Në kohën e sotme, pjesa më e madhe e fëmijëve është e vaksinuar ndaj disa sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë dhe si rrjedhojë, shumë nga këto sëmundje janë më pak të shpeshta dhe kalojnë më lehtë.
Në kohën e sotme, pjesa më e madhe e fëmijëve është e vaksinuar ndaj disa sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë dhe si rrjedhojë, shumë nga këto sëmundje janë më pak të shpeshta dhe kalojnë më lehtë. Shumë prej këtyre sëmundjeve, kur kalohen në fëmijëri, lënë imunitet (mbrojtje) të përjetshme tek njeriu. Mjaft sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë
nuk ka ilaç për trajtimin e tyre: megjithatë, pothuajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje.
Duke qenë se këto sëmundje janë ngjitëse, pra mund të transmetohen tek fëmijë të tjerë, në rast se fëmija juaj ka ndonjë sëmundje të tillë, është mirë të informoni edhe prindët e fëmijëve me të cilët ka
qenë në kontakt.Kujdes!
Nëse fëmija juaj ka një nga këto sëmundje ngjitëse, mund të ketë temperaturë të lartë. Asnjëherë mos i jepni aspirinë për uljen e temperaturës, sepse ajo mund të shpërthejë një sëmundje shumë të rëndë tek fëmija që quhet Sindromi Rey. I jepni supostë, ose shurup paracetamoli, apo ibuprofeni. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj ka një sëmundje ngjitëse dhe paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
• Përgjumje jo e zakonshme
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës.
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve e trupit).
• Shfaqje të papritur në lëkurën e të gjithë trupit të njollave të vogla si kokë gjilpëre, në ngjyrë të kuqe të errët.FRUTHI
është një nga sëmundjet më ngjitëse: mjafton të mendosh që 90% e fëmijëve që i janë afruar një personi me fruth, sëmuren. Mosha në të cilën është më i shpeshtë është rreth 3 vjeç, ndërsa është me
të vërtetë e vështirë të infektohet fëmija më i vogël se 6 muaj, pasi trupi i të voglit është i mbrojtur nga nëna, nëqoftëse ajo e ka kaluar fruthin. Sëmundja ngjitet nga personi në person me anë të pështymës, që nga fillimi i sëmundjes (veçanërisht nga dita e shtatë), deri në ditën e pestë pas shfaqjes të shenjave në lëkurë.Si dallohet?
Fruthi dallohet si një sëmundje e zakonshme ftohjeje: e ftohur, lotim dhe skuqje sysh, temperaturë e lartë dhe kollë. Kontrolloni gojën në brendësi të faqeve, në pjesën e dhëmballëve: dy ose tre ditë para se të shfaqen shenjat në lëkurë, do të dalloni njollëza të vogla, të bardha, me kalcium, por që zhduken
shpejt (12-18 orë). Lëkura bëhet me njolla të kuqe, rrafsh me lëkurën dhe njolla në formë pikash paksa të ngritura, që dalin në fytyrë dhe pas veshëve dhe pastaj shpërndahen në të gjithë trupin. Temperatura në këtë pikë rritet, duke arritur dhe 40 gradë. Fëmija ka temperaturë dhe kollë dhe mund të ketë bezdi të shohë dritën.
Në pritje të pediatrit
• është e këshillueshme të mbahet fëmija në qetësi, më mirë në krevat.
• Largoni dritat shumë të forta, nëse i ka sytë e skuqur.
• Nëse temperatura është rritur, jepini një ilaç kundër temperaturës.
• Mbani një dietë të lehtë, gjysmë të lëngshme.
• Jepini fëmijës të pijë sa më shumë lëngje (ujë me sheqer etj.).
Si kurohet?
Nuk ekziston një terapi e veçantë kundër virusit të fruthit. Pediatri do të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, nëse është shumë e lartë, Ka pediatër që, nëse sëmundja është e kohëve të fundit, japin trupa mbrojtës të imunitetit të organizmit (gamaglobulina specifike). Kjo mbrojtje jo gjithmonë e shmang sëmundjen, por shenjat mund të jenë më të pakta dhe koha e sëmundjes më e shkurtër. Në përgjithësi, në 3-5 ditë temperatura bie, ashtu siç pakësohen dhe shenjat në lëkurë: pasi shërohet, fëmija nuk do të sëmuret më. Infeksioni siguron mbrojtje për të gjithë jetën. Po nuk pati probleme, jeta e tij normale do të rifillojë afërsisht pas 8-10 ditësh nga fillimi i sëmundjes. Megjithatë është mirë të parashikohet një javë
pushim, para se të rifillojë kopshtin apo shkollën.Probleme të mëtejshme
Fruthi mund të shkaktojë probleme, në disa raste edhe të rënda tek fëmijët e vegjël nën dy vjeç. Midis atyre, më të shpeshta janë infeksionet e veshit, fytit dhe bronkopneumonia, kur virusi i fruthit godet mushkëritë. Rreziku më i madh është encefaliti, që është infeksioni viral i sistemit nervor. Prandaj sot rekomandohet vaksinimi kundër fruthit, rreth muajit të 15-të të jetës. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
• Përgjumje jo e zakonshme.
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve të trupit).SHYTAT
E quajtur me emrin e përditshëm “Shyta”, kjo sëmundje shkaktohet nga një virus që godet gjëndrat e pështymës dhe shkakton fryrje të gjëndrave pranë veshit. Më rrallë vendoset në sistemin nervor dhe organe të tjera (testikuj, pankreas, vezore). është e shpeshtë tek fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç. Të vegjlit, në gjashtë muajt e parë të jetës janë të mbrojtur nga nëna, në qoftë se ajo i ka kaluar shytat. Sëmundja mbetet ngjitëse, gjatë gjithë kohës që gjëndrat janë të enjtura.Si dallohet ?
Shfaqet papritur, dy – katër javë pas infeksionit, me një enjtje midis veshit dhe nofullës së poshtme. Mund të shfaqet edhe vetëm në një anë, por në 75 % të rasteve, pas disa ditësh shfaqet dhe në anën tjetër. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë, ose pak temperaturë dhe ka vështirësi në përtypje dhe
gëlltitje, për shkak të dhimbjes. Në pritje të pediatrit është mirë të mbahet fëmija në shtrat për dy ditë, derisa temperatura të zhduket. Për të lehtësuar dhimbjen, jepini ushqime gjysmë të lëngshme (supë, perime) dhe pije të ftohta, por jo të tharta, si lëng limoni apo portokalli. Vendosini një borsë me ujë të ngrohtë pranë faqes, apo një peshqir të ngrohtë, për pakësimin e enjtjes. Njoftoni menjëherë mjekun nëse shfaqet enjtje, skuqje, dhimbje në testikuj (organet seksuale mashkullore), ose nëse fëmija mban të ngrirë qafën dhe ka dhimbje kur lëviz kokën.Si kurohet?
Nuk ka ilaç kundër virusit të shytave. Pediatri mund të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, që shërben edhe për të qetësuar pak dhimbjen. Në përgjithësi, pas ditës së katërt të sëmundjes, enjtja fillon e pakësohet, duke u zhdukur ditën e dhjetë. Shytat mund të parandalohen duke vaksinuar fëmijët
rreth muajit të 15-të.LIJA E DHENVE (VARICELA)
Kjo sëmundje, shumë e përhapur dhe e shpeshtë në fëmijëri, shkak tohet nga virusi herpes. Zakonisht godet në periudhën midis janarit dhe majit fëmijët nga 5 në 9 vjeç dhe infektimi përhapet nga personi tek personi (nga fëmija tek fëmija) nëpërmjet lëngjeve (sekrecioneve) të hundës dhe të gojës, dhe pasi
shfaqen flluska, nëpërmjet lëngut që ato kanë. Periudha e fshehtë shkon nga 11-21 ditë, ndërsa mundësia më e madhe për t’u ngjitur është nga momenti i shfaqjes së acarimit të lëkurës, derisa të gjitha flluskat kthehen në kore dhe zgjat zakonisht 6 ditë.Si dallohet
Në fillim, shenjat janë shumë të thjeshta: fëmija ndjen një gjendje jo të mirë të përgjithshme, ka pak temperaturë dhe pak oreks. Pas dy ditësh dalin njolla të kuqe, që shumë shpejt bëhen qeska të mbushura me lëng. Nga të pastra e të qarta, bëhen të turbullta e më pas kthehen në kore. Njollat shfaqen fi llimisht në fytyrë në kokë dhe pastaj në trup, për të kaluar pastaj në krahë, këmbë dhe organet seksuale. Në pak ditë i gjithë trupi ka të gjitha shenjat e sëmundjes (njolla, qeska dhe kore) në faza të ndryshme. Kruarja mund të bëhet edhe shumë e bezdisshme dhe temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Në pritje të pediatrit
• Në përgjithësi është e kotë të veçosh fëmijën e sëmurë nga vëllezërit e tjerë, sepse mund të jenë infektuar përpara se të jenë shfaqur njollat.
• Mbani në pushim absolut fëmijën dhe matini temperaturën: nëse është e lartë, jepini dozën e këshilluar të ilaçit kundër temperaturës (mos i jepni aspirinë).
• është e këshillueshme të bindësh fëmijën të mos kruhet, që të mos infektojë puçrrat: pra mbajani thonjtë të shkurtra dhe mund të përdorni edhe doreza.
• Për të lehtësuar kruarjen, mund të jenë të dobishme banjot me ujë të vakët. Fshijeni fëmijën me kujdes, pa e fërkuar.Si kurohet
Kundër virusit të lisë nuk mund të bëhet asgjë. Në përgjithësi, rreth ditës së pestë apo të gjashtë të sëmundjes, koret e formuara fi llojnë të bien, duke lënë shenja të celëta në lëkurë dhe nganjëherë (veçanërisht nëse fëmija është kruar) shenja të vogla. Në këtë pikë, fëmija nuk ia ngjit më të tjerëve dhe pas disa ditësh pushim, që nga dita e njëmbëdhjetë ai mund të rifi llojë shkollën. Sot në treg ofrohet një ilaç (aciklovir), që në disa raste është parë si efi kas, por duhet përdorur që 24 orë nga shfaqja e njollave.RUBEOLA
çfarë është?
Rubeola është një sëmundje ngjitëse, e lehtë dhe ndoshta fëmija juaj nuk do të ndjehet shumë i sëmurë e nuk do t’i pëlqejë të qëndrojë shtrirë në shtrat. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen dy ose tri
javë pasi fëmija është infektuar.
Shenjat
Dita e parë dhe e dytë
• Shenja të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë
• Dhimbje e lehtë fyti
• Enjtje e gjendrave që ndodhen mbrapa veshëve, në anët e qafës dhe në zverk.
Dita e dytë dhe e tretë
• Shfaqja në lëkurë e njollave të sheshta në ngjyrë rozë, të cilat zakonisht shfaqen në fillim në fytyrë dhe më tej përhapen në të gjithë trupin.
• Rritje e lehtë e temperaturës. Dita e katërt dhe e pestë Pakësimi i shfaqjeve në lëkurë dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme.
Dita e gjashtë
Fëmija kthehet normal.
Dita e nëntë dhe e dhjetë
Fëmija nuk është më ngjitës.Pasojat
Kjo sëmundje kalon pa lënë pasoja tek fëmijët dhe të rriturit, por në rast se një grua shtatzënë infektohet
nga rubeola veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzanisë, foshfoshnja në barkun e saj do të lindë me
anomali të rënda. Parandalimi Vaksina kundër rubeolës, e cila në kalendarin tonë të vaksinimit bëhet
së bashku me fruthin, e mbron fëmijën nga kjo sëmundje.
Mjekimi
Nuk ka ndonjë ilaç të veçantë për mjekim. Mjafton të kujdesemi për disa shqetësime që ka fëmija, si
temperatura, kruarja etj.
nuk ka ilaç për trajtimin e tyre: megjithatë, pothuajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje.
Duke qenë se këto sëmundje janë ngjitëse, pra mund të transmetohen tek fëmijë të tjerë, në rast se fëmija juaj ka ndonjë sëmundje të tillë, është mirë të informoni edhe prindët e fëmijëve me të cilët ka
qenë në kontakt.
• Përgjumje jo e zakonshme
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës.
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve e trupit).
• Shfaqje të papritur në lëkurën e të gjithë trupit të njollave të vogla si kokë gjilpëre, në ngjyrë të kuqe të errët.
është një nga sëmundjet më ngjitëse: mjafton të mendosh që 90% e fëmijëve që i janë afruar një personi me fruth, sëmuren. Mosha në të cilën është më i shpeshtë është rreth 3 vjeç, ndërsa është me
të vërtetë e vështirë të infektohet fëmija më i vogël se 6 muaj, pasi trupi i të voglit është i mbrojtur nga nëna, nëqoftëse ajo e ka kaluar fruthin. Sëmundja ngjitet nga personi në person me anë të pështymës, që nga fillimi i sëmundjes (veçanërisht nga dita e shtatë), deri në ditën e pestë pas shfaqjes të shenjave në lëkurë.
Fruthi dallohet si një sëmundje e zakonshme ftohjeje: e ftohur, lotim dhe skuqje sysh, temperaturë e lartë dhe kollë. Kontrolloni gojën në brendësi të faqeve, në pjesën e dhëmballëve: dy ose tre ditë para se të shfaqen shenjat në lëkurë, do të dalloni njollëza të vogla, të bardha, me kalcium, por që zhduken
shpejt (12-18 orë). Lëkura bëhet me njolla të kuqe, rrafsh me lëkurën dhe njolla në formë pikash paksa të ngritura, që dalin në fytyrë dhe pas veshëve dhe pastaj shpërndahen në të gjithë trupin. Temperatura në këtë pikë rritet, duke arritur dhe 40 gradë. Fëmija ka temperaturë dhe kollë dhe mund të ketë bezdi të shohë dritën.
Në pritje të pediatrit
• është e këshillueshme të mbahet fëmija në qetësi, më mirë në krevat.
• Largoni dritat shumë të forta, nëse i ka sytë e skuqur.
• Nëse temperatura është rritur, jepini një ilaç kundër temperaturës.
• Mbani një dietë të lehtë, gjysmë të lëngshme.
• Jepini fëmijës të pijë sa më shumë lëngje (ujë me sheqer etj.).
Si kurohet?
Nuk ekziston një terapi e veçantë kundër virusit të fruthit. Pediatri do të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, nëse është shumë e lartë, Ka pediatër që, nëse sëmundja është e kohëve të fundit, japin trupa mbrojtës të imunitetit të organizmit (gamaglobulina specifike). Kjo mbrojtje jo gjithmonë e shmang sëmundjen, por shenjat mund të jenë më të pakta dhe koha e sëmundjes më e shkurtër. Në përgjithësi, në 3-5 ditë temperatura bie, ashtu siç pakësohen dhe shenjat në lëkurë: pasi shërohet, fëmija nuk do të sëmuret më. Infeksioni siguron mbrojtje për të gjithë jetën. Po nuk pati probleme, jeta e tij normale do të rifillojë afërsisht pas 8-10 ditësh nga fillimi i sëmundjes. Megjithatë është mirë të parashikohet një javë
pushim, para se të rifillojë kopshtin apo shkollën.
Fruthi mund të shkaktojë probleme, në disa raste edhe të rënda tek fëmijët e vegjël nën dy vjeç. Midis atyre, më të shpeshta janë infeksionet e veshit, fytit dhe bronkopneumonia, kur virusi i fruthit godet mushkëritë. Rreziku më i madh është encefaliti, që është infeksioni viral i sistemit nervor. Prandaj sot rekomandohet vaksinimi kundër fruthit, rreth muajit të 15-të të jetës. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
• Përgjumje jo e zakonshme.
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve të trupit).
E quajtur me emrin e përditshëm “Shyta”, kjo sëmundje shkaktohet nga një virus që godet gjëndrat e pështymës dhe shkakton fryrje të gjëndrave pranë veshit. Më rrallë vendoset në sistemin nervor dhe organe të tjera (testikuj, pankreas, vezore). është e shpeshtë tek fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç. Të vegjlit, në gjashtë muajt e parë të jetës janë të mbrojtur nga nëna, në qoftë se ajo i ka kaluar shytat. Sëmundja mbetet ngjitëse, gjatë gjithë kohës që gjëndrat janë të enjtura.
Shfaqet papritur, dy – katër javë pas infeksionit, me një enjtje midis veshit dhe nofullës së poshtme. Mund të shfaqet edhe vetëm në një anë, por në 75 % të rasteve, pas disa ditësh shfaqet dhe në anën tjetër. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë, ose pak temperaturë dhe ka vështirësi në përtypje dhe
gëlltitje, për shkak të dhimbjes. Në pritje të pediatrit është mirë të mbahet fëmija në shtrat për dy ditë, derisa temperatura të zhduket. Për të lehtësuar dhimbjen, jepini ushqime gjysmë të lëngshme (supë, perime) dhe pije të ftohta, por jo të tharta, si lëng limoni apo portokalli. Vendosini një borsë me ujë të ngrohtë pranë faqes, apo një peshqir të ngrohtë, për pakësimin e enjtjes. Njoftoni menjëherë mjekun nëse shfaqet enjtje, skuqje, dhimbje në testikuj (organet seksuale mashkullore), ose nëse fëmija mban të ngrirë qafën dhe ka dhimbje kur lëviz kokën.
Nuk ka ilaç kundër virusit të shytave. Pediatri mund të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, që shërben edhe për të qetësuar pak dhimbjen. Në përgjithësi, pas ditës së katërt të sëmundjes, enjtja fillon e pakësohet, duke u zhdukur ditën e dhjetë. Shytat mund të parandalohen duke vaksinuar fëmijët
rreth muajit të 15-të.
Kjo sëmundje, shumë e përhapur dhe e shpeshtë në fëmijëri, shkak tohet nga virusi herpes. Zakonisht godet në periudhën midis janarit dhe majit fëmijët nga 5 në 9 vjeç dhe infektimi përhapet nga personi tek personi (nga fëmija tek fëmija) nëpërmjet lëngjeve (sekrecioneve) të hundës dhe të gojës, dhe pasi
shfaqen flluska, nëpërmjet lëngut që ato kanë. Periudha e fshehtë shkon nga 11-21 ditë, ndërsa mundësia më e madhe për t’u ngjitur është nga momenti i shfaqjes së acarimit të lëkurës, derisa të gjitha flluskat kthehen në kore dhe zgjat zakonisht 6 ditë.
Në fillim, shenjat janë shumë të thjeshta: fëmija ndjen një gjendje jo të mirë të përgjithshme, ka pak temperaturë dhe pak oreks. Pas dy ditësh dalin njolla të kuqe, që shumë shpejt bëhen qeska të mbushura me lëng. Nga të pastra e të qarta, bëhen të turbullta e më pas kthehen në kore. Njollat shfaqen fi llimisht në fytyrë në kokë dhe pastaj në trup, për të kaluar pastaj në krahë, këmbë dhe organet seksuale. Në pak ditë i gjithë trupi ka të gjitha shenjat e sëmundjes (njolla, qeska dhe kore) në faza të ndryshme. Kruarja mund të bëhet edhe shumë e bezdisshme dhe temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Në pritje të pediatrit
• Në përgjithësi është e kotë të veçosh fëmijën e sëmurë nga vëllezërit e tjerë, sepse mund të jenë infektuar përpara se të jenë shfaqur njollat.
• Mbani në pushim absolut fëmijën dhe matini temperaturën: nëse është e lartë, jepini dozën e këshilluar të ilaçit kundër temperaturës (mos i jepni aspirinë).
• është e këshillueshme të bindësh fëmijën të mos kruhet, që të mos infektojë puçrrat: pra mbajani thonjtë të shkurtra dhe mund të përdorni edhe doreza.
• Për të lehtësuar kruarjen, mund të jenë të dobishme banjot me ujë të vakët. Fshijeni fëmijën me kujdes, pa e fërkuar.
Kundër virusit të lisë nuk mund të bëhet asgjë. Në përgjithësi, rreth ditës së pestë apo të gjashtë të sëmundjes, koret e formuara fi llojnë të bien, duke lënë shenja të celëta në lëkurë dhe nganjëherë (veçanërisht nëse fëmija është kruar) shenja të vogla. Në këtë pikë, fëmija nuk ia ngjit më të tjerëve dhe pas disa ditësh pushim, që nga dita e njëmbëdhjetë ai mund të rifi llojë shkollën. Sot në treg ofrohet një ilaç (aciklovir), që në disa raste është parë si efi kas, por duhet përdorur që 24 orë nga shfaqja e njollave.
çfarë është?
Rubeola është një sëmundje ngjitëse, e lehtë dhe ndoshta fëmija juaj nuk do të ndjehet shumë i sëmurë e nuk do t’i pëlqejë të qëndrojë shtrirë në shtrat. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen dy ose tri
javë pasi fëmija është infektuar.
Shenjat
Dita e parë dhe e dytë
• Shenja të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë
• Dhimbje e lehtë fyti
• Enjtje e gjendrave që ndodhen mbrapa veshëve, në anët e qafës dhe në zverk.
Dita e dytë dhe e tretë
• Shfaqja në lëkurë e njollave të sheshta në ngjyrë rozë, të cilat zakonisht shfaqen në fillim në fytyrë dhe më tej përhapen në të gjithë trupin.
• Rritje e lehtë e temperaturës. Dita e katërt dhe e pestë Pakësimi i shfaqjeve në lëkurë dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme.
Dita e gjashtë
Fëmija kthehet normal.
Dita e nëntë dhe e dhjetë
Fëmija nuk është më ngjitës.