Dhuna ne familje, perjetimi i dhunes nga pjestaret e familjes



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
PËRMBAJTJA: 
Abstrakt 
Kapitulli 1: Hyrje  
Kapitulli 2: Metodologjia  
Kapitulli 3 :  Burrat dhunues të grave. Shkaqet dhe motivet.
Kapitulli 4:  Komunikimi Familjar
4.1 Komunikimi ndërpersonal në familje
4.2 Familja ne ndryshim: Kalibrimi i ndryshimit
Kapitulli 5: Konkluzione dhe rekomandime  
 Bibliografia
ABSTRAKT
Dhuna në familje haset në shumë shoqëri njerëzore, një fenomen global që prek të gjitha shtresat e popullsisë, e cila shfaqet me të dhëna alarmante në të gjithë botën. Qëllimet e këtij punimi janë: (1) të identifikojë shkaqet dhe motivet e dhunës ndaj grave; (3) të përcaktojë ndikimin e komunikimit në marrëdhnëiet familjare;
HIPOTEZA: Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë vjen si pasojë e dhunës në familje.
Ky punim është rezultat i kombinimit të dy fazave:
Faza e parë konsistoi në mbledhjen, analizimin e raporteve, të studimeve, të publikimeve të viteve të fundit për dhunën në familje në Shqipëri si dhe analizën e studimeve dhe teorive të komunikimit në familje.
Faza e dytë konsistoi në intervistat e drejtpërdrejta me viktima të dhunës në familje, pranë Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, si dhe profesionistët që punojnë dhe kontribuojnë në këtë fushë. Transkriptimi i intervistave dhe përpilimi i këtij raporti.

KAPITULLI 1


HYRJE
Në mbarë botën, shkak kryesor i vdekjes dhe plagosjes së grave është dhuna e ushtruar nga partnerët e tyre (Mills, 1996). Dhuna në familje është dukuri mbarëbotërore, por edhe pse një vend i vogël, Shqipëria nuk mbetet jashtë ndikimit negativ të saj.
Në Shqipëri, dhuna në familje është një problem që ndikon negativisht tek individët, familjet dhe komunitetet. Megjithatë, shqiptarët janë të prirur ta konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private, familjare dhe si pjesë normale të jetës martesore dhe familjare. Duke qenë se dhuna në familje shpesh ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet, nuk rrëfehet ose nuk trajtohet hapur në shoqërinë shqiptare, viktimat vuajnë në mënyrë tipike në heshtje.
Shpesh gratë janë të rrezikuara pikërisht aty ku duhet të jenë më të mbrojtura, aty ku ato presin siguri, dashuri dhe mbështetje në familje. Realiteti dëshmon se familja është vendi ku rrezikohet jeta e shumë prej tyre, ku ato përbuzen, fyhen, rrihen, përdhunohen, madje edhe vriten nga partnerët. Këto gra përjetojnë dhunë ç'njerëzore dhe nuk arrijnë të ngrejnë zërin e të vendosin të shpëtojnë nga dhunuesit.
Dhuna ndaj gruas është një dukuri mjaft komplekse, që ngërthen në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit historiko-social në vendin tonë. Ajo është rezultat i pabarazisë midis burrit e gruas dhe dëshmon diskriminimin serioz të gruas në shoqërinë dhe familjen e sotme. Por, njëherësh, niveli dhe ashpërsia e saj lidhen edhe me traditat patriarkale të familjes, të zonës etj., të cilat krijojnë shtratin dhe opinionin shoqëror për veprimin, justifikimin dhe mistifikimin e saj si ushtrim i autoritetit, i së drejtës së mashkullit të familjes për të ndërshkuar. Pak a shumë këto tipare ka dhe ushtrimi i dhunës në qytetet, ku gërshetohet shpërfillja e gruas si qënie njerëzore me epërsinë materiale të burrit që, në fund të fundit, mbështeten në diferencimin kulturor dhe në prepotencën e meshkujve që nuk arrijnë të kuptojnë harmoninë dhe mirëkuptimin, si vlera të vërteta të një familje bashkohore.
Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur reagimi shoqëror është i dobët, i papërfillshëm, ndërsa shteti e sheh si një krim të rëdomtë e asgjë më tepër.
Historikisht, në shoqërinë shqiptare (dhe jo vetëm në shoqërinë shqiptare) dhuna brenda familjes është konsideruar si një çështje personale apo ndryshe si “fenomen i dyerve të mbyllura”.
KAPITULLI 2


METODOLOGJIA
Pwr realizimin e kwtij studimi janw pwrdorur metodat bazw tw kwrkimit nw shkencat sociale, sic janw intervistimi, studimi I rastit, si dhe vwzhgimi i dukurisw nw qytetin e Durrwsit.
Fillimisht wshtw shqyrtuar njw bibliografi me libra, studime, dokumente, ligje etj. mbi dhunën në familje dhe modelet e përgjithshme të komunikimit ndërpersonal në familje.
Për këtë punim u krye edhe një studim cilësor, përmes realizimit të intervistave me 20 gra viktima të dhunës në familje, nga qyteti i Durrësit. Për shkak të ndjeshmërisë së cështjes, intervistat ishin gjysëm të strukturuara, me pyetje të hapura. Intervistat janë në formën e rrëfimeve mbi përvojën individuale dhe mbuluan disa tematika në lidhje me mjedisin e dhunshëm familjar. Për hartimin dhe realizimin e intervistave me gratë ndihmuan profesionistët e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale. Per kryerjen e ketyre intervistave jane mbajtur vetwm shwnime dhe pwr cwshtje kofidencialiteti nuk janw kryer regjistrime. Nga numri I përgjithshwm i rasteve të trajtuar nga organizata, vetëm 20 prej tyre pranuan qw tw bwhej publike historia e tyre. Për qëllime studimore gjatë punimit janë përdorur vetëm emrat ose inicialet e tyre. Zbardhja e të dhënave është realizuar në një moment të dytë.
Përzgjedhja e kampionimit është bërë në bazë të rasteve të paraqitura në qendrën e organizatws gjatë muajve Dhjetor – Janar 2013.


KAPITULLI III

BURRAT DHUNUES TË GRAVE. SHKAQET DHE MOTIVET.
Një kompleksitet marrëdhëniesh dhe faktorësh kulturorë, socialë, ekonomikë dhe personale bëjnë që familja shqiptare të jetë e rrezikuar nga dhuna. Mjedisi ynë social-kulturor mbart vlera e botëkuptime patriarkale të trashëguara, si i tillë rëndon edhe më shumë pozicionin e grave dhe vajzave, historikisht të rritura nën një traditë diskriminuese gjinore.
Në lidhje me gjetjen e arsyeve pse burrat janë të dhunshëm, nuk ekziston një shpjegim i thjeshtë. Studimet sjellin perspektiva sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme.
Studimet e ndryshme, të bazuar në vëzhgime dhe anketime kanë provuar se faktorët që nxitin dhunën, janë disaplanësh. Ata mund të karakterizohen nga:
   Faktorë të nivelit makro ku përfshihen: ndikimi i kulturës, ekonomisë, politikës, lëvizjet e mëdha demografie etj.
  Faktorë të nivelit familjar ose mikro ku mund të përfshihen: marrdhëniet në familje, modelet me të cilat janë rritur, edukata e familjes, mënyra e rritjes së fëmijëve etj.
  Faktorë të nivelit personal ku mund të përmendim: problemet e shëndetit mendor të individit, abuzim me alkoolin, drogën, streset, nivelin arsimor, çrregullimet e ndryshme të personalitetit, përvojat personale të marrëdhënieve familiare etj.
Shkaqet që ndikojnë në ushtrimin e dhunës ndaj grave janë nga më të ndryshmet, por në botimin “Gratë viktima të shumë abuzimeve” tw autorwve Sala dhe Miria (2000) theksohet se “dhuna në familje favorizohet nga funksionimi patriarkal i shoqërisë.
Disa studime tregojnë se dhuna në familje është e rrënjosur në rolet e varura që gratë kanë patur tradicionalisht në jetën private dhe ato publike. Në Deklaratën e Kombeve të Bashkuar për Eliminimin e dhunës kundër gruas, dhuna ndaj gruas përcaktohet si “një manifestim i marrëdhënieve të pushtetit të pabarabartë që historikisht ka ekzistuar midis burrit dhe gruas” dhe e dënon dhunën si një nga “mekanizmat kryesorë socialë që i detyron gratë të kenë një pozitë të varur nga burrat".

Megjithëse gratë e intervistuara për realizimin e këtij punimi kanë përcaktuar shkaqe të ndryshme të dhunës në familje, të cilat shpeshherë përmenden të ndërthuara, ato kryesisht ja atribojnë këto arsye faktoreve të tillë si:
Ø  Niveli i ulët ekonomik dhe mundësitë e pakta të punësimit.
Moza tregon...”Kur u martuam në fillim ishim mirë, sepse ai punonte. Sapo ngeli pa punw, filloi te bwhej cdo dite e me teper nervoz. Kur nuk ke punë, s’ke lekë as për bukën e gojës. Nuk kishim ditë që mos tu zinim me njeri tjetrin”
Jetesa në varfëri sjell stres dhe shqetësim si dhe krijon tek burrat ndjenjën e të qenit të paaftë për të përmbushur atë rol të përkufizuar nga kultura si “fituesi i bukës së familjes”.
Ø  Abuzimi me alkolin
T. thotë ... “dilte ne mengjes dhe kthehej ne darke i dehur. Cdo dite qe kalonte nuk po e njihja me nga transformimi qe po pesonte nga pija alkolike, filloj te me vinte dore pothuajse cdo dite, ishte bere i paduruar ne shtepi. Pija na mori në qafë, sepse ai pastaj nuk dinte se cfarë bënte.”
Lili shprehet –“Kam një jetë që banoj me një alkolist. E kam bërë divorcin në gjykatë, por ai ska ku të shkojë banon aty afër meje. Të gjithë njerëzit e lagjes e dinë që më rreh, se më dëgjojnë. Po si dhashë lekët për të pirë, ai më gjuan me grushta si ti vijë. Jam bërë si thes rëre, për të. Kur është esëll sillet ndryshe
Ø  Xhelozia
Një nga gratë e intervistuara, nga zona periferike e Durrësit tregon. “Kur më fejuan në fillim kishim marrdhënie të mira, si gjithë të tjerët. Por, më pas filluan zëniet dhe dhuna. Arsyeja kryesore ishte xhelozia. Nga xhelozia e tij mu desh të lë dhe punën. U ndava nga të gjithës, se ai më mbyllte në shtëpi dhe s’më linte të flisja me asnjeri. Sipas meje shkaku kryesor i sherreve që ne bënim ishte xhelozia dhe alkoli që ai pinte.”
Ø  Frekuentimi i lojrave të fatit
Anila, nënë e dy fëmijë vazhdon në historinë e saj. “Mezi prisja datën 16 të cdo muaji, që ai të më sillte rrogën në shtëpi. Por, asnjëherë nuk ndodhi kështu. E prisja zgjuar dhe ai më kthente gjithmonë të njëjtën përgjigje. Nuk ka dalë rrogë sot. Ditët kalonin me po të njëjtën përgjigje, derisa situata bëhej më e rëndë për shkak se nuk pushonin gridjet midis nesh. Vetëm pas periudhe të gjatë kohe, unë kuptova që ai luante bixhoz.”
Ø  Ndërhyrje të prindërve të bashkëshortit
M.K vazdon tregimin e saj. “Arsyeja ishin nëna dhe motrat e tij. Ato ndërhynin gjithmonë. Ishte e pamundur të vendosje dicka, se ato ishin parat që pyeteshin. Edhe rrogën time ja dorëzoja nënës së tij. As një 100 lekësh s’mund ta mbaja për vete”.
Ø  Modeli familjar i mëparshëm
Shumë studime tregojnë se burrat të cilët kanë qenë të abuzuar fizikisht ose kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje janë bërë dhe vetë dhunues. Këto eksperienca të hershme
mund ta bëjnë burrin të ketë një zemërim të brendshëm, vetëvlerësim të ulët dhe një mënyrë të të zgjidhurit të zemërimit me dhunë. Familja është agjenti më i rëndësishëm i socializimit. Disa studiues e konsiderojnë për nga rëndësia në këtë socializim sa mund të quhet dhe "djepi i dhunës". Kur në një shoqëri djemtë rriten, edukohen, duke menduar se të qënit mashkull i bën automatikisht më superiorë se gjysma tjetër e racës njerëzore, është përcaktuar kështu sjellja sociale e burrave të ardhshëm, jo vetëm ndaj grave, por të gjithë qytetarëve në përgjithësi.
Ø  Mospërshtatja e anëtarëve të familjes me ndryshimet e shoqërisë shqiptare
Duhet theksuar se ndryshimet shoqërore, politiko-ekonomike të cilat shoqërojnë ecurinë e shoqërisë shqiptare në tërësi, ndikojnë dukshëm në mardhëniet ndërgrupore apo ndërpersonale. Një rol të rëndësishëm këtu luajnë veçoritë e ndryshimeve demografike që kanë ndodhur e po ndodhin tek ne. Ka ndyshuar dukshëm raporti i shpërnguljeve masive nga disa zona rurale. Janë rritur shumë disa zona urbane. Në thelb e në perspektivë kjo është dukuri progresive. Por, në fillimet e saj ajo nxjerr shumë probleme të reja e të panjohura të cilat ndikojnë dukshëm edhe në mjedisin familjar, në mardhëniet e anëtarëve të familjes me njeri-tjertin etj. Gratë, duke qenë se mbartin rolin kryesor kujdesues në familje e ndjejnë shumë rëndesën e këtyre ndryshimeve. Në zona rurale e sidomos në fshatra tipike, gruaja sot është rënduar më shumë se asnjëherë. Veç punëve tradicionale që ajo ka bërë, veç punëve për rregullimin e administrimin e shtëpisë, tani ajo merret më tepër edhe me punë bujqësore e blektorale. ( Beqja, 2000: 186, 188).
Prof. Hamit Beqja (2000: 186, 187) thekson se duhet të pranojmë se në këtë fushë (në mardhëniet mes burrit dhe gruas) është e vjetra, trashëgimia ajo që e bën gjithnjë ligjin. Mos harroni se kemi të bëjmë me tradita epokale, që gjallojë madje edhe sot.
Në të gjitha rastet e grave të intervistuara u pa një disfuksion në procesin e komunkimit. E. Haxhiymeri dhe E. Kulluri në një studim të tyre mbi viktimat e trajtuara në Strehëz përmendin edhe mungesën e komunikimit të përshtashëm midis partnerëve si shkak tjetër i dhunës.

KAPITULLI IV

KOMUNIKIMI FAMILJAR
Diferenca midis fjalës të thënë saktë dhe asaj që është pothuaj e saktë është si diferenca e dritës së vetëtimës me dritën e xixëllonjës” ka thënë Mark Tuen.

4.1 Komunikimi ndërpersonal në familje.
Kush është vendi në cilin ju keni pasur më shumë komunikim ndërpersonal? Shumica e njerëzve mund të shprehen në shtëpi me anëtarët e familjes. Familjet janë të përfshira në komunikim ndërpersonal gjatë gjithë kohës. Anëtarët e saj diskutojnë problemet dhe ata e përdorin komunikimin për tu ndjerë pranë me njëri-tjetrin.
Për të kuptuar komunikimin ndërpersonal të përdorur në familje, ne duhet të fillojmë me disa përkufizime.
Komunikimi Familjar i referohet mënyrës sesi informacioni verbal dhe joverbal shkëmbehet midis anëtarëve të familjes (Epstein, Bishop, Ryan, Miller &Keitner, 1993). Komunikimi përfshin aftësinë për të pasur vëmendje për atë që të tjerët janë duke menduar ose ndjerë. Me fjalë të tjera, një pjesë e rëndësishme e komunikimit nuk është vetëm të folurit, por edhe të dëgjuarit e asaj cka të tjerët kanë për të thënë.
Komunikimi brenda familjes është shumë i rëndësishëm, për shkak se ai i mundëson anëtarëve të familjes të shprehin nevojat, dëshirat dhe shqetësimet e tyre tek njëri-tjetri. Komunikimi i hapur dhe i sinqertë krijon një atmosferë familjare, që u lejon anëtarëve të familjes të shprehin dallimet midis tyre, dashurinë dhe admirimin për njëri-tjetrin. Përmes komunikimit anëtarët e familjes janë në gjendje të zgjdhin problemet e pashmangshme që lindin në të gjitha familjet. Komunikim efektiv është pothuajse gjithmonë i pranishëm në familjet e shëndetshme, ndërsa komunikimi i varfër gjendet zakonisht në marrëdhëniet familjare problematike. Terapistët e familjes dhe martesë shpesh raportojnë se komunikimi i dobët është një ankesë e zakonshme e familjeve që janë përballur me vështirësi. Komunikimi i varfër është i paqartë dhe i tërthortë. Ai mund të çojë në probleme të shumta familjare, duke përfshirë konfliktin brenda familjes, zgjidhjen e problemeve në mënyrë joefektiv, mungesën e intimitetit dhe të lidhjes së dobët emocionale.
Hulumtuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes modeleve të komunikimit dhe kënaqësisë në marrëdhëniet familjare (Noller & Fitzpatrick, 1990). Komunikimi i dobët është i lidhur gjithashtu me një rritje të dhunës në familje, rrezikut të divorcit dhe problemet të sjelljes tek fëmijët.
Komunikimi mund të ndahet në dy zona të ndryshme: instrumentale dhe emocionale. Komunikimi instrumental është shkëmbimi i informacionit faktik që u mundëson individëve të përmbushin funksionet e përbashkëta të familjes (p.sh. një fëmijë i është thënë se ai / ajo do të merren nga shkolla në një kohë dhe vendin e caktuar). Komunikim emocional është mënyra që individualisht anëtarët e familjes ndajnë emocionet e tyre me njëri-tjetrin (psh trishtim, zemërim, gëzim). Disa familje funksionojë shumë mirë në komunikim instrumental dhe kanë vështirësi të mëdha me komunikimin emocional. Familjet e shëndetshëm janë në gjendje të komunikojnë mirë në të dy fushat.
Komunikimi mund të jetë i qartë apo i maskuar dhe i drejtpërdrejtë ose i tërthortë (Epstein, Bishop, Ryan, Miller, dhe Keitner, 1993). Komunikimi i qartë ndodh kur mesazhet janë folur qartë dhe përmbajtja është lehtësisht e kuptueshme nga anëtarët e tjerë të familjes. Në anën tjetër, komunikimi i maskuar ndodh kur mesazhi është i turbullt ose i paqartë. Komunikimi është i drejtpërdrejtë, nëse personi për të cilin flitet është pikërisht personi për të cilin mesazhi është menduar. Në të kundërt, komunikimi është indirekt nëse mesazh nuk i drejtohet personit për të cilin është menduar.
Komunikimi është procesi me anën e të cilit shkëmbehen dhe kuptohen informacionet midis dy a më shumë njerzve me qëllim që të motivohen ose të ndikohen në sjelljet apo qëndrimet e tyre.
Komponentët bazë të procesit të komunikimit janë dhënësi, sinjali ose transmetuesi dhe marrësi. Çdo dobësim i sejcilit prej këtyre komponentëve shkakton dëmtimin apo shtrëmbërimin të mesazheve që japim e marrim me njeri-tjetrin. Ka një numër të konsiderueshëm kanalesh komunikimi me anën e të cilave ne përcjellim atë që duam t’u themi të tjerëve.
Komunikimi efektiv jo gjithmonë arrihet ashtu siç e dëshirojmë apo presim. Ka një numër pengesash e faktorësh që ndikojnë negativisht. Pengesat klasifikohen si teknike, semantike dhe psikologjike. Ato mund të sjellin pasoja negative, mund të cënojnë dinjitetin, të shkaktojnë konflikte dhe hakmarrje.



4.2 Familja ne ndryshim: Kalibrimi i ndryshimit
Familjet nuk jane njesi shoqerore statike, por ato zhvillohen dhe evolojne gjate gjithe kohes. Qe nga casti kur njerezit krijojne familje, ata presin qe ndryshimi te jete nje faktor i rendesishem ne jeten e tyre. Disa nga keto ndryshime jane te parashikueshme. Familja e suksesshme eshte ajo familje qe meson t’u pershtatet ketyre ndryshimeve dhe mund te administroje me sukses streset dhe tensionet e jetes familjare.
Burimet e ndryshimeve ne familje jane te ndryshme dhe nder me te parashikueshmet jane ato qe lidhen me ciklin e jetes familjare, kontaktin e stresuar me te jashmit. Pervec ketyre ka kriza te parashikueshme si semundjet, vdekjet, divorci etj. Secila nga keto ngjarje mund te shkaktoje trazime afatgjata ne strukturat familjare, ne rregullat e saj dhe ne kufijte qe ndajne sistemet familjare.
Në kohën tonë familja e ka humbur “qetësinë” e cila pritet ta karakterizojë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria, etj., por dhe ata “jo tradicionalë” si sjelljet devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, etj.” Pra familja është një strukturë që përmbledh një mori marrëdhëniesh dhe rolesh dhe si e tillë është e ndjeshme nga dhuna që ushtrohet brenda saj.
Historiku i evolimit të familjes shqiptare na përball me një model sjellje familjare, ku tradita të forta patriarkale kanë rrënjë të thella. Shoqëria shqiptare ka qenë e dominuar nga meshkujt për një kohë të gjatë dhe grave u është diktuar që t’u binden burrave të tyre dhe të pranojnë rolin e të nënshtruarit (Gjiplai & Ruci, 1994).
Rrënjët e keqtrajtimit të grave dhe vajzave shqiptare nga burrat, datojnë në shekullin e 15 dhe kanë lidhje me kodin zakonor të njohur si Kanuni (UNICEF, 2000).
Në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindëri, burri duhet të japë shpjegime.
Përvec kësaj burri ka shumë tagra mbi të, që ligjërojnë pushtetin dhe superioritetin e burrit. Gruaja konsiderohet kafshë pune, mbi të cilën ka të drejta burri i saj. Vjerra, një grua tjetër e familjes merr të drejta vendimarrje, por nuk komunikon. Në një situatë të tillë, nuk mund flitet për elemente të një komunikimi efektiv ndërmjet partnerëve apo në familje.
Diskreminimi gjinor ka qene dhe eshte nje norme ne shoqerine shqiptare per vite dhe shekuj. Gruaja eshte konsideruar nje qenie e nevojshme per te kryer pune te vecanta (madje te re-nda), por jo per te marre kontrollin apo vendime mbi situaten. Ne Kanun, ne fjale te urta, eshte fjala e burrit qe konsiderohet me vend dhe kete e nxierrin ne pah edhe shprehjet qe edhe sot perdoren mes nesh “A eshte fjale burri?”. Keshtu fjala e burrit eshte jo thjeshte fjale e thene nga goja e nje burri, por nje siguri, nje moment i shenjte ne nderveprimin mes dy njerezve, qe nuk mund te per-dhosen lehte.
Kanuni vazhdon të jetë i rëndësishëm dhe ndikon në mënyrë domethënëse në përjashtimin social të grave (De Soto, Gordon, Gedeshi dhe Sinoimeri, 2002). Shumë burra, veçanërisht nga zona verilindore e vendit, akoma i binden këtij kodi zakonor tradicional sipas të cilit gratë konsiderohen si plaçkë dhe mund të trajtohen si e tillë. Shumë gra akoma e shohin pozicionin e tyre social brenda kornizës së këtij kodi zakonor. Megjithëse pozicioni i tyre në familje ndryshon në varësi të klasës ose moshës së tyre, shumica e grave mendojnë se duhet t’u shërbejnë familjeve të tyre, të mbajnë fëmijët dhe të ruajnë kulturën tradicionale shqipëtare.
Doktrina ideologjike e komunizmit e promovoi formalisht barazinë. Gratë kishin mundësi punësimi dhe arsimimi, por shteti riprodhoi dhe nxiti më tej marrdhëniet tradicionale të varësisë së familjes patriarkale. Gruaja punonte jashtë shtëpisë dhe siguronte të ardhura. Por, jetonte brenda një familje që përfshinte disa breza, ku vendimarrja i takonte kreut të familjes. Për shkak të kushteve të papërshtatshme të banimit, intimiteti dhe komunikimi mes ciftit ishte shumë pak i pranishëm. Familja patrairkale mbështetet në një bashkësi njerëzish, e jo në marrdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë.
Një tjeter shpjegim mbi veshtiresine ne komunikim, ka qene frustracioni i shkaktuar nga gjendja e renduar ekonomike. Te shtrenguar per te jetuar ne nje familje, deri edhe me tri kurora brenda, ne kushte te jashtezakonshme ekonomike, racioni i ushqimeve behej me rigorozitet, ku orendite shtepiake dhe ngushtesia e ambienteve nuk te lejonin nje hapsire vetjake optimale, nuk te krijonin mundesine per te bere ato cka do deshiroje vertete te beje, eshte normale te frustrohesh dhe ta shprehesh kete ne komunikimin me te tjeret. Shpesh, anëtaret e familjes, pervec faktit qe duhet te jetonin ne kushte te tilla, ku ishte e veshtire te respektoje edhe veten, edhe te tjeret, njekohesisht, thjesht per te mos u bere, sic thuhet në gjuhën popullore, “gazi i botes”. Ne rrethana te tilla, komunikimi rendohej, vishej me mungese takti, shperthime inati (madje edhe ndaj personave te gabuar). Eshte e veshtire te gjesh familje ne te cilat kane jetuar deri edhe kater breza brenda, qe nuk kane ndeshur, gjate bashkejeteses, probleme te medha komunikimi.
Te mos ndihesh, te mos shprehesh, te rrish vetem me veten ne mendimet e tua, ne shqete-simet e tua, kjo ishte rruga per te mos u bere “gazi i bote “, apo per te mos krijuar te cara ne mardrheniet me familjen e bashkeshortes/it ose ate vete, nje qendrim i detyrueshem, ndoshta, edhe nga ndonje presion i jashtem ideologjik i kohes se diktatures, per te qene i mbyllur ne vetvete.
Nje moment interesant, shpesh objekt bisedash private ose mes miqsh, madje edhe i lëvruar në prozen popullore, ka qënë miti i keq kuptimeve vjehrrë – nuse. Ne familjen shqiptare, ato jane dy figura qe kane ndikuar gjithnje rolet e njera – tjetres dhe te familjareve te tjere me mardheniet qe krijojne. “Vjehrra e serte “ dhe “nusja e bute” ose anasjlltas, ishte kategorizimi qe behej per te tipizuar lidhjen mes tyre. Ndoshta, edhe per hir te mitit te keqkuptimit, njera nga te dyja ose te dyja njekohesisht e shohin njera – tjetren pandreqshmerisht si rivale, me e pakta, si njeri qe nuk do te hyje kurre ne zemer. “Nusja nuk te behet vajze dhe vjehrra nuk te behet nene” thote nje fjale e urte e popullit.
Nje shpjegim per veshtiresite ne komunikim mes nje dueti te tille interesant, nene e djalit –nuse, mund te jete stereotipizimi i opinioneve, te vjehrres per nusen dhe anasjelltas. Duke paragjykuar personin me te cilin komunikon (nga cilado pale qofte), sjellja jote ndikohet nga opinione te tilla dhe ne pergjigje merret reagimi negativ, i shprehur me gjestikulacione ose dhe fjale. Casti i fundit i ketij rrethi vicioz vjen kur personi qe dergoi mesazhet e pakenaqesise i pari (sepse mendonte qe pala degjuese ishte shkaktare e pakenaqesise), perdor pergjigjet negative te kesaj te fundit per te “konfirmuar” paragjykimet e tij te fillimit.
Nje fenomen i tille nuk eshte i rralle dhe perkufizohet me termin e permbushjes se profecise vetjake. Nje nene qe mendon se nusja e djalit nuk e do, do te sillet ftohte me te, dhe, si kembim, do te marre reagime te ftohta te nuses (qe jane te natyreshme). Me to, ajo do te bjere ne gracken e profecise se gabuar, duke thene me krenari “E dija qe nuk me donte. Ja si sillet me mua!”, pa e kuptuar, ne fakt, se ishte ajo e para qe dergoi mesazhe negative tek pala tjeter.
Tranzicioni i tejzgjatur i shoqerise shqiptare pas komunizmit është shoqëruar me probleme të shumta social - ekonomike. Familja, si qeliza e bazë e shoqërisë është afektuar thellë ngandryshime të tilla. E vjetra patriarkalja është rrënuar, e reja, nukleare akoma nuk është krijuar. Kjo gjendje kalimtare është e vështirë. Shumica e familje shqiptare janë të varfra, me nivel papunësie të lartë. Modeli tradicional i mbajtjes së familje nga burrat po shkatërrohet. Ata e kanë të vështirë që ta pranojnë këtë fenomen që ishte i panjohur deri një dekade mëparë, sepse kjo kërcënon identitetin e tyre tradicional (Raporti i Bankës Botëror, 2002 b). Migrimi është një nga vecoritë më dramatike të tranzicionit shqiptar, përballjes mes traditës dhe stilit të jetesës së ndryshme. Niveli i lartë i stresit për shkak të këtyre probleme sollën disfunksione në komunikim, të cilat shfaqen në sjellje të dhunshme.

KAPITULLI IV

KONKLUZIONE
Familja është njësia bazë e shoqërisë, e cila mund të nënkuptojë dashuri, por dhe braktisje abuzim, degradim.Veç të tjerash familja riprodhon atë që përmban; sikurse shpesh është shkollë virtytesh, në të njëjtën kohë e në të njëjtën mënyrë mund të jetë shkollë e mosbarazisë seksuale, duke ushqyer sjellje të cilat jo vetëm i kthejnë familjet e reja në imazhe të familjes së vjetër, por që influencojnë në nivele edhe më të larta politike e sociale. Kjo influencë lëviz në dy drejtime, sepse familja dhe emocionet që ajo përjeton, modelohen nga ligjet dhe institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e familjes, të drejtave të fëmijëve, kujdestarisë së tyre, dhunës ndaj bashkëshortes, apo të drejtave ekonomike të grave. Nëse gratë rriten në familje ku gruaja shihet si pjesë plotësuese e burrit dhe mjet për t’u përdorur nga ai,është e kotë të presim e kërkojmë barazi në sferën politike e institucionale
Ky punim është një studim cilësor i hartuar për të zbuluar dimensionet e dhunës në familje, vecanerisht i fokusuar në dhunën që ushtrohet ndaj grave, si dhe vlerësimin e rolit të komunikimit ndërpersonal familjar në marrdhëniet disfuksionale me shfaqje të dhunshme.
Intervistat e realizuara e të përdorura në këtë punim, u përqëndruan në qytetin e Durresit, dhe u realizuan me 20 gra të abuzuara të moshës, rrethanave social-ekonomike dhe prejardhjes kulturore të ndryshme. Numri i vogël i intervistave dhe përqëndrimi në një qytet krijon kufizime studimore përgjithësimi dhe rritje të marzhit të gabimit përllogaritje konkluzionesh në nivel kombëtare.
Ka një mungesë të theksuar studimesh në lidhje me komunikimin ndërpresonal familjar në familjet ku ushtrohet dhunës. Një nga pikat e forta të kësaj analize narative, është mënyra sesi vlerësohet lidhja e dhunës në familjes dhe komunikimit familjar.
Punimi sugjeron se ekziston një ndërthurje komplekse e faktorëve kulturorë, socialë, ekonomikë dhe ndërpersonalë, që mund të krijojnë shtratin dhe I vendosin gratë përpara rezikut të dhunës. Punimi thekson faktin ndër faktorët që motivojnë burrat të ushtrojnë dhunë është edhe mungesa e komunikimit ndërmjet partnerëve. Nga ana tjetër, vihet re që në marrdhëniet me burra të dhunshëm vihet re që komunikimi familjar është disfuksional.
Ky punim sugjeron se mungesa e komunikimit për shkak edhe të marrdhënieve tradicionale gjinore u kushtojnë shumë gravë. Familja shqiptare është në ndryshim, në një periudhë kalimtare ndërmjet tradicionales dhe të resë. Akoma nuk ka mundur të shkulë qëndrimet e rrënjosura thellë në lidhje me statusin e uët të gruas.
Gjithashtu, gjatë realizimit të intervistave me gratë e dhunuara vihet re se në të gjitha fornat e abuzimit paraqet një model komunkimi disfuksional, si dhe prezenca e abuzimit verbal shoqëron dhunuesin.
Sipas shumë studimeve të referuara në këtë punim, shkaku kryesor i dhunës është fuqia e pa barabartë që ekziston mes burrit dhe gruas, e cila i ka rrënjët thellë në traditën, mendalitetin e kulturën e shoqërisë sonë. Pabarazia e fuqisë ndikon në komunikimin ndërpersonal familjar, shtrembësron kuptimshmërinë dhe rrezikon marrdhënien.
Studimet e ndryshme kanë vërtetur se problemi i dhunës ndaj gravë është një problem kompleks dhe shumë dimensional.
Duhet te kemi parasysh se:
  Dhuna ne familje eshte nje ceshtje publike dhe jo private, si rrjedhim ajo kerkon vemendje te vecante nga e gjithe shoqeria.
  Shkaku kryesor i dhunes eshte fuqia e pabarabarte qe ekziston ne cift. Derivat i saj janë pikërisht mungesa e komunikimit familjar.
  Dhuna i lendon te gjithe, jo vetem grate.
  Grate e perjetojne dhunen (ne familje) me teper sesa burrat.
  Grate perjetojne forma te ndryshme dhune (shpesh forma te ndryshme net e njejten kohe)
  Cdo person ka te drejte te jetoje i lire nga cdo forme dhune (dhe jo vetem ne familje)
  Cdo person eshte pergjegjes per sjelljen e tij / saj.
  Dhuna eshte zgjedhje. Dhunuesit jane pergjegjes per dhunen e ushtruar.
  Dhuna nuk eshte asnjehere reagim i pranueshem i zemerimit, stresit apo konflikteve te mundshme.
  Ndryshimi eshte i mundshem, vecanerisht me ndihmen e komunitetit.
  Ndermarrja e veprimeve kunder dhunes kerkon kurajo
  Ndryshimi eshte nje proces i gjate. Perballe tij shfaqen nje sere pengesash dhe veshtiresish qe duhen perballuar.
  Ekzistojne menyra te tjera, pervec dhunes, permes te cilave mund te zgjidhet nje konflikt.



BIBLIOGRAFIA

Beqja, Hamit.  2000. Trazicioni demokratik dhe psikologjia e shqiptarëve të sotëm. Vrojtime e mendime. Akademia e Shkencave të Shipërisë. Tiranë: Nobel.
Dragoti, Edmond. 1996 . Puna sociale. Tiranë: Botimet Toena.
Dickinson, G.E., & Leming M.R.. 1995. Understanding Families. Diversity, Continuity and change. Second edition. Harcourt Brace College Publisher..
Haxhiymeri, E & Gjermeni, E. 2003. Stereotipet dhe Rolet Gjinore. Tirane: SHB Dituria. 
Galvin, Kathleen M & J. Cooper. 2000. Making connection. Readings in relational communication.Calif: Roxbury.
Gelles , R.J. & Cornell, C.P.1985. Intimate Violence in families. Beverly Hills: Stage 19
Giddens, Anthony. Sociologjia. Tiranë: Shtëpia Botuese “Çabej”.  
Qendra per Nismat Ligjore Qytetare (QNL) dhe Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin (QSHPZH);  2006. Institucionet shqiptare per mbrojtjen e gruas nga dhuna ne familje. Tirane.
Sala, V. & Miria S. 2000. Studim mbi kontributin e shkruar të gruas në Shqipëri 1990-98: Gratë viktima të shumë abuzimeve.  Tirane: D.I.J.A.
Sigman, Stuart J. 1992. Introduction to human communication: Behavior, codes and social action. Needham Heights, Mass: Ginn
Rodney. 1999. Family assessment. John Wiley & Sons.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME