GJIMNASTIKA – NJË SPORT QË JU MËSON SHKATHTËSI PËR TËRË JETËN

GJIMNASTIKA – NJË SPORT QË JU MËSON SHKATHTËSI PËR TËRË JETËN

Gjimnastika është një sport që përfshin kryerjen e ushtrimeve që kërkojnë fuqi fizike, lakueshmëri, shkathtësi dhe koordinim. Gjimnastika artistike është më së shumti e njohur dhe më e popullarizuara nga sportet gjimnastike të udhëhequra nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FNGJ). Gjimnastika artistike zakonisht përfshin ngjarjet e femrave me paralele asimetrike, tra ekuilibri, ushtrime në tapet dhe kërcim me shkop. Ndërsa lojërat e meshkujve përfshijnë kërcim së larti, paralelet, unazat, ushtrimet në dysheme (tapet), kërcimin me shkop dhe kaluçin me mbajtëse. Gjimnastika evoluoi nga ushtrimet e kryera nga grekët e lashtë dhe nga shkathtësitë e kryera në cirk. Forma të tjera të gjimnastikës janë gjimnastika ritmike, sporte të ndryshme me trampolinë dhe gjimnastika aerobike.
Për grekët e lashtë, ushtrimet fizike ishin supreme dhe të gjitha qytetet greke kishin nga një sallë të edukatës fizike, një oborr për të kërcyer, vrapuar dhe për mundje. Kur Perandoria Romake mori fronin, gjimnastika greke u zëvendësua nga stërvitja ushtarake. Në vitin 393 p.e.s., Perandori Teodos ndaloi lojërat olimpike, të cilat në atë kohë ishin bërë të korruptuara dhe gjimnastika së bashku me sportet e tjera mori tatëpjetën. Më vonë, Krishterimi me besimin mesjetar në bazën natyrore të trupit njerëzor, kishte një ndikim të dëmshëm në gjimnastikë. Me shekuj, gjimnastika pothuajse u harrua.
Në shekullin XVI, Girolamo Mercuriale nga Forli (Itali) shkroi “De Arte Gymnastica” (Gjimnastika Artistike), ku ai solli studimet e tij mbi qëndrimin e të lashtëve ndaj dietës, ushtrimeve dhe higjienës, si dhe përdorimin e metodave natyrore për shërimin e sëmundjeve. Me shpjegimet e tij rreth parimeve të terapisë fizike, “De Arte Gymnastica” konsiderohet si libri i parë mbi mjekësinë sportive.
Në vitet e vonshme të shekullit tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dy pionierë si mësues të edukatës fizike – Johann Friedrich GutsMuths (1759 – 1839) dhe Friedrich Ludwig Jahn (1778 – 1852) – krijuan ushtrime për djem dhe burra të rinj në aparate të cilat ata i dizajnuan, që përfundimisht shpiu tek ajo që konsiderohet si gjimnastika moderne. Në veçanti, Jahn hartoi modele të hershme të shtyllave horizontale të kërcimit së larti, të paraleleve (nga një shkallë horizontale hoqi këmbët e shkallëve) dhe kërcimin e kaluçit (pa mbajtëse).
Në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë, garat e gjimnastikës së meshkujve ishin mjaft të popullarizuara sa për tu përfshirë në Lojërat e para olimpike bashkëkohore në vitin 1896. Sidoqoftë, që atëherë e tutje, gjer në vitet e hershme të 1950-ve, si garat kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare përfshinë një llojllojshmëri të ndryshueshme të ushtrimeve të grumbulluara nën rubrikën gjimnastika, që shikuesve të sotëm do t’iu dukej shumë e çuditshme, si: gjimnastika e sinkronizuar ekipore në tapet, ngjitja në litar, kërcimi së larti (mbi shtyllë), vrapimi, shkallët horizontale, etj. Gjatë viteve të 20-ta, femrat organizuan dhe morën pjesë në lojëra gjimnastikore, gjersa garat e para olimpike për femra - që ishin primitive, për shkak se përmbanin vetëm gjimnastikë të sinkronizuar – u mbajtën në Lojërat Olimpike të vitit 1928 në Amsterdam.

Gjer në vitin 1954, veglat dhe ngjarjet e Lojërave olimpike për meshkujt dhe femrat ishin standardizuar në formatin modern dhe njëkohësisht ishte aprovuar një vlerësim i njëtrajtshëm i strukturave (duke përfshirë sistemin e pikëve nga 1 deri në 10).
Si gjimnastika e meshkujve ashtu edhe ajo e femrave tërheqin interes të konsiderueshëm ndërkombëtar dhe në çdo kontinent mund të gjejmë gjimnastë të shkëlqyeshëm. Nadia Comaneci arriti rezultatin e parë të përkryer në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976, të mbajtura në Montreal të Kanadasë. Ajo u trajnua nga rumunia e famshme, Bela Karolyi. Sipas “Sports Illustrated”, Comaneci shënoi katër nga dhjetë pikët e saj të shkëlqyeshme në paralelet asimetrike, dy në traun e ekuilibrit dhe një në tapet. Prapëseprapë edhe me rezultatin e përkryer të Nadia-s, rumunët humbën medaljen e artë nga sovjetikët. Megjithatë, Comaneci u bë një ikonë olimpike.

GJIMNASTIKA ARTISTIKE

Gjimnastika artistike zakonisht ndahet në gjimnastikën e meshkujve dhe gjimnastikën e femrave. Çdo grup përmban lojëra të ndryshme; meshkujt garojnë në ushtrime në tapet, në kaluçin me dorëza, në unaza, në kërcim me shkop, në paralele dhe kërcim së larti, gjersa femrat garojnë në kërcim me shkop, në paralele asimetrike, në tra ekuilibri dhe tapet.

GJIMNASTIKA RITMIKE

Kjo disiplinë luhet vetëm nga femrat dhe përfshin paraqitjen e pesë regjimeve të ndara me përdorimin e pesë veglave – top, shirit, rreth, shkopinj zhongleri dhe litar – në një hapësirë dyshemeje (tapet), duke vënë më shumë theks në estetikë se sa në akrobacion.

TRAMPOLINA DHE AKROBACIONI

Kjo disiplinë përbëhet nga katër pjesë: trampolina individuale, e sinkronizuar, mini i dyfishtë (trampolinë më vogël se ajo e zakonshmja, e pjerrët në njërën anë) dhe akrobacioni me fuqi. trampolina individuale është përfshirë në Lojërat olimpike që nga viti 2000. Rutina individuale në trampolinë përfshinë një fazë formuese, ku gjimnasti kërcen pandërprerë për të arritur sa më lart, duke u shoqëruar nga një seri prej dhjetë kërcimesh pa u ndalur, gjatë të cilave gjimnasti kryen një seri të shkathtësive ajrore.

GJIMNASTIKA AEROBIKE

Gjimnastika aerobike zyrtarisht e njohur si Aerobia sportive, përfshin zbatimin e ushtrimeve nga individë, çifte, treshe ose grupe gjer në 6 persona, duke theksuar fuqi, lakueshmëri dhe fitnes aerobik, më tepër se sa shkathtësi akrobatike ose baraspeshë. Ushtrimet janë të kryera në një hapësirë të vogël dyshemeje (tapet) dhe zakonisht zgjasin 60-90 sekonda



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME