STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA

TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. 

  Pershkrimi fizik (A. Sh )
Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femijet e tjere ,me peshe me te vogel. Bjond me quka te vogla ne fytyre , me duar dhe gishta te holle. Ai nuk flet por nxjerr vetem disa tinguj. Perzgjedhja e femijes Une zgjodha kete femije sespe vete problematika e tij, mungesa e te folurit dhe mosperqendrimi ne lojera dhe ne veprimtarite e tjera mesmiomre dhe educative me vuri para nje zgjedhje te tille. Per ta ndihmuar per tu socializuar me bashkemoshataret dhe per te zhvilluar dhe ai ne mjedisin social mesimor dhe edukativ.
Vendbanimi ku qendron femija Une vizitova familjen e tij. Nje familje qe jetonte vetem me pensione. Perberia e familjes ishte : gjyshi dhe gjyshja, babai dhe mami , vete ky djali kishte dhe nje moter kater vjece dhe nje vella dy vjec. Dy prinderit e tij kishin vetem arsimin tete-vjecar dhe I ati sikur tregonte nena e tij kishte pasur veshitesi ne te nxene kur kishte qene ne periudhen e shkolles. Shtepia kishte hapesira te bollshme. Dhoma e tij ishte e mobiluar jo sin je dhome femije por si nje dhome e nje te rrituri , vetem me mobilje dhe pa vizatime per ta terhequr ate. Gjyshja e sillte ne kopesht cdo dite , kur shikonte se vinte ta merte ai shfaqte ndjenja gezimi. Ndjenja te tilla shfaqte edhe kur me shikonte mua dhe shoket e tij si ne kopesht ashtu edhe ne rruge. Ne kopesht vinte me kenaqesi por disa here ai shfaqte dhe shenja nervozizmi dhe te qara qe kalonin me nderhyrjen time. Kopshti ku rrinte femija kishte edhe njezet e gjashte femije te tjere. Pas nje bisede me femijet qe shoku I ri qe ka ardhur ne kopesht nuk flet dot dhe ka nevoje per perkujdesjen tone , ne do te sillemi mire me te , do ta duam, do ti japim lodrat kur ai I kerkon dhe do ti qendrojme afer. Kishte nje mire kuptim sidomos nga femijet e grupit te madh pasi kopshti eshte I perbere ng femije te moshave te ndryshme. Ne fillim e futa ne grup dhe e vezhgova menyren e sjelles se tij duke nderhyre qe te mos shkaktoheshin konflikte. Por ato nuk mungonin. Ai shpesh here ua griste fletoret shokeve qe kishte afer . Hante dhe mbeshtjelleset e shisheve te ujit , une nderhyja ne ato caste kur femija kryente keto veprime duke I folur me qetesi, duke pare ne sy dhe duke I thene qe eshte gabim dhe nuk duhet bere keshtu. Nderhyrja ime e qetesonte per momentin. Flas me gjyshen dhe ja tregoj kete shqetesim dhe ajo me thote se shpeshhere ai behej shume agresiv me motren e tij, I hipte siper dhe I fuste duart ne fyt. 

Aftesite e medha motorre 

 Gajte vezhgimit ne kopesht tjeter ishte se kur femijet e tjere I flisnin dhe I jepnin dicka per te ngrene ai I fuste ne goje dhe I perqafonte ato ne shumicen e rasteve. Por kur ato nuk ia jepnin ai behej agresiv dhe duhej nderhyrja ime per ta qetesuar. Femija vrapon me femijet e tjere kur ato e marin per dore ne shumicen e rasteve, kur te tjeret ishin duke luajtur ne oborrin e kopeshtit aty kalonin makina ai kercente pupthi dhe perplaste duart nga kenaqesia. 


  Aftesi te imeta motorre 
I kapte objektet me dore dhe I shikonte per nje kohe te shkurter dhe pastaj I hidhte per toke, ishte nderhyrja e edukatores qe te vendoste nje ose dy ne vend ndersa te tjeret I linte per toke nuk pranonte I ngrinte. Ai nuk I kryente vete nevojat personale,nuk lidhte kepucet, nuk vishte dhe zhvishte rrobat, lunate shume pak me lojera formuese, ngjyroste vetem me ndihme dhe shume veprime te tjera qe femijet e tjere I kryenin normalisht ai e kishte shume te veshtire te perqendrohej ne to. Zhvillimi mendor Kishte kuriozitetin per te pare gjerat por interesi nuk zgjaste shume ,kishte interesin per te dale jashte per te pare makinat dhe kur une meresha me veprimtarite e tjera ne grup duke e perfshire dhe kete vete ai me merte perdore dhe me conte te dera , me shikonte drejt ne sy duke buzeqeshur sin je lutje per ta nxjerre jashte.
  
  Zhvillimi I gjuhes 
Ai nuk flet dot vetem nxjerr tinguj , dhe me njerez qe i njeh shfaq ndjenja kenaqesie. Nga keshillimi I gjate me psikologen sugjeroi qe duhet te bente ushrime me nje logobedist per te folur. Zhvilllimi social-emocional Loja : Femija perfshihej ne lojera levizore dhe perfshihej pak ne lojera smbolike ne grup si imitimi I lezivjes se trenit, levizja ne menyre rrethore me femijet e tjere, nuk luan vetem por dhe me femijet e tjere nuk luan per nje kohe te gjate. Femija ishte bashkepunues kur vinte ne fillim ne kopesht ,per nje fare koheishte I perqendruar jo per aq sa zgjaste veprimtaria duke qene e detyruar per ndjekjen e veprimtarive te femijeve te tjere dhe pa ndihmen e nje edukatore tjeter shesh here ai mbetej I paaktivizuar megjithese iu kerkoja ndihme femijeve me te medhenj qe kishin mbaruar detyren e tyre dhe mundoheshin ta mbanin afer por ato shpesh merziteshin nga mosbashkepunini I tij. Nderveprimi me te rriturit Prinderit : ne shumicen e rasteve femija ishte bashkepunues me prinderit e tjere por kishte dhe momente rrebelimi. Nga biseda me gjyshen ajo u ankua per prinderit e tij duke thene se:-“e kishin mesuar keq per kryerjen e nevojave personale” duke e mesuar qe ti kryente nevojat personale ne terren dhe jo me banjo dhe kjo perbente nje problem tjeter per mua pasi e kasha te veshtire te beja kete gje dhe me duhej tia mesoja veprimin nga fillimi shpeshhere duke kerkuar femijeve te jepnin shembullin e duhur. 

Nderveprimi me mua 

Githmone perdorja nje ton te bute , te afueshem por kur ishte nevojae shikoja drejt ne sy dhe perseri me ton te bute I thoja qe kjo eshte gabim dhe nuk duhet bere dhe ai me shioknte duke qeshur dhe aprovues pavaresisht se ai e perseriste gabimin. Une vazhdimisht perforecoja sjellet e tij pozitive gje qe e bente ate te kenqur. Teoria e Eriksonit e zhvillimit te personalitetit Eshte ne fazen e pare te kesaj teorie , besimi kundrejt mosbesimit me punen tone duhet te kthejme besimin qe ai te ece perpara duke e lavderuar dhe atehere kur rezultati nuk eshte I kenaqshem edhe kur bejne gabime duke I mesuar sit i rregullojne ato. 

Emocionet 

Ai shfaqte emosione edhe positive edhe negative, ai qante shpesh dhe lehtesisht, irritohet shpesh tregon me mimiken e fytyres kur eshte I zemeruar I dhe I gezuar. Irritohej kur nuk ia jepnin dick ate tjeret dhe gezohej kur merte lodrat e preferuara, qante kur nuk dilte jashte ne oborr edhe pse nuk ishte koha per nje veprimtari te tille. Veteleresimi Une mendoj se ai ka nje veteleresim te ulet sepse nuk mer iniziativa vete , sepse ai akoma nuk ka zhvillimin e duhur sic mund ta kene femijet e moshes se tij. Ai nuk mund te shprehet vete per gjendjen e tij ndosha dhe kjo e pengon ne vetevlersim. 

Konkluzione 

Gjate vezhgimit tim une kam konstatuar se femija eshte socializuar me femijet e tjere pas nje fare periudhe kohe ne kopesht duke shfaqur emocione positive si me edukatoren ,personelin tjeter mesimor qe ndodhet ne shkolle edhe me shoket dhe shoqet e tij. Nga toni I bute I perdorur kam vene re se ai ka ndryshuar sjelljen ne shumicen e rasteve. Mbetet nje problem ndihma e specializuar nga psikologu si ne drejtim te edukatores ashtu dhe ne drejtim te familjes.Per sa I perket procesit mesimor shoh permiresime te vogla por qe duhen inkurajuar dhe duhet vazhduar me tej me iniciativen e mire per rezualtate. Duke perforecuar sjelljet pozitive dhe anashkaluar gabimet e paqellimshme dhe duke I mesuar femijes tolerancen dhe bashkepunimin. 

  Bibliografia 
Studim I rastiit te vecante ne kopshtin tim .

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME