Lufta e Trojës



Në mitologjinë greke, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Akejtë (grekët), pasi Paridi (Princi i Trojës) mori Helenën nga Menelau, bashkëshorti i saj, mbreti i Spartës. Lufta është ndër ngjarjet më të rëndësishme në mitologjinë greke dhe është transmetuar në shumë vepra të letërsisë greke, duke përfshirë "Iliadën" dhe "Odisenë" nga Homeri. Iliada lidhet me një pjesë të vitit të rrethimit të Trojës, ndërsa Odisea përshkruan udhëtimin e Odiseut në shtëpi, njërit nga udhëheqësit e fundit të Akejve. Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në një cikël poemash epike,prej të cilave kanë mbetur disa fragmente. Episode nga lufta kanë siguruar materiale për tragjedinë greke dhe vepra të tjera të letërsisë greke, dhe për poetët romakë si Virgjil dhe Ovid.
Lufta e ka origjinën nga një sherr mes perëndeshave Athina, Hera dhe Afërdita pasi Eris, perëndesha e grindjeve dhe mosmarrëveshjeve, u dha atyre një mollë të artë, të njohur ndonjëherë si molla e përçarjes, e caktuar për më të bukurën. Zeusi i dërgoi perëndeshat te Paridi, i cili gjykonte se Afërdita, si më e bukura, duhet të marrë mollën. Në shkëmbim, Afërdita bëri Helenën, më të bukurën e të gjitha grave dhe gruaja e Menelausit, bie në dashuri me Paridin, i cili e mori atë në Trojë. Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe vëllai i burrit te Helenës Melenau, udhëhoqi një ekspeditë të trupave greke në Trojë dhe rrethuan qytetin për dhjetë vjet për shkak të fyerjes së Paridit. Pas vdekjes së heronjve të shumtë, duke përfshirë grekët Akil dhe Ajaks, dhe trojanët Hektor dhe Parid, qyteti ra në hile të kalit trojan. Akejtë vranë Trojanët (me përjashtim të disa grave dhe fëmijëve të cilët i kanë mbajtur ose shitur si skllevër) dhe i vunë flakën qytetit. Pak prej grekëve u kthyen të sigurtë në shtëpitë e tyre. Romakët më vonë origjinën e tyre e gjetën te Enea, një nga trojanët, i cili thuhet të ketë udhëhequr trojanët e mbijetuar në Italinë e sotme.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME