Pyetje nga lënda: E drejta Administrative


Çka kuptojmë me termin organ?
Fjala organ ka dy kuptime themelore, kuptimin subjektiv dhe objektiv.
Kuptimi Subjektiv – Nënkupton njerëzit, qoftë si individ, qoftë si grup i tyre nëpërmes së cilëve shteti ushtron punët e veta.
Kuptimi Objektiv – Nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo të grupeve të tyre nëpërmes së cilëve shteti përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore ushtron punët e veta.
2.     Elementet e përbashkëta të organizatave?
Si elemente të përbashkëta që i karakterizojnë të gjitha përkufizimet janë:
·        Njerëzit,
·        Qëllimi i caktuar,
·        Mjetet e Punës,
·        Struktura Organizative dhe
·        Mëvetësia.
3.     Sa grupe të organeve të administratës kemi?
Dallojmë dy grupe të organeve të administratës:
·        Organe të administratës shtetërore
·        Orane të administratës publike
4.     Cilat janë karakteristikat e organeve të administratës shtetërore?
Karakteristika themelore e cila bën që organet e administratës të cilësohen si orane shtetërore është veshja e tyre me tagra të pushtetit. Tagrat e organve të administratës shtetërore shprehen në të drejtat dhe detyrimet e tyre që:
·        Të nxjerrin akte juridike administrative me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit përkatësisht të aparatit shtetëror dhe
·        Të mbrojnë dhe të zbatojnë ligjet e tij nga qdo shkelje duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese.

5.     Si ndahen organet sipas llojit të punëve që i kryejnë?
Sipas llojit të punëve që i kryejnë kemi:
·        Organe Aktive
·        Organe Këshilldhënëse
6.     Pse disa organe i quajmë aktive dhe disa këshilldhënëse?
Oranet Aktive: Janë të mëvetësishme në ushtrimin e punëve administrative dhe ndryshe mund të emërtohen si organe të cilat nxjerrin vendime të cilat janë në lidhje të drejtëpërdrejtë me parlamentin (p.sh. Ministritë).
Organet Pasive: Janë si rregull ato organe të cilat japing këshilla, pra që shfaqin kryesisht mendime profesionale për organet e tjera, dhe funksionojnë Brenda organeve aktive dhe nuk janë në lidhje të drejtëpërdrejtë me parlamentin (p.sh. Sektoret Ministrorë, degët e caktuara).
7.     Sipas mënyrës së marrjes së vendimeve çfarë organe kemi?
·        Organe Individuale – Janë ato organe me të cilat si rregull shprehet vullneti i individit, përkatësisht eprorit të një organi (p.sh. Ministri).
·        Orane Kolegjiale – Janë ato organe ku e drejta e vendosjes i takon një grupi personash (p.sh Qeveria).
8.     Sipas shkallës së mëvetësisë çfarë organe kemi?
·        Orane të mëvetësishme
·        Organe që funksionojnë në kuadër të organeve të mëvetësishme
9.     Sipas shtrirjes territoriale çfarë organe kemi?
·        Organe Qendrore – Janë ato organe të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda tërë territorit të vendit
·        Organe Lokale – Kanë të kufizuar shtrirjen e veprimtarisë së tyre brenda një territori të caktuar
10.                         Cilat janë parimet themelore të organeve të administratës?
·        Parimi i ndarjes së punëve,
·        Parimi i Koordinimit,
·        Parimi i Centralizimit dhe Decentralizimit dhe
·        Parimi i Koncentrimit dhe Dekoncentrimit.
11.                         Çka kuptojmë me parimin e ndarjes së punës?
Me ndarje të punës kuptojmë ndarjen e detyravd me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në administratë. Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra: ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative. Profesionalizmi është elementi kyq që ndikon në ndarjen e punës në administratë, si elemente tjera kemi: vendi i punës, njerëzit që punojnë në organe, mjetet e punës etj. Për tu kryer disa punë brenda administratës kërkohet një përgatitje e veçantë.
Specializimi nënkupton tërësinë e thirrjeve të veçanta dhe të nevojshme për ushtrimin e punëve profesionale të caktuara.
12.                         Çka kuptojmë me parimin e kordinimit?
Nënkuptojmë kryerjen e punëve në mënyrë ekipore si mënyrë të vetme për ngritjen e efikasitetit.
13.                         Çka kuptojmë me parimin e centralizimit dhe decentralizimit?
Me centralizim kuptojmë gjendjen kur organizata qeveriset nga qendra.
Me decentralizim kuptojmë, transferimin e autorizimeve nga organet qendrore në organet vartëse.
14.                        Çka kuptojmë me parimin e koncentrimit dhe dekoncentrimit?
Me koncentrim kuptojmë marrjen e vendimeve nga qendra.
Me dekoncentrim kuptojmë marrjen e vendimeve nga organet vartëse.
15.                         Cilat janë parimet e punës së organeve të administratës?
Si parime të punës së organeve të administratës kemi:
·        Ligjshmëria,
·        Efikasiteti,
·        Transparenca dhe
·        Mëvetësia.
16.                         Çka kuptojmë me parimin e Ligjshmërisë?
Kur çdo akt i ulët duhet të jetë në pajtim me aktet më të larta, ky parim ka rëndësi në goditjen e një vendimi administrative me kërkesë
17.                         Cilat janë rastet e shkelje së parimit të ligjshmërisë?
Shkelja e ligjit material – Kur organi që nxjerr akt administrative nuk i përmbahet normës së caktuar
Shkelja e dispozitave procedurale – Kur bëhet vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike
18.                         Çka kuptojmë me parimin e Efikasitetit?
Ky parim nënkupton raportin që ekziston në mes qëllimeve të përcaktuar dhe rezultateve të arritura. Ndërlidhet me reformën e administratës publike.
19.                         Çka kuptojmë me parimin e Mëvetësisë?
Me këtë parim nënkuptojmë të drejtën e zyrtarëve të administratës që në ushtrimin e punëve të tyre të jenë të pavarur nga ndikimet e subjekteve të caktuara. Kjo pavarësi nuk është absolute, sepse i nënshtrohet kontrollit.
20.                         Çka kuptojmë më parimin e transparencës?
Me parimin e transparencës apo punës së hapur kuptojmë lidhjen e ngushtë në mes qytetarëve dhe organeve të administratës. Kjo ndërlidhje në shumicën e rasteve realizohet përmes ëeb-faqeve të lëshuara nga organet e administratës. Ky parim ndërlidhet me reformën e administratës.
21.                         Çka kuptojmë me ushtrimin e kompetencave publike?
Ushtrimi i kompetencave që delegohen nga organet e adminstratës me të cilat subjektet jo shtetërore autorizohen të ushtrojnë autorizime publike si p.sh. kompanitë për furinizim me ujë, me ngrohje etj.
22.                         Cilat janë kushtet që duhet ti plotësojnë organe që ushtrojnë autorizime publike?
Këto organe duhet ti plotësojnë dy kushte themelore:
·        Zotësinë Juridike dhe
·        Zotësinë e Veprimit.
23.                         Çka janë shërbimet publike, ku janë paraqitur për herë të parë, dhe qfarë qëllimi kanë?
Shërbimet publike janë veprimtari, ushtrimi i së cilave duhet të sigurohet, të kontrollohet dhe rregullohet nga ata që qeverisin. Për herë të parë janë paraqitu në Francë, posaçërisht nga profesori Leon Digi. Qëllimi i shërbimit public është sigurimi i reciprocitetit shoqëror.
24.                        Si ndahen shërbimet publike sipas Rivieros?
Riviero shëribimet publike i ndan duke marrur parasysh dy kritere:
·        Sipas objektit të shërbimit publik dhe
·        Sipas mënyrës së ofrimit të këtij shërbimi.
25.                         Si ndahen shërbimet publike sipas objektit?
Sipas objektit, shërbimet publike ndahen në:
·        Shërbime të administratës publike
·        Shërbime të industrisë dhe tregtisë
·        Shërbime sociale.
26.                         Sipas mënyrës së ofrimit apo realizimit, shërbimet publike ndahen në:
·        Shërbime që realizojnë nevojat e qytetarëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe individualisht,
·        Shërbime që realizojnë nevojat e qytetarëve në menyrë indirekte dhe
·        Shërbime  që kanë si qëllim realizimin e interest të përgjithshëm të shoqërisë.
27.                         Çka kuptojmë me veprimtari të administratës në kuptim të gjerë dhe në kuptim të ngushtë?
Në kuptim të gjerë, mendohet në veprimtarin që kryejnë organet ekzekutive dhe administrative, ndërsa në kuptimin e ngushtë mendohet vetëm puna qe kryhet nga ana e organeve administrative.
28.                         Cilat janë funksionet kryesore të administratës shtetërore?
Funksionet kryesore janë zbatimi i ligjit(Veprimtaria administrative) dhe kujdesi për zbatimin e ligjit(Kontrolli).
29.                         Cili është një ndër funksionet kryesore të administratës?
Një funksion  kryesor i administraës është nxjerrja e akteve administrative.
30.                         Çka shpreh akti administrativ?
Akti administrative në vete shpreh vullnetin e organeve administrative që nënkupton arritjen e një qëllimi të caktuar që është i lidhur me shkaktimin e pasojave juridike.
31.                         Çka quajmë akt administrativ?
Akti administrativ paraqet çdo veprim, urdhër apo vendim të organit administrative me anë të cilit krijohet, ndryshohet apo shuhet marrdhënia jurdike e caktuar.
32.                         Si ndahen aktet juridike sipas asaj se a shkaktojnë pasoja?
·        Akte që prodhojnë pasoja – Akte me karakter juridik dhe
·        Akte që nuk prodhojnë pasoja – Akte me karakter material.
33.                         A janë të dobishmë aktet që nuk prodhojnë pasoja juridike?
Edhe pse nuk ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ato i ndihmojnë procesin të punës në administratë në forma të ndryshme pram und të themi se edhe aktet të cilat nuk prodhojnë pasoja juridike janë të dobishme.
34.                         Si ndahen aktet varësisht se ndaj kujt sjellin pasoja juridike?
·        Akte të përgjithshme – aktet të cilat prodhojnë pasoja të përgjithshme për të gjitha subjektet. Zakonisht, kan karakter normative,
·        Akte Individuale – Të cilat vlejnë për një kategori të caktuar. Me këto akte bëhte konkretizimi i akteve të përgjithshme.
35.                         Pse disa akte quhen të përgjithshme ?
Sepse rregullojnë çështje të përcaktuara dhe veprojnë ndaj shum personave.
36.                        Cilat janë disa nga llojet e akteve të përgjithshme ?
Akte të përgjithshme janë:
·        Rregulloret – nxirren nga organet e administratës,
·        Urdhëresat – kanë karakter obligues dhe nxirren për zbatimin e ligjit dhe
·        Udhëzimet – kanë karakter këshilldhënës.
37.                         Çka janë rregulloret dhe pse nxirren?
Janë akte juridike të përgjithshme , që nxirren me qëllim që të rregullohet organizimi i brendshëm i organit përkohësisht dhe për ta përcaktuar veprimtarinë e organeve, dhe për zbatim të akteve nënligjore dhe ligjit.
38.                         Çka janë urdhëresat administrative, cilat janë karakteristikat dhe qëllimi i tyre?
Urdhëresa është akt jueidik më të cilin bëhet zbatimi i dispozitave ligjore dhe akteve të përgjitshme të bashkësise shoqërore politike dhe organeve ekzekutive.
39.                         Çka janë udhëzimet administrative?
Udhëzimët janë akte juridike që nxirren me qëllim të drejtimit, këshillimit ose dhënies se instruksioneve të ndryshme lidhur me zbatimin e ligjit apo dispozitave të tjera. Ka karakter detyrues por me masë më të dobët në krahasim me urdhëresën dhe rregulloren.
40.                         Çka janë aktet konkrete?
Aktet konkrete janë akte që nuk vlejnë apo nuk shkaktojnë pasoja juridikë për të gjithë subjektet por vetëm për një individ, apo grup individësh të caktuar. Me këtë akt vendoset lidhur me një qështje konkrete.
41.                         Si ndahet aktet konkrete sipas efektit të tyre?
·        Akte positive – aktet të cilat kanë efekte të dobishme për palët,
·        Akte Negative – aktet të cilat kanë efekte jo të dobishme për palët.
42.                         Si ndahen aktet konkrete sipas asaj kujt i referohen?
·        Akte individuale –aktet që i drejtohen një subjekti me emër dhe mbiemër
·        Akte gjenerlae – akte që u drejtohen një kategori të ngushtë të individëve.
43.                         Si ndahen aktet konkrete sipas organit që e nxjerr?
·        Akte të thjeshta – aktet të cilat nxirren nga organi individual dhe
·        Akte të përbëra – aktet të cilat nxirren nga organi kolegjial.
44.                         Si ndahen aktet konkrete sipas asaj se a lind, ndryshon , shuhet apo vetëm vërtetohet marrëdhënia?
·        Akte konstituive – me të cilat krijoet marrëdhënia që nuk ka ekzistuar më parë
·        Akte deklarative – me të cilat vërtetohet ekzistimi i marrëdhënies.
45.                         Si ndahen aktet sipas diskrecionit të personit zyrtar?
·        Akte juridikisht të lidhura – janë akte administrative tek të cilat që më parë ëshë përcaktuar si do të nxirren dhe qfarë do të përmbajnë( Sk liri të veprimit)
·        Akte sipas çmuarjes së lirë – janë akte tek të cilat vet organit me ligj i është dhënë mundësia, që sipas binje së vetë të lirë dhe vlerësimit të interesit të pergjithshëm të vendos në rastin konkret.
46.                         Cilat janë elementet e aktit administrative?
Elementet thelbësore – Hyrja, Dispozitivi, Arsyetimi, Udhëzimi ose këshilli juridik
Elementet teknike – Data kur është nxjerr, vendi i nxjerrjes, nënshkrimi, vula, numri i protokollit, logo etj.
47.                         Çka janë marrëdhëniert juridike administrative?
Janë marrëdhënie që rregullohen me norma juridike, të cilat janë të sanksionuara dhe krijohen në procesin e veprimtarise administrative.
48.                         Cilat janë elementet e marrëdhënieve juridike administrative?
Marrëdhëniet jurdike administrative kanë dy elemente:
Subjektet – Personi fizik ose juridik dhe shteti, personi zyrtar
Objekti – Sendet, vlerat materiale, krijimtaria intelektuale etj.
49.                         Cilat janë karakteristikat e marrëdhënieve juridike administrative?
Janë marrëdhënie shoqërore juridike, dallojnë nga marrëdhëniet shoqërore në përgjithësi sepse rregulohen me norma juridike administrative poashtu krijohen në fushën e veprimtarisë administrative të shteteve. Njëra palë ëshë e përfaqësuar nga shteti, nuk krijohen vetvetiu porn ë bazë të fakteve juridike dhe subjektet janë persona fizik dhe juridik me drejta dhe detyrime të caktuara.
Kanë karakter subordinues apo nënshtrues.
50.                         A ekziston ndonjë përjashtim te raporti i subordinimit?
Te raportet konsensuale kur palët paraqiten të barabarta p.sh. me rastin e kontratës për ofrimin e shërbimeve të caktuara.
51.                         Si krijohet marrëdhënia juridike administrative?
Bazë e krijimit të kësaj marrëdhënie janë normajt juridike respektivisht aktet që krijohen me normat e tilla të lindjeve të drejtave dhe detyrimeve në mes të subjekteve të caktuara.
52.                        Cilat janë pjesët e normës jurdike administrative?
Janë Hipoteza e normës, dispozitivi i normës dhe sanksioni i normës.
53.                         Çfarë marrëdhënie juridike paraqitet sipas subjekteve?
·        Administratës dhe personit fizik
·        Administrates dhe personit juridik
54.                        Si ndahet marrëdhëniet juridike administrative sipas përmbajtjes?
·        Norma të përgjithshme – që rregullojnë marrëdhëniet e përbashkëta të administratës
·        Norma të veçanta: rregullojnë marrëdhënie të degëve të veçanta të administratës.
55.                         Si ndahen marrëdhëniet sipas natyres juridike?
Marrëdhënie juridike administrative me karakter formal dhe
Marrëdhënie juridike administrative me karakter material.
56.                         Si ndahen normat në bazë të kohës së veprimit?
·        Norma me afat të caktuar  dhe
·        Norma me afat të pacaktuar.
57.                         Si ndahen normat sipas fuqisë juridike?
·        Normat e organeve eprore dhe
·        Normat e organeve shtetërore vartëse.
58.                         Si ndahen normat në bazë të karakterit te dispozitivit?
·        Norma Lejuese - jepja e lirisë subjekteve të së drejtës pëe kryerje të veprimeve
·        Norma Ndaluese - ndalimi i ndërrmarjes se veprimeve të caktuara.
·        Norma Urdhëruese – I vejnë detyrime të caktuara subjekteve.
59.                         Si ndahen normat në bazë të territorit mbi të cilin shtrijnë veprimtarinë?
·        Norma që veprojnë në tërë territorin e shtetit të caktuar dhe
·        Norma që veprojnë në një territor të caktuar.
60.                         Si janë të organizuara organet shtetërore në Kosovë?
Janë të organizuar me “Ligji mbi administratën shtetërore” i miratuar ne vitin 2010.
61.                         Kush hynë në rradhën e institucioneve të drejtëpërdrejta?
Hyjnë Qeveria, Kryeministri, zëvëndës kryeministrat dhe ministrat.
·        Organet e Larta të administratës shtetërore – Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë.
·        Oranet qendrore të administratës shtetërore – organet vartëse të një ministrie të cakuar, ose brenda zyrës së kryeministrit.
·        Organet lokale të administratës shtetërore – Organet Komunale
·        Komunat – sa kanë të bëjnë me kompetencat e deleguara.
62.                         Kush hynë në rradhën e institucioneve të tërthorta?
·        Komunat – sa kanë të bëjnë me kompetencat e tyre vetanake dhe të zgjeruara
·        Organet e Pavarura – personat juridik të themeluar për ushtrimin e vazhdueshëm të veprimtarisë administrative shtetërore, të cilat kërkojnë shkallë të lartë të pavarësisë në interes të publikut si Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Auditori Gjeneral, Banka Qendrore etj.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME