Esefilozofike "Jeta"
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Ese letrare: Te falesh eshte hyjnore.
Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet
kur engjëjt i kane zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e njerezve.
Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë të jenë falur, ata gjithashtu dëshirojnë të falin.
Gjithçka për krijesat, në jetë ose jo, është paraqitur me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit. Në sajë të shpresës së tyre për mirëkuptim, njerëzit mund të ngrihen mbi retë e errëta që kërcënojnë horizontin e tyre dhe të gjuajnë mundësinë për të parë me lehtësi botën e tyre. Këta fatbardhë që janë të vetëdijshëm për krahët e ngritura për mirëkuptim, kalojnë jetën në mes melodive që gëzojnë shpirtrat e tyre.
Ata që falin janë nderuar me mirëkuptim. Një njeri që nuk di të falë, nuk mund të shpresojë të jetë i falur. Ata që mbyllin rrugën e tolerancës, janë përbindësha që kanë humbur humanizmin e tyre. Këto monstra që nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të prirur të largojnë vetveten nga mëkatet e tyre, kurrë nuk do të ndjehen të lehtësuar për mirëkuptim.
Ne qofte se duam te ndryshojme boten,ta bejme ate me te drejte,duhet ta fillojme ndryshimin nga vetja.Te jemi me tolerante dhe te falim sa me shume!
Ese"Miqesia"
Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …
Miqesia eshte nje marredhenie qe mund te ndertohet ne shume forma.Ajo ka per qellim t’I beje njerezit te ndihen me mire ,me te sigurt ,sikur nuk jane te vetem ne problemet e tyre por kane dike qe jo t’ua zgjidhe por thjesht t’I degjoje ato.Por si cdo gje tjeter qe ka nje fillim dhe nje mbarim , edhe miqesite nuk jane te perjetshme.Kjo ndodh sepse perkrah perditshmerise hyjne smira ,intrigat ,konkurenca etj,veti kto qe kane lindur qe me njerezimin dhe po shtohen per shkak te individualizmit njerezor.Vete jeta eshte kthyer ne nje lufte per mbijetese ne cdo hallke te saj .Prandaj pertej deshires se madhe nuk mund te krijojme dhe te mbajme kurre nje miqesi te sinqerte e dashamirese.Jo vetem me nje mik por edhe me nje te aferm apo te familjes kthehemi ne nje moment te caktuar ne rivale e konkurrente te forte.Megjithate ne emer te kesaj “mbijetese” ne nuk kemi pse humbasim te gjitha virtytet me te mira te cilat duhen vite per t’u fituar.Dhe ne nj e moment hedhim poshte vite te tera pune.
Eshte bere zakon qe ne fillim te shohim anen negative.Por kjo edhe pse nje arme mbrojtese s’eshte e thene qe duhet perhere.Duhet te mendojme pozitivisht duke pare anet me te mira te tjetrit.Duhet ta pranojme shokun apo mikun per ate qe eshte dhe jo per ate qe do donim ne te ishte.
Cdokush prej nesh I ka te dyja anet e medaljes sepse askush nuk eshte I persosur.Nese do mendonim cdo moment te gjithe keshtu do te jetonim ne paqe me veten ne rradhe te pare por edhe me te tjeret.Nuk duhet te behemi njerez te sukseseve por te vlerave.
Ese letrare : A jam une nje artiste?
Teksa hedh një vështrim kritik ditëve që kalojnë,shoh se rrjedha e tyre nuk është aspak e mbuluar nga një mantel i errët i monotonise. E dua jetën,ndaj dhe luftoj për të.Nuk është kurrsesi një lufte e ashpër,por jo dhe e lehtë. është një lufte e përditshme me një qëllim të vetëm:t’i jap ngjyrë ditëve të mia.
Fundja nuk është dhe aq e lodhshme,pasi mjafton të shoh pak tek vetja për të plotësuar veten dhe për ti dhënë formë botës sime shpirtërore,sepse arti që jeton brenda meje i fal asaj ëmbëlsinë e një të sapolinduri,gjallërinë e pranverës dhe zellin luftarak .Nuk me duhet një ekspozite madhështore apo një skenë gjigande për të shpalosur artin tim. Mjafton një mori ngjyrash të hedhura bukur në fletën e bardhë apo një fragment kënge të kënduar spontanisht për ti treguar vetes se çfarë jam e aftë të bëj,ndonëse në vend të një publiku madhështor mund të jetë thjeshtë familja apo miqtë e mi më të mirë. E si mund ti rezistoj un nje muzike të bukur por e mërmëritur nën zë apo shoqërin&eu ml; e një kënge ritmike pa disa hapa të shpejtë dhe të saktë?
Dhe për këto nuk me nevoiten duatrokitje dhe as një diplomë akademike për t’i treguar gjithë botës për botën time. E dashuroj të bukurën,dhe kur do dicka arrin ta realizosh atë me zell duke i dhenë një formë më të bukur asaj që i jep kuptim jetës,sepse un e dua jetën,i dua njerëzit dhe mbi të gjitha i dua dhe i mbroj vlerat e mia.
Fundja vetë dashuria për jetën vërteton më së miri se arti rritet brenda teje të bën ta shohësh botën e jashtme me një fytyre tjetër ,më të bukur dhe më të gjallë .E pra ,un jam një artiste dhe askush s’më ndalon dot te qënit e tille,ndonëse kjo ndoshta nuk ju bind aspak!
Fundja nuk është dhe aq e lodhshme,pasi mjafton të shoh pak tek vetja për të plotësuar veten dhe për ti dhënë formë botës sime shpirtërore,sepse arti që jeton brenda meje i fal asaj ëmbëlsinë e një të sapolinduri,gjallërinë e pranverës dhe zellin luftarak .Nuk me duhet një ekspozite madhështore apo një skenë gjigande për të shpalosur artin tim. Mjafton një mori ngjyrash të hedhura bukur në fletën e bardhë apo një fragment kënge të kënduar spontanisht për ti treguar vetes se çfarë jam e aftë të bëj,ndonëse në vend të një publiku madhështor mund të jetë thjeshtë familja apo miqtë e mi më të mirë. E si mund ti rezistoj un nje muzike të bukur por e mërmëritur nën zë apo shoqërin&eu ml; e një kënge ritmike pa disa hapa të shpejtë dhe të saktë?
Dhe për këto nuk me nevoiten duatrokitje dhe as një diplomë akademike për t’i treguar gjithë botës për botën time. E dashuroj të bukurën,dhe kur do dicka arrin ta realizosh atë me zell duke i dhenë një formë më të bukur asaj që i jep kuptim jetës,sepse un e dua jetën,i dua njerëzit dhe mbi të gjitha i dua dhe i mbroj vlerat e mia.
Fundja vetë dashuria për jetën vërteton më së miri se arti rritet brenda teje të bën ta shohësh botën e jashtme me një fytyre tjetër ,më të bukur dhe më të gjallë .E pra ,un jam një artiste dhe askush s’më ndalon dot te qënit e tille,ndonëse kjo ndoshta nuk ju bind aspak!
ESE:Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?
Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?
Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore.
Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?
Kur analizojme kete pyetje e para gje qe na vjen ne mend eshte: cfare eshte morali ne vetvete? Ne nje kuptim te gjere morali eshte aftesia e nje personi per te dalluar veprimet te mira nga ato te keqija. Problemi i etiketimit te nje veprimi i mire apo i keq varet nga kultura, nuk mund te themi qe eshte objektiv, pra ai ndryshon ne vende te ndryshme. Shpesh here shoqerite me te prapambetura i quajne ato me te civilizuarat si amorale apo te shthurura. Kjo vjen nga pasoja te ndryshme, por kryesisht mund te themi qe kodet e tyre morale jane me te ngurta. Nje kod moral mund te shihet si nje permbledhje se cfare besojne njerezit qe mund te te beje nje njeri te mire.
Morali i brendshem ashtu si kodet morale te nje shoqerie na ndohmojne te mos kryejme veprime jo njerezore, si per shembull te vrasim dike pa arsye.
Por realisht cfare do te te ndodhe nese nuk ka moral? Padyshim pergjigja eshte hipotetike, bazuar ne analizen e mesiperme te asaj cka quajtem moral. Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter.
Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre.
Si perfundim mund te themi qe nje shoqeri te jete e afte te ekzistoje ne rradhe te pare e me as te perparoje ka nevoje per rregullatore si ligji, morali etj. Sigurisht qe ka lirine e saj, por sic eshte dhe pika kryesore e te drejtave te njeriut: liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne nje shoqeri pa moral dhe pafund liri, nuk do te ishte e mundur te jetoje.
Ese filozofike: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do
Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.
Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.
Ne cdo fushe te jetes ku punohet, luftohet ose ndertohet me pune ,mund e djerse, ne menyre te ndershme apo jo , me guxim,trimeri apo jo dallohen njerez te cilet kapen fort pas lavdise e arrijne ate dhe gozhdojne kembet aq fort sa nuk shkeputen me prej saj.Ka plot njerez te cilet te njohin per keto cilesi por ka edhe nga ata qe nuk te kane pare dhe njohur kurre me pare . E te gjithe keta njerez c’bejne ?Flasin e cmojne lavdine tende ne jete.
Cdo gje eshte e ndertuar me dy ane ashtu sikurse eshte medalja nje simbol tanime i konsumuar. Edhe ne aktivitetin tend lavdioz merr pjese pozitivja ashtu sikurse edhe negativja.Pozitiviteti lidhet me merita ,vlera apo gjithcka qe ty te ben te arrish me ndershmerine e plote kete lavdi.Negativiteti lidhet me ato antivlera qe gati po shtohen shume keto dite ,lidhet me: babezine, intrigen ,me hakmarrjen . Rruga ku te cojne keto?E lehte. Ne boten e turbullt, ne cekuilibrimin e meritave dhe lavdise.Disa njerez kur ke fame apo lavdi per arsye te shpresave te ushqejne per perfitimin e tyre vetjak , te perkrahin dhe te nxisin qe te vazhdosh ne rrugen qe ke ndermare, disa te tjere per arsye xhelozie apo zilie ndonese jo hapur,ne menyre teper te maskuar mundohen si e si te zbehin lavdine . Intriga eshte ajo arme e mprehte e luftes kunder lavdise.
Ne te gjitha peripecite e jetes pro dhe kundra gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri.Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon dhe kjo zemer njerezore nuk ka emer tjeter vec :ZEMRA E NENES!
ESE BUKURIS, SI PERCEPTOHET BUKURIA
Bukuria. Si perceptohet.
Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te dikujt. Dhe ne fakt nuk e kane gabim: sigurisht qe bukuria fizike ekziston, dhe madje eshte teper terheqese, godet syrin ne momentin e pare...por keto njerez shpesh deshtojne ne perceptimin e bukurise se brendshme. Vetebesimi dallohet dhe ne jeten e perditshme, kur dikush merr komplimenta per nje prerje te re te flokeve apo nje veshje te re, fillon dhe ndihet me mire, me me shume vetebesim dhe dita merr nje kthese pozitive. Vetebesimi rrit vetevleresimin tone, i cili i jep njeriut nje pikepamje me pozitive per jeten, dhe kjo nevojitet per nxjerre bukurine e brendshme te nje njeriu.
Perceptimi mbi bukurine eshte sigurisht mjaft i gjere, duke e bere nje teme komplekse, dhe prandaj ka dhe mjaft pikepamje per bukurine. Nje shembull i tille eshte nje grup etnik ne Afrike te cilet besojne qe te kesh unaza rreth qafes te cilat ta zgjasin ate, i ben te bukur. Po ashtu si ne Kine ku kembet e vogla merren si shembull i bukurise dhe njerezit kane krijuar metoda per mosrritjen e tyre. Keto jane vetem disa shembuj te disa traditave antike lidhur me bukurine fizike; te shohesh ate te brenshmen eshte nje menyre tjeter per te pare bukurine. Njerezit kane filluar te besojne qe vetebesimi dhe bukuria jane te nderlidhura. Ne kerkim te evidencave per te mbeshtetur kete argument, me erdhi ndermend nje shembull i perditshem: Kur dikush ka vetebesim duket qe ne sjellje pasi ka tendence te vishet me gjera qe i shkojne, rregullohet per tu dukur sa me mire dhe nga ana e jashtme, kujdesen per veten dhe per me teper buzeqeshin me teper. Buzeqeshjet jane gjithmone te bukura. Kur sheh qe ai vetebesim qe rrezatohet i ben te gjithe te tjeret rreth teje te ndihen me mire, kupton qe bukuria i rrethon te gjithe.
Sigurisht bukuria eshte subjektive, por gjithcka mjafton eshte pak vetebesim dhe te jemi mendjehapur te arrijme te shohim te gjithe bukurine qe na rrethon cdo dite. Streset qe hasim ne jete ndonjehere na bejne te harrojme te shohim perreth dhe te mos perceptojme te gjithe gjerat e bukura qe na rrethojne. Le te ndalojme te gjithe nje moment dhe te harrojme gjithcka...a nuk duket cdo gje me bukur tani?
ESE:"Cfare me thone 100 vjet pavaresi e vendit tim"
“Çfarë më thonë 100 vjet pavarësi e vendit tim”.
Flamuri po ngrihej lart e më lart. Nën tingujt e himnit të flamurit dhe të brohorimave të qytetarëve, ai valvitej krenar mbi qytetin e Vlorës, në të njëjtën mënyrë si 100 vjet më parë. Ja, më në fund arriti në majë. Shqipëria mbushi 100 vjet shtet i pavarur. 28 Nëntori i këtij viti shënoi jo vetëm ditëlindjen e
Shqipërisë, por edhe një përvjetor të rëndësishëm të shpalljes së pavarësisë. U mbush plot një shekull nga dita kur në Vlorë, u ngrit flamuri kuq e zi nga patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin. Në ditëlindjet e miqëve e të afërmve urojmë gjithnjë “U bëfsh edhe 100 vjeç!”. Por unë Shqipërisë i uroj më shumë, se 100 vjet ajo i mbushi. Uroj që vendi im të rrojë sa të jetë jeta, uroj që Shqipëria të jetojë përjetë!
Është një ndjenjë që i bashkon të gjithë shqiptarët, kudo që janë, pa asnje dallim. Është ndjenja kombëtare dhe dashuria për vendin e tyre. Ky 100 vjetor i bashkoi shqiptarët më shumë se kurrë. Të ardhurit nga trevat jashtë Shqipërisë si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia etj, si edhe nga vendet e Evropës ishin të shumtë. Rrugët e qyteteve kryesore, sidomos Tiranës dhe Vlorës, ishin mbushur me shqiptarë nga të gjitha krahinat. Në pamundësi për të ardhur, kishte edhe shumë emigrantë të cilët e festuan 100 vjetorin e pavarësisë në vendet ku jetojnë.
Festimet ishin madhështore, si kurrë më parë në Shqipëri! Përgatitjet kishin filluar që para disa muajsh për festimin e ditës së pavarësisë. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e madhe. Sheshet e rrugët u mbushën plot dhe kudo ndihej patriotizmi dhe atdhedashuria. Koha ishte e keqe, frynte erë dhe binte shi, por kjo nuk i pengoi njerëzit të merrnin pjesë në aktivitetet e organizuara. Ata nuk dolën nga detyrimi apo për ndonjë miting politik. Dolën nga dashuria për atdheun! Nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë shqiptarë të mbledhur bashkë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe patriotëve shqiptarë, të cilët bën të mundur shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1912. Ata sakrifikuan shumë nga jeta e tyre për vendin tonë. Shqipëria bëri një shekull e pavarur falë përpjekjeve të këtyre atdhetarëve. Për këtë arsye, gjatë festimeve të 100 vjetorit, figurat e tyre u lartësuan e u vlerësuan nëpërmjet ekspozitave e monumenteve.
Gjatë festës së pavarësisë ra në sy një problem i madh, kombi shqiptar vazhdon të jetë i copëtuar. Shqipëtarëve të trevave jashtë Shqipërisë, iu desh të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri. Vendimet e marra në konferencën e Londrës përbëjnë ende një plagë për kombin shqiptar. Shteti shqiptar mbushi 100 vjet i pavarur, por kufinjtë e tij përfshijnë vetëm një pjesë të territoreve ku jetojnë shqiptarët. Kosova është shtet më vete, në jug disa nga trevat shqiptare i përkasin Greqisë, në lindje Maqedonisë, në veri Serbisë e në veriperëndim Malit të Zi. Në vitet në vazhdim duhet të përpiqemi sa më shumë që t’i rrëzojmë këta kufinj, jo vetëm në zemrat dhe mendjet tona, por edhe në harta. Jemi një komb, një gjak ndaj duhet të kemi një shtet e një flamur. Shqipëria është e copëtuar dhe tani e në vazhdim duhen bërë përpjekje për ta bashkuar atë, të bëhemi të gjithë një shtet i vetëm.
Pavarësia kurorëzoi një Shqipëri të lirë ndërsa 100 vjetori kurorëzoi një Shqipëri në zhvillim. Sot vendi ynë është në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Evropë. Shqipëria është antare e NATO-s dhe po bën përpjekje për tu integruar në BE. Momentalisht janë duke u plotësuar kushtet për tu bërë vend kandidat. Vendi është duke bërë përmirësime të ndjeshme në fusha të ndryshme, ekonomi, politikë, transport etj.
100 vjet pavarësi kanë ndikuar në zhvillimin dhe stabilizimin e ekonomisë dhe industrisë. Pas rënies së komunizmit, marrdhëniet me shtetet e tjera kanë rritur importet dhe eksportet. Mjaft i zhvilluar në Shqipëri është edhe turizmi. Kushtet klimatike dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota. Transporti gjithashtu është zhvilluar shumë gjatë një shekulli. 100 vjet më parë, udhëtimi i Ismail Qemalit drejt Vlorës, hasi probleme për shkak të transportit, (karoca me të cilën ai udhëtonte u demtua dhe mbeti në rrugët e përbaltura nga shiu). Sot, një rrjet rrugor i standardeve evropiane lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Më e rëndësishmja është Rruga e Kombit e cila lidh Shqipërinë ,e Kosovën, dy shtetet ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve.
Shqipëria është zhvilluar dhe ka ecur shumë përpara, por ajo ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet bërë ende shumë përpjekje që Shqipëria të bëhet një vend i mirfilltë i Bashkimit Evropian. Një tjetër detyrë e rëndësishme e Shqipërisë është bashkimi kombëtar, duhen bërë përpjekje të mëdha që ky qëllim të arrihet dhe të gjithë të jemi një shtet e të kemi një flamur. 100 vjet pavarësi për mua janë fillimi i një Shqipërie të madhe, të zhvilluar dhe me qytetarë të denjë. Edhe një herë, rrofsh moj Shqipëri përjetë!
ESE Letrare: "Ti dashuri je liri, ti dashuri je roberi"
Bazuar ne liriken e L. Poradecit
"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"
Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe
misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.
Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell.
Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje boten. Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe qiellore ne shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me te lire, te afte te beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per te arritur dhe me te pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pae, ajo eshte bipolare.
Dashuria shpesh na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta dhe kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen e paster. Dhe njeriu thyhet ne shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot menjane...ajo qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte roberuese kur personi i zemres ndodhet larg, i distancuar...dhe ne ndjejme mall, nje mall akoma me roberues se refuzimi, nje mall vajtues. Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e zemres se roberuar dhe ti ngjisim serish, ajo na e thyen serish, nuk do tja dije.
Megjithate, sado roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe dashuria, mund te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme dhe mbi te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes, ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo barriere, ajo kerkon ne kembim vetem pak besim.
Ese letrare : Libri, miku yne me i mire
Besoj se te gjitheve na ka qelluar te kemi lexuar ndonje liber aq perfshires saqe s'e kemi kuptuar as si ka kaluar koha, as qe jemi vetem ne dhome. Personazhet na duken si miq te vjeter, vuajme me to, qajme per to apo dhe lutemi per to. Nga e ka valle origjinen kjo lidhje e vecante e njeriut me librat? A kane librat nje force te tille sugjestionuese qe na prek ndergjegjen, apo akoma me thelle,
nenndergjegjen tone? De se fundmi, a ia vlen te perfshihemi ne kete bote te trilluar ?Sa slogane jane perdorur ne vite per te bindur njerezit te lexojne, te kuptojne bukurine e fjales, forcen e saj dhe aftesine per te ndryshuar mendimet dhe njenjat tona! Librat jane dhe thesar, dhe burg. Nuk eshte e habitshme te perfshishesh aq shume ne nje histori, sa te nxjerresh perfundime dhe parime per jeten tende. Mund te lexosh Hamletin, dhe te vendosesh qe do te kerkosh drejtesine dhe te verteten. Mund te lexosh Migjenin dhe te kerkosh te thyesh tabu!Dhe pse pa jete, ato shpesh transmetojne shume me teper se nje bisede mes miqsh, sepse librat permbajne mendimet me te zgjuara e me te vlefshme te kohes, ato te cilat nuk i kane lene t'i marre era. Kjo i ben librat te kene nje force motivueve dhe sugjestionuese te konsiderueshme. Bota e librit eshte aq e pasur saqe ti ndiehesh gjithnje inferior, i perulur ndaj rrjedhes se tij, i paafte te nderhysh apo te ndryshosh ate c'ka libri thote, pra eshte si te kesh nje shok qe eshte gjithnje me i mire se ty, nga cili ti meson pa krijuar komplekse te marredhenieve njerezore.Libri permban art, dhe arti na ushqen shpirtin. Liria dhe gjendja e shkrimtarit transmetohet ne nje menyre fare te natyrshme. Ti ndiehesh i perfshire ne nje situate sa intelektuale dhe familjare. Ky mik, libri, te jep pergjigje pa i bere ti pyetje, te jep ndihme pa ia kerkuar ti, pra libri eshte i shkruar dhe i projektuar per njerezit. Vete natyra njerezore ka nevoje per nje bote te dyte, qe ta perfshije dhe ta largoje ndonjehere nga ajo realja, si te jete nje kure apo nje mekanizem i pavullnetshem mbrojtes. A eshte leximi nje nevoje baze jetesore? Ndoshta jo, por sigurisht qe eshte nje nevoje. Eshte nje nevoje, jo vetem sepse na pelqen te lexojme, por edhe sepse leximi na edukon, dhe ndikon ne sjelljen dhe kulturen tone. Nuk mund te jemi te pacenueshem nga kulturat qe na rrethojne, do te influencohemi nga ato edhe ne menyre te pavullnetshme Ceshtja eshte qe kjo influence te te jete pozitive dhe te na sherbeje per mire dhe kjo arrihet vetem nepermjet informimit dhe leximit , ndaj duhet te mbajme gjithnje ne liber ne cante.Analize e nje pikture te Van Gogh
Vincent Van Gogh – Luledielli
Ka shume vepra arti qe shetisin neper te gjitha galerite e botes, dhe jane bere sinonime te vete emrit te artistit apo teknikes. Pikturat e shumta te lulediellit te van Gogh jane nje nga ky shembull. Sapo dikush e sheh kete ben nje lidhje te menjehersh
me ne mendje ndermjet emrit te artistit dhe piktures, por gjithashtu dhe ndermjet artistit dhe influences se tij ne zhvillimin e artit nepermjet ketyre pikturave. Ne momentin qe dikush sheh keto piktura fillon dhe ve re aspekte qe duket sikur rrjedhin nga nje veper tek tjetra . Ngjyrat jane vibrante dhe shprehin emocione ne menyren me tipike te lidhura me jeten e luleve te diellit: nga ngjyra te verdha te shnderritshme qe shprehin lulezimin e plote e deri tek kafe te thata qe shprehin rrudhjen dhe vdekjen; prezantohen te gjitha fazat e endura ndermjet ketyre te kundertash polare. Ndoshja kjo teknike eshte arsyeja se pse njerezit terhiqen nga kjo picture; ndjesia e permbushjes qe ndodh nga te paret e cdo sprektri te jetes dhe avash avash e me thelle te kuptuarit se si te gjitha qeniet e gjalla jane te lidhura me njera tjetren.
Ekzistojne disa vepra te kesaj serie pikturash (secila nga to eshte lehtesisht e identifikueshme qe mban firmen e Van Gogut) neper te cikat ka vetem disa detaje te vogla qe i dallojne. Ne menyre te pergjithshme paraqitja kryesore e piktures, se bashku me pozicionimin e vete luleve te diellit mbetet e njejte. Me poshte mund te shohim zonat e vecanta te ndryshimeve neper piktura te ndryshme.
Ne te majte mund te shohim dy piktura luledielli te nje serieme te njejtin emer; megjithate keto dy vepra kane disa ndryshime teper te vogla.
Ne te majte mund te shohim dy piktura luledielli te nje serieme te njejtin emer; megjithate keto dy vepra kane disa ndryshime teper te vogla.
1. Ka ndryshime ne strukturen e petaleve te disa nga luleve. Tek numri 1 mund te shohim se si vepra e dyte eshte me e mbushur ne detajin perkates.
2. “Syri” ne qender te lules ka ngjyra te ndryshme. Ne te paren ka me teper nje ngjyre jeshile ne te verdhe, ndersa ne te dyten te zeze te theksuar.
3. E njejta gje ndodh dhe me piken 3, ku ngjyrat e perdorura jane te ndryshme.
Megjithese pikturat e luleve te diellit te Van Gogut jane shume te ngjashme ne shume aspekte, secila qendron vecmas sin je veper unike arti. Van Gogu filloi te pikturonte luledielli pasi u largua nga Hollanda dhe u vendos ne France ne kerkim te krijimit ten je komuniteti artistik. Pikturat e par ate series u krijuan per te dekoruar dhomen e gjumit te mikut te tij, Pol Ganguin. Shumica e tyre u pikturuan ne Arles, France rreth viteve 1888-1889.
Ese filozofike : C'eshte njeriu?
Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te tokes ku jetojme dhe te afte te marrim lehte ate c'ka duam. A eshte e drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?
Nuk jemi as vrapuesit e as notaret me te shpejte, shqisat tona kane ndijime shume me te dobeta se te kafsheve te tjera, nuk jemi ata qe orientohen lehte me diellin, nuk mund te shohim mire naten, dhe perseri mbahemi si qeniet me te forta, me te pershtatura dhe dominante ne planet.
C'jemi? U be mijera vjet qe nuk pergjigjemi dot. Kemi arritur te zhbirojme galaksite, te ndajme atomin, te gjurmojme driten, dhe ende s'jemi marre me veten tone. Ka nje pengese, ndoshta sepse njeriu e ka te veshtire te perkufizoje veten e vet, e ka te veshtire te eksperimentoje me specien e vet, ose ndoshta mendja jone eshte e projektuar ne ate menyre qe te mos zbuloje te fshehtat tona.
Disa thone se njeriu eshte nje kafshe me arsye. Kafshe na bejne instiktet. Instiktet na shtyjne te plotesojme nevojat baze per te jetuar. ID-ja, thote Frojdi, eshte nje pjese e erret, ne nendergjegjen tone, ku ne menyre kaotike zhvillohen instiktet : uria, etja, uria seksuale dhe ruajtja nga dhimbja. Keto i kemi te perbashketa me gjithe kafshet, ndersa ato qe na diferencojne jane deshirat tona dhe kufizimet qe na ve shoqeria.
Egoja na ben te realizojme nje set funksionesh psikologjike : gjykimin, ambicjen deluzionin, agresivitetin , etj ,me pak fjale gjitcka qe mund te na duhet per te plotesuar nejovat qe vijne nga zeri i brendshem i instikteve. Superegoja eshte ajo c'ka e frenon instiktet tona kafsherore, na ben njerez te afte te jetojme ne nje shoqeri ku ka ufizime moralee shoqerore. Ndersa instiktet na shtyjne te veprojme ne nje menyre teresisht te lire, superegoja na kufizon, na tregon c'eshte e mire e c'eshte e keqe, si duhet te veprojme drejt ne nje mjedis nderveprues.
Me kete analize, s'mund te themi qe jemi teresisht te krijuar nga natyra, dhe teresisht ne dore te saj. Njeriu ka ne dore sjelljen e tij, pershtatjen dhe intelektin. S' mund te konsiderohemi si kafsha me e sofistikuar pa futur ne loje arsyen tone, ate c'ka na diferencon dhe na ben te bashkeveprojme. Pa tolerance, pa komunikim, qenia njerezore, e cila dikur jetonte e vetme, si nje gjuetare e thjeshte, nuk do te organizohej per te krijuar struktura me komplekse, ku ndeshen bashke interesat e perbashket, por dhe ato te ndryshme.
Njeriu eshte nje epiqender emocionesh dhe ndjenjash. Ngacmimet me te forta njerezit i marrin nga nje proces i vecante; jo nga dhimbja apo uria sic mund te ndodhte tek kafshet, por nga ngjarje, ndodhi qe shkaktojne emocione. Njerezit kane thene qe vdekja eshte vdekja e tjetrit, qe dashuria eshte motorri qe leviz boten... Njerezit ia atribuojne jeten e vet ndjenjave, jane pre e tyre. Ndjenjat influencojne aq shume sa cdo veprim joni varet nga to, nga gjendja jone shpirterore. Njerezit shtrojne pyetjen nese duhet vepruar me arsye apo me zemer. Njerezit besojne dhe kane shprese, me pak fjale jemi shume te vecante, pikerisht nga kjo pjese qe na ben njerezore, nga ndjenjat humane, ato qe na mbrojne nga instiktet e egra qe duan thjesht mbijetese.
Kjo teme eshte shume e gjere, madje dhe e kote, por njekohesisht dhe mbreteresha e temave, nese arrijme t'i vejme kuroren.
TEMA: Dhuna ne Familje -ESE
Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu, ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare
Rrënjët e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të Shqipërisë) përfshinakte që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për fëmijët dhe anëtarët e tjerë tëfamiljes dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët meshkuj të familjes. Kanuni përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq, ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij, nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve zakonore.
Shpesh thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ. Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në këtë shekull ka nevojëpër një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë, mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit. P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij fenomeni në Shqipëri. S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht. Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. 64% e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke marë në konsideratë të dhëna tëtjera nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha rrethet e vendit. Një fakt tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.
ESE FILOZOFIKE : "Subjektiviteti ne jeten e njeriut"
"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez." Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo
interpretime sipas deshires; ajo eshte e akullt dhe konstante, njelloj sic nuk mund te kundershtojme qe neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez. Megjithe saktesine qe na ofron matematika si nje shkence ekzakte, ajo eshte e modeluar sipas kendveshtrimit tone te realitetit pra nuk eshte absolute. Kjo do te thote qe ne nje realitet te ndryshem nga ky I yni, keto ligje dhe rregulla nuk do te ishin te vlefshme, ne te njejten menyre neper 2 pika do tem und te kalonin mijera drejteza. Para disa vitesh keshilli i qytetit te Monzes ne Itali ndaloi njerezit qe kishin peshq te kuq, ti mbanin ata ne akuarime te rrumbullaketa. Arsyetimi ishte qe eshte mizore ti mbash peshqit ne nje akuarium me faqe te perkulura, pasi peshku ka nje perceptim te shtremberuar te realitetit. Por nga e dime ne qe kemi nje perceptim te drejte dhe te pashtremberuar te realitetit? Perceptimi I peshqve ne akuarium eshte I ndryshem nga I yni, por a mund te jemi te sigurte qe eshte me pak I vertete? Ky perceptim nuk eshte si I yni, por megjithate peshku mund te formuloje ligje shkencore qe shpjegojne realitetin dhe levizjen e trupave qe veshtrojne jashte akuariumit. Megjithese levizja e objekteve do te ishte ne nje vije te lakuar, peshku mund te formulonte ligje te cilat ishin te verteta dhe do te kryenin parashikime per levizjen e trupave. Sigurisht qe ligjet e tyre do te ishin me te veshtira se tonat, por thjeshtesia eshte ceshtje shijeje. Nje tjeter shembull eshte shikimi,qe realizohet nga truri, I cili merr nje seri sinjalesh nga nervi optik. Keto sinjale perpunohen nga truri dhe formojne figuren ne menyren si e perceptojme ne. Keshtuqe kur dikush thote “shoh nje karrige”, nuk sheh tjeter gje vec driten qe karrigia ka perthithur dhe ia ka transmetuar trurit. Keto shembuj na cojne ne nje konkluzion shume te rendesishem per filozofine dhe menyren e perceptimit: Nuk ka nje koncept realiteti te pavarur nga teoria apo vrojtimi. Ne vend te tij neve bazohemi ne nje realitet te varur nga nje model vrojtimi. Ky lloj realiteti I perkon dhe menyres si ne I perceptojme objektet ne jeten e perditshme. Pra ky njeri I shekullit te ri, ka ngritur kultin e tij, I cili nuk ka kufizime apo detyrime dhe nuk kerkon perkushtim. Dhe ky kult I pershtatet me se miri realitetit qe secili prej nesh jeton.Ese filozofike : Vdekja eshte vdekja e tjetrit
Vdekja eshte ajo qe na tremb me shume, me shume se cdo gje ne kete jete.
Kujt I trembemi me shume, vdekjes tone, apo vdekjes te njerezve tane me te dashur? Cfare eshte me e dhimbshme te mendosh, qe
diteve tona do I vije fundi, apo qe ne ditet tona nuk do na shoqerojne me njerezit tane te dashur? Misteri I vdekjes eshte ai qe na fut ne panik, padituria jone na shtin friken. Eshte vetem nje mashtrim kur mendojme qe vdekja eshte fund I jetes, kur ne te vertet mund te jete nje fillim I ri. Shpeshhere mendojme se vdekjen nuk e njohim, kur ne fakt e kemi ndjere veten te kemi vdekur ne udhetimin qe e quajme jete. Sepse ka njerez te cilet pavarsisht se jane te gjalle, e ndjejne veten te vdekur, ashtu sic ata te cilet jane te vdekur jetojne pergjithmone. Vdekjen e ndjejme kur na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e jona. Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me prane. Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne ato qe perjetojme. Jemi ne qe e ndjejme dhimbjen e vdekjes se te tjereve dhe gjithmone do ndjejme friken cfare mund te ndodhe pas vdekjes tone.
Ese e krahasim kontrastit :Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.
Ese e krahasim kontrastit :Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.
O mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti ,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot mistere.
O mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti ,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot mistere.
Kete dualizem e gjejme ne cdo sfere te jetes njerezore, deri tek mardhenjet bashkeshortore dhe ato prinder-femije. Klitemnestra dhe Medea -dy qenje njerezore qe e pasqyrojne ne menyren me perfaqesuese te keqen qe mund te pjelle mendja njerezore,nje mendje shume djallezore. Klitemnestra-nje nene e dhemshur,deri ne tragjedi qe vret burrin e saj. Pra nje mohim i ndjenjave bashkeshortore per ndjenja te dyshimta memesore. Rasti i saj me kujton nje thenje qe nuk e di sa qendron:'"O grua,qe e ke emrin tradheti...!"Pra kjo grua vritet nga biri i saj. Kjo ben qe te shkermoqet ai pretendim memesor, me tecilin ajo perpiqet te justifikoje krimin e saj...
Medea-nje nene dhe bashkeshorte tek e cila nuk kuptohet qarte nese keto dy cilesi bashkejetojne apo mohojne njera-tjetren. Une mendoj se ketu qendron edhe tragjedia e saj,sepse ketu prishet raporti midis nenes e gruas. Une si njeri me shpirt e ndjenja njerezore nuk mund te kuptoj hakmarjen e saj ndaj gruas e cila i mori burrin, dhe jo me ndaj burrit te saj, ndaj te cilit u hakmor duke vrare femijet ,qe ishin ne radhe te pare te pafajshem dhe njekohesisht ishin dhe femijet e saj. perfundimisht ,mendoj se ato si nena ngjajne ne mohimin e bijve te tyre per dashurine ndersa si gra ngjajne ne krimin ndaj bashkeshorteve. Mendoj se ato dallojne ne faktin se KLitemnestra ishte tradhetare, kurse Medea ishte e tradhetuar.Gjithashtu,ato dallojne nga fakti se e para vritet nga femijet,kurse e dyta i vret ata...
Ese argumentuese : Migjeni, shkrimtari qe tronditi themelet e shoqerise shqiptare.
Ne tere vepren e tij, Migjeni trajton nje teme shoqerore ekistencialiste, me karakter polemizues dhe te drejtperdrejte. Ai shkruan per jeten e njeriut ne situatat e veshtira ekzistencialiste, e pare nepermjet shfaqjeve psikologjike. Mesazhi qe pershkon gjithe vepren e Migjenit eshte domosdoshmeria e shnderrimeve te formave te shoqerise shqiptare. Situatat e mbijeteses cojne dhe bejne reale shembjen e te gjitha kulteve, te gjitha besimeve dhe bindjeve, dmth atyre fetare, politike, atdhetare, pa perjashtuar dhe ato morale. Migjeni shfaq vazhdimisht idene se jeta shoqerore kushtezohet nga jeta materiale, se vlerat morale e shpirterore shkatarrohen ne kushtet e mjerimit dhe vuajtjeve te shumta. Me dhembje e revolte ai tregon se dinjiteti legjendar i malesorit, se nderi i malesores dhe i qytetares se varfer kane marre fund ne luften per ekzistence, ne veshtiresine per t’i siguruar femijes nje cope buke e per ta shpetuar nga vdekja. Migjeni shprehu bindjen se per sa kohe nuk do te permbyseshin idhujt e vjeter, gjithcka ne jeten e qytetit e te fshatit do te mbetej ne mjerim. Skicat e tij shquhen per antikonformizem te theksuar, ne kuptimin e mospajtimit jo thjesht me nje shoqeri te caktuar, ten je kohe te caktuar, por me gjendjen absurd njerezore. Poezite e tij jane nje shuplake cmitizuese ndaj miteve tashme te rreme. Ai i tronditi themelti e shoqerise shqiptare, jo sepse shkruajti me nje stil sarkastik apo te ashper, por sepse preku ato tema qe shqiptaret i kishin per zemer, e i mbanin si krenari, nderkohe qe gjithcka qe ata besonin, ishin vec dekorime.Migjeni i zhveshi, i grisi flamujt e melankilise, i theu malet jashte cdo konteksti shoqeror e i dha nje dush te ftohte euforise himnizuese te kohes.
Ese letrare : Deshira ime - DESHIRAT E MIA
Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen
“dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tje trin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.
Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.
Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vetë ;m me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.
Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.
Te jesh i huaj, i vetem, a eshte e njejte me te qenin i vecante?
Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.
Shume njerez jane te vetmuar dhe ata e perkufizojne kete si “gjeja me e keqe qe i ra”. Eshte e kuptueshme, te gjithe kane nevoje per nje njeri qe t’i rrije prane, apo ndoshta edhe per me shume, per nje grup njerezish, per nje grup miqsh. Te dish qe do te kalosh jeten i vetem, eshte si te jesh nje njeri pa njeri, nje femije pa shtepi. Vete natyra njerezore eshte sociale, marredheniet me njerezit jane si ushqimi apo si mjekimi. Me kot nuk i vizitojme te afermit tone kur jane te merzitur, apo dhe te semure.
Mirepo, cfare thone mendimtaret apo shkrimtret rreth vetmise? A eshte ajo e keqja me e madhe, apo eshte nje e mire qe e trajtuar sic duhet na ndihmon te jetojme me te lumtur? Ideja e tjetersimit te njeriut ne shoqeri, nuk eshte nje koncept i ri. Te izolohemi, thote Kamy, te vecohemi dhe te ruajme unin prej mjedisit armiqesor, te mbrojme lirine tone te brendshme dhe te mos e cenojme ate nga marredheniet shoqerore. Marredheniet shoqerore shpesh jane konsideruar si kufizime per njeriun, i cili ne vetmi eshte me i lire, eshte vertete i lire. Egoja dhe superegoja nuk do te kishin kete kuptim, bota do te ishte edhe me e qete, edhe ndoshta me e paqte. Njerezit do te ishin me te vecante, secili i pandikuar nga mendimet apo percaktimet e te tjereve.
C’mund te themi per ne vete? A nuk jemi deshmitare qe jemi te paafte te zgjedhim kur duam te rrime vetem dhe kur te dalim? Brenda nje ore keto ndjenja mund te pershtjellohen aq shume dhe aq shpesh, saqe mund te dalim ne perfundimin se vecimi dhe bashkimi me te tjeret jane me teper te shkrira sesa te ndara. Vetmi do te thote kthim ne vetvete, por s’mund ta perkufizojme, sepse keshtu do ta kufizonim kete koncept ende te pazbuluar, ndoshta qellimisht nga qeniet njerezore.
Izolimi eshte ajo cka e perforcon me teper tiranine e ushtruar nga njerzit e ‘’medhenj’’ kundrejt atyre me ‘’te vegjelve’’ nepermjet dhunes e presionit psikologjik. Edhe pse evolimi e persosshmeria e jetes njerezore mund te themi se ka arritur kulmin, dhuna ekziston ende si nje fenomen teper shqetesues per shoqerine. Duke e pare ne nje hap kohor me te larget mund te themi se dhuna ka lindur me njerezimin, duke arritur kulmin me skllaverine e diktaturat. Pra lufta per ekzistence ishte ajo qe bente diferencimet. Ashtu sic thote edhe ligji i natyres pas cdo perballjeje ai qe fiton eshte gjithmon me i fuqishmi e me i forti, ndersa me i dopti eshte i destinuar te pranoje fatin e tij e te nenshtrohet ose te vdese.
Ne kohen e diktatures tirania ka arritur te fitoje me teper hapesire, pra nje udheheqes mbi te gjithe e nje popull i nenshtruar i cili I bindet urdherave e deshirave te tiranit. Ne nje vend te izoluar i cili ka shkeputur cdo lidhje me fqinjet e i sheh ata sin je rrezik kombetar edhe presjoni psikologjik sa vjen e rritetduke e pare tiranin jo sit e tille, por si hero duke e ngritur ‘’madheshtine’’ e tij ne pied estal e duke e bere ate te pavdekshem duke hyre thelle ne psikologjine e nje populli te tere.
Te nenshtrosh nje popull me ane te dhunes e ta besh ate te te adhuroje njekohesisht eshte vertet e cuditshme, por ky eshte dhe celsi i tiranise nje individ mbi te gjithe ne nje vend te izoluar e larg syve te te tjerve, I cili shihet si e vetmja shprese per te gjithe kjo eshte ajo cka arrin diktatura e tirania.
ESE TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË
TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË
Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.
Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.
Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate.
Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare.
Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra.
Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar.
Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim.
Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre.
Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire.
Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj.
ESEARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencëntë qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepnimendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.
ESEARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencëntë qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepnimendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.
Shpeshherë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta duarartë është edhe F. Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa kthim.
Këtë e shohim thuajse në çdo vepër të tij, duke e nisur me “Ne të tre!” e duke përfunduar me “Bolero në vilën e pleqve!”, e cila është dhe vepra e fundit e studiuar në këtë vit shkollor. Nëse i veçojmë të gjitha veprat nga njëra-tjetra do të mund të shihet më qartë çdo element përbërës i jetës, i veçuar nga përgjithësimet apo fjalët të cilat dashur pa dashur i humbasin kuptimin e saj të plotë. Tek vepra “Ne të tre!” dallohen qartë notat optimiste të jetës të cilat bëjnë të mundur vazhdimin e saj sa më gjatë të jetë e mundur. Në këtë vepër i shohim personazhet të veshur me një petk të dendur që mbart në vetvete të gjithë elementët e më ;sipërm. Në të gjenden forca, dashuria, madje deri diku dhe ekzistenca njerëzore. Kjo për shkak se vihet re mjaft qartë si nëpërmjet ngjarjeve ashtu edhe nëpërmjet karakterit të personazheve, ku dallohet dëshira e tyre për të jetuar dhe për të qenë ekzistent ndaj një bote thuajse inekzistente. Ata nuk përpiqen të mbijetojnë, ata thjesht përpiqen të jenë pjesë e kësaj jete, ashtu si dhe shumë të tjerë, ndaj dhe Kongoli njihet apo përmendet për këto veçori “të pazbuluara” të jetës.
Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të cilët bëjnë të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë ndaj një dashurie të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund të sigurojë një jetesë normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve shohim qartë dëshirën e tij për ta patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është diçka e mirë si për lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili dashur pa dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment. Madje pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli di të bëjë goditjet e duhura .
Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të kishte më kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe përjashtojmë ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa jetë. Sepse pa ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu. Dhe ndjenja e dashurisë do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë dhe e pakuptimtë, thjesht inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet autorit, dashuria e mposht atë mungesën e ekzistencës, mposht gravitetin duke kryer një udhëtim në drejtim të kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e tij dhe dashur pa dashur nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë që po e pengon të ngrejë krye. Ni s të errësohet krejt papritur dhe nis e perëndon në një kohë kur ti pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte absurd. Ajo urren atë që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë transformim.
Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të vetmen arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej ekzistenca e njeriut? Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu bëje qejfin egoistëve, të cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për të vrarë jetë të pafajshme me intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj nevojitet dashuria, që të mund të ndrijë në errësirën e urrejtjes, të mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të tjerëve me të gjithë forcën e mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta sërish, ja tek jam, mbi ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje. Ja se çfarë jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë kushdo dhe kurdo…”. Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të mundë ta zhdukin dot urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga triumfet që do të kenë ndaj saj.
Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i të mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund të ketë kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund tu shkojë dëm.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...