DROGA - EROINE, KOKAINE, CRACK, HASHISH - Ç'eshte ajo dhe pasojat e saj...



http://eseshkolle.blogspot.com/
DROGA ç'eshte ajo dhe pasojat e saj...
 Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, 1 sd, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare
hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.
Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.
Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.
Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.
Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.

Kokaina

Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow. Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.
Potenciali per adaptim.Varesia. E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge. Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" .

Menyra e perdorimit. Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Perdorimi ligjor. Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne sy, goje e fyt perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose te tjera procedura. Megjithate, nisur nga efektet anesore te saj dhe potencialin per abuzim, kokaina eshte sot pothuajse kudo nje droge e klasit A.
Efektet afatshkurter. Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemres dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione. Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
Efektet afatgjate dhe rreziqet. Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) . Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive te cilet jane perdorues te kokaines rrisin shancet per demtime te zemres.
Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i saj sjell te perdoruesi: Shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve mund te jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" Kokainen.
Bashkeveprimi. Ajo rrit presionin e gjakut, pra kundershton efektin e barnave antihypertensive. Marre me MAOI-TE ( Inhibitoret e Mono Amine oksidazes) shkakton nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Po ashtu rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me disa anastetike te pergjithshem.
Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Sot nga shkencetaret po punohet per te krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas lenies se tij i jane rikthyer kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po punohet ne fazen e dyte te saj. Si?
Po punohet sipas ketij parimi. Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe mbron trurin nga agjentet e huaj. Pra shkencetaret po i kerkojne "ndihme" sistemit imun ne kete rast, duke "shenuar " kokainen me kete vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te. Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e nuk do kete mundesi te kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre nuk do kete me efekt. TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.
Kjo kompani, XENOVA tashme eshte ne fazen perfundimtare te kesaj vaksine e cila natyrisht te con ne aplikimin e licences per perdorimin e saj dhe ne nje forme te re shprese per shume vete qe vuajne nga varesia ndaj kokaines. Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi molekulash, molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, puna per kete vaksine KUNDER DUHANIT fillon ne shtator te ketij viti.

Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines :

KRAK. ne anglisht CRACK.
Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani. Teper adiktiv Krak-u duket se ka efekt me te forte se te gjithe format e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer, hemorragji cerebrale e ne fund vdekje.
Konsekuencat afatgjata te perdorimit te Krak perfshijne: flegmen ne ngjyre te zeze, teshtitje, demtime te pakthyeshme te mushkerive, trashje te zerit e djegje permanente te buzeve, gjuhes e fytit nga inhalimi i tymrave te nxehte. Deteriorimi mendor, ndryshime ne personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia apo sjellja agresive dhe tentativat per vetevrasje mund te shfaqen ne keto perdorues.

Si dallohen femijet qe kane hyre ne rrugen e droges ?
- Prinderit duhet te kene medoemos njohuri , te pakten fillestare , per drogat , efektet e tyre dhe menyrat e perdorimit . Prindi duhet ta ndjek femijen ne procesin e rritjes sikrse mjeku i kujdesshem qe e ndjek grafikun e ecurise se pacientit te tij . Eshte e domosdoshme qe prindi te njohe fazat e rritjes dhe vecurite moshore , sidomos tiparet e adoleshences , per te dalluar nje sjellje adoleshenti nga nje sjellje nen efektin e droges . Nese ne grafikun e rritjes se femijes verehet pika keputje , pra ndryshime te shpejta , te menjehershme e te thella , duhet kerkuar shkakun . Pergjithsisht perdorimi i droges ben qe te ndryshojne raportet e perdoruesit me familjen , shkollen e shoqerine .-Ne shumicen e rasteve nuk eshte veshtire qe prindi te kuptoje nese femija i tij merr droge . Ai mund te kuptoje qe femiju i tij merr marihuane per shembull : nese ne shtepi gjene letra cigaresh , letra alumini , kartone te vegjel te prere ,filtra , vrima te djegurash ne divan apo ne qarshaf , cakmak me flake ne maksimum etj. Nese djali apo vajza duket shpesh i perhumbur , me sy te zbehur etj. Duhet ditur se eshte koha te dyshohet seriozisht .- Marre ne teresi , perdorimi i droges ben qe te ndryshoje , drejt perkeqesimit , qendrimi i perdorimit te saj ndaj mesimit , punes , shoqerise , familjes etj. Te gjitha keto nuk mund te mos reflektohen . Nuk mund te mos bie ne sy , sidomos te prinderve , sado te painformuar te jen ata . Droga me angazhimin , peripecite dhe presionin qe ushton ndaj perdoruesit , e detyron femijun apo te riun qe te genjeje siq e shtyn ate edhe te gjeje rruge per sigurimin e parave , madje edhe te vjedh . Nje vajze krenare qe e ka mbajte veten , veshtire te mbetet e till edhe pasi ka filluar te perdore droge . Ky deformim i personalitetit , leshimi i vetvetes , mungesa e sinqeritetit , vjedhja e te tjera vese qe mbjell droga , gjithashtu duhet verehen nga prinderit . Nje nder tiparet e sjelljes se nje te riu qe ka shkuar ne rrugen e droges , eshte largimi gradual nga familja dhe dedikimi gjithnje e me i madh ndaj grupeve qe formojne perdoruesit e droges .

Si mund te sherohet nje i droguar ?
Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to , Sigurisht eshte e veshtire te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite . Por individi i vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te vet si dhe dominimin e vullnetit , duke perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment . Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir : zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa te nje faze te re , te trete , te katert .... . Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar , gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion .

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME