Tema : Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë

Tema :Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë
Objektivat :
Të arrijmë të dallojmë shkaqet kryesore të ndotjes.
Analize e detajueshme e shkaqeve kryesore te ndotjes.
Të dimë të listojmë format e ndotjes.
Të konkretizojmë me shembuj nga e përditëshmja ndotjen.
Vlerësimi i pasojave.
Krijimi i një eseje në lidhje me rrezikimin e planetit tonë .
ESE : SA I SËMURË ËSHTË PLANETI YNË ?
Ajri i ndotur, ngrohja globale, ujërat e pista dhe mbeturinat toksike janë vetëm disa prej sëmundjeve nga të cilat po lëngon toka.Specialistët nuk dinë ç’të bëjnë.Mediat vazhdimisht tërheqin vëmendjen ndaj gjendjes së mjerueshme të tokës me anë të titujve dhe të diçiturave të tilla si: «Peshkimi me dinamit e kthen fundin e detit në fushë masakre.» «Një miliard aziatikë do të thahen për ujë brenda 24 vjetëve.» «Dyzet milionë tonë mbeturina toksike tregtohen në botë çdo vit.» «Gati dy të tretat e 1.800 puseve të ujit në Japoni janë ndotur me lëndë helmuese.» «Vrima e ozonit mbi Antarktik është shfaqur përsëri, kësaj here më e madhe.»Disa njerëzve u mësohet veshi me lajmet e shumta rreth rrezikut që i kanoset mjedisit, madje ndoshta mendojnë: ‘Përderisa nuk më gjen gjë mua, s’kam pse të shqetësohem.’ Megjithatë, e kuptojmë apo s’e kuptojmë ne, shkatërrimi i mjedisit në përmasa të mëdha ndikon në pjesën dërrmuese të njerëzve. Meqë sot ndotja e planetit është kaq e përhapur, ka mundësi që tashmë ndikimin e saj ta ndiejmë në mjaft fusha të jetës. Prandaj të gjithë duhet të interesohemi për mirëqenien dhe ruajtjen e planetit tonë. Në fund të fundit, ku do të jetonim tjetër?
Mirëpo, sa i përhapur është në të vërtetë ky problem? Sa e sëmurë është toka? Si ndikon kjo në jetën e njerëzve? Le të shohim vetëm disa nga faktorët që na ndihmojnë të kuptojmë përse themi se toka jonë nuk është vetëm paksa pa qejf, por përkundrazi, është shumë e sëmurë.
▪ OQEANET: Në zona të mëdha të oqeaneve është tepruar me peshkimin. Një raport nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se «70 për qind e zonave detare të peshkimit janë shfrytëzuar kaq shumë, saqë është e pamundur ose tepër e vështirë që riprodhimi i peshqve të ecë me të njëjtin hap». Për shembull, popullatat e merlucit, troftës së detit, eglefinit dhe shojzave në Atlantikun Verior u zvogëluan gati 95 për qind gjatë periudhës së viteve 1989 deri në 1994. Po të vazhdojë kështu, ç’do të ndodhë me miliona njerëz, për të cilët deti është burimi kryesor për sigurimin e ushqimit?Gjithashtu, çdo vit, afro 20 deri në 40 milionë tonë krijesa detare peshkohen dhe hidhen sërish në oqean—zakonisht të plagosura ose të ngordhura. Pse i hedhin? Ato kapen bashkë me peshqit e tjerë. Pastaj peshkatarët mbajnë vetëm peshqit që duan, kurse të tjerët i hedhin në ujë.
▪ PYJET: Shpyllëzimi ka shumë anë negative. Pakësimi i pemëve sjell si pasojë uljen e aftësisë së tokës për të thithur dyoksidin e karbonit dhe thuhet se ky është një nga shkaqet e ngrohjes globale. Disa lloje bimësh, që mund të shërbejnë për përgatitjen e ilaçeve jetëshpëtuese, do të zhduken. Megjithatë, shkatërrimi i pyjeve vazhdon me të njëjtin ritëm. Ç’është e vërteta, vitet e fundit ky ritëm është përshpejtuar. Disa autoritete mendojnë se po të vazhdojë kështu, pyjet tropikale mund të zhduken brenda afro 20 vjetëve.
▪ MBETURINAT TOKSIKE: Derdhja e materialeve të dëmshme si në tokë edhe në det është një problem serioz që mund të dëmtojë rëndë miliona njerëz. Mbetjet radioaktive, metalet e rënda dhe nënproduktet e lëndëve plastike janë ndër substancat që mund të shkaktojnë çrregullime, sëmundje ose vdekje te njerëzit dhe te kafshët.
▪ LËNDËT KIMIKE: Gjatë 100 viteve të kaluara janë futur në përdorim gati 100.000 lëndë të reja kimike. Këto kimikate përfundimisht mund të qarkullojnë në ajër, në dhe, ujë e në ushqim. Pak prej tyre janë provuar për të parë ndikimin që mund të kenë në shëndetin e njerëzve. Megjithatë, nga lëndët që janë provuar, është zbuluar se një numër i konsiderueshëm prej tyre janë kanceroze ose shkaktojnë sëmundje të tjera.
Planetin tonë e kërcënojnë edhe shumë e shumë rreziqe të tjera, si: ndotja e ajrit, ujërat e zeza të patrajtuara, shiu acid dhe mungesa e ujit të pastër. Por edhe ato pak probleme që përmendëm deri tani mjaftojnë për të treguar se toka është vërtet e sëmurë. A mund të shpëtohet ky pacient apo beteja tashmë është e humbur?

                          Shkaqet kryesore të ndotjes
Problemi i ndotjes por dhe së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatuar për mbrojtjen e mjedisit, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes së tij. Unë mendoj se çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk po trajtohet ashtu si duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të zërë dhe realisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. Dhe mendime të qarta për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen ne tij në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë.Sa kohë do të zgjidhet ky problem ? Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur.
Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri. Në këtë pikë, shikoj se vazhdojne përsëri metalurgjiket të jenë një ndotës i madh i ambientit dhe nuk shoh asnjë masë të shtetit për të detyruar kompanitë për pengimin e ndotjes që vjen nga metalurgjiku, ose nga fabrika e çimentos. Është një përgjegjësi e madhe e ministrisë që nuk po di t’i imponojë kompanitë që të sigurojë mos ndotjen e mjedisit nga gazrat.
Së dyti nuk po tentohet të pengohet ndotja e mjedisit nga makinat. Nuk ka një politikë doganore që të favorizojë makinat reja. Duke e lidhur edhe ëme TVSH-në. Sepse taksa doganore është shumë e vogël dhe të bllokojë makinat që kanë së paku mbi shtatë vjet që kanë hyrë në 
Së treti ndotja e mjedisit nga pluhurat me grimca të mëdha që vijnë nga ndërtimet pa kriter. Kompanitë që ndërtojë nuk kanë asnjë detyrim për të krijuar një punë me një ndotje sa më të vogël të mjedisit, përkundrazi baltërat dhe pluhurat janë të kudo gjendshme. Nuk ka asnjë interesim të ministrisë për detyrimin e kompanive që të zbatojnë të gjitha normat që duhet për mbojtjen e mjedisit. Punimet kryhen në kushtet e trafikut në rrugë.
Së katërti ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë masë sensibilizuese ndaj opinionit publik.
Së pesti ndotja vjen edhe nga materiale qe kanë mbuluar lumenjtë dhe pyjet .Nuk sheh asnjë masë për t’i mbledhur dhe për krijimin e impianteve. Problem serioz është edhe problemi i erozionit të lumenjve. Ne po shkatërrojmë lumenjtë dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me mjedisin. Nuk shoh një vullnet dhe qoftë një zbatim të masave që mjedisi jonë të mos vazhdojë të shkatërrohet, ashtu siç po ndodh çdo ditë.

              FORMAT  E  NDOTJES
Ndotja e ajrit
Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe nëpërgjithësi i mjedisit që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim tëndotjes. Edhe pse ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, ai gjithashtumund të ndikohet edhe nga fenomenet natyrore.Ndotja e ajrit ndodh kur në ajër lirohen substanca në sasi që mund tëdëmtojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve ose mund të shkaktojnëdëme materiale. Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale -p.sh. rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i shtresës së ozonit.  Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, qëzakonisht sjell dëme në mjedis.
Ndotesit                                                                                                                                                       Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit, një përbërje kimike qëprodhohet nga vullkanet, industri të ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si naftadhe qymyri. SO2 është gaz që merr pjesë në formimin e shiut acid.

Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit, prodhohet nga industria. NO2 ështëtoksik dhe merr pjesë në formimin e shiut acid.  Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo-irritues, por shumëhelmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit.Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet në atmosferë,nxirret nga djegia dhe është jetësor për shumë organizma.Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd).Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën e ozonit, i prodhuar ngaprodukte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.

Ndotja e ujit
Sot në botë,konstatohet se gjysma e të gjithë njerëzve të planetit,ballafaqohet me mungesëne rezervave të ujit të pijshëm,rrethë gjysma jetojn në shtëpi jashtë standardeve apo pashtëpi fare. Dihet se 71% të sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar me ujë,po ashtudihet se jeta është shfaqur në ujë dhe është e lidhur ngusht me ujin.Prandaj, ndotja e ujitështë e rrezikshme jo vetëm për njeriun,por edhe për organizma të tjerë. Ndotja e ujit mundtë jetë fizike,kimike dhe biologjike.Si kriter për përcaktimin e cilësisë së ujit merrentreguesit fizikë,kimikë dhe biologjik. Tregues te ujit janë:temperatura,era,shija,ngjyra,transparenca.përcjellshmëria elektrike e ujit etj.Tregues kimikë i cilësisë së ujit merret vlera e Ph[aciditeti dhe alkaliteti ose baziteti},pasraj stabilitetidhe agresiviteti{fortësia}i ujit.Tregues biologjikë të ndotjes së ujit merret prania viruseve,ebaktereve,këpurdhave,nematodave,insekteve etj. Pa ujë planeti ynë do të ishte një top guri i zhveshur,pa tokë pjellore dhe pa atmosferë.Roli i ujit për qeniet e gjalla dhe planetin është ishumfishtë:ai është mjedis jetësor në të cilin jetojnë shumë qenie të gjalla,është burim iushqimit dhe i materieve të domosdoshme minerale.Në kohen e sotme uji është edheburimi i resurseve energjetike[hidroenergjia].Uji është materie e pazavendësueshme[ujinmund ta zëvendësojë vetëm uji], i cili në natyrë qarkullon vazhdimisht.Gjatë këtij qarkullimiai kontaminohet me gazra toksike,mikroorganizma ,materie minerale e radioaktive.Për të jetuar qeniet e gjalla,uji që e konsumojmë ose që jetojn në të,duhet të jetë i pastër. Meshekuj njeriu ka hedhur mbeturina në ujë.Sot ujin e ndotin komunikacioni ujor,agrokemikatet[pesticidet dhe plehrat artificiale nga tokat bujqësore,],sapunetdetergjentet,zbërthyesit nga amvisria dhe fabrikat,pastaj metalet[p.sh.,plumbi dhezhiva]nga proceset industriale,agjensat infektivë si dhe temperatura.Të gjithë këta ndotës egjejnë rrugën deri në lumë e nga andej përcillen deri në det ose në oqean.Ndotja e ujëravemund të jetë sipërfaqësore,e thellë,bregdetare dhe e limaneve.Në ndotjen e ujërave rol tëmadh ka edhe erozioni i tokave.Lumenjë çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cilipërmban materie kimike si plehra,pesticide dhe insekticide.Megjithat, ndotja e ujërave pobëhet për ditë e më tepër problem serioz.Ndotja e ujrave mund të jetë,sipërfaqësore,ethellë,bregdetare dhe e limaneve.Burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit,hedhurinatindustriale,teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.Në ndotjen e ujërave rol të madh kaedhe erozioni i tokave. Lumenjtë për çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmbanmaterie kimike si: plehra,pesticide dhe insekticide.Pesticidet janë agjens kimik të cilëtasgjësojnë dëmtuesit,pra llojin e caktuar,mirëpo shpeshherë duke i eleminuar dëmtuesitdëmtohen edhe ata organizma që janë të dobishëm.Ujërat në afërsi të qyteteve përmbajnmikroorganizma, ku prezenca e tyre është e pranishme më shumë në ujërat pak tëlëvizshëm.Mikroorganizmat mund të vendosen në indet e peshqve dhe guacave me të cilatnjerëzit infektohen pas konsumimit.Sot në botë për çdo vit sëmuren me mija persona ngasëmundjet që barten me ujë.Ndotja është prezente gati çdokund rreth qyteteve të mëdha.
Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat elejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurtadhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave tekromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, teqymyrit te gurit, mbetjet e industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimikeetj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit tenaftes.
b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medhate tejpopulluara .Ketombetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine elejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhetedhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet ngasemundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke,meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke uperdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhembetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.Mjedisi gjeografik esht pjese e natyres ne te cilen jetojne dhe veprojne drente per se drejtinjerezit. Ai perfshine truallin dhe pasurite e tij nentoksore dhe mbitoksore, si minierat,tokat, pasurite klimatiko-ujore, boten bimore e shtazore etj.Veprimtaria e gjate e njeriut mbi mjedisin gjeografik te vendit tone, eshte shoqeruar meshendrime te natyres dhe me pasoja te shumta negative, te cilat kane vene ne rezik te tashmen dhe te ardhmen e ketij mjedisi. Nder keto pasoja theksojme: ndotja e ajrit, e ujit, etokave dhe e mjedisit te jetes e te punes, demtim i bimesise dhe i botes shtazore.Ndotja e ajrit eshte bere nga gazrat, pluhuri dhe bloza e hedhur ne atmosfere nga oxhaket efabrikave, uzinave, termocentraleve, madje dhe nga oxhaker e ndertesave te banimit.Gjithmon e me teper po rite ndotja e ajrit nga automjetet e transportit. Vrojtimet kane se kashume zona me ajer te tejndotur, ku eshte demtuar bota e gjalle, madje jane shfaqursemundje te renda edhe ne poullsine e ketyre zonave. 




SI DHE PSE DUHET TA MBROJME MJEDISIN
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, tëorganizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenievenjerëzore.Mjedisi ne te cilin jetojme eshte shume I rendesishem per ne.Ai eshte burim I jetes se njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rendesishmee jetës në planetin tonë.Te gjitha proceset qe çojne në një sistem ekologjik te suksesshëm janë tëlidhura me programin për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm tëobjektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihetfort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme,shkollat e larta, universitetet, organetshtetrore,institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq nëmënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushen e ruajtjes se natyrës dhe mjedisit sidhe ato të ngrohjes globale . Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do tekishim shqetsimet e ndotjes së ajrit,ujittë tokës apo efektet e ngrohjes globale.Ekologjiaështë themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytzon tëdhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore :
1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të kufizojë ndikimin e ndotjevete industrisë , bujqësisë, transportit, ndertimit etjera veprimtari te njeriut.
2. Ruajtja enatyrës që ka si qellim të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit tëgazrave,evitimi i shirave acide. Prandej ka rendësi të dihet një strategji e cila duhet tëndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Por një gjë e till fatkeqsisht nukpasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhenat i perkasin vetem viteve 1997-98ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësira dhe plot teori te pavertetuara. Mendojse prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, qetë sigurojnë një natyrë e mjedis te pastër .
Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat edritës;
Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikutMbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë-prodhimin ekëtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë.
Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florësdhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore
Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi indotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave.

           



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME