Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetit

Detyre Kursi ESE

Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja, krahu i djathë i njëri-tjetrit. Kush do të mund të durojë më shumë pranë tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj, sepse është kaq e kujdessh me në atë që bën.
Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose jo. Ka frikë se mos ndoshta ai kristal që mban në duar do të mund t’i rrëshkasë çastin kur do të jetë i shpërqëndruar nga tradhëtia. Pasojat dihen, kristali do të thyhet. Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e konsumon tre herë në ditë dhe që ta shmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte këtë gjë.
Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë apo atë. Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spionojë njeri dhe se i ashtuquajturi gardiani grua nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve. Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare. Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë dhe sa herë që të pyet se si du ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.
Sikur ajo të dinte atë që po mendoje?! Kristali me siguri që do të thyhej. Por jo, ai vazhdon të qëndrojë i bukur si në fillim. Dhe ti sërish nuk tregon kujdes. Duket që nuk e di se ç’ke në krah. Mendimet nisin të shprehen konkretisht. Dëshirojnë çdo ditë e më shumë të të kontrollojnë, duan të të marrin nën vete dhe të të bëjnë një njeri të mbaruar. Tashmë ti nuk mendon më, ke nisur të veprosh pa e pyetur veten mirë. Aroma dhe kurioziteti i shijes së një ushqimi tjetër po të bën për vete. Racioni yt i preferuar tashmë të është mërzitur, ke nisur ta shtysh tutje pa asnjë arsye. Shpreso të bësh gjënë e duhur ndryshe, nuk do të ketë kthim pas.
Nuk mund ta quash veten të ngopur pa e provuar qoftë edhe pak. Dëshiron të dish me patjetër nëse është pikant apo i ëmbël, i kripur apo... kush e di se si. Dhe pasi ke shuar kuriozitetin rikthehesh tek racioni yt, tek i ashtuquajturi demode. Tashmë e adhuron me gjithë shpirt, të duket më me shije se kurrë. Shpreso që të mos jetë ftohur, ndryshe do të shohësh një kristal të copëtuar.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME