DHUNA NE FAMILJE EDHE NDAJ FEMIJEVE

Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per t'a shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, petagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote:Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit.

Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije. Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret.
Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj, por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.
Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.
Nje bashkeqytetare thote:
Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten…
Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per t'i mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona. 17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.

Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejtperdrejt ndaj tyre, ose ndaj anetareve te tjere te familjes. Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar. Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje, plagosje, grabitje me dhune, rrembim personi, etj. Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec. Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune, ku, vecanerisht meshkujt me te rritur, flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse, per krime e dhune kunder te tjereve etj.
Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta, si sera te dhunes e te krimit.
Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve.
Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve, qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.

KONKLUZION:

Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit, me kulturimin e mekanizmave psikokulturore, qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret.
Çdo informacion shtese, opinion, mendim, vleresim apo shkrim qe ka te beje me temen eshte mese i mirepritur.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME