Kafshet ne rrezik zhdukje ne Shqiperi



Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, shprehen për ATSH-në specialistë të mjedisit.


Shqetësimin e tyre ata e lidhin me situatën që prej vitesh ka përfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, pelikani dalmat, gjeli i egër, kaprolli, lopa e egër, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshme peshqish, molusqesh, amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.

Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri dhe numri i llojeve të njohur që rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre 50 viteve të fundit mendohet të jetë nga më të lartët në Evropë. 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht,ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit tonë.
Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Shqiponjat e detit, vite më parë kanë qenë një lloj i përhershëm si dhe me shumë vende folënizimi në zonën bregdetare si Velipojë, Lezhë, Karavasta, tashmë po shihet vetëm si dimërues. Ndërkohë që kafshë të tjera po largohen nga habitatet e tyre në vendin tonë, si karabullaku i vogël, i cili është zhdukur plotësisht nga ligatinat shqiptare pas shqetësimit dhe prishjes së habitatit të ushqimit.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME