Kalaja e Borshit

 Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. 

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore. Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare). Periudha e dytë, që shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shënon zhvillimin më të madh të qytetit. Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit 
Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet Perëndimore dhe në zonën Veriore të saj.. Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin Perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai. Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi Al-Idrizi, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprene tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia ne kala ështe ndertuar nga haxhi Bendo, mbeshtetesi i Ali Pashe Tepelenes ne keto ane

Kalaja e Beratit


Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta
historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.


Kalaja e Bashtovës


Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në
shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.


Kalaja e Badhrës

Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra

Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.



Lista e kalave në Shqipëri

Lista e kalave në Shqipëri

 Kalaja e Badhrës
 Kalaja e Bashtovës
 Kalaja e Beratit 
Kalaja e Borshit 
Kalaja e Drishtit
 Kalaja e Durrësit
Kalaja e Elbasanit
 Kalaja e Gjirokastrës 
Kalaja e Kaninës 
Kalaja e Kardhiqit
 Kalaja e Krujës
 Kalaja e Lëkurësit
 Kalaja e Lezhës 
Kalaja e Libohovës
 Kalaja e Margëlliçit
 Kalaja e Peqinit
 Kalaja e Petrelës 
Kalaja e Pogradecit
 Kalaja e Porto Palermos
 Kalaja e Prezës
 Kalaja e Rodonit 
Kalaja e Shkodrës
 Kalaja e Shtëpëzës
Kalaja e Skelës
 Kalaja e Skraparit 
Kalaja e Tepelenës 
Kalaja e Tiranës
 Kalaja e Tujanit
 Kalaja e Vokopolës

Arsimi special dhe arsimi gjitheperfshires rendesia e zbatimit te tyre

Arsimi special dhe arsimi gjitheperfshires
Arsimi gjitheperfshires eshte perfshirja e te gjithe femijeve ne shkolla te zakonshme, ku atyre ju jepet arsim sipas nevojave. Arsimi gjitheperfshires eshte nje proces i nisur ne vitet ’80-te te shekullit te kaluar dhe po perparon me ritme te shpejta. Ai po zevendeson arsimin tradicional qe perfaqesonte nje sistem binar te ndare ne dy komponente, ne arsim te zakonshem dhe ne arsim special.

Keshtjelat dhe kalat ne Shqiperi


Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë.. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, etj. 
Më pasu ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
Keshtjella e Beratit
Kështjellë e lashtë në Berat e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 187 metra, në anë të lumit Osum. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet me emrin e lashtë Antipatrea, kur u sulmua nga Skardilajdi gjatë luftimeve maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmanët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë
Keshtjella e Shkodres
Kështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. azë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.

Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.


E ardhmja e Shqiperise eshte ne BE

Bashkimi Europian është një organizatë që është krijuar për bashkimin e vendeve të lira me qëllim që t’u jepeshin fund luftërave,të cilat kishin përçarë kontinentin e vjetër për shekuj me rradhë,dhe të garantonte një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët e saj.Kjo ende është ideja themelore e Bashkimit Europian,ide e cila vjen duke u zhvilluar dhe duke u përhapur.Kjo organizatë e krijuar në vitet ’50,ka sjellë përfitime të mëdha për anëtarët e saj dhe u ka ofruar atyre paqen dhe stabilitetin politik dhe
ekonomik,për të cilat çdo vend ka nevojë.Për 60 vjet,ky bashkim ka ardhur duke u zgjeruar dhe duke përqafuar në gjirin e tij shtete të ndryshme të kontinentit,që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.Nuk ka rëndësi sa të ndryshme këto shtete janë nga njëra tjetra,sepse motoja e BE-se është Të bashkuar në diversitet Pjesë e kësaj fuqie të madhe që organizon dhe rregullon shoqërinë europiane,kërkon të bëhet edhe vendi ynë,I cili në vitin 2009 ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit,e cila mbështetet në detyrimet dhe të drejtat reciproke ndërmjet dy palëve,veprimet e përbashketa dhe procedurat specifike.Konkretisht kjo marrëveshje ka për synim : forcimin e demokracisë së vendit;stabilitetin politik,ekonomik dhe institucional;rregullimin e legjislacionit;sigurimin e zhvillimit ekonomik në një treg funksional.Kjo marrëveshje është vetëm fillimi I asaj që do të jetë rrugëtimi I Shqipërisë në BE. Ky rrugëtim ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Të bëhesh anëtar I BE-së është një procedurë komplekse e cila nuk realizohet brenda natës. Çdo vend që plotëson kushtet,mund të aplikojë.Këto kushte janë të njohura si ‘Kriteret e Kopenhagenit’ dhe përfshijnë ekonominë e tregut të lirë,një demokraci të qëndrueshme,sundimin e ligjit dhe pranimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta.Shqipëria duhet të ketë shkallën e inflacionit të ulët,GDP-në të konsiderueshme dhe borxh të ulët publik,në mënyrë që kandidatura e saj të konsiderohet nga organet më të larta politike të BE-së.Bashkimi Europian ngulmon që vendi ynë të bëjë një integrim të plotë e jo të pjesshem,si në rastin e Rumanisë,sepse kjo do të sillte dëme si për vetë shtetin ashtu edhe për BE-në. Fatkeqësisht,Shqipëria është larg përmbushjes së kritereve për t’u futur në BE.Nryshimi që duhet të fillojë nga vetë shoqëria,nuk po vjen ende në formën e duhur.Duke folur në kuadrin social,në shoqërinë tonë e drejta e njeriut nuk është konsoliduar ende.Mjafton të përmendim këtu dhunën në familje(sidomos dhunën e grave),dukurinë e seksizmit dhe të nënvlerësimit të femrave.Në një kohe ku në vendet europiane pjesëmarrja e grave është e madhe dhe roli I tyre është I rëndësishëm,në shoqërinë tonë nuk njihet ende roli themelor I gruas në konsolidimin e shoqërisë.Problem tjeter madhor I shoqërisë është edukimi I brezit të ri I cili mendohet të jetë brezi që do e shohë Shqipërinë në BE.Ky brez nuk mësohet me vlerat morale dhe vlerat e punës ashtu siç mësohen në shoqërinë europiane,dhe si pasojë shteti ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve të pakulturuar dhe pa ndjenjën e qytetarit, që mendon se një nga detyrat e tij është të japë kontributin individual për shtetin.Këta individë që do e shohin vendin në BE,duhet të edukohen me vlerat e larta europiane dhe të tregojne se në Shqipëri po rritet një brez I shëndetshëm. Integrimi ekonomik I Shqipërisë është hapi tjetër I rëndësishëm,një hap I cili përfaqëson tejkalimin e të gjitha problemeve që ekonomia shqiptare ka.Së pari,duhet thënë se hapja e vendeve të reja të punës është një sfidë,në një kohë kur oferta e krahut të punes rritet me shpejtësi dhe kërkesa e aktivitetit ekonomik është më e ulët për krah pune.Niveli i tregut informal është mjaft I lartë.Pjesa më e madhe e popullsisë së thjeshtë,punon në të zezë.Infrastruktura në sektorë të ndryshëm lë për të dëshiruar.Prsh. nëse marrim bujqësinë,shumë fermerë nuk arrijnë të dërgojnë prodhimet e tyre në qytet për shkak të mungesës së transportit dhe infrastrukturës së keqe.Kjo sjell pasoja për shtetin,sepse importi është më I madh se eksporti.Një tregues tjetër problematik është edhe inflacioni I lartë,ku rritja e vazhdueshme e çmimeve vazhdon të jetë e madhe. Por këto probleme nuk do të thonë se shanset e Shqipërisë për të hyrë në BE janë të pakta.Mjafton të përmendim këtu anëtarësimin tonë në NATO,apo liberalizimin e vizave në zonën ‘Schengen’.Vendi ynë ka bërë një rrugë të madhe brenda 20 vjetëve dhe me bashkëpunimin e organeve të larta europiane,do të arrijë të bëjë reforma në sektorët më problematikë.Integrimi në BE do t’I sillte shumë përparësi vendit tonë.Të jesh pjesë e BE-se do të thotë të kesh aksesin në një treg më të gjerë dhe më konkurrues,të zhvillosh një edukim dhe arsimim europian,të jesh pjesë e një kulture të përbashkët që ka për qëllim të edukojë individë me frymën e punës dhe të vlerave të vërteta.Në planin personal për Shqipërinë është e rëndësishme marrja e statusit dhe si pasojë integrimi,sepse kjo do bënte që ajo të vihej në shënjestrën e investitorëve të huaj dhe do të sillte mjaft përfitime për të.Gjithashtu intregrimi në BE do t’I jepte një shtysë arsimit,sepse studentët do të shkonin të studionin dhe të fitonin eksperiencë në vende të ndryshme europiane. Shqipëria do të sillte mjaft ndihmesë në çështjet sociale nëse do të ishte pjesë e familjes europiane.Në shoqërinë shqiptare nuk ekzistojnë fenomene si racizmi apo jotoleranca fetare.Përkundrazi,në shoqërinë tonë solidariteti dhe sakrifica janë vlera që kanë arritur të mbijetojnë.Gjithashtu Shqipëria ka një politikë të jashtme të mirëzhvilluar dhe një marrëdhënie të mirë me shtetet europiane.Një shoqëri e tillë(edhe pse me të meta të tjera),I nevojitet Bashkimit Europian,në një kohë ku konfliktet mes shteteve më të mëdha ndizen herë pas here. Në përfundim të kësaj duhet të them se jam optimiste se një ditë vendi ynë do të arrijë të integrohet në BE,jo vetëm sepse e dua vendin tim dhe besoj te ai,por edhe sepse i shoh zhvillimet që ndodhin ditë pas dite.Por nuk duhet të angazhohet vetëm shteti në këtë drejtim.Ndryshimi duhet të fillojë nga vetë qytetarët.Në këtë mënyrë,rrugëtimi ynë do të përfundojë me sukses në organizatën që në vitin 2012 mori çmimin Nobel për paqen për kontribuimin e saj gjatë 6 dekadave në arritjen e paqes dhe të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Europë.

Sensibilizimi i qytetareve per te perdorur biçikleten

Duke qene se perdorimi i bicikletes eshte nje menyre mjafte e mire e transportit publik i cili ndryshe nga automjetet e tjera, kufizuon ndotjet e mjedisit, jane ngritur mjaft organizata dhe fushata mbi kete çeshtje.  
    
“Dita pa makina” e cila ka si qellim sensibilizimin e qytetareve per te perdorur biçikleten, transportin publik, te praktikojne ecjen dhe inkurajojne qytetet te promovojne keto menyra transporti, duke investuar njekohesisht edhe ne infrastrukturen e nevojshme.
Ne 22 shtator Ecovolis organizoi kete dite me disa aktivitete ndergjigjsuese dhe argetuese te cilat kishin ne fokus perdorimin e transportit ekologjik.
Ne simbol te kesaj dite, ne te gjitha institucionet Ecovolis bicikletat u ofruan falas qytetareve. Ne kete menyre qytetaret paten mundesin te provojne lirine qe te jep qyteti pa makine dhe shpejtesine q kenaqesisne qe provon duke pedalur.

Kjo fushate u krijua nga njerez te cilet kane pasion dhe kane kontribuar vazhdimisht per mjedisin, te cilet besojne se perdorimi i perditshem i biçikletes eshte nje kontribut i madh per mjedisin dhe shendetin. Duke u nisur nga logoja e kesaj fushate “ nje mjedis i paster, nje shendet i mire”

Arsimi Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje? - ese

Arsimi Publik apo privat kush ofron cilesi me te mira mesimdhenje?
Arsimi ka qene dhe do te mbetet padyshim shtylla me e forte qe ka mbajtur dhe mban çatine e shoqerise. Eshte arsimi ai qe ben te mundur ruajtjen, zhvillimin dhe perparimin e vlerave te individit dhe te kombit. Nepermjet arsimit merr hov zhvillimi shoqeror. Eshte ushqyesi me i qenesishem i mendjes, por gjithashtu eshte edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr forme karakteri kolektiv i nje brezi, karakter ky here-here i ndikuar nga sistemi.
Ne raport te drejte me rendesine e arsimit ka qene edhe perpjekja e sistemeve per ta infektuar me ideologji ate. Ky infektim ka zgjatur jo pak, por dyzet e pese vjet komunizem, ku perveç shkencave ekzakte, qe nderhyrja eshte e veshtire pasi dy plus dy bejne kater, ka patur nderhyrje, shformim dhe interpretim te pameshirshem te teksteve shkollore ne sherbim te ideologjise. 
Te zgjedhesh nje universitete  publik apo privat eshte  bere dilema me prezente e nje maturanti i cili do te nise vitin akademik universitar. Zgjedhja dhe mundesite  per studimet universitare  jane shtuar duke bere temundur lehtesimin per arsimimin i cili pergjate nje dekade eshte pjese e  dy realiteteve te vena  perballe njeri-tjetrit. Por situata ku ndodhet arsimi i larte ne Shqiperi qe ofrohet nga te dy sektoret si ai privat apo shteteror  kane sfida dhe pergjegjshmerite perkatese, vecorite si edhe perballjen afatgjate te cilesise qe pretendohet. Nisur nga kjo, secili nga ne zgjedh te studioje ne ate Fakultet apo dege ku prirjet jane te orientuara sipas talenteve tona. Kjo duket se kohet e fundit nuk i perket as entuziazmit akademik, por me tregun e punes qena ofrohet. Universiteti si privat dhe ai shteteror duket se luajneme imazhin e njeri-tjetrit persa i perket edhe mundesive tezgjedhjes se degeve ne mungese tek njeri sektor apo tek tjetri. Sektori publik ka sfidat e tij te radhes. Te jesh sot student i universitetit publik  nuk eshte dhe aq e lehte  dhe nuk eshte fjala per volumin e mesimeve. Por per njemori problemesh qehasen sapo shkel dyert e ketij universiteti. Ajo qevihet re dhe qenis si nje nga problematikat e para eshte mbingarkesa e ambjenteve ku zhvillohet mesimi. Klasat jane te vogla dhe te papershtatshme per auditor te madh. E thene ndryshe mbipopullimi i tyre ka eshte shtuar edhe ne zhvillimin e mesimit me dy turne. Nese pyesim  kedo nga studentet a jane dakort me kete sistem, te zhvillimit te mesimit pasdite  ata shprehen te pakenaqur pasi mesimi nuk mund te zhvillohet sic duhet. Nga ana tjeter ne mungese mbetet  edhe mos bashkepunimi i profesoreve me studentet per lendet perkatese dhe jo vetem kjo, por edhe si pasoje  te  vonesave te pedagogeve ne oret e leksioneve. Te pyetur student te Fakultetit te Filologjise shprehen: se Pedagoget vijne kur t`ju doje qejfi atyre, pasi ata japin mesim edhe ne universitete private dhe nuk e ndjejne pergjegjesin qe kan per zhvillimin e mesimit tone e jo me tjene bashkepunues me ne per gjerat e paqarta qe mund te kemi. Por nuk do ndalemi vetem ketu. Nje tjeter problem duket se i  prek studentet e shteterorit  kur behet fjale per punen kerkimore, e cila nuk realizohet ne menyre individuale  pasi mungon laboratori per realizimin e punes kerkimore pothuajse ne te gjithe fakultetet. Gjithashtu padrejtesia e notes eshte nje nga shqetesimet me te medha qe farketon pakenaqesite dhe pse jo dhe nxit   korrupsionin per marrjen e notes kaluese. Ky eshte nje tjeter fakt qe zhvillohet si nje dallim midis ekonomis dhe studentit me vlera. TE perballur me keto lloj fenomenesh te instaluara prej kohesh studentet priren drejt lenieve teorive te leksioneve dhe drejt humbjes se vitit akademik. QE do te thot me pak student te mire per t`i dalluar si me te miret per punesimin e ardhshem ne cdo fushe te jetes qe aspirojne. Gjithashtu edhe studentet nga rrethet qe akomodohen ne per konvikte, vazhdojne te ankohen per kushtet e konvikteve qe akoma nuk kane marre nje zgjidhje perfundimtare sado premtime qe jane bere. Dhe cudia vazhdon edhe me librat apo leksionet e perkthyera copy-past pa nje korrektim te mundshem duke bere keshtu veshtiresim ne kuptimin e leksioneve te marra dhe te pazbatueshme per sezonin e provimeve. Pasi tjeter gjithone librat dhe tjetra gjera kerkohet ne provime , – shprehen student te shqiptare. Dhe kete gje e veshtireson akoma me shume edhe mos pasja e internetit ne salla te medha apo mos aksesim me bibliotekat e huaja. Edhe Google shqiptar eshte shume i varfer ne perkthimet, materialet qe iu duhen studenteve dhe jo vetem. Kushtet ne cdo aspekt lene per te deshiruar. Por nese flasim edhe per studentet qe nuk fitojne vitin akademik universitar, atehere kemi te bejme edhe menje tjeter realitet. Dhe kjo ndodh fillimisht nga kuotat  e pranimit te cilat jane te uleta ne disa fakultete si per shembull: Fakulteti Shkenca-Sociale me vetem 100 kuota pranimi. Kuotat e uleta ta  pranimit bejne   edhe ate qe quhet te zgjedhesh te studiosh ate dege qe nuk e do,  ne pamundesi  per tevazhduar studimet, kjo sipas aplikimit te formulareve qe vazhdojne te mbeten pakenaqesia e radhes. Studentet e pamundur ekonomikisht per nje universitet privat,  zgjedhin te pranojne humbjen e nje viti akademik me shpresen se vitin e ardhshem kuotat e pranimit do te jene me te larta ne degen qe ata duan te studiojne. Maturant Et qe mbeten jashte ketyre dyerve, zgjedhin universitete private te zhgenjyer nga universiteti publik me te gjithe problematikat e lart permendura.  Universitet privat kam favorizone dhe lehtesime per mbarevajtjen e vitit akademikâ. Edhe  te zgjedhesh sektorin privat per te kryer studimet e larta nuk eshtee lehte. Tarifat e larta qe kane per regjistrim eshte nje problem shume i debatuar se fundmi. Pagesat per nje vit akademik sipas degeve  fillojne minimalisht  nga 2 mije euro dhe shkojne  deri ne 5mijeeuro viti. Shqiperia ka nje kuader ligjor per funksionimin e universiteteve private, si per lejimin e hapjeve te tyre ashtu edhe per rendesinee cilesise akademike dhe jo vetem,  por kjo duket se nuk zbatohet po te kemi parasysh ate c`ka ndodh me regjistrimet e studenteve ne universitetet private. Regjistrime qe behen ne mes te vitit akademik dhe justifikohen nga administratat e ketyre universiteteve si   te lejuar nga Ministria e Arsimit deri sa te jape nje urdher   te dyte   per mbylljen e regjistrimeve per vitin akademik. Kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit! NE vendin tone   jane te liecensuara rreth 40 shkolla te larta   private dhe vetem 3 prej tyre kane statusin e universitetit,- sipas burimeve zyrtare te ministrise se Arsimit. TE perballur me kete shumes universitetesh apo shkollash te larta private gjendemi perballe   jo vetem frikes se punesimit, por  vlefshmerise se diplomave ne teardhmen. Ajo qevlen per t`u permendur pas te gjithave , mbetet kontrata qelidh studentet me keto shkolla telarta universitare, tecilat jane ne kundershtim me veterregulloren e brendshme te ketyre institucioneve. Kontrata qe perpilohen ligjerishte  por  sherbejne  ne menyre asnjanese cka do te thote nje studenti jo vetem qe nuk i njihen te drejtat, por abuzohet gjate gjithe vitit akademik me tarifa ekstra qe te kerkohen gjate vitit. Kontrata nuk i permend keto detyrime, nderkohe qe studenti eshtei detyruar ti beje keto pagesa ne te kundert gjobitet me dyfishin e vleres se tarifave qe percaktohen ne kontrate. Brenda nje institucioni privat funksionojne  kontrata te ndryshme per studentet, e  nuk jane   te njejta per te gjithe. Keto kontrata gjithashtu jane te ndryshme nga viti ne vit, cka do te thote   nuk ka nje rregull per lidhjen e kontrates per te tre vitet Bachelor. E gjitha kjo perkthehet po si nje shkelje e ligjit, pasi te jesh student ke detyrime dhe te drejta te barabarta brenda institucionit. Studente te ndodhur nen presione tetilla nuk mund te zhvillojn jo vetem oren e leksioneve, por as mbarevajtjen e gjithe vitit akademik pasi presioni psikologjik qe ushtrohet per te kryer pagesat ekstra etj,  eshte i demshem, i padrejte, i paligjshem, nje vjedhje e hapur. Cdo student qe nuk kryen pagesat nxirret gati me dhune edhe ne oren e provimeve. Edhe universitetet qe e gezojne statusin universitet, zbatojne rregullore te brendshme te institucioneve te tyre  ne baze perfitimi duke nisur qe tek pagesat shtese per provimet e   prapambetura edhe pse tarifa e shkolles eshte 5mije euro ne vit. Problem tjeter mbetet edhe Cregjistrimi, kalimi ne nje shkolle tjeter ku tarifat per cregjistrim dhe lista e dokumentave te plotesimit nis me tarifa te larta dhe nga ana tjeter, studenteve qe shkeputen nga keto shkolla private per t`u regjistruar ne nje tjeter universitet nuk i behet e ditur per perplasjen e numrit te amzes se studentit. Keshtu qe, jo vetem nuk i njihet  viti shkollor por perveec humbjes se pagesave te kryera, humbet gjithashtu dhe vitin akademik, pavaresisht kryerjes se vitit akademik. Por kur perballet me kete fakt ky student perserit te njejtin vit me te njejten tarife.   TE dy realitetet shteteror dhe privat lakohen ne problemet ende te  pazgjidhura  ne veecoritee tyre. Politikat shteterore duhet te   rishqyrtojne dhe te zgjidhin te gjitha fenomenet absurde qendodhin ne arsimimin shteteror dhe ne ate privat, duke filluar qe nga imazhi dhe deformimi qe i bejne njeri-tjetrit. Te jene  me prezente dhe me afer problemeve, duke i shqyrtuar dhe zgjidhur keto e shumeanomali tetjera. Duke i kontrolluar nebazeteligjit per arsimin, studenti temos perballet me dilemen e madhe Ku testudioj?


Zhvillimi ekonomik problematikat e zhvillimit dhe perspektiva e trevave shqiptare drejt integrimit europian

TEMA: “ Zhvillimi  ekonomik problematikat e zhvillimit dhe perspektiva e trevave shqiptare drejt integrimit europian“
  Pasuritë natyrorehttp://eseshkolle.blogspot.com/
Për një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa Jug-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, bakri, hekur-nikëli. Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.
Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
INDUSTRIA
Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqipëria është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqipëria po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.

Bujqësia
Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsuar në sektorin e agrokultures. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani.
Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve. delet dhe i derrit.
Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.
Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë.
Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria %, Italia %

Problemet kryesore
Pervec faktoreve politik qe kane ndikuar tek ekonomia dhe kemi dhe problemet e brendshme me te cilat perballet Shqiperia sot, te cilat jane:
Lëvizjet e pakontrolluara dhe masive demografike
Papunësia • Braktisja e shkollës
Vdekshmëria foshnjore
--Varfëria
Në aspektin e reformave strukturore dhe të ekonomisë reale. Prsh: Çështja e pronës dhe tregut të tokës bujqësore kanë mbetur ende e pazgjidhur përfundimisht Ka munguar një vizion i qartë për ristrukturimin dhe riorientimin e ekonomisë ,përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit; Funksionimi jo i plotë dhe efektiv i disa tregjeve (tokës bujqësore,mallrave, i punës)
 Varferia dhe levizjet demografike Varferia ka ndryshuar duke u thelluar,vecanerisht ne zonat verilindore dhe rurale te vendit.Buxhetet familjare,sidomos te pensionistëve,shtresave në nevojë dhe familjeve me të ardhura të pakta, vazhdojnë të jenë të renduara. Mjafton të përmendim se: rreth 12,4 % epopullsisë jetojnë me më pak se 2 USD për frymë, duke mos plotësuar nevojat më minimale të tyre, (rreth 360 mijë persona,nga 3.2 milion e popullsise,jetojnë me 2 usd në ditë kurse 88 mijë prej tyre jetojnë, vetëm me 1 usd në ditë). Levizjet demografike migracioni dhe emigracioni: ndikimnezhvillimin ekonomik e social ne vend. -Gjysma e popullsië së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga vendi qe jetonte ne vitin 1990. -Gjatë 20 viteve të fundit popullisa e vendit tonë ka emigruar në mënyrë masive. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 20% e popullsisë së rritur është shperngulur brenda vendit (BB, 2007) Ndërkohe, mbi 25 % e popullsië së vendit ose mbi 35 % e popullsisë aktive jane aktualisht emigrantë.
Në rritjen e mungesës së likujditeteve në valutë të huaj në tregun financiar të Brendshëm dhe rënien e ritmeve të kreditimit të ekonomisë, shtimin e kredive te këqija. o Në frenimin e investimeve të huaja në vend dhe në rajon o Në rënien e të ardhurave nga emigracioni(remitancatvNë tronditjen e financave publike(Deficiti buxhetor, borxhi publik, rënia e të ardhurave,ulja e investimeve, përkeqësimin e bilancit të tregëtisë me jashtë) v Në rënien e ritmeve të rritjes ekonomike GDP.Ne vitin 2009 ,rritmet e rritjes ekonomike rane duke shkuar ne nivelin rreth 0-2% vFaktoret e jashtem Ndikimet krizes globale ne ekonomine shqiptare:
 Problemet aktuale dhe e ardhmja e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare
Sistemi komunistØ Thellimi i varfërisë ØLëvizjet demografike , migracioni dhe emigracioni ØProblemet e drejtimit të ekonomisë ØKrizat politike të përsëritura ØDisa nga problemet aktuale ekonomike të trevave shqiptare janë : Probleme të shkaktuara nga faktorë të brendshëm :
Pakësim të buxheteve familjare përballë shërbimeve te domosdoshme për jetesënØRritjen e papunësisë , varfërisë ØFrenimin e investimeve të huaja ØVeprimtarine dhe aktivitetin e biznesit privat Frenimin e rritjes ekonomike Ø Zgjatja e krizës politike ndikon dukshëm dhe negativisht në ekonominë e vendit dhe në financat publike. Kështu kriza politike luan një rol negativ .
Funksioni joefektiv i disa tregjeve (tokës bujqësore , mallrave, i punës)ØMungesa e një vizioni të qartë për rikonstuksionin dhe riorientimin e ekonomisë, përcaktomit të proiriteteve të zhvillimit (sidiomos tani mbas ndikimit të krizës globale ) ØCështja e pronës dhe tregut të ekonomisë bujqësore ka mbetur ende pazgjidhur Ø Mungesa e reformave strukturore në ekonomi :
Duke iu referuar treguesve , qeveria duhet të imponojë politika mbështetëse për emigrantët , të kombinuara me politikat e zhvillimit ekonomik të vendit.ØGjatë 20 viteve të fundit popullsia e vendit ka emigruar në mënyrë masive . 20% e popullsisë është shpërngulur brenda vendit dhe 25-35% e popullsisë janë emigrantë ØGjysma e popullsisë së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga vëndi që jetonte në vitin 1990 ØLëvizjet demografike , migracioni dhe emigracion ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Rreth 360 mijë persona , në 3.2 milon e popullsisë jeton me 2 $ në ditë , kurse 88 mijë prej tyre me 1 $ në ditëØ Buxhetet familjare sid0mos të pensionistëve , shtresave në nevojë dhe familjve me të ardhura të pakta , vazhdojnë të jenë të ulta . Rreth 12.4% e popullsisë jeton me më pak se 2 $ për frymë duke mos plotësuar nevojat minimale të tyre Ø Struktura dhe profili i varfërisë ka ndryshuar duke u thelluar , vecanërisht në zonat verilindore dhe rurale të vendit.
Pas rënies së sistemit socialist dhe kalimi i ekonomisë nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu, e dëmtoi rëndë ekonominë e trevave shqiptare (vecanërisht Shqipërisë)¡
Prespektiva e zhvillimit ekonomik te trevave shqiptare sot është e lidhur me zbatimin e suksesshëm të strategjive të përbashkëta të zhvillimit rajonal dhe integrimin europian të tyre.
Zbatimi i teknologjive të rejaØ Dhënia e përparësisë së turizmit ØShfrytëzimi i burimeve hidrike ØKrijimin e një tregu të qëndrueshëm në hapësirat e trevave tona Ø Bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të brendshme të zhvillimit ekonomik në Trevat Shqiptare Ø Këto prespektiva bazohen në: 
Perceptime rreth bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me BE-në dhe pritshmërive të qytetarëve nga ky proces
Në një plan më të gjerë, nuk ka dyshim se perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të Ballkanit duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë. Parakushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë eficiente, forcim i shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal. E këto parakushte i janë paraqitur qeverisë shqiptare shumë kohë më parë – qysh në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të këtyre proceseve mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto procese, nga raporte, studime, analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të arrihet në përfundimin se pavarësisht hapave para-prapa, ngadalësisë së procesit, etj., mbështetja publike, nga ana e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, etj., ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet mjaft e lartë, ndoshta ndër përparësitë kryesore të axhendës zhvillimore të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të dekadës së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa raste, posaçërisht gjatë dy viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme në interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket sheshit se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë procesin e integrimit europian të tij…
Vlen të theksohet se në momentin aktual të procesit të integrimit europian vihet re një rritje e ndërvarësisë midis zhvillimeve politike dhe reflektimit të tyre në aspektin ekonomik të këtij procesi. Ndërkaq është po aq e qartë se reformat ekonomike dhe politike të ndërmarra në vend karakterizohen nga adoptimi në vijimësi i kuadrit legjislativ, i cili nga ana e vet përbën padyshim edhe demonstrimin kryesor të orientimit pro-europian politik, ekonomik e social të vendit në përgjithësi dhe të klasës politike drejtuese në veçanti. Për fat të keq, po kaq evident është edhe fakti se zbatueshmëria e këtij kuadri, ashtu si dhe vetë funksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, është përkeqësuar, duke nxitur mosbesimin e qytetarëve dhe biznesit ndaj institucioneve vendase, si dhe duke ushqyer pritshmëritë e gabuara për zgjidhjen “europiane” të problemeve “shqiptare”, gjë që tingëllon sa naive aq edhe e pambështetur në raportet reale institucionale të Shqipërisë me BE-në.
Gjithashtu duhet pranuar se përgjithësisht, jo vetëm në radhët e qytetarëve të thjeshtë, por edhe në radhët e administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe madje edhe të mas-medias ekziston një perceptim disi naiv i tërë procesit të integrimit europian të Shqipërisë, perceptim që nga njëra anë përjashton apo shpërfill thuajse plotësisht kostot e këtij procesi apo aspektet ekonomike, si dhe e redukton integrimin në lirinë tashmë të fituar të lëvizjes nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. Dmth lihen jashtë këndvështrimit publik zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe demokratizimi, duke e parë lëvizjen e lirë (pa viza) të qytetarëve shqiptarë të shkëputur dhe jashtë kontekstit të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe biznesit brenda dhe jashtë vendit; mundësisë së punësimit të lirë në vendet e BE-së, etj.
Në aspektin e hapjes së ekonomisë shqiptare, sipas të dhënave të Raportit të Progresit të Shqipërisë për vitin 2011 rezulton se ky proces ka vazhduar të përparojë edhe gjatë dy-tri vjetëve të fundit. Vëllimi i importeve dhe eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve të Shqipërisë në vendet e BE-së zinte pak më shumë se 86% te GDP  në vitin 2010 nga 82% në vitin paraardhës. Ndërsa vëllimi i importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve u rrit me një ritëm më të shpejtë se në vitin 2009. Në këtë mënyrë, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me rreth 3/4 e eksporteve dhe të importeve të marrë së bashku (2010), ndërsa Italia dhe Greqia së bashku zënë rreth 70% të totalit të volumit të tregtisë së mallrave. Në përgjithësi, BE-ja mbetet partneri tregtar kryesor i Shqipërisë edhe në fushën e investimeve, ndërsa tregtia me vendet e CEFTA-s është në rritje.  Megjithatë, baza e prodhimit shqiptar është përqendruar vetëm rreth disa sektorëve dhe tregjeve të eksportit me vlerë të shtuar të ulët duke e lënë ekonominë të dobët dhe te ekspozuar ndaj goditjeve të veçanta.
Efektet ekonomike të integrimit europian: a mund të maten ato?
 Studiues të ndryshëm, shqiptare dhe të huaj kanë ofruar modele të posaçme matjeje të efekteve ekonomike të procesit të integrimit europian. Fillimisht këto efekte ndahen në efekte të drejtpërdrejta dhe në efekte të tërthorta. Është e kuptueshme që efektet e grupit të pare mund të maten më me lehtësi mbasi kemi të bëjmë përcaktime sasiore, ndërsa të dytat – efektet e tërthorta, konsiderohen ato efekte që lidhen me impaktin e këtij procesi në sektorët e ndryshëm të ekonomisë kombëtare shqiptare, efektet në shpërndarjen e burimeve si dhe efektet në rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.
Ndër efektet e drejtpërdrejta të integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve, etj. Natyrisht që drejtimet e këtyre efekteve janë të ndryshme, komplekse dhe që dëshmojnë rritjen e ndërvarësisë së ekonomisë së vendit kundrejt tregjeve të vendeve europiane, veçanërisht në rastet kur vendi është importues neto dhe me një ekonomi të dobët dhe anemike në këndvështrimin e konkurrencës.
Ndërsa nder efektet e tërthorta vlen të dallohen efektet sektoriale dmth ndikimi në prodhimin, punësimin, tregtinë, etj. Të tilla janë edhe efektet në shpërndarjen e burimeve dhe rishpërndarjen e të ardhurave; efektet në lidhjet tregtare; efektet në përmirësimin e pozicionit konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare; zvogëlimi i kostos se tregtisë, etj. Ndërkaq, përvoja botërore dhe ajo shqiptare provojnë se integrimi europian krijon mundësitë për rritjen e prodhimit vendas, për një frymëmarrje me të gjerë të biznesit privat dhe të investimeve të huaja për shkak se integrimi europian zvogëlon riskun politik të vendit. Madje ky proces ndikon edhe në renditjen e vendit nga agjencitë e specializuara, gjë e cila nga ana e saj shërben si njëlloj garancie plotësuese për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare që planifikojnë të shtrijnë veprimtarinë e tyre në ekonominë shqiptare.
Në një terren me konkret, ekonomia shqiptare ka përfituar nga fondet e BE-së në disa drejtime kryesore, të tilla si transferimet buxhetore nëpërmjet programeve të granteve, të cilat i kanë përfituar edhe vende të tjera të rajonit siç janë PHARE, (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), SAPARD, ISPA, Instrumenti i Para Aderimit (IPA), TEMPUS, etj. Kuptohet që këto fonde kanë kontribuar në shtimin e investimeve publike, të ardhurave të fermerëve, etj, dhe në mënyrë të sintetizuar kanë kontribuar në rritjen e GDP-se se vendit. Efekte të tjera të tërthorta të integrimit europian shtrihen mbi shpërndarjen e burimeve në funksion të përgatitjes se vendit për një hapje të plotë ndaj konkurrencës perëndimore, efektet në tregtinë e jashtme, et.
Vlen të theksohet se këto efekte nuk janë vetëm pozitive dhe se asnjë vend nuk futet në këtë proces pa marrë parasysh edhe kostot përkatëse. Kosto to tilla, për fat të keq të pamatura dhe deri-diku edhe të panjohura në mjedisin shqiptar janë efektet negative mbi prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.
Po kaq të rëndësishme janë edhe efektet që lidhen me zbatimin e tërësisë së rregullave që burojnë nga acquis communitaire, dmth të kostove që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, në sektorin bujqësor, në mbrojtjen e konsumatoreve, etj.
Në rastin e Shqipërisë, ndër përfitimet e tërthorta duhen llogaritur edhe përfitimet politike që lidhen me rritjen e sigurisë kombëtare dhe në nivel rajonal, përdorimi nga qeveritë shqiptare i avantazheve gjeo-strategjike që burojnë nga integrimi europian, efektet pozitive mbi situatën makro-ekonomike, etj.
Integrimi europian dhe kriza aktuale
Tashmë nuk ka mëdyshje se ekonomia shqiptare është goditur nga kriza ekonomike botërore, gjë që si një goditje e jashtme mbi këtë ekonomi, transmetohet përmes kanaleve të ndryshme si rënia e prurjeve monetare të emigracionit, zvogëlimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, zvogëlimi i kreditimit të ekonomisë dhe biznesit, zvogëlimi i kërkesës agregate të brendshme, e mbi të gjitha në ngadalësimin e ritmeve të rritjes ekonomike. Ky i fundit është një fenomen i përbashkët për shumicën e vendeve të rajonit tonë.
Në retorikën politike dhe debatin ndërmjet ekspertëve është shtruar cështja se si ka ndikuar ecuria e derisotme e reformave integruese në përballimin e efekteve të kësaj krize si dhe ceshtja tjetër se si kjo krizë po e ndikon vetë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.  Ose ndryshe, në c’masë reformat institucionale të ndërmarra gjatë periudhës së tranzicionit deri me sot kanë mundësuar vendin të përballet me goditje të jashtme të tilla si ato që lidhen me krizën ekonomike globale të 2-3 viteve të fundit? Natyrisht që në debat sillen argumente të ndryshme, por janë të paktën dy referenca që nuk mund të anashkalohen. E para është shkalla apo masa në të cilën vendi kanë adaptuar acquis communautaire të përmendura më lart, si një treguës përcaktues i vetë shkallës së integrimit në BE të tij, progresin e tranzicionit. Ndërsa referenca tjetër është mjedisi institucional i matur përmes cilësisë së qeverisjes. Studime të ndryshme provojnë se vendet me ekonomi më elastike për shkak të përparimit të shpejtë me reformat e tranzicionit janë në gjendje për t’u përshtatur më mirë kundrejt ndikimit të goditjeve të jashtme. Dmth ato vende që kanë shënuar progres më të madh në reformat institucionale dhe kanë zhvilluar mekanizma më të mire të tregut mund të konsiderohen më të afta se të tjerët për t’u përshtatur me ndikimin e goditjeve të jashtme, sic është edhe kriza aktuale, dhe anasjelltas.
Në këtë mënyrë mund të konsiderohet si i pathemeltë edhe argument i përdorur gjerësisht se “shkalla e ulët e integrimit të ekonomisë shqiptare me BE-në ka ndihmuar në mosprekjen e saj nga kriza ekonomike botërore” (?!). Kjo shpjegon edhe insistimin e autoriteve të BE-së për përfshirjen në cilëndo paketë rekomandimesh për qeverinë shqiptare të cështjeve që lidhen me mirëqeverisjen dhe ecjen përpara të reformave integruese të vendit në fushen e ekonomisë. Kështu psh në 12 rekomandimet e njohura ende në proces zbatimi nga pala shqiptare janë përfshirë edhe cështje të tilla si: forcimi i shtetit të së drejtës, rritja e pavarësisë së gjyqësorit; depolitizimi i administratës publike; zgjidhja e problemit të pronave; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
Në vlerësimin tim, për përballimin me kosto sa më të ulët të krizes aktuale ekonomike botërore, po kaq të rëndësishme mbeten edhe politikat ekonomike të brendshme të qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet të cilave mund të zbuten ose të përkeqësohet ndikimet e mjedisit negativ të jashtem, etj.http://eseshkolle.blogspot.com/
Për sa i takon ndikimit të krizës aktuale në ecurinë e metejshme të integrimit europian të Shqipërisë, mendoj se nuk duhet të kemi iluzione se kjo krizë, efektet e së cilës pritet të shtrihen të paktën për një dekadë, nuk mund të mos vonojë vetë procesin e integrimit, madje edhe të shtojë kushtëzimet e BE-së ndaj vendeve si yni, por mendoj se kjo do të nxisë njëkohësisht edhe proceset e bashkëpunimit ekonomik rajonal duke e parë këtë të fundit si një mundësi për t’u afruar më shpejt me BE-në, tashmë në nje dimension rajonal dhe jo thjesht kombëtar apo në kuadrin e secilit vend të vecantë.
Rritja e përfitimeve nga integrimi europian
Një element i rëndësishëm për zhvillimin normal të procesit  të integrimit europian mbetet klima politike në përgjithësi dhe konsensusi politik për reformat kyçe që garantojnë suksesin e procesit. Zhvillimet politike të periudhës mbas vitit 2008 dhe posaçërisht gjatë dy viteve të fundit, të karakterizuara nga një ngërç politik dhe vënie e reformave pro integrimit në funksion të axhendave politike të shumicës dhe të pakicës parlamentare, por jo në kontekstin e afrimit të vendit me BE-në kanë krijuar një kosto shtesë të panevojshme si dhe kanë përkeqësuar edhe ecurinë e vetë procesit të integrimit në përgjithësi. Një shenje pozitive ishte marrëveshja politike e vjeshtës së 2011 ndërmjet tyre, por që ende nuk ka siguri nëse reforma elektorale, zhvillimet ekonomik, zhvillimet institucionale, reformat e tregut në tërësi së bashku me reformat juridike do të marrin udhe në funksion të përshpejtimit të integrimit europian të vendit.
Sidoqoftë, për ritmet, dimensionet dhe shtrirjen e reformave integruese të Shqipërisë në BE, tashme fjalën e ka pala shqiptare, elita politike e vendit, institucionet demokratike dhe qytetaret e tij.

Cfarë modeli ekonomik shpresojmë?
Dëshira për t’ju bashkuar kapitalizmit europian, vlerat njerëzore, pasuritë natyrore dhe akumulimi i kapitalit për investimet e duhura për zhvillim duhet të jenë kolonat e parimeve për hartimin e modelit ekonomik strategjik. Nisur nga fakti i ekonomisë së vendit, që është një strukturë ende jo e pastër e ekonomisë së tregut duhet të kërkohet një bashkërendim i sektorit publik dhe privat, nëpërmjet komunikimit mes grupeve të interesit për të diskutuar dhe vendosur mbi orientimin e strukturës ekonomike dhe masave që duhet të bëjnë të mundur zbatimin.
Ashtu si në menaxhimin publik, ku struktura organizative dikton zbatimin e strategjive dhe veprimit, po ashtu edhe në modelimin e profilit ekonomik të vendit do të bënte të mundur qartësimin për ardhmërinë e ekonomisë shqiptare. Modeli ekonomik, që me gjasa tashmë mes drejtuesve politikë është në faza diskutimi dhe përcaktimi përfundimtar, nevojitet të bëhet debati më i stimuluar dhe i kërkuar sa më shpejt nga ekonomia dhe qytetarët. Ndërkohë, rastësisë së zhvillimit ekonomik pa një bosht industrish udhëheqëse të derisotshme nga të gjithë ekspertët duhet t’i vendoset përballë (pavarësisht nga klubi politik) ideja për ta transformuar vendin në një model zhvillimi rajonal. Asgjë nuk i mungon vendit për ta arritur këtë objektiv, ndoshta më të madh edhe se ai i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 http://eseshkolle.blogspot.com/

Sida shkaqet, simptomat... Sida ne shqiperi

                       OBJEKTIVAT

1) STRUKTURA E VIRUSIT HIV
2)RRUGET   E  INFEKTIMIT  
3)SHENJAT   DALLUESE
4)SA ESHTE  E PERHAPUR  SIDA   NE   VENDIN TONE
5)CILI ESHTE  QENDRIMI  JUAJ   NE QOFTE SE NJE  I AFERT ESHTE PREKUR ME SIDA
6)REKOMANDIMET


Kater menyrat kryesore per tu infektuar me HIV jane:

•Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dikend qe eshte i/e infektuar me HIV
•Duke marre droge me pajisje te injeksioneve qe eshte e kontaminuar me gjak te infektuar
•Foshnjet gjate shtatezanise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji.
•Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

•puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar
•larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget/pirunet apo ushimet qe pregaditen nga personi i infektuar me HIV
•kollitja, teshja apo lotet, kafshimet e insekteve apo kafsheve.


Marredheniet seksuale

Ju mund te infektoheni me HIV dhe infektime te tjera seksuale nese keni marredhenie seksuale vaginale apo anale pa perdor kondom me dikend qe eshte i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kunder HIV nese keni marredhenie seksuale. Kondomat poashtu mund te ju mbrojne kunder infektimeve te tjera seksuale po ashtu edhe shtatezanive te padashura.


Droga


Ju mund te infektoheni me HIV dhe me viruse te tjera te gjakut si Hepatitin C nese merrni drog dhe i ndani gjileperat dhe shiringat me te tjeret. Nese merrni droge perdorni gjilpere dhe shiringe te paperdoruar çdo here dhe mos i ndani me te tjeret.

Shtatezania


Nese jeni shtatezane dhe jeni te infektuar me HIV, kujdesi i pershtatshem para, gjate dhe pas lindjes mund te zvogeloje rrezikun e transmetimit te HIV ne femijen tuaj 20 perqind ne deri ne nje perqind. Per ta zvogeluar mundesin e transmetimit te HIV ju mund te: 

•merrni tretman me medikamente kunder HIV gjate shtatezanise
•Lindni foshnjen me operacion
•ta ushqeni femijen me shishe nese eshte e mundhsme sepse eshte e vertetuar qe ka mundsi 10 perqind qe HIV mund te kaloje nga qumshti i nenes

Dhenja dhe marrja e gjakut

Dhenja e gjakut ne Britani te Madhe eshte e sigurt. Te gjitha pajisjet jane te sterilizuara dhe perdoren vetem njehere. Te gjitha prodhimet, organet dhe indet per transplantim analizohen per antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehesitje per te shkatruar HIV. Keshtu qe tani per tani rreziku per tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut ne Britani te Madhe eshte i paperfillshem.

Sida  ne SHQIPERI : 15 Raste të Reja në 4 Muaj

TIRANE - Janë plot 15 persona, të cilët i janë shtuar listës së gjatë të të prekurve nga HIV/AIDS. Sipas specialistit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Klodian Rrjepaj, gjatë muajve të parë të 2008-ës janë paraqitur në laboratorët e ISHP-së me dhjetëra të interesuar, të cilët u janë nënshtruar analizave për të zbuluar nëse janë prekur apo jo nga virusi vdekjeprurës.


Infeksioni

Po vjen gjithmonë në rritje numri i persona të cilëve konfirmohen si të prekur nga virusi i HIV/AIDS. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, për këtë vit janë konfirmuar si mbartës të këtij virusi plot 15 veta, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 266, pasi në fund të 2007-ës u raportuan zyrtarisht 251 raste.
“Për 2008-ën janë konfirmuar 15 raste të reja si mbartës të virusit HIV/AIDS, - ka deklaruar specialisti Klodian Rrjepaj. – Në fakt ky numër është i njëjtë me atë të një viti më parë, ku numri total i të prekurve nga ky virus shkoi në 42”. Ai ka sqaruar se shumica e rasteve të të prekurve nga ky virus janë zbuluar rastësisht, ashtu siç ka një kategori tjetër, të cilët bëjnë një jetë me sjellje të rrezikshme dhe i drejtohen laboratorit vullnetarisht.
Specialistët e ISHP-së konfirmojnë se numri dhe harta e të prekurve nga virusi vdekjeprurës jo vetëm që është zgjeruar, por edhe ka ardhur duke u rritur. Ata e argumentojnë këtë fakt jo vetëm me sensibilizimin më të madh të personave ndaj sjelljeve të rrezikshme, por edhe me faktin se tashmë infeksioni qarkullon brenda për brenda Shqipërisë dhe nuk importohet nga jashtë.

Personat e infektuar me HIV, mund te mos kene fare shenja dhe te bejne nje jete normale per vite te tera, pa ditur edhe vete qe jane te infektuar. Megjithate, semundje ndahet ne disa faza, por nuk ka kufi te qarta midis ketyre fazave.
Periudha e infeksionit fillestar, 3 deri ne 6 jave mbas hyrjes se infeksionit HIV ne trupin e njeriut, shfaqen disa shenja qe jane te ngjashme me gripin e zakonshem, si: temperature, ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, zmadhim i gjendrave, lodhje, keputje.
Keto shenja zakonisht zhduken mbas 1 jave apo Brenda muajit dhe shpesh ngaterrohen me gripin apo infeksione te tjera ose mund te mos vihen re fare. Kjo quhet periudha e infeksionit fillestar.

Periudha “dritare”- Mbas kalimit te infeksionit fillestar, personat bejne nje jete normale, ndihen mire dhe nuk kane asnje shenje dalluese. Megjithate, ne kete periudhe ata jane infektues per te tjeret. Gjate kesaj periudhe, nese personi i infektuar ben nje test per HIV, testi rezulton negativ, megjithese ai eshte i infektuaar dhe mund te infektoje te tjeret.

Periudha e qetesise ose asimptomatike- Gjate kesaj periudhe personat bejne jete normele. Ne varesi te menyre se jeteses qe bejne keto persona dhe fale zbulimit te medikamenteve antiretrovirale, kjo periudhe mund te zgjase 10 vjet ose dhe me teper. Kjo periudhe ndryshon nga nje person ne tjetrin. Tek disa, shenjat mund te shfaqen mba disa muajsh, ndersa tek disa te tjere shenjat mund te mos shfaqen per vite te tera.
Nese nje person i infektuar respekton nje stil te shendetshem jetese, kjo peiudhe do te zgjatet mjaft dhe ai apo jo do te beje nje jete me cilesore. Per kete arsye, eshte i nevojshem zbulimi sa me i hershem I infeksionit HIV.

Periudhe me shenja (simptomatike) – mbas nje periudhe te gjate shfaqen shenjat e semundjes. 
Ne kete periudhe, njerezit me HIV mund te kene:

Temperature
Djerse naten
Renie ne peshe
Kruarje te trupit
Infeksione nga myku
Gjendra
Diarre
Mungese oreksi
Keputje etj.
Gjate kesaj periudhe, personat HIV pozitive filllojne te kene infeksione te ndryshme ne organe te ndryshme te cilet jane kercenim per jeten e ketyre personave. Fillimisht keto infeksione mund te permiresohen me marrjen e njekimeve. Me kalimin e kohes behet gjithmone e me e veshtire per te luftuar keto infeksione dheperoni kalon ne fazen e AIDS.
Faza AIDS- nje person quhet qe ka AIDS kur sistemi i tij mbrojtes nga infeksioni, eshte aq i dobet sa nuk mund te luftoje semundjet.

Shenjat me te rendesishme ne kete faze jane:
Temperature e vazhdueshme
Djerse te shumta naten
Diarre e vazhdueshme dhe qe nuk i bindet meedikamenteve
Humbje shume e madhe ne peshe
Dobesi e theksuar
Myk i shprehur ne gojje apo ne vagine
Humbje te vullnetit
Renie te kujteses
Depresion
Tuberkuloz
Infeksione te tjera.
Kjo faze mund te zgjase 18 muaj deri ne 2 vjet. Por ne pegjithesi ne kete faze peronat vdesin per shkak te ketyre infeksioneve.




FIGURA TE SHQUARA DHE KONTRIBUTET PERKATESE NE NJOHJEN SHKENCORE TE STRUKTURES KIMIKE TE LENDES


John Dalton (1766–1844), një mësues britanik, botoi teorite e tij në lidhje me atomet në vitin 1808 . Zbulimet e tij ishin të bazuara mbi eksperimentet dhe gjithashtu ne ligjet e kombinimeve kimike . Supozimet kryesore ose postulatet e Daltonit:
 E gjithë materia përbëhet nga grimca te pandashme të quajtura atome .
 Atomet e elementeve të njëjta janë të ngjashme në formë dhe në masë, por ndryshojnë nga atomet e elementeve të tjera.
 Atomet nuk mund të krijohen apo shkatërrohen.
 Atomet e elementit të njëjtë mund të kombinohen në më shumë se një raport për të formuar dy ose më shumë komponime .
 Atomet janë njësia më e vogël e materies që mund të marrin pjesë në një reaksion kimik .

 Pandashmëria e një atomi u provua e gabuar, sepse një atom mund të ndahet më tej në protone, neutrone dhe elektrone . Sidoqoftë, një atom është grimcë e vogël , e cila merr pjesë në reaksionet kimike .
 Sipas Daltonit, atomet e elementit të njëjtë janë të ngjashme në të gjitha aspektet . Kjo është e gabuar, sepse atomet e disa elementeve ndryshojnë në masën dhe dendësine e tyre. Atome të tilla të se njëjtit element që kane masa të ndryshme quhen izotope . Për shembull , klori ka dy izotope.
 Daltoni gjithashtu tha se atomet e elementeve të ndryshme janë të ndryshme në të gjitha aspektet . Kjo ka qenë provuar e gabuar në raste të caktuara si atomet e argonit dhe të kalciumit, të cilat kanë të njëjtën masë atomike 40. Këto atome të elementeve të ndryshme që kanë të njëjtën masë atomike quhen izobare.
  Sipas Daltonit, atomet e elementeve të ndryshme kombinohen në raporte numrash të thjeshtë te plote për të formuar komponime. Kjo nuk është parë në komponimet organike komplekse si sheqeri C12H22O11.

  Ajo na ka mundësuar shpjegimin e ligjeve te kombinimeve kimike .
  Daltoni ishte personi i parë që njohu nje dallimin funksionues midis grimcës përfundimtare të një elementi ( atom ) dhe atë të një kompleksi ( molekulë ) .


 Puna e tij solli përpara një teori të re, se atomi ishte i përbërë nga grimca te vogla. Keshtu ai zbuloi elektronet . Ai provoi teorinë e tij duke përdorur tubin e rrezeve te katodes. Shkencëtarët kishin bërë tashmë shumë eksperimente për të gjetur strukturën e atomit. Ata kaluan një rryme elektrike përmes një tubi vakum. Ata panë një dritë me ngjyra të ndezura brenda tubit. Ajo udhëtoi në një vijë të drejtë. Ato nuk munden ta shpjegonin këtë fenomen. Thomson bëri me shume eksperimente mbi tubin katodë. Ai vendosi dy pllaka elektrike në rrugën e saj. Njëri u ngarkua pozitivisht.Tjetri u ngarkua negativisht. Drita me ngjyra te ndezura u perkul drejt pllakes se ngarkuar pozitivisht. Ai zbuloi se dritat me ngjyra të ndezura ishin grimca më të vogla se atomi. Keto grimca, Thompson i quajti elektrone. Ne kete menyre, u zbulua teoria atomike e Thompson-it. Thomson sugjeroi se elektronet vijnë nga gjurma e gazit që ndodhej brenda tubit katodë. Kështu doli një teori e re, se atomet janë bërë nga sipërfaqja e grimcave shume te vogla.Me vone u provua se atomet janë të përbërë nga protonet, elektronet dhe neutronet. Meqe atomi ishte neutral, Thompson-i sugjeroi se elektroni i ngarkuar negativisht barazonte protonin e ngarkuar pozitivisht dhe neutronet nuk kishin ngarkese. Ngarkesat negative rrethonin ngarkesat positive. Nje vendosje e tille i detyrohej forcave elektrostatike.


Linus Pauling (1901-1994)
 Zhvillimi i elektronegativitetit ne nje shkalle te sakte ishte nje nga kontributet e medha qe Pauling i dha kimise. Koncepti i elektronegativitetit eshte matur pergjate nje shkalle relative qe krahason shkallen ne te cilen elementet e ndryshme kane tendence per te terhequr elektronet nga mjedisi i tyre rrethues. Sepse shkalla e elektronegativitetit eshte nje matje cilesore – do te thote se nuk ka asnje vlere te matshme konstante per matjen e elektronegativitetit. Kjo shkalle ne vetvete ka qene edhe e veshtire por edhe interesante per t’u zhvilluar. Shkalla e elektronegativitetit qe ne perdorim sot u formalizua nga Linus Pauling dhe u botua se pari ne 1932. Megjithate ideja e elektronegativitetit mes atomeve eshte hedhur edhe para Pauling, duke datuar ne fillimet e viteve 1800 nga shkencetare si: Amedeo Avogadro, Humphrey Davy, Alessandro Volta, Christian Heinrich, Jöns Jakob Berzelius.

Rendesia e elektronegativitetit: 
 Elementet metalike jane te gjitha elektropozitive, elementet electronegative jane te gjitha jometale, ndersa metaloidet jane te ndermjetme. Perberjet jonike, si NaCl, formohen mes elementeve elektropozitive dhe electronegative. Keshtu rezulton se llojet e lidhjeve, karakteri i materialit dhe reaktiviteti kimik mund te parashikohet nga nje njohuri e elektronegativitetit.
  Elektronegativiteti mund te perdoret per te parashikuar momentin dipolar (polaritetin e lidhjes) se nje lidhjeje:

TEMA:DERIVATI NE LIDHJE ME FIZIKEN



Parimet e termodinamikes - Ligjet e termodinamikes - Fizik


Parimet e termodinamikes

Termodinamika (prej gj.greke thermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit
të temperaturës, shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.

Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).

Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial
Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri -tjetrin.
Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë
 Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë, minus sasinë e humbur të të punës së bërë të sistemit në rrethinë.
Ligji i dytë i termodinamikës rreth entropisë
Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet vlerës maksimale.
Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute
Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.


Jane parime te termodinamikes te cilat zbatohen ne te gjitha lemite e zbatimeve te energjise por edhe ne ligjet e levizjeve sociologjike, bilogjike, psikologjike dhe informative.
lParimi i parë thot qe sasija e nxëhtësise që futet në një sistem shkon ne rritjen e energjisë së brendeshme të sistemit dhe në kryerjen e një punë përkundër ambjenit perreth.
lParimi i dytë apo ligji i entropisë thotë që në sistemet e izoluara entrpia e tij është gjithmon në rritje. Nderrimi i entropisë së një sistemi definohet si shumë e tërsishme apo integral i ndërrimeve të nxehtësise pjestuar me temperaturen e sistemit ne shqyrtim. Kur theksojme entropine (shenohet me S, aludojme ne ndrrimin e saje por duke filluar nga vlera e saje zero.( E njeta gje vlen edhe me definimin e potencialit apo distances). Me ndërrimin e entopisë se sistemit të caktuar analizohet kahja e levizjes së proceseve fizike, kimike , biologjike etj. Kur ndërrimi i entropise(delta S) është me i madhe se zero procesi është irreverzibil ( i pa kethyeshem), kur nderrimi është zero procesi është reverzibil dhe kur ndrrimi ne fjale ka vleren me i vogel se zero procesi është i pamundur.
Ketu shihet roli i gjithëanshem i ligjit të ndërrimit të enropise apo parimit te dytë të termodinamikes. Më anë të tij parashihen levizjet e proceseve ne shkence shoqeri dhe kahet rrjedhjes se informacionece.Entropia në aspektin informative definohet si shkalle e crregullesise. Crregullsia apo kaosi dhe rregullesia janë procese fundamentale në të gjitha lemite e hulumtive.
Të themi psh. qe Universi si sistem i izoluar ka nje entropi ne rritje për cka dihet qe ai zgjerohet ne menyre te pakethyeshme. Parimi i trete ne fakt quhet parimi zero(0) i termodinamikes.Keto nuk po e trajtojme por vetem te themi qe ai ndihmone ne definimin e teperatures dhe për ta kuptuar shum lehte, te mendojme situaten si vijon. Kur dy madhesi janë te njejta me nje madhesi te trete atehere ato janë te njejta edhe me njera tjetren.
Keto që u trajtuan me sipër i përkasin termodinamikes fenomenologjike. Përndryshe ekziston edhe termodinamika statistikore qe trajtohet me anë të teorisë së probabilitetit e cila është jashte fushes se veshtrimit te paraqitur në këtë shkrim.
 


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME