REPORTAZH - KRIZA E KANLAIT TË SUEZIT

TEMA: KRIZA E KANLAIT TË SUEZIT                                 
 KORNIZA:
Hyrja
Ndërtimi i Kanalit të Suezit
Kriza e Suezit
Kundërshtarët e mos hapjes së Kanalit të Suezit
Nga lashtësia deri në kohën moderne
Triumfi i ndërtimtarisë së lashtë
Përfundimi
Hyrje
Shpesh hapësirat detare lidhen midis tyre me rrugë ujore artificiale, d.m.th. me rrugë të hapura nga dora e njeriut. Këto janë kanalet detare. Por jo të gjitha kanalet detare janë kanale ndërkombëtare.
Nga pozita që kanë në sistemin e rrugëve detare, kanalet detare mund të jenë rrugë ujore me rëndësi kombëtare ose rrugë ujore me rëndësi ndërkombëtare. Kanalet detare, që rrjedhin tërësisht nëpër territorin e një shteti dhe që nuk paraqesin ndonjë vlerë për lundrimin ndërkombëtar janë pjesë përbërëse e territorit të këtij shteti dhe ndodhen nën sovranitetin e tij.
Regjimi dhe kriza e kanaleve që kanë rëndësi vetëm kombëtare, përcaktohet nga ligjet dhe rregullat e shtetit përkatës.
Regjimi i kanaleve, që kanë rëndësi të madhe për lundrimin ndërkombëtar, përcaktohet në marrëveshje midis shtetit që ka në dorë kanalin dhe shteteve të interesuara për përdorimin e kanalit.
Ndër kanalet që kanë rëndësi ndërkombëtare janë:
Kanali i Suezit, Kanali i Panamasë dhe Kanali i Kelnit.
Kanalet detare janë krijuar me iniciativën dhe zotimin e drejtpërdrejtë të më shumë shteteve ose vetëm një shteti.
Kanali i Suezit siguron rrugën më të shkurtër nga vendet e Evropës në vendet e pellgut të Oqeanit Indian dhe të pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor.
Nga rëndësia e tij, kanali i Suezit është një nga rrugët detare më të rrahura.
Ndërtimi i kanalit të Suezit

Qysh në kohët e faraonëve, në Egjipt, ka ekzistuar një kanal që ka lidhur Mesdheun me Detin e Kuq. Kanali është hapur dhe është mbyllur disa herë gjatë historisë, kurse definitivisht është shkatërruar në shekullin VIII.
Kanali është sot i gjatë 195 km (fillimisht 163 km). Në kohën e hapjes kanali ishte i gjerë 44 m dhe i  thellë 8 metra dhe nëpër të mund të kalonin anijet deri në 5000 tonë. Disa herë është zgjeruar dhe thelluar. Tani kanali është i gjerë (pjesa lundrues) 190 m, në sipërfaqe 365m, i thellë 19.5m dhe nëpër të mund të kalojnë anijet që futen në ujë deri në 16 m dhe tankerët me ngarkesë të plotë deri 150.000 ose edhe më të mëdhenj, nëse janë të ngarkuar pjesërisht ose të pangarkuar.
Çështja e rihapjes së tij është aktualizuar në kohën e Napoleonit në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX mirëpo nga mesi i shekullit XIX kjo çështje është shtruar shumë më seriozisht. Në atë kohë inxhinieri Ferdinand Lessseps, i cili ishte në shërbim konsullor të francezëve në Egjipt, ka arritur të fitojë nga kedifi i Egjiptit, Muhamed Said Pasha, koncesion për hapjen e kanalit 1854. Pak më vonë është krijuar Kompania për hapjen e kanalit të Suezit.
Punët për hapjen e kanalit kanë përfunduar në vitin 1869 ( Zejnullah Gruda “ E drejta Ndërkombëtare Publike”.faqe 188).
Kanali iu është dhënë për përdorim për një periudhë 99 vjeçare, pas të cilës ai duhej t’i dorëzohej Egjiptit me një kompensim normal.
Regjimi i lundrimit nëpër kanalin e Suezit ka qenë rregulluar me Konventën e Stambollit, të vitit 1888. Sipas tij kanali është internacionalizuar dhe neutralizuar. Ai është shpallur i hapur për lundrim në kohën e paqes dhe në kohë të luftës, për anijet tregtare dhe për luftanijet e të gjitha shteteve të botës dhe s’do të jetë kurrë njëherë i bllokuar. Për më tepër, ai mbetet i hapur në kohë lufte edhe për shtetet që janë në luftë, madje edhe nëse vetë Turqia do të jetë në luftë. Shtetet janë obliguar se nuk do të kryejnë kurrfarë akti armiqësor në zonën e kanalit, i cili do të kishte si pasojë ndërprerjen ose pengimin e lundrimit. Kjo vlen edhe për zonën rreth hyrjes në kanal, në gjerësi prej 3 milash. Anijet luftarake nuk guxojnë të ndalen nëpër kanal më shumë se që është e nevojshme për kalim, e në portet hyrëse ( Suez dhe Port Said) më tepër se 24 orë. Nëse kalojnë anijet luftarake të dy shteteve që janë në konflikt, atëherë midis kalimit të tyre duhet të kalojnë më së paku 24 orë. Gjatë kohës së luftës anijet e shteteve ndërluftuese nuk guxojnë të bëjnë çfarëdo veprimi ushtarak në zonën e kanalit dhe të porteve hyrëse ( ngarkim ose shkarkim të materialit ushtarak, të njësive ushtarake etj).
Kanali i Suezit zakonisht ka mbetur i hapur gjatë konflikteve ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur gjatë luftës midis Turqisë dhe Italisë (1911), Rusisë dhe Japonisë (1904-1905), Italisë dhe Etiopisë ( 1935- 1936)etj. Në rastin e fundit kanali ka mbetur i hapur, megjithëse Anglia ka ushtruar kontroll të plotë mbi të dhe ka qenë një ndër shtetet të cilat kanë propaguar ide mbi sanksionet ndaj Italisë, për shkak të agresionit ndaj Etiopisë.( Gruda ,Zejnullaj  “E drejta ndërkombëtare Publike” Faqe 190 )
Në vitin 1936 Anglia ka fituar  të drejtën t’i mbajë forcat e armatosura në afërsi të kanalit, të cilat është dashur, bashkërisht me forcat ushtarake të Egjiptit, të sigurojnë mbrojtjen e tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kanali ka qenë njëherë objekt i sulmit gjerman. Pas Luftës së Dytë Botërore Egjipti ka kërkuar revidimin e Marrëveshjes të vitit 1936, për shkak se ajo nuk ka qenë në pajtim me parimet e Kartës së OKB-së, dhe ka kërkuar evakuimin e përgjithshëm dhe të menjëhershëm të trupave angleze nga Egjipti. Anglia e ka refuzuar këtë, duke u mbështetur në parimin pacta sunt servanda ( marrëveshja duhet respektuar ), si normë më fundamentale e së drejtës ndërkombëtare. Largimin e forcave britanike Egjipti e ka arritur në vitin 1954, kur është miratuar qëndrimi se kanali i Suezit është pjesë përbërëse e Egjiptit, mirëpo ka rëndësi ndërkombëtare ekonomike, tregtare dhe strategjike.
Në vitin 1956 është bërë nacionalizimi i Kompanisë së Kanalit të Suezit. Shteti egjiptian ka marrë të gjitha fondet, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë dhe administrimin dhe operimin ( funksionimin) e kanalit. Pas, kësaj, çështja e kanalit të Suezit është ngritur para Këshillit të Sigurimit, i cili, në bazë të ankesës së tri shteteve të mëdha perëndimore (ShBA-ve, Anglisë,Francës), ka nxjerrë përfundimin që rregullat e lundrimit në këtë kanal duhet të përcaktohen në bazë të marrëveshjes midis Egjiptit dhe shteteve të tjera të interesuara.
Në pajtim me këto parime të Këshillit të Sigurimit, Egjipti ka lëshuar një deklaratë me të cilën është obliguar se do t’i respektojë rregullat dhe frymën e Konventës së Stambollit. Në këtë deklaratë kanë qenë të përmbajtura disa parime shumë të rëndësishme, me të cilat Egjipti manifestonte qëndrimin e vendosur:
Të respektojë Konventën e Stambollit dhe të drejtat dhe detyrat që dalin nga ajo:
Të sigurojë dhe të ruajë lirinë e lundrimit nëpër kanal për të gjitha shtetet, në pajtim me rregullat e Konventës së Stambollit;
Taksat, që mblidhen në emër të kalimit, do të jenë në pajtim me marrëveshjen e vitit 1936 midis qeverisë së Egjiptit dhe të Kompanisë së Kanalit të Suezit, kurse ngritja e tyre mund të bëhet vetëm në bazë të marrëveshjes midis Egjiptit dhe shfrytëzuesve të Kanalit;
Kanali do të administrohet dhe të shfrytëzohet nga administrata autonome e kanalit të Suezit, e cila është krijuar me vendimin e qeverisë së Egjiptit;
Administrata e kanalit të Suezit merr për detyrë që t’i paguajë qeverisë së Egjiptit 5% të gjitha të ardhurave për shfrytëzimin e kanalit dhe të tokave nëpër të cilat kalon;
Administratat merr përsipër që ta krijojë një fond të posaçëm me qëllim që t’i kryejë punët  kryesore përkitazi me përmasimin dhe zgjerimin e kanalit. Ky fond përfshinë 25% të gjitha të ardhurave.
Egjipti e ka regjistruar këtë deklaratë në Kombet e Bashkuara. Me këtë ai i ka miratuar në tërësi rregullat dhe parimet e konventës së Stambollit. Qëndrimet e tij kanë qenë plotësisht në pajtim me detyrimet e mëparshme. ( Gruda ,Zejnullaj  “E drejta ndërkombëtare Publike” Faqe 191)
Megjithëkëtë, në luftërat midis Izraelit dhe Egjiptit nuk është respektuar neutraliteti i kanalit, i cili, si rezultat i veprimeve ushtarake të Izraelit, ka qenë për një kohë mjaft të gjatë i përjashtuar nga përdorimi.
Ky kanal siguron rrugën më të shkurtër nga vendet e Evropës në vendet e pellgut të Oqeanit Indian dhe të pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor. Nga rëndësia e tij, kanali i Suezit është një nga rrugët detare më të rrahura. Regjimi i Kanalit të Suezit është caktuar nga një konventë e posaçme e përfunduar në vitin 1888. Sipas dispozitave të Konventës së vitit 1888. Kanali është i lirë si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte për të gjitha anijet tregtare, si dhe për luftanijet. Brenda në Kanal dhe në brigjet e tij, si dhe në një zonë prej 3miljesh në të dy hyrjet e Kanalit, ndalohet çdo veprim që mund të pengojë përdorimin e lirë të tij. Kanali nuk mund t’i nënshtrohet bllokadës. ( po aty, Faqe 192) E drejta e mbrojtjes së Kanalit nga çdo sulm i përket vetëm Egjiptit. Në vitin 1936 Anglia lidhi me Egjiptin një traktat aleance, me anën e të cilit siguroi për vete “ të drejtën” për të mbrojtur Kanalin së bashku me Egjiptin dhe për të vendosur trupa në zonën e kanalit. Pak nga pak Britania e forcoi prezencën e saj ushtarake në zonën e kanalit. Ajo ngriti baza ushtarako-detare në zonën e portit Suez dhe në Pord Said ( po aty  Faqe 192)
Më 26 korrik 1956 presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Naser-i, shpalli se qeveria e tij po shtetëzonte kanalin e Suezit. Ky veprim i përgjigjej tërheqjes së ofertës që kishin bërë Britania dhe Shtetet e Bashkuara  për të financuar ndërtimin e digës së Asuanit dhe përfundoi në një sulm të përbashkët të Britanisë, të Francës dhe të Izraelit kundër Egjiptit.
Anthony Eden-i, kryeministri i Britanisë, i trembej nacionalizmit arab të Naserit dhe ushqente urrejtje të thellë personale ndaj vetë Naserit, të cilin e konsideronte si një Hitler të ri, Eden-i kërkonte rrëzimin e Naserit, dhe besonte se kjo do të arrihej me pushtimin e kanalit të Suezit. Francezët, që gjithashtu ishin të shqetësuar nga rritja e nacionalizmit arab, pranuan të merrnin pjesë në një operacion ushtarak të përbashkët.( Oxford, Fjalori Përmbledhës, , faqe 274 )

                                     
                                    Kriza e Suezit


Më 1955, pikërisht dy muaj pas Mbledhjes së Gjenevës, Bashkimi Sovjetik i bëri një shitje të madhe armatimesh Egjiptit, duke shkëmbyer armët me pambuk, oferta e të cilit ishte e madhe – një hap i guximshëm për të shtrirë influencën sovjetike në Lindjen e Mesme. Duke bërë hapin e tij për influencë në Egjipt, Hrushovu kishte kapërcyer kordonin sanitar, që Shtetet e Bashkuara kishin ndërtuar përreth Bashkimit Sovjetik duke e vënë Uashingtonin përballë detyrës së kundërshtimit të sovjetikëve në zonat, që deri atëherë konsideroheshin të sigurta, brenda zonës perëndimore të influencës.( Henry Kissinger, “Diplomacia” faqe 522)
Udhëheqësit sovjetikë nuk mund të mos e kuptonin, se shitja e parë e armëve një vendi në zhvillim, do të ndizte nacionalizmin arab, do ta bënte konfliktin arabo-izraelit më të pakontrollueshëm deri sa u përhap tymi, kriza e Suezit kishte prishur statutin e Fuqive të Mëdha, si të Britanisë së Madhe, edhe të Francës.
Nga jashtë Evropës, tani e tutje Amerika do të ishte e detyruar të siguronte kryesisht vetë mbrojtjen e Luftës së Ftohët.
Bashkimi Sovjetik as që ishte i implikuar në shitjen fillestare të armëve, meqenëse transaksioni bëhej përmes Çekosllovakisë.( Po aty, faqe 523)
Në shekullin e njëzetë Kanali i Suezit ishte bërë arteria kryesore e furnizimit të Evropës Perëndimore me naftë. Edhe me pozitën e saj të dobësuar, fill pas Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe vazhdonte ta konsideronte veten fuqia mbizotëruese në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në dy shtylla: tek Irani, që furnizonte me naftë, përmes një kompanie të përbashkët anglo-iraniane dhe tek Egjipti, që shërbente si bazë strategjike. Lidhja Arabe u krijua nga Antoni Ideni më 1945, si një platformë politike për të kundërshtuar penetrimin e jashtëm në Lindjen e Mesme. Forca të konsiderueshme ndodheshin në Egjipt, Irak, Iran.
Një oficer britanik, gjenerali Xhon Glub ose Glub Pasha, komandonte Legjionin Arab të Jordanisë. ( Po aty, faqe 524)
Në vitet e 50-të kjo botë u shpërbë. Me miratimin e brezit të parë të vendeve, që porsa ishin bërë të pavarura, kryeministri iranian Mosadeh shtetëzoi më 1951 industrinë e naftës në Abadan. Britania e madhe tani nuk e ndjente veten aq të fortë, sa të ndërmerrte veprime ushtarake kaq afër kufirit sovjetik, pa ndihmën amerikane, e cila nuk po vinte. Për më tepër, ajo mendonte se kishte një pozicion për t’u tërhequr, në bazën e saj kryesore gjatë Kanalit të Suezit. Kriza e bërë nga Mosadeh përfundoi pas dy vjetësh, kur shtetet e Bashkuara nxitën një grusht shteti për përmbysjen e tij. Megjithatë, epërsia britanike në Iran asnjëherë nuk u rivendos. Më 1952 pozita ushtarake e Britanisë së Madhe në Egjipt, gjithashtu po rrënohej. Një grup oficerësh të rijë, duke shprehur ndjenja nacionaliste dhe antikoloniale, që kishin përfshirë rajonin, përmbysën Mbretin e korruptuar Faruk. Figura e tyre kryesore ishte koloneli Gamal Abdel Naser. Naseri një personalitet i fuqishëm dhe tepër tërheqës, u bë një figurë e dashur, duke bërë thirrje për nacionalizmin arab. Ai ishte ndierë shumë i poshtëruar , nga humbja e arabëve më 1948 në luftën me Izraelin. Ai shihte në krijimin e shtetit hebraik kulmin e një shekulli të koloniaalizimit perëndimor dhe ishte i vendosur t’i nxirrte Britaninë e Madhe dhe Francën jashtë nga rajoni. Shfaqja e Naserit nxori në sipërfaqe konfliktin e fjetur midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre kryesorë të NATO-s për kolonializmin. Që në prill 1951 Çërçili, në atë kohë akoma udhëheqës i opozitës, kishte bërë thirrje për veprime të përbashkëta në Lindjen e Mesme.( Kissinger, Henry “ Diplomacia” faqe 528 )
Britania e Madhe ishte e para që u detyrua të hiqte dorë nga iluzionet për Lindjen e Mesme. Baza e saj ushtarake gjatë Kanalit të Suezit ishte një nga postet e fundit të përparuara perandorake me rëndësi, që kishte rreth 80000 trupa. Por Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të mbante, pa ndihmën e Amerikës, një forcë të madhe në Zonën e Kanalit përballë opozitës egjiptiane.
Më 1954, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, Britania e Madhe pranoi, që deri më 1956, të tërhiqte forcat nga baza e saj e Suezit.
Të shqetësuar për unitetin e tyre të prishur, udhëheqësit  anglo-amerikanë tani e drejtuan vëmendjen e tyre në projektin e madh të ndërtimit të së ashtuquajturës Diga e Lartë e Asuanit: 365 këmbë e lartë dhe tri milje gjatë, do të ndërtohej në Nilin e sipërm afër kufirit të Egjiptit  me Sudamin. Ajo do të rregullonte ujitjen e Luginës së Nilit, nga e cila varej ekzistenca e popullit egjiptian që në kohët më të lashta dhe do të shpëtonte atë nga përmbytjet e përvitshme të Nilit.
Më 16 maj Naseri tërhoqi njohjen e qeverisë së Çan Kai Shisë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.
Kjo ishte një shuplakë për Shtetet e Bashkuara , veqanarishtë për Dallesin i cili ishte shumë i lidhur me Tajvanin. Në qershor, ministri i ri i Jashtëm sovjetik Dimitri Shepillov, erdhi në Egjipt me një ofertë sovjetike, si për financimin dhe për ndërtimin e Digës së Asuanit, duke mundësuar që Naseri të bënte lojën e tij të preferuar për ti vënë superfuqitë kundër njëra tjetrës.
Dallesi kishte menduar se ishte mjaft i përgatitur për një reagim të fortë nga Egjipti. Ai tha Henri Lusit, botues i Time se vendimi për digën e Asuanit ishte ‘ një lëvizje aq e fortë shahu, që diplomacia e SHBA  nuk kishte bërë për një kohë të gjatë. Naseri argumentonte ai ishte në pozitë shumë të vështirë dhe çfarëdo që të bëjë mund të shfrytëzohet në favorin e Amerikës. Në rast se ai shkon te rusët tani i thonë jo kjo do të shkatërrojë gjithë kuadrin e ndihmës ekonomike sovjetike të kohëve të fundit në gjithë botën...
Në rast se sovjetikët pranojnë t’ia japin Naserit digën e tij ne atëherë do të përpunojmë planet tona për ta zmadhuar atë në vendet satelite me idenë që kushtet e tyre të jetesës janë kaq të këqija sepse sovjetikët derdhin miliona në Egjipt.
Me 26 korrik 1956 Naseri i dha përgjigje Dallesit përpara një turme  të madhe në Aleksandri duke formuluar reagimin e tij në një thirrje drejtuar nacionalizmit arab.
Qytetarë kjo është një luftë ku tani jemi futur. Është një luftë kundër imperializmit dhe metodave e taktikave të imperializmit, një luftë kundër Izraelit, pararojës së imperializmit. Nacionalizmi arab përparon nacionalizmi arab triumfon, nacionalizmi arab marshon përpara, ai e di rrugën e tij, ai e di forcën e tij Nacionalizmi arab e di kush janë armiqtë dhe kush janë miqtë e tij.
Duke iu kundërvënë hapur Francës, ai i tha turmës” Ne kurrë s’mund të themi se beteja e Algjerit nuk është beteja jonë. “ Në mes të fjalimit Naseri shqiptoi emrin Ferdinand de Leseps francezi që kishte ndërtuar Kanalin e Suezit. Kjo ishte një fjalë e koduar për forcat ushtarake egjiptiane për të marrë kontrollin e kanalit. Kjo i dha mundësi Naserit që nga fundi i fjalimit të tij t’i deklaronte turmës  së tërbuar “Në këtë çast që unë po ju flas disa vëllezër egjiptianë kanë filluar të marrin në dorë kompaninë e kanalit dhe pasurinë e saj dhe të kontrollojnë lundrimin në kanal- në kanalin që ndodhet në territorin egjiptian që është pjesë e Egjiptit dhe që Egjipti e ka pronën e vet.
Me gjithë dhimbjen që shkaktoi, kriza e kanalit të Suezit shënoi një ngjitje të Amerikës në udhëheqjen e botës. Me një psherëtimë lehtësimi Amerika e përdori rastin e Suezit për t’u çliruar nga aleatët, të cilët i kishte bërë gjithmonë përgjegjës për sëmundjen e realpolitik dhe përkushtimin e verbër ndaj ekuilibrit të forcës.
Por duke qenë se jeta është ashtu siç është, as Amerika nuk do të mbetej e imunizuar, Suezi u bë zanafilla për futjen e Amerikës në realitetin e fuqisë globale, një nga mësimet e së cilës është se boshllëku mbushet gjithmonë dhe se çështja kryesore është, jo nëse mbushet apo jo, por nga kush.
Duke larguar Britaninë e Madhe dhe Francën nga rolet e tyre historike në Lindjen e mesme Amerika kuptoi se përgjegjësia për ekuilibrin e forcës në atë zonë kishte rënë plotësisht mbi shpatullat e saj.
Me 29 nëntor 1956 qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar lart mbledhjen e fundit të nivelit të lartë të Paktit të Bagdadit, të udhëheqësve të Pakistanit, Irakut, Turqisë dhe Iranit deklaronte “Një kërcënim i integritetit territorial ose pavarësisë politike të shteteve anëtare do të vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara me seriozitetin më të madh.” “ Diplomatët u shprehën në mënyrën e tyre, se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përsipër mbrojtjen e shteteve të Paktit të Bagdadit, rol për të cilën Britania e Madhe tani ishte shumë e dobët ose shumë e diskredituar.( Po, aty, faqe 528)
Pas mbylljes së Luftës së Dytë Botërore dhe dobësimit të Britanisë së Madhe dhe Francës, dy fuqive kryesore koloniale popujt arabë si dhe popujt tjetër të kolonive do të përpiqen të fitojnë pavarësinë kombëtare dhe të ç’rohen nga zgjedha e huaj.
Vende si Maroku, Algjeria etj. do të njohin përpjekjen për të arritur pavarësinë kurse Egjipti, Siria dhe Iraku që ligjërisht njiheshin si shtete dëshironin më në fund ti shmangeshin influencës së huaj që iu kishte dhënë vetinë e protektorateve.
Këto përpjekje u dalluan nga mënyra të ndryshme, duke marrë herë formën e ndërgjegjësimit masiv e herë formën e revoltave popullore.
Megjithatë ekzistonte një pikë e përbashkët tek të gjithë ata që kërkonin ndryshimin dhe kjo pikë ishte urrejtja që shprehnin për fuqitë perëndimore dhe Izraelin që për arabët përfaqësonte interesat e huaja në rajon.
Si përfundim pas presionit të superfuqive aleatët u tërhoqën kurse prestigji i Nasserit, bashkë me dëshirën e Arabëve për bashkim, arriti kulmin.
Vitin 1958 dy shtet më të forta arabe, Egjipti dhe Siria, u bashkuan me krijimin e Republikës së Bashkuar Arabe duke bindur kështu Arabët se bashkimi i tyre nuk ishte i thjesht një ëndërr dhe duke i lënë të huajve përshtypjen se një fuqi e re po linte në zonë.
              Kundërshtarët e mos hapjes së Kanalit të Suezit

Perandorin pers, Darin, i cili e ka sunduar Egjiptin prej vitit 521 deri më 486, disa nga këshilltarët e tij, për shkak të rreziqeve të ndryshme,e kanë këshilluar për mos hapjen e kanalit. Porse, ndërtimtarët e Darit, megjithëkëtë, e kanë hapur kanalin, ashtu siç bëhet e ditur nga shumë shkrime, të cilat me krenari përshkruajnë ndërtimin e tij. Në një nga ato shkrime thuhet “Jam përcaktuar që ky kanal të gërmohet nga lumi Nil, i cili rrjedh nëpër Egjipt, deri te deti që vjen nga Persia. Kanali është i gërmuar në mënyrën në të cilën e kam porositur dhe pastaj anijet kanë kaluar nëpër të prej Egjiptit deri në Persi.( Revista, Ekskluzive, Albanica, faqe 64 )

                  


                        Triumfi i ndërtimtarisë së lashtë

Mund të konstatohet se njohuritë gjeografike dhe ato të ndërtimtarisë së Egjiptit të lashtë kanë qenë më të mëdha se sa ato të kohës së Napolonit. Kanali i Darit ka qenë mjaft i gjerë sa të munden fare në mënyrë  të papenguar të përballëkalohen dy anije (galije). Në pjesën e parë të rrjedhës së tij, nga Deti i Kuq drejt veriut , ai, kryesisht, shtrihej një rrugë të njëjtë si edhe kanali i tashëm i Suezit, por në pjesën e dytë është ndarë në drejtim të perëndimit, duke shfrytëzuar rrugën e natyrshme natyrore,, madje edhe lumin Nil, që, në fund, në fund të derdhet në Mesdhe.
Megjithëkëtë, nuk duhet përshkruar gjithë namin e këtij projekti vetëm Darit. Duket se punëtorët e tij vetëm  sa kanë përfunduar dhe përmirësuar punimet e filluara nga shumë mbretër të mëhershëm. Vetë egjiptasit kanë treguar se kanalin e parë. Sidoqoftë dihet se një rrugë e këtillë ujore ka ekzistuar që në vitin 1470 para erës sonë. Mbretëresha Hatsheput asokohe ka dërguar një ekspeditë në tokën e mistershme të quajtura Punt, në bregun lindor të Afrikës, Releviet fantastike në kështjellën e saj në Der el Bahri e tregojnë këtë udhëtim dhe ofrojnë dëshmi se flota e saj (Po aty faqe 64 )


Përpjekjet e Napoleonit për (ri)ndërtimin e Kanalit të Suezit

Kur Napoleoni, në vitin 1798, e ka pushtuar Egjiptin, ëndërr e tij ka qenë të ndërtojë kanalin i cili do të lidhte Mesdheun me Detin e Kuq.
Krijimi i një shtegu të drejtpërdrejtë kah bagëtitë së Indisë dhe të Lindjes së Largët është dashur të mundësojë dobësimin e ekonomisë të perandorisë britanike. Edhe sikur flota britanike,e udhëhequr nga Admirali Nelson, të mos e dëbonte Napoleonin nga Egjipti, vështirë se ëndërr e tij mund të realizohej.
Frika  nga realizimi i projektit ka vazhduar deri në shekullin XIX dhe është tejkaluar vetëm kur inxhinieri i shkëlqyeshëm francez Ferdinand de Leseps, pas njëzet vjetësh të kaluara në përpunimin e projektit, e ka përfunduar kanalin e Suezit në vitin 1869. Megjithëkëtë, parashikimi, me këtë çka është thënë deri këtu, nuk është përmbushur plotësisht. Kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur është ndërtuar kanali modern i Suezit. Jo shumë gjatë pasndërtimit të tij, politikanët perëndimorë dinakë, Dizraeli dhe Napoleoni III, kanë blerë një pjesë të madhe të aksioneve për shtetet e tyre. Interesat e huaja në fillim ato tregtare e pastaj edhe ato ushtarake shumë shpejtë i kanë theksuar hulumtimet e tyre për kanalin dhe, kështu Egjipti praktikisht është shëndrruar në koloni të Britanisë dhe të Francës. Egjipti e fiton pavarësinë nga Britania në vitin 1936. Loja lakmitare kolonialiste për kontroll mbi kanalin më në fund ka përfunduar kur kryetari i Egjiptit Naseri,e ka dëbuar ushtrinë britanike nga zona e kanalit në vitin 1956.( Po aty faqe 65)

                                    Përfundimi              

Mirëpo, veprimi i qeverisë egjiptiane nuk ishte kundër së drejtës ndërkombëtare, një britanikët dhe francezët duhej të gjenin një casus belli. Kjo çoi në pjesëmarrjen e fshehtë të Izraelit, i cili do të pushtonte Gadishullin e Sinait dhe do të përparonte drejt zonës së kanalit, duke u dhënë britanikëve dhe francezëve shkas për të thënë se lundrimi nëpër kanal ishte në rrezik dhe se pushtimi ishte i domosdoshëm për sigurimin e tij.
Izraelitët sulmuan Egjiptin më 30 tetor dhe forcat britanike zbarkuan në Egjipt më 4 nëntor. Ushtarakisht operacioni qe i suksesshëm, por politikisht qe katastrofë. Ishte e qartë se arsyet e shpallura për pushtimin e zonës së kanalit nuk qëndronin fare dhe se ishin vetëm një shkak për veprimet ushtarake. Kjo krijoi përçarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pasi presidenti Eisenhoëer ishte kundër çdo operacioni ushtarak. Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të fortë diplomatik, dhe kur u zhvlerësua sterlina, gjë që vinte në rrezik rezervat valutore të Britanisë, Shtetet e Bashkuara nuk pranuan t’i jepnin ndihmë derisa të mos përfundonte plotësisht tërheqja ushtarake. I poshtëruar nga dështimi i fushatës së Suezit, Anthoni Eden-i u detyrua të jepte dorëheqjen. Në Francë pabesisë britanike dhe amerikane iu hodh përgjegjësia për dështimin, që pastaj u bë shkak për përmbysjen e Republikës më 1958. Izraeli u detyrua të tërhiqej nga Sinai. Naseri u bë heroi i luftës arabe kundër Perëndimit. Megjithëse pasardhësi i Eden-it, Harold Macmillan-i arriti  të rivendoste marrëdhëniet anglo-amerikane, kriza e Suezit simbolizoi rënien e fuqisë së Britanisë dhe ngritjen e fuqisë ekonomike të Amerikës në botën e pasluftës.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME