMK), • kompetencat e organeve të administratës shtetërore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve.
Konsumator nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime që janë të lidhura me veprimtari tregtare, respektivisht për rishitjen e atyre mallrave. Ligj për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg, të cilat janë: e drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve,e drejta për mbrojtjen nga rreziku për jetë, shëndet dhe pasuri, e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit, e drejta për informim dhe riedukim të konsumatorëve,e drejta në bashkim të konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesit të tyre, e drejta në përfaqësim dhe pjesëmarrje të përfaqësuesit të konsumatorëve në punën e organeve të cilat zgjidhin çështjet nga interesi për konsumator. Të drejtat e konsumatorëve munden të kufizohen në raste të jashtëzakonshme, me qëllim të mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë së Shqiperise, natyrës, rrethinës njerëzore dhe shëndetit të njerëzve, por jo në mënyrë që konsumatorët t’i sjellë në pozitë të pabarabartë.
Konsumator, të drejtat e Tua themelore janë:
 • mbrojtja e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës; 
• mbrojtja e interesit ekonomik; 
• ankimimi;
• dëmshpërblimi; 
• edukimi;
 • njoftimi;
 • përdorimi i shërbimeve publike; 
• mbrojtja ligjore; 
• organizimi në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesit tend dhe perfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.
Qeveritë duhet të miratojnë ose të nxisin miratimin e masave të përshtatshme, duke përfshirë sistemet ligjore, rregulloret e sigurisë, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, standardet vullnetare dhe mbajtjen e të dhënave të sigurisë për t’u siguruar se produktet janë të sigurta si për përdorimin e menduar edhe për atë të parashikuar normalisht. 12. Politikat e duhura duhet të sigurojnë se produktet e prodhuara nga prodhuesit janë të sigurta si për përdorimin e menduar edhe për atë të parashikuar normalisht. Personat përgjegjës për sjelljen e produkteve në treg, sidomos furnitorët, eksportuesit, importuesit, shitësit me pakicë dhe të tjerë të ngjashëm me këto (më poshtë referuar si ? distributorët @ ), duhet të sigurohen se gjatë kohës që janë nën kujdesin e tyre këto mallra nuk bëhen të pasigurta nga përdorimi ose ruajtja e papërshtatshme dhe se gjatë kohës që janë nën kujdesin e tyre ato nuk bëhen të rrezikshme nga përdorimi ose ruajtja e papërshtatshme. Konsumatorët duhet të udhëzohen për përdorimin e duhur të mallrave dhe duhet të informohen për rrezikun e përfshirë në përdorimin e menduar apo të parashikuar normalisht. Informacioni jetik për sigurinë duhet t’i përcillet konsumatorëve nëpërmjet simboleve të kuptueshme ndërkombëtarisht kudo që është e mundur.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka në themel të punës mbrojtjen e disa të drejtave të konsumatorit dhe synon të rrisë bashkëveprimin dhe efektivitetin e punës për përmbushjen e objektivave të planifikuara përmes monitorimit dhe vlerësimit. Ajo synon që konsumatorët të jenë më të mirë informuar dhe vetë përcaktues në mënyrë që të zotërojnë njohuritë përkatëse mbi të drejtat e tyre në lidhje me tregun dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Monitorimin, kontrollin e territorit urban dhe mbrojtjen nga ndërhyrjet e paligjshme, ndotjet dhe shkeljet, të cilat në mbështetje të dispozitave ligjore përcaktohen si shkelje administrative. Monitorimin e cilësisë së transportit publik, mjeteve të transportit që disponohen nga shoqëritë që ofrojnë këtë shërbim.Evidentimin dhe monitorimin e zënies së hapësirave publike nga depozitimet e mbetjeve inerte dhe të rrezikshme.Kontrollin e shërbimeve të ofruara në institucionet sociale dhe parashkollore të administruara nga Bashkia e Tiranës.Kontrollin e shërbimeve komunitare dhe monitorimin e projekteve të Bashkisë lidhur me shërbimet në komunitet.Evidentimin dhe monitorimin e territorit urban në drejtim të ndotjes së shkaktuar nga zhurmat në mjedis.Trajnimin dhe çertifikimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e ushqimit publik në bare, restorante dhe hoteleri.Evidentimin e shkeljeve të të drejtave të konsumatorit në shërbimet e ofruara nga profesionistët dhe që parashikohen në urdhrat profesionale
Objektivat
1. Duke marrë parasysh interesat dhe nevojat e konsumatorëve në të gjitha vendet, sidomos të atyre në vendet në zhvillim; duke pranuar se shpesh konsumatorët përballen me pabarazi në lidhje me kushtet ekonomike, nivelet e arsimimit dhe fuqinë negociuese dhe duke pasur parasysh se konsumatorët duhet të kenë të drejtën e aksesit në produkte jo të rrezikshme si edhe të drejtën për të promovuar zhvillim të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe social si dhe mbrojtje të mjedisit, ky udhëzues për mbrojtjen e konsumatorit ka objektivat e mëposhtëm:
 (a) Të asistojnë vendet në arritjen ose ruajtjen e mbrojtjes së përshtatshme për popullsinë e tyre si konsumatorë; 
(b) Të lehtësojnë prodhimin dhe shpërndarjen e modeleve për t’iu përgjigjur nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve; 
(c) Të nxisin nivelet e larta të sjelljes etike për personat e përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve tek konsumatorët; 
(d) Të asistojnë vendet në kontrollimin e praktikave abuzive të biznesit nga të gjitha sipërmarrjet në nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat ndikojnë negativisht tek konsumatorët; 
(e) Të lehtësojnë zhvillimin e grupeve të pavarura të konsumatorit; 
(f) Të çojnë më tej bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve; (g) Të nxisin zhvillimin e kushteve të tregut, të cilat i ofrojnë konsumatorëve mundësi më të mëdha me çmime më të ulëta; 
(h) Të nxisin konsumin e qëndrueshëm.
Qeveritë duhet të zhvillojnë ose të ruajnë një politikë të fortë për mbrojtjen e konsumatorëve, duke marrë parasysh udhëzimet e parashtruara më poshtë si dhe marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse. Në këtë mënyrë, çdo qeveri duhet të përcaktojë parimet e saj për mbrojtjen e konsumatorëve në përputhje me rrethanat ekonomike, sociale dhe mjedisore të vendit dhe me nevojat e popullsisë së saj duke pasur parasysh kostot dhe përfitimet e masave të propozuara.
3. Nevojat legjitime të cilat udhëzimet priren t’i përmbushin janë si më poshtë: 
(a) Mbrojtja e konsumatorëve nga rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e tyre;
(b) Promovimi dhe mbrojtja e interesave ekonomike të konsumatorëve; 
(c) Aksesi i konsumatorëve në informacionin e përshtatshëm për t’i mundësuar atyre të bëjnë zgjedhje të bazuara në informacion sipas dëshirave dhe nevojave individuale; 
(d) Edukimi i konsumatorit, duke përfshirë edukimin rreth ndikimeve mjedisore, sociale dhe ekonomike të zgjedhjes së konsumatorit;
Modelet e paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit, sidomos në vendet e industrializuara janë shkaku kryesor i përkeqësimit të vazhdueshëm të mjedisit global. Të gjitha vendet duhet të përpiqen të promovojnë modele të qëndrueshme të konsumit; vendet e zhvilluara duhet të marrin drejtimin në arritjen e modeleve të qëndrueshme të konsumit; vendet në zhvillim duhet të kërkojnë të arrijnë modelet e qëndrueshme të konsumit në procesin e tyre të zhvillimit duke treguar kujdes ndaj parimit të përgjegjësive të përbashkëta por të diferencuara. Në këtë drejtim duhet të merren plotësisht parasysh situata e veçantë dhe nevojat e veçanta të vendeve në zhvillim.
Politikat për nxitjen e konsumit të qëndrueshëm duhet të marrin parasysh qëllimet e zhdukjes së varfërisë, plotësimit të nevojave themelore të njeriut dhe të të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe uljes së pabarazisë brenda dhe midis vendeve.Qeveritë duhet të ofrojnë dhe të ruajnë infrastrukturën e përshtatshme për të zhvilluar, implementuar dhe monitoruar politikat për mbrojtjen e konsumatorëve. Duhet të tregohet kujdes i veçantë për të siguruar që masat për mbrojtjen e konsumatorëve të implementohen në të mirë të të gjithë sektorëve të popullsisë, sidomos për sa i përket popullsisë rurale dhe njerëzve që jetojnë në varfëri.
Të gjitha sipërmarrjet duhet t’u binden ligjeve dhe rregulloreve përkatëse të vendeve ku ato bëjnë biznes. Ato gjithashtu duhet të jenë në përputhje me dispozitat e duhura të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve me të cilat kanë rënë dakord autoritetet kompetente të vendit në fjalë. Në zhvillimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit duhet marrë në konsideratë roli i mundshëm pozitiv i universiteteve dhe i sipërmarrjeve kërkimore publike dhe private.
Udhëzimet e mëposhtme duhet të zbatohen si për shërbimet dhe mallrat e prodhuar brenda vendit, ashtu edhe për ato të importit. 
10. Gjatë zbatimit të procedurave ose rregulloreve për mbrojtjen e konsumatorit duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë faktit se këto nuk shndërrohen në pengesa për tregtinë ndërkombëtare dhe se ato janë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare tregtare. A. Siguria fizike 
11. Qeveritë duhet të miratojnë ose të nxisin miratimin e masave të përshtatshme, duke përfshirë sistemet ligjore, rregulloret e sigurisë, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, standardet vullnetare dhe mbajtjen e të dhënave të sigurisë për t’u siguruar se produktet janë të sigurta si për përdorimin e menduar edhe për atë të parashikuar normalisht. 
12. Politikat e duhura duhet të sigurojnë se produktet e prodhuara nga prodhuesit janë të sigurta si për përdorimin e menduar edhe për atë të parashikuar normalisht. Personat përgjegjës për sjelljen e produkteve në treg, sidomos furnitorët, eksportuesit, importuesit, shitësit me pakicë dhe të tjerë të ngjashëm me këto duhet të sigurohen se gjatë kohës që janë nën kujdesin e tyre këto mallra nuk bëhen të pasigurta nga përdorimi ose ruajtja e papërshtatshme dhe se gjatë kohës që janë nën kujdesin e tyre ato nuk bëhen të rrezikshme nga përdorimi ose ruajtja e papërshtatshme.
Qeveritë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar praktikat, të cilat janë të dëmshme për interesat ekonomikë të konsumatorëve duke siguruar se prodhuesit, distributorët dhe të tjerë të përfshirë në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve i qëndrojnë besnik ligjeve të vendosura dhe standardeve të detyrueshme. Organizatat e konsumatorit duhet të nxiten për të monitoruar praktikat e dëmshme si për shembull falsifikimi i ushqimeve, pretendimet e gabuara ose mashtruese në marketing dhe mashtrimet në shërbim.
Aksesi i konsumatorëve në informacionin e saktë rreth ndikimit të produkteve dhe shërbimeve në mjedis duhet të nxitet nëpërmjet mjeteve të tilla si profilet e produktit, raportet për mjedisin nga industritë, qendrat e informacionit për konsumatorët, programet vullnetare dhe transparente të etiketimit ekologjik dhe linjat telefonike për informimin mbi produktin. Qeveritë në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit, distributorët dhe organizatat e konsumatorit duhet të marrin masa në lidhje me pretendimet mashtruese për sa i përket mjedisit ose informacionit në reklamim dhe aktiviteteve të tjera të marketingut. Duhet të nxitet zhvillimi i standardeve dhe kodeve të përshtatshme të reklamimit për rregullimin dhe verifikimin e pretendimeve në lidhje me mjedisin.
Kontrata në largësi është çdo kontratë për mallin apo shërbimin, e lidhur ndërmjet tregtarit dhe konsumatorit, sipas një skeme organizimi shitjeje në largësi ose ofrim shërbimi nga tregtari, i cili, për qëllimet e kontratës, përdor ekskluzivisht një ose më shumë mjete të komunikimit në distancë, deri në çastin e lidhjes së kontratës dhe përfshirë këtë çast. 
2. Mjete të komunikimit në largësi janë të gjitha mjetet, të cilat, pa praninë fizike të njëkohshme të të dyja palëve, mund të përdoren për lidhjen e kontratës, si: letërkëmbimi, materialet e shtypura, publiciteti në shtyp me formularë porosish, katalogu, posta elektronike, tregtia elektronike, faksi, telefoni dhe televizori. 
3. Përjashtohen nga fusha e veprimit të këtij neni kontratat e mëposhtme: 
a) kontratat e lidhura nëpërmjet makinave automatike të shitjes ose në njësi tregtare automatike; 
b) kontratat e lidhura me operatorë telekomunikimi, nëpërmjet përdorimit të telefonave publikë me pagesë; 
c) kontratat e lidhura për ndërtimin dhe shitjen e pronës së paluajtshme ose për të drejta të tjera mbi pronën e paluajtshme, duke përjashtuar qiradhënien
Shoqatat e konsumatorëve kanë të drejtë: 
a) të edukojnë, të informojnë dhe të sensibilizojnë vazhdimisht konsumatorët për të drejtat e tyre; 
b) të organizojnë dhe të drejtojnë qendrat për këshillimin e konsumatorëve, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri përgjegjës për fushën e tregtisë; 
) të ndjekin dhe të trajtojnë ankesat e konsumatorëve; 
ç) të shkëmbejnë të dhëna me organet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve;
d) të organizojnë testime të pavarura për cilësinë dhe sigurinë e mallrave dhe të shërbimeve në treg dhe t’i bëjnë publike rezultatet e këtyre testimeve;
dh) të ndërmarrin veprime ligjore në gjykatë ndaj tregtarëve, në rastet e shkeljes së të drejtave të konsumatorëve. 
2. Burimet financiare të shoqatave në mbrojtje të konsumatorit janë të njëjta me ato të parashikuara në legjislacionin përkatës për organizatat jofitimprurëse.
3. Ministria përgjegjëse për fushën e tregtisë mbështet shoqatat e konsumatorëve me ndihmë financiare brenda kufijve të buxhetit të miratuar. Mënyra e shpërndarjes kryhet nëpërmjet procedurave të tenderimit. Ankesat e konsumatorëve—— 
1. Konsumatori, kur i shkelen të drejtat, në rast se nuk është parashikuar ndryshe ndërmjet palëve, ka të drejtën e paraqitjes së ankesës te: 
a) struktura administrative shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve;
b) shoqatat e konsumatorëve; 
c) Avokati i Popullit; 
ç) gjykata e arbitrazhit;
d) organet gjyqësore; 
dh) çdo strukturë tjetër, e krijuar posaçërisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë gjyqësorit.
2. Struktura, referuar shkronjës “dh” të pikës 1 të këtij neni, krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Përpara lidhjes së çdo kontrate në largësi, sipas fushës së zbatimit të nenit 36 të këtij ligji, në një kohë të arsyeshme, konsumatorit i sigurohet i gjithë informacioni i përshtatshëm, i dhënë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, për identitetin e tregtarit, karakteristikat kryesore të mallrave dhe shërbimeve, çmimin dhe kosto të tjera të zbatueshme, detajet për dorëzimin dhe pagesën, kushtet për rikthimin e mallit ose për refuzimin e shërbimit, afatin e vlefshmërisë së ofertës dhe të drejtën e konsumatorit për të hequr dorë nga kontrata brenda periudhës së përcaktuar në pikën 3 të këtij neni. 2. Konsumatori duhet të marrë konfirmim me shkrim nga tregtari, në një kohë të arsyeshme, gjatë zbatimit të kontratës dhe sidomos në çastin e dërgimit të mallit, për informacionet e mëposhtme: 
a) kushtet dhe procedurat për ushtrimin e së drejtës së tij, për të hequr dorë nga kontrata; 
b) adresën gjeografike, në të cilën konsumatori mund të dërgojë ankesat e tij;
c) garancitë dhe shërbimet passhitje, të cilat ekzistojnë; 
ç) vendimin për anulimin e kontratës, kur kjo ka një afat të papërcaktuar ose ka afat më të gjatë se një vit.
Shteti me konsumatorin ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje të njohur tashmë në të gjithë botën. Atje ku shteti krijon lehtësira, mundësira, apo edhe mbrojtje, konsumatori, qoftë ky votues i qeverisë në fuqi, apo edhe kundërshtar i saj, nuk është i prirë drejt revoltës, së zëshme a të pazëshme. Nëse shteti është apatik, i pavendosur e i çoroditur karshi kërkesës dhe ankesës së konsumatorit, kjo jo vetëm e bën atë të pabesueshëm në sytë e qytetarëve, por edhe një lloj “armiku”. Megjithëse realisht shteti është ndërmjetësi dhe rregullatori mes operatorëve ekonomikë, importues-eksportues-prodhues dhe konsumatorit, këta të fundit nuk mund të përplasen, të ankohen, apo edhe të konfrontohen me operatorët ekonomikë për mallrat, të cilat mund të jenë të papërdorshme, por që gjithsesi janë në treg. Në këtë moment, pavarësisht politikave tona për tregun e lirë, ndërhyn shteti, duke marrë në mbrojtje konsumatorin. Sepse në gjykimin tonë, treg i lirë nuk do të thotë treg i çoroditur dhe i pakontrolluar. Por ç’është ky ligj në vetvete? Natyrisht që thelbi i këtij ligji horizontal (mbulimi i të gjitha produkteve për konsumatorin, për të cilat nuk janë të rregulluara me legjislacion të veçantë) i detyron operatorët ekonomikë të vendosin në tregun shqiptar vetëm produkte të sigurta. Zbatimi i tij është si për produktet e reja, ashtu edhe ato të përdorura. Për të gjitha këto produkte, operatorët ekonomikë duhet të informojnë konsumatorët nëpërmjet etiketimit në gjuhën shqipe, në lidhje me produktin, identitetin e prodhuesit, paralajmërimet për risqet që nuk janë evidente dhe shoqërojnë produktet, instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij ligji është se ai i detyron prodhuesit që të marrin masat e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit, parandalimin e risqeve edhe pas vendosjes në treg të produkteve, duke informuar menjëherë konsumatorët dhe strukturat shtetërore në rast të evidentimit të rreziqeve për konsumatorët.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME