Showing posts with label BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT. Show all posts
Showing posts with label BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT. Show all posts

DEMOKRACIA: SI LINDI DHE U ZHVILLUA

DEMOKRACIA: SI LINDI DHE U ZHVILLUA

Athina konsiderohet si djep i demokracisë. Para afro 2500 vjetëve atje u formua rendi kushtetues, i cili u bë shembull i të gjitha kushtetutave demokratike. Fjala "politikë" rrjedh nga polis (qytet), me të cilën nënkuptohet para së gjithash bashkësia e qytetarëve, e në rend të dytë edhe territori mbi të cilin është themeluar shteti. Me këtë fillon procesi i racionalizimit të vendimeve politike.
Sistemi Polis, para së gjithash bazohet në parasundimin e fjalës së folur mbi të gjitha instrumentet e tjera të pushtetit. Ajo bëhet mjet politik, çelës i çdo lloj autoriteti në shtet, vegël e ndarjes së pushtetit dhe e urdhërimit mbi të tjerët. Ajo për të cilën flitet këtu nuk është më fjalë rituali, formulë e drejtë, por fjalë e debateve kontroverse, e diskutimit, e argumentimit.

Ajo vë si kusht ekzistimin e publikut, para së cilit ajo paraqitet si gjykatës, dhe së fundi, përmes ngritjes së dorës, merret vendimi mes partive, të cilat janë paraqitur para tij; ky vendim tipik njerëzor vlerëson fuqinë bindëse të të dyja fjalimeve dhe i ndan njërit PREJ fjaluesit fitoren mbi kundërshtarin e tij. Çështjet që kishin karakter të përgjithshëm, rregullimi i të cilave më parë ishte nën kompetencën e sunduesit sovran, tani bëhen objekt diskutimi dhe vendosen duke u debatuar.
Ato duhet të jenë të mundshme të formulohen në formë diskursive dhe të marrin trajtën e argumentimeve dhe sjelljeve të provave. Në mes politikës dhe logos (fjalimit të arsyeshëm) lind në këtë mënyrë një lidhje e ngushtë e ndërsjelltë. Arti i të vepruarit politik përbëhet në masë të madhe nga aftësia e përdorimit të gjuhës, ndërsa logos, në fillim, përmes funksionit të tij politik, kërkon ndërgjegjen, rregullin dhe ndikimin e tij.
Shtresa fisnike në Greqi ia doli shpejtë ta mund sundimin e mbretit; Posti imbretit nuk u shkri por vetëm iu reduktuan funksionet dhe kompetencat e tij në sferën e kultit dhe fesë, si dhe në disa kompetenca gjyqësore. Fjalën kryesore, tanimë e kishin fisnikët e mëdhenjë. Ata zgjidhnin nga radhët e tyre, qeveritarët, të cilët pas skadimit të mandatit të tyre bëheshin anëtarë të përjetshëm të Këshillit. Këtë sundim aristokrat, shpejt e kaploi një krizë e thellë.
Presioni i shkaktuar nga shtimi i tepërt i popullsisë çoi në shek. VIII lëvizjen koloniale; Grekët populluan viset bregdetare të Mesdheut në Azi të Vogël, Afrikë të Veriut, Sicili, Itali të poshtme, Francë të Jugut, e deri në Spanjë, dhe formuan bashkësi të reja shoqërore, të cilat, nga qyteti amë, ose ishin të pavarura plotësisht, ose kishin vetëm lidhje të dobëta. Bujqit e vegjël u bënë gjithnjë e më të varur nga pronarët e mëdhenj; ata hynë në borxhe, një pjesë e tyre edhe u shit si skllevër.
Marëdhëniet tregtare u intensifikuan. Lindi një formë e re e të pasurve, të cilët të tillë u bënë mespërmes tregtisë me metale, poçari, drithëra, vaj dhe verë. Shndërrimi i mallërave zgjerohej gjithnjë e më tepër; u shtypën monedhat e para. Shkurt: tensionet sociale në Athinë u rritën jashtëzakonisht. Në këtë mënyrë u iniciua procesi, rezultat i të cilit ishte heqja e pushtetit të fisnikëve trashëgues. Lindi edhe jeta publike, në të cilën merrnin pjesë qytetarët.
Ky ishte momenti vendimtar i ligjdhënësit të parë të madh të Athinës, Solonit (rreth 640-560 p. e. s.).Soloni vinte nga shtresa fisnike, ndërsa pasurinë e tij e kishte fituar përmes tregëtisë. Në vitin 594/3 p. e. s., ai u emërua arhon, qeveritar më i lartë në Athinë dhe u pajis me kompetenca të shumta, me qëllim që të rregulloj bashkësinë komunale si njeri i mesit.
Soloni hoqi shërbëtorinë me borxh, mirëpo nuk i dha lejen ndarjes së re të tokave. Futi njësi të reja të masës dhe peshës, si bazë e pashmangshme e këmbimit të mallërave, dhe riorganizoi sistemin e monedhave
Me këtë, e drejta e lëshimit të monedhave u bë monopol i dorës publike. Ligjet aktuale i shkroi mbi shtyllat e vendosura publikisht. Bëri ndarjen e re të tërësisë së qytetarëve. Pikë vendimtare nuk ishte më prejardhja, por pasuria, sasia e korrjeve apo e të ardhurave në para.
Në reformën e tij kushtetuese, Soloni formoi dy organe të reja: 
1.KESHILLIN
2.GJYQIN E POPULLIT (si instancë referimi i qytetarit kundër masave të organeve shtetërore).
Soloni zëvendësoi aristokracinë e vjetër të fisnikëve trashëgimtarë me Timokratinë, sundimin e nderit të arsyetuar me pasuri. Soloni vetë, kushtetutën e tij e quajti eunomia ("rend i mirë"), sundim i ligjit të mirë, të dalë nga njeriu. Soloni kishte krijuar sferën e veprimit politik dhe publik, e cila bazohej në pjesëmarrjen e qytetarit. Megjithatë, ai nuk ia doli t`i zgjidhë përgjithmonë problemet sociale. Tridhjetë vjet pas reformës së tij u paraqit Peisistratosi, gjithashtu pjestar i shtresës fisnike (rreth 600-528 p. e. s. ) dhe u bë tiran i Athinës. 
Ai thirrej posaçërisht në pjesën e varfër të popullsisë . Tiranis është forma shtetërore, e cila në Greqi kishte emër shumë të keq. Ai konsiderohej si sundim i dhunës pa kurrfarë legjitimiteti, sepse nuk respektonte ligjin (nomos), rendin kushtetues dhe me këtë shkatërronte hapësirën publike, bazën substanciale të politikës në Polis. Tiranis ka luajtur megjithatë rol të rëndësishëm në procesin e demokratizimit: përmes mobilizimit të popullit u kufizua edhe më tej pushteti i shtresës fisnike.
Bazën politike të Polisit  e ka themeluar Kleisthenes. Koha në të cilën ka jetuar ai nuk dihet. Reformën e tij kushtetuese, ai duket ta ketë nisur pak pas vitit 510 p. l. K.    Edhe ai vinte nga shtresa fisnike. Motivi i reformës së tij duhet kërkuar në konfliktin me një pjestar tjetër të shtresës fisnike. Ai guxon të quhet krijues i vërtetë i një demokracie të tillë, e cila bazohet mbi të drejtat e njejta për të gjithë qytetarët. Me këtë reformë,Kleisthenesi filloi heqjen e pushtetit të grupeve të dala nga intereset e shtresës fisnike. 
Dyzet vjet pas reformës së Kleisthenesit, rendi demokratik i Athinës përkrahet nga Periklesi. Njëkohësisht, shtresës fisnike i hiqet pushteti. Në vitin 462 p. e. s., me kërkesën e Periklesit, "këshillit pesëqind", gjyqit të popullit dhe asamblesë popullore (ekklesia) iu bart e gjithë kompetenca e vendimeve politike. Një vit më vonë u fut pagesa e meditjeve për pjesëtarët e Këshillit dhe të gjyqit, me qëllim që qytetarëve më të varfër t`ju mundësohet marrja e detyrave politike.
Në këtë mënyrë u përkrye kushtetuta e Polisit, e cila konsiderohet si shembull i të gjitha kushtetutave demokratike. Në të u orientua filozofia politike e grekëve, e posaçërisht veprat e Platonit dhe Aristotelit, prijësve të mendimit politik evropian. Që të dy ndikuan në shek E IV p. e. s., në një kohë, në të cilën rendi klasik i Periklesit ishte në rënie e sipër. Në këtë krizë të demokracisë filloi refleksioni politik. Ajo që në fazën e lulëzimit të demokracisë konsiderohej si vetkuptueshmëri e pamundësisë dhe e paaftësisë së argumentimeve të mëtejshme, tani u bë objekt i mendimit shkencor. Demokracia moderne ka lindur si rezultat i teorive të mbledhura me shekuj të tërë, në periudhën kur bëhej përpjekja e zëvendësimit të klasave fisnike të botës së vjetër me një shoqëri moderne. Në këtë kohë lindi Pate antik. Ndryshe nga demokracia moderne,demokracia antike nuk është gjetur me ndihmën e teorive, pra me ndihmën e sistemeve teoriko-filozofike, por është zhvilluar në rrjedhën e praktikës politike.
Ngaqë demokracia antike ishte formë e Polisit, ajo mund të kuptohet vetëm duke u parë në procesin e krijimit të Polisit.
Zhvillimi, stabilizimi dhe rënia e Polisit reflektojnë në këtë mënyrë edhe zhvillimin përkatës të demokracisë. Në tekstin në vijim do të bëhet përpjekja për përgjigjen e këtyre pyetjeve: Çfarë është Polisi? Si u duk procesi i themelimit të Polisit? Si lindi demokracia? Si u zhvillua demokracia?
Nocioni "Polis"
Janë bërë përpjekje të shumta për përkthimin e nocionit Polis. Shpesh, në këtë kontekst hasim nocionet qytet apo qytet-shtet, asnjëri nga këto nocione nuk e shpjegon sa duhet atë. Polisi nuk ishte i definueshëm si territor qyteti, sepse ai pjesërisht përfshinte edhe rrethinën; në anën tjetër ai nuk ishte as shtet, sepse nuk i kishte tiparet e shtetit, si psh. sovraniteti nga brenda dhe jashtë.
Polisi duhet kuptuar si tërësi të qytetarëve, politikisht dhe ekonomikisht të pavarur, pra autarkë, e cila ndikohej dhe qeverisej nga tërësia e qytetarëve të lirë dhe të barabartë të gjinisë mashkullore.
Politika e Grekëve bazohej në ndarjen e sferës publike nga ajo private. Çështje të tëra materiale dhe ekonomike u bartën në sferën private (oikos). Në të gjendeshin marëdhëniet sunduese: kryetarët e shtëpisë sundonin si despotë mbi gratë, të cilat ishin të përjashtuara nga vendet dhe çështjet publike, si dhe mbi fëmijët dhe skllevërit. Ndërsa fusha politike karakterizohej nga bashkimi i qytetarëve të lirë dhe të barabartë; pra pa shtresa nënshtruese apo të nënshtruara.
Ata mblidheshin në tubime popullore dhe diskutonin rreth qëllimeve dhe aktiviteteve kolektive, formave dhe institucioneve të bashkësisë komunale, etj. Politika bazohej në pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimin dhe vetëadministrimin e Polisit.Me rëndësi është tani pyetja:
si dhe pse lindi Polisi, e bashkë me të edhe demokracia? Meqenëse deri në mesin e shek. V demokracia ekzistoi vetëm në Athinë dhe të gjitha kushtetutat e mëvonshme u ndikuan nga ky shembull, si model do të marrim zhvillimin në Athinë. Lindja e demokracisë
Nismëtarë të politizimit të shtresës së gjerë të popullsisë ishin nga njëra anë ndryshimet ekonomike, dhe nga ana tjetër luftërat për pushtet brenda shtresës fisnike.
Në shek. VII u arrit një përparim i madh ekonomik që shkaktoi lulëzimin e tregtisë dhe zanatit, si dhe lindjen e një shtrese të gjerë të mesme. Njëkohësisht erdhi shtimi i madh i popullsisë, shtim ky që shkaktoi mjerimin e shtresave të varfëra, e në këtë mënyrë shërbëtorët me borxhe. Shtresa e forcuar e mesme ishte mërzitur nga arbitrarizmi i aristokratëve dhe kërkonte sundimin e ligjit (eunomia). Bujqit e kërkonin lirimin nga shërbimi i detyruar për shkak të borxheve dhe një reformë të gjerë agrare. Shtresa fisnike u zhyt në armiqësi dhe luftëra. Kështu u formuan grupet dhe fraksionet. Situata politike u tensionua dhe u shfaq nevoja e uljes së tensionit dhe e krijimit të formave të qëndrueshme të rendit. Më pas një numër pjesëtarësh të shtresës fisnike dolën para popullit dhe përkrahën kërkesat e tij. Qytetarët e lirë jetonin jetë të dyfishtë: përveç jetës private ata kishin zhvilluar edhe jetën politike, në të cilën përfaqësohej mirëqenia e qytetit dhe respektoheshin interesat e shoqërisë.
Demokracia dhe forma e saj Polis u rrezikua vetëm me fillimin e luftës qytetare ndërmjet Athinës dhe Spartës. Me vdekjen e Perikliut dhe me ardhjen në pushtet të Epigonëve, udhëheqësve të rinj "të popullit", të cilët kishin parasysh vetëm interesat e tyre personale për pushtet, humbi besimi në ligjin e sjellë në mënyrë demokratike. Respekti ndaj Polisit u rrezikua, gjë që shkaktoi mosinteresimin e përgjithshëm të qytetarëve për politikë. Brenda vetëm tetë vjetësh, kushtetuta e Athinës u ndryshua katër herë.
Lindi nevoja e reflektimeve teorike, të cilat kërkonin angazhimin e ri, argumentonin domosdoshmërinë dhe arsyen e pjesëmarrjes dhe kërkonin forma të reja që do ti jepnin impulse të reja jetës individuale dhe sociale. Në mënyrë të veçantë, Platoni dhe Aristoteli bëjnë pjesë në grupin e atyre që u përpoqën të "ringjallnin" Polisin. Ne nuk do të thellohemi në mësimet e tyre. Në vend të kësaj do të skicojmë fatin e mëtejshëm të demokracisë. Lufta dhe shkatërrimet dominuan kohën në polise në dy shekujt vijues, kur mbreti I Maqedonisë, Filipi, mori sundimin në Greqi dhe i integroi në vitin 338 p. l. K. Pushteti i popullit që kishte shënuar fitore të mëdha, tashmë ishte shndërruar në fatalitet të vetë popullit. Synimi i egër për zgjerimin e pushtetit i çoi athinasit në luftën e tmerrshme me Spartën, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe rënien e tyre. Nga skena botërore, demokracia u zhduk për 2000 vjet të tëra, për t'u thirrur sërish në kujtesë në shek. XVII nga teoricienët në luftën për demokracinë moderne.

            TE DREJTAT E NJERIUT


Magna Carta Libertatum ose Karta e Madhe e Lirive të Anglisë, lëshuar fillimisht në latinisht në vitin 1215, përkthyer në premisa-francez në fillim të 1219,  dhe ribotuar më vonë në shekullin e 13 në versionet e modifikuar.Karta kaloi në ligj, në 1225. Dorëshkrimi që ndryshoi botën. Ishte hera e parë që autoriteti mbretëror i nënshtrohej zyrtarisht ligjit, në vend që të mbretëronte mbi të.
                  NJE HYRJE E SHKURTER      

"Akti i Madh" i Anglisë që i takon vitit 1215 ka qenë i pari dokument që sfidonte autoritetin e mbretit, duke e detyruar këtë të fundit t'i nënshtrohet sundimit të ligjit si dhe të mbrojë popullin e tij nga abuzimet feudale. Ndonëse pjesa më e madhe e ideve të këtij Akti madhor janë rishikuar apo janë shfuqizuar që atëherë, parimet kryesore të Magna Carta-s ofruan konturet për demokracitë e kohëve moderne. Një prej klauzolave të saj, e cila ndodhet edhe sot e kësaj ditë në librat anglezë të së drejtës, është pranuar universalisht si definicioni më i parë i habeas corpus – e drejta universale për një proces gjyqësor të drejtë. Karta ishte një pjesë e rëndësishme e procesit të gjerë historik që çoi në sundimin e ligjit kushtetues në botë që flet anglisht. Magna Carta ishte e rëndësishme në kolonizimin e kolonive amerikane si sistemi ligjor I Anglisë.
është përdorur si model për shumë prej kolonive si ato  në zhvillim dhe 
sistemet e tyre ligjore. Ajo ishte Magna Carta, mbi koncesionet e tjera të hershme nga monarku, e cila mbijetoi për t'u bërë një "tekst i shenjtë".  Duke marrë sugjerime nga dokumenti më shumë se pesë shekuj më vonë, revolucionarët në Amerikë inkorporuan një pjesë të madhe të ideve bazë të Magna Carta-s në një tjetër dokument shumë të rëndësishëm - Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Feudalizmi ishte kuadri ligjor, me anë të të cilit qeverisej përgjithësisht huadhënia e pronave dhe tokave në kohërat e mesjetës. Ajo i jepte praktikisht mbretit kontroll në të gjithë pronat e mbretërisë së tij, të cilat punoheshin nga fshatarët, që nga ana e tyre ishin të mbikëqyrur prej baronëve feudalë. 
Çdokush në hierarki kishte përgjegjësi financiare dhe sociale ndaj rangut që ndodhej mbi ta, duke përfshirë baronët, të cilët jepnin llogari direkt tek mbreti. Shumica e mbretërve të Anglisë nuk i ushtronin të gjithë të drejtat e tyre feudale, si për shembull të drejtën dhe kompetencën për të kontrolluar se me kë martoheshin ata që ndodheshin poshtë tyre. Megjithatë, kjo u ndryshua me ardhjen e Mbretit Xhon (sunditari që është paraqitur si personazhi negativ në historinë e Robin Hudit). Abuzimet që Xhoni bën me sistemin feudal ishin të shpeshta dhe kjo gjë i zemëroi së tepërmi baronët, të cilët po zhvateshin rregullisht prej tokave dhe fitimeve të tyre.
Pasi u kish ardhur në majë të hundës, baronët u rebeluan dhe e detyruan mbretin që të firmoste Magna Carta-n, një listë me 63 klauzola që ishin hartuar për të kufizuar pushtetin e Mbretit Xhon. Ishte hera e parë që autoriteti mbretëror i nënshtrohej zyrtarisht ligjit, në vend që të mbretëronte mbi të. Kopje të shumëfishuara të dokumentit u vulosën me dyll në 1215, dhe më pas u lexuan në të gjithë hapësirat e mbretërisë. E strukur diku në mes të Magna Carta-s, atje ku ndoshta vështirë se ta zë syri, ndodhet ajo çfarë historianët e konsiderojnë si një prej trashëgimive më jetëgjata të Magna Cartas. Habeas Corpus, ose e drejta për një proces të drejtë gjyqësor dhe një gjykim nga një juri, është një koncept ligjor universal për kohët e sotme, por ajo nuk ekzistonte aspak në librat e së drejtës deri kur baronët shënuan në Magna Carta se:
"Asnjë njeri i lirë nuk do të kapet apo burgoset, apo të zhvishet nga të drejtat dhe pronat e tij, ose të nxirret jashtë ligji apo të dëbohet në mërgim - përveçse nga gjykimi i ligjshëm i të barabartëve të tij apo nga ligji i vendit". Ndonëse kjo deklaratë nuk ishte një prej karakteristikave më të spikatura të Magna Carta-s në kohën kur kjo e fundit u bë publike, ajo është përmendur dhe thirrur gjithnjë e më shpesh nëpër shekuj  sidomos gjatë kohërave të vështira e të turbullta  për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat dhe liritë civile. Kriza e Luftës Civile Angleze e shekullit të XVII ishte një kohë e tillë e trazuar, dhe ishte gjithashtu pikërisht gjatë kësaj periudhe që shumë anglezë u nisën drejt kolonive amerikane. Deri në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë, kolonitë e Botës së Re ishin populluar tashmë nga një grup amerikanësh të brezit të parë, me një arsimim të admirueshëm në legjislacionin dhe të drejtën angleze, si përshembull Tomas Xheferson dhe Xhon Adams. Në fund të Luftës Revolucionare, kur kish ardhur tashmë koha të hartohej një kushtetutë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këta njerëz përfshinë më të mirën e të drejtës angleze dhe asaj cfarë kishin mësuar më herët, duke e përshtatur me rrethanat, në kushtetutën e tokës së re pa monark. Ende me një domethënie dhe rëndësi shumë të madhe sot, Amendamenti i Pestë i Kushtetutës së SHBA ka një përmbajtje pothuajse identike me atë statut.

Tema: Teoritë mbi Demokracinë- Elementet kryesore te demokracisë

Tema: Teoritë mbi Demokracinë

Elementet kryesore te demokracisë janë:
-Sovraniteti popullor,
 -qeverisja e se drejtës shteti ligjor.
 -ndarja dhe kufizimi i pushtetit.
 -zgjedhjet e lira të drejtpërdrejta dhe pluraliste.
-sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
-pluralizmi politik dhe ekonomik.
-përgjegjësia politike.
-procedura demokratike e ,marrjeve të vendimeve.
-kultura dhe toleranca politike.



Format e demokracisë sipas kriterit historik:
1-Demokracia e poliseve greke.
2-Demokracia liberale borgjeze.
3-Demokracia socialiste e bazuar në diktaturën e proletariatit.
4-Demokracia bashkëkohore e bazuar në shtetin modern juridik.


Sipas raporteve të demokracive me raportet shoqërore dallojmë:
1-DEMOKRACINË  FIKTIVE
Mospërputhja e plotë në mes te parimeve demokratike të proklamuara me aktet juridike dhe politike te një shteti dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve .
2-DEMOKRACIA FORMALE
Ku me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike dhe barazia para ligjit kurse, në jetën e përditshme këto parime nuk realizohen por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet shtetërore.
3-DEMOKRACIA REALE
Ku parimet demokratike të proklamuara me akte juridike dhe politike zbatohen dhe materializohen nga organet dhe institucionet shtetërore.
Parimet demokratike në vetvete janë parime të jetës politike dhe shtetërore, janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet dhe  zhvillohet një shtet, por edhe i tërë sistemi politik dhe institucional i një kombi.
Një demokraci e pastër është demokraci e bashkëndarjes dhe e frymës së lirisë dhe barazisë, është arsye e fuqishme e shtetit dhe bashkëudhëtare e fatit të kombit drejt të ardhmes së tij.
Demokracia e vërtetë nxjerr autoritetin nga mesi i popullit dhe e legjitimon atë përmes votës së lirë dhe zgjedhjes së zyrtarëve nga të zgjedhurit. Në këtë mënyrë demokracia realizon vullnetin e tyre të lirë për të bashkëvepruar dhe qëndruar në një hap me vullnetin e tyre dhe vullnetin politik të të zgjedhurve.
Një demokraci e tillë jo vetëm është formë e jetës politike ,por edhe e tërë sistemit politik-shoqëror , madje prek edhe kulturën duke i dhënë asaj vendin e plotë si degëzim në këtë tempull të përbashkët të bashkësisë së organizuar  dhe pjesmarrjes aktive brenda kombit.
Duke e parë demokracinë në këtë mënyrë e kemi shumë të lehtë të zbulojmë karakterin e pluralizmit, unitetit, formës së vecantë të saj në shtet dhe ndryshimet pozitive brenda popujve që janë prekur nga fryma e demokracisë dhe parimet e saj si rregullatore ekzistenciale e jetës politike-shtetërore dhe kombëtare.
Meqë shumica nuk mund të qeverisë vet jetën e shtetit, ajo ka zgjedhur metodën më të mencur demokratike në historinë e saj, atë të zgjedhjes nëpërmjet dhënies së besimit të të zgjedhurve me anë të votës së lirë, të fshehtë dhe demokratike.

Ky aspekt i rëndësishëm i jetës demokratike të një shteti tregon se demokracia është sistem legjitim, i cili nxjerr në skenë të zgjedhurit nga zgjedhësit apo fytyrën e (qeverisjen e popullit nga populli për popullin A. Linkoln).
Me këtë kuptojmë se demokraci do të thote qeverisje e ligjshme e popullit, e mbrojtur ekskluzivisht nga kufizimi i elementeve demokratike me anë të vetqeverisjes sipas ligjeve dhe kushtetutes së shtetit si dhe në përputhje  me vullnetin thelbësor të popullit.

Kjo nevojë ekstreme e kufizimit të elementeve demokratike nënkupton kufizimin e duarve të pushtetit për të mos abuzuar me të, por e gjithë kjo të shpërndahet sipas ligjeve qeverisëse, kushtetutës së shtetit dhe ndarjes së pushtetit (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor).
TEORIA TOTALITARE
Është sistem gjithpërfshirës sundimi politik që arrihet me manipulim ideologjik, terror e dhunë të hapur.
Totalitarizmi ndryshon prej autokracisë dhe autoritarizmit sepse kërkon “pushtet të plotë” përmes politizimit të çdo aspekti të jetës shoqërore.
Derisa autoritarizmi ka qëllime më modeste në monopolin e pushtetit politik duke përjashtuar masat nga politika, totalitarizmi nënkupton zhdukjen e menjëhershme të shoqërisë civile.

ABSOLUTIZMI
Është teoria apo praktika e qeverisjes absolute, më shumë e lidhur me një monarki absolute.
Qeveria është absolute kur zotëron pushtet të pakufizuar, pra s’mund të pengohet nga ndonjë faktor jashtë saj.
TEORIA E  LIBERALDEMOKRACISË
Liberaldemokracia është formë sundimi demokratik që drejtpeshon parimin e qeverisjes së kufizuar kundrejt idealit të pajtimit popullor.
Veçoritë e saj “liberale” pasqyrohen në një rrjet kontrollesh të brendshme e të jashtme mbi qeverinë që kanë për qëllim garantimin e lirisë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shteti, ndërkaq fryma e saj “demokratike” mbështetet në një sistem zgjedhjesh të rregullta konkuruese, të zhvilluara mbi bazën e barazisë politike.
Liberalizmi si teori e marrëdhënieve  ndërkombëtare, ka qenë dy herë në krye  të interesit të hulumtuesve në fillim të  shekullit të 19-të dhe në fund të shekulli  20-të.
Përkrahës të teorisë liberale:
Montesquieue ,  John   Lock , Imanuel Kant, Jasque Rouseau, John Stuart  Mill, Adam Smith, David Ricard.
TEORIA POLIARKIKE
Rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “sundim i shumicës”.
Përgjithësisht i referohet institucioneve dhe proceseve politike të demokracisë përfaqësuese moderne. Veçoritë e saj kryeore sipas Dalit janë: qeveria në duart e zyrtarëve të zgjedhur, zgjedhje të lira e të ndershme, të gjithë të rriturit me të drejtë vote, e drejta për t’u zgjedhur është e pakufizuar, liri e shprehjes dhe e kritikës, etj. 

TEORIA RADIKALE
Teoricientët e radikalizmit mbështeten në masë të madhe në  mësimet e Marksit, kurse disa prej rrymave përbëjnë njëfarë tentative për të  futur neomarksizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Radikalët e shohin imperializmin si sistem hierarkik ndërkombëtar, i cili u ofron   shanse disa shteteve, organizatave dhe   individëve në kurriz të të tjerëve. Kjo ilustrohet me pozitën e disa shteteve të  vendeve të zhvilluara, të cilat prodhimet  që nuk mund t’i shesin brenda,  ua shesin   vendeve të pazhvilluara, të cilat janë të   kufizuara në eksportet e tyre dhe varen  drejtpërdrejt nga bota e zhvilluar.
Njëri nga autorët të cilit i referohen radikalët është V. I. Lenini, me konstatimet e  tij se mbas copëtimit të tregut, lufta   ndërmjet vendeve kapitaliste do të jetë e  pashmangshme. 
Duke qenë dëshmitarë  të faktit se kjo luftë, megjithatë,  nuk ka  ndodhur, radikalët theksojnë se kapitalizmi bashkëkohor është në gjendje të   përdorë metoda më  të stërholluara të   luftës.
Për dallim nga liberalët, të cilët institucionet   ndërkombëtare   i shohin si protagonistë pozitivë dhe realistë,ata i fusin ato në radhën e protagonistëve margjinalë, radikalët vënë   theksin mbi rëndësinë e tyre të madhe në  shtetet e pazhvilluara, ku pikërisht   përmes këtyre institucioneve krijohet një  rreth i ngushtë elite, i cili përbën transmisionin ndërmjet shfrytëzuesve  dhe të shfrytëzuarve.
Dallimet në zhvillim midis shteteve  nuk  shihen  si  pasoje   e  natyrshme e tyre, por  si rezultat  I marrëdhënieve të pabarabarta  dhe të  shfrytëzimit.
Në parim, radikalët janë pesimistë për sa  i përket mundësisë së ndryshimit të raportit ndërmjet Veriut të zhvilluar dhe   Jugut të pazhvilluar dhe të shfrytëzuar,  megjithëse përpiqen të japin një projeksion  normativ .  
Në   të thuhet  qartë  se  struktura kapitaliste botërore është e  keqe, kurse metodat e saj janë me karakter shfrytëzues dhe se mbi këto baza nuk   mund të realizohet kurrfarë sistemi  ndërkombëtar i barabartë.
Edhe pse propozimet për ndryshime dallojnë – për disa këto janë idetë e Leninit për një revolucion të ri, kurse  të tjerët insistojnë  vetëm për reforma ekonomike; sidoqoftë,  është evidente se nga kjo shumësi  pikëpamjesh e rrymash nuk mund të pritet një përkufizim më i qëndrueshëm.

TEORIA E IDENTITETIT
Teoria e identitetit niset nga koncepti i identitetit të qeverisësve dhe i të qeverisurve. 
Ajo bazohet në postulatin e Zhan Zhak Rusosë, sipas së cilit, jo vullneti i shumicës , por vullneti i përgjithshëm  duhet të gjejë shprehje në ligj.
Momenti vendimtar për praktikën e teorisë së identitetit qëndron në thënien se uniteti i qeverisësve dhe i të qeverisurve nuk lejon ekzistencën e interesave të veçantae në këtë mënyrë as të grupeve të veçanta. Përfaqësuesit e botëkuptimit antipluralist mbi shtetin njohin si legjitimitet demokratik vetëm plebishitet (referendumet) dhe refuzojnë të gjitha "pushtetet ndërmjetësuese" si partitë dhe shoqatat.
Ato konsiderohen si bartës të interesave të veçanta, ndikimi i të cilaveshkatërron unitetin e qeverisësve dhe të qeverisurve.
Ata synojnë realizimin e koncepteve të tyre në sistemin juridik të varur nga mandati imperativ. Përmes mandatit imperativ, deputetët janë të varur drejtpërdrejtë nga udhëzimet e votuesve, dhe në këtë mënyrë është në çdo kohë e mundur heqja e votëbesimit .

Historia më e re ka treguar se në realitet, nën udhëzimin mbi identitetin e qeverisësve dhe të të qeverisurve, "vullneti unik i popullit" u zbatua në mënyrë të dhunshme, gjë që solli dy sistemet totalitare, sistemin nazist dhe atë komunist. Në dallim nga teoria e identitetit, teoria e konkurrencës nuk niset nga vullneti unik i popullit, por nga interesat dhe grupet e ndryshme të interesave.
Bëhet fjalë për një metodë pragmatike, e cila bazohet në përvojën, sipas së cilës popullsia e një shteti territorial, për shkak të madhësisë dhe shumëllojshmërisë, nuk është në gjendje të qeveriset vetë në mënyrë direkte, por është e varur nga përfaqësimi nëpërmjet partive në formën e një parlamenti të dalë nga zgjedhje të lira.
Thelbi përmbajtësor i teorisë së konkurrencës mbulohet në një masë të madhe nga teoria më e re e pluralizmit, thëniet kryesore të së cilës mund të përmblidhen si më poshtë:

1. Pranohen kontradiktat ekzistuese të interesave në shoqëri.
2. E mira e përbashkët nuk mund të përkufizohet a priori.
3.E mira e përbashkët është rezultat i kompromisit të arritur më pas  në luftën e konkurrencës politike.
4.Barazpeshimi i interesave të ndryshme bëhet i mundur me arritjen e një konsensusi minimal mbi rregullat e caktuara të lojës (përgjegjësia). Kjo do të thotë që grupet politike duhet të jenë të afta të bëjnë kompromise. Nëse ato e kuptojnë politikën si luftë botëkuptimesh dhe e konsiderojnë si kundërshtarin e tyre politik armik dhe e luftojnë, atëherë këtij rendi politik pluralist i është hequr baza.
5.Roli i shtetit në shoqërinë pluraliste është në pjesën më të madhe krijimi i kushteve për ekzistencën e këtij ekuilibri dhe për respektimin e rregullave të lojës.
TEORIA E KONKURRENCËS:
Niset nga ekzistenca dhe argumentimi i interesave të ndryshme.
Sipas kësaj teorie, formimi i vullnetit politik në shoqërinë pluraliste duhet të dalë nga procesi i hapur i diskutimeve mes interesave të grupeve heterogjene, për të cilën nevojitet një minimum bindjesh të përbashkëta.
Zgjidhje të drejta absolute nuk mund të ketë për shkak të shumëllojshmërisë së mendimeve dhe konflikteve sociale.
Parimi i shumicës konsiderohet si bazë për marrjen e vendimeve. Natyrisht që nuk duhet të ushtrohet "tirania e shumicës", e cila shkel rregullat demokratike të lojës dhe të drejtat e njeriut, sepse as shumica nuk mund të bëjë çdo gjë.
Përfaqësuesit e zgjedhur, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të tyre nuk janë të lidhur me detyra të caktuara dhe pas përfundimit të periudhës legjislative i nënshtrohen votimit tëzgjedhësve.
Në këtë mënyrë, demokracia nuk kuptohet si pushtet i popullit, por pushtet me miratimin e popullit.
Teoria ekonkurrencës niset nga ideja e përfaqësimit të demokracisë.

www.youtube.com/watch?v=4vQOeculQRg

Tema: Populli dhe pushteti. Demkracia liberale. Legjitimiteti. Shumica dhe pakicat.

 Tema: Populli dhe pushteti. Demkracia liberale. Legjitimiteti. Shumica dhe pakicat.
Tipet apo mjetet që përdoren për ushtrimin e qeverisjes:
Mjete të ndryshme për ushtrimin e qeverisjes në të gjitha sistemet.
Shtrëngimi ose detyrimi;
Stimulimi ose nxitja;
Autoriteti dhe Legjitimiteti.
Shtrëngimi ose Detyrimi
Mjete që përdoren në të gjitha sistemet politike të qeverisjes.
Të qeverisurit janë të detyruar, të zbatojnë:
a). Rregulla;
b). Ligje;
c). Rendin.

Mos zbatimi i tyre con në përdorimin e sanksioneve, dhe përdorimin e forcës shtrënguese nga organet e rendit dhe ato juridike. (forca përdoret kundër shkelësve të ligjit).
Në sistemin e demokracisë liberale, ky mjet është në funksion të garantimit të rendit, për ta bërë jetën e shtetasve më të sigurt.
Por, mbështetja e një sistemi, vetëm në shtrëngim, nuk sjell jetëgjatësi të sistemit të qeverisjes.
Stimulimi ose Nxitja
Ky mjet lidhet drejt për drejt me atë që quhet influencë.
Stimujt janë:
Medaljet; dekorata per akte heroizmi;shperblime ne te holla; ofrimi i posteve dhe privilegjeve etj.
Autoriteti dhe Legjitimiteti
Autoriteti dhe Legjitimiteti janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Autoriteti
Autoriteti Politik është, pushtet i ligjshëm dhe shtetasit kanë detyrim moral për tu bindur.
Asnjë qeveri nuk mud të funksionojë pa disa shkallë autoriteti.
Legjitimiteti
Shpreh lidhjen e drejt për drejt me opnionin e të qeverisurve, me pëlqimin e tyre për qeverisjen.
Shumica i bindet autoritetit sepse njeh dhe respektone legjitimimitetin e qeverisjes së tyre.
Sa më shumë njerëz besojnë në legjitimitetin e qeverisjes, aq më pak ndihet nevoja e mjeteve shtrëngese për të siguruar “bindje”
Legjitimiteti është konceptuar mbi baza të ndryshme (M.Weber)
A.Legjitimiteti mbi bazën e së drejtës hyjnore.
Në lashtësi, udhehiqte kush kishte lidhje hyjnore, pra prejardhje nga “hyjnitë”
Me qeverisjen e organizuar (civilizimi i hershëm), u zbatua nga sunduesit forma e qeverisjes Teokratike (mbretër dhe priftërinj të cilët bënin rolin e ndërmjetësit midis hyjnisë dhe popullsisë që drejtonin).
Shembuj janë:
Fraonët e Egjptit të lashtë të cilët e konsideronin veten hyjni dhe qeverisnin “me vullnetin e Perëndisë”.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë ( u shpall perëndi për të legjitimuar autoritetin e tij mbi shumë e shumë perandori të pushtuara, të cilat nuk e njehnin fare politikën.
Cezarët shihnin hyjnizimin si përgjigje praktike ndaj problemit të autoritetit.
Bernard Krik, “Perëndia është e vetmja qënie e mundshme që nuk e ka të nevojshme të konsultohet  dhe që urdhërat e saj përngjajnë me ligjet.”
Një nocion i tillë nuk lind vetëm për sundimtarët, por edhe tek pasuesit e tyre. Ligjitimiteti mbi bazë hyjnore ringjallet në mesjetë dhe arrin kulmin në përiudhën e Luigjit të XIV (Mbreti i Diellit)
Botëkuptimi kristian, shndërron veprimin politik racional (edhe atë të gjykimit nga polisi) në sistem teologjik.
Sistem teologjik nënkupton idenë se “njerëzit jetojnë në bashkësi me Zotin.”
Sipas filozofisë greke, polis është personifikimi i vullnetit të mirë publik.
Filozofia e re botëkuptimit kristian thotë se polis është “vullneti i Zotit i artikuluar në sistemin politik laik”.
Kjo filozofi e re solli dhe idenë e re të Barazisë së njerëzve para zotit, dhe se askush nuk kishte të drejta më të larta se të tjerët.
Superioriteti i vetëm ishte Zoti.
Edmond Burke
A.Absolutizmi me të drejtën hyjnore, modeli i fundit politik i tipit të lashtë.
Ky lloj legjitimiteti nuk mori në Evropën Mesjetare asnjëherë trajtë të plotë:
Autoriteti fetar i monopolizuar nga kisha rivalizonte për pushtetin e monarkëve shekullorë;
Ndryshimet ekonomike dhe sociale drejt progresit e sfidonin atë. (qytetet Italiane të shek.XI, me qeverisjen e tyre republikane).
Legitimiteti mbi baza hyjnore gjithsesi mbetet për shumë shekuj në vendet si Franca e shek.XIX me Karl X, i cili konsideron veten monark absolut i trashëgueshëm dhe i hyjnizuar nga Zoti.
Në Kinë, ishte rrënjosur ideja se perandorët qeverisnin me “mandatin e dhënë nga Tina” (zoti), nuk praktikohej e drejta hyjnore. Zoti shihej si një forcë morale që drejtonte universin dhe mishëronte përgjegjësinë e sunduesit.
Perandori vendoste haroninë midis popullit dhe Titanit. Ky ishte “mandat i dhënë nga Zoti” … “Zoti dëgjonte si dëgjojnë njerëzit dhe shikonte si shikojnë njerëzit”…Në këtë koncept Titani në rrethana të ndryshme (probleme të brendshme apo katastrofa natyrore) mund t’i hiqte mandatin perandorit në cdo kohë.
Në vende të tilla Kinë e Japoni, shumë vonë u hoq dorë nga prejardhja e legjitimitetit Hyjnor…
 * Japonia vetem ne 1946, me kushtetuten e re të administratës amerikane.
B. Legjitimiteti mbi baza Tradicionale
Mbështetet në respektiin e “zakoneve të më parshme”, transmetuar në shekuj, brez pas brezi … të kuptuara si “ekzistencë e përhershme”
Ky legjitimitet është praktikuar në shoqërite arkaike, rurale, ku justifikohej sistemi hierarkik… roli i drejtuesit të fisit … etj  ku posti drejtues lidhej me trashëgiminë e pushtetit dhe privilegjeve. Cdo person brenda komunitetit gëzonte status të vecantë, autoriteti i detyruar ishte i përcaktuar nga zakone të fiksuara të cilat nuk kishin nevojë të justifikohen sepse kishin ekzistuar gjithnjë.
Në shoqërinë moderne ky lloj autoriteti nuk mund të mbijetonte, por ka mbijetuar një formë tjetër e tij:
a). Mbijetesa e institucionit të monarkëve.
b). Ruajtja e ligjeve Kushtetuese nga e kaluara.
c). Legjitimiteti i mbeshtetur ne autoritetin Karismatik
Karismatik: dhuratë, dhunti … për ti bërë njerëzit për vete, por edhe për t’ju imponuar atyre.
Termi kristian për të legjitimuar autoritetin e Zotit.
Ëeber e përcakton autoritetin karismatik si autoritet me mbështetje në autoritetin tradicional të monarkut dhe në autoritetin e dhënë prej personit përmes ligjit.
Në këtë rast autoriteti lidhet drejt për drejt me Personalitetin individual, aftësitë për të komunikuar me popullin.
Shembuj nga historia janë: Mussolini, Hitleri, Peron…etj
Ky autoritet kërkon një makineri të fuqishme propagandistike, që përcjellin mesazhe të drejt për drejta për masat e gjera të popullit.
d). Autoriteti Ligjor-Racional
Autoriteti ligjor-Racional, përbën tiparin themelor të qeverisjes së demokracisë liberale.
Karakteristikat:
Qeverisje nëpërmjet ligjit;
Hartuesit e ligjit janë institucionet (qeverisje me pëlqimin e popullit);
Përcaktim i detyrimeve dhe pushtetit në ligje kushtetuese.
e). Legjitimiteti Ndërkombtar
Legjitimiteti Ndërkombëtarë ka të bëjë me njohjen ndërkombëtëre të një qeverie e të një shteti me pranimin nga organizatat ndërkombëtare.Ky legjitimitet ka rëndësi për garantimmin e pavarsisë, të integritetit tërësor…etj. Tiparet thelbesore te sisitemit te qeverisjes se
Demokracise – Liberale.Vendosja e ketij sistemi perben nje proces te gjate historik!
Abraham Linkoln (1861):
Demokracia liberale,nga populli për popullin;
Sistem që vepron në përputhje me aspiratat e popullit.
Arend Lijphart:
Demokracia është dukuri e rrallë;
Në shek XIX asnjë demokraci nuk ishte e plotë, në shek XX shumica e popujve është qeverisur nga regjime jodemokratike.
Robert Dahl:
Poliarkis- përkufizim për një lloj jo ideal të demokracisë liberale;
Regjimet demokratike karakterizohen nga veprimet qeverisëse në mënyrë relative korespondojnë me dëshirën e shumicës relative të shtetasve për një periudhë të gjatë kohe.
Sipas R. Dahl për një demokraci duhen të ekzistojnë 8 garanci institucionale:
1.Liria për të formuar dhe për tu bashkuar në organizata;
2.Liria e shprehjes;
3.E drejta e votës;
4.Mundësia e zgjedhjes për postet publike;
5.E drejta e udhëheqjes politike për të konkurruar për mbështetje dhe vota;
6.Burime alternative të informacionit;
7.Zgjedhje të lira dhe të ndershme;
8.Institucione për të zhvilluar politikat qeveritare në varësi të institucionit të votës.


Tiparet thelbesore dhe elementet me te domosdoshem te demokracise liberale permblidhen ne nje tabele me emrin “Poëer and Govemment” nga Fred Willihoite.

1. Konstitucionalizmi
- Kushtetutë e shkruar;
- Ndarja e pushteteve në tri hallka (ekz,legj, gjyq);
- Efektivitet kushtetuës;
- Qeverisje e kufizuar
- Ndalon qeverinë të abuzoj me pushtetin;
- Kufizimet janë si për të qeverisurit edhe për qeverinë;
- Siguron dhe garanton të drejtat dhe liritë e individit;
- Individët jetojnë pa qenë të frikesuar nga ndeshkimet e padrejta;
- Gjykatë e pavarur dhe asnjanjes
2. Qeverisje përfaqësuese e përgjithshme dhe llogaridhënëse.
- Demokraci elektorale (zgjedhje të rregullta në periudhe kohore të caktuara)
- Lidhja midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve me përgjegjësinë e dhënies së llogarisë së të parëve dhë të dytëve;
- Mbështetja popullore e qeverisjes.
- Legjitimiteti sigurohet nëpërmjet pëlqimit të popullit (votuesit zgjedhin përfaqësuesit e tyre);
- Postet e qeverisjes nuk janë në bazën e origjinës dhe trashëgimisë;
- Nëpërmjet votave qeveria merr përsipër të zbatojë interesat e popullsisë;
- Garantohet e drejta e popullsisë për të ndryshuar qeverinë.
- Individët  janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre politike, t’i avancojnë përmes zgjedhjeve dhe të kërkojnë mbrojtjen e tyre;
- Populli ka të drejtë të jetë i informuar për veprimtarinë e qeverisë;
- Qeveritë që nuk realizojnë programet eleminohen përmes votës;
3. Pluralizmi partiak
- Konkurrenca
- Ekzistenca e disa partive;
- Konkurrencë e ndershne;
- Partitë zëvendësojnë njëra-tjetrën në qeverisje.
- Ekziston mundësia që votuesit të zgjedhin midis alternativave përmes parapëlqimeve;
- Ekzistenca e alternativës dhe e konkurrencës së lirë, kjo mundëson shprehjen e lirë të interesave.
- E drejta për tu organizuar në parti politike;
- E drejta për të kritikuar;
- Ekzistenca dhe respektimi i opozitës paqësore.
4. Përsosja e “sundimit të shumicës”
- Qeverisja siguron mbështetjen e shumicës ose pjesës më të madhe.
- Kufizohet me garantimin e të drejtave individuale, të pakicave kombëtare;
 - Mbështetja e tolerancës;
 - Kontrolli përmes opozitës.
5. Grupet e interesit
- Sigurojnë ndikimin dhe mbrojtjen e interesave të grupeve të ndryshme.
- Kompromis ndërmjet kërkesave dhe interesave konfliktuale;
- Lejohen grupet e interesit të ushtrojnë presion;
- Ndikojnë në formimin e opinionit publik.
6. Mungesa e masave shtrënguese të karakterit masiv.
- Pjesmarrja e lirë në politika;
- Kundërshtim në mënyrë paqësore e qeverisjes.
- Pamundësia e zbatimit të sanksioneve të skajshme kundër shumicës.
7. Ndryshimet paqesore.
- Merren parasysh interesat e të gjitha masave;
- Siguron konsultim popullor.
- Ndryshimet bëhen pa trazira të dhunshme;
- Nuk ka crregullime të rendit.
- Ekzistojnë procedurat për trajtimin e konflikteve për të mos lejuar që ato të ashpërsohen.
Sfondi historik
1815 Kongresi i Vienës (abdikimi i pushtetit të N.Bonapartit), solli si një ndër katër vendimet kryesore rikthimin e Legjitimiteti monarkik në Europë (rikthim i monarkëve në pushtet, Burbonët në Francë, Savojat në Itali, Oranxhët në Hollandë)
Kushtetutat që kishin pranuar sovranitetin, ndarjen e pushtetit etj, u quajtën të paligjshme.
Triumf i Konservatorizmit – sfidë dhe kundërvënie e hapur ndaj arritjeve të revolucionit (etapa e parë e tij.
Konservatorizmi kundër Iluminizmit
Revolucioni francez në etapën e parë kishte sjellë “Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe qytetarit” ...qeverisja nëpërmjet ligjit...sovraniteti i popullit dhe ligjet ...
John Locke (1632-1704), iluministi i parë i cili argumentoi për herë të parë idenë e ndarjes së qartë dhe të saktë të pushtetit në tri hallka...
Iluministët dhanë një kontribut të madh në aspektin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Risitë e SH.B.A-së që u përfshinë në teorinë dhe praktikën ishin:
Organi i Konventës Konstitucionale (Asambleja kushtetuese) që harton kushtetutën e vendit dhe mundëson realizimin e sovranitetit popullor. Populli miratonte kushtetutën.
Kushtetuta e shkruar, me qëllim që të gjitha ligjet të mbështeteshin në një ligj themelor.
Bill of Rights (1791 Tomas Jefferson), që përcaktonte hapësirën e veprimtarisë së qeverisë dhe shtronte detyrimet e saj për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të individit.
Ndarja e pushteteve nëpërmjet tri hallkave dhe kontrollin e mirë funksionimit të tyre.
Rishikimi gjyqësor si një masë garantuese për miratimin dhe zbatimin e ligjit në përputhje me ligjin themelor.
Platforma e ideve të Liberalizmit Klasik
Liberalet e shek XIX ishin vëzhgues të iluministëve dhe mbronin të njëjtat parime kryesore.
Kontributi kryesor i tyre lidhet me përforcimin e disa elementeve:
Përforcuan argumentimin e Kostitucionalizmit me kërkesën për qeverisjen e kufizuar ose qeverisja minimale -> domosdoshmeri ekzistenca e kufizimeve të pushtetit.
Mbrojtja e lirive civile;
Përcaktimi i sferës private (clirimi nga ndikimi i fesë dhe politikës)
Kostitucionalizmi shprehej :
a). Sigurimit të sistemit të qëndrueshëm ligjor me zbatimin e ligjit për të gjithë;
b).Kushtetutave të miratuara nga asambletë përfaqësuese me pjesmarrjen e sa më shumë segmenteve sociale.
Argumentimi i Liberaleve ka të bëje me efiktivitetin real të kushtetutave, me krijimin e shtetit ligjor, të shprehur në tërë veprimtaritë dhe të pacënuar nga veprime antishtetërore.
c). Pjesmarrje sa më e gjerë në hartimin e kushtetutave
d). Shmangja e dobësive dhe të këqijve që vinin nga kushtetutat e para.
www.youtube.com/watch?v=jXWbXd4TYxs




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME