Showing posts with label PSIKOLOGJI. Show all posts
Showing posts with label PSIKOLOGJI. Show all posts

“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”

“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”
Cështja e rritjes së taksave është shndërruar në një nga cështjet më të nxehta në Shqipëri. Kjo rritje ka prekur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve dhe produkteve, përfshirë këtu edhe akcizen e duhanit. Kjo rritje është thënë që është bërë në mënyrë që të ulë konsumin e këtij produkti me efekte negative. Por ky motiv ka ngjallur polemika të shumta, pasi janë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me efktivitetin e taksës lidhur me realizimin e këtij qëllimi. Unë gjithashtu i bashkangjitem mendimit se një rritje e cmimit nuk do të ulë konsumin e duhanit. Akciza është një taksë që ndryshon nga të tjerat pasi ajo nuk iu merret bizneseve, por taksimi i saj kryhet direkt në fabrika ose në dogana. Në rastin tonë, ne si vend cigaret i importojmë nga jashtë. Sipas të dhënave hyrja e duhanit është ulur me disa tonelata brenda pak viteve ndërsa konsumi nuk është ulur. Kjo gjë ka ndodhur pasi është rritur kontrabanda e këtij produkti, gjë që ka ulur efektivitetin e taksës. Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë, ka rezultuar që nëse cmimi i cigareve rritet me 10%, konsumi i cigareve do të ulet me 4% në vëndet e pasura dhe me 8% në vëndet e varfëra ose ato në zhvillim. Rritja që është propozuar ka vlerën prej 20 lekësh/paketë, pra as sa 8% e vlerës totale të një pakete. Gjithashtu, për shkak se në treg ka një konkurrencë të lartë për këtë produkt, një pjesë e taksës do të përballohet nga vetë prodhuesit duke ulur në këtë mënyrë edhe më shumë impaktin total të taksës. Në treg përvec cigareve të importuara ekziston edhe prodhimi vendas, ndryshe i referuar si “duhan i hapur”. Kjo referencë ndodh për shkak se nuk ka një kompani vendase që e kthen duhanin ne cigare ne mënyrë që ta shesë më pas në treg. Mbi këto dy lloje formash duhani aplikohen akciza të ndryshme, ku në llojin e dytë është më e ulët rreth 5 herë. Për shkak të kësaj gjëje konsumatori ka një alternative të dytë më pak të ksuhtueshme nëse nuk mundet të përballojë dot një cmim më të lartë te cigareve. Kur një përson krijon vartësi ndaj duhanit, kjo gjë ndodh për shkak të nikotinës. Nikotina është një nga substancat më të rrezikshme në kontekstin e vartësisë. Ajo hyn në gjak dhe ndikon fuqishëm ne SNQ dhe SNP, ndërsa në sasi të mëdha ajo pengon shumë impulse nervore. Pas një peridhe nën ndikimin e nikotines, sistemi nervor krijon vartësi te fuqishme ndaj saj. Një rritje e akcizës dhe si pasojë edhe e cmimit në nivelet e sipërpërmendura ka një ndikim të pakrahasueshm në krahasim me vartësinë nga nikotina. Por edhe sikur të ndikonte, konsumatori do ti drejtohej burimit alternativ më pak të kushtueshëm. MASS Media, shkolla, organizata të ndryshme etj, ia kanë dalë mbanë shumë mirë që cdo njeri në ditët e sotme të dijë anët negative të të gjitha produkteve, përfshirë këtu duhanin i cili shkakton me dhjetëra milion viktima në vit. Kur një person pak nga pak e nis duhanpirjen kronike, ky person është i vetëdijshëm për dëmet që do të ketë. Një përson vlerëson gjithmonë veten më shumë se cdo lloj akcize, prandaj kur ai pranon një kosto te atillë shëndetësore, kostoja ekonomike është e papërfillshme për ta. Pra si përfundim mund të themi se rritja e akcizes, dhe si rrjedhojë cmimit, nuk do të ndikojë në uljen e konsumit. Ajo vetëm sa do të rrisë ekonomine informale dhe mund të ndikojë sapak në ndryshimin e llojit të konsumit. Megjithate ajo duhet të vendose pasi ne këtë mënyrë do të gjenerojë më shumë të ardhura për shtetin dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim, ndonëse fare të lehtë, në forcimin e tregut të brendshëm. 
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/980/Akciza-per-cigaret-dhe-duhanin-RSh-dhe-Vende-Europiane-2014
 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=35230 http://www.netdoctor.co.uk/health_advice/facts/smokehealth.htm http://en.wikipedia.org/wiki/Cigarette_taxes_in_the_United_States

“Barazia gjinore”

“Barazia gjinore”
 Ndër shekuj raportet komplekse të njerëzve kanë pasur ndryshime drastike. Shpeshherë njerëzit janë përbuzur dhe keqtrajtuar për shkak te vecorive te tyre fizike apo sociale, gjë kjo që është përfshirë në termin “racizem”. Në këtë grup përfshihet edhe diskriminimi gjinor. Diskriminim gjinor do të thotë që meshkujt kanë të drejta më shumë, favorizohen në shoqëri, janë të privilegjuar etj. Duke lënë mënjanë botën islamike, unë jam i mendimit se tashmë ky lloj diskriminimi është gjithmonë e më i ulët, dhe se cdo rast i tiji është shumë i rrallë dhe i izoluar, aq sa nuk mund të përgjithësohet. Demonstratat e fuqishme të grave për barazi e kane dhënë efektin e tyre të plotë dhe pozitiv në shoqëri. Tashmë, ndryshe nga periudhat e mëpërparëshme, gratë i kanë të gjitha drejtat e plota si të votës, të të zgjedhurit, të punojnë në cdo sektor etj. Dhe jo vetëm kaq, por në shumë aspekte juridike femrat janë te favorizuara. Në rast ndarjeje femra merr 70% të pasurisë (pavarësisht kontributit të saj në ekonominë e përbashkët) dhe është shumë më e favorizuar ne marrjen e kujdestarisë së fëmijëve. Gjithashtu nëse ndaj një femre ushtrohet dhunë, dënimi për agresorin është më i lartë sesa në rast se viktima do ishte mashkull. Për sa i përket barazisë në pagesë, gjithmonë është thënë që femrat paguhen më pak se meshkujt, dhe kjo është përgjithësisht e vërtetë. Sipas një studimi të kryer ne ShBA, për vitin 2013 vetëm 37.8% e femrave kishin një arsim të nivelit bachelor ose më shumë, përqindje kjo që është ndjeshëm më poshtë se ajo e meshkujve. Dhe një kualifikim më i lartë sjell edhe përfitime më të larta, dhe kjo ështe një nga arësyet se përse një mashkull mund të ketë një pagë të diferencuar. Gjithashtu në pjesën më të madhe të shteteve është vendosur sistemi i pagës në varësi të orëve/objektivave. Në këtë rast statistikat kanë treguar se burrat kanë tendencën të punojnë 2.5-4 orë më shumë se gratë. Dhe kjo gjë con sërishmi në diferencim të pagës. Ndërsa ne rastet kur punonjësit, ndonëse te gjinive të ndryshme, kanë karakteristika të njejta (vjetërsi, kualifikim, orari i punës etj.) paga për orë është e njejtë, pasi këtë gjë e imponon në mënyrë indirekte mekanizmi ekonomik i tregut. Mundësitë për karrierë të femrave sot janë shumë lehtësuese. Mesatarisht ne sektorin e shërbimeve janë të punësuara 69.8% e femrave, dhe kjo përqindje është në rritje. Sipas Bankës Botërore papunësia e femrave është mesatarisht 10%, pra po thuajse sa ajo e meshkujve. Sektorët ku femrat janë “të diskriminuara” jane minierat me dhe industria e naftës dhe gazit me 0.2%, ndërtimi me 1.3% dhe transporti me 2.6%. Por është lehtësisht e kuptueshme që një diferencim i këtillë ka ardhur për shkak të karakteristikave biologjike. Shumë vende në botë e kanë me detyrim numrin minimal të femrave të punësuara në administratën shtetërore. Në politikë, partitë janë të detyruara që minimumi 30% ti kenë femra (Shqipëri). Gjithashtu në subvencionet për bizneset në vitin 2012 thuhej qartë se më të favorizuara do të ishin femrat përkundrejt meshkujve. Raste dhe shembuj të kësaj kategorie janë të shpeshta, gjë që tregon se një femre përvecse i janë hequr te gjitha barrierat sociale, shpeshherë është edhe me e favorizuar se një mashkull ne mundësitë për karriere pasi del nga sistemi meritokraci. Kur Forbes shpalli listën e miliarderëve për 2013, u vu re se plot 138 prej listës ishin femra, ku pjesa më e pasur prej tyre ishin të bëra vet, me ne krye Folorunsho Alakija. Historia njerëzore tregon se në të gjithë sektorët kanë shkelqyer shumë femra si J.K.Roëling, Angelica Thecer, Elisabeth, Angela Mercel, Marie Cyri etj. etj. etj. Kjo gjë tregon se femrat i kanë të gjitha mundësitë për të shkelqyer, dhe ajo që iu duhet për këtë gjë nuk është e ndryshmë nga ato që i duhen një mashkulli. Emancipimi i shoqërisë sërishmi ka hequr diskriminimin ndaj femrave. Një studim praktik që është bërë ka rezultuar shumë interesant. Në një park një grua po i bërtiste dhe po qëllonte burrin, ndërkohë që të pranishmit qeshnin dhe bënin video. Në një skenë tjeter rolet ndryshojnë, pra burri i bërtet dhe godet gruan. Kësaj rradhe të pranishmit ndërhynë në mbrojtje të gruas duke e kercenuar burrin se do të thërrisnin policinë. Po ti referohemi Shqipërisë, e dimë që më përpara ka pasur shumë fanatizëm, duke arritur deri në atë pikë sa nuk lejoheshin të shkonin në shkollë. Por fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar pozitivisht edhe ne vendin tonë, saqë edhe rastet e dhunës janë bërë të papërfillshme në raport me popullsinë e përgjithshme. Gjithashtu janë edhe normat e sjelljes që imponojnë faktorin “gentleman”, pra një sjellje me normë të lartë mirësjelljeje përkundrejt gjinisë së kundërt. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin që dita-ditës sherbimet sociale (sidomos në vëndet e zhvilluara) bëjnë që nje femre ti pakësohet koha që detyrohet që të përkujdeset për fëmijët apo edhe ndihmese në drejtimet e tjera. Pra si përfundim mund të themi se diskriminimi gjinor sot është shumë i ulët. Femrat fatmirësisht sot kane liri dhe te drejta në cdo aspekt të jetës, si në aspektin juridiksional ashtu edhe në atë të mundësive përsonale. Gjithashtu, duke parë shkallën e zhvillimit dhe emancipimit, mund të themi me siguri se shumë shpejt diskriminimi do të bëhet praktikisht zero.  
http://www.summer.harvard.edu/blog-news-events/gender-inequality-women-workplace http://en.wikipedia.org/wiki/Gender_inequality http://www.dol.gov/wb/stats/recentfacts.htm http://www.forbes.com/pictures/fkem45edj/anne-cox-chambers/ http://data.worldbank.org/indicator/SL.UEM.TOTL.FE.ZS

STUDIM RASTI I NJE NXENESI ME AFTESI TE KUFIZUARA

TEMA: STUDIM RASTI I NJE NXENESI ME AFTESI TE KUFIZUARA


                                        METODOLOGJIA E PERDORUR :
VEZHGIMI



HYRJA
Ne shkollen ku une kam zhvilluar kursin e praktikes degjimore kam verenjtur nje djale te vogel, te bukur, me floke te zinj, I cili rrinte indiferent me te gjithe shoket e shoqet e klases. Ai jetonte me prinderit dhe me motren e cila ishte me e vogel se Eni. Familja e tij ishte shume e varfer. Te ardhurat vinin vetem nga babai I tij I cili shiste rrugeve te durresit luledielli.

STUDIM RASTI PER NJE NXENES ROM QE KA VESHTIRESI NE TE NXENE DHE NJE SJELLJE TE VESHTIRE PER TU MENAXHUAR


TEMA: STUDIM RASTI PER NJE NXENES ROM QE KA VESHTIRESI NE TE NXENE DHE NJE SJELLJE TE VESHTIRE PER TU MENAXHUAR

SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.



TEMA: SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.
 PERMBAJTJA: 
• HYRJA.
• METODOLOGJIA.
• QELLIMI.
• REKOMANDIMET.
• PERFUNDIMET.
• REFERENCAT.

Studim Rasti

 Studim Rasti
Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me nevoja te vecanta. Shkollat tona i kanë pranuar këto fëmijë me këtë problem pasi ka mësues të cilët kujdesen në mënyrë të vecantë për këta fëmijë por ka ende nga ato mësues të cilët i lënë nxënësit atje në qoshe të klasë, në bankat e fundit dhe kujtohen për ta vetëm në raste kur mund të ken provime

CDINI PER ADOLESHENTET

Ç'duhet të dini për adoleshencën?
Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit.

Studim Rasti

Tema :Studim rasti

 PREZANTIMI I RASTIT 

 Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me autizëm. Shkollat tona i kanë pranuar këto fëmijë me këtë problem pasi ka mësues të cilët kujdesen në mënyrë të vecantë për këta fëmijë por ka ende nga ato mësues të cilët i lënë nxënësit atje në qoshe të klasë, në bankat e fundit dhe kujtohen për ta vetëm në raste kur mund të ken provime. Se gjatë orës së mësimit ata nuk kuptohen janë apo jo në klasë. Unë kam shkuar në një nga shkollat 9-vjecare të qytetit bregdetarë të Durrësit për te studjuar nje femije. Është një shkollë në të cilën nuk ka shumë nxënës me aftësi të kufizuar, të tillë nxënës janë të rrallë. Në klasën ku unë kam shkuar për te bëre vezhgimin ishte rasti i një vajze me autizëm. E cilësoj si fëmijë me autizëm duke u nisur nga karakteristikat që ka kjo kategori fëmijësh, kanë vështirësi përshtatje me grupin shoqëror, kanë vështirësi komunikimi, vështirësi në integrimin me grupin e shokëve, kanë vështirësi në imagjinatë, nuk përshtaten me lojrat e moshës së tyre etj. gjë që nga pamja e tyre e jashtme nuk dallohet janë si gjithë të tjerët. Këto karakteristika kishte vajza qe quhej Blerta Blerta ishte një nga fëmijët më të urtë të klasës dhe në fillim kur unë hyra në këtë klasë më bëri shumë përshtypje dhe mendova se mos ishte e turpshme apo ishte mësuesja ajo që nuk e inkurajonte atë, por jo ishte e kundërta.Në një bisedë që bëra me mësuesen ajo më shpjegojë gjithcka me detaje: “Është vajzë e urtë, rri gjithnjë e vecuar nga shokët, sa herë që e pyes qoftë dhe për gjërat më elementare për shembull Çfarë bëre sot? ajo nuk përgjigjet ose do të flasë duke belbëzuar. Kur un i afrohesha dhe e pyesja ajo nk me përgjigjej dhe shfaqte po te njëjtin tip si më shpjegoj dhe zysha e saj. Në pamje te parë ajo te jepte përshtypjen si një njeri normal,si gjithë vajzat e asaj moshe,e urt,por qe i afrohej vetëm vellait te saj.Për mua ishte hera e parë te ndodheja pran një njeriu me aftesi te kufizuara e quaj kshu se në te vertet autizmi futet disi ne aftësit e kufizuara.Pra nga ato që shpjegova dhe me lart autizmi bën këshu pjes në aftësit e kufizuara. Përderisa ajo është e vecuar nga grupi i shokëve të klasës natyrisht nuk mëson por dhe shokët e shoqet e klasës nuk e afrojnë e distancojnë, shoku i vetëm që ka në shkollë është i vëllai i saj edhe në pushim të gjatë qëndrojnë gjithnjë bashkë. Mësuesja është ajo që e inkurajon më tepër atë e ka ulur në bankë të parë dhe asnjëherë nuk harron ta aktivizojë gjatëvorës së mësimit, në momentin që mësuesja e pyet ajo skuqet dhe nuk do të flaës e ka të vështirë të komunikojë dhe dy fjalë që thotë thotë më vështirësi. Blerta e kishte të vështirë të bënte qoftë dhe një figurë gjeometrike nuk ka arrinte të kuptonte se ku duhej të fillonte njëra vijë e trupit gjeometrik dhe ku mbaronte, aq të vështirë e kishte. Pas disa dite studimi që bera në këtë shkollë bëra një bisedë me vetë vajzën në pushimin e madh, unë e pyesja dhe ajo nuk kishte dëshirë të fliste përgjigjeshin shokë e klasës ne vend të saj. Kur unë e pyeta “Pse nuk del në pushim” ajo “tha se nuk kishte ardh vëllai sot në shkollë se është sëmurë”-Kush merret me ty në shtëpi për të bërë mësimet” befas fytyrën ia mbuloi trishtimi dhe tha –“Asnjë nuk merret babi nuk vjen asnjëherë në shtëpi dhe ato pak herë që vjen, vjen dehur kurse mami është në punë dhe nuk ka kohë të merret me mua” Mendova se ky mund të ishte shkaku kryesor që vajza qëndronte gjithmonë e distancuar nga grupi shoqëror. Në një bisedë tjetër që pata me shokët e klasës ata më thanë “Ne nuk shoqërohemi me të sepse ajo nuk mëson dhe nuk bën flet me ne dhe kur e pyesim në për ndonjë gjë ajo nuk flet. Në fillim kur erdhi në klasën tonë prindërit tanë u ankuan tek mësuesja që ajo të mos qëndronte këtu por të shkontë në një shkollë tjetër por mësuesja nuk pranoi ajo është i vetmi person që merret me të jo se është e detyruar por do që dhe ajo të bëhet si ne. ndoshta dhe në shtëpi nuk para flet. E vecanta është se ne të gjithë kemi dëshirë te luajmë apo të dalim në orën e fiskulturës vetëm ajo nuk ka qef të luaj ose shpesh thotë që nuk di ta luaj këtë apo atë lojë, ne nuk e kuptojmë pse ajo nuk është si ne, sepse në pamjen e jashtme ajo nuk ndryshon fare nga ne.” Shokët e saj cuditeshin me të por meqë mësuesja e aktivizonte shpesh gjatë orës së mësimit kishte ratse që nxënësit e afronin nuk e ditanconin si gjithmonë. Nga kjo kuptojmë se duhet të jemi ne mësuesit ata që duhet ti afrojmë, ti integriojmë ato në grupin tonë shoqëror sepse duke i ditancuar të gith ne këtë kategori atëhërë kush do merret me ta. Vetëm institucionet përkatëse? Jo,sepse kështu ata ngelin gjithmonë ashtu si janë nuk ndryshojn sepse do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me njerëz si vetë ato. Mësuesit e shkollave si 9-vjecare ashtu dhe shkollave të mesme janë ata që kanë peshën më të madhe ndaj këtyre fëmijëve. Sepse gjthcka fillon nga shkolla, dhe gjithcka që bëhët në të duhet të jetë në dobi të të gjithë kategorive të fënijëve që bëjnë pjesë në shkollë. Një apael për të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë si për njerëzit e thjeshtë ashtu dhe pë rata që janë njerëz me pushte : “Duhet të kthejmë sytë nga kjo kategori njerëzizsh sepse ata janë ata persona që kanë më tepër nevojë sesa kushdo tjetër për mbështetjen dhe përkrahjen tonë. Sado e vogël qoftë ndihma jonë për ta do jetë shumë, dhe duke kontribuar të gjithë me ndihmën tonë ndaj këtyre personave kjo ndihmë do të bëhet shumë e madhe”

Studim Rasti, Femij me nevoja te vecanta

Emri: Axxxxx 

Mbiemri: Baxxxx

 Datelindja: 11.01.2002 

Vendlindja: Durres 

Vendbanimi: Durres

 Klasa 3-te 

Te dhena per nxenesit 

Nxenesi per te cilin une po e mare ne vezhgim eshte personi me emrin Andri Babamusta lindur dhe Banues ne Durres. Andri eshte nje djale I gjate me sy te zinje floke te shkurter te zinje, nje djale qe e mban veten dhe deri diku i llastuar. Po e studioje kete nxenes sepse eshte nje djale i shkathet dhe inteligjent. Qe kur kam hyre diten e pare ne klasen e 3-te B ku une vezhgoi mesimin, ne rastin e pare qe u prezantova si praktikant ne kete klase, nxenesi ne fjale ishte ai i preson i cili binte shume ne sy per shkathtesin dhe per kulturen qe e karakterizonte. Ai me ftoi qe te ulesha ne bangen e tij. Dhe keshtu fillova qe ta njihja akoma me shume qe nga sjellja aftesit qe ka dhe duke mesuar nga ana familjare dhe sociale me shoket e shoqet ne teresi. 

  Aspektet te te mesuarit

Andri Bxxxx i kishte aftesi me shume ne lendet shoqerore ku ai dhe ishte aktiv ne oret e mesimit, ndersa persa i perket lendeve natyrore nuk eshte se ishte shume i mire por qe ishte nje nxenes mesatar. Andrii ishte nje nxenes i notave (9 , 10) ku sic e shikojme eshte nje nxenes I mire . Ne klasen ku une vezhgoja mesimin vija re dicka shume te rendesishme ku menyra se si silleshin nxenesit ishte ne baze te mesuesu mund te theme qe jepnin mesim ku nje x mesues ishte jo shume i rrepte por dhe jo shume kerkues ndaj nxenesve, ketij mesuesi nxenesit prireshin qe ti benin zhurme ose deri ne prishjen e ores se mesimit dhe kjo eshte nje gje per te cilen nxenesit ne ate lende nuk arrin te nxene dhe te kene shume aftesi ne te mesur. Kurse po te marim nje x mesuses tjeter i cili ishte i rregullt qe nga komunikimi mesues-nxenes ,menyra e shpjegimit te mesimit, bente te mundur qe nxenesit jo te ishin te mire ne kete lende po dhe te kishin shume aftesi te ishin te rregullt dhe te kuptueshem per ate qe te benin. Ne rastin e nxenesit qe une studioj vija re se kishte lende qe i mesonte shume mire dhe qe kishte shume prirje por kjo ndodhte qe dhe mesuesi ishte shume i pregatitur, komunikues, stimulus dhe gjithashtu mirekuptueshem me te. Andrii merte pjese ne zgjidhjen e detyrave qe u jepnin nga mesuesit e ndryshem te lendeve te ndryshme,pergjigjej pyetjeve qe i drejtoheshin nga mesuesi qofte dhe nese ishte i sakte ose jo, ai shprehte mendimin e tij. Pra merte pjese ne mesime aq sa ishte i afte per te dhene. 

Mardheniet me prinderit.

Andri ka nje mardhenie te mire me prinderit e tij dhe po ashtu dhe me motren dhe villain e tij te vogel. Mund te them qe jane nje familje mesatare ekonomike, bejne nje jete normale dhe te qete ne aspektin e pergjithshem, pa prejashtuar rastet e vecanta.psh.babai i Andrit shpesh e kritikonte ate qe te perpiqej te mesonte akoma me shume pasi thoshte ai se ty nuk te mungon asgje dhe qe ti duhet te jesh akoma me mire ne mesime, por po ashtu dhe mamaja e tij. Andrii nga njehere dhe u zemeronte me prinderit e tij pasi ato beheshin shpesh here dhe te bezdisshem: thoshte Andrii. Ajo qe dukej nje gje positive dhe e rendesishme ishte se qe te dyja palet kishin nje komunikim interaktiv, por e theksoj duke perfshire ndonje rast te vecante. 

Mardheniet me shoket.

Persa i perket maredhenieve me shoket dhe shoqet e tij, Andrii ishte shume i dashur dhe komunikues si ne klase ashtu edhe jashte saj. Kishte nje afrimitet me te gjithe. Kishte aftesi per tu pershtatur si me djemte ashtu edhe me vajzat. Kishte raste qe se bashku krijonin ndonje batute ne klase dhe sic e quajm dhe ne te rriturit kete e benin dhe per shplodhje por pa e ekzagjeruar, por kuptohet qe dhe mosha eshte e tille gje qe ne kete rast dhe tolerohen. Po ashtu mund te them qe ishin te lidhur me njeri-tjetrin qe arrinin te mirekuptoheshin si ne mesime ashtu edhe ne jeten sociale kulturore dhe ate te argetimit.

  Mardhenia me mesuesit.

Ne maredheniet me mesuesit Andrii ishte pergjithesisht i rregullt dhe po ashtu bashkveprues. Andrii ishte nje degjues i mire i mesimit dhe po ashtu dhe nje nxenes qe nuk krijonte probleme ne klase, por sic e thash dhe me siper qe kishte dhe raste ku Andrii ne x lende me x mesues sillej ne nje menyre jo te mire dhe jo te rregullt, ku ai bente zhurme bente lojra ma shoket nuk degjonte mesimin, por padyshim qe dhe mesueset e tij nuk kishte autoritetin e duhur per te pasur nen kontroll nxenesit dhe zhvillimin e procesit te mesimit ne menyren e duhur. Por gjithsesi mund te them qe jo gjithmone fajin e kane nxenesit pasi jane mesuesit ato qe vene rregull ne klase ku nxenesit thjesht i zbatojne ato.

  Vleresimi.

Ne baze te asaj qe une kam mbikqyrur tek ky nxenes sugjeroi qe mesuesi perkates ti kushtoi me shume vemendje dhe rendesi ne menyre qe nxenesi ne fjale te jete nen kontrollin e duhur per te avancuar me teper sec eshte deri ne kete stad ku ka arritur. Po ashtu dhe nje vetendergjesim i vete nxenesit. 
Nga metodat dhe parimet frytedhenese te nje procesi mesimore une mendoi se duhet te perfshihen keto teknika; 
1-komunikimi interaktiv.
 2-angazhimi ne klase. 
3-perfshirja ne menyre aktive me ane te detyrave qe jepen nga na e mesuesit te lendes. 
4-perdorimi i metodave te vecanta dhe specifike. 

  Perfundime. 

Pas vezhgimit prej disa oresh ne klasen e 9-te A te shkolles “Qemal Mici”, vura re dhe nxjerr ne konkluzion se nxenesi i cili une kasha ne mbikeqyrje nx. Andri Babamusta eshte nje nxenes i nje niveli mesatare por qe i ka te gjithe mundesite dhe aftesite per te qene nje nxenes jo vetem me sjellje shembullore por edhe me nota me te mira.

Studim Rasti, nje nxenes me nevoja te vecanta

Studim rasti
 Emri i nxenesit:Klejdi
 Mbiemri:D 
Klasa: 3 
Shkolla: Q.M 

 Klejdi është një nxënës në klasën e tretë ai jeton në një familje të thjeshtë shqiptare, ku e ëma punon si rrobaqepse në një firmë e i jati puntore i thjeshtë. Problemi i Klejdit qëndronte në faktin e të kuptuarit të gjërave, domethën ai ka problem në të kuptuarin e gjërave, mbajtjen mendë të tyre. Kjo sëmundje ka ndikuar shume në jetën e tij,e cila ka qenë e mbushur me peripeci të shumta. 
 

STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA

TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. 

  Pershkrimi fizik (A. Sh )
Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femijet e tjere ,me peshe me te vogel. Bjond me quka te vogla ne fytyre , me duar dhe gishta te holle. Ai nuk flet por nxjerr vetem disa tinguj. Perzgjedhja e femijes Une zgjodha kete femije sespe vete problematika e tij, mungesa e te folurit dhe mosperqendrimi ne lojera dhe ne veprimtarite e tjera mesmiomre dhe educative me vuri para nje zgjedhje te tille. Per ta ndihmuar per tu socializuar me bashkemoshataret dhe per te zhvilluar dhe ai ne mjedisin social mesimor dhe edukativ.

JA ARSYET PERSE NJE PUNONJES PUSHOHET NGA PUNA

Kur nuk mund të pushohet? Si duhet të veprojë kur pushimi nga puna është i padrejtë? Ja çfarë parashikon ligji italian Pushimi nga puna konsiderohet i ligjshëm vetëm kur ekzistojnë disa kushte të caktuara: Para së gjithash, duhet të ketë një "arsye të drejtë” ose një "arsye të justifikueshme"
, pra shkarkimi duhet të justifikohet nga një sjellje veçanërisht e rëndë e punonjësit ose në prani të një arsyeje të caktuar. "Arsyeja e drejtë” Arsyeja e drejtë përfaqësohet nga një sjellje të punonjësit që nuk bën të mundur vazhdimin, qoftë dhe të përkohshëm të marrëdhënies së punës. Në thelb bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të punonjësit i cili thyen besimin mes tij dhe punëdhënësit. Mund të jenë hipoteza pushimi nga puna për arsye të drejtë mungesat e pajustifikuara nga vendi i punës; fyerjet ose kërcënimet e kryera kundër punëdhënësit apo kolegëve, shkelje të kryera gjatë procesit të punës (p.sh. një vjedhje e kryer në vendin e punës), apo veprat që, edhe në qoftë se janë kryer jashtë marrëdhënies së punës dhe të çojë në prishjen marrëdhënies së besimit mes të punësuarit dhe punëdhënësit. “Arsyeja e drejtë” lejon pushimin e menjëhershëm të punonjësit, pa asnjë njoftim paraprak. “Arsyeja e justifikuar” Pushimi nga puna për shkaqe të arsyeshme, mund të jetë subjektiv apo objektiv. Kuptohet me arsye të justifikuar subjektive një shkelje e detyrimeve të thyerjes së kontratës me punonjësin, por kur kjo nuk është aq e rëndë sa për të justifikuar pushimin nga puna dhe prandaj, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak. Mund të përbëjnë shkak për pushimin nga puna për arsye subjektive për shembull rendimenti i ulët i punonjësit, një qëndrim i dënueshëm, ose shkelja e detyrës për kujdesin, bindjen, besnikërinë që çdo punonjës duhet të respektojë në marrëdhënien e tij të punës. Kuptohet me arsye të justifikuar objektive, nevoja e punëdhënësit për shkurtimin e vendit të punës ose të mbylljes së repartit ku punon punonjësi, për shkak të veprimtarisë prodhuese, për organizimin e punës dhe funksionimin e saj të rregullt. Në raste të tilla, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak (ose t’i paguajë shpërblimin përkatës) të punësuarit. Në disa raste të veçanta, punëdhënësi mund të shkarkojë punonjësit edhe pa një arsye të vlefshme ose të drejtë. Është ai që quhet pushim nga puna "ad nutum”. Është i mundur për bashkëpunëtorët në familje, punonjësit mbi 65-vjeç ose ata që gjithsesi kanë plotësuar kushtet për daljen në pension, për atletët profesionistë, për praktikantët dhe punonjësit e punësuar për një periudhë prove. Në këto raste, punëdhënësi ka vetëm detyrimin për të njoftuar paraprakisht. Në rast të pushimit nga puna pa njoftim, punëdhënësi duhet t’i paguajë një dëmshpërblim punonjësit. Forma e pushimit nga puna. Për të qenë i vlefshëm pushimi nga puna i duhet komunikuar me shkrim punonjësit. Shkarkimi i bërë gojarisht nuk ka asnjë vlerë. Në rast se punëdhënësi bën një pushim nga puna gojarisht, punonjësi do të bënte mirë që të paraqitej gjithsesi në vendin e punës për të shmangur mbajtjen e një qëndrimi që më pas do të justifikonte pushimin e tij nga puna. Arsyet për pushimin nga puna mund të mos jepen menjëherë nga punëdhënësi, por në qoftë se ato kërkohen nga punonjësit, punëdhënësi është i detyruar t’ia tregojë ato në formë të shkruar. Punëdhënësi duhet të japë njoftimin paraprak brenda afatit dhe në mënyrën e parshikuar nga kontrata. Periudha e njoftimit paraprak do të fillojë nga data e marrjes së njoftimit për pushim nga puna dhe në këtë periudhë nuk mund të llogariten dhe ditët e pushimit (ferie). Në rast se nuk jep njoftim paraprak, punëdhënësi duhet të paguajë një shumë si dëmshpërblim të pagës që do t’i kishte takuar punonjësit gjatë periudhës së njoftimit. Njoftimi paraprak mund të mos të jepet vetëm në rastet e pushimit nga puna për shkaqe të arsyeshme. Apelim kundër pushimit nga puna. Nëse punonjësi e konsideron të paligjshëm pushimin nga puna, mund ta kundërshtojë atë brenda 60 ditëve nga njoftimi ose nga komunikimi i arsyeve, në qoftë se kjo ka ndodhur pas njoftimit të pushimit nga puna. Ankesa duhet të bëhet me shkrim. Është mirë të përdoren mjetet ankimore që të mund të dëshmojnë marrjen e ankimit nga ana e punëdhënësit, si letra e porositur me kthim. Pas njoftimit të ankesës për pushim nga puna, punonjësi ka 270 ditë duke filluar nga marrja e njoftimit nga punëdhënësi për të zgjedhur midis pajtimit me punëdhënësin (p.sh. arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët) ose paraqitjen e një ankese në Gjykatë. Në rast se punonjësi vendos që të provojë rrugën e pajtimit, por kjo nuk do të çon në një marrëveshje, ai mund t’i drejtohet gjithsesi Gjykatësit të punës. Në këtë rast afati i fundit për të paraqitur ankesën është 60 ditë pas përpjekjes së dështuar për pajtim. Në rast pushimi të padrejtë nga puna, këshillohet gjithmonë që t’i drejtoheni një avokati me përvojë në fushën e të drejtave në punë. Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna janë të ndryshme në varësi të faktit nëse punëdhënësi punëson më shumë ose më pak se 15 punonjës. Në rast se punonjësit janë mbi 15, flitet për "mbrojte efektive" të punonjësit që përfshin rivendosjen e punonjësit në vendin e punës dhe një dënim të punëdhënësit i cili duhet të paguajë dëmin e pësuar nga punonjësi. Ligji i jep punonjësit të drejtën të heqë dorë nga riintegrimi në vendin e punës duke kërkuar si shpërblim një shumë të barabartë me 15 muaj pagë. Në ndërmarrjet më të vogla (deri në 15 punonjës) pushimi i padrejtë nga puna ndëshkohet me dënime më pak të rënda dhe të kushtueshme; në raste të tilla zbatohet e ashtuquajtura “mbrojtje e detyrueshme”: Gjykatësi urdhëron punëdhënësin që të marrë sërish në punë punonjësin brenda tri ditëve apo t’i paguajë atij shpërblimin përkatës. Pra është punëdhënësi ai që zgjedh dënimin që preferon (rivendosjen e punonjësit në vendin e punës ose pagesën e shpërblimit). Ndalimi i pushimit nga puna të punëtoreve për arsye martese dhe për lindje Në Itali e drejta për bashkimin e familjes dhe të formimit të familjes është një e drejtë e njohur dhe e mbrojtur nga Kushtetuta. Si rrjedhojë është e ndaluar të pushohet nga puna një punonjës sepse martohet. Gjithashtu është e ndaluar të pushohet nga puna babai në rast të përdorimit të lejes përkatëse në rast lindjeje të një fëmije (për kohëzgjatjen e lejes prindërore dhe deri sa fëmijë të mbushë një vjeç) dhe të punonjëseve gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndalimi i pushimit nga puna për gratë në këto kushte shkon nga fillimi i periudhës së shtatzënisë deri sa fëmijë të mbushë një vjeç; ose në rastet e abortit apo vdekjes së fëmijës, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Punonjësja që pushohet nga puna gjatë kësaj periudhe të mbrojtur ka të drejtë që të rimarrë vendin e punës. Ajo duhet të paraqesë, brenda 90 ditëve nga pushimi nga puna, certifikatat përkatëse që dëshmojnë shtatzëninë në kohën e pushimit nga puna. Në këto raste pushimi nga puna është i pavlefshëm, pra është sikur të mos ketë ndodhur. Pushimi nga puna për sëmundje Sëmundja e punonjësit në vetvete nuk mund të jetë shkak për pushimin e tij nga puna. Nëse punonjësi është i sëmurë, mjafton që t’i dërgojë punëdhënësit certifikatën mjekësore, për të ruajtur vendin e tij të punës. Në disa raste të caktuara ama sëmundja mund të jetë shkak për pushimin nga puna. Sëmundje mund të shkaktojë pushimin nga puna në rast se ajo e pengon punonjësin të kryejë punën e vet. Mund të jetë shkak për pushimin nga puna, nëse, pas shqyrtimit nga një kontroll mjekësor, punonjësi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pa një justifikim të përshtatshëm. Në këto raste mund të parashikohen ndëshkime më pak të rënda se pushimi nga puna, si për shembull një letër paralajmëruese. Ligji gjithashtu parashikon një periudhë maksimale sëmundjeje gjatë marrëdhënies së punës (zakonisht e vendosur në marrëveshjen kolektive që rregullojnë marrëdhënien e punës), pas kapërcimit të këtij afati, pushimi nga puna mund të konsiderohet i ligjshëm.

NDIKIMI I ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS

I.                   NDIKIMII ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS
Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. Krahas shtimit të popullsisë në planetin tonë, harxhimit të burimeve minerale e energjetike, problemeve të ndotjes e globalizimit dhe formave të ndrysh

Cilat procese jane te perfshira ne vetrregullim?

Vetrregullimi apo te nxenet vetëdijshëm referohet te procesi me anën e të cilit nxënësi sistematikisht drejton mendjen e tij, ndjenjat, dhe veprimet ne drejtim te arritjeve te qëllimeve te tyre (Zimmerman & Schunk, 2001)

Cili eshte roli i memorjes dhe i motivimit

Teorite e te nxenit  dallohen per rolin qe ato i atribuojne memorjes. Disa teori bihevioriste e konceptojne memorjen me termat e lidhjeve neurologjikale te vendosura si nje funksionim i eksistnces bihevioriste me stimujt e jashtem. Me pergjithesisht, teoricienet diskutojne

Cilat jane Faktoret qe ndikojne ne aftesine e te nxenit.

Nje variatet faktoresh percaktojne nje aftesi individuale te te nxenit dhe shpejtesise se te nxenit. Kater faktoret me te rendesishem jane mosha individuale, motivimi, eksperieca paraprake dhe intelligjenca. Vec kesaj, zhvillimi i caktuar dhe crregulimet ne te nxene mund te dobesojne aftesite e personit me te nxenet.


Mosha
Kafshet dhe njerezit e te gjitha moshave jane te afta prej tipe me te perbashketa te te nxenit – formal, kushtezimi klasik dhe kushtezimi operant. Me rritjen e femijeve ata behen me te zotet te nxene me shume  dhe me te marrin informacionin ne menyra me te sofistikuara.
Psikologu zviceran Jean Piaget (Zhan Piazhe. psikolog zhvillimi) mbron idene qe rritja e femijes shkon nëpërmjet kater stadeve te ndryshme te zhvillimit konjitiv.
Ne stadin sensoromotor, (prej lindjes deri ne 2 vjec) foshnjat e perdorin ndjeshmerine tyre te nxene rreth trupit te tyre dhe objekteve ne ambjentin qe i rrethon.
Ne stadin paraoperacional ( rreth moshes 2 – 7 vjec) femijet mund te mendojne per objektet per gjera qe nuk jane prezente, por duhet thene qe te menduarit e tyre eshte primitiv dhe egocentrik dhe kane veshtiresi ne te parin e botes prej pikpamjeve te te tjereve.
Ne stadin konkret operacional ( 7 – 11 vjec) femijet mesojne rregullat e pergjithshme rreth botes fzike, si fakti qe sasia e ujit mbetet e njejte ne se ajo derdhet ne ene me forma te ndryshme.
Perfundimisht ne stadin operacional (mbi 11 vjec) femija behet i afte te mendojne ne menyre logjike dhe abstrakte.
Te rriturit vazhdojne te nxene njohurite dhe aftesite e tyre gjate gjithe jetes se tyre. Psh. Shumica e te rriturve mund te nxene ne menyre te sukseshme nje gjuhe te huaj, megjithese femijet zakonisht mund  te fitojne rrjedhshmerine me me lehtesi. Ne se te rriturit e vjeter  jane te shendetshem, aftesia e tyre e te nxeneit zakonisht nuk dobesohet nga mosha. Semundjet qe lidhen me moshen e cilat involvojne perkeqesim te funksionimit mental   sic e shte semundja e Alzheimerit  mund te demtoje rende aftesine e te nxenit te nje personi.

Motivimi.
Te nxënit eshte zakonisht me eficent dhe me i shpejte kur te nxenet eshte i motivuar dhe i vemendshem. Studimet e sjelljes tek kafshet dhe tek njerezit kane treguar se nje menyre efektive e ruajtjes se motivimit te te nxenit eshte dhenia e  perfocimit te menjehershem dhe te forte per reagimet korrekte. Megjithate, kerkime te tjera kane provuar se nivele shume te larta jane jo ideale. Psikologet besojne nje nivel te mesem te motivimit eshte me i miri per te nxenet e detyrave. Ne se niveli i motivacioneve eshte i ulet, ai ose ajo mund te dorezohen shpejt. Ekstremi tjeter, nje nivel shume i larte i motivimit mund te shkaktoje te tille stres dhe shkaterrim sa qe te nxenet nuk mund te fokusohet tek detyra.
Experienca paraprake
Se sa mire nje person e nxe nje detyre te re, varet fuqishem nga eksperiencat e meparshme me detyra te ngjashme.  Pikerisht nje reagim mund te transferohet prej nje stimuli ne nje tjeter permes procesit te pergjithesimit, njerezit mund te mesojne sjellje te reja me shpejt ne se sjelljet jane te ngjashme me to ata mund te performojne tashme. Ky fenomen eshte quajtur trasferimi pozitiv. Dikush qe ka nxene te drejtoje nje makine, psh, do te jete i afte te ngase makina te tjera edhe pse ndjesia dhe perdorimi i makines do te ishte i ndryshem. Ne rstin e transferimit negativl eksperienca paraprake e nje personi mund te interferoje me te nxene dicka te re.   Per shembul, pas memorizimit nje  liste shtitjesh eshte me e veshtire te memorizohet nje liste shitjesh te ndryshme 

Inteligjenca

Psikologet dine se njerezit ndryshojne individualisht ne nivelet e tyre te inteligjences dhe keshtu ne aftesite e tyre te te nxenit dhe te te kuptuarit. Shkencetaret kane rene dakort ne debatet  zjarrta rreth percaktimit dhe natyres se inteligjences. Nje person mund te nxere aftesite lehtesisht ne disa kategori por veshtiresi ne te nxenet e tjera.

Te  nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim

Nje varietet crregullimesh mund te ndikojne ne aftesite e nje personi per te nxene nje sjellje apo aftesi te re. Te nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim zakonisht se pari shfaqen ne femijeri dhe shpesh  vazhdojne dhe ne moshen madhore. Femijet me ADHD (Attention-Deficit Hyperactivity Disorder) çregullime të vëmendjes e kanë të vështire te përqendrohen ne kohe te mjaftueshme tek detyrat specifike. Femijet me autizem ne menyre tipike kane veshtiresi ne te folur, ne te kuptuarin e gjuhes, dhe bashkeveprimin me te tjeret. Njerezit me zhvillim te ngadalshem mendor, karakterizohen kryesisht nga intelegjence shume e ulet, mund te kete andralla me kontrollimin e detyrave baze jetesore dhe aftesite akademike. Femijet me crregullime ne te nxene apo ne zhvillim shpesh marrin arsim special sipas nevojave dhe aftesive individuale.

Cilat jane qendrimet kritike ne studimin e te nxenit dhe Zhvillimi i te dy rrugeve

Në fillimet e shekullit të 20 –të, disa psikologe besonin se duhet të ishte e mundur teë zhvillohej një teori e vetme e pergjithshme që mund te shpjegonte te gjitha shembujt, rastet  e te nxenit. Psh.  I ashtuquajtura teoria njefktoreshe, propozonte
se perforcimi ishte faktori i vetem qe kontrollonte  ne se te nxenet ndodhte ose nuk nodhte. Mirepo te nxenet latent fenomene te ngjashme e kundershtonin kete teori me te pohuarin se te nxenet mund te ndodhte pa perforcim.
Ne vitet e mevonshme, psikologet kane braktisur orvajtjet per te zhvilluar nje teori te nxeni te thjeshte, universale.   Ne vend te saj,ata kane zhvilluar teori me te ngushta dhe me te vecanta.
  • Disa teori fokusohen ne kushtezimin klasik,
  • Disa  ne kushtezimin operant,
  • Disa ne te nxenet vezhgues
  • Disa ne menyren se si përpunohet informacioni,
  • Disa ne forma te tjera te vecanta te te nxenit.
Debatet e medha ne te teorite e te nxenit perqendrohen se cila teori e përshkruan më mirë këtë fushë specifike të të nxënit. Në studimin e të nxënit, psikologët ndjekin dy rrugë teorike në të cilat ata përqasin shpjegimet e tyre: me qaje bihevioriste dhe konjitiviste.
Kujtojme se të nxënit është përvetësimi i njohurive ose zhvillimi i aftësive për të kryer sjellje të reja.
·         Psikologët bihevioriste fokusohen në ndryshimet që vendosen n sjelljen e individit.
·         Psikologet konjitiviste peferojne te studiojne ndryshimin ne dijet individuale, theksojne proceset mendore sic jane, perceptimi, vëmendja, inteligjenca, memorja, te folurit dhe te menduarit ne zgjidhjen e problemit.
·         Shume psikologe i kombinojne elementet e te dyja rrugeve per te shpjeguar te nxenet.

A. Rruga bihevioriste

Termi biheviorizem u perdor per here te pare prej John B. Watson ne fillim te viteve 1910. Me vone Skinner e shtriu dhe e populloi rrugen bihevioriste. Karakteristikat e vecanta te rruges bihevioriste te te nxenit eshte se ngjarjet ne ambjente jane kuptuar se parashikojne sjelljen e nje personi dhe jo te menduarit, të të ndjerit apo raste që vendosen Brenda personit. Sjellja strikte besohet se eshte e rrezikshme dhe  antishkencore të trajtojë te menduarin dhe ndjenjat si raste te sjelljes se nje personi, sepse askush nuk mund te shohe mendimet dhe ndjenjat.
Bihevioristet pohojne se te nxenet human mund te shpjegohet me vezhgim dhe stimul, perforcim dhe ndeshkim, që një  person provon. Duke iu referuar bihevioristëve, përforcimi dhe ndëshkimi, me tej me te tjera parime baze i gjeneralizimi dhe dallimi, mund te shpjegohen edhe tipet e tjera me të avancuara të të nxënit human, si të nxënët me lexim, ose te problemzgjidhjes komplekse. 

B. Rruga Konjitiviste.

Ndryshe nga bihevioristët, psikologët konjitivistë besojnë se është esenciale te studiosh nje mendim individual dhe te shpresosh per te kuptuar procesin e te nxenit. Ne 1930, pikologu amerikan Edward C. Tolman shqyrtoi proceset konjitive ne te nxene duke studiuar  se si minjte nxenin menyren e tyre permes nje labirinthi. Ai i gjeti se minjte formuan nje “harte konjitive” gjate përpjekjeve te tyre per te gjetur rrugen e duhur ne nje labirnth, ku vetem nje rruge kishte dalje, te tjerat ishin te bllokuara ne gjatesi te ndryshme. Ne fund te rruges se sakte miu gjente nje ushqim. Pas disa perseritjeve miu e gjente rrugen e duhur si te kishte nje harte.  Kete fenomen ai e quajti me termin te “nxenet latent”. Eksperimenti i Tolmanit tregoi se te nxenet eshte me shume se fuqizimi apo reagimi nepermjet perforcimit.
Psikologet moderne konjitiviste besojne se te nxenet perfshin proceset komplekse mentale, perfshijne memorjen, vemendjen, gjuhen, formimin e koncepteve, dhe zgjidhjen e problemeve. Ata studiojne si njerezit perpunojne informconin dhe formojne prezantimet mendore te njerezve, objektet dhe rasteve apo ngjarjeve.

C. Zhvillimi i te dy rrugeve .

Gjate gjysmes se pare te shekullit 20, biheviorizmi ishte rruga teorike dominante ne fushen e te nxenit. Qe nga vitet 1950, megjithese, psikologjia konjitive ka fitur qendrueshmeri ne popullaritet dhe tani me shume pikologet favorizojne nje rruge konjitive se nje rruge strikte bihevioriste. Psikologet konjitiviste dhe bihevioriste do te vazhdojne te debatojne meritat e pozicioneve te tyre te ndryshme, por ne shume menyra keto dy rruge kane forca te ndryshme qe kompletojnë njëra tjetrën. Me këto shprehje ne memorje dhe proceset komplekse mendore, rruga konjitive arrin te kompletoje mire per  shqyrtimin e tipeve me te sofistikuar te te nxenit human , sic eshte te arsyetuarit, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti. Rruga bihevioriste, e cila thekson parimet baze te kushtezimit, perforcimit dhe ndeshkimit, mund te jape shpjegime pse njerezit sillen ne menyren qe ata bëjnë dhe si ata zgjedhin midis mundësive të ndryshme kursesh te veprimit.
Keto konceptime kane ndikime te rendesishme për praktiken edukative . Teorite bihevioriste perfshijne se mesuesit do te rregullojne ambjentin keshtu qe studentet mund te reagojne sic duhet ndaj stimulit.
Teorite konjitive theksojne te berit e njohurive te kuptueshme dhe shpjegimin e perceptimeve te nxenesve prej vetvetes dhe ambjenteve te tyre te te nxenit. Mesuesit kane nevoje ta konsiderojne si afekte mesimore te menduarin e nxenesve gjate te nxenit.

  • Cilat procese e afektojne te nxenet?
  • Cili eshte roli i memorjes?
  • Cili eshte roli i motivacioneve?
  • Si ndodh transferimi, percjellja, kopjimi?
  • Cilat procese perfshihen ne vetrregullim?
  • Cilat jane nderlikimet per mesimin?


Ceshte Strukturalizmi dhe funksionalizmi

Strukturalizmi dhe funksionalizmi
Strukturalizmi: Edward B. Titchener (1886 – 1927) ishte studenti Wundt it ne Lajpcing. Ne 1982 ai behet drejtor i laboratorit psikologjik
ne Universitetin Cornell . Ai solli metodat eksperimentale te Wundtit ne USA. Psikologjia titcherniste u be e njohur si psikologji strukturaliste. Ajo e paraqet nje kombinim te asocacionizmit me metoden eksperimentale.Strukturalitet besonte se vetdija (ndergjegjia) humane eshte nje fushe legjitime e rendesishme e investigimit. Ata studiojne strukturat  ose natyrën e proceseve mendore. Ata marrin si te mireqene se mendja eshte e perbere nga asocacione te ideve dhe qe te studiosh kompleksitetin e mendjes duhet te analizohen keto asocacione brenda ideve më vete. (Titchner, 1990)
Metoda eksperimentale e përdorur prej strukturalisteve ishte nje interspektion, e cila nenkupton nje analize te vetvetes, nj tip vetanalize. Titchner shkruante se shkencetaret mbeshteten ne vezhgimin e fenomeneve dhe keshtu introspektioni eshte nje forme e vezhgimit. Pjesemarresi ne intrespeksion studion verbalisht shperthimin  e eksperiences ne momentin e ekspozimit te objektit apo te ngjarjes. Psh. Shikojne nje tabele ata do te raportojne pjesemarrjen e tyre prej pamjes, mases, ngjyres dhe tekstit. Ata treguan jo te emertonin apo te raportonin dijet e tyre per objektin apo kuptimin e perceptimeve te tyre . Keshtu nese ata verbalizonin “tabele”, e cila paraqiste nje vizionin e nje tabele, ata ishin i kushtonin vemendje me teper stimulit se proceset e tjera te vetedijshme

Funksionalizm; Funksionalizmi eshte pamja që proceset mendore dhe sjellljet e organizmave të gjalla ndihmojnë ato të adaptohen ne ambjentin e tyre.  Kjo shkollë e mendimit lulëzoi në universitetin e Chicagos me John Dewey (1859 – 1952) dhe James Angell (1869 – 1949). Ndikim te veçante në të ka dhënë edhe William James (1840 – 1910). James ishte një empiricist qe besonte se përvoja, eksperienca ishte pikënisja e mendimit, por ai nuk ishte nje asociacionist. Ai mendonte se idete e thjeshta nuk jane kopje pasive te inputeve ambientale(informacioni i marre nga burime te ndryshme), por me teper jane produkt i te menduarit abstrakt dhe te studimit.
Dewey argumentoi se proceset psikologjike nuk mund të kthehen në pjesë të dallueshme  dhe që vetëdija mund të jetë kqyrur holistikisht, (në këndveshtrim hyjnor). 
 “Stimuli” dhe “reagimi” përshkruajnë rolet që luajnë me objektet ose me  ngjarjet, por këto role nuk mund të jenë të ndara prej realitetit në tërësi.

            Dewey citoi një shembull prej James (1890) për një fëmije që shikon një qiri duke u djegur, zgjatet per ta kapur dhe provon djegien e gishtave. Prej një këndvështrimi  stimul – reagimi, pamja e qiririt është një stimul dhe zgjatja eshte një reagim, duke marre djegien që i shkaktoi dhimbjen e gishtit është një stimul qe shkakton reagimin, tërheqjen e dorës..(Harku reflektor)

Funksionalizmi u influencua nga shkrimet e Darvinit për evolucionin dhe studioi dobinë e proceseve mendore per t’i ndihmuar në përshtatjen me ambjentin dhe për të mbijetuar  (Angell 1907, Bredo 2003). Funksionalistët interesoheshin në atë se si proceset mendore operojnë, çfarë ata kryejnë dhe se si ata ndryshojnë me kushtet e ambjentit. Ata gjithashtu e shikojne mendjen dhe trupin si bashkëveprim  më tepër se si ekzistencialisht të ndarë.
            Funksionalistet e kundershtonin metoden e e introspeksionit, jo sepse ajo studionte vetdijen , por me tepër për arsye se si ajo e studionte vetdijen. Introspeksioni perpiqet ta reduktoi vetdijen ne elemente te dukshme, te cilat  funksionalistet besojne se jane te pamundura. Duke studiuar nje fenomen te izoluar nuk zbulojmë dot se si ai ndikon, kontribuon në mbijetesën e një organizmi.
Dewey (1900) argumentoi se rezultatet e eksperimenteve psikologjike do të jenë të aplikueshme ne edukim dhe në jetën e përditshme.


LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT- LEARNING GAME, TE MESUARIT PERMES LOJES

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

LOJA DHE PROCESI I TË MËSUARIT
 Shumica e studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin periudhen më kritike në zhvillimin e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe aftësitë matematikore. Ne e dijmë që fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjuhën gjjatë kësaj kohe dhe i përvetësojnë fjalët shumë shpejt.
Gjatë kësaj kohe ne duhet të sigurohemi që fëmijët sa më tepër të jenë të ekspozuar gjuhës, librave dhe aktivitetev të tjera ndërvepruese gjatë kësaj kohe. Sot në vendet e zhvilluara dhe në shumë ambiente të edukimit parashkollorë janë hartuar kurrikula të vecanta të cilat kanë për qëllim promovimin e aftësive të fëmijëve parashkollorë për lexim dhe shkrim. Të gjitha këto programe inkorporojnë aktivitete të ndryshme, lojëra dhe përdorimin e materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin e këtyre aftësive. Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer et al., 2003). Ekspertët e fushës së zhvillimit të gjuhës kanë identifikuar 6 aftësi për shkrim dhe lexim tek fëmijët:

 FJALORI 
Fjalori apo të njohurit e emrave dhe gjërave është një shkathtësi shumë e rendësishme për fëmijët gjatë kohës kur ata mësojnë shkrim dhe lexim. Shumica e fëmijëve e fillojnë shkollën duke njohur 3,000 deri në 5,000 fjalë. Fëmijët e e pasurojnë fjalorin e tyre kur atyre iu lexohen libra të ndryshëm, dhe duke emruar gjërat që gjeneden përreth tij. 
 MOTIVIMI NDAJ LIBRAVE 
Paraqet interesin dhe kenaqesine e femijes ndaj librit. Nje femije me motivim te larte ndaj librit kenaqet kur atij i lexohet diqka, luan me libra, behet sikur shkruan dhe lexon , kerkon per t’ia lexuar librat si dhe I pelqen shkuarja ne librari. Femijet inkurajohen te kene motivim me te larte ndaj librave atehere kur ndajme kohë të lexojmë libra me ta, iu mundësojmë qasjen në libra, si dhe t’ia lejojmë fëmijës ta përjetorjë kënaqësinë tone duke lexuar libra. {shtë mire t’I spjegohet sis si shkruajmë dhe lexojmë në jetën tone të përditshme.
 NJOHURITË PËR LIBRIN
 Njohuritë për librin përfshin të mësuarin se të shkruarit bëhet sipas rregullave të caktuara p.sh. Fillohet prej së larti poshtë, nga e majta në të djathtë, pastaj ndjekja e rreshtave me gisht, ndërrimi i faqes etj. 
 AFTËSITË E TË TREGUARIT TË NGJARJEVE
 Aftësitë e të treguarit apo aftësitë narrative i referohen aftësive për të kuptuar dhe treguar një ngjarje apo histori, përshkruaj gjëra, si dhe iu ndihmon fëmijëve të kuptojnë se cfarë janë duke lexuar. Një shembull i aftësive trguaese është kur fëmija është në gjendje të përshkruajë se ngjarjet e festës së ditëlindjes, ose të përsgkuar përjetimet e tij gjatë pushimeve verore. Inkurajimi i fëmijës për të treguar dhe përshkruar gjërat e ndryshme që i ka bërë sipas rendit të rregullt do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e kësaj aftësie. 
NJOHJA E SHKRONJAVE 
Njohja e shkronjave përfshin të mësuarin se shkronjat emërohen, ndryshojnë njëra prej tjetrës dhe se secila shkronjë ka tingullin e caktuar. Shembull i njohjes së shkronjave është atëherë kur fëmija është i aftë të emërojë shkronjë B dhe të na tregojë tingullin që kjo shkronjë ka. Njohja e shkronjave mund të zhvillohet duke përdorur e aktiviteteve të ndryshme argëtuese të të lexuarit dhe shkruarit, sikurse të piaksurit dhe emërimi I shkronjave në abetare, në librat e ndryshme me figura apo të shenjave të ndryshme. 
 TË NJOHURIT FONOLOGJIK 
 Të njohurit fonologjik paraqet aftësinë për të manipuluar tingujt në fjalë. Kjo përfshin aftësinë për të dëgjuar dhe krijuar ritëm, për t’i shqiptuar fjalët me tinguj ose aftësia për t’i bashkuar dy pjesëza të fjalës në një fjalë të vetme. Shumica e fëmijëev që kanë vështirësi në të lexuar paraqesin vështirësi edhe në të njohurit e tingujve. 
 Disa prej këshillave për zhvillimin e të nohurit fonologjik janë siq vijojnë: 
• Krijo fjalë qesharake p.sh.. makina, pakina, takina , ratina etj .
 • Fjalët të thuhen me një pause mes rrokjeve ( le…pu….ri…) duke ia mundësuar fëmijë t’ia qëllojë sfjalën të cilën ju dëshironi ta thuani .
 • Të lexuarit e vjershave me ritëm ose tingujve të tjerë 
 LOJA DHE AFTËSITË E TË LEXUARIT DHE SHKRUARIT TEK FËMIJËT
 Loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ “par excellence” gjatë viteve parashkollore. Rëndësia e të mësuarit përmes lojës për herë të parë është përmenduar nga edukatori i parë gjerman Fridrih Froebel (1782 – 1852). Shumë më vonë, Piazhe e ofron një arsyeshmëri nga aspekti psikologjik ndaj kësaj doktrine, duke argumentuar se eksplorimi aktiv i fëmijëve me shumëllojshmëri të gjerë të objekteve është një pararendës thelbësor e të kuptuarit të mëvonshëm verbal dhe kognitiv. Mohimi i mundësive të fëmijëve për lojë mohon edhe mundësitë e tyre për zhvillim dhe edukim. Loja përkrah në mënyrë të padiskutueshme qëllimet e të mësuarit duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive e të lexuarit, forcimin e shkathtësive të të shkruarit si dhe të aftësive vetë-rregulluese. Kur loja aplikohet në ambientet akademike fëmijët mund t’a pëlqejnë më tepër procesin e të mësuarit e cila gjë i ndihmon ata të behen vetë-drejtues dhe nxënës të vetë-motivuar. Në përgjithësi loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të kuptuarit e rolit të lojës gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe edukatorëve. Në literaturën e sotme loja e fantazuar përmendet nga ana e shumicës së studiuesve për rëndësinë e saj në procesin e të mësuarit sidomos tek fëmijët parashkollorë. Loja e fantazuar përfshin forma të ndryshme të aktivitetieve “bëje dhe beso” përfshirë sjelljet jashtë kontekstit (p.sh kur fëmijët bëjnë sikur hanë duke mos pasur ushqim), objektet zëvendësuaese (p.sh përdorimi i biberonit lodër për të ushqyer kukullën lodër). Loja e fantazuar përbën 17% të lojës gjatë viteve parashkollore dhe 33% gjatë lojës në kopsht. . Psikologu Lev Vigotski ka sugjeruar se loja e pretenduar është aktiviteti më spontan gjatë fëmijërisë gjatë të cilit fëmija funksionin në një nivel më të lartë intelektual dhe nivel më të lartë të kompetencës në krahasim me të gjitha aktivitetet e tjera të tij. Gjatë lojës së fantazuar zhvillohen këto aftësi: kujtesa e punës (prej kur fëmiu pretnedon të jetë dikush tjetër ai duhet ta mbajë mend rolin dhe të qëndrojë brenda këtij karakteri), të menduarin fleksibil( ata duhet t’iu përshtaten vendimeve që fëmijët e tjerë i sjellin gjatë lojës) dhe kreativitetin. Studiuesit e ndryshëm kanë identifikuar disa prej përfitimeve akademike të lojës së fantazuar. Një studim ka vërtetuar se kualiteti I lojës së fantazuar ka parashikuar aftësitë e hershme të të shkruarit - teoritikisht loja e fantazuar është një formë e mediave simbolike sikurse është edhe të shkruarit, dhe fëmijët të cilët arrijnë t’i bartin mendimet dhe ndjenjat në fantazi ata kanë shumë mundësi që në të ardhmën të jenë më të aftë të bartin këto mendime gjatë të shkruarit. Në mënyrë të njëjtë, fëmijët të cilët I kuptojnë historitë e ndryshme nga perspektiva e lojës së fantazuiar do të jenë më të aftë të kuptojnë përmbajtjet e historive që iu lexohen atyre. Duke e njohur rendësinë e thelbësore të lojës në zhvillimin e fëmijës ekspertët kanë dizajnuar kurrikula të cilat përdorin lojën për të nxitur dhe zhvilluar zhvillimin kognitiv të fëmijëve por edhe për t’iu mësuar atyre aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit( Bodrova & Leong, 2001, 2003; Bruce, 2001; Gronlund, 2001; Owocki, 1999; Sawyers & Rogers, 1988; Singer me bashkëpuntorë., 2003). P.sh Bodrova and Leong’s (2001, 2003) kanë hartuar programin “Mjetet e Mendjes” një program që e dedikohet klasave parashkollore dhe fëmijëve që ndjekin kopshtin. Ky program I kushton një rëndësi të vecantë aplikimit të lojërave socio-dramatike në promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të tij Elkonit. Këta klasa përfshijnë hapësira ku zhvillohen lojërat dramatike dhe ku fëmijët kalojnë një pjesë të mire të kohës duke u përfshirë në mjaft aktivitete dramatike. Edukatorët mbështetin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situate imagjinare duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes së lojës. Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenaret e lojës në të shkruar ku përfshijnë temën, rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja. P.sh edukatori e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët atëherë kur ajo prezanton materialet e skenës p.sh: gjatë luuajtjesë së lojë “ordinance e mjekut” mësuaesi prezanton stetoskopin apo gjilpërën tek fëmijët). Aftësitë para të shkruarit pastaj zhvillohen kur fëmijët mundohen të përshkruajnë recetat . Poashtu edhe aftësitë numerike zhvillohen gjatë kësaj loje Aftësitë para-matematikore zhvillohen gjithashtu gjatë lojërave socio-dramatike (p.sh paraqitja e një tabele matëse për gjatësinë dhe peshën në zyrën e mjekut). Një mundësi tjetër e promovimit të aftësive të para për shkrim dhe lexim bëhet atëherë kur educatorët kërkojnë nga fëmijët të eksplorojnë ambientin jashtë klasave dhe të shënojnë në table se cialt bimë I kanë vëzhguar jashtë. Ndërsa më vonë ata mund ta përdorin edhe enciklopedinë me figura të bimëve për t’I indentifikuar ato me tej me fotografi. Ata poashtu mund të krijojnë lista dhe grafikone për t’I organizaur observimet e veta të cilat aktivitete njëkohësisht promovojnë shkathtësitë para matematikore. Gjuha orale – Lojërat socio-dramatike ndodhin atëherë kur një grup I fëmijëve përpiqen të ndajnë rolet dhe të performojnë ngjarje dhe situate të imagjinaura (Johnson me bashkëpuntorë., 2005). Hulumtesit kanë dokumentuar një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre lojërave dhe aftësive gjuhësore. Edhe lojëra e fantazuar edhe gjuha përmbajnë përfaqësime simbolike. Në gjuhë tingujt përfaqësojnë objektet, veprimet, qëndrimet dhe situatat. Në lojë fëmijët përdorin objektet dhe veprimet sikurse edhe gjuhën për të përfaqsur pamjet e tyre mentale. Prandaj ështp edhe mjaft e rpanueshme edhe ndërlidhja mes gjuhës dhe lojës. Bazuar në kët fakt rezultatet e shumë hulumtimeve flasin se fëmijët të cilët një pjesë të kohës gjatë qëndrimit n[ klasat parashkollore e kanë kaluar në aktivitetet sociodramatike kanë treguar aftësi më të larta gjuhësore në krahasim me fëmiët e tjerë (Garvey, 1974) Shumë studime kanë vërtetuar se fëmijët me aftësi më pak të zhvilluara për lexim dhe shkrim kanë qenë fëmijët të cilët kanëa rdhur prej familjeve të varfëra, fëmijët të racës o të bardhë, fëmijët për të cilët gjuha e institucionit parashkollorë nuk është gjuhë e tyre primare, fëmijët me dëmtime në shqisat e të dëgjuarit, dhe fëmijët prindërit e të cilëve nuk e kanë aplikuar të lexuarin së bashku 
 ROLI I EDUKATORËS NË PROMOVIMIN E AFTËSIVE PËR SHKRIM DHE LEXIM TEK FËMIJËT NË EDUKIMIN E HERSHËM FJALORI I PASUR I EDUKATORES 
– Edukatorët duhet t’i përfshijnë fëmijët gjatë bisedave të pasura në grupe të mëdha, grupe të vogla dhe në diskutimet sy më sy. 
Kur flisni me fëmijët : 
 • Përdorini fjalë jo shumë të njohura të cilat fëmijët jo ♪5do here mund t’I dëgjojnë gjatë përdithsmërisë 
• Zgjatni komentet që fëmijët japin në komentë më përshkruese si dhe keni kujdes që fjalitë të shqiptohen me gramatikë të rregullt 
• Diskutoni tema sfiduese për fëmijët – të cilat përmbajnë njohuritë për botën dhe të cilat inkurojojnë shprehjen verbale të fëmijëve 
• Emëroni gjërat që gjenden përreth fëmijëve – përdorni sa më shumë përshkrime për objektet që gjenden përreth p.sh..sillma topin me ngjyrë të kuqe apo sillma librin e cili gjendet mbi tavolinën e verdhë në fund të klasës ne vend të : “sillma atë librin atje në fund” etj 
 • Dëgjoni fëmijën deri në fund dhe kthejani përgjigjen e duhur. . 
 Të lexuarit e librave me përralla. Librat me përralla i lexoni me zë një ose dy herë në ditë; prezentoni para fëmijëve histori dhe ngjarje argëtuese, vjersha dhe libra me informata. Ofroni një bisedë përkrahëse para, gjatë dhe pas të lexuarit. Aktivitetet e të njohurit fonologjik - ofroni aktivitete të cilat rsisin njohuritë e fëmijëve për tingujt dhe gjuhën. Këto aktivitete mund të përfshijnë: luajtja e lojërave dhe të dëgjuarit e historive, vjershave dhe këngëve që përmbajnë ritëm Aliteracioni – njohja e disa fjalëve të cilat fillojnë me tingull të njëjtë ( vijnë vajzat valle valle) Përputhja e tingujve – të vendosur se cilat fjalë nga një grup I fjalëve kanë tingullin e njëjtë ( ia tegojmë fëmijës një fotografi ku janë të vizator zogu, qeni, macja, dhe I pyesim se emir I cilës kafshë fillon me m). Pëpiquni që këto aktivitete të jenë sa më argëtuese dhe fëmijët të ndjenjë kënaqësi. Aktivitetet e Alfabetit - Angazhoni fëmijët në materialet që mundësojnë identifikimin e shkronjave të alfabetit përfshirë: Abetaret; letrat ngjitëse; blloqe me shkronja dhe puzzle; tabela me shkronjat e alfabetit. Përdorini shpesh udhëzime që përmbajnë një kuptim personal për fëmijët p.sh ( Ema dhe Eris shiqoni, emrat e juauj fillojne me të njëjtën shkronjë) 5. Përkrahni aktivitetet e të lexuarit tek fëmijët; Inkurajoni fëmijët të provojnë të lexojnë libra dhe materiale të tjera me shkrime duke u ofruar një kënd të librariesë Brenda ambientit të klasave; përsëritja e të lexuarit të librit të njëjtë dhe të preferuar të fëmijëve 6. Përkrahni të shkruarin e fëmijëve; të përkrahen fëmijët që të bëjnë shkarravina; shkruarjen e shkronjave që njohin, etj 7. Ndarja e përvojave të librit – lexoni libra të mëdhenjë fëmijëve dhe ndiqni rreshtat me gisht. Gjatë leximit kërkoni që fëmijët të bëjnë dallimin mes shkronjave dhe figurave; të lexuarit e rreshtave nga e majta në të djathtë, Fillimisht iu tregohet fotografia e Kopertinës dhe kërkohet nga fëmijët t’ia qëllojnë titullin, pastaj gjatë leximit të përrallës fëmijët të japin ide se si do të vazhdojë tregimi dhepara mbarimit të japin ide se cili do të jetë fundi I historiesë. SI dhe në fund pas përfundimit të leximit të kërkohet nga ta të japin ide për të ardhmen e personazheve në përrallë
 AFTËSITË MATEMATIKORE DHE LOJA NË EDUKIMIN E HERSHËM 
 Edhe para se të fillojnë shkollën fëmijët përvetësojnë disa aftësi para matematikore të cilat shërbejnë si bazë për formimin e koncepteve matematikore në të ardhmen. Loja në të gjitha format e saj ofron mundësi të shumta për zhvillimin e këtyre aftësive. Shpesh here fëmijët arrijnë të bëjnë dallimin në sasi qysh në moshë të hershme: p.sh I dëgjojmë teksa flasin për lodrat e tyre si”unë kam një kukull, ti ked y etj
. KONCEPTET DHE AFTËSITË E HERSHME MATEMATIKORE PËRFSHIJNË:
 Të kuptuarit e madhësisë, formës dhe modeleveUnderstanding size, shape, and patterns Aftësia për të numëruar verbalisht (Aftësia për të numruar para dhe mbrapsht) Njohja e numrave Identifikimi i një apo më shumë pjesëveIdentifying more and less of a quantity Të kuptuarit e ndërlidhjes një-nga një (p.sh përputhja e blloqeve; njohja se cili grup ka 4 elemente e cili 5 etj) Pothuajse të gjtiha format e lojërave japin mundësi për zhvillimin e aftësive matematikore tek fëmijët; p.sh ndërtimi me blloqe mundëson që fëmijët të perceprojnë hapësirën, të arrijnë të bëjnë dallimin mes lartësive gjatë ndërtimit të objekteve, mësojnë për gjerësinë etj. Përdorimi I vjershave dhe këngëve që përmbajnë numra do të ishte një mundësi e mire që fëmijët të njihen me numrat. Objektet me të cilat loz fëmija të numrohen me zë qoftë nga edukatorja apo fëmijët. Ekspozimi I flip chartave, tabelave dhe grafikonëve që përmbajnë numra të jenë të ekspozuar në ambientet e klasave nga na e edukatoreve. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME