Showing posts with label SHKENCA EDUKIMI. Show all posts
Showing posts with label SHKENCA EDUKIMI. Show all posts

Rëndësia e psikologut dhe e pedagogut në shkolla

Nevoja e psikologut dhe pedagogut në shkollat tona është shumë e rëndësishme, duke e parë të arsyeshme dhe preventiv për parandalimin e sjelljeve devijuese, dhe duke e parë të nevojshme konsultimet e fëmijëve me probleme të ndryshme siç janë: problemet emocionale, familjare, sociale etj.
Sot pa një shërbim profesional, pothuaj është e pamundur të paramendohet veprimtaria e suksesshme e procesit edukativ në shkollë. Arsimtari në shkollë është një person që mbanë mësim, që e udhëheqë mësimdhënien, që përgatitet dhe e planifikon punën mësimore, që e organizon, hulumton dhe e përparon atë.


Është vështirë të mendohet se të gjithë mësimdhënësit mund të përgatiten njësoj në mënyrë të pavarur për punë mësimore në shkollë, të cilët do të mund të planifikonin e organizonin, e aq më tepër të avanconin veprimtarinë mësimore, pa pasur mbështetje nga shërbimi profesional psikologjik.

Kjo për faktin se ndonëse mësimdhënia dhe mësimnxënia janë një veprimtari e veçantë profesionale ku nuk do të mund të jenë të mjaftueshme për mësimdhënësin vetëm njohuritë e ngushta profesionale, por edhe njohuritë tjera shtesë nga psikologjia, pedagogjia, teoria e mësimit, metodika etj. Prandaj, Institucionet tona duhet ta kuptojnë se shërbimet profesionale, roli i psikologut është i vlefshëm për shkollën, për nxënësit, për mësimdhënësit.

Këto shërbime do ta lehtësonin edhe punën  e mësimdhënësve, prindërve e veçanërisht edhe vet adoleshentët. Ky shërbim profesional është i rëndësishëm dhe i vlefshëm, po aq edhe i rëndësishëm po sikurse mjeku për sëmundjen, agronomi për bujqësinë.  Roli profesional  psikologjik – pedagogjik në shkollat tona është një këshilltar permanent I arsimtarëve, është urë lidhëse ndërmjet partneriteti shkollë – familje – komunitet, është  me të vërtetë lokomotiva e vërtetë e punës në shkollë.

Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?

Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;

Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;

Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;

Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e  problemeve, në marrjen e vendimeve;

Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;

Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;

Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësi;

Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe  funksionimit personal;

Trajtimi e rasteve individuale dhe në gupe. Këshillimi individual ofrohet në formën e takimeve individuale konfidenciale. Ai mbulon çështjet e vështirësive e mirëqenies psikologjike kryesisht të nxënësve, çështjet e vështirësive të tyre në përparimin në mësime, këshillimin e mësuesve për bashkëpunimin me nxënësit, këshillimin e prindërve për trajtimin e fëmijëve dhe të adoleshentëve.

Puna me nxënësit

Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën edhe nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie, dhe problemet e tjera sociale, familjare etj.

Krijon kushte të favorshme në shkollë për zhvillimin social, emocional, intelektual te të gjithë nxënësit;

Ndihmon në edukimin dhe socializim e nxënësve;

Ndihmon në tejkalimin e vështirësive si ato psikike, emocionale, sociale etj.
Rëndësi të madhe për informimin dhe orientimin profesional e cila është një punë shumë e rëndësishme  dhe ndihmë për të rinjtë, për orientimin dhe ndërtimin e karrierës në të ardhmen. Ndihmon prindërve që të krijojnë një atmosferë të volitshme dhe një qëndrim prindëror ndaj fëmijës. Duke u konsultuar për mënyrën qasjen dhe bashkëpunimin me fëmijët e tyre, koordinimin dhe partneritetin shkollë – familje – komunitet.

Shërbimi profesional në shkollë  vetëm sa e ngrit cilësinë e mësimnxënies, motivimin e nxënësve, punën dhe seriozitetin e nxënësve për mësim. Nxënësit me këtë shërbim do të jenë larg devijimit, dhe konsumimit të substancave narkotike sepse përcjellja, zhvillimi dhe kujdesi i tyre do të ishte në mënyrë permanente nga profesionistët  dhe lehtësim i prindërve për komunikimin dhe qasjen me fëmijët.

MASTER PROFESIONAL - SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE - ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE KOMUNITARE



  UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES

FAKULTETI  I EDUKIMIT
       
MASTER PROFESIONAL : SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE

LENDA :ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE
                KOMUNITARE
TEMA :  Hapja e kurseve profesionale rrobaqepsie per  50 gra te komunitetit Rom.
                    
                          PROJEKT PROPOZIM

Titulli: Dërgimi i 50 vajzave të komunitetit Romë në kurse profesionale për 2 vjet.

Përshkrimi i situatës dhe problemit:

Historikisht popullsia shqiptare është karakterizuar nga marrëdhënie harmonike midis pakicave
etnike dhe shumicës. Këto marrëdhënie kanë evoluar në shekuj duke e renditur Shqipërinë
si vend model për bashkëjetesën midis komuniteteve etnike dhe besimeve fetare.
Minoriteti rom konsiderohet një minoritet gjuhësor. Të dhënat stastistikore lidhur me numrin e
romëve që jetojnë në Shqipëri, mungojnë, pasi një regjistrim i përgjithshëm i tyre nuk është bërë
asnjëherë.
Romët jetojnë në Shqipëri për më tëpër se 600 vjet. Ata kanë arritur në Shqipëri para pushtimit
otoman. Nga studimet e bëra supozohet se kanë ardhur nga India pastaj nëpërmjet Ballkanit në
Europë. Origjina e tyre njihet jo për shkak të dëshmive të sakta historike por kryesisht nga analizat gjuhësore. Gjatë regjimit komunist, romët kanë përfi tuar punësimin, reformën agrare mbi tokën, sigurinë për të nesërmen, shkollimin e detyruar, strehimin, etj., ç`ka bëri që ata të integrohen njëlloj si gjithë popullsia maxhoritare, pavarësisht të metave të atij sistemi. Në përputhje me politikën e punësimit të plotë, shteti ishte i detyruar t`u siguronte punësimin si burrave ashtu edhe grave në funksion të nivelit të shkollimit dhe të aftësive të tyre profesionale. Me përmbysjen e komunizmit dhe me fi llimin e ndryshimeve demokratike romët ishin të parët që humbën punësimin dhe shkuan me shpejtësi në fund të shoqërisë. Për shkak të mungesës së arsimit dhe të kualifi kimit të nevojshëm pozicioni i tyre në shoqëri ndryshoi në mënyrë drastike. Si rezultat i varfërisë së krijuar, me një përjashtim të vogël, gjenerata e re e fëmijëve romë, për të qënë krahë punë për familjet e tyre, nuk është në gjëndje të ndjekë shkollat. Fëmijët romë janë shndërruar në lypsa dhe viktima të trafi qeve të ndryshme dhe të prostitucionit. Aktualisht situata ekonomike e romëve të Shqipërisë dhe kushtet e jetesës janë në nivele shumë të ulëta për shkak të papunësisë që është në shifra disa herë më e madhe se pjesa tjetër e popullsisë jo rome. Kushtet e shëndetit dhe të strehimit janë shumë të 50 gra Rome në nevojë të zonës së Durresit në lagjen Nr. 16 Durrës.

Target Grupi:

Objektivat e projektit:
Të motivojë, mbështesë dhe udhëheqë 50 gra Rome, për t’u punesuar ne kurse professionale rrobaqepesie, përmes ndihmës se EDIL-AL construction dhe përmes përmirësimit të masave mbështetëse të komunitetit.

Kohëzgjatja e projektit:
2vite, gra te moshes 30-40-gra Rome  të rregjistruar.

Aktivitetet e projektit:
·           Identifikimi grave Rome më në nevojë.
·           Do të përzgjidhet një grua për çdo familje të identifikuar duke pasur përparësi me te rejat ne moshe
·           Motivimi i gravete tjera te papuna te perfshihen ne kurse te ndryshme per te mposhtur papunsine..
·           Mundësimi i rregjistrimit të grave Rome pranë qendrave te ofrimit te kurseve.
·           Motivimi i grave për t’i organizuar, çuar dhe ndjekur gjatë kohës që qëndrojnë ne qendrat e ofrimit te kurseve
·           Kontroll i përgjitshshëm shëndetësor dhe një minimum i mbështetjes shëndetësore për grate që do të shkojnë kurset profesionale.
·           Organizimi i aktiviteteve vjetore sportive dhe kulturore për grate Rome.
·           Ndjekja e fëmijëve që mbarojne kursin edhe pas vitit te dyte te punesimit.


Strategjia dhe plani i aktiviteteve:
Fëmijët Romë do të identifikohen nga Nr 16 ne Durres, 2 punonjës të komunitetit do të jetë përgjegjës për të identifikuar dhe mbledhur nga komuniteti i lagjes Nr 16 50 gra Rome të moshës 30-45 vjeçare. 2 rrobaqepes profesioniste, mundësisht femra, do të jenë përgjegjëse për ndjekjen e përditshme te grave ne kurs, dhe pas tij, për njohurite e marra.
Një koordinator për rrobaqepsine do të koordinojë punen e tyre dhe do të monitorojë kursin e 50 grave, do të jetë përgjegjës për dokumentacionin dhe raportimin e progresit të projektit. Do të sigurohen për 50 gra dhe shpërndahen materialet e rrobaqepsise per kursin qe do te ndiqet, gershere, meter, fije, cope, shkumes, uniforma e qendres, veshje dhe materiale të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e grave. 
Grate Rome do të kontrollohen periodikisht nga një mjeke para se të fillojnë kursin dhe 1 herë në muaj gjatë frekuentimit të tij në lidhje me shëndetin e tyre, specifikisht për sëmundjet e lëkurës, diarreja, kequshqyerja dhe dizanteria. Mbështetja dhe materialet e rrobaqepsise do të ofrohen për gjatë 2 vitet që përfshijnë frekuentimin e kursit .Kështu që grate do të monitorohen dhe mbështeten vazhdimisht që të krijojnë interes dhe kënaqësi për kursin qe po ndjekin. Në vijim do të ndiqen periodikisht keta femra për të monitoruar ndjekjen e viteve të tjera të kurseve me te avancuara, duke filluar që nga viti i pare ne vitin e 2. 2 animatorë socialë do të kujdesen për nivelin e aktiviteteve të zonës, duke përfshirë banoret e komunitetit Koordinatori i qenderesdo të jetë përgjegjës për prezantimin e aktiviteteve të projektit tek banorët e komunitetit dhe institucionet në të, për monitorimin, raportimin dhe zbatimin e projektit në tërësi dhe per te ndergjegjsuar sadopak kete komunitet per punesim.



Inputet e projektit: (çfarë organizata ka nevojë si burime për zbatimin e projektit). 
Njerëz- 2 punonjës të komunitetit, 1 koordinator për qendren, vullnetarë të papaguar, 1 mjeke pediatre.
Para- USA $ 15.120 kërkohen për të blerë materialet e rrobaqepsise dhe veshjet, kryerjen e aktiviteteve sociale dhe argëtuese, rrogat për stafin e projektit dhe shpenzimet administrative.
Materialet- Mjetet qe do te perdoren per te punuar, si gershere, copa te ndryshme, shkumesa, meter, manikine per prova, veshje, uniforma.
                                                                                                                           
Outputet (Rezultatet e projektit):
Rreth 50 gra  Rome do të rregjistrohen në nje qender e cila ofron kurse professionale rrobaqepesie
Rreth 50 familje Rome do të përfitojnë punesim për fëmijët e tyre.
grate do t’i largohen shfrytëzimit, rreziqeve të rrugës dhe analfabetizmit.
Rreth 500  anëtarë të komunitetit, ose 100 familje do të informohen dhe motivohen për punesim te metejshem
Papunsia teg grate rome do te reduktohet me 85%.
Më shumë gra Rome do të rregjistrohen në kurse te ndryshme.
Ky projekt do t’i adresohet grave te reja ne moshe, shëndetit dhe mjedisit social të grave Rome, me një ndërthurje të integrimit social të familjeve të tyre në shoqërinë Shqiptare.

Monitorimi dhe Vlerësimi:
Projekti do të monitorohet herë pas here në lidhje me realizimin e objektivit. Të dhënat, ose treguesit do të mblidhen nga punonjësit e komunitetit. Koordinatori I qendres do të rishikojë progresin e projektit dhe do t’ia prezantojë shqetësimet dhe rezultatet e tij ne qendren ku kryhet kursi I rrobaqepsise ne komunitetin e lagjes nr 16 te Durrësit, zyrës për mbrojtjen e të drejtave të grave në Bashkinë e Durrësit dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social. Vlerësimi vjetor do të kryhet nga organizata financuese dhe vlerësimi final i projektit do të kryhet nga një grup vlerësuesish të jashtëm të përbërë nga anëtarë të komunitetit, stafit të shkollës dhe institucione të tjera të lidhura me grate dhe aksesin e tyre në kurs.

Qëndrueshmëria e projektit:
grate e motivuara dhe që ndjekin kursin do të inkurajohen dhe ndiqen gjatë 2  viteve për ta vazhduar arsimin e tyre më tej. Pas përfundimit te vitit te pare, ata do të ndiqen të vijojnë në vitin e dyte, dhe përmes drejtuesit te qendres  do t’u ofrohen lehtësira (libra falas, certificate ne fund te kursit) atyre dhe familjeve të tyre. Projekti do të shërbejë si një model për komunitetet e tjera Rome të vendit dhe organizatat që punojnë për largimin e tyre nga shfrytëzimi në rrugë, shëndeti i dobët dhe analfabetizmi.




MASTER - ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE KOMUNITARE



UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I EDUKIMIT
MASTER PROFESIONAL : SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE
LENDA :ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE   
                 KOMUNITARE
TEMA :PROJEKT PROPOZIM - NDERTIMI I MURIT RRETHUES DHE SISTEMIME NE SHKOLLEN E MESME SPORTIVE BERNARDINA QERAXHIA

Projekt Propozim


 1. Të dhëna të përgjithshme
 Aplikanti/ët: Bashkia Durres
Personi/at e kontaktit: A.D Drejtor i Urbanistikes D.N Programim Zhvillimi
Titulli i projektit Ndërtimi i murit rrethues dhe sistemime ne shkollen Bernardina Qeraxhia
Vendndodhja Lagja 16 Rruga Hysen Kertusha Bashkia Durres
Buxheti i kërkuar 30.000 €

 2.Përshkrimi i situatës dhe problemit:
Ky projekt do të implementohet nga Bashkia Durres për një periudhë kohore 8 mujore. Me këtë projekt Bashkia Durres synon të rrisë elementet e sigurisë për komunitetin e nxënësve dhe stafeve të këtij kompleksi shkollash, duke përmirësuar infrastrukturën me të gjitha elementet që rrisin sigurinë dhe mbarëvajtjen e proçesit edukativ ne kete shkolle. Gjithashtu do të përmirësohet dhe mjedisi sportiv në oborr, që të ofrojë mundësi për te kaluar kohën e lirë në funksion të një jete të shëndetshme dhe të aksesueshme për të gjithë. Një fushatë ndërgjegjësuese për mirëmbajtjen e këtij mjedisi dhe kundër fenomeneve negativë në të njëjtën kohë, që të rinjtë e këtyre shkollave janë prehë, do të jetë një element tjetër me rëndësi i këtij projekti dhe do të vazhdojë dhe në të ardhmen.Bashkia Durres për zbatimin e këtij projekti do kontraktojë kompaninë që do shpallet fituese në një tender të hapur dhe transparent për të gjithë. Kjo kompani do të mbulojë zbatimin e ndërhyrjeve në infrastrukturë. Gjithashtu, duke qënë se ky projekt ka dhe element sociale të ndërthurur, Bashkia Durres do ngarkojë departamentet përkatëse për të siguruar implementimin e fushatës ndërgjegjësuese si për  mirëmbajtjen ashtu dhe ndaj fenomeneve negativë që kanë ardhur ose janë shtuar në numër nga mungesa e infrastrukturës sociale si: muri rrethues, ndriçimi, mjedis sportiv dhe i gjelbëruar duke qene se eshte dhe nje shkolle sportive . Bashkia Durres  për realizimin e fushatave ndërgjegjësuese ka një histori të mirë suksesi me vullnetarët e Parlamentit Rinor, që kanë qënë një faktorë pozitiv për ndërgjegjsimin në të gjitha nivelet mbi çështjet mjedisore, buxhetimin me pjesëmarrje etj.  Nga proçesi i vleresimit të nevojave duke përdorur forma të ndryshme si: takime formale dhe informale me grupet e interesit, statistika zyrtare nga intitucionet (Policia/DA/Drejtoria e Shëndetit Parësor/Bashkia) ka listuar këto fenomene negative;
Sherre banale midis studentave aty dhe te huaj që kanë gjetë liri hyrje (konflikte djem-vajza), përdorim lëndësh narkotike. Mjedisi i hapur dhe në errësire totale ka lehtësuar hyrjen e shpërndarësve të drogave dhe ka rrit numrin e përdoruesve për studentat e shkollave aty dhe ka rritur rriskun për trafikim njerëzor sidomos të vajzave konviktore që jetojnë tërë kohën aty.  Projekti është hartuar me kujdes që të mos krijojë barriera sociale dhe përjashtime të grupeve vulnerabel. Target grupi kryesor do të jenë të rinjtë studentë të shkolles së mesme , ku në mesin e tyre ka persona te ardhur nga rrethet qe nuk jane te mire integruar me shoqerine e re ne kete shkolle ne te cilen ndodhen nxenes me prejardhje te ndryshme.
Target grupi :
Të rinjtë studentë të shkolles së mesme sportive Bernardina Qeraxhia .

Objektivat e projektit :
 Krijimi i një mjedisi të përshatshëm në oborrin shkolles Bernardina Qeraxhia nëpërmjet rrethimit, ndriçimit dhe krijimit të mjediseve sportive dhe argëtuese për nxënësit dhe komunitetin në tërësi.  Ndërgjegjësim i nxënësve dhe personelit mësimdhënës për mirëmbajtjen e mjediseve të krijuara dhe kundër fenomeneve negative si konflikti, droga dhe trafikimi njerëzor.

Kohezgjatja e projektit :
6 muaj 05.06.2014 - 05.12.2014

Aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jenë:
1.Prokurimi
2.Realizimi i murit rrethues dhe sistemimeve (Punime gërmimi, derdhje betoni, mure dekorative, kangjella hekuri, punime shtresa inerte dhe betoni për terrenet sportive, vendosja e ndriçuesve , punime ndriçimi (linja dhe shtylla metalike), vendosja e aksesorëve dekorativë.
3. Ndërtimi i mjediseve sportive (Punime sistemim të sipërfaqes së oborrit, vendosja e pajisjeve specifike etj.
4. Supervizimi – supervizimi i punimeve kryhet nga specialistë të liçensuar të caktuar nga Bashkia Durres, në bashkëpunim me specialistët e dldp-së sipas kushteve të caktuara në kontratën me punëmarrësin.
5.Marrja në dorëzim
6.Fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave të projektit për mirëmbajtjen e mjedisit dhe kundër fenomoneve negativë si konflikti/drogat/trafikimi njerëzor.
7.Trajnimi i stafit të bashkisë për menaxhimin e projektit sipas standarteve të vendosura nga donatori.
8.Vlerësimi i kënaqësisë së komunitetit për investimin e kryer.

Inputet e projektit: (çfarë organizata ka nevojë si burime për zbatimin e projektit):
- Kompania që do shpallet fituese në një tender të hapur .

Outputet (Rezultate që priten nga ky projekt janë):
Mjedis fizik i sigurt rrethues në kompleksin e shkollave
Infrastrukturë e përmirësuar e oborrit të shkollave
Mjedis sportiv më cilësor për nxënësit dhe i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara
Të rinj të sensibilizuar për: mirëmbajtjen e mjedisit të krijuar; shmangien dhe zgjidhjen konflikte ndermoshatare, rreziqet e përdorimit të duhanit dhe drogave, rreziqet e trafikimit njërëzor.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit do të përfshijnë:
Gjithsej, 820 nxënës dhe 42  mësues. Në përgjithësi, ata do të përfitojnë siguri dhe një mjedis social kulturor e edukativ më të përshtatshëm. Më konkretisht, përfituesit përfshijnë:
nxenes te kesaj shkolle te mesme te cilet 223 janë vajza dhe 597 djem
69 punonjës, nga të cilët  29 gra dhe 40 burra, të cilët do të punojnë në një mjedis më të qetë nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.
Përfituesit indirekt do të përfshijnë:
  Familjet e nxënësve dhe mësuesve që frekuentojnë këto shkolla dhe konviktin.
 Komuniteti në tërësi i Qarkut Durres
Mënyra e organimit të prokurimit
Prokurimi do të kryhet mbështetur në ligjin nr 9643 datë 20.11.2006 “ Për prokurimin publik “i ndryshuar . Mënyra e prokurimit do të jetë i hapur me mjete elektronike . Nga specialistet e Drejtorise se Urbanistikes pergatitisin dokumentacioni tekniko-ekonomik i tenderit, i cili perbehej nga projekti teknik, specifikimet teknike dhe preventivi me te gjitha zerat e punimeve qe do te kryheshin. Sipas urdherit te prokurimit nga ana e Kryetarit te Bashkise percaktohet fondi limit pa Tvsh, objekti i prokurimit, procedura e prokurimit dhe njesia e prokurimit.Dhe po me urdher te Kryetarit caktohet Komisioni i vleresimit te ofertave per kete prokurim .Njesia e Prokurimit, bazuar ne dokumentat standarte te miratuara nga APP hartondon kumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik ku u perfshine dhe kerkesat per kualifikim te operatoreve ekonomike. Dokumentacioni i pergatitur, se bashku me formularin e njoftimit te kontrates dergohet ne forme elektronike prane APP, e cila ben publikimin ne faqen zyrtare www.app.gov.al dhe ne buletinin e prokurimeve publike. Bashkia Durres pritet të kryejë prokurimin online sapo të miratohet financimi nga DLDP. Në momentin e shpalljes së fituesit nga ana e Bashkisë Durres lidhet kontrata dhe fillohen punimet nga kompania fituese. Nje kopje e kesaj kontrate dergohet ne zyren e DLPD.

Rreziqet/Supozimet
 Bashkia Durres nuk parashikon ndonjë rrezik të mundshëm për mos zbatimin e projektit, pasi mjedisi është aset i bashkisë.Ne supozojmë qendrime indiferente të një grupi të rinjësh në aktivitet sensibilizuese,por Bashkia Durres do të marrë të gjitha masat me specialistë të mirë të fushës,që këto aktivitete të jenë kreative dhe më elementë argetues dhe tërheqës për grupin e targetuar në projekt.

 Faktorët cilësorë
 a) Aspektet gjinore.
 Ky projekt është i ndjeshem ndaj çështjeve gjinore dhe mundëson përfitim direkt pothuajse të barabartë për gra/vajza dhe burra/djem të komunitetit që jeton në atë mjedis.Gjatë zbatimit do të konsultohen direkt gratë dhe vajzat përfituese me takime formale dhe informale. Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë komunitetit të lartpërmendur, përfshirë rritjen e sigurisë së jetës së tyre dhe aksesin në veprimpari dhe kalim të kohës së lirë në mjedisin e brendshëm të përmirësuar në infrastrukturë si ndriçim, gjelberimi, dhe sportive. Muri rrethues do të ketë impakt të drejtpërdrëjtë në sigurinë e jetës .Ky projekt do të ndërgjegjësojë këtë target grup për të planifikuar dhe inicuar aktivitete të ndryshme si Grupe volejbolli, basketbolli dhe bashkia do të alokojë zëra në buxhet që do të mbulojnë aktivitetet sportive të të gjithë të rinjve duke këmbëngulur për grupe të gjinive të ndryshme. Dhe kemi bindjen se 50% e vajzave që ndajnë këtë mjedis të përbashkët do të përfitojnë direkt nga veprimtaritë të planifikuara që do të zhvillohen aty. Në fushatën sensibilizuese kundër fenomeneve negative si konfliktet, përdorimi I lëndëve narkotike, rriskimi për trafikim njerëzor gratë dhe vajzat përfituese direkt do të jenë pjesmarrëse në çdo aktivitet për këtë qëllim.
 b) Transparenca gjatë zbatimit.
Çdo fazë e projektit do të jetë në transparencë të plotë për komunitetin duke përdor të gjitha format e informacionit, median lokale, faqen e Webit dhe gjithashtu takime direkte me grupet e interesit. Drejtorite e shkollave dhe komuniteti i nxënësve dhe mesuesve janë përfshirë në dizenjimin e projektit si dhe do të jenë të pranishëm në zbatimin e projektit, qoftë dhe në proçesin e monitorimit dhe në proçesin e mirëmbajtjes, ato do të jenë partner i rëndësishëm i bashkisë dhe do të mbështesin me plan veprimi konkret. Mjedisi sportiv do të shfrytëzohet jo vetëm për aktivitete sportive në mes shkollash, por edhe në kryerjen e shumë temave të proçesit të edukimit fizik përfshirë në korrikulën mësimore, për shkollat që nuk kanë palestra. Gjithashtu duhet të theksojmë që ky mjedis do të jetë i aksesueshëm për aktivitete nga grupe të tjera jashtë shkollave, si grupi i futbollit (Shoqata e të verbërve), grupi i të rinjve Egjyptian & Rom(Shoqata Shpresë për të Varfërit) si dhe aktivitete të tjera të planifikuara nga Parlamenti Rinor, Durres

 Plani i montorimit dhe i vlerësimit :
Cdo faze e projektit është një obejektiv specifik në vetvete, dhe realizimi në rastin tonë është i matshëm dukshëm fizikisht si: muri rrethues, ndriçimi dhe mjedisi i gjelbër dhe sportiv ku do të monitorohet hap pas hapi nga specialistë të Bashkisë Durres me vizita ne vend. Ndërsa pjesa ndërgjegjësuese e projektit për mirëmbajtjen dhe kundër fenomeneve negative të shfaqura në komunitetin e nxënësve dhe stafeve pedagogjike që ndajnë të njëjtin mjedis do të matet me pyetësor dhe intervista direkte me përfituesit. Gjithë proçesi do të monitorohet nga drejtoria e Programim Zhvillimit si dhe do të rapotohet periodikisht tek donatori, këshilli bashkiak si dhe departamentet e tjera të bashkisë. Kjo drejtori do të mbaje lidhje të ngushta për monitorimin e procesit me faktorët formal si: Policia e Rendit/Antidroga/Antitrafikimi/Shëndeti Parësor/Drejtoria Arsimore, dhe faktorët informal: vetë komuniteti nxënës e mësues, rojet e portave, prindër. Duke u bazuar në të dhënat e një krahasimi vlerësues mbështetur në raporte dhe statistika zyrtare lidhur me numrin e fenomeneve negative në këtë mjedis, pas përfundimit të projektit.
Ne fund stafi i menaxhimit te projektit do te plotesoje rreth 50 pyetsor mbi kenaqesine e komunitetit per projektin e zbatuar me perfituesit.Raporti i te dhenave te pytesireve do te pasqyrohet ne raportin nerrativ per donatorin.

 Qëndrueshmëria e projektit :
 Ky projekt do të ketë impakt të drejtpërdrejte në përmirësimin e infratrukturës sociale dhe do të përmirësojë imazhin e shërbimit të bashkisë ndaj komunitetit për rritjen e cilësisë së jetës. Bashkia Durres në bashkëpunim me grupet e interesit do të marrë të gjitha masat për qëndrueshmërinë dhe funksionimin real dhe të ndjeshëm në komunitet të projektit me një plan veprimi të detajuar:
 1.Departamenti i Shërbimeve Publike do të ngarkohet për mirëmbajtjen fizike të murit rrethues, ndriçimit, mjedisit të gjelbër dhe atij sportiv. Kjo drejtori do të propozojë shifrat për zërat e buxhetit që mbulojnë mirëmbajtjen e murit rrethues, ndriçimit, gjelbërimit dhe ambjentit sportiv.
 2.Drejtoria e Arsim Kulturës,Turizmit dhe Sportit do të jetë përgjegjëse për hartimin e planeve të aktiviteteve sportive në bashkëpunim me shkollat përkatëse dhe do të kujdeset për organizimin e tyre. Gjithashtu kjo drejtori do të jetë lider në kordinimin e punës midis Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Drejtorinë Rajonale të Policisë, Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Parësor si dhe NGO-të për organizimin e vazhdueshëm të fushatave sensibilizuese kundër duhanit, drogave, trafikimit njerëzor, konflikteve dhe sherreve banale midis djemve dhe vajzave të shkallave përfituese nga ky projekt.
 3.Drejtoria e Shërbimit Social do të jetë përgjegjëse për hartimin dhe kordinimin e aktiviteteve në bashkëpunim me shoqatën e të verbërve dhe atë Shpresë për të Varfërit, Romët e Veriut etj. Kjo drejtori 10 do të asistoje me ndihmë konkrete për inkurajimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete të planifikuara dhe organizuara në këto mjedise.
 5.Drejtoria e Financës do të planifikojë zëra në buxhet që të mbulojnë gjithë veprimtaritë me karakter masiv, propozuar nga drejtoritë përgjegjëse.
6.Drejtoria e Programin Zhvillimit do të monitorojë proçesin dhe do të përgatisë raporte për eprorët. Gjithashtu kjo drejtori do informojë komunitetin për çdo aktivitet këtu duke përdor të gjitha format: Web, FB si dhe median lokale.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME