Gjergj Fishta “Lahuta e Malecis” - Analize



http://eseshkolle.blogspot.com/
Thenie per “Lahuten e Malcise” “Lahuta e At Fishtes shfaq ndjesite me te thella dhe karakteristikat me te kristlizuara,qe I ruajten raca shqipetare perms shekujve plote shtrengata…Shqiperia e tere
perfshihet e dehur nen vargjet e kesaj Lahute e cila behete prone kombetare,mish e gjak,ndjenje e mendim I perbashket” Sterios Spasse “Shkembi I tokes dhe shkembi I shpirtit shqipetar,ky eshte sit e thesha “monopolitetit”gjenetik I artit te Fishtes,keshtu do t’I thesha me dy krahasime paralele gjithe poezise qe na ka falur ky vigan I kombit:ne te cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo fjala dhe e cila duket sikur eshte mberthyer ose shperthyer prej tokes dhe jo prej fjales” Lasgush Poradeci Kombetare Lahuta e Malcis e Fishtes me epiqendren active te Lidhjes se Prizerenit dhe te pavarsise shqipetare,e vene ne retrospektiven pellazgo-ilire-shqipetare e bejne nje epope modern te civilizimit shqipetare dhe evroperendimore” Ibrahim Rugova “Qe ne hapat e pare,kur nisi te shfaqej emir I Gjergj Fishtes ne letrat shqipe,terhoqi vemendeje timbre original I zerit te tij poetik” Ndue Zef Toma
Gjergj Fishta Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 i biri i Ndokë Simon Ndocit dhe i Prendes të Lazer Kacit prej Kotrri me emrin Zekë/Zef Ndoci mbas tre vëllezërve dhe një motre. Familja e tij u shpërngul nga Domgjoni i Mirditës. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (jo profesionist) mendohet të ketë mbi 20 piktura,deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel. Titujt e veprave: Mirnjohjet 1-Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002 1-Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925 2-Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) 2-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë 3-Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) 3- Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911). 4-Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) 4- Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912). 5-Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë 6-Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) 5- Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912). 7-Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues. 6- Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913). 8-Juda Makabé - tragjedi (1914) 7- Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925). 9-Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) 10-Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924) 11-Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927) 12-Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937) 13-Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941) 8- Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929). 9- Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
Gjergj Fishta Dramaturg e regjisor Gjergj Fishta në botën e teatrit përbën një befasi krijuese. Një varg dramash, shkruar dhe vënë në skenë kryesisht në vitet e para Luftës së Dytë Botërore edhe janë mbledhur e janë botuar ne vitin 2007 nga shtëpia botuese "Naim Frashëri". Në të përfshihen "Shna Ndou i Padues", "Shqiptari i qytetnuem", "Juda Makabe", "Barinjtë e Betlehemit", "Hajrija" dhe "Shqiptarja e qytetnueme". Gjergj Fishta i është kushtuar teatrit, nisur fillimisht nga qëllime të dukshme didaktike, religjoze e kombëtare. Më pas përkushtimi i tij për teatrin ka marrë tërë vëmendjen e merituar artisike, duke na lënë pjesë të tillë, si tragjedia "Juda Makabe" e vënë në skenë më 1916 dhe botuar në 1920, e cila për nga vlerat ideoartistike është padyshim vepra më e arrirë e dramaturgjisë shqiptare, së paku deri në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u vu në skenë për herë të fundit me 28 nëntor 1945. Kur gjykojmë për veprën dramatike të Fishtës duhet ditur se letërsia dramatike zhvillohej kur nuk kishte qoftë edhe një trupë apo bërthamë të vetme teatrore profesioniste as në një qytet si Shkodra, që për atë kohë ishte kryeqendra kulturore e Shqipërisë. Shfaqjet e teatrit amator në atë qytet jepeshin në mjediset e kishave, në korridoret e kolegjeve fetare, që ishin të ndara veç për djemtë e veç për vajzat. Kështu mund të kuptohet pse Fishta shkruan pjesë dramatike të përshtatura veç për djemtë e veç për vajzat. "Shqyptari i qytetnuem" vënë në skenë më 1911 dhe "Shqyptarja e qytetnueme", vënë në skenë në vitin 1929, janë një shembull i qartë. Vepra e parë do të luhej në kolegjin françeskan të djemve, sikurse "Të kthyemit e Uliksit në Itakë" 1909 shkruar vetëm për aktorët meshkuj dhe e dyta në Kolegjin Françeskan të vajzave sikundër "Ifigjenia" në 1929 e shkruar vetëm për aktoret femra. "Barinjtë e Betlehemit e vënë në skenë më 1915 dhe botuar në vitin1925 u përshtat për aktore femra, sepse do të vihej në kolegjin e vajzave, ashtu si "Luigji Gonzaga" vënë në skenë më 1926 dhe botuar me 1927 u shkrua për personazhe djem se do të luhej në kolegjin e djemve me rastin e 200 vjetorit të kanonizmit të atij shenjti. Sipas studiuesit Tonin Çobani, Fishta i ishte përkushtuar teatrit edhe si regjisor, se e njihte dhe e çmonte individualitetin krijues të aktorit dhe se ishte në kërkim të vazhdueshëm për një gjuhë sa më skenike". Fishta bashkëpunoi në vitin 1910-1911 me aktorin më të suksesshëm të humorit shkodran të asaj kohe, Zef Hilëgegën për komedinë "Dredhitë e Patukut" sipas pjesë së Molierit "Le Furberier Escarpet". Aktori i kishte thënë se gjuha që kishte përdorur Fishta ishte "tepër ala franga". Atëherë Fishta e rishkroi veprën kryekreje sipas sugjerimeve të komedianit, dhe kësisoj "dredhitë e Patukut" u bë "loja e gazit" mëpopullore në Shkodër. Për Fishtën regjisor ka dëshmuar i mirënjohuri Andrea Skanjeti, duke rrëfyer mbresat që i ka lënë Gjergj Fishta në punën e tij si regjisor. Ai dëshmon se ka asistuar gjatë vënies në skenë të "Judës makabe" dhe të komedisë "I ligu për mend". "Kam parë regjisorë të ndryshëm, diletantë dhe profesionistë, të vendit dhe të huaj, por mënyra e regjisurës së tyre nuk më ka lënë ndonjë mbresë të veçantë. Fishta punonte me aq brishtësi me diletantët, duke përdorur një humor të lezetshëm e tërheqës sa të krijonte një mjedis gazmor që lehtësonte punën e rëndë të skenës dhe nxirrte në këtë mënyrë një rezultat interpretimi të drejtë dhe real nëmes të një kënaqësie e mirëkuptimi të plotë". Sipas Tonin Çobanit, Fishta nuk shkruante për teatrin si një dramaturg amator dhe tekstet e tij dramatike nuk janë dialogë në vargje të një shkrimtari tanimë të afirmuar si poet epik, lirik e satirik.
Gjergj Fishta Satirik Satira e tij u tregua e pamëshirshme ndaj veseve të kohës. Pa kompromis, ai goditi dukuritë e shëmtuara negative dhe mbartësit e tyre, cilëtdo që qenë ata. Këto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetëm brenda individit, por në rrafshin e gjithë shoqërisë kombëtare. Ai nuk fal askënd që të abuzojë me postin që mban dhe të zhvatë financën kombëtare, të marrë ryshfete, të bëjë veprime prej kopuku e dallkauku, të trajtojë Atdheun si çiflikun e tij, si tapet për karrigen e tij. Në radhë të parë ajo është satirë kundër tradhtarëve, atdhemohuesëve, parazitëve të kombit. Në radhë të dytë është satirë kundër elitës zyrtare dhe veseve klasore të saj. Këtu Fishta na shfaqet si realist i fuqishëm. Vepra artistike më e përkryer artistikisht e Fishtës mbahet "Palokë Cuca", (1912), bashkë me "Gomarin e Babatasit" (1913) që e botoi me pseudonimin Gegë Toska, janë dy kryeveprat e satirës sonë. "Palok Cuca" është poema e heroit komik. Në thelb, Fishta mbron me këtë vepër shkollën kombëtare. Ai stigmatizon e neverit atë kategori të caktuar njerëzish, që nëpërmjet klerit italian u italianizuan në atë masë, saqë ndihen inferiorë ndaj kulturës dhe gjuhës italiane, aq sa ta quajnë poshtëruese gjuhën amtare. Nga njësia e familjes Fishta zgjeron rrethin e objektit të satirës së tij në njësinë e shoqërisë, duke e shndërruar veprën në tablo të të gjithë shoqërisë. Për të tallur, përqeshur e goditur Fishta gjen mjetet shprehëse më të përshtatshme. Këtë e realizon përmes fabulës së shtruar në trajtën e tregimit poetik. Një ngarje të caktuar ai e shtjellon me hollësi, e shqyrton nga të gjitha këndet, duke zbërthyer të gjitha mangësitë, shëmtitë, të këqijat që burojnë prej saj dhe infektojnë, sëmurin atmosferën shoqërore e kombëtare. Përgjithsimet artistike të fuqishme realizohen me një gjuhë të gjallë, plot kolorit. Përmes një qesëndie që gërryen ngadalë e qetë, në mënyrë të shkallëzuar ai vë pranë në të njëjtin tekst mjedisin konservator, primitiv, arkaik, me atë pseudomodern, pseudoqytetërues të kohës, duke zbuluar anët e shëmtuara të tyre. Ngjyrimet më popullore satirike, formulat më të spikatura vihen pranë krahasimeve e metaforave nofka, pranë situatave krahasuese e metaforike fyese. Fjalët e shprehjet e huaja, krahas fjalëve shqipe, si kudo në satirën e tij, krijojnë një atmosferë gjuhësore satirike të veçantë. Sidomos kontrastet mes barbarizmave orientale e atyre oksidentale. Kritika është shprehur me të drejtë se këtu, më shumë se kudo gjetkë, realisti e ka tejkaluar romantikun e klasicistin, satirikun, epikun e lirikun. "Gomari i Babatasit", u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Nën moton "Populli i falë ata që e mundojnë por nuk ka për të falë ata që e rrejnë", ai shpartallon klikën zyrtare, të cilën i vetmi ideal që e bashkonte, ishte marrëveshja e tyre me gjithë mjetet që u kishte dhënë pushteti në dorë, të zhvatnin trupin dhe shpirtin e shtetit të mjerë të sapofromuar dhe ta linin me turpe e shëmtitë jashtë, ndaj syve të botës. Poeti Babatasi arkeolog, njeriu i kthyer në gomar e anasjelltas, muzeu formal, injoranca që ka veshur petkun e dijes, së qytetërueses, mjedisi i trashëguar anadollak që belbëzon me gjuhën "oksidentale", janë mjetet më efikase përmes të cilave Fishta arrin të nxjerrë në pah kontrastet që kthenin në regresin më poshtërues shoqërinë. Fishta gris pa mëshirë fasadën, që dëshiron të krijojë burokracia shtetërore e sapolindur. Një shtet që po formohet nuk mund të durojë në themelet e veta zhvatës makabër, shtinjakë, hipokritë e servilë. Ai prek ato plagë, që më vonë shoqërisë shqiptare iu bënë pjesë e natyrshme biologjike e qënies, iu bënë sëmundje, pa të cilat nuk e kuptonte dot ekzistencën e vet. Duke e kuptuar që atëherë rrezikun, poeti nuk e ruan aspak gojën, përmes fjalorit dhe vizioneve më lakuriqe, të zhveshura nga çdo paragjykim, bën autopsinë e saktë të shoqërisë që po lindte me vese fizikee shpirtërore, nga më fyeset për një komb që krejt ndryshe e meritonte t'i shpërblehej gjaku dhe mundi mbinjerëzor, që i kishte kushtuar së ardhmes së vet.
Gjergj Fishta Lirik Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit. Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e bëjnë atë krijim himn të përkryer. Nëse sublimiteti i poezisë së mësipërme realizohet nëpërmjet shprehjeve delikate të brishta e flladitëse, ky tipar në poezinë "28 Nanduer 1913", "Nji gjamë desprimit", "Syrgite mortui", "Emancipacioni i kombit shqiptar" etj., realizohet përmes vrullit të papërmbajtur, përmes ashpërsisë ngjethëse, përmes thirrjeve dhe kushtrimeve luftarake. Poezia "Nji gjamë desprimit" është një gjëmë e një klithmë që akuzon agresionin e Malit të Zi të 16 prillit 1914 ndaj Shkodrës dhe viseve tona veriore. Poezia "Surgite mortui" që fajëson Evropën për të gjithë tragjeditë që po i ndodhnin Shqipërisë, e cila s'ka marrë ende frymë nga varfëria pesëshekullore turke, ishte shembull i ashpërsisë së skajshme të stilit të Fishtës ku nuk kursehen përbuzjet, sharjet neveritëse, sarkazma, grotesku, ku u bëhet apel luftarak të gjallëve dhe të vdekurve, varreve dhe djepave.Në lirika filozofike ai trajton çështje të përgjithshme të jetës e të botës. Ndër më të realizuarat janë "Burrnia", "Kataklizmi i rruzullimit", "Një lule vjeshtet", "Gurrave të Jordanit" etj. Në poezinë "Burrnia" me një plastikë të përsosur, me një ndërtim të saktë klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epërsia apsolute është në anën e vdekjes, e cila zotëron çdo mjet për ta asgjësuar bukurinë fizike të natyrës dhe të njeriut. Në të kundërtën lirika "Katalikizmi i rruzullimit", ndonëse ka thelb filozofik, fillesën dhe misionin e ka të natyrës etike, morale. Në emër të së mirës së përdhosur, të së bukurës së shkelur, ai nxit gjithë forcat kaotike, me qëllim që të rivendosë harmoninë mes përbërësve të rruzullit dhe, njëkohësisht në harmoni gjithë rruzullin në Gjithësi. Në poezinë "Nji lule vjeshtet", me njëmbëdhjetërrokësha të bardhë, poeti ankohet për vdekjen, ngrihet në mbrojtje të idealit të së bukurës, së mirës, së dobishmes. Në odën "Gurrave të Jordanit" në strofa safike ai e përjeton me dhembje të kaluarën që vete e nuk kthehet më, por mbresën, ia ka lënë të pashlyeshme njerëzimit, si vetë rrjedha e ujit që, ndonëse është e përjetshme, sipas dukjes, në të vërtetë rinohet, ndërron paprerë.Ndër lirikat e buta shquhen "Mbi vorr t'Anton Xanonit" që i afrohet lirikës së llojit intim të shoqërisë e miqësisë për nga fryma e qortimit, e lavdërimit, e mirëkuptimit mes heroit lirik dhe bashkëbiseduesit. Lirikë e mallit universal, për atdheun, nënën, mjediset intime, vatrën familjare, fëmijërinë e rininë është "I dëbuemi".Më 1907 Fishta botoi pa emër përmbledhjen e parë satirike "Anzat e Parnasit" e cila u ribotua më 1928 dhe 1942, e pasuruar. Studiuesit hamendeshin nëse Fishta është më i madh si epik, lirik, ose si satirist. Sidoqoftë ai mbetet satiriku më i madh i letërsisë sonë.
 “Lahuta e Malcis” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht. “Lahuta e Malcis” është eposi i shqiptarëve, është eposi më i ri kombëtar i njëri prej popujve më të lashtë të Evropës. Kjo “kontradiktë” moshash, e shpjeguar nga rrethanat historiko-kulturore të veçanta të popullit shqiptar, justifikohet me vlerat artisktike autentike dhe origjinale të veprës. Parimet nga të cilat u udhëhoq Gjergj Fishta në krijimin e epopesë së shqiptarëve janë një sintezë e poetikës aristoteliane me shkollën romantike të Evropës Perëndimore te shek.XIX. “Lahuta e Malcis” nuk është një vepër historike, megjithëse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona realë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje reale. Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjisë në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta. Ajo nuk është, gjithashtu, as një memorial i një analisti të situatës ndërkombëtare, megjithëse autori i saj analizon me hollësi të gjitha vendimet e fshehta apo legale të Fuqive të Mëdha të kohës, që ndikuan në fatin e Shqipërisë.
 “Lahuta e Malcis” është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike.Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve të Ballkanit: i shqiptarëve dhe malaziasve. Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të Mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës për ta zgjidhur këtë konflikt. Konflikti i “Lahutës së Malcisë” zhvillohet duke zgjeruar përmasat e veta. Në Vraninë ndeshet shkodrani Oso Kuka, në krye të rojeve të postës kufitare, me malaziasin Vuk Radoviq, që i printe një bande cubash. Më pas ndeshen forcat e dervish Pashës, të dërguara nga Sulltani, me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga krajl Nikolla i Malit të Zi, për të pushtuar tokat e Perandorisë Osmane në Ballkan. Konflikti mbetet jashtë kufijve të shteti të ri të sapoformuar, në Kosovë e Çamëri, në rrethinat e liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit. Fjala fishtian përcjell notat muzikore të instrumentit te lahutës me përsëritjet e tingujve, fjalëve dhe strukturave sintaksore; me epitetet, krahasimet, similitutat e hiperbolat; me metaforat, simbolet e mitemat; me pyetjet e përgjigjet, me pyetjet retorike, pasthirrmat etj. Leksiku është tepër i pasur (vetëm fjalë të rralla numëron 1274): aliteracioni, rima, ritmi i këmbyeshëm brenda njësisë metrike dhe ndërmjet vargjeve etj.
Analiza e Lahutes se Malcise. Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh me fshatarin e moshuar Marash Uci (vdiq më 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Marash Uci i rrëfente Fishtës për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në Urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të poemës me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zarë më 1905 e 1907. U ribotuan të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Fishta i shkruante këngët e tjera të cilat filloi t’i botonte që nga viti 1921 në revistën që drejtohej prej tij - Hylli i Dritës. Botimi përfundimtar i poemës me 30 këngë dhe 15.563[3] vargje u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Poema permban 1274 fjalë të rralla.Verbi (fjala) fishtiane i përcjell notat muzikore të instrumentit të lahutës me përsëritjet e tingujve të fjalëve dhe të strukturave sintaksore; me epitetet, krahasimet, similitutat [4]dhe hiperbolat; me metaforat, simbolet dhe mitemat[5]; me pyetjet dhe përgjigjet, mepyetjet retorike, pasthirrmat etj.Poema ka një strukturim të hapur gjuhësor dhe ritmik (aliteracioni, rima, ritmi i këmbyeshëm brenda njësisë metrike dhe ndërmjet vargjeve).Kjo poemë epike u ribotua në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe përsëri në Romë më 1991.Lahuta e malcis, me synimin që të bëhej epope kombëtare, e kapërcen stilin baladesk të De Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik dhe dramatik. Duke qenë se poema u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk e ka të njëjtën fuqi në çdo këngë veç e veç, ashtu siç nuk ka dhe një strukturë të lidhur në vazhdimësi. Në variantin përfundimtar, autori krijoi një renditje kronologjike për ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës, më 1913. Në poemë pasqyrohen luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë dhe nga ana funksionale janë të ngjashëm në vepër, për arsye se i kanë karakteristikat e heroizmit shqiptar.Vepra nis me heroizmin e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e malazeziasve, të përqendruara në Shqipërinë e veriut. Ajo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për t’i kapur ndodhitë dhe cilësitë shqiptare. Nga fokusimi i një krahine vepra zgjerohet në tërësinë etnike shqiptare. Nis me trajtimin e burrërisë së një mjedisi për të arritur te koncepti i burrërisë si virtyt kombëtar.
Poema përmban tre tipa këngësh: - këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë; - këngët kreshnike,ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë); - këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak. Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare. Lahuta e malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm – në trajtën e urimeve dhe të mallkimeve.Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve. Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor, ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës. Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit. Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si: - Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi; - Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike; - Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve; - Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë homerike; - Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive; - Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.
Personazhet ne “Lahuten e Malcise” Personazhet krahas idesë, struktures dhe figuracionit janë ndër elementet më qenësore të Lahutës, që e bëjnë veprën të përkryer, qoftë si ide, strukturë, apo si realizim artistik e estetik.Lahuta e Malcis edhe pse nuk e ka një hero (personazh) kryesor që do të përbënte boshtin e poemës, ajo ka tridhjetë këngë të lidhura organikisht në mes veti që përbëjnë një tërësi, dhe dhjetra personazhe që degëzohen në tri kategori; historike, mitologjike dhe autoriale (imagjinare). Personazhet historikejanë të shumtë: Ali Pashë Gusia, Abdyl Frashëri, Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Abdullah Dreni, Knjaz Nikolla etj. Te këta Personazhe më tepër kemi përshkrimin e tyre të jashtëm si pamjen fizike, veshjen etj. Përjashtim bëjnë Oso Kuka, Knjaz Nikolla e ndonjë tjetër. Te Oso Kuka përshkruhet ndjenja e pikëllimit si dhe arsyeja që e shkakton atë, pra është një ëndërr që ai e kishte pare një natë më herët. Një përshkrim dramatik e të tmerrshëm e kemi te personazhi Knjaz Nikolla te kënga Lugati, kur atij në mesnatë i hyn në dhomë Lugati-Mehmet Ali Pasha, i vdekur. Personazhet autorialepoashtu janë të shumtë, por si më të rëndësishëm që ndikojnë në rrjedhën dhe vazhdimin e ngjarjes janë Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani e Rrushman Hasani. Por prej të gjithve, figura e Tringës paraqitet me të gjitha tiparet, vyrtytet e bukurinë e një vajze shqiptare. Ajo mbas luhatjeve të mbrendshme; frikës, dyzimit të mendimeve, manifeston karakterin e heroines. Në Lahutë përveç personazheve shqiptarë është edhe një numër i madh i personazheve të taborrit tjetër si atyre malazez, serb, e edhe më gjerë si Cari i Moskovit dhe personazhe nga ana e turqëve. Ndërsa, nëse bëjmë ndarjen klasike në heronj pozitiv e negativ do të vrejmë se shqiptarët që luftojnë për lirinë e tyre janë personazhe pozitive, kurse ata të palës kundërshtuese, si zaptues, personazhe negative. Derisa shqyrtojmë karakterin e personazheve shqiptarë që përafërsisht është i njëjtë, por që kanë veçoritë dhe veçantitë e heroizmit shqiptar, duhet të merremi edhe me personazhet e taborrit kundërshtar , që nga studiuesit e Lahutës deri më tash, janë parë vetëm si një sfond dekorimi. Këta personazhe janë poashtu elemente funksionale pa të cilët kjo vepër nuk do ta kishte madhështinë dhe funksionin si në rrafshin letrar artistik, ashtu edhe në rrafshet e tjera. Këtyre personazheve, vetë autori u jep peshë edhe funksion me rëndësi në vepër, duke i vendosur në pesë këngët e para të saj, ngase është nisur nga aksioma “shkak-pasojë”. Pra, nuk janë trimat dhe heronjtë shqiptarë, po kundërshtarët e tyre, si Knjazi i Cetinës e Cari i Moskovit, dy personazhe të realizuara artistikisht në shkallën më të përsosur, dhe autori perms tyre i dha një pasqyrë besnike, jo vetëm lexuesit shqiptar të kohës, por edhe atij evropjan për rrezikun e idesë së pansllavizmit që bota e provoi gjatë gjithë shekullit pas botimit të veprës së Fishtës. Prej personazheve mitologjike jashtëzakonisht funksionojnë mirë Dragojt, Zanat, Orët, e të tjerë. Dragojt janë njerëz të rëndomt ashtu si Marash Uci, Xhemë Sadria, Rrustem Uka, Gjetë Gega etj, të cilët te kënga Kulshedra marrin tiparet e elementet e herojnve të këngëve kreshnike, që ngriten në qiell duke fluturuar . Po ashtu edhe Zanat e Orët kanë tipare fantastike, janë aq të shpejta sa hap e mbyllë qerpikun e synit . Bota e mbrendshme e Zanës së Madhe te tufa e këngëve për Tringën portretizohet në të gjitha konturat njerëzore si, dhembja, vajtimi, mllefi, e dëshpërimi ndaj jetës.
Zana -Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e bukur dhe luftarake, e cila jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). * E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes se Malcis. Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e Frymëzimit. Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis. Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinë e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Ora -Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te keqinjte i ndeshkon. * Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire. Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS':Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana, Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve 527-531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia Shtriga -Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te keqija. *Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe te Lahutes*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te sigurt qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar Fjalorin e ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit te vjeter komunist) Kuçedra -Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te keqija. * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me te njejtin titull, Lugati -Figure e perrallave popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb njerezit. Dragoi -Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohet si njeri shume i fuqishem, i cili, luftonte trimerisht me kuçedren*Per dragojte flet Fishta ne Vepren e paperseritshme "Lahuta e Malcis'", te Kenga "Kulshedra"
Mendimet tona Matilda Gremi:Nje nder arsyet qe une rizgjodha letersin e avancuar ne vitin e dyte ka qen ”Lahuta e Malcise” pasi kete veper mund ta quajm pa diskutim si nje trashgimi kulturore te vendit ton.Sepse me ane te ketij libri Gjergj Fishta ka arritur te percjell tek lexuesi gjithe vuajtjet dhe peripecit e ndryshme qe ka kaluar kombi jone gjat atyre vitesh qe ka qen ne roberim ndaj pushtimit Osman dhe ndaj pushtuesit e perjetshme shkijet.Sado e veshtir qe mund te ket qen ne fillimet e saja leximi dhe kuptimi I kesaj vepre qe mund te themi se me gjith punen e palodhshme qe kemi ber gjat gjith vitit shkollor kemi arritur ta kuptojm dhe analizojme me se miri kete veper.Pasi kjo veper eshte nje deshmi e historis se kombit ton dhe I pershtatet me se miri cdo kohe qe ju mund ta lexoni.Pasi Gjergj Fishta eshte nje nder shkrimtaret me te mir qe mund te ket pasur dhe do te ket ndonjher vendi yne,kjo gje tregohet dhe nga kandidimi I tij per cmimin Nobel. Ina Panci:Vleresimet per Lahuten e Malsis kane qene te shumta e nga njerez goxha te rendesishem per letersine.Per kete arsye,ndoshta mendimi im do te duket I rendomte.Dita kur mora ne fillim librin ne dore,le te themi nuk ishte me e bukura. Shikoja fjale qe si kuptoja ,fjale qe si kisha degjuar ndonjehere,fjale qe ndoshta nuk dija as t’I shqiptoja. Megjithate ja ku jam sot dhe mund te them e sigurt qe fale punes qe eshte bere gjate gjithe vitin une arrij t’I kuptoj kto fjale , e jo vetem. Arrij te kuptoj qellimin e vepres e mesazhin qe percjell. Lahuta e Malsis eshte deshmi e kultures shqiptare. Mjafton ta lexosh dhe edhe pse nuk ja ke idene periudhes per te cilen flitet , arrin te imagjinosh gjithcka. Une nuk di shume gjera per Fishten por nese ai ishte ne gjendje te shkruaje nje veper te tille , atehere ai ishte vertet nje njeri I jashtezakonshem.
Brendi Xhaferri:Ne fillimin e ketij viti shkollor mu desh te zgjidhja letersine e avancuar si lende me zgjedhje te detyruar per shkak te koeficentit te saj. Nuk isha interesuar per librin qe do studiohej dhe kur e mora vesh nuk eshte se me la ndonje pershtypje. E dija qe dialekti I perdorur do ta bente lenden me te veshtire per mua por une e kisha vendosur keshtu qe nuk kisha ndonje zgjedhje tjeter. Gjate vitit nuk kam qene shume I perkushtuar ndaj lendes por qe besoj se nga gjithe ato ore te shpenzuara per Lahuten e Malsis e Gjergj Fishten kam kuptuar dicka ndonese te vogel. Pasuria kulturore qe permban ajo veper eshte shume e madhe dhe ata qe nuk ia dhane cmimin Nobel me siguri jane penduar. Savina Murataj:Vepra Lahuta e Malsis mua personalisht me ka lene shume mbresa. Ne fillim te vitit shkollor mendoja se letersia e avancuar do te ishte nje lende e veshtire kur mesuam se do te zhvillohej vepra e Gjergj Fishtes,Lahuta e Malsis.por ne fakt ndodhi e kunderta.Dalengadale kjo veper e mirenjohur filloi te me pelqente shume dhe te me bente per vete. Ajo paraqet të giitha vetitë pozitive të karakterit të shqiptarëve; trimërinë, besën, bujarinë, fisnikrinë, urtësinë, sakrificën për lirinë e atdheut.Eshte nje thesar I cmuar dhe trashegimie e popullit tone qe tregon te gjithe historin e shqipetarve dhe veshtiresin e tyre.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME