Lënda: Edukatë shoqërore
Klasa: 3
Tema: Familja
Objektivat: në fundë të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë I aftë:
- Të përshkruaj familjen si një grup shoqërorë
- Të dallojë dy llojet e familjes duke u bazuar në numrin e pjestarëve që bëjnë pjes në to.
- Të diskutojë mbi situate problemore në lidhje me familjen.
Fjalët kyçe: martesë, familje, çift, familje e hapur, familje e mbyllur.
Mjetet:teksti i nxenesit, lapsa
Aftësistë:të përshkruarit, të dalluarit, të diskutuarit
Metoda:KLLASTER, Pyetje – përgjigje, ditari trepjesësh, punë në dyshe.
MENDO-DISKUTO
Zhvillimi i mësimit
Evokimi – Kllaster
Me një fletë të bardhë plotësohet kllasteri
Sot do te mësojme më shumë për familjen. Dy llojet e familjes janë: familje e hapur dhe familje e mbyllur.
Realizimi I kuptimit
Pyetje – përgjigje, ditari trepjesësh, punë në grupe.
Lexohet me role nga nxënësit dialogu midis mamit dhe Erës.
Drejtohen pyetje:
- Çfarë dhurate ju bëri mamaja Erës prindërve te saj?
- Çfarë mendoni se është një libër i familjes.
(të dhënat mbi gjyshen, hallat, tezet…..)
- Cilët ishin në foton e parë? ( Gjyshrit e Erës )
- Po në foton e dytë? ( familja e mamit të Erës)
- Sa antarë mund të ketë një familje?
Vazhdohet me pyetje.
Nxënësit lexojnë rubrikën ku shpjegohet koncepti I familjes dhe llojet e saj.
Punohet ditari trepjesësh: Di, Dua të di, Mësova më shumë
Di | Mësova | Dua të di |
| | |
Di
Familja përbëhet nga disa antarë
Familja eshte e madhe ose e vogël
Pjestarët e familjes jetojnë në një banesë
Familja krijohet nga martesa
Mësova
Pjestarët e familjes janë persona të lidhur nga gjaku
Familja e hapur ka shumë antarë
Familja e mbyllur ka pak antarë
Dua të di
Për birësimin
Për personat me lidhje gjaku
Për martesat me mblesëri
Ø Punë në dyshe
Lexohet situata problemore
Literatura
Vera jetonte me prindërit, vëllanë, gjyshërit dhe vëllanë e babait
Pasi vëllai i babait u martua donte të jetonte më vete.
Ç`familje kërkonte të ndërtonte Xhaxhai?
Ç`lidhje kishte midis antarëve të familjes?
Litaratura 2
Lexohet dhe diskutohet
Ø Reflektimi
Mendo – diskuto
Punohet ushtrimi 2 dhe 3 të tekstit në faqen 5
Detyrë: Ushtrimi 1. Bisedoni me prindërit dhe dalloni secila nga e të afërmëve tuaj janë të hapur apo të mbyllura.
Përmbledhja e mësimit.