TEMA: BRAKTISJA E SHKOLLES NE ARSIMIN E DETYRUAR - psikologji

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/
 LENDA:PSIKOLOGJI EDUKIMI  

                                                           HYRJAhttp://eseshkolle.blogspot.com/

Ndoshta, ideimi dhe krijimi i institucionit te shkollës, nga mendja dhe veprimtaria e njeriut, është një nga “shpikjet” më me vlerë të njeriut. Institucioni i shkollës, pavarësisht etapave nëpër të cilat ka kaluar, etapa këto historike, shoqërore, kulturore, psikologjike e morale, e ka luajtur shumë mirë misionin e qëllimin për të cilin u krijua.    Lexo me shume....   http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkolla, si vatra kryesore për shumë kohë, e mësimit dhe e formimit të njeriut, në jo pak raste është konsideruar si “e shenjtë”, si vendi (për ndërtesen) dhe koha (për harkun kohor të shkollimit) në të cilin e gjatë të cilës, njeriu “primitiv”, i paditur dhe i pamësuar, shënon hapin e rëndësishëm e të domosdoshëm drejt formësimit e formimit kulturor, njerëzor, intelektual e vleror. Sa “i vogël” në dukje ky hap, por sa i madh për atë vlerë me të cilën do ta mësoj ënjeriun të ecë në udhët dhe hapësirat e panjohura të jetës!
            E parë shkolla, në rrugën e vet të rritjes e “pjekurisë” së saj, kuptohet se ajo vazhdimisht ka patur “problemet” e veta me nxënësit, produktin e vetëm që e merr “lisho” nga jeta dhe, ia kthen po asaj, tashmë në një “produkt” shumë të përpunuar, të aftë fizikisht e intelektualisht, të “gdhendur” nga ana kulturore e njerëzore, të “krasitur” nga “gjembat” e “degëzat” e panevojshmee të dëmshme për jetën.
            Por edhe gjatë rrugës së vet, shkolla është ballafaquar edhe me një dukuri negative, me dukurinë e braktisjes së saj nga nxënës të ndryshëm, nga kohëra e rrethana të ndryshme.
            Në këtë material, dua të ndalem për të trajtuar e për të dhënë disa ide, mendime e vlerësime për dukurinë negativetë të braktisurit të shkollës nga nxënësit.
            Së pari, mendoj të shtroj disa pyetje e cështje që lidhen me këtë dukuri, si:
-C’është braktisja si concept e , ajo e shkollës konkretisht?
-Nga se bëhet e mundur “braktisja” e shkollës?
-Cfarë merret si “braktisje  shkolle”? Si shfaqet ajo?
-Cilët janë faktorët që e mundësojnë braktisjen e shkollës?
-Braktisja e shkollës është dukuri negative e fituar gjatë rrugës së zhvillimit të shkollës e, si e tillë ajo mund e duhet të zerohet.http://eseshkolle.blogspot.com/

                                                           ZHVILLIMI   http://eseshkolle.blogspot.com/

“Braktisja”, nga ana semantike, si fjalë e leksikut të shqipes, ka kuptimin e të larguarit prej një vendi, lënien përgjithnjë a për një kohë të gjatë, largim prej dikujt a prej një dickaje; lënie vetëm. Në kuptim të dë dytë, përmbajtja e kësaj fjale shënon veprimin e heqjes dorë nga dicka, përgjithnjë ose për një kohë të gjatë; mosmarrje më me dikë, a dicka; lënie e një pune a veprimtarie.
            Braktisja e shkollës si një dukuri negativeqë e ka shoqëruar rritjen e gjithanshme të shkollës, në rrethana të ndryshme, është padyshim edhe një pjesë e historisë së shkollës tonë shqipe.
            Që të lindet kjo dukuri, duhen patjetër disa rrethana e faktorë, ndoshta, e pse jo, edhe historikë e shoqërorë.
 Braktisja e shkollës duhet parë në dy format klasiketë shfaqjes së saj: së pari – kur nxënësi e braktis shkollën edhe fizikisht e , së dyti – kur nxënësi “dremit’ në shkollë, duket fizikisht, por që nuk merr pjesë në zhvillimin e përmbajtjes së saj për t’u bërë “mishi” e “gjaku i “shkollës”, por edhe njeriu plot dije e vlera që t’I mëson shkolla.
Braktisja e shkollës nga nxënës të ndryshëm, në hapat e parë të rritjes e forcimit të shkollës shqipe ka patur më tepër karakter gjykimi shoqëror, gjykim që vinte nga mendësi e qëndrime patriarkale, zakonisht të sëmura ndaj shkollës e përparimit shoqëror që buronte nga drita e saj, kjo falë edhe prapambetjes së gjithanshme të shoqërisë që vinte nga një kohë e mbarsur me paragjykime, prapanike. Në këto rrethana, pre e këtyre mjegullnajave mendore, shoqërore, bëheshin kryesisht nxënëset, femrat, të cilat detyroheshin ta braktisnin shkollën sapo fiziku i tyre fillonte ndryshimet fiziologjike e fizike. Një braktisje fizike e tillë e shkollës shoqërohej tek këta nxënës  me shumë ndryshime në psikologjinë, në edukatën, në raportet ndërnjerëzore, në këndvështrimet e vlerësimet e problematikave të shumta të jetës. Një braktisje e tillë e shkollës e ka vënë fëmijën përballë zhvillimeve të vrullshme dhe të rejave që linden, të papërgatitur, të carmatosur, të “sëmurë”, të nënshtruar e, pse jo edhe në format më agresive të shfaqjes njerëzore. Kjo lloj braktisjeje ka prodhuar dy kategori njerëzore: - njerëzit inferiorë, të nenshtruar , symbyllur, të dhunuar e, deri diku edhe të mohuar, por ka prodhuar edhe njerëzit injorantë njerëzit e pakënaqur me statusin e të pashkolluarit e, që për këtë pakënaqësi përpiqen të reflektojnë në qëndrime e sjellje jo normale, bile edhe të dhunshme, duke u bërë kontigjentë të krimit.
Në të dyja rastet , braktisja e shkollës nga nxënës të vecantë, ka prodhuar vetëm viktima shoqërore e morale. Braktisja e shkollës në cdo rast i ka “arsyet” e paarsyeshme për të arritur në një veprim a qëndrim të tillë nga individi nxënës. Por, nuk duhen nevlerësuar edhe rastet kur vetë sistemi politico-shoqëror  ndikon në uljen edhe rënien në degradim shkatërrimtar të standarteve jetësore, qoftë të një familjeje, qoftë të një grupi shoqëror, por edhe të një shoqërie të tërë. RRitja e braktisjes së shkollës, brenda një harku kohor është një kambanë alarmi që duhet ta dëgjojë fort mirë shoqëria e, të reagojë pozitivisht.
Që në kohën e largët të antikitetit, filozofi e mendimtari i madh, Sokrati, hodhi mendimin e artë në lidhje me edukimin e njeriut, kur thoshte : “Të edukosh do të thotë, të ndezësh një flakë e, jot ë mbushësh një ene”. http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkenca e sotme ka vërtetuar se edukimi i njeriut fillon që në barkun e nënës, por pot ë kemi parasysh se edukimi i mirëfilltë e me synime të mirëpërcaktuara, fillon që në kontaktin e parë të fëmijës me sistemet e nivelet e shkollimeve. “Flaka” që duhet ta ndezim në mendje e shpirtin e njeriut, nuk duhet t’I ngjajë asaj flakës së kashtës, por një flake që lëshon dritë e ngrohtësi për tërë jetën e njeriut. E, pot ë realizohet kjo lloj “flake” na duhet ta ndezim në zemrën e fëmijëve, shoqërisë së ardhme, por edhe ta ushqejmë, zjarrin e dëshirës për dije e të dashurisë për shkollën.
Faktorët ekonomikë kur rëndojnë në mënyrën e jetesës përbëjnë një burim parësor për të lindur braktisjen fizike të shkollës nga fëmijët e atyre familjeve që nuk e përballojnë jetesën as në kushtet më minimale të kërkesave të saj. Edhe plagët e ndryshme  shoqërore, si gjakmarrja, hasmëritë, grindjet ,midis individëve, grupeve apo shoqërisë, ndikojnë dukshëm në lindjen e rritjen e plagës së braktisjes së shkollës. Marrëdhëniet e tronditura bashkëshortore në familje, ndarjet e prindërve përmes zgjidhjes së kororave martesore bëhen në jo pak raste shkak për braktisjen e shkollës nga shumë fëmijë. Të jetuarit jashtë një organizimi shoqëror i shumë familjeve, kryesisht i atyre rome, por edhe shqiptare, të braktisura nga shoqëria e strukturat e pushteteve të të dyja niveleve, është një shkak që i con shumë fëmijë të këtyre kategorive shoqërore, në dyert e padëshiruara të braktisjes së shkollës, pasi e kanë filluar atë. Në jo pak raste, braktisjen e ndeshim edhe në një kategori fëmijësh që asnjëherë s’kanë shkelur në derën e një shkolle. Edhe kjo kategori, për fat të keq, është e dukshme dhe shqetësuese për një shoqëri të vlerave demokratike të vërteta.
Migrimi i popullsisë, pa një plan, në mënyrë kaotike dhe vendosja e këtyre familjeve në zona të pasistemuara  dhe të pastudiuara për t’iu përgjigjur këtij migracioni, ka shkaktuar në jo pak raste braktisje shkolle, braktisje të cilat do të ishin zeruar pot ë ishte bërë gjithcka sociale e ekonomike, me synime e ide të qarta.
Edhe emigracioni i shumë prindërve jashtë shtetit në këto vitet e “demokracisë”, kur nuk kanë mundur të marrin me vete fëmijët, duke i lënë ose në mëshirë të fatit, ose nën kujdesin e pakujdesshëm të të afërmve të tyre, por edhe jashtë syrit e vëmendjes së strukturave sociale të shtetit, ka bërë që shumë fëmijë nga këto kategori familjesh të bëhen preh e braktisjes së shkollës, duke u detyruar të zënë punët e zeza për të siguruar bukën e gojës.


Braktisja e shkollës është shfaqur edhe vijon të shfaqet edhe në një formë tjetër, në formën kur nxënësi vjen rregullisht në shkollë, por nuk aktivizohet, nuk vihet në një këndvështrim të vecantë e nuk planifikohet nga shkolla, mësuesi, për këtë duhet një punë ndryshe, një komunikim ndryshe e, një vëmendje ndryshe.
Kategoria e nxënësve që dremitin midis ngacmimit nga mësuesi për ta “zgjuar” edhe rënies në “gjumin” me sy hapur është jo e vogël në shkollat tona. Kjo kategori fëmijësh bie në një stad të tillë edhe për faktin e ardhjes së tyre direkt nga shtëpia, nga “gjyshet”, pa kaluar nëpër kopshte.
Përballja e kësaj kategorie nxënësish me një kategori shumë me të të ditur, brenda një klase, përbën përplasjen e parë midis diturisë dhe paditurisë, përplasje e cila në jo pak raste i shikon të “paditurit”, duke ua prerë edhe atë pak hov e vullnet për t’u futur në udhën e dijes.
Mësuesi, si njohësi më ekspert i një situate të tillë, që në klasën e parë të sistemit 9-vjecar të arsimit, ose bëhet nxitësi i lindjes e rritjes së kategorisë së nxënësve “braktisës”, nxënësve pasiv, nxënësve që mund t’I klasifikojmë si analfabetë aktiv.

http://eseshkolle.blogspot.com/
                                            PERFUNDIMI

Për mendim tim ka disa arsye që e mbajnë gjallë dhe e ushqejnë këtë kategori nxënësish. Mendoj se vetë kurrikula e shkollës duhet parë e ndërtuar në përputhje me traditën  më të mirë të shkollës shqipe, pasi ndër breza shkolla jonë ka krijuar vlerat e saj të padiskutueshme. Mbështetur në një kurikul të tillë, brezat e rinj të nxënësve, mund të ndikohen dhe nga prindërit e tyre më lëhtësisht, për ato vështirësi që mund të hasen në të kuptuarit e përvetsuarit të dijeve, kur nxënësit vetëmësojnë jashtë kohës në shkollë.
Një futje kurikule e huazuar në shkollat tona, qoftë ajo edhe më e mira e më të mirave, në mënyrë artificial, pa marrë parasysh shumë factor që kanë ndikuar e ndikojnë në formimin tonë kulturor e në atë të intelektit shkakton përplasje formimesh, kulturash e identitetesh, duke rritur artificialisht dukurinë e “braktisjes” së heshtur shkollat tona. Kurrikulat dhe përvojat janë dy koncepte që duhen harmonizuar në të mirë të shkollës. Përvojat e veta njerzimi i ka krijuar pa ndërprerë në rrugëtimin e vet historic dhe, popujt kanë marrë nga ato, cka ka qënë më e përtybshme dhe më e mundshme për t’u kuptuar e zbatuar në jetë.
Hartimi i teksteve shkollore nga “specialist” që nuk e njohin dhe aq mirë realitetin e bazës së shkollës dhe dhe të punës direkte për dhënien dhe ngulitjen e dijeve tek nxënësit, është një tjetër factor që e nxit braktisjen e fshehtë të shkollës. Bashkimi i dy lëndëve në një lëndë, sic është rasi i Gjuhës shqipe me Leximin letrar, jo vetëm që s’ka qënë aspakt produktiv, por i ka cunguar këto dy lëndë duke mos u dhënë nxënësve as gjuhe e as lexim(letërsi).
Konceptimi i shkollës, për më se dy dekadat e fundit, si vendi për të punësuar njerzit që s’kishin asnjë lidhje me profesionin fisnik të mësuesisë, ka bërë që kontigjentët e dy kategorive të nxënësve, ajo e braktisjve të fshehta dhe ajo e analfabetëve aktiv, të jenë në masë të konsiderueshme në shkollat tona.http://eseshkolle.blogspot.com/
Kur në një shkollë ose disa të tilla japin “mësim” “mësues” që përbëjnë grupin e braktisësve të fshehtë të mësuësisë, c’mund të thuhet pastaj për nxënësit ë tyre?!
Problemi i braktisjes së fshehtë në shkollat tona është shqetësues. Për t’u  perballur me këto dukuri negative në shkollat tona, kërkohet një rilindje e vërtetë e shkollës, duke vecuar mësuesin e vërtetë si vlerën më fondamentale për shkollën.
Shkolla duhet të ecë më shpejt, ajo duhet të paraprijë shoqërisë. Për këtë edhe drejtuesit qëndrorë të politikave arsimore duhet të jenë shumë më vizionarë e, jot ë ndërtojë politika dite për shkollën. Një shkollë e një mësues që i largohet misionit të vet fisnik e historik, s’mund të quhet shkollë e, as mësuesi i tillë, “mësues”.
Mësuesit e paaftë dhe “mësuesit” pa lidhje me mësuesinë prodhojnë vetëm braktisës të fshehtë në sistemin tonë arsimor.
Natyrshëm lind shqetësimi më se njerezor : Si mund ta shmangim braktisjen e shkollës, në dy fazat e shfaqjes së saj?
Mendoj se polikat më sociale, zvogëlimi i hendekut që është krijuar midis fjalës së dhënë dhe punës së bërë nga ata që bëjnë ligje e vendime në këtë vend do të parandalonin e zvogëlonin edhe dukurinë e braktisjes së shkollës.
Përgatitja e pandërprerë profesionale, metodike, shkencore e mësuesit, për ta bërë atë gjithnjë “të freskët” në mendime, në ide, në punë e në komunikim, c’ka e lehtëson edhe punën e nxënësve me mangësi duke i larguar nga kontigjenti i braktisësve të fshehtë të shkollës.
Mësuesi duhet vlerësuar e mbështetur në punën e tij, duhet lënë i lirë në kryerjen e misionit të vet, i duhen krijuar motive e motivime nga vlerësuesit e tij për ta nxitur në punën e tij, pasi vetëm kështu edhe braktisja e fshehtë shkon drejt eleminimit të plotë të saj. Kur mësuesi e drejton veten drejt të nxënit për veten, ai din t’I orientojë e udheheqë edhe nxënësit e vet drejt të nxënit. Arti i orientimit të duhur të nxënësve drejt të të nxënit, përmes rrugëve tëlehta e të kuptueshme nga nxënësit e të gjitha kategorive, është celësi i suksesit në luftën kundër braktisjes së shkollës.
Asnjë nxënës nuk është “I patalentuar”, pasi cdonjëri prej tyre shfaq talentin e vet në një drejtim të caktuar ndoshta edhe jashtë sferës së shkollës. Zotësia e mësuesit është që t’I evidentojë e njohë të gjitha prirjet e shfaqjet e nxënësve, në mënyrë që edhe ai vete të vetëmësojë për të ndërtuar platform të reja  pune me nxënësit që mund të jenë kontigjentë të braktisjes së fshehtë të shkollës. Braktisja e shkollës nuk është dukuri objektive, por ajo është fituar gjatë rrugës e si e tillë ajo mund e duhet eleminuar.
http://eseshkolle.blogspot.com/

BIBLIOGRAFIA

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980, fq.170
Revista “Mesuesi”,nr.9, 2011
Isa Demushi – drejtor i shkollës së mesme të bashkuar Kasallë, Komuna Zall-Herr

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME