Showing posts with label HISTORI BOTRORE. Show all posts

LIB -Gabim I politikes apo e nevojshme per ndryshim?

Une mendoj se Lufta e pare Boterore filloi edhe si pasoje e gabimeve dhe nxitmit te diplomcise,por edhe si pasoje e gjendjes  ne te cilen gjendej Europa,qe kerkonte patjeter nje zgjidhje,e cila sa vinte dhe dukej sikur lufta ishte e  vetmja.

Mendoj se diplomacia krijoi disa kushte ne shpethimin e luftes,sepse se pari aleancat qe u formuan per te garantuar paqen ne teori,ne fakt krjuan nje klime kundervenieje midis shteteve.Kemi shembull Aleancen trepaleshe te vitit 1882 ,dhe Antanten ne 1907 si kundrapergjgje e saj.
Se dyti, deshira e shteteve per te venosur supermacine dhe per te treguar forcen e tyre keqesoi situaten.Do ta lidh me imperializmin sepse sic dime Britania e Madhe dhe Franca kishin nen kontrollin e tyre shume  resurse dhe vende te huaja.Perandorite si Gjermania,ajo Austro-hungareze etj  deshironin e njejten gje,por ambicia e tyre u rrit akoma me shume  kur resurset europiane filluan te zvogelohshin  dhe nderkohe Anglia ndiqte politika  te tilla qe duket sikur I “gjuante mbi plage” atyre (sic ishte rasti  iAfrikes Jugore ku u zbuluan diamante)  .Pra diplomacia ne vend qe te garantonte nje situate sa me te qete,veproi pa u mendur gjate  per pasojat qe mund te kishin veprimet e tyre (me teper instktivisht me duket mua)
Nga ana tjeter,nuk ia ve gjithe fajin politikes.Ne Europe kishte ende perandori te medha,madje edhe shumekomebeshe.Kemi pernadorine gjermane,ate austro-hungareze, osmane,ruse etj  te cilat dukeshin se po vinin drejt degradimit.Ne mes ketu hyn ndjenja e forte nacionaliste dhe kombetare qe kishte pushtuar gjithe Europen  qe prej revoluconit francez.Brenda perandorive kishte etni te ndryshme .Prandaj shume njerez ndjene nevojen te luftonin per te bashkuar dhe per tI dhene pavaresine vendit te tyre.Nje pjese e mire e leizjeve nacionaliste shpresonin per lufte dhe benin thirrje per te si te vetmen menyre per te arrire ate c’ka donin.
Se dyti,para luftes, ne Europe kishte rreth 19 monarki dhe tre republika.Njerezit te  ndikuar nga idete iluministe,revolucioni francez dhe zhvillimet demokratike ne ShBA ishin te pakenaqur dhe te rebeluar ne pergjithesi.Pasluftes ne Europe kishte  rreth 13 monarki dhe 14 republika.Ne mendjen e njerezve lufta dukej sikur do te permiresonte jeten e tyre.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste 7-4-1939

Britania dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia (SIPAS ANGLEZEVE)
Perandoria Britanike thuhet se nuk bëri asgjë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 1939. Kjo është thënë gjithmonë gjatë 50 viteve të fundit. Por disa ditë më parë, e përditshmja Britanike Daily Telegraph publikoi në internet arkivën e vet historike, ku shumë shkrime të vlefshme që janë publikuar në prill të vitit 1939, japin detaje të rëndësishme për atë që ndodhi ditët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë. Nga shkrimet e publikuara, ndoshta më interesanti është një analizë e shkruar nga vetë Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, që në atë kohë qe një nga anëtarët më me ndikim të parlamentit Britanik. Shumë detaje interesante dalin në këtë analizë, fakte që mund t’i zbuloni më poshtë në shkrimin që kemi përkthyer për ju. Lexim të këndshëm…

A është lufta apo paqja që i intereson më shumë Mussolinit?
Winston ChurchillNë shumë vende është shtruar pyetja nëse Signor Mussolini do ta çojë Italinë në një luftë botërore në krah të Gjermanisë apo jo. Shumë njerëz besojnë se pas asaj që ndodhi gjatë netëve të shkuara, kjo pyetje ka marrë përgjigje. Marrëveshja Anglo-Italiane u dhunua në mënyrën më të pafytyrë. Nuk ka as edhe një çështje të vetme për të cilën premtimi mund të thuhet se u mbajt.
Italia premtoi të reduktojë ushtrinë e vet në Libi me 30 mijë vetë. Ajo i tërhoqi këto trupa, por i ktheu sërish pas. Italia premtoi të tërheqë trupat e veta nga Spanja, sapo lufta civile të mbaronte. Lufta ka mbaruar, por trupat e saj janë ende atje.
Ajo premtoi të mos e ndryshojë status quo-në në Mesdhe, gjë që përfshinte, dhe nënkuptohej se përfshinte, edhe Adriatikun. Tashmë ajo hodhi duart e saja të dhunshme mbi pavarësinë e Shqipërisë. Ajo premtoi se të gjitha lëvizjet e trupave do të njoftohej paraprakisht te pala tjetër. Por ky premtim u thye në mënyë të neveritshme.
Ushtritë mund të izolohen
Si për të dëshmuar edhe një herë natyrën e vet gënjeshtare, garanci precize iu dhanë Ambasadorit Britanik nga Konti Ciano se asnjë lëvizje trupash drejt Shqipërisë nuk qe në plan. Pikërisht në atë moment, anijet dhe trupat po suleshin drejt viktimës.
Nuk është e mundur të shohësh një panoramë më të plotë të besës së shkelur dhe pandershmërisë nga ajo që është treguar. Ndonjë mund të besojë se një qeveri që qe betuar në mënyrë kaq solemne në respektimin e një marrëveshjeje, që sapo qe lidhur me një Fuqi mike, nuk ka mundësi që e ndau mendjen të hyjë në armiqësi me atë Fuqi.
Gjithsesi, megjithëse besa mund të thyhet, interesi mbetet. Qe një maksimë e shekullit të 18të, përmendur nga Duka i madh i Marlborough – “Interesi nuk gënjen kurrë.” Dhe sigurisht interesat Italiane mund të plagosen rëndë nga një luftë kundër Britanisë së Madhe dhe Francës në Mesdhe.
Asnjë vend nuk ka qenë kaq i plandosur sa Italia në këtë çast. Katër ushtri të ndara kanë lënë brigjet e saj dhe mund të izolohen në mënyrë të pashpresë nëse Marina Italiane mposhtet nga flota Anglo-Franceze. Këto flota janë pakrahasimisht më të fuqishme sesa ajo Italiane. Edhe sikur të gjitha anijet italiane të drejtoheshin nga Mussolinë, është e vështirë të besosh se ato do të mund të qëndronin mbi det përballë goditjeve tona.
Gadishulli i gjatë dhe i dobët
Asgjë nga ato që ka ndodhur në luftë dhe asgjë nga ato që ne kemi mësuar deri tani, nuk na bën të besojmë se burrë për burrë, marinarët italianë janë dy apo tre herë më të aftë sesa britanikët apo francezët. Modestia na shtyn të shprehemi në këtë mënyrë.
Nëse një luftë botërore do të na detyrohet këtë vit ka shumë gjasa që veprimet e para vendimtare të arrihen në Mesdhe dhe këto veprime mund të sjellin pasoja shkatrrimtare mbi ushtritë italiane në Abisini, Libi, Spanjë dhe Shqipëri.
Disa strategë britanikë besojnë se në një luftë botërore kundër Nazizmit, mund të jetë një avantazh pozitiv të kemi Italinë si armik. Në këtë gadishull të gjatë dhe të dobët, me mungesën e dukshme të lëndëve të para, ato vërejnë një skenë ku fitore të rëndësishme mund të arrihen.
Ata deklarojnë se Gjermania do të detyrohet të mbajë Italinë, njësoj si ajo mbajti Austrinë në luftën e fundit. Furnizimet gjermane do të duhet të dërgohen në jug. Ky proces, sakaq ka filluar. Trupat gjermane – mbi të gjitha, avionët gjermanë – do të duhet të angazhohen në mbrojtje të Italisë e për rrjedhim, edhe në aventurat italiane të përtejdetit.
Dëshira e njerëzve për paqe
E ardhmja nuk mund të jetë e kënaqshme për popullin italian. Nëse dominimi Nazist do të jetë i suksesshëm në mposhtjen e rezistencës së Francës dhe Perandorisë Britanike, ndoshta të asistuar nga Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të ketë shumë gjëra për t’u ndarë. Por Gjermania do të jetë tigri ndërsa Italia shërbëtori i ri që ka dalë për gjah bashkë me të. Gjermanët kanë një mënyrë, kur hyjnë në vende të ndryshme. Ato hedhin të gjithë peshën e tyre mbi to. Edhe nëse shpresat më të mëdha të aksit Berlin-Romë do të realizohen, Italia do të jetë në fakt, ndoshta jo në emër, një vend i varur nga fuqia Naziste.
Por fatet e luftës ndoshta nuk do të ndjekin këtë rrugë. Kombet e mëdha të Perëndimit, ekzistenca e të cilave mund të jetë në rrezik si dhe ato aleatë në Lindje, mund të bashkohen përballë presionit e në fund mund të jenë të suksesshme. Në këtë rast, Italia jo vetëm që do të vuajë goditjet e rënda të fillimit, por mund të dalë në anën e të humburve në përfundim. Sido që të vijnë punët, prespektiva italiane nuk duket joshëse për këdo që e sheh situatën me gjakftohtësi.
Ka arsye për të besuar se kjo është ajo çfarë mendon populli italian. Shumica e tyre nuk lejohet të marrin pjesë në diskutimin mbi të ardhmen e vet. Atyre u tregohet vetëm çfarë është e mirë për ta të dëgjojnë. Mendimet e lira parandalohen që në embrion.
Por ne na kanë thënë se edhe në Këshillin e Madh Fashist fjalë të vrazhda janë hedhur kundër politikës së hyrjes së Italisë në një luftë Mesdhetare kundër Britanisë dhe Francës. Një udhëheqës i rëndësishëm thuhet se ka deklaruar se Italia nuk duhet të futet në luftë “kundër vullnetit të Kishës, të Mbretit dhe të popullit”.
Ne mund të themi se, nga kontaktet e panumërta që ekzistojnë në rang individual mes Britanikëve dhe Italianëve, ky është mendimi i përgjithshëm në të gjithë Italinë. Do të jetë një fatkeqësi e vërtetë që popullata industrialiste dhe e logjishme italiane ta gjejë veten të dënuar me një luftë shkatërrimtare kundër dy demokracive të Perëndimit. Padyshim ata janë siguruar dhe francezët dhe britanikët janë shterpë dhe dekadent; që ato janë kalbur me bolshevizëm; që janë të paaftë për punë burrash. Por kjo propagandë nuk ka bindur shumë vetë dhe në këtë çast mbetet e dyshimtë nëse Signor Mussolini ka apo do të ketë fuqinë për të detyruar Italianët t’i hyjnë kësaj fundosjeje të tmerrshme.
Lëvizje lokale apo një plan më i gjerë?
Pushtimi Italian i Shqiperise ne vitin 1939Thyerja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, për të cilat shumë njerëz ndjenin se nuk ishin thjeshtë në letrën ku qenë shkruar, nuk është domosdoshmërisht një hap final. Mizoria kundër Shqipërisë shfaqet, si shumë episode në këto kohë, një maskë me shumë kuptime.
Ajo mund të jetë lëvizja e parë Gjermano-Italiane mbi Ballkan, gjë që do të sjellë detyrimisht luftë të përgjithshme. Sigurisht që lëvizja e trupave dhe municioneve drejt Shqipërisë, shumë përtej asaj që është e nevojshme në Shqipëri, duket se mbështet këtë këndvështrim të errët.
Nga ana tjetër, dikush mund të imagjinojë Mussolinin duke shpjeguar se ky ekskursion në Shqipëri është thjeshtë një aksident lokal. Mund të thotë se, ai, hodhi kërkesa në Francë, kërkesa që besonte se ishin të drejta, por që iu refuzuan hapur. Jo Tunizia, jo Korsika, jo Nisa, jo pa një luftë kundër Fuqive Perëndimore. “Ku tjetër,” mund të ketë ulëritur ai, “mund të shkoj unë te kjo Shqipëri, e cila më jep mua diçka për t’ia treguar popullit, pas gjithë vuajtjeve të tyre, pa hapur një luftë të drejtpërdrejtë me Anglinë dhe Francën?”
Garanci për integritetin e Greqisë
Kush do ta zgjidhë gjëegjëzën? Mund të jetë një përgjigje e nxituar. Gjithçka që përmblidhet në këtë artikur është që nuk ka ende një përgjigje nga qeveria Italiane. Por gjithçka duhet të sqarohet shpejt. Qeveritë Britanike dhe Franceze besohet se po përgatiten të japin një garanci për Greqinë dhe Turqinë. çdo sulm mbi tërësinë apo pavarësinë e Greqisë, e cila është më pranë rrezikut, do të sjellë një luftë në Mesdhe dhe padyshim do të jetë një sinjal mbi një konflikt shumë më të rëndë në veri.
Megjithëse është e rrezikshme të parathuhet në një kuptim pozitiv, ne sëpaku mund të ndjejmë gjatë kohës që shkruajmë se aksi Berlin-Romë nuk ka themele më të shenjta sesa Pakti Anglo-Italian.
7 PRILLI 1939 – PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA ITALIA

Lufta Civile në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944 - Lufta Nacionalçlirimtare

Lufta Civile në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944
Lufta Civile ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Lufta u zhvillua midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga njëra anë dhe Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe Krerëve Nacionalistë të Veriut nga ana tjetër. Konflikti ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës dhe të majtës shqiptare. Konflikti filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve jugosllavë të vendosur pranë tyre. Krahu
ushtarak i konfliktit ishin Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare nga njëra anë dhe çetat e Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe çetat e krerëve të Veriut. Lufta përfundoi me fitoren absolute të PKSH dhe LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të komunizmit në Shqipëri. Konflikti shkaktoi mbi 3000 të vrarë, nga të dyja krahët, ndonëse më shumë nga ana e të djathtëve.

Konferenca e Mukjes dhe Preludi i Luftës Civile

Në datat 1-3 Gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, që ishte nën ndikimin e Abaz Kupit, u zhvillua një mbledhje e përbashkët midis delegatëve të FANÇ dhe Ballit Kombëtar. Qëllimi ishte që forcat shqiptare të bashkoheshin rreth një grupimi të përbashkët dhe bashkarisht të luftonin pushtuesin. Në fillim bisedimet u zhvilluan në fshatin Tapizë të Tiranës më 26 Korrik. Pastaj ato u zhvendosën në Mukje. Dy grupet ranë parimisht dakord me njëri-tjetrin dhe nënshkruan Marrëveshjen e Mukjes, ku kërkohej formimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, luftë kundër pushtuesit dhe krijimin e Shqipërisë Etnike. Fillimisht edhe Enver Hoxha e pranoi marrëveshjen, por kjo i zemëroi pa masë të deleguarit jugosllavë pranë të tij të cilët e detyruan Hoxhën të hidhte poshtë Mukjen, dhe më 2 Shtator në Konferencën e Labinotit ai t'i shpallte luftë Ballit Kombëtar.

Teksti i Marrëveshjes së Mukjes

" Sot, me datë një Gusht 1943 (01.08.1943), në katundin Mukje u mbajt Mbledhja e Dytë në mes të delegacioneve të Ballit Kombëtar dhe të Organizatës së N.Çl." Kryesia e Mbledhjes me vota unanime iu ngarkua z.Thoma Orollogajt dhe sekretaria z.Mustafa Gjinishi. Bisedimet i hapi z. Hasan Dosti, delegat i Ballit Kombëtar, i cili deklaron, së pas bisedimesh që bëri qëndra e Ballit Kombëtar procesverbali të marrëveshjes së bërë me 25.Korrik.1943, të nënshkruar "ad. Referendum" prej delegacioinit të Ballit Kombëtar, e shohim të arësyeshme të bëhet një shqyrtim i disa pikave të akortit (Marrëveshjes-A.C.)të arritur. Bisedohet dhe vendoset që Pika një e nenit dy të ndryshohet dhe të qëndrojë në ketë mënyrë:
•    -Pika Një: Luftë imediate armikut okupator dhe kunder çdo armiku tjeter eventual okupator;
•    -Pika Dy: Luftë për një Shqipëri indenpendente (të pavarur)dhe për zbatimin e parimit të njohur univerzalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të Vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike;
•    -Pika tre: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike dhe popullore;
•    -Pika Kater; ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Këshilli i Shpëtimit të Shqipërisë(K.SH.SH.)do të bije me formimin e një Qeverije provizore;
•    -Pika Pesë: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Forma e Rexhimit (kah do të shkojë Shqipëria-A.C.)do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Ansambleje Konstituante të zgjedhur me SUFRAZH (plebishit) univerzal direkt.
Delegacionet pjesëmarrëse: Organizata e Ballit Kombëtar: Hasan Dosti, Mit'hat Frashëri, Thomo Orollogaj, Skender Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major.Raif Fratani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela dhe Vasil Andoni. Nga K.P.N Çlirimtar: nënkolonel. Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Boja, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, G.Nushi dhe njëfar Stefan.

Formimi i Legalitetit

Të pakënaqur që nuk u pyetën në lidhje me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes, zogistët të udhëhequr nga Abaz Kupi, shpallën ndarjen nga Fronti Nacional-Çlirimtar dhe formuan lëvizjen e tyre "Legalitetin". Ata kërkonin rikthimin e Ahmet Zogut në fuqi, pasi sipas tyre ai ishte pushteti i ligjshëm (legal) në Shqipëri.
Lufta Civile

Faza I, Shqipëria e Jugut

Shqipëria Jugore ishte teatri kryesor i Luftës Civile, pasi dy forcat kryesore pjesëmarrëse, Fronti Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar ishin të shtrira në jug të vendit. Masakrat dhe atentatet nga të dy palët, por veçanërisht nga ana e komunistëve ishin lanë me qindra të vdekur anekënd jugut të vendit. Më 8 Shtator 1943, Fronti vrau 6 të rinj ballistë në fshatin Ziçisht. Kishte pasur përplasje edhe gjatë muajit gusht, më e rëndësishmja në Libohovë. Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: "Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s'bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij." Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës ("Muzhikut") dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor: "Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti." – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha. Ishin komunistët ata që u hodhën në fillim në sulm. Balli u kap në befasi sepse më 16 Shtator kishte humbur jetën në përpjekje me italianët, komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Tre ditë më vonë, më 19 Shtator, ishte vetëvrarë një tjetër komandant i Ballit, Safet Butka. Më 13 Tetor, komunistët masakrojnë pa mëshirë 2 anëtarë të Ballit, në Melçem të Korçës. Në datat 13-18 Tetor, nga luftimet e zhvilluara në Pogradec mbetën të vrarë 8 civilë të pafajshëm. Më 16 Tetor nga luftimet e zhvilluara në Libofshë, mbetën të vrarë 21 partizanë dhe 10 ballistë. Më 21 Tetor, forcat partizane kapën rob dhe ekzekutuan pa mëshirë 68 ushtarë të Ballit Kombëtar në një fshat të Lushnjes. Në Çermenikë, forcat komuniste ekzekutuan 70 ushtarë të Ballit Kombëtar. Në Kuçovë mbetën të vrarë 7 partizanë dhe 2 ballistë. Më 29 Tetor, komunistët vranë në Kavajë 2 anëtarë të Ballit. Në Korçë, Balli dhe komunistët përplasen në Grybec. Vriten 5 ballistë dhe 4 të tjerë kapen rob. Në nëntor Balli riorganizohet dhe hidhet në kundërsulm duke përfituar edhe nga Ofensiva e Përgjithshme e Dimrit, që Komanda Gjermane kishte vendosur të bënte kundër forcave partizane. Shumë çeta të Ballit iu bashkuan ofensivës gjermane, duke e parë si të vetmen mundësi për të shpartalluar FANÇ-in. Ndërkohë pjesa tjetër e Ballit riorganizoi forcat e zonave të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe u hodh në kundërsulm. Por komunistët nuk u shpartalluan, por me ndihmën e misioneve britanike (të cilat kishin prerë çdo lloj ndihme për Ballin) ata mundën të çanin rrethimin e dyfishtë gjermano-ballist dhe përqendruan forca të fuqishme në Berat dhe Elbasan. Balli Kombëtar e kishte humbur betejën për Shqipërinë e Jugut, dhe tashmë po tërhiqej në veri bashkë me forcat gjermane. Komunistët vazhduan me politikën e tyre të terrorit duke kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor masakra të panumërta në Vlorë, në Mallakastër, në Voskopojë (ku u gjet një varr masiv me 185 trupa). Më e njohura mbetet Lufta e Dukatit e zhvilluar më 30 Nëntor, ku nga përplasja midis forcave partizane dhe atyre balliste, ngelën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë. Në Luftën e Gjormit, u dogjën 52 shtëpi, pas 26 orësh luftimi. Në Mavrovë, pas 16 orësh luftimi mbetën të vrarë 24 partizanë. Te tjera përplasje të përgjakshme pati kudo në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë, dhe në Berat.

Faza II, Shqipëria e Veriut

Ndërkohë që Balli po tërhiqej, luftimet u përqëndruan në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Veriut. Në Mars 1944, komunistët erdhën në përpjekje edhe me fuqitë e Ballit që komandonte Nezir Muzhaqi, në Polis të Elbasanit, dhe me ato të Xhem Gostivarit, në Dibër. Në Pranverën e në Verën e 1944-ës, përpjekjet midis fuqivet të Ballit dhe komunistëve u përgjithësuan edhe në Shqipërinë e Mesme, në rrethet e Kavajës, të Shijakut e të Tiranës. Dhe në Vjeshtën e atij viti komunistët sulmuan fuqitë e Ballit në Kosovë, që komandonte Ejup Binaku, si edhe çetat e Ballit në rrethe të Shkodrës e në Dukagjin, që patën organizuar vëllezërit Kazazi, Mark Sadiku e Ndue Pali. Më 1 Qershor 1944, Divizioni I sulmues mori urdhër të kalonte në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në shumë fshatra të Çermenikës, Librazhdit, e të Zaranikës, forcat partizane u ndeshën vetëm me forcat e Ballit. Në zonën e Tiranës, Brigada V kreu veprime luftarake kundër shtabit të Legalitetit në Shkallën e Tujanit. Për t'iu shmangur luftës civile, Kupi u tërhoq, ndërkohë që lajmëronte Mbretin Zog, për vëllavrasjen që zhvillohej midis komunistëve dhe ballistëve. Komunistët u hodhën në Mat, ku luftuan në mënyrë të pamëshirshme me forcat e Legalitetit. Në Fushë-Aliaj më 9 Korrik, partizanët u përballën me forcat e Halil Alisë, ku mbetën të vrarë 21 partizanë. Krerët e Veriut dhe Legaliteti u kapën të papërgatitur dhe të pavendosur kështu që ata u mundën më lehtë se sa Balli Kombëtar në jug. Më 21 Gusht, forcat anti-komuniste vranë në Vig të Shkodrës 5 partizanë. Më 29 Gusht, partizanët dogjën kullat e Mark Gjon Markut. Në gusht 1944, forcat nacionaliste u përqendruan në Prezë të Tiranës dhe formuan një qeveri me Kryeministër Mit'hat Frashërin dhe Komandant të Forcave të Armatosura, Abaz Kupin. Ndërkohë Krerët e Veriut u mblodhën në disa besëlidhje si ajo e Lumës, Lurës, Matit dhe Dibrës, por pa asnjë rezultat, sepse forcat partizane kishin superioritet numerik. Midis datave 21-23 Shtator u vranë në Kukës 5 civilë nga përplasjet midis partizanëve dhe forcave të Muharrem Bajraktarit. Më 25 Shtator, forcat partizane të Shefqet Peçit masakrojnë 21 fshatarë të fshatit Buzëmadhe në Kukës. Në Kukës ata konfrontohen me forcat e Bajraktarit. Delegatët komunistë e thërrasin Bajraktarin për bisedime, dhe në pabesi e sulmojnë, por ai shpëton. Komunistët sulmuan edhe forcat e Gani Kryeziut në Malësinë e Gjakovës. Më 28-29 Nëntor 1944, Shkodra çlirohet nga forcat partizane dhe i gjithë vendi bie nën pushtetin komunist.

Pas luftës
Forcat antikomuniste organizojnë në bashkëçunim me vendet fqinje lëvizjet antikomuniste në krahinat e veriut. Në vitet 1945-1946 organizohen dy lëvizje antikomuniste, në Postribë dhe në Koplik, por të dyja dështojnë. Regjimi komunist krijon Forcat e Ndjekjes që ndjekin këmba-këmbës udhëheqësit antikomunistë, veçanërisht Muharrem Bajraktarin dhe Mark Gjon Markun.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare siguroi pavarësinë e vendit

http://eseshkolle.blogspot.com/
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare siguroi pavarësinë e vendit
 Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të
saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it.  Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).

http://eseshkolle.blogspot.com/Politika e ministrisë së Jashtme mohonte interesat e Shqipërisë, herë në dobi të Jugosllavisë e sidomos në dobi të Greqisë. Edhe vetë çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, kjo ministri e shikonte të lidhur ngushtë me interesat dhe pretendimet greke ndaj territorit shqiptar. Diplomacia angleze arrinte deri aty sa të vejë në dyshim “…nëse do të ketë vend për një shtet shqiptar pas luftës”.  Tashti, pohohet në një dokument të Foren Ofisit më 9 tetor 1941 “është krejt e pamundur të vendoset në se do të ishte e rëndësishme për të rindërtuar një Shqipëri të pavarur ose jo. Në qoftë se vendimi është negativ, sigurisht do të ishte mjaft më lehtë t’u jepen pjesë të territorit të Shqipërisë grekëve dhe jugosllavëve”.  Nisur nga kjo politikë, Ministria e Jashtme e kundërshtonte idenë për të nxitur qëndresën kombëtare ndaj pushtimit Italian. Ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme, SOE mbante një qëndrim më të moderuar, më miqësor e më realist ndaj çështjes shqiptare. Duke e parë problemin në planin ushtarak e duke e vënë re se lufta e armatosur në Shqipëri, edhe pse me formacione të vogla, po merrte hov, SOE ishte për të nxitur kryengritjen e armatosur shqiptare e për të ndihmuar pavarësinë e shtetit shqiptar pas luftës. Përballë zgjerimit të luftës së armatosur, edhe Ministria e Jashtme e pa të udhës të shkonte drejt zbutjes së politikës angleze ndaj Shqipërisë. Një funksionar i lartë i kësaj ministrie shënonte në një dokument: “Duket se në një kohë apo në një tjetër do të detyrohemi nga presioni në vend të bëjmë ndonjë lloj deklarate rreth Shqipërisë”,  deklaratë e cila u bë në dhjetor të vitit 1942, krahas deklaratave të bëra nga SHBA dhe BS. Ishte kjo një deklaratë e kujdesshme në favor të pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që çështja e kufijve lihej e hapur duke mundësuar kështu rregullime territoriale pas luftës në favor të Greqisë e të Jugosllavisë. Për më tepër, si diplomacia angleze dhe ajo amerikane, mundësinë e një shteti shqiptar e lidhnin me krijimin e një federate apo konfederate ballkanike, për të cilën, siç thuhet në një dokument të dhjetorit 1942, Greqinë dhe Jugosllavinë e parashikonin në planet e tyre. 

Gjatë vitit 1943 ndodhën zhvillime të rëndësishme. Në 10 korrik krijohet Shtabi i Përgjithshëm dhe fillon organizimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH). Rreth një muaj më vonë, më 15 gusht krijohet Brigada e I-rë Sulmuese (Br. I S), e para njësi e madhe e kësaj ushtrie, proces që vijon duke rritur e përsosur ndjeshëm si strukturat e UNÇSH, ashtu edhe efektivat e saj. Më 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Vendin e saj në Shqipëri e zënë trupat naziste të ushtrisë gjermane. Dy muaj më vonë, më 4 nëntor, kryeministri britanik Çurçill bën në dhomën e komunave një deklaratë tjetër vlerësuese për partizanët shqiptarë: “Mijra guerilas shqiptarë janë duke luftuar tani në malet e tyre për lirinë dhe indipendencën e vendit të tyre… Oficerët ndërlidhës britanikë që janë me guerilasit kanë vlerësuar lart cilësitë e tyre luftarake. Në jemi të interesuar që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta luftarake në zhvillimet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut”. 
Po në krahun tjetër çfarë ndodhte? Balli Kombëtar krijoi disa formacione, çeta apo batalione. Po ç’bënin ato? Në rastin më të mirë ishin inaktiv, në rastin më të keq luftonin në bashkëpunim me pushtuesit kundër formacioneve të UNÇSH. Janë përsëri dokumentat angleze që vërtetojnë plotësisht pikëpamjen e Frontin Nacionalçlirimtar (FNÇ) se Balli Kombëtar ishte futur në rrugën e tradhëtisë dhe të bashkëpunimit me armikun. Në nëntor 1943 misionari anglez Maklin raportonte “Balli Kombëtar është gati të bashkëpunojë me gjermanët. Nga pikëpamja ushtarake të ndihmosh ata nuk do të sillte ndonjë rezultat praktik”.  Gjenerali Dejvis, kryetar i misionit anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm, pas përpjekjeve të shumta të bindte Ballin Kombëtar për t’u hedhur në luftë kundër gjermanëve dhe premtimeve që mori prej tyre, për këtë qëllim, më 17 nëntor 1943, i nervozuar raportonte se Balli Kombëtar bashkëpunon me gjermanët, të cilët i kanë armatosur dhe i përdorin formacionet e tyre për ruajtjen e rrugëve kryesore, për udhëheqje patrullash, etj., dhe rekomandonte të ndryshohej qëndrimi, të demaskoheshin publikisht dhe të bëhej një deklaratë e haur për FNÇ”. 

Mjaft oficerë britanik të ndërlidhjes (BLO) qysh në shtator 1943 kanë dërguar raporte për bashkëpunimin e Ballit fillimisht me italianët e pastaj me gjermanët, ndërsa në një raport të nëntorit 1943 theksohet: “Udhëheqësit politikë të Ballit Kombëtar janë duke bashkëpunuar në mënyrë të dukshme me gjermanët”.  

Megjithatë diplomacia angleze, duke mbajtur parasysh se FNÇ udhëhiqej nga Partia Komuniste, ishte mjaft më e prirur për të ndihmuar Ballin Kombëtar, bashkëpunimi me të cilin mund të siguronte që regjimi në Shqipëri pas lufte të ishte nën ndikimin e Anglisë. Nisur nga kjo politikë, nëpërmjet dokumentave tregohet se Foren Ofisi u përpoq të mos e ekspozojë karakterin kolaboracionist të Ballit, përkundrazi ta paraqesë atë në publik si një organizatë të vërtetë kombëtare që lufton aktivisht kundër forcave gjermane. Një politikë e tillë shkaktoi protesta të misionarëve anglezë në Shqipëri të cilët ankoheshin se BBC përhap lajme të pabazuara e të pavërteta për veprimtarinë e Ballit Kombëtar. Ishte përsëri lufta e armatosur e formacioneve partizane që ndikoi në vlerësimin real të gjendjes në Shqipëri. Më 14 korrik 1944 BBC mori direktivën të demaskojë Ballin si një organizatë që bashkëpunonte me pushtuesin.

Të ndodhur përballë gatishmërisë dhe përpjekjeve të mëdha të anglo-amerikanëve në mbështetje të Ballit Kombëtar, seriozisht shtrohet pyetja, pse Balli nuk u hodh në luftë të armatosur kundër pushtuesit. Por ndërkohë, të shohim çka ndodhur me partinë e Legalitetit. Disi ndryshe është ecuria e saj. Kryetari i kësaj partie, Abaz Kupi njihet si organizatori i qëndresës në portin e Durrësit kundër agresionit Italian të 7 prillit 1939. Pas pushtimit detyrohet të emigrojë në Turqi, por shpejt kthehet në atdhe. Bëhet përkrahës i luftës së armatosur kundër pushtuesve, pranon platformën e Konferencës së Pezës, zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më pas anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në krye të efektivave të komanduara prej tij me rreth 300-400 luftëtarë, deri në shtator 1943, kryen në bashkëpunim me formacione të tjera të UNÇSH-së disa luftime të suksesshme. Mandej largohet nga FNÇ dhe nga Shtabi i Përgjithshëm. Edhe pse në dukje mban një qëndrim asnjanës, në forma të ndryshme bashkëpunon me pushtuesit.
Sidoqoftë, diplomacia angleze nisur nga e kaluara e Abaz Kupit, synon ta bëjë Legalitetin pikën kryesore të strategjisë së saj në Shqipëri, edhe pse e pranon se “Lëvizja e Legalitetit është e papjekur dhe nuk ka mbështetje në vend”.  Për këtë qëllim ajo bëri përpjekje të shumta që ta hedhë këtë organizatë në veprime luftarake kundër pushtuesve gjermanë, duke bashkëpunuar me FNÇ. Në një raport të Maklinit në dhjetor 1943 këshillohet: “Duket në interesin tonë që të këtë në FNÇ sa më tepër jo komunistë që të jetë e mundur… Abaz Kupi… mundësisht mund të bindet të rikthehet në FNÇ dhe kështu ta bëjë veten një pikë mbështetëse për të gjithë ata nacionalistë që janë të përgatitur të luftojnë kundër gjermanëve”.  Në mbështetje të kësaj ideje, diplomacia angleze dërgon pranë Abaz Kupit edhe një mision të kryesuar nga Maklini që synonte të krijonte një bllok nacionalist i cili “…pasi të luftonte me sukses armikun dhe të gëzonte ndihmën angleze të tërhiqte të moderuarit nga FNÇ dhe të dilte si qeveri e ardhshme e Shqipërisë”.  Por Abaz Kupi si kusht për t’u hedhur në veprime luftarake vinte njohjen e mbretit Zog. “Major Kupi, - theksohet në një nga dokumentet, - ka kërkuar që aleatët së pari të njohin mbretin Zog, para se ai të luftojë gjermanët”. 
Siç shihet, Abaz Kupi nuk mundi të orientohej drejt në labirinthin e ngjarjeve të LANÇ-it. Ai u lidh shumë pas mbretit Zog, ra tërësisht nën tutelën e tij. Duke hequr dorë nga lufta e armatosur kundër pushtuesve, nuk u tregua i aftë për një politikë të pavarur edhe në ato situata të vështira që kalonte vendi.
T’i kthehemi sërish çështjes pse Balli Kombëtar nuk u hodh në luftë kundër pushtuesve. Kjo pyetje bëhet më e mprehtë po të bënim një analizë të rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore. Në se në fillimet e saj mund të ishte e vështirë të bëheshin vlerësime reale për zhvillimet gjeopolitike e strategjike, në vjeshtën e vitit 1943, kur vendi tonë u pushtua nga nazistët, këto vlerësime ishin shumë të qarta.
Po ndalemi në disa vlerësime për dy teatro të rëndësishme të luftës: të Afrikës së Veriut dhe të Evropës. Fitorja në El Alamein në nëntor 1942 hapi perspektivën e fitoreve në brigjet e Afrikës së Veriut të cilat përfunduan në maj të vitit 1943. Forcat anglo-amerikane zotëronin tani zonën e Mesdheut, çka siguroi suksesin në operacionin desant detar të Siçilisë në korrik të vitit 1943 dhe kapitullimin e Italisë në shtator të këtij viti.Në frontin lindor që përbën edhe frontin kryesor të luftës, me fitoren që arritën trupat sovjetike në betejën e Stalingradit, ushtria naziste e humbi nismën strategjike, ndërkohë që ushtria sovjetike u hodh në një varg operacionesh mësymëse në drejtim të kufijve perëndimorë të vendit. Nëse beteja e El Alameinit pati vlera të veçanta politike e strategjike për teatrin e luftës të Afrikës së Veriut, beteja e Stalingradit i pati këto vlera për teatrin evropian të luftës. Të dyja së bashku shënuan pikën e kthesës së Luftës së Dytë Botërore.

Si rrjedhojë e fitoreve të arritura në të dy teatrot e luftës, ushtrisë gjermane, po i zvogëlohej hapësira e veprimeve, po krijoheshin kushtet për hapjen e Frontit të Dytë në brigjet e Francës, dhe po i ngushtohej gradualisht dara e rrethimit. Njëherazi këto fitore frymëzuan e nxitën më tej luftën nacionalçlirimtare të popujve të tjerë kundër robërisë fashiste, duke bllokuar në vendet e tyre me dhjetra divizione gjermane. Ushtria naziste po shkonte drejt katastrofës, disfata e saj tashmë ishte e sigurtë.
Edhe studiuesi dhe gazetari i mirënjohur amerikan Petor Lucas në librin e tij “Misioni amerikan në Shqipëri”, botuar muajt e fundit në shqip, mban ndaj Ballit Kombëtar një qëndrim tejet demaskues e të ashpër. Po sjell një citim: “…Balli Kombëtar bashkëpunoi me gjermanët pushtues në një qeveri kuislinge dhe, së toku me gjermanët luftoi kundër partizanëve”. Na mbetet tani të analizojmë pse Balli Kombëtar nuk u hodh në luftë të armatosur. Mund të thuhet se gaboi në vlerësimet gjeopolitike e strategjike në shkallë globale. Argument që nuk i qëndron logjikës. Njerëzit ishin jo vetëm kureshtar, por tepër të interesuar të njiheshin me zhvillimin e veprimeve luftarake në fronte të ndryshme. Informacionin e duhur e kishin të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Balli Kombëtar kishte intelektualë të nivelit që mund të bënin vlerësime të sakta. Vetë Mit’hat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, ishte ndër diplomatët e shquar të vendit.Një arsye e fortë është mesa duket tërheqja nga vështirësitë, nga sakrificat. Po, kjo është e vërtetë. Peter Lucas duke krahasuar FNÇ (të cilët i quan radikalë të rinj) me Ballin Kombëtar na thotë: “Radikalët e rinj fituan sepse ata ishin trima dhe të guximshëm, sepse ata kishin aftësi të mira organizative, sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t’i vinin në praktikë. Ballit Kombëtar i mungonte një udhëheqje e krahasueshme, i mungonin parimet themelore, i mungonte kurajoja për të sakrifikuar”. 

Si mund të fitohet liria duke qëndruar në hije apo më keq, duke bashkëpunuar me pushtuesit, të lësh të tjerët të luftojnë dhe në një moment të përshtatshëm të kërkosh pushtetin. Cila politikë mund të justifikojë mungesën e sakrificave, kur flitet për pavarësinë e vendit?!

Por ka edhe një arsye tjetër të fortë, ndoshta më e rëndësishmja përse Balli Kombëtar, si edhe organizatat e forcat e tjera që bashkëpunuan me pushtuesit, nuk ndoqën orientimet e diplomacisë anglo-amerikane për t’u afruar e bashkëpunuar me FNÇ. Pjesa kryesore e drejtuesve të tyre, si edhe e pjesëmarrësve në qeveritë kuislinge, ishin me botëkuptim mesjetar, feudal, u mungonte kultura perëndimore. Të frikësuar e të ndodhur përballë disfatës së sigurtë, në shtator 1944 këto forca bënë një përpjekje të fundit, duke krijuar një farë qeverie të quajtur “qeveri e bashkuar nacionaliste” apo “qeveri e malit”. Portretin e forcave shoqërore pjesëmarrëse në krijimin e kësaj qeverie, na e jep Hanry Fults në një analizë paraqitur në Uashington në shtator 1944. Ja si shprehet Fults-i, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, i cili kryesonte seksionin shqiptar të Zyrës së Shërbimeve Strategjike për Shqipërinë (OSS) me seli Bari: “Një përqindje e madhe e anëtarëve të këtij grupimi janë në thelb feudal në pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet shoqërore, politike dhe ekonomike. Këta anëtarë kuptojnë fare pak nga principet dhe teknikat e demokracisë perëndimore. Ata kujdesen akoma më pak për një qeveri përfaqësuese, e cila ta marrë pushtetin dhe autoritetin e saj nga populli … Duke qenë tepër feudal në pikëpamjet e tyre, në të kaluarën, ata e kanë gjetur të përshtatshme dhe të dëshirueshme të përziejnë në një shkallë të madhe fashizmin me nazizmin modern me metodat feudale”. 

Pas kësaj analize, konkluzioni është fare i qartë. Ndërkohë që FNÇ dhe UNÇSH të udhëhequra nga komunistët me luftën e tyre konsolidonin pavarësinë e Shqipërisë, nëse do të zbatohej politika e ndjekur nga Balli Kombëtar, Shqipëria do të ecte drejt humbjes së pavarësisë. Por përgjegjësia e Ballit Kombëtar shkon edhe më tej: Me politikën e vet antikombëtare Balli i dha mundësi Partisë Komuniste të udhëheqë e vetme luftën e armatosur kundër pushtuesve. Pas çlirimit me autoritetin që kishte fituar ajo nuk e pati të vështirë që në pajtim me ideologjinë e saj, të vendosë diktaturën e proletariatit. Vendosja e këtij sistemi në asnjë mënyrë nuk mund të zbeh vlerat e LANÇ-it, luftë e cila u fitua me gjakun e mijra dëshmorëve dhe siguroi pavarësinë e vendit, në një nga periudhat më të mprehta të historisë së tij. Kanë kaluar 70 vjet nga dita e çlirimit të vendit. Ka ardhur më në fund koha ta pranojmë historinë ashtu siç ka rrjedhur me vlerat dhe mangësitë e saj, por edhe të nxjerrim mësime. Vendi ndodhet përballë problemeve serioze, por edhe perspektivave të rëndësishme. Në këto situata kërkohet sjellje korrekte dhe e përgjegjshme si nga mazhoranca edhe nga opozita. Por kjo s’vihet re. Nuk zgjidhen problemet me qëndrime diametrialisht të kundërta. Konsensusi, gjithëpërfshirja, janë bërë deklarata të përditshme të shqiptuara nga të gjitha palët, me shumicë edhe nga faktori ndërkombëtar, por me sa duket e kanë humbur vlerën. Mjaft me konflikte ekstreme, duhet të shikojmë përpara. Veçanërisht politika duhet t’i shërbejë shpejtimit të ritmeve të zhvillimit të vendit e jo interesave të ngushta partiake. Të vihen në përdorim në mënyrë të organizuar epërsitë që siguron shteti ligjor dhe ekonomia e tregut.
Bibliografi 
  B: FO 371/29711/111/R87687.
2 B: FO 371/29715/534/R8768.
3 B: FO 371/29714/182/R989.
4 B: FO 371/33108/184/28604.
5 Raport zyrtar: Dhoma e Komunave, Seria e 5-të, volume 389, f. 857-8.
6 B: FO 371/43549/R1787.
7 B: FO 371/37145/1067/R13833.
8 A: 165/63/3020.
9 B: FO 371/43551/39/89175.
10 B: FO 371/43549/39/R1787.
11 A: M 1211/16/87501/11-1344.
12 B: FO 371/43550/39/E2051.
13 Petor Lucas, “Misioni amerikan në Shqipëri”, f. 33.
14 Petor Lucas, “Misioni amerikan në Shqipëri”, f. 229-230.
15 Cituar nga Uiliam Brand dhe Yan Prejs, në librin “Një rrjetë e ngatruar”.

tudimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it.  Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).
Politika e ministrisë së Jashtme mohonte interesat e Shqipërisë, herë në dobi të Jugosllavisë e sidomos në dobi të Greqisë. Edhe vetë çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, kjo ministri e shikonte të lidhur ngushtë me interesat dhe pretendimet greke ndaj territorit shqiptar. Diplomacia angleze arrinte deri aty sa të vejë në dyshim “…nëse do të ketë vend për një shtet shqiptar pas luftës”.  Tashti, pohohet në një dokument të Foren Ofisit më 9 tetor 1941 “është krejt e pamundur të vendoset në se do të ishte e rëndësishme për të rindërtuar një Shqipëri të pavarur ose jo. Në qoftë se vendimi është negativ, sigurisht do të ishte mjaft më lehtë t’u jepen pjesë të territorit të Shqipërisë grekëve dhe jugosllavëve”.  Nisur nga kjo politikë, Ministria e Jashtme e kundërshtonte idenë për të nxitur qëndresën kombëtare ndaj pushtimit Italian. Ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme, SOE mbante një qëndrim më të moderuar, më miqësor e më realist ndaj çështjes shqiptare. Duke e parë problemin në planin ushtarak e duke e vënë re se lufta e armatosur në Shqipëri, edhe pse me formacione të vogla, po merrte hov, SOE ishte për të nxitur kryengritjen e armatosur shqiptare e për të ndihmuar pavarësinë e shtetit shqiptar pas luftës. Përballë zgjerimit të luftës së armatosur, edhe Ministria e Jashtme e pa të udhës të shkonte drejt zbutjes së politikës angleze ndaj Shqipërisë. Një funksionar i lartë i kësaj ministrie shënonte në një dokument: “Duket se në një kohë apo në një tjetër do të detyrohemi nga presioni në vend të bëjmë ndonjë lloj deklarate rreth Shqipërisë”,  deklaratë e cila u bë në dhjetor të vitit 1942, krahas deklaratave të bëra nga SHBA dhe BS. Ishte kjo një deklaratë e kujdesshme në favor të pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që çështja e kufijve lihej e hapur duke mundësuar kështu rregullime territoriale pas luftës në favor të Greqisë e të Jugosllavisë. Për më tepër, si diplomacia angleze dhe ajo amerikane, mundësinë e një shteti shqiptar e lidhnin me krijimin e një federate apo konfederate ballkanike, për të cilën, siç thuhet në një dokument të dhjetorit 1942, Greqinë dhe Jugosllavinë e parashikonin në planet e tyre. 

- See more at: http://www.sot.com.al/opinione/lufta-antifashiste-nacional%C3%A7lirimtare-siguroi-pavar%C3%ABsin%C3%AB-e-vendit#sthash.x080m0dI.dpuf

Nga Prof. Dr. Shahin LEKA    Studimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) na çon në konkluzionin e qartë se kjo luftë është faktor themelor që siguroi pavarësinë e vendit. Kjo tezë e historiografisë shqiptare gjen përkrahje të gjerë në popull. Por mund të ketë edhe kundërshtarë të saj, kryesisht në grupime të vogla, që janë të prirur të mohojnë vlerat e LANÇ-it.  Le t’u referohemi dokumentave, sidomos burimeve anglo-amerikane e botimeve të misioneve angleze që kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe në formacionet e UNÇSH. Në këto materiale trajtohen çështje të rëndësishme të qëndrimit të anglo-amerikanëve ndaj pavarësisë së Shqipërisë pas luftës, si dhe ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetit e ndonjë tjetër. Me shumë pikëpyetje dhe me rreziqe të mëdha për vendin shihet e ardhmja e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Në politikën angleze përvijoheshin dy qëndrime: qëndrimi i Ministrisë së Jashtme (Foren Ofisit) dhe qëndrimi që mbanin punonjësit e SOE (Organizatë për kryerjen e operacioneve speciale të sabotimit dhe subversionit).

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME