MISTERET E NATËS

Natë e thellë,shumë frikë kam,
një dritë shikoj,era fryn muzikën dëgjoj,
ajo muzikë,të bën për vete,
një mister ,as vetë se kuptoj,
ç'far do jetë ,janë ëngjëjt,apo djalli vetë,

Ajo muzikë e ëmbël,janë si kambana,
rrënqeth trupin tim,natë e thellë ,
ajo muzikë, dëgjohet,
vallë janë ,shtrigat që luajnë me ne,
por se besoj ,janë ëngjëjt që këngën këndojnë,
dikush që e deshën ,ata se harrojnë,

Sa çudi pse se qajnë ,por këndojnë,
se prap ai engjell ,në parajsë do shkojë,
Dëgjohet një çang ,nga larg,
vallë çdo jetë,në atë bjeshkë,
çanga dëgjohet, mos është qielli ,
Që netëve ,ribelohet,

Në atë bjeshkë,ngjanë sikur" Je ne hene",
ajo çangë ngjyrë deti,
për ty ka rënë,dhe kjo është përrallore,
atë muzikë ,se harroj kurrë,
Dhe kjo më prekë ,në zemër,
ai mister i natës ,ka një emër,

"Engjëjt janë të tanët,që kurrë s'na harrojnë,

ditën rrinë me ne ,natën për ne këndojnë."

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME