DETYRË KURSI UNIVERSITETI
LËNDA: ZHVILLIM MOTORR
TEMA: MBIPESHA TEK FËMIJËT E MOSHËS
(0-12 VJEC).
Parathënie
1.
C’farë është mbipesha?
2.
Nga se shkaktohet
mbipesha?
3.
C’farë sëmundjesh
rrezikojnë të fitojnë fëmijët obezë?
4.
Si të kuptojmë nëse
fëmija është mbi peshë?
5.
Si te ndihmojmë fëmijët
mbi peshë?
6. Roli
I familjes në shmangien e obezitetit.
7.
Si matet obeziteti?
8.
Këshilla për prindërit.
9.
Sëmundjet që shkakton
mbipesha.
1.C’farë është mbipesha?
Mbipesha është gjendje kur një
person ka peshë më të madhe se sa normalja. Pesha normale është kur personi ka
indeks të masës trupore (IMT) nga 18.5 deri në 25. Personat me IMT nga 25 deri
ne 30 janë të mbipeshë, ndërsa mbi këtë janë obezë. IMT nën vlerat 18.5 është i
nënpeshë, ose i dobët..
Formula për matjen e IMT është kjo: pesha(kg)/[gjatësia (m)]2
Nëse keni peshë 68 kg dhe gjatësi 165 cm (1.65 m), kalkulimi bëhet kështu:
IBM = 68/(1.65x1.65) = 24.98
Formula për matjen e IMT është kjo: pesha(kg)/[gjatësia (m)]2
Nëse keni peshë 68 kg dhe gjatësi 165 cm (1.65 m), kalkulimi bëhet kështu:
IBM = 68/(1.65x1.65) = 24.98
Mbipesha
pohohet të jetë një ndër faktorët më të shpeshtë që po shton ndërlikimet në
shëndet, si rrjedhojë e shfaqjes së shumë sëmundjeve, apo rëndimit të atyre
ekzistuese. Përballë shifrave të raportuara nga strukturat shëndetësore,
Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për më shumë kujdes në stilin e të
ushqyerit, veçanërisht nga të rinjtë. Sipas specialistëve të OBSH-së, mbajtja
dhe kontrollimi i peshës trupore është një ndër çelësat kryesor që mund të
pakësojë rreziqet që shfaqen nga një sërë sëmundjesh, veçanërisht ato të shkaktuara
nga sëmundjet e diabetit, obezitetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të
veshkave etj. Të mbash nën kontroll peshën trupore nuk do të thotë që ne duhet
të heqim dorë nga ushqimet, por thjeshtë të tregohemi të kujdesëm me
përzgjedhjen e atyre që duhet të hamë, të përcaktojmë një rregull në porcionet
ushqimore, si dhe të mos neglizhojmë aktivitetin fizik. Nëse doni ta mbani
peshën nën kontroll, në vijim të shkrimit janë të detajuara edhe këshillat
kryesore që rekomandohen nga specialistët e shëndetit. Kështu, duhet t’i jepni
përparësi konsumit të ushqimeve me ngjyra nga më të ndryshmet të ylberit:.
·
Rrisni
sasinë e konsumit të frutave dhe perimeve.
·
Hani
fruta dhe bajame në formën e tyre natyrale si vakte të ndërmjetme.
·
Jini fizikisht aktivë.
·
Përpiquni të ecni, t’i jepni biçikletës apo të notoni për
rreth 30-60 min në pjesën më të madhe të javës.
·
Ulni konsumin e ushqimeve si djathi, patatet e skuqura,
proshutat, salcat e tavolinës, bajame të kriposura dhe ushqime të
konservuara.
·
Hani më pak ushqime të përpunuara dhe ushqime të shpejta si
biskota, drithëra të përpunuara, bukë, kek, byrek dhe pica.
·
Ndërgjegjësohuni për vlerën e treguesve të përbërjes në
etiketat e ushqimeve që konsumoni, është thelbësore që të mësoni se çfarë jeni
duke ngrënë.
·
Përgatisni së paku një vakt vegjetarian në javë, mos hiqni
dorë nga vaktet e ushqimit.
·
Hani tre vakte të përshtatshme ushqimi në ditë.
·
Ulja e porcionit të ushqimit dhe shmangia e karbohidrateve
të panevojshme është një rrugë e lehtë për të ulur peshën pa u ndjerë i privuar
nga ushqimi.
Fëmijët
të cilët kalojnë më shumë se dy orë para televizorit dhe të cilët krahas kësaj
nuk merren me asnjë aktivitet tjetër trupor, janë në rrugë të gabuar dhe një
hap larg të qenit të mbipeshë.
Gjatë një studimi, prindërve të
fëmijëve obezë u është preferuar që ta kufizojnë qëndrimin e fëmijëve të tyre
para ekranit të televizorit dhe t’i detyrojnë ata të mbajnë një regjim
ushtrimesh, me qëllim që të përmirësohet gjendja e tyre. Ata janë këshilluar
kështu:
- koha e përcjelljes së televizorit ose argëtimi me
video-lojëra, nuk duhet të jetë më e gjatë se dy orë në ditë;
- djemtë duhet të bëjnë më së paku 11 mijë hapa në ditë;
- vajzat duhet të bëjnë më së paku 13 mijë hapa në ditë.
Veç qëndrimit të tepruar para
televizorit, sot shumica e fëmijëve kalojnë pjesën më të madhe të natës para
ekraneve edhe duke luajtur lojëra që janë më shumë ose më pak mendore.
Industria e lojërave është shumë e zhvilluar, saqë vazhdimisht nxjerr versione
të reja të lojërave që pëlqehen nga fëmijët.
Kjo do të thotë se fëmija juaj mund të
qëndrojë edhe më shumë i lidhur për ekranin e kompjuterit, duke lënë anash
nevojat tjera të natyrës, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e një forme të mirë
fizike, por edhe ndihmojnë fëmijët të lidhen dhe shoqërohen me moshatarët e
tyre. Shumica e lojërave nuk kanë dobi të mëdha, ndërsa ekziston mundësia e
pasojave të padëshirueshme. Obeziteti është një prej tyre.
2.Nga se shkaktohet mbipesha ose obeziteti tek fëmijët?
Ka disa shkaqe pse
fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë.
Shkaqet më të përhapur
janë:
·
faktorët gjenetik,
·
mungesa e aktiviteteve fizike,
·
ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre
faktorëve.
Vetëm në raste të rralla
mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetsore si p.sh.probleme
hormonale. Një analizë gjaku mund të përjashtojë këtë variant.
Edhe pse problemet e
peshës trashëgohen në familje, jo të gjithë fëmijët që ka obezitetin në trungun
familjar do të dalin mbi peshë. Fëmijët që kanë prindër ose vëllezërit ose
motrat mbi peshë mund të kenë rrëzikshmërinë e lartë për t’u bërë mbi peshë
gjithashtu, por kjo në fakt mund të ketë lidhje me stilin e përbashkët të
jetës, si zakonët e ushqyerjes dhe të aktiviteteve.
Niveli total i
aktiviteteve të fëmijës dhe dietës –dmth.ushqyerjes – së tij luan një rol shumë
të rëndësishëm në peshën e fëmijës.Sot shumë fëmijë kalojnë shumë kohë në lojra
joaktive. Për shembull, një fëmijë mesatar kalon pak a shumë katër orë në ditë
duke parë televizorin. Tani që janë të zhvilluara edhe lojra kompjuterike,
numri i orëve të kaluara pa levizje vetem shtohen.
3.Çfarë sëmundje rrezikojnë të fitojnë fëmijët obezë?
Fëmijët obezë janë në
rrezik për disa arsye:
- Kolesterol i ngritur
- Tension i lartë i gjakut
- Sëmundje e parakohshme të
zemrës
- Diabeti
- Problemet kockore
- Problemet me lëkurë si puçrrat
e vapës,sëmundje kërpudhore të lëkurës dhe puçra fytyre.
4.Si të kuptojmë nësë fëmija është mbi peshë?
Personi më i përshtatshëm
për të caktuar nëse fëmija është mbipeshë, është mjeku familjar. Për të
kontrolluar fëmijën, mjeku do të mat peshën dhe gjatësinë e fëmijës, duke konsideruar
moshën dhe tabelen e standarteve të rritjes. Nganjëherë nuk është e lehtë të
caktojë obezitetin për shkakun që fëmijët nganjëherë kanë shpërthime të
paparashikueshme në rritje. Për shembull, nuk është aspak e jashtzakonshme që
djemtë për ca kohë duken mbipeshë, por disa vite më pas mund të zgjasin duke
përshtatur gjatësinë me peshën.
5.Si të ndihmojmë fëmijët mbipeshë?
Një rol shumë të
rëndësishëm në ndihmesën kundër mbipeshës tek fëmijët kanë prindërit.
Nëse keni një fëmijë
mbipeshë, është e rëndësishme të tregoni atë që e doni atë ashtu siç është dhe
do të mbështesni atë në çdo gjë. Ndjenjat e fëmijëve rreth vetes janë të
bazuara mbi ndjenjave e prindërve rreth tyre. Nëse do të pranojmë fëmijët pavarsisht nga pesha e tyre, ka më
shumë mundësi që ata do të ndihen mirë rreth vetes. Gjithashtu është e
rëndësishme për fëmijën rreth peshës së tij/saj, ti lejojmë që shqetësimet e
tyre ti ndajnë me ju shqetësimet që kanë.
Nuk këshillohet të
vendosni fëmijët në dietë për shkak të peshës së tyre. Në vend të kësaj,
prindërit duhet të fokusohen në një ndryshim të ngadaltë të zakoneve të
aktiviteteve fizike dhe të ushqyerjes në gjithë familjen. Duke përfshirë gjithë
familjen, çdo pjesëtar mëson zakonet e shëndetshme dhe fëmija mbipeshë nuk
ndihet mënjanuar me dieta dhe rregulla të krijuara veçanërisht për atë.
6.Si mund të ndihmojë familja në
shmangien e obezitetit?
Ka
shumë mënyra se si mund të përfshijmë
gjithë familjen në zakone të shëndetshme, por gjëja kryesore është të
rritja e aktiviteteve fizike të familjes. Ja, disa mënyra:
·
Jini shembulli i tyre. Nëse fëmijët tuaj do të shohin që
jeni fizikisht aktiv dhe duke u argëtuar, ka shumë mundësi që edhe ata do të
dëshirojnë të bëhen aktive dhe kështu do të mbeten gjatë gjithë jetës së
tyre.
·
Planifikoni aktivitetet familjare që sigurojnë çdo pjesëtar
me ushtrime fizike, siç p.sh. ecja, dhënia e biçikletës ose not.
·
Jini sensitiv ndaj nevojave të fëmijës suaj. Fëmijët
mbipeshë mund të ndihen në siklet të marrin pjesë në disa aktivitete. Është e
rëndësishme të ndihmoni fëmijën të gjejë aktivitete fizike që i pëlqejnë dhe që
nuk janë të sikletshme ose tepër të vështira.
- Përpiquni të pakësoni kohën që
ju dhe familja juaj kaloni në aktivitete pasive duke ulur, si p.sh. duke
parë televizorin ose duke luajtur lojra kompjuterike.
7.Si matet obeziteti?
Kur për një person thuhet qe ka
mbipeshe zakonisht i referohemi një peshë të tepërt te përbëre nga indi
muskulor, kockat dhe indi dhjamor, ndërsa si obesiv i referohemi kur personi ka
peshë e tepërt kryesisht nga indi dhjamore. Një person konsiderohet obesiv kur
pesha e tij kalon 20% e me shumë të peshës normale.
Indeksi i masës trupore (BMI) është
mënyra më e mirë për matjen e prevalencës së obesitetit në një popullate por
përdoret edhe tek rastet individuale. Nuk duhet ndonjë aparaturë e
specializuar, dhe përdoret në tërë botën dhe mund të shfrytëzohet për të
krahasuar të dhënat për obesitetin në mes grupeve, etnive dhe shteteve të
ndryshme.
Tek të rriturit ekzistojnë vlerat statike të BMI dhe për shumicën e njerëzve korrespondojnë mjaft mirë me nivelin e indit dhjamor, por pasi që nuk përcakton lokalizimin e dhjamit në trup në shumë raste kombinohet me matjen e perimetrit të barkut (indit dhjamor rreth barkut) dhe na jep më shumë informata nëse personi është në rrezik nga paraqitja e sëmundjeve që vijnë si pasojë e obesitetit.
Tek të rriturit ekzistojnë vlerat statike të BMI dhe për shumicën e njerëzve korrespondojnë mjaft mirë me nivelin e indit dhjamor, por pasi që nuk përcakton lokalizimin e dhjamit në trup në shumë raste kombinohet me matjen e perimetrit të barkut (indit dhjamor rreth barkut) dhe na jep më shumë informata nëse personi është në rrezik nga paraqitja e sëmundjeve që vijnë si pasojë e obesitetit.
Sa i përket fëmijëve vlerat e BMI nuk
janë statike por ndryshojnë në bazë të gjinisë dhe moshës, ndërsa për matjen e
perimetrit te barkut ende nuk ka kriteriume të pranueshme internacionale në të
cilat mund të bazohemi.
Kur indi dhjamor është më shumë i
depozituar nën bel, personi ka formën e ‘dardhës’ dhe kur indi dhjamor
depozitohet mbi bel ka formën e ‘mollës’, forma këto që tregojnë se sa është i
rrezikuar një person prej sëmundjeve kronike.
8.Këshilla për prindërit
·
Nuk duhet ta pengoni fëmijën të hajë, por duhet ta detyroni
që ato kalori t’i harxhojë. Aktivizohuni me të edhe ju, luani me fëmijën,
shkoni rregullisht në park, bëni të interesohet për ndonjë sport, le të bëhet
pjesëtar i ndonjë ekipi sportiv shkollor. Gjeni ndonjë aktivitet, të cilin do
ta ndiqni rregullisht së bashku – ecje në natyrë gjatë fundjavës, dita
familjare e sportit etj.
·
Nëse e keni vështirë të kontrolloni se cfarë ha fëmija në
shkollë apo te gjyshat, mund ta kontrolloni lehtësisht atë që ha në shtëpi.
Ushqimi i shëndetshëm është i dobishëm për gjithë familjen. Zgjedhja e mirë e
ushqimit e forcon imunitetin e fëmijës. Kujdes vetëm të mos e teproni, pasi
nëse jeni më rigorozë sesa duhet kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat, fëmija mund të
përpiqet t’u shmanget rregullave tuaja.
·
Keni kujdes edhe me stresin. Ndonëse ky duket si një problem
që i tangon vetëm të rriturit, nga stresi vuajnë edhe fëmijët. Nëse keni ndonjë
problem në shtëpi nuk është e domosdoshme ta dinë edhe fëmijët. Përpiquni t’i
kurseni ata nga brengat tuaja të përditshmërisë. /femra.net/
·
Në Shqipëri 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndersa
rreth 16 % prejtyre janë mbi peshë", pohojnë specialistet e ISHP. Specialistet
e Shëndetit Publik pohojnë se obeziteti është më i dukshem tek femijët e zonave
urbane se sa tek ato rurale. Keshtu, për çdo fëmijë obez në fshat gjenden 4 fëmijë obezë në qytet. Interesante janë
krahasimet e obezitetit tek fëmijët ne shkollat publike dhe ato jopublike.
Sipas studimit,numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë me
i lartë se në shkollat publike.
9.Sëmundjet që shkakton
mbipesha
1-Mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë
a)Sipas të dhënave, jeta e personave mbi peshë mund të shkurtohet deri në 25 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare.
b)Një grua mund të humbasë 5-8 vjet në rast se është mbi peshë.
c)Një burrë mund të humbasë 12 vjet në rast se është mbi peshë.
d)Përgjithësisht personat 40-vjeçarë me mbipeshë trupore jetojnë 7 vjet më pak se personat e tjerë të së njëjtës moshë.
2-Sëmundja e zemrës
a)Mbipesha është shkaktari numër një i vdekjeve dhe atakeve të shkaktuara nga mbipesha.
b)Sipas specialistëve, si femrat ashtu edhe meshkujt janë të destinuar që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pa dallim moshe dhe gjinie.
c)Po ashtu, mbipesha bën të mundur edhe rritjen e presionit të gjakut tek njerëzit në gjithë botën.
3-Kanceri
a)Disa forma të ndryshme të kancerit bëhen të mundura edhe nga mbipesha. Sidomos në rastet kur personi ka nisur të shëndoshet që në moshë të re.
b)Medikamentet që mund të përdoren kundër dhjamosjes mund të rritin rrezikun e kancerit.
a)Sipas të dhënave, jeta e personave mbi peshë mund të shkurtohet deri në 25 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare.
b)Një grua mund të humbasë 5-8 vjet në rast se është mbi peshë.
c)Një burrë mund të humbasë 12 vjet në rast se është mbi peshë.
d)Përgjithësisht personat 40-vjeçarë me mbipeshë trupore jetojnë 7 vjet më pak se personat e tjerë të së njëjtës moshë.
2-Sëmundja e zemrës
a)Mbipesha është shkaktari numër një i vdekjeve dhe atakeve të shkaktuara nga mbipesha.
b)Sipas specialistëve, si femrat ashtu edhe meshkujt janë të destinuar që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pa dallim moshe dhe gjinie.
c)Po ashtu, mbipesha bën të mundur edhe rritjen e presionit të gjakut tek njerëzit në gjithë botën.
3-Kanceri
a)Disa forma të ndryshme të kancerit bëhen të mundura edhe nga mbipesha. Sidomos në rastet kur personi ka nisur të shëndoshet që në moshë të re.
b)Medikamentet që mund të përdoren kundër dhjamosjes mund të rritin rrezikun e kancerit.