Ahmet Zogu dhe qeverisja e tij

Ahmet Zogu dhe qeverisja e tij
 Periudha e Zogut njihet si një nga periudhat më interesante të jetës politike të vendit tone. Interesant duke u nisur nga vetë figura e Zogut sepse atij i përkasin ca merita sa i përket konsolidimit apo formimit të një qeverie me disa parime, ligje etj. Por për tu diskutuar kjo figurë dhe për disa akte të pahijshme që nuk i shërbenin popullit dhe vendit tonë siç ishte pazari me serbinë për çështjen e Shën Naumit dhe Vermoshit. Pra njga njëra anë Zogu i shërbeu në të mirë vendit tonë e nga ana tjetër mund të cilësohet tradhëta.



  - Ardhja në pushtet e Ahmet Zogut dhe reformat që mori

 Ahmet Zogu erdhi në pushtet me përmbysjen e revolucionit të qershorit dhe qeverisë së Nolit. Më 6 janare 1925 Këshilli i regjencës emëroi në postin e kryeministrit Ahmet Yogun, njëkohësisht ai mori dhe postin e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe shpalli vendin në gjendjen e shtet rrethimit. Reformat nëse mund ti quajmë kështu vazhduan me shkrirjen e ministrisë së luftës dhe arsimit, u shpërndanë të gjitha organizatat që kishin mbështetur revolucionin e qershorit dhe u vendos censura në shtyp etj. Më 21 janare 1925 vendi u shpall republikë dhe Ahmet Zogu president me mandat 7-vjeçar.

 Në shpalljen e republikës Zogun e favorizuan dy faktorë:

 1- Largimi i princ Vidit

2- Ahmet Zogu fitoi mbështetje popullore sepse nuk ishte mësuar me traditën mbretërore dhe kjo formë qeverisjeje u shkonte më shumë përshtat.

 - Ststusi themelor i republikës së vitit 1925.
Sipas këtij statuti: 
- Shqipëria shpallej republikë parlamentare
- Sanksionohej një shtet laik
- Ndarja e pushteteve
 - Nj ku trajtoheshin të drejtat themelore të qytetarve

- Parlamenti do kishte dy dhoma: 
a) senatinë kapitull
 b) dhomën e deputetëve

 - Presidenti i vendit ishte njëkohësisht dhe kryetari i qeverisë

- Zogu kishte kopetenca të gjëra si: 
a) të drejtën e vetos së zgjedhjeve
 b) të drejtën e shpalljes së zgjedhjeve duke parë gjithë këto që përcaktonte statuti mund të themi se disa reforma qëndrojnë por të tjera si dhënia e kopetencave të gjëra të qënit njëkosisht dhe president dhe kryeministër nuk i ngjajnë shumë republikës parlamentare. Këto i shkojnë përshtat më shumë republikës presidenciale apo na lejon të mendojmë drejt një kalimi në monarki që Zogu realisht e bëri. Reforma të tjera që në këtë periudhë Zogu ndërmori në kuadër të Kostandinit të një administrate qëndrore dhe vendore ishin të shumta. Ai riorganizoi ushtrinë me ndihmën e oficerëve italian, riorganizoi xhandamërinë nën kujdesin e institucioneve angleze duke vendosur kështu një qëndrueshmëri në vend.

 Jeta ekonomike gjatë republikës 

 Gjatë kësaj periudhe vendi jonë pati një qëndrueshmëri ekonomike. U rrit numri i ndërmarrjeve industriale dhe numri i shoqërive aksionare. Bujqësia nuk pati ndryshime. Por ekonomia shqiptare vuante nga mungesa e një banke dhe sistemi të kreditimit. Për këtë qeveria jonë ndoqi politikën e dyerve të hapura duke i dhënë pëparsi kryesisht kapitalit italian me të cilën nënshkroi dhe dy marveshje.
  - E para: ishte për themelimin e një banke kombëtare që do të nxirrte në qarkullim monedhën vendase dhe do të krijonte sistemin e kreditimit por do kontrollohej nga kapitali italian.

 - Marrveshja e dytë përkonte me një hua, që do i jepte shqipërisë nga SVEA (shoqëria për zhvillimin ekonomik të shqipërisë) që do shlyeshin brënda 50 vjetve me një interes prej 7,5%. Kurse anglisë i dha koncesione për shfrytëzimin e naftës dhe shoqëris italiane AIPA. Pra duke studiuar situatën ekonomike në këtë periudhë mundë të themi se pati një përparim por duke u nisur nga marrëveshjet që vendi ynë bëri, mund të themi se këto marrëveshje më shumë u shërbyen rendeve me të cilat i bëri.
Politika e jashtme

 Diçka qe spikat dhe ka mbetur në debatin e historianëve dhe opinionit publik është çështja e kufinjve me mbretërinë serbo-kroate-sllovene. Këtu Ahmet Zogu merr dhe vulën më të zezë të qeverisjes së tij. Megjithse vendimet ndërkombëtare ishin në favor të shqipërisë mbretëria SKS vazhdonte të kundërshtonte mbi këtë çështje. Që në janarë 1925 qeveria shqiptare kërkoi pranë koferencën e ambasadorve në Paris që kjo Cështje të zgjidhej pa vonesa. Dhe ky institucion rekomandoi bisedime të drejtpërdrejta midis qeverisjes. Pas bisedimeve përkatëse, në korrik të vitit 1925 u arrit një marrëveshje. Qeveria shqiptare pranoi të lëshontë Vermoshin dhe Shën Numin. 26 korrik 1926 u nënshkrua protokolli përfundimtarë i kufijve të shqipërisë. Nëse flasim për politikën e jashtme të Zogut ai u orientua krejtësisht drejt italisë me të cilën nënshkroi dhe disa trakte.
I pari u nënshkrua me 27 nëntor 1926 dhe njihej si “traktati i miqësisë dhe sigurimit” në afat 5- vjeçar. Sipas këtij pakti italia kishte të drejtë të ndërhynte në vendin tonë nëse cënohej statukoja politike, juridike dhe tokësore. Me këtë pakt italia vuri një farë protektorati në vendin tonë.

- Më 22 nëntorë 1927 u nënshkrua pakti i dytë i Tiranës me afat 20-vjeçar i cili përcaktonte ndërhyrjen e italisë në raste lufte e agresioni. Me gjithë këtë politikë të jashtme Zogu e vuri shqipërinë nën kontrollin total të italisë.
 - Nëse marrim e analizojmë periudhën e republikës në kohën e Zogut mund të themi se shumë pak i ngjan kësaj forme qeverisjeje. Të gjitha reformat që ai ndërmori i shërbenin më shumë vete Zogut. Duke marrë dhe ekonominë dhe politikën e jashtme mund të themi se shqipëria ishte tërësisht e varur nga vende të tjera apo politika që ai ndoqi e bëri të tillë. Këtu munë të përmendim çështjen e Vermoshit e Shën Naumit të cilat Zogun e vendosin në pozitat e një tradhtari të kombit. Duke marrë parasysh të gjitha kto ishte gjë tjetër veçse qeveri kukull që manipulohej e kontrollohej nga të tjerët kryesisht nga italia.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME