Showing posts with label Menaxhim Turizmi. Show all posts
Showing posts with label Menaxhim Turizmi. Show all posts

EKONOMI TURIZËM - Matematik eZbatuar - PROGRAMIMI LINEAR





PUNIM SHKENCOR

Emri:---------------
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Matematik eZbatuar
Pedagogu:MSc. --------------------
                                                                  
Tema: PROGRAMIMI LINEAR

Programimi Linear Probleme praktike siç janë: a) Problemi i dietës, b) Problemi i prodhimit, c) Problemi i investimeve, d) Problemi i caktimit të punëve, dhe e) Problemi i transportit mund të shtrohen si probleme të programimit linear të cilat pastaj zgjidhen duke zbatuar metodat ose algoritmet përkatëse në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen optimale (minimunim apo maksimumin). Veqoritë e përbashkëta të problemeve të programimit linear janë: 1. Kërkohet të minimizohet ose maksimizohet funksioni i qëllimit që është funksion linear i të panjohurave, 2. Të panjohurat plotësojnë një sistem kushtesh që përbëhet nga ekuacione ose inekuacione lineare ose nga të dyja së bashku, 3. Të panjohurit kërkohet të jenë jo-negativ . a) Problemi i dietës Një dietë ditore i përmban 3 lloje ushqimesh (Ui) dhe secila nga këto ushqime përmban 3 lloje vitaminash (A,B,C) të domosdoshme në sasi të caktuara për tu marrë nga pacientët (ose punëtorët e fabrikës). Ky shembull jepet në tabelë Ushqimet Kërkesat minimale U1 U2 U3 për vitamina Vitaminat A a11 a12 a13 b1 B a21 a22 a23 b2 C a31 a32 a33 b3 Çmimi c1 c2 c3 a11 - sasia e vitaminës A që përmban një njësi e ushqimit U1, b2 - sasia minimale e vitaminës B, e caktuar nga mjeku që duhet ta përmbajë dieta ditore, c3 – çmimi i kushtimit të një njësie ushqimi U3 (psh. 1kg). Problemi i dhënë pra nënkupton se në çfarë sasie duhet përfshirë në dietën ditore secilin nga ushqimet Ui që të plotësohen kërkesat minimale me vitamina, të personave që ushqehen dhe kostoja e kësaj diete të jetë sa më e ultë.
Zgjidhja e problemit të programimit linear me Algoritmin Simpleks Trajta standarde e problemit të programimit linear Para se të fillohet me zgjidhjen e problemit ai duhet të sillet në trajtën standarde si më poshtë: Çdo problem i programimit linear kthehet në trajtë standarde. Kjo trajtë përbëhet nga sistem ekuacionesh dhe për funksion të qëllimit kërkohet vlera më e vogël. Në qoftë se në funksion të qëllimit f kërkohet vlera më e madhe atëherë në vend të tij vendoset si funksion qëllimi f’= - f dhe për të kërkohet vlera më e vogël. Në qoftë se sistemi përmban inekuacione ato mund të kthehen në ekuacione duke i shtuar të panjohurat shtesë. Shembulli 3 f X1 5 X 2 (m in ) X1 X2 4 2X1 X2 1 X1 X2 2 X 1, X 2 0 Kthehet në trajtë standarde si më poshtë: f X1 5 X 2 (m in ) X1 X2 X3 4 2X1 X2 X4 1 X1 X2 X5 2 X 1 ,.., X 5 0 Trajta Kanonike – quhen të panjohurat e lira - quhen terma të lira

PROBLEMI I PROGRAMIMIT LINEAR

Veprimtaria e përditshme e bizneseve është e mbushur me situata të ndryshme të cilat duhen menaxhuar në një mënyrë sa më racionale. Mjedisi ku zhvillon veprimtaritë një njësi ekonomike ndryshon në mënyrë të vazhdueshme dhe para drejtuesve të njësisë lindin vazhdimisht probleme që duhen zgjidhur, shtrohen alternativa të ndryshme prej të cilave duhen veçuar ato më të mirat, në fund të fundit duhen marrë vendime prej të cilave varet e ardhmja e njësisë.
Zhvillimet e vrullshme ekonomike (rritja ekonomike, futja e produkteve të reja, rritja e kapaciteteve industriale, rritja e kërkesës konsumatore, ndërthurja e tregjeve etj,.) shoqërohen me rritjen e kompleksitetit të problemeve të menaxhimit dhe për rrjedhim edhe me rritjen e vështirësive për t'i zgjidhur ato.
Një mënyrë që përdoret për të lehtësuar zgjidhjen e këtyre problemeve është formalizimi i tyre 
(paraqitja me anën e modeleve matematike) dhe përdorimi i metodave sasiore për zgjidhjen e tyre. Njohja e një numri të konsiderueshëm modelesh të tilla dhe e proçedurave të zgjidhjes së tyre ndihmonjë menaxherët në marrjen e vendimeve “sa më të mira” në veprimtarinë e njësive ekonomike që drejtojnë.
Zbatimi i këtyre modeleve dhe teknikave në zgjidhjen e problemeve fillimisht ishte i kufizuar nga pamundësia praktike për zgjidhjen e tyre. Zhvillimet në shkencat komjuterike i kanë dhënë një vend tepër të rëndësishëm përdorimit të modeleve e teknikave sasiore të kërkimeve operacionale, duke i bërë ato një mjet të padiskutueshëm të menaxhimit të biznesit.
Fazat kryesore që ndiqen në proçesin e marrjes së vendimit janë :
formulimi i problemit
ndërtimi i problemit
zgjidhja e modelit 
vlefshmëria e problemit
zbatimi në praktikë i modelit të ndërtuar (implementimi i zgjidhjes).
Kryesisht do të merremi me fazën e tretë (e pjesërisht me të dytën) të proçesit të përmendur më sipër. Hapi i parë i ndërtimit të modelit është abstragimi dhe pasqyrimi i një sërë elementësh që përcaktojnë problemin që studiohet me ndihmën e variablave.

Modelet janë kombinime variablash dhe parametrash që pasqyrojnë lidhjet reale që ekzistojnë në problem. Marrëdhëniet midis variablave të modelit pasqyrohen me anë të relacioneve matematikore ku ndërhyjnë dhe parametrat e ndryshëm të problemit.
Në përgjithësi përdorimi i metodave sasiore dhe algoritmeve për zgjidhjen e problemeve kërkon përpunimin e një informacioni të gjerë dhe kryerjen e një volumi të madh llogaritjesh. Vetë mbajtja e informacionit dhe vënia e tij në disponicion në kohën dhe vendin e duhur nuk mund të kuptohet pa ndihmën e sistemeve kompjuterike. Nga ana tjetër, koha që duan llogaritjet për zgjidhjen e problemeve nga një herë mund të jetë aq e gjatë sa që zgjidhja të mos jetë më e vlefshme. Përdorimi i kompjuterave dhe programeve kompjuterike e ka lehtësuar jashtëzakonisht zgjidhjen e problemeve qofshin këto edhe të ndërlikuara. Për më tepër ato kanë bërë që vëmendja kryesore të përqëndrohet në shtrimin e problemeve, përgatitjen e tyre në një trajtë të tillë që të jenë të gatshëm për t'u përpunuar në kompjuter dhe në interpretimin e zgjidhjeve të fituara.
modele matematike janë aq të ndërlikuara sa është e pamundur të zgjidhen me anën e algoritmeve të përshtatshëm optimizues. Në raste të tilla është e domosdoshme të braktiset kërkimi për zgjidhjen optimale të saktë dhe të kërkohet një zgjidhje e përafërt e mirë duke përdorur heuristika. Një ndër modelet më frekuente dhe më të suksesshëm të optimizimit që përdoret gjërësisht në marrjen e vendimeve menaxheriale është programimi linear.
Situata më tipike që ndesh një menaxher në punën e tij të përditshme është ajo e përdorimit të burimeve që ka në dispozicion : punës, lëndëve të para, kapaciteteve të makinerive, kapitaleve etj,. në mënyrën më të mundshme, pra që kompania që ai drejton të arrijë rezultate sa më të mira. Rezultati i dëshiruar mund të shprehet me gjuhën e maksimizimit të fitimit, minimizimit të kostos etj,.
Formulimi i problemit. 
Modelimi matematik i disa problemeve praktike si probleme programimi linear.

Në shumë probleme të ekonomisë kërkohet vlera më e madhe ose vlera më e vogël e një funksioni të disa variablave kur këto variabla plotësojnë disa kushte të caktuara të shprehura me anë ekuacionesh ose inekuacionesh. Këto quhen probleme optimizimi.
Dimë se në qoftë se kushtet që duhet të plotësojnë variablat shprehen me ekuacione, problemet e optimizimit mund të zgjidhen me anën e funksionit të Lagranzhit. Por zgjidhja e tyre ka vështirësi, si në teknikë, ashtu edhe në veprimet e shumta. Pikërisht për këtë arsye, për klasa të veçanta problemesh optimizimi, janë përpunuar dhe përdoren metoda të reja zgjidhjeje, më të thjeshta se metodat e analizës klasike. 
Teoria që studion probleme të tilla dhe që ka përpunuar metodat për zgjidhjen e tyre është programimi matematik.

Statistik - STATISTIKA DHE PËRDORIMI I SAJ NË BIZNES.



PUNIM SHKENCOR
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Statistik
Tema:STATISTIKA DHE PËRDORIMI I SAJ NË BIZNES.

Shpesh në jetën e përditshme me statistik kuptojm faktet dhe shifrat që karakterizojnë dukuri të ndryshme masive të jetës ekonomiko- shoqërore, të tilla p.sh numri I popullsis dhe ritme të ndryshme të saj, zgjatja mesatare e jetës, koeficientët e lindshmëris, vdekshmëris dhe migrimit etj.  
Statistika gjen zbatim të gjërë që përfshin të gjitha fushat e biznesit. Kështu p.sh përdore në prodhim , për planifikimin e produktit, për analizën e faktorëve ekonomikë dhe prirjet e biznesit, përgatitjet e buxheteve  të detajuar të shitjeve, të sistemeve të kontrollit, të gjendjeve të mallrave etj.
Shkalla e matjes nominale qshtë niveli më I ulët I matjes së një variabli. Ai përmban një sasi të vogël informacioni dhe si rrjedhojë ndaj të dhënave të kësaj shkalle mund të zbatohen një numër i kufizuar metodash statistikore.
per vlerat ne inervale Në qoftë se vlerat e karakteristiks janë të dhëna në intervale atëherë vlera e medianës llogaritet përmes formulës Kur numri i intervaleve është tek Kur numri i intervaleve është cift X1. Kufiri minimal i intervalit të medianës, Gjerësia(distanca) e intervalit të medianës, fm - Frekuenca e intervalit të mesorës , Ë1- Frekuenca komulative e intervalit paraardhës
Posedimi I tokës së familjeve të një lokaliteti në kosovë është dhënë përmes tabelës së mëposhtëme Pra në rast të frekuencave të kumulativit caktohet edhe intervali i mesores i cili ne këtë rast është 2.50-3.00 sepse gjendet në komulativin 297 Gjysma e familjeve të analizuara kanë më pak tokë se 2.851 hektarë ndërsa gjysma tjetër kanë më tepër se vlera e medianës Madhësia e pronës për familje në hektar Numri i familjeve Frekuenca komulative 0.50-1.00 12 3 1.00-1.50 42 54 1.50-2.00 66 120 2.00-2.50 83 203 2.50-3.00 94 297 3.00-3.50 84 381 3.50-4.00 69 450 4.00-4.50 54 504 4.50-5.00 34 538 gjithsejt 538
Realizimi i normës për punëtorë është dhënë përmes tabelës vijuese Pozicioni i mesores dhe i numrit cift caktohet në bazë të formulës Madhësia 100 tregon pozicionin e mesores në frekuencën komulative,e cila ndodhet në vlerën e numrit 133 të kumulativit,e që i përgjigjet intervalit për 90-95. Elementet e formulës janë Realizimi i normës në % Numri i punëtorëve(fi) Frekuenca komulative Deri 75 6 6 75-80 7 13 80-85 18 31 85-90 42 73 90-95 60 133 95-100 32 165 100-105 22 187 105-e mbi 12 199 gjithsejt 199
Mesi Harmonik mesi harmonik përkufizohet si vlerë reciproke e mesit aritmetik Shembull : Mesi Harmonik i numrave 2, 4 dhe 8 është Shembull : Koha e harxhuar e katër punëtorëve për prodhimin e secilit nga një njësi prodhimi Punëtorët Koha e harxhuar për njësi prodhimi ( në minuta ) I-rë 32 II-të 21.8 III-të 19.2 IV-të 16 Gjithsej 89
Mesi harmonik per te dhenat e grupuara Për të hulumtuar aftësinë konkuruese te firmave në treg, në vazhdim paraqiten të dhënat mbi punëtorët dhe kohën e harxhuar Ndërmarrjet Numri i punëtorëve Koha e harxhuar per njësi pr Sasia e prodhimit në njësi   fi xi   A 120 40 3 B 140 35 4 C 150 30 5 D 180 20 9   590   21
 Detyre TD Paga mujore 1 20500 2 21500 3 22500 4 20800 5 19550 6 19100 7 20900 8 23300 9 21400 10 25250 11 21200 12 20800 Paga mujore 19100 19550 20500 20800 20800 20900 21200 21400 21500 22500 23300 25250
Perqindeshi – tregus qe lokalizon vlerat e nje bashkesie te dhenash, te cilet nuk kane patjeter nje vendndodhje qendrore Te gjejme vleren 85% per te dhenat e tabeles Kuartilet
Treguesit e variacionit Gjeresia e variacionit- V = Xmax – Xmin v = 25350 – 19100 = 6150 Intervali nderkuartilor – Rq = Q3 – Q1 Rq = 22000 – 20650 = 1350
Detyre Me te dhenat e meposhteme te trajtuar ne kapitullin 2, llogaritni dhe interpretoni nivelin mesatar te investimeve, moden, medianen, kuartilet, variancen dhe koeficientin e varia cionit. Investimet Nr i Firmave X F
X *F (X-Xm) (x- xm)² (x- xm)² f 10-15 4 12,5 4 50 -13,8 190,44 761,76 15-20 11 17,5 15 192,5 -8,8 77,44 851,84 20-25 21 22,5 II. 36 472,5 -3,8 14,44 303,24 25-30 31 27,5 I. 67 852,5 1,2 1,44 44,64 30-35 14 32,5 III. 81 455 6,2 38,44 538,16 35-40 7 37,5 88 262,5 11,2 125,44 878,08 40-45 2 42,5 90 85 16,2 262,44 524,88 90 2370 3902.6
Per te llogaritur mesataren sherbehemi me formulen Per te llogaritur moden se pari gjejme intervalin me denduri me te larte, qe ne rastin tone eshte intervali 25 – 30. Moda llogaritet sipas formules
Per te llogaritur medianen ne fillim gjejme intervalin mediane, duke llogaritur fillimisht Pozicionin e medianes (intervalin qe pergjysmon numrin e vrojtimeve) n/2 = 90/2 = 45. Duke u bazuar te dendurite e grumbulluara rritese, gjejme qe intervali mediane eshte 25 – 30. Mediana llogaritet sipas formules Llogaritja e kuartalit te trete dhe te pare behet njelloj si llogaritja e mediane, por me Dallimin qe per llogaritjen e tyre nuk kemi ½ e dendurive por, perkatesisht ¾ dhe ¼ e Dendurive Per kuartalin e pare pozicioni eshte n/4=90/4=22,5 – 23. Me ndihmen e frekuencave te grumbulluara gjejme qe intervali i kuartalit te pare eshte ne intervalin 20 - 25
Ne te njejten menyre, per kuartalin e trete pozicioni eshte 3n/3 = 3*90/4=67,5 – 68. Me ndihmen e dendurive te grumbulluara rritese gjejme qe intervali qe permban kuartalin e trete eshte (30 – 35). Llogaritim kuartalin e trete sipas formules. Llogaritja e variances Koeficienti i variacionit
 Indekset. Treguesit tjere ekonomik Indekset: Paraqesin raportin ne mes te dhenave te vecanta ose te grupuara Indekse sipas karakterit kerkimor ose sipas kritereve analitike 1. Indekse sipas llojit te treguesit a.sasior dhe b.cilesor 2. Indekse sipas numrit ose grupeve homogjene a. individuale dhe b. te pergjithshme 3. Indekse sipas formes se perllogaritjes a. agregateve b. mesatare 4. Indekse sipas bazes se krahasimi a. Indekse baze b. Indekse zinxhiror Ne forme te pergjithshme indekset ndahen ne a. indekse individual (te thjeshte) b. agregat (grupor) c. mesatar
Indekse individual Per ndertimin e indekseve nevojiten dy madhesi a. ajo qe meret si baze krahasimi (emeruesi i shprehjes) b. ajo qe krahasohet (numeruesi i shprehjes) Perdoren te shtimi i vellimit fizik te produkteve, shtimi i rendimentit te prodhimeve bujqesore, Nese ne vitin 2007 prodhimi i nje produkti te caktuar ishte 400 tone, dhe ne vitin 2008 ka arritur ne 500 tone, atehere indeksi eshte i = (500/400) = 1,25 x 100 = 125%. Shtimi vjetor i produktit te analizuar eshte 25% Formula e pergjithshme Indeksi paraqet raportin e cdo madhesie te serise ndaj madhesise paraprake qe i perket periudhes se caktuar kohore.

Makroekonomi- INFLACIONI


PUNIM SHKENCOR

Emri:........................
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Makroekonomi
Pedagogu:MSc……………………
Tema: INFLACIONI      

Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe tëparasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale 
Rendesia e studimit te fenomenit te inflacionit
Nese fenomeni i papunesise godet kryesisht vetem disa grupe te popullsise, inflacioni ne te kundert ndikon mbi gjithe popullaten. ne ekonomite moderne behet shume per zbutjen e ndikimit te situatave inflacioniste. Normalisht, ne situta inflacioniste, nepermjet sindikatave punonjesit arrijne te marrin pagame te larta, te cilat synojne te kompensojne rritjen e cmimeve, veprim ky qe njihet si indeksim i pagave mbi bazen e inflacionit.. Por, megjithe funksionimin e ketij mekanizmi zbutes apo asimilues, lufta kunderinflacionit merr gjithnje nje rendesi te dores se pare, pasi:
se pari, ka gjithnje grupe shoqerore qe vuajne vazhdimisht dhe drejtperdrejte pasojat e tij (rast tipik jane pensionistet si edhe zoteruesit e kapitaleve ne para); se dyti, kur norma e inflacionit rritet shpejt, institucionet apo individet kreditore humbasin, e ne tekundert ato debitore fitojne.
se treti, gjithe ekonomia destabilizohet nen efektin e normave te larta te inflacionit dhe cmimet e prodhimit dhe te shitjes nuk mund te sinkronizohen lehte ne kohe.
C’rregullimet inflacioniste jane rezultat i poltikave ekonomike te gabuara. Por shpesh per keto c’rregullime fajesohet inflacioni, nderkohe qe fenomeni qe e shkakton eshte krejt tjeter.
ne pergjithesi, inflacioni klasifikohet ne tre kategori:
1. Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet ngadale dhe norma e tijmund te shprehet nepermjet nje numri nje shifror. ne keto kushte cmimet jane relativisht teqendrueshme dhe sistemi monetar funksionon mire.
2. Inflacioni galopant i cili shoqerohet me rritje cmimesh me nje norme dy dhe tre shifrore (20%, 100%, 200% ne vit). Nen kete efekt, funksionimi i sistemit ekonomik peson crregullime serioze. Besimi tek paraja lekundet dhe pergjithsisht kontratat indeksohen me indeksin e cmimeve ose ne valuta te huaja. Parate e humbasin shpejt vleren e tyre dhe meqenese norma reale e interesit merr vlera shume te ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli i normes se interesit si rregullator i saj bie shume.
3. Hiperinflacioni eshte nje dukuri e rralle ne ekonomine boterore dhe eshte i pranishem sidomos nekushtet e luftes. Cmimet ngrihen shume here cdo muaj. Shembuj te tille jane rritja e cmimeve meGjermanine e viteve 1922-1923, periudhe kur indeksi i cmimeve u rrit nga 1 ne 10.000.000, ne Bolivine e viteve 1985 me 12.000% inflacion, etj.
Por ekonomia tashme ka mesuar te bashkejetoje me inflacionin prandaj, para ekonomisteve shtrohet pyetja nese eshte e nevojshme ose jo te tentohet nje nivel i moderuar inflacioni, pasi tendenca per tendaluar inflacionin con shpesh ne nje keqesim te ketij fenomeni. Megjithate, ne pergjithsi mbizoteron ideja se nivele dy shifrore te inflacionit jane simptoma te nje ekonomie qe funksionon keq.
Burimet dhe llojet e inflacionit





Ekzistojne pikpamje te ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit. Sidoqofte, mbizoteron pikpamja se inflacioni tenton te jete inercial (d.m.th me norma te pandryshuara), perderisa ne ekonominuk kane ndodhur ndryshime te rendesishme ne anen e kerkeses dhe ofertes. ne kete menyre, nefunksion te analizes se burimeve te inflacionit duhet te dallojme inflacionin inercial, inflacionin ngakerkesa dhe inflacionin nga oferta.
Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshem ose i pritshem, per sa kohe qe norma e inflacionit eshte e qendrueshme dhe per sa kohe nuk ndodhin ndryshime ne anen e kerkeses dheofertes. ne shumicen e vendeve me ekonomi moderne te industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve qe veprojne ne ekonomi presin tenjejten norme inflacioni. Nese keto parashikime inflacioniste do te pranohen edhe nga njesite operativedhe institucionale te sistemit, thuhet ne kete rast se ekonomia ka hyre ne nje spirale inflacioni. Karkteristika kryesore e nje spirale inflacioniste eshte se zhvillohet vete, pa patur me baze shkaqet e vete inflacionit.
Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi nje rritje te kerkeses agregate, si pasoje e nje rritjeje ne oferten e parase, apo rritje e shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime. Cilidoqofte burimi i rritjes se kerkeses agregate, kjo e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues te ekonomise. Cmimetdo te rriten gjithashtu shpejt. ne kete menyre, nje kerkese agregate e rritur kundrejt nje oferte tekufizuar con shume shpejt ne inflacion pra, ne rritje te nivelit te cmimeve dhe te pagave, gje qe i jep nje impuls te ri rritjes se inflacionit.
Indeksimi eshte nje teknike e cila lidh pagesat qe behen nepermjet nje kontrate, me nivelin aktual tecmimeve. Kjo teknike perdoret per indeksimin e pagave, bursave, pensioneve dhe per transferta te tjera qeveritare apo private, me qellim qe te shmanget efekti i inflacionit per keto kategori pagesash. ne kete menyre, mbrohen ne njefare mase interesat e paleve kontaktuese, si edhe niveli i jeteses se punojesve apo pensionisteve.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME