DETYRE KURSI
Dega: Mesuesi per Arsimin Parashkollor
Lenda : Psikologji Komunikimi ne Femijerine e Hershme
Tema:Femijeria e hershme ,kurioziteti dhe stimulimi I pavarsise.
CFARE TRAJTOHET NE KETE DETYRE KURSI?
~ Si ta ndihmojme femijen te behet I pavarur
~ Si te stimulojme kuriozitetin e femijes
~ Vezhgimi I ndryshimeve
~ zhvillimi I trurit te femijes
~ Si funksionon imagjinata e femijes
~ Stimulimi I imagjinates
PAVARESIA E FEMIJES
Sa më shumë të rritet fëmija aq më shumë ai/ajo e kupton se është një individ ndryshe nga ju. Nevoja për t’i bërë gjërat vetë vjen si pasojë e rritjes së identitetit.
Më poshtë ofrohen këshilla për të shtuar zellin e fëmijës drejt pavarësisë:
Bëjeni shtëpinë tuaj një mjedis sa më të sigurtë për eksploruesin tuaj të vogël. Për të zhvilluar realisht pavarësinë e tij/saj fëmija duhet të provojë në mënyrë të vazhdueshme kufinjtë duke eksploruar atë që e rrethon. Prandaj është e rëndësishme të sigurohesh se shtëpija juaj është një mjedisi sigurtë për fëmijën tënd. Në vend që të sillesh rrotull duke thënë “jo”sa herë që ai/ajo prek diçka që mund ta dëmtojë atë, largoji objektet e rrezikshme dhe mbushe shtëpinë me gjëra të sigurta dhe të këndshme. Kështu që ju do t’i jepni atij/asaj gjithnjë e më shumë liri dhe do filloni të qetësoni veten tuaj.
Lejojeni fëmijën tuaj të drejtojë veten. Çdo prind e ka të nevojshme vendosjen e kufizimeve, por ndonjëherë nuk ka problem nëse e lejoni fëmijën tuaj t’i marrë vendimet vetë edhe pse ato mund të duken të çuditshme.
Tregoji fëmijës mënyrën. Aftësimi në një punë të caktuar është celësi i pavarësisë dhe përmbushjes së fëmijës suaj. Por, për të forcuar aftësitë e tij/saj ju duhet të demostroni qartësisht dhe gradualisht detyrat duke i ndarë ato në pjesë të veçuara.
Lëreni fëmijën tuaj në ritmin e tij/saj. Kur fëmija juaj shikon se si ju bëni gjithçka pa patur një interesim të përcaktuar- gatuani, pastroni, kujdeseni për mobiljet- ajo/ ai kërkon të përfshihet dhe t’ju ndihmojë. Kur kjo ndodh, përpiqu të gjeni një mënyrë që fëmija juaj t’ju qëndrojë pranë.
Kontrolloni dëshirën tuaj për t’u përfshirë. Nëse ju i keni caktuar një punë fëmijës suaj, lejojeni ta vëzhgojë me kujdes edhe nëse fëmijës mund t’i duhet dyfishi i kohës për ta bërë këtë gjë. Nëse nuk jeni vonë dhe nxitoni, lejojeni fëmijën të shpenzojë pesë minuta për të palosur këmishën e gjumit në mëngjes. Kështu ai/ajo do të ndihet më i/e përmbushur më pas sesa po ta realizonit ju punën në vend të tij/saj.
Nëse fëmija juaj po përjeton ankthin e ndarjes, ka mundësi që ndarja nga ju të jetë problematike. Më poshtë jepen disa këshilla sesi ju mund ta ndihmoni atë të ndihet më i qetë edhe kur është vetëm:
Thuaj mirupafshim me siguri. Largimi juaj është shumë i vështirë për fëmijën por nëse ju do të veproni sikur kjo të mos përbënte një problem shqetësues dhe se ju do të ktheheni shpejt, ju do ta ndihmonit të largonte frikërat dhe të qetësohej. Shpreheni përshëndetjen tuaj të largimit në një mënyrë të këndëshme por të rëndësishme dhe më pas shkoni drejt derës. Nëse fëmija juaj shpërthen në lot, përpiquni të mos shprehni mërzitjen tuaj në sy të tij/saj.
Praktikoni mungesat. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësohet me largimet dhe ardhjet tuaja duke përdorur orën e kuzhinës. Vendose alarmin për pesë minuta dhe thuaji: ”Mami do të shkojë në dhomën tjetër për pesë minuta dhe do të kthehet prapë. ”Sapo ai/ajo ta kuptojë se ju do të ktheheni prapë, vendose alarmin për një peiudhë më të gjatë kohë, derisa ai/ajo të pregatitet për ndarje më të gjata të moshës parashkollore.
Evitoni largimet fshehurazi. Edhe pse mund të duket ndihmuese largimi pa ju parë fëmija, në të vërtetë ikja tinëz do ta mërzisë atë edhe më shumë. Me ta kuptuar se ju jeni larguar pa i thënë mirupafshim, ai/ajo do të qajë dhe do të shqetësohet për ardhjen tuaj.
Tregojini atij/asaj se e doni shumë. Jepini fëmijës suaj dashuri dhe mbështetje në mënyrë të vazhdueshme dhe ai/ajo do të ndërtojnë besimin e nevojshëm për të drejtuar veten. Inkurajojeni çdo herë që ajo përpiqet të bëjë vetë dicka por asnjëherë mos e largoni nëse ai/ajo vjen te ju për t’u siguruar. Fëmija e kërkon dhe e dëshiron këtë risigurim për një kohë më të gjatë.
Si të stimuloni kuriozitetin e fëmijës suaj…
Fëmijët nga natyra janë kuriozë. Përvec kësaj çdo gjë në botë për ta është e re edhe pse mund të jetë një milingonë që tërheq një fije shumë më më madhe se trupi i saj ose një kërmill që zvarritet përgjatë një trotuari të lagur. Kurioziteti natyror i fëmijës suaj mund të shkaktojë shpërqëndrim te ju nëse nuk keni kohë si psh: ju jeni duke e çuar atë në cerdhe/ kopësht dhe autobuzi është duke ardhur. Por ky mund të jetë një tregues që ju kujton juve se fëmija jeton në një botë ku udhëtimi i kërmillit është më i rëndësishëm sesa i juaji. Ka disa mënyra për të nxitur kuriozitetin e fëmijës tënd dhe për të luajtur me të.
Vëzhgo me kujdes ndryshimet
Fëmijët i adhurojnë ndryshimet, ndoshta pjesërisht për këtë arsye ata ndryshojë shumë shpejt. Fillo me gjërat që ndodhen përreth: Shihni së bashku yllin e parë që del në qiell dhe shprehni një dëshirë, ose vini re hënën çdo natë për një javë rresht dhe diskutoni sesi ndryshon forma e saj.
Lërini në botën e tyre të vogël
Fëmijët pëlqejnë gjërat e vogla: butonat, tespijet, gurickat. Kush e di pse — ndoshta ky është rezultati i të jetuarit në një botë ku nuk mund të shohësh sipër
tavolinës. Gjithsesi nuk duhet harruar se sendet shumë të vogla janë të rrezikshme për fëmijët nën 4 vjeç.
Ju gjithashtu mund të keni vënë re se fëmija juaj pëlqen hapësirat e vogla dhe të rehatshme që i japin asaj një ndjesi privatësie dhe përshtatshmërie. Shndërrojini batanijet në “guva” ku ata mund të rrijnë dhe të luajnë. Fëmijët preferojnë sendet që kanë masën e tyre të cilat mund t’i manipulojnë lehtësisht dhe këto mund të përdoren për një shumëllojshmëri eksperimentesh në kuzhinë dhe projektesh ndërtimi
Ju gjithashtu mund të keni vënë re se fëmija juaj pëlqen hapësirat e vogla dhe të rehatshme që i japin asaj një ndjesi privatësie dhe përshtatshmërie. Shndërrojini batanijet në “guva” ku ata mund të rrijnë dhe të luajnë. Fëmijët preferojnë sendet që kanë masën e tyre të cilat mund t’i manipulojnë lehtësisht dhe këto mund të përdoren për një shumëllojshmëri eksperimentesh në kuzhinë dhe projektesh ndërtimi
Zhvillimi i trurit të fëmijës
Fëmija juaj ka lindur me rreth 100 bilion qeliza trunore. Kjo është interesante por mos harroni që gjatë fëmijërisë së hershme numri i këtyre qelizave rritet. Secila prej këtyre qelizave trunore merr dhe dërgon sinjale elektrike duke krijuar lidhje mes qelizave trunore të cilat përmes përsëritjes kthehen në rrjeta. Këto rrjeta (shpesh të quajtura qarqe) i mundësojnë atij të mësuarin dhe të menduarin. Në vitin e tretë të jetës truri i fëmijës do të ketë krijuar rreth 1000 trilion lidhje.
Pikërisht në këtë moment truri i fëmijës suaj është duke krijuar rrugë kalimet që do të përdoren gjatë gjithë jetës. Një lidhje trunore që përdoret në mënyrë të vazhdueshme bëhet e përhershme, edhe nëse nuk përdoret me (ose përdoret rrallë) mund të zhduket. Kjo është arsyeja që specialistët e vënë shumë theksin në tre vitet e para të temës: Çdo gjë që fëmija juaj bën që nga loja të të ushqyerit, të ecurit, të lexuarit dhe të kënduarit ndihmon në stimulimin e trurit.
Ndërsa ju e ekspozonni fëmijën tuaj ndaj pamjeve të reja, tingujve, ndjesive ju zgjeroni njohuritë e tij në një botë më të gjallë. Dhe kur ju përdorni imagjinatën tuaj në ndërveprim me të – “ Shiko, unë jam tigri I xhunglës!” “Le të imagjinojnë sikur po shkojmë në shtëpinë e gjyshes” – ju ngacmoni trurin e tij për të ndërtuar “rrugëkalimi imagjnare”.
Si funksionon imagjinata e fëmijës ?
Mund të jetë e vështirë të kuptoni se cfarë po mendon fëmija juaj, për shkak se aftësitë verbale të fëmijës suaj nuk janë aq mirë të zhvilluara. Por, ju mund të shihni grimca të imagjinatës në imitimet e tij mbi gjërat që sheh rrotull tij- një sjellje që shpesh shfaqet rreth moshës 18 deri 20 muajsh. Fëmija juaj mund të kopjojë gjërat që po bën, imitues I rutinës së tij ditore duke pretenduar të ushqejë arushin e tij ose ta vërë atë në gjumë, etj.
Si e ndihmon fëmijën tuaj stimulimi i imagjinatës
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:
Përmirësimi i fjalorit. .
Marrja e kontrollit. .
Zgjidhjen e problemeve.