Femijet me aftesi te kufizuar dhe perfshirja e tyre ne sistemin arsimor

DETURE KURSI
TEMA: Femijet me aftesi te kufizuar dhe perfshirja e tyre ne sistemin arsimor
     OBJEKTIVAT E DETYRES

1. Parathenie.
2.Perqindja e femijeve me aftesi te kufizuara dhe pjesemaraja e tyre ne institucione mesimore.
3. Mesuesit e shkollave dhe pervoja e tyre me femijet me aftesi te kufizuar.
4 .Intervistat me nxenesit e shkolles9-vjecare”14-Nentor”.

5. Sjellja e prinderve me femijet me aftesi te kufizar.
6. Intervista gjysme e strukturuar me prinderit.

7. Perfundime.

1.Te dhena mbi perqindjen e femijeve,  me aftesi te kufizuara.
Fillimet e trajtimeve të institucionalizuara për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri datojnë rreth viteve 60’. Përjekjet e para lidhen me hapjen e disa klasave të veçanta për fëmijë të verbër dhe femijë që nuk dëgjojnë. Zgjerimi i tyre çoi gradualisht në krijimin në Tiranë të një Instituti kombëtar i cili mbas disa vitesh arriti të ndahet në dy institucione më vete, një për fëmijët me humbje shikimi dhe një për femijë që nuk dëgjojnë.
Për fëmijët me probleme të theksuara zhvillimi, prapambetje mendore etj, Ministria e Shëndetësisë krijoi disa qendra rezidenciale (institucione me shtretër). Vitet e fundit këto institucione kanë kaluar në vartësi të Ministrisë së Punës dhe Çëshjeve Sociale.
Pas viteve 70’, për të përballuar largimet e shumta nga shkolla, në kuadrin e një arsimi 8-vjeçar të detyruar, u ndje e nevojshme krijimi në disa qytete kryesore të vendit i shkollave speciale për fëmijë me prapambtje mendore të lehtë. Për këto shkolla u hartuan edhe kurrikula të veçanta. Aktualisht në Shqipëri për fëmijët me nevoja të veçanta funksionojnë: 6 shkolla speciale (Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë) 3 qendra ditore, 3 qendra rezidenciale (kryesisht për ata me prapambetje mendore) dhe 2 institucione kombëtare: 1 për të verbër dhe 1 për fëmijët që nuk dëgjojnë. Ndërkohë që 2 institucionet e fundit thuajse mbulojnë nevojat e vendit, institucionet e tjera nuk kënaqin as 3% të kërkesave në këtë fushë. Efektiviteti dhe puna në këto institucione lë shumë për të dëshiruar. Personeli është trajnuar me kurse afatshkduke transmetuar pervojën nga një brez në tjetrin, pa ptur një formim të mirëfilltë. Gjithashtu, heterogjeniteti i kontigjenteve dhe problemeve që ato është dashur të përballojnë ka bërë që këto institucione të mos kenë profile të qarta, aspekt ky që ka ndikuar në uljen e cilësisë së punës. Përsa i përket drejtimit institucional në ministritë pergjegjëse, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, kanë munguar strukturat përkatëse. Për sa më sipër pa mohuar vlerat e institucioneve të përmendura, nuk mund të themi se në Shqipëri ka ekzistuar një sistem edukativ special i mirëfilltë, në aspektin e organizimit, drejtimit dhe funksionimit të tij. Krahas institucioneve të përmendura më lart, me vlerë dhe me interes janë edhe nismat e OJQ-ve të ndryshme për të krijuar qendra apo shërbime të ndryshme mbështetëse, aftësimi dhe zhvillimi. Sot edhe ato pak qendra dhe shkolla që ekzistojnë konsiderohen si privilegj i disa qyteteve. Në një numër të madh qytetesh dhe përgjithësisht në zonat rurale (ku banon rreth 60% e popullatës) mungojne institucionet e edukimit special.
Të dhënat nga disa studime empirike të kryera kohët e fundit tregojnë se 2.7% deri 3.2% e fëmijëve të moshës shkollore paraqesin probleme të lehta në të moderuar (prapambetje mendore, çrregullime emocionale, dëmtime fizike apo sensore etj). Po kështu në rreth 500 000 nxënës që ndjekin aktualisht shkollën në nivelin e arsimit 8-vjeçar të detyruar, 10-13% e tyre shprehin paaftësi të ndryshme në të mësuar (në të folur, lexim, shkrim, matematikë, etj). Nga sondazhet e opinioneve rezulton se në përgjithësi për rastet më të rënda prindërit duan që fëmijë e tyre të trajtohen në institucione speciale.
 3.Mësuesit e shkollave të zakonshme dhe përvoja e tyre me fëmijët me aftësi të kufizuara.
Shpesh dëgjon mësues që thonë: 
“Më shumë se çdo gjë në kualifikimin tim më ka ndihmuar përvoja ime e përditshme si§ mësimdhënës.”  “Pa e provuar diçka është zor të thuash nëse e bën dot apo jo.”
Me ç’kategori nxënësish me aftësi të kufizuara janë ndeshur më shpesh mësuesit gjatë karierës së tyre?
1.       Me fëmijë që kanë vështirësi dëgjimi 25 % 2.Me fëmijët që kanë vështirësi shikimi 40 % 3.Me fëmijët që paraqesin probleme të foluri 60 % 4. Me fëmijë që kanë vështirësi fizike / të lëvizjes 42 % 5. Me fëmijë me probleme emocionale / të sjelljes 53 % 6. Me fëmijë që kanë probleme shëndetësore 50 % 7.Me fëmijë që paraqesin vështirësi specifike në të nxënë Në lexim 81 % Në shkrim 83 % Në matematikë 60 %
2.       Të dhënat e mësipërme tregojnë se gjatë karierës së tyre përgjithësisht mësuesit janë ndeshur në klasat e tyre me fëmijë në vështirësi, më shumë më nxënës që paraqesin vështirësi në lexim, shkrim, matematikë, me fëmijë që kanë probleme të lëvizjes, të foluri dhe emocionale, pa përjashtuar edhe nxënës me çrregullime të aftësive perceptuese.  Nga bisedat në fokus grupe me mësuesit për të sqaruar kuptimin që ata kanë për fëmijët me vështirësi në të nxënë rezulton se ata kanë më shumë parasysh në këtë grupim nxënësit që paraqesin prapambetje në zhvillimin e tyre psikomotor apo prapambetje mendore. Një pjesë, edhe pse e pakët, nënkupton me ta rastet e vështirësive specifike në të nxënë (disleksitë, disgrafitë, diskalkulitë).  Shumë, pak mësues janë ndeshur me raste të rënda.  Nga një analizë më analitike e të dhënave rezulton se mësuesit e moshave të reja janë ndeshur me fëmijë me aftësi të kufizuara thuajse po në ato përmasa sa edhe mësuesit me një karierë 15- 20 vjeçare në arsim. Indirekt kjo tregon se në mënyrë të veçantë vitet e fundit proceset integruese janë bërë më të ndjeshme.
3.Proçese të cilat mësuesit mendojnë se mund ti realizojnë kënaqshëm nëse në klasën e tyre kanë apo do të kenë të përfshirë fëmijë me aftësi të kufizuara.  
       1. Mbajtjen e tij në klasë që të mos shqetësojë të tjerët .
       2. Angazhimin e tij në detura të ndryshme.
       3. Përshtatjen e materialeve (ushtrimeve, tekstin etj).
       4. Një plan të veçantë për fëmijën.
       5. Trajtimin e sjelljeve dhe marrëdhënieve të tij me shokët.
       6. Një mjedis të përshtatshëm për të gjithë.
       7. Caktimin e qëllimeve dhe objektivave.
4. Si e vlerësojnë nxënësit e shkolles 9-vjecare, “14 Nentori”,  prezencën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasat e tyre.
Mendimet dhe opinionet e disa nxenesve te klasave, nga 1-9.
1. Si një zgjidhje e drejtë 35 %.
2. Se këta fëmijë përfitojnë në klasën e tyre 64 %.
3. Se ata do ti pengojnë në të mësuar 19 %.
4. Se në këtë mënyrë do të kuptojnë më mirë njerëzit në vështirësi 66 %.
5. Se edhe ata janë në gjendje të ndihmojnë 87 %.
6. Se ata nuk duhet të ndjekin shkollën e zakonshme 20 %.
7. Se në këto raste mësuesit nuk merren sa duhet me ta 21 %.
8. Se mësuesit merren më shumë seç duhet me ta duke neglizhuar të tjerët 11 %.
Përgjithësisht nga anketa e mesiperme kuptojme se nxënësit e shkollës së zakonshme, nuk i vlerësojnë fëmijët me aftësi të kufizuara si probleme apo pengesa në klasat e tyre. Rreth 90 % e nxënësve ndjehen të aftë ti ndihmojnë ata.
Njëkohësisht nxënësit e klasave te ndryshme pohojnë se ky proces është dobiprurës edhe për ta. Ja si shprehen disa nga nxënësit e ciklit të ulët dhe të lartë të shkollës 9-vjeçare:  “Unë dua që këta fëmijë të mos ndjejnë që nuk janë aktivë në klasë.”  “Kur në klasë kemi fëmijë me aftësi të kufizuara, mendoj se mësuesja duhet ti mësojë ata, ashtu siç na mëson edhe ne.”  “Ne duhet ti mbajmë afër dhe nuk duhet ti përbuzim ata.”  “I flas zakonshëm dhe me fjalë që më dalin nga zemra.”  “Duhet ta ndihmoj në mësime dhe duhet ta afroj sa më shumë me shoqërinë time.” “Nuk tallem me ndonjë veprim të papëlqyer që ata mud të kryejnë. Edhe ne nuk bëjme pak gabime.”  “Unë mendoj se me kohën këta fëmijë do të bëhen si ne.”

 2.Hapat për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë
 Kur mësuesja dyshon që fëmija shfaq vështirësi dhe ka pengesa në mësim dhe jetën e klasës ajo fillimisht
 1. bën një vlerësim joformal të të mësuarit të nxënësit (sipas modelit në shtojcën nr.4).
2. thërret komisionin e shkollës.
3. Komisioni vendos për një strategji afatshkurtër, duke përdorur burimet ekzistuese në shkollë.
 4. Nëse strategjia nuk funksionon, mësuesja e drejton fëmijën në komisionin e vlerësimit pranë DAR-it, me të dhënat në vijim:
       -Detajet identifikuese (emri, mbiemri, ditëlindja, adresa, numri i telefonit,emrat e prindërve, etj);                                          
       - Sa kohë e njeh mësuesja nxënësin;
       - Sa orë në javë ajo mësuese e mëson këtë fëmijë;
       - Pikët e forta në mësime, në sport, fushën sociale/ndër personale, etj;
       - Nga kush ka marrë fëmija ndërhyrje para se të referohej? (didaktik, para mjekësor, etj);
       - Arsyeja e referimit;
       - Problemet funksionale dhe të përshtatjes:                                                                                                         
        • në studime,17
        • sociale,
        • emocionale- të sjelljes,
       - Çfarë është bërë deri tani për të ndihmuar fëmijën? Cilat kanë qenë rezultatet;
       - Raportet nga vizitat shtëpiake; - Profili didaktik i fëmijës (kush e ka bërë testin?);
       - Raporti nga drejtori rreth rezultateve nga vëzhgimet në klasë, vullneti i prindërve për të        
         bashkëpunuar;

Perfundime
1.Është fakt që fëmijët me aftësi të kufizuara, përbëjnë një pakicë të vogël krahësuar me popullatën e gjerë të fëmijëve, por ata duhen konsideruar dhe respektuar, sikurse çdo fëmijë tjetër.
2.Sipas të dhënave të marra nga zyra e Observatorit mund të themi se: janë gjithsej 17.786 femije me aftesi te kufizuar, nga të cilët 4776 fëmijë janë të grupmoshës 0-6 vjeç, 8845 fëmijë të grupmoshës 6-15 vjeç ndërsa 4165 fëmijë të Por pavarësisht të gjithë këtyre kufizimeve arsimi gjithpërfshirës është një realitet në ditët tona. Ky realitet i vërtetë nxit prioritete të reja dhe zgjon nevojën për identifikimin e çështjeve kyçe që duhet të zgjidhen nga institucionet shtetërore që operojnë në fushën e arsimit.
3.E drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithpërfshirës Sigurisht që praktikat gjithpërfshirëse në fushën e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendin tonë janë produkt i zhvillimit të procesit të arsimit special për këta fëmijë, ndër vite, duke ruajtur dhe trashëguar tiparet më të mira, duke përqafuar përvojat pozitive të shoqërive europiane, si dhe duke u influencuar e ndikuar fuqimishëm nga eksperinca ndërkombëtare.
4. Ne kohet e sotme arsimi gjithëpërfshirës konsiderohet si një e drejtë morale e ligjore dhe si një filozofi progressive edhe per femijet me aftesi te kufizuara, përsëri zbatimi i tij në praktikë është i detyruar t’i përmbahet detyrimeve të shumta të imponuara nga realiteti mbizotërues i shoqërisë shqiptare. Flitet shumë për të drejtat e barabarta që kanë të gjithë fëmijët në fushën e arsimit, për përfshirjen e barabartë të të gjithë fëmijëve në aktivitetetë përbashkëta, por këto nuk garantojnë zbatimin me sukses të arsimit gjithëpërfshirës. Është fakt që fëmijët me aftësi të kufizuara, përbëjnë një pakicë të vogël krahësuar me popullatën e gjerë të fëmijëve, por ata duhen konsideruar dhe respektuar, sikurse çdo fëmijë tjetër.
5.Realizimi i procesit të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim bën të mundur:
• Krijimin e një “kulture” që nënkupton vlerësimin, pranimin dhe mbështetjen e diversitetit të fëmijëve.
• Reduktimin e stigmës dhe te paragjykimeve që ekzistojnë për arsimimin dhe mundësitë e fëmijëve më aftësi të kufizuara në shkollë.
• Krijimin e besimit se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë kapcitete dhe aftësi që mund të çojnë drejt asimilimit të programit mësimor brënda mundësivë të tyre.

Parathenie
Ç’do të kuptojmë me termin nxënës me aftësi të kufizuar?
Sipas Dispozitave Arsimore me termin -nxënës me nevoja të veçanta ose me aftësi të kufizuar, do të kuptojmë të gjithë ata fëmijë ose të rinj që paraqesin veçori anatomo-funksionale specifike dhe që për edukimin dhe arsimimin e tyre shkolla publike ndesh vështirësi, të cilët mund të jenë me aftësi të kufizuara të natyrës mendore, fizike, shqisore ose organike.
Sa është mosha e detyrueshme për pranimin në shkollë të fëmijës me aftësi të kufizuar si mendore/fizike?
Në Republikën e Shqipërisë fëmija, që ka mbushur moshën 6 vjeç deri 1 ditë para fillimit të vitit mësimor, përfshihet në detyrimin shkollor. Mosha e pranimit në shkollat e veçanta/ shkolla speciale është 6 - l0 vjeç në klasën e parë dhe për mbarimin e shkollës nxënësi mund të qëndrojë deri në moshën 19 vjeç.
Si realizohet arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar, sipas dispozitave normative?
 Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara realizohet në dy forma:
1.Në shkollat e arsimit publik (shkollat e zakonëshme), në kuadrin e gjithëpërfshirjes, ku nxënësit me aftësi të kufizuar të kenë mundësinë të mësojnë në të njëjtat klasa së bashku me nxënësit e tjere,
2.Nëpërmjet integrimit të tyre në shkolla apo klasa publike të veçanta (speciale), sipas kategorive e specifikave që ata paraqesin, të cilat janë pjesë e rrjetit të institucioneve shkollore parauniversitare publike në Shqipëri. Të tilla janë shkollat të cilat janë ngritur posaçërisht dhe funksionojnë aktualisht në disa qytete të Shqipërisë si për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuar mendore, në të dëgjuar apo që nuk shikojnë.
Sa është numri i nxënësve me aftësi të kufizuar, i detyrueshëm për çdo klasë?
Nxënësit me aftësi të kufizuara, vërtetuar si të tillë nga organet shëndetësore, kanë të drejtë të arsimohen në shkolla publike të zakonshme 1 - 2 nxënës për klasë. Për këta nxënës shkolla merr masa dhe bën përpjekje të gjithanëshme për arsimimin, edukimin dhe integrimin e tyre në jetën e klasës dhe të shkollës.

5.Sjellja dhe kujdesi i prinderve ndaj femijeve me aftesi te kufizuara.
Prindërit zakonisht kur vihen ne dijeni per femijet e tyre me aftesi te kufizuara, shqetësohen lidhur me mundësitë e tyre për të përballuar rritjen e përkujdesjen e fëmijës së tyre. Familjet kanë humbur ekuilibrin, ndërsa janë shqetësuar edhe faktin se shoqëria dhe komuniteti i ka paragjykuar dhe stigmatizuar fëmijët e tyre. “Jam ndjerë shumë keq kur konstatova se diçka nuk shkonte si duhet në zhvillimin e fëmijës tim, por jam ndjerë edhe më keq, kur bashkëshorti im nuk e pranonte këtë fakt, por më fajësonte mua se nuk kisha punuar aq sa duhej me djalin. Përpiqesha ta kuptoja dhe justifikoja reagimin e tij. Ai e kishte ëndërruar më shumë se çdo gjë tjetër këtë fëmijë, që i ngjante shumë atij dhe kjo gjë e bënte të lumtur. Por unë vuaja sepse ai nuk e besonte të vërteten e hidhur, djali ynë nuk po fliste, ai sillej në mënyrë të çuditshme dhe bashkëshorti nuk pranonte që ta ekzaminonim te mjeku apo ndonjë specialistë tjetër”, tregon nëna e një fëmije autik.
Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara shprehen se shpesh provojnë ndjenja të shumta e komplekse si shqetësim për të ardhmen, ndjenjë faji se janë ata shkaktarë për gjendjen e fëmijës së tyre, probleme të theksuara ekonomike, përjetojnë mosmarrëveshje midis tyre për rritjen e fëmijës, kanë mungesë interesi dhe nivel me të ulet kujdesi për fëmijët e tjerë të familjes, pasi gjithë vëmendja përqëndrohet te fëmija me aftësi të kufizuara, humbasin interesin për gjërat e bukura dhe interesante të jetës, etj.
Por, pavarësisht gjithë këtyre përjetimeve, ata përkushtohen dhe angazhohen maksimalisht per rritjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuara.
Specialistët thonë se të pasurit e një fëmije me aftësi të kufizuara shpesh ndikon në rritjen e nivelit të stresit te prindërit, kryesisht te nënat, si dhe në lindjen e shumë problemeve në shëndetin fizik e mendor të tyre. Në këto kushte, prindërit e kanë të vështirë t’u kushtojnë fëmijëve të tjerë të familjes kujdesin dhe vëmendjen e duhur. Ata hasin shumë pengesa në marrjen e vendimeve të duhura për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me arsimimin, punësimin e trajnimin e anëtarëve të tjerë të familjes. Shpesh këta prindër provojnë ndjenja të theksuara faji apo shfaqin një vetërespekt të ulët, c’ka mund të çojë në largimin e vëmendjes nga aspekte të tjera të funksionimit të familjes. Por nga ana tjetër, ajo çka rëndon situatat është dhe kostoja e shërbimeve shëndetësore dhe e shumë shërbimeve të tjera që kërkon fëmija me aftësi të kufizuara.
Situata ndikon edhe tek fëmijët e tjerë, të cilët shpesh herë ndjehen jashtë kujdesit dhe vëmendjes prindërore për shkak se rritja dhe përkujdesja ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara kërkon gjithë kohën dhe përkushtimin e prindërve.

Me poshte paraqiten disa intervista me prinder te ndryshem dhe nje interviste gjysme e strukturuar  me prinderit e ketyre femijeve.





                             
                      

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME