Personaliteti



1-POZICIONI I PARE eshte verejtur tek 41% te personave quhet pozicioni i FETUSIT: Keta persone flene te kthyer nga njera anee te mbledhur tek vetja.Kush fle keshtu eshte shume i ndjeshem,sidomos ndaj çdo gjeje qe te tjret mendojne per te.Shpesh eshte i ndojtur kur takon njerez te rinje,por nje here qe ka krijuar konfidence eshte shume e shoqerueshme.ne kete menyre flene me shume grate.


2-POZICIONI I DYTE quhet pozicioni i TRUNGUT (i preferua tek 15% i personave):flen ne njeren ane edhe keta por me krahet e kembet te shtrira.Keta individe jane zemergjere,te mikpritshem,shume te shoqerise, adhurojnete zhurmen e te rrine ne mes te njerezve,edhe nese jane te panjohur.U besojne shume te tjereve e ne pergjithesi konsiderohen si naive.


3-POZICIONI I TRETE quhet pozicioni i LAKMUESIT :flene ne njeren ane,me shpinen lehtesisht te perthyer e me krahet te shtrira perparasikur kerkon diçka.Jane pergjithesisht burrat qe flene keshtu.Keta persona kane nje karakter shume te hapur,por shpesh tregohen cinike e te dyshimte ndaj te tjereve Jane edhe shume te arsyetueshem,perpara se te marrin nje vendim pretendojne qe te njohin te gjitha faktet e rrethanat.Nuk nderrojne gati kurre ide.

4-POZICIONI I KATERT quhet pozicioni i USHTARIT:flen me barkun sipere me krahet te shtrira afer trupit:kush fle ne kete menyre jane pergjithesisht shume te mbyllur,te heshtur,te rizervuar,nuuk shoqerohen shumee nuk u pelqen te rrine ne mes te njerezve.Eshte shume kerkues e i rrepte si ndaj vetes ashtu edhe ndaj te tjereve.Tendon te zgjedhe shoqeri si veten.

5-POZICIONI I PESTE quhet pozicioni i PARASHUTISTIT: fle me permbyse me krahet te perthyerperpara e mbi jastek.Pavareisht nga emri i pozicionit,keta persona nuk pelqejne situatat e ambientet ekstreme.Edhe pse jane te shoqerise,te zhurmshem,ofendohen shume shpejt e nuk pranojne kritikat.

6-POZICIONI I GJASHTE quhet pozicioni i YLLIT TE DETIT:flene me barkun poshte e me krahet e kembet te shtrira e te larguara nga trupi.Te paktet persona qe flene keshtu(5%) jane shume te shkathet e bejne shume shpejt miqesi,sepse i kuptojne nevojat e te tjereve.Jane shpesh te gatshem te degjojne te tjeret e te ofrojne ndihmen atij qe ka nevoje Nuk preferojne te jene ne qender te vemendjes sepse jane te ndrojtur..

PERSONALITETI

Psikologët e kanë të vështirë ta përkufizojnë personalitetin, pjesërisht ngaqë termipërdoret në gjuhën e përditshme dhe pjesërisht sepse është shumë i rëndësishëm nëstudimin e psikologjisë. Në një kuptim shumë real personaliteti formon thelbin epsikologjisë. Ai është shuma totale e të gjitha gjërave që përbëjnë një person: veprimet etij, mendimet e ndjenjat. Për shkak të natyrës gjithpërfshirëse të tij, psikologët e kanë tëvështirë të formulojnë një përkufizim të pranueshëm. Ekzistojnë mbi 50 përkufizime tëndryshme të personalitetit, nga të cilët po përmendim më të rëndësishmit:

Personaliteti përbëhet nga modelet e dallueshme e të qëndrueshme të sjelljes dhenjohjes, që karakterizojnë përshtatjen e një personi në jetë.
(ky është përkufizimi mbitë cilin do të bazohet ky libër)
Personaliteti përbëhet nga sjelljet publike të një personi, që përfshijnë shprehjetverbale dhe joverbale dhe nga motivet personale, mendimet dhe emocionet.
Personaliteti përbëhet nga modelet e përgjithshme, të qëndrueshme e të dallueshme tësjelljes, në përgjigje të njerëzve dhe ngjarjeve përreth: domethënë modeletkarakteristike të sjelljes së një personi, që nuk ndryshojnë në një mori situatash tëndryshme.
Personaliteti është shuma totale e dimensioneve realtivisht të qëndrueshme tëveçorivë individuale.Psikologët që studiojnë personalitetin janë më të interesuar të kuptojnë aspektet disi më tëpandryshueshme të sjelljes së një personi, sesa veprimet e rastësishme jokarakteristike.P.sh. nëse dikush, që është përgjithësisht i qetë dhe i sjellshëm, shan njëherë në publik, kynuk është ndonjë aspekt i rëndësishëm i personalitetit të tij. Po ashtu psikologët shpeshpërqëndrohen në ndryshimet individuale të sjelljes. Me qëllim që të kuptohet sjellja eindividit ne duam të dime çfarë ka si veçori ky person dhe çfarë e bën atë të ndryshëm nga te tjeret. 
Synimet e teorive të personalitetit
.Teoritë e personalitetit kanë disa qëllime kryesore:
1)Organizimi i karakteristikave të personalitetit 
– teoritë japin një strukturë për tëintegruar karakteristika si agresiviteti, emocionaliteti, inteligjenca, shoqërueshmëria,ankthi dhe pasiviteti. Teoritë identifikojnë cilat karakteristika janë më të rëndësishmedhe si organizohen ato në individë të ndryshëm. Kjo ndihmon të kuptojmëmarrdhëniet midis sjelljeve tona të ndryshme.
2)Variabiliteti i personalitetit 
– ndryshimet dhe ngjashmëritë midis individëve. Njerëzitsillen në mënyrë të ndryshme ndaj shakave, kanë stile të ndryshme të veshuri dhemënyra të ndryshme të të vepruarit kur janë nën stres. Teoricieni i personalitetitparaqet konceptet që japin faktorët ndikues mbi zhvillimin e personalitetit dhesjelljeve të përditshme tek individët dhe na ndihmon të kuptojmë pse secili nga neështë i veçantë.
3)Personaliteti normal dhe i shëndetshëm
– teoricienët e personalitetit kanë studiuarnjerëz normalë, si dhe njerëz me probleme me shpresën që të përcaktojnë faktorëtkontribues në krijimin e një personaliteti normal. Një pjesë e këtij informacioni mund  të përdoret për të kuptuar se çfarë konsiderohet sjellje normale në një kulturë tëcaktuar.
4) Marrdhëniet midis veçorive të personalitetit dhe motivacionit 
– sjelljet tona shpeshreflektojnë motivet tona dhe me kalimin e kohës kontribuojnë në krijimin epersonaliteteve tona të qëndrueshme.Vlera e teorive të personalitetit qëndron në faktin që ato ndihmojnë për të pakësuarkonfuzionin dhe pavendosmërinë tonë për veten dhe për të tjerët. Të kuptosh teorinëtënde dhe të jesh në gjendje ta dallosh atë me lehtësi, ndihmon për të kuptuar më mirëvetveten dhe të tjerët.Një teori e mirë personaliteti duhet të plotësojë disa kërkesa:
Ajo duhet të jetë e qartë ose të shprehet me fjalë e simbole të sakta.
Duhet të jetë e provueshme, me qëllim që të jetë e verifikueshme nga anashkencore.
Ajo duhet të jetë e gjallë dhe interesante në atë shkallë që ti bëjë njerëzit tastudiojnë e ta përdorin.
Teoria psiko-analitike e Freud (Frojdit).
Idea se jeta jonë emocionale përfaqsohet në mënyrë të pandërgjegjshme në ëndrrat tona,ishte revolucionare për kohën. Merita për këtë i takon Sigmund Freud – “babait” tëteorisë psiko-analitike. Ndryshe nga shumica e teorive akademike idetë e Frojdit u bënëpjesë e mendimit të përditshëm dhe e fjalorit të njeriut të zakonshëm.Frojdi zhvilloi teorinë se përvojat në fëmijërinë e hershme, sidomos ato me kuptimseksual, kanë një ndikim të vazhdueshëm në personalitetin tonë dhe janë shpesh bazë eproblemeve tona emocionale si të rritur. Frojdi ishte i bindur për rëndësinë e kësajpërvoje të hershme, por meqë shumë nga ato zakonisht harrohen apo shtypen përbrenda,ai konkludoi se ne nuk i dimë arsyet e vërteta për një pjesë të madhe të sjelljes sonë si tërritur, sepse këto arsye janë të pavetëdijshme.Frojdi e mendonte personalitetin si ajsberg, ku vetëm maja del mbi ujë. Pjesa epersonalitetit për të cilën ne jemi të ndërgjegjshëm në jetën tonë të përditshme është mendja jonë e ndërgjegjshme maja e ajzbergut. Poshtë saj është mendja e parandërgjegjshme , e cila përmban informacionet që ne i dimë, por që nuk i mendojmëpër momentin. Mendja e parandërgjegjshme përmban informacione si data e lindjes apoadresa jonë. Ne mund të tërheqim informacione nga mendja e parandërgjegjshme nëmendjen e ndërgjegjshme me lehtësi, nëpërmjet përqëndrimit. Nën nivelin eparandërgjegjshëm shtrihet mendja e pandërgjegjshme
. Informacionet nga mendja epandërgjegjshme nuk mund të tërhiqen lehtë. Frojdi sugjeroi se frika dhe kujtimet tona tëpakëndshme shtypen në mendjen e pandërgjegjshme.Teoria e personalitetit të Frojdit përbëhet nga tre koncepte kryesore: IDI, SUPEREGO dhe EGO.Idi që është i pranishëm që në lindje përfaqson prirjet bazë instinktive dhebiologjike. Frojdi pretendonte se Idi vepronte mbi bazën e parimit të kënaqsisë, në të cilinprirjet (nxitjet) instiktive kërkojnë kënaqsi të menjëhershme në mënyrë tëpandërgjegjshme dhe impulsive, duke mos marrë parasysh gjë tjetër. Sipas Frojdit ështëenergjia psikike (libido) ajo që shtyn Idin. Ai përmban dy instikte kryesore: instiktin e jetës dhe instiktin e vdekjes. Instikti i jetës (Erosi) i ndihmon individët dhe speciet të mbijetojnë.
Mendja e ndërgjegjshme
Mendja e parandërgjegjshme
..............................................................................................
Mendja e pandërgjegjshme
Seksi është shprehja kryesore e instiktit të jetës dhe është motivacion për njëshumëllojshmëri të madhe të mendimeve dhe sjelljeve njerëzore. Frojdi sugjeroi se libidoështë në pjesën më të madhe energji seksuale që motivon erosin. Erosi nuk kufizohet memotivacionin e drejtpërdrejtë seksual, por besohet të jetë pjesë e çdo aktiviteti kënaqsi-sjellës. Instikti i vdekjes (thanatos) përfshin agresivitetin dhe shkatërrimin. Frojdi nuk ezhvilloi konceptin e instiktit të vdekjes në mënyrë aq të plotë sa zhvilloi instinktin e jetës.
Superego
përbëhet nga vlerat shoqërore dhe familjare që i janë ushqyer personit. Ajoështë në një masë të madhe e pandërgjegjshme dhe frenon dëshirat e Idit. Ajo përfaqsonaspektet morale të një personi dhe është më shumë idealiste se realiste. Pra Superegopërfshin ndërgjegjen (njohuri për sjelljet e gabuara) dhe idealin e egos (njohuri për sjelljete drejta).
Ego
përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të perceptuar dhe për tu marrë mërealitetin në mënyrë inteligjente. Ajo vepron si ndërmjetës midis Idit (duke i larguardëshirat për kënaqsi të menjëhershme) dhe Superegos (duke pranuar se disa nga forcatpenguese të saj nuk janë racionale). Ego vepron në bazë të parimit të realitetit dhepërpiqet të gjejë mënyra të pranueshme nga shoqëria (sipas superegos) për të kënaqurIdin. Në personalitetin e një personi të përshtatur mirë Ego është forca dominante.Sipas Frojdit personaliteti i një individi është rezultat i ndërveprimit të këtyre tre forcave.Në një farë mënyre Idi përfaqson “dua”, superego “duhet” dhe ego “mund”. Idi që ështëmë shumë i pandërgjegjshëm dhe racional, shprehet në mënyrë kognitive. Kur të trestrukturat e personalitetit ndërveprojnë kjo mund të çojë edhe në konflikt.
Stadet seksuale të zhvillimit të njeriut.
Frojdi teorizoi se nga lindja në adoleshencë individi kalon në pesë faza që dallohen nganjëra-tjetra. Secila nga këto faza përqëndrohet në një pjesë të trupit, që është me rëndësitë veçantë për individin në një periudhë të caktuar. Fazat psiko-seksuale të Frojdit janëfaza orale (gojore), faza anale, faza fallike (e vetëdijes seksuale), faza latente dhe faza 41genitale. Frojdi i konsideronte këto faza të një rëndësie primare në zhvillimin e njëpersonaliteti të shëndetshëm. Gjatë fazës fallike fëmijëve u duhet të kuptojnë dhe tëzgjidhin Komplekset e Edipit për djemtë dhe Komplekset e Elektrës për vajzat.
 Psikolologjia analitike e Jung.
Teoria e personalitetit e psikologut zvicerian Carl Jung quhet psikologji analitike. Aimendonte se përveç të pandërgjegjshmes personale individuale, që përbëhej ngamendime e kujtime të shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive,që është e përbashkët për të gjithë njerëzit. Në të pandërgjegjshmen kolektive janë ruajturpërvojat universale tek njerëzit në shekuj. E pandërgjegjshmja kolektive formon përvojattona, si një shtrat lumi i tharë i jep formë ujit që rrjedh pas një stuhie. Jung i quajti këtoide të pandërgjegjshme universale arketipe.Qëllimi i personalitetit të shëndetshëm, mendonte Jung, është të arrijë një lloj kompletiminë të cilin të gjitha anët e personalitetit të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të integrohennë mënyrë harmonike, e jo të jenë të copëzuara si në shumicën e njerëzve. Ai e quajtiprocesin që çon në plotësimin e këtij qëllimi individualizëm. Duke qenë të ndërgjegjshëmsi për anën e ndriçuar, si për anën e errët të personalitetit, ne mund të ndërmjetësojmëmidis instikteve tona kafshërore dhe kërkesave të shoqërisë dhe të arrijmë një ndjenjëbarazpeshimi, qetësie e sigurie.Psiqika përfshin të gjitha mendimet e ndjenjat (të ndërgjegjshme e të pandërgjegjshme) tënjë individi. Jung thotë se energjia e libidos mund të drejtohet së jashtmi, gjë që quhetekstraversion (jashtësim) ose mund të drejtohet së brendëshmi, gjë që quhet introversion(brendësim). Personi me personalitet të brendshëm zakonisht është i turpshëm e itërhequr; kur këto qëndrime bëhen dominuese dhe kontrollojnë egon, edhe qëndrimet etjera jodominuese përfshihen në të pandërgjegjshmen personale.Përveç qëndrimeve të introversionit dhe ekstraversionit, Jung propozoi katër funksionepsikologjike për të përshkruar sesi njerëzit sillen me botën që i rrethon: të menduarit,ndjenja (emocioni), ndjesia dhe intuita.
Të menduarit dhe ndjenja
janë funksioneracionale që njerëzit i përdorin për të vlerësuar eksperiencat e tyre. Të menduaritnënkupton gjykimet dhe marrjen e vendimeve, kurse ndjenja është të përcaktuarit nësenjë përvojë është e këndshme apo jo.
 Ndjesia dhe intuita
janë funksione joracionale,sepse nuk përdoren për vlerësim. Ndjesia është thjesht përvojë, që vjen nga stimulimi iorganeve dhe shqisave. Intuita nuk vjen nga stimulimi i jashtëm, por nga një burim ibrendshëm (parandjenja).Jung kombinoi dy qëndrimet dhe katër funksionet për të dhënë tetë tipa psikologjikë:
Tipi
mendimtar 
(i jashtëm) – është objektiv dhe dogmatik.

Tipi
emocional i jashtëm (ekstravert)
– është shumë emocional dhe konformist.
Tipi
ndjesor i jashtëm
– ka dëshirë të njohë njerëz dhe të provojë gjëra të reja.
Tipi
intuitiv i jashtëm
– është krijues dhe mund të nxisë të tjerët.
Tipi
mendimtar i brendshëm
– rri mënjanë dhe përqëndrohet në idetë e veta.
Tipi
emocional i brendshëm
– është zakonisht i qetë dhe i turpshëm.

Tipi
ndjesor i brendshëm
– është i ndjeshëm dhe indiferent.
Tipi
intuitiv i brendshëm
– është shpesh eksentrik dhe i turpshëm.Tipat psikologjikë të Jung formojnë thelbin e një testi personaliteti, që quhet Indikatori iTipit Myers-Briggs (ITMB)

 Psikologjia individuale e Adlerit
Teoria e psikologjisë individuale të Adlerit ndryshon nga ajo e Frojdit në disa drejtimethelbësore. Ajo përqëndrohet në veçantitë e çdo individi. Adleri minimizonte rëndësinë etë pandërgjegjshmes dhe nuk përkrahte teorinë që seksualiteti ishte baza përpersonalitetin apo çrregullimet e tij. Ndryshe nga Frojdi ai i shihte njerëzit si të motivuarkryesisht nga një nxitje apo
tendencë superioriteti
. Fëmijët zhvillojnë
komplekseinferioriteti
sepse janë të vegjël dhe varen nga të rriturit. Ndërsa rriten dhe zhvillohen atandeshen me gjëra të reja që nuk mund ti bëjnë, dhe me situata në të cilat ata nuk janë nëlartësinë e standarteve që i kanë caktuar vetes. Njerëzit pra, përpiqen papushim tëkompesojnë dobësitë e tyre. Ndonjëherë, fatkeqësisht ata mbikompensojnë dhe zhvillojnë
kompleksin e superioritetit,
në të cilin ata ekzagjerojnë aftësitë dhe veçoritë e tyre.Megjithëse Adleri nuk e pranonte mendimin e Frojdit se përvojat e fëmijërisë janëvendimtare në përcaktimin e natyrës së personalitetit tek i rrituri, ai besonte se atokontribojnë së bashku me faktorë të tjerë të trashëguar dhe të ambientit, në zhvillimin emënyrës së jetesës së individit – modelet e të menduarit e të sjellurit, që vazhdojnë edhenë jetën e tij si i rritur. Mënyra e jetesës së një individi drejton mënyrën sesi ai përpiqet të jetë superior.Sipas Adlerit çdo njeri duhet të zgjidhë probleme jetësore në fushat e ndërveprimit menjerëz të tjerë, në profesion dhe në dashuri. Ndërsa njeriu merret me këto probleme, aiadopton një tip të veçantë të mënyrës së jetesës.
Tipi
dominues
zakonisht nuk tregon interes për të tjerët.
Tipi shmangës
i shmang problemet e jetës.

Tipi marrës
është i varur nga të tjerët që ta mbajnë.

Tipi dobishëm
ndërvepron me sukses me të tjerët.Gjithashtu ide qëndrore në konceptin e personalitetit të Adlerit është natyra shoqërore eqënies njerëzore. Ai besonte se njerëzit motivohen nga interesa shoqërore, nga aftësia përtë dashur të tjerët dhe nga nevoja për të bashkëpunuar dhe punuar për synime shoqërore.Nëkuptimin ideal, përpjekjet e individit për superioritet duhen kanalizuar në përpjekje përrealizimin e synimeve shoqërore dhe jo synimeve egoiste.
 Psikologjia kulturore e Horney.
Karen Horney ishte një mjeke e pregatitur në fushën e psiko-analizës. Si Jungu dheAdleri ajo u shkëput nga Frojdi më tepër për shkak të theksit që ai i vë faktorëvebiologjikë në personalitet. Ajo besonte se ndikimet sociale dhe kulturore ishin ndikimeshumë të rëndësishme dhe e fokusoi teorinë e saj mbi to. Horney gjithashtu nuk ishtedakort me pikëpamjen e Frojdit se gratë ishin inferiore për shkak të zilisë që ato kanëndaj burrave për organin seksual mashkullor. Ajo mendonte se gratë kanë zili privilegjetqë burrat gëzojnë në kulturën tonë si pavarësinë, suksesin, lirinë seksuale dhe forcën.Si dhe Frojdi, Horni besonte se fëmijëria e hershme është e rëndësishme, megjithatë ajotheksonte ndikimet shoqërore ndaj fëmijërisë. Dy nevojat kryesore në fëmijëri janësiguria dhe të qenit i kënaqur, dhe nëse këto nevoja nuk plotësohen mund të sjellin ankthebazë. Fëmijët janë kryesisht të pafuqishëm dhe kanë nevojë që të rriturit të kujdesen përta, por nga ana tjetër ata edhe mund ta urrejnë këtë gjendje dhe të zhvillojnë armiqësi me
rindërit. Por meqë kjo armiqësi nuk lejohet në shoqërinë tonë dhe meqë fëmija është ivarur nga i rrituri, kjo armiqësi shtypet dhe mund të çojë deri në ankthe, ndjenja vetmie epafuqishmërie. Me qëllim që të mbrohet nga ankthi bazë, njeriu përpiqet të fitojëdashurinë e të tjerëve apo fiton pushtet mbi të tjerët. Këto strategji mund të jenë kaq tësuksesshme, saqë ato me kalimin e kohës bëhen pjesë e personalitetit të individit. Horniidentifikonte disa nevoja neurotike që janë zgjidhje joracionale për ankthin bazë, si:dashuria, pushteti, shfrytëzimi, prestigji, arritja, perfeksioni dhe mbështetja në vetvete.Me kalimin e kohës Horney propozoi tre tendenca neurotike (apo mënyra adaptimi) nëvend të dhjetë nevojave të veçanta neurotike.
Personaliteti që përshtatet (që lëviz drejt njerëzve) karakterizohet nga një nevojë efuqishme që të tjerët ta duan dhe t’ia kenë nevojën.
Personaliteti agresiv (që lëviz kundër njerëzve) karakterizohet nga nevoja për tëvepruar në mënyrë agresive në një botë që e shikon si armiqësore.
Personaliteti i larguar karakterizohet nga nevoja për të mbajtur distancë nga të tjerët.Teoria e personalitetit e Horney është më optimiste se ajo e Freud, mbase sepse ajo nukthekson faktorët biologjikë, por ato socialë që janë të modifikueshëm.
Teoritë humaniste.
Psikologët humanistë përqëndrohen në veçantitë e personalitetit njerëzor. Ndonjëherë ataquhen teoricienë të vetes, sepse theksojnë veten (ç’është dhe ç’nuk është pjesë e vetes).Teoricienët humanistë e shohin individin si shumë aktiv në përcaktimin e rrugës që do tëmarrë jeta e tij. Ata janë në përgjithësi optimistë dhe përqëndrohen më shumë në anëtpozitive sesa në dobësitë e njeriut, ata theksojnë se çdo individ është një dhe i vetëm dhethonë se mënyra e duhur për ta studiuar një person është ta studiosh atë si njësi totale qënuk mund të ndahet në pjesë.
Teoria e vet-aktualizimit e Maslow.
Abraham Maslow e përqëndroi teorinë e tij të personalitetit në personin e shëndoshëpsikologjikisht. Ai besonte se natyra bazë e njerëzve është e mirë dhe se individi ka njëmotiv të lindur që e shtyn drejt vet-aktualizimit.Maslow i mendon njerëzit si të lindur me një hierarki nevojash – kur nevojat e nivelitprimar plotësohen, dalin në pah nevojat e shkallës së dytë. Hierarkia e nevojave përfshinnevoja fiziologjike, nevoja të sigurisë, nevoja të përkatësisë dhe dashurisë, nevoja tëvlerësimit dhe vet-aktualizimit. Katër të parat quhen nevoja bazë.
Piramida e nevojave njerëzore.

Vet-aktualizimiNevoja për vet-vlerësimNevojat e përkatësisë dhe dashurisëNevoja për siguriNevoja fiziologjike (uria, etja, seksi, të ushtruarit, pushimi)

 Nevojat fiziologjike
– sipas Maslow nevojat fiziologjike përfshijnë motive të tilla si uria,etja, seksi, të ushtruarit dhe pushimi. Njeriu ka nevoja fiziologjike deri në momentin kurdisa nga nevojat e mësipërme janë plotësuar, të paktën pjesërisht. Mos harroni se nevojatmë të larta në hierarki mund të bëhen më të mprehta kur nevojat fiziologjike fillojnë eplotësohen. Maslow besonte se shumica e antarëve të shoqërisë i plotësojnë si duhetnevojat fiziologjike. Pasi këto plotësohen, individi motivohet nga nevojat për siguri.
 Nevojat për siguri
– motive të tilla si mosrrezikimi, qëndrueshmëria, liria nga frika dheankthi, nevoja për strukturim dhe rregull janë nevoja për siguri. Mosrrezikimi, mbrojtjadhe siguria bëhen forca zotëruese të jetës së personit deri në momentin kur atoplotësohen. Fëmijëve u pëlqen rutina dhe mjedisi familjar dhe kur këto gjëraç’rregullohen rëndshëm, ata përjetojnë probleme. Ndërsa kur njeriu rritet, nevojat përsiguri plotësohen më mirë, me përjashtime të vogla. Kur ju ndjeheni i siguruar dhe iparrezikuar, atëherë ju lindin nevoja të tjera sociale, të cilat janë të një niveli më të lartë.
 Nevojat për përkatësi dhe dashuri
– motive të tilla si dashuria dhe afeksioni konsiderohennevoja përkatësie dhe dashurie. Kur na kanë lindur këto nevoja ne ndjejmë dëshirën përmiq, për familje e kontakte shoqërore, ne kemi nevojë për të bërë pjesë në një grup aponjë familje. Maslow mendonte se fëmijët shpesh kanë vështirësi kur u mungon familja,ngaqë ata kanë shumë nevoja që duhen plotësuar shpejt. Si të rritur ne kemi nevojë të japim e të marrim dashuri. Ne mund ti plotësojmë këto nevoja përmes martesës, punësapo veprimtarive shoqërore. Maslow besonte se nëse nuk plotësohen nevojat përpërkatësi e dashuri lindin probleme psikologjike.
 Nevojat për vlerësim
– vlerësimi i lartë i vetes, vet-respekti, suksesi dhe respektimi nga tëtjerët konsiderohen si nevoja për vlerësim. Nëse duam të fitojmë respektin e njerëzve tëtjerë, ne duhet të jemi të zotë, kompetentë. Kur fitojmë mirënjohjen e të tjerëve,vëmendjen e tyre dhe pozitë, ne plotësojmë nevojat për vlerësim dhe ndjehemi tërëndësishëm e me besim në vetvete. Nëse nuk i plotësojmë këto nevoja, atëherë priremi tëndjehemi inferiorë e të pafuqishëm.
Vet-aktualizimi
– nevoja e fundit e hierarkisë së Maslow është vet-aktualizimi. Kurnevojat fiziologjike, të sigurisë, të dashurisë e të vlerësimit janë plotësuar, individi është imotivuar për të arritur nevojën e rritjes, të vetaktualizimit (metanevojat). Kjo ka të bëjëme realizimin nga individi të potencialit të vet të veçantë, me atë që individi të bëhetç’është i aftë të bëhet. Nevoja e vetaktualizimit është nevojë tepër individuale, përderisasecili prej nesh ka grupe të ndryshme aftësish. Midis tyre mund të përdorim nevojën përdije, drejtësi, për të vërtetën e bukurinë. Metanevojat nuk ekzistojnë në hierarki, sinevojat bazë, ato mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën. Por pa një ambient të ngrohtë epërkrahës, ku individi të mund të plotësojë nevojat bazë, ai nuk mund të zhvillojë njëpersonalitet të vet-aktualizuar për shkak të ankthit që krijohet.Maslow përshkroi një numër tiparesh psikologjike të personit të vet-aktualizuar. Njerëzite vetaktualizuar janë realistë dhe i kapin shpejt gjërat e mundshme. Ata nuk e mërzisinveten duke punuar për synime të paarritshme, e pranojnë veten dhe të tjerët ashtu siç janë.Meqë ata i kanë zgjidhur konfliktet e tyre të brendshme, kanë tendencë të përqëndrohennë problemet jashtë vetes së tyre. Por ata kanë nevojë për jetë personale, sepse kanënevojat e tyre të ndryshme nga ato të të tjerëve. Ata janë autonomë dhe të pavarur, të aftëpër të vepruar pa marrë urdhra nga të tjerët dhe jo nga dëshira për të imituar. Njerëzit evetaktualizuar janë krijues, origjinalë dhe kanë sens humori. Vlerat dhe qëndrimet e tyre
 janë demokratike, ata kanë pasion për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë që tëbëhen njerëz të vetaktualizuar.
Vlerësimi i personalitetit
Psikologët kanë hartuar një numër metodash për të hartuar dhe matur personalitetin. Nëshkolla, ndërmarrje, klinika dhe spitale dhe si pjesë e punës terapeutike me pacientët,psikologët bëjnë shpesh teste personaliteti. Qëllimi i tyre është të zbulojnë modeletkarakteristike të sjelljes së një individi. Nga rezultatet e testeve të personalitetit ata mundtë përcaktojnë se çfarë detyre do ti jepet një personi në punë, ç’lloj lëndësh mund tëndjekë një student, si dhe çfarë lloj terapie mund ti shërbejë më mirë një personi tësëmurë. Çdo matje personaliteti duhet të plotësojë disa kërkesa:

1. Vlefshmërinë, që do të thotë se aktualisht matet ajo që synohet të matet. Nëvlerësimin e personalitetit kjo do të thotë që po matet personaliteti dhe jo disakarakteristika të përkohëshme, që mund të dalin në një situatë testimi.
2.Besueshmërinë, që do të thotë qëndrueshmëri dhe përsëritshmëri: çdo herë që matetpersonaliteti i një personi duhet të merren të njëjtat rezultate, nëse testi është ibesueshëm.
3.Standartizimi është procesi i përcaktimit të normave apo standarteve të njerëzve me tëcilët punon. Një test mund të standartizohet duke e aplikuar atë në një grup të madhqë përfaqëson popullsinë.
4. Prakticiteti është i rëndësishëm në vlerësimin e personalitetit. Shumica e njerëzve nuk janë të interesuar të bëjnë një test, qoftë ky edhe shumë i mirë, nëse zgjat 16 orë.Vëzhgimi i personalitetit përfshin edhe intervistën, por kjo zakonisht shoqërohet ngavëzhgimi dhe testet.
 Intervista.
Intervistat klasifikohen si të strukturuara dhe të pastrukturuara. Në një intervistë tëpastrukturuar pyetjet nuk janë të përcaktuara dhe biseda merr drejtimin që mendohet simë i përshtatshëm. Në intervistën e strukturuar përfshihen një grup pyetjesh standarte, qëkanë për qëllim të japin informacionin që duhet për të vlerësuar personalitetin. Të dy tipete intervistave janë të rëndësishme për vlerësimin e përsonalitetit, por ata sigurisht varen
Perceptim efikas i realitetit
Përvoja kulmore.
Pranim i vetes dhe i të tjerëve.
Identifikim me njerëzimin
Spontanitet
Marrdhënie ndërpërsonale të thella
Përqëndrim problemesh
Strukturë me karakter demokratik
Nevoja për jetë personale
Etikë e fortë
Autonomi
Sens humori joarmiqësor
Freski e vazhdueshme e vlerësimit pozitiv
Krijimtari
Rezistencë ndaj humbjes së kulturës.
Karakteristikat e përbashkëta tënjerëzve tëvetaktualizuar.

 46nga zotësia e intervistuesit dhe nga bashkëpunimi e ndershmëria e të intervistuarit.Intervistuesi duhet të jetë i ngrohtë dhe miqësor, për ta nxitur të intervistuarin të flasëlirisht.
Vëzhgimi
.Vëzhgimi është ndjekja e sjelljes së një personi në situata të jetës së përditshme për njëkohë të caktuar. Vëzhgimi ideal është ai natyralist, ku personi vëzhgohet në ambientenormale. Megjithatë shumë herë vëzhgimet duhen bërë në një ambient klinik (p.sh. kurmjekët mundohen të diagnostikojnë problemet e sjelljes) ose në ambiente artificiale (p.sh.në zyrë gjatë një interviste pune). Vëzhguesi merr shënim sjelljet e subjektit e më pasmundohet të përcaktojë motivacionin dhe të bëjë një përshkrim të personalitetit tëindividit që po vëzhgohet. Përsëri suksesi i vëzhgimit varet nga aftësia e vëzhguesit dhekooperimi i subjektit. Ka shumë mundësi që subjekti gjatë vëzhgimit të sillet ndryshe ngazakonisht. Ky problem kapërcehet duke bërë vëzhgime në një periudhë të zgjatur kohe,në mënyrë që individi të ç’tensionohet e të sillet si normalisht.Me qëllim që vëzhgimi të standartizohet e të bëhet më objektiv psikologët kanë hartuardisa shkallë klasifikimi. Shkalla e klasifikimit është një formular që plotësohet ngavëzhguesi gjatë vëzhgimit të subjektit. Ajo ka një numër kategorish në të cilat shënohenkarakteristikat që shfaq subjekti. Që të bëhet një klasifikim sa më i saktë i subjektit, kjoshkallë është mirë të plotësohet nga disa vëzhgues.
Testet objektive të personalitetit.
Testet objektive të personalitetit zbatohen dhe vlerësohen sipas udhëzimeve tëstandartizuara. Kështu, pavarësisht se kur dhe ku bëhet testi, ai do të zbatohet dhevlerësohet në të njëjtën mënyrë, duke siguruar në këtë mënyrë objektivitet në administrimdhe interpretim. Sot ka një numër testesh objektive që përdoren shumë:
1.Inventari i interesit Strong-Kampell – kombinon personalitetin e personit me njerëz tëprofesioneve të ndryshme.
2.Inventari shumëfazor i personalitetit i Minesotës – përbëhet nga 550 pyetje (e vërtetë-e gabuar) që mund të përdoren për të dalluar një numër çrregullimesh në personalitet.
3.Inventari psikologjik kalifornian – përdoret për të matur personalitetin e njerëzvenormalë.
4.P16FP.
5.Treguesi i tipit Myer-Briggs (Majer-Brigz) – përdoret për testimin e personalitetit dheaftësive të nxënësve e studentëve në shkolla.
Testet projektive të personalitetit.
Testet projektive të personalitetit japin stimuj të thjeshtë, jo të qartë, që i lejojnë subjektittë përgjigjet siç e mendon, duke projektuar në këtë mënyrë personalitetin e vet. Në këtopërshkrime subjekti e projekton veten në rolin e heroit të tregimit. Meqë nuk ka përgjigjetë prera, të drejta supozohet se kjo i minimizon mundësitë e mashtrimit.
Disa prej këtyretesteve janë:
1.Testi i njollës së bojës Rorschach (Roshah) – përbëhet nga 10 karta që përmbajnënjolla boje. Subjekti shikon njollat dhe diskuton lirisht çfarë sheh.
2.Testi i Aperceptimit Tematik – i jep subjektit fotografi të jetës së përditshme dhe ikërkon të ndërtojë një tregim për njerëzit e portretizuar në fotografi.

 Megjithatë psikologët kanë vërtetuar se kushtet e përkohëshme si uria, mungesa e gjumitdhe frustracioni mund të ndikojnë shumë në përgjigjet e subjekteve. Kundërshtimikryesor i testeve projektive është keqinterpretimi. Megjithatë ata na japin një pamje tërëndësishme të personalitetit.

Per cdo Detyre Klikoni ne faqen kryesore Home 

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME